LIVE UPDATES

Mbyllet numërimi i votave nga Greqia, gara e fortë mes socialisteve Xhaçka-Gjylameti në Tiranë, zhvillimet nga rrethet

➤Numërimi i votave të ardhurat nga Greqia ka përfunduar. ➤Lajmin e ka dhënë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Nga zarfet e numëruara, Partia Socialiste ka marrë 122070 vota, ndërsa koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka marrë vetëm 47018 vota, 23.55%. ➤Tashmë ka nisur numërimi i votave preferenciale që do të vendosin futjen e deputetëve në Parlamentin e Shqipërisë. ➤Në Tiranë, Olta Xhaçka fitoi mandatin e deputetës me 27 vota më shumë se kolegia e saj Blerina Gjylameti. ➤Sipas rezultatit të deritanishëm, Xhaçka ka marrë 5845 vota, Gjylameti grumbulloi 5818 vota. ➤Në Partinë Demokratike, Jorida Tabaku ka fituar mandatin duke kaluar Ilir Alimehmetin me një diferencë prej më shumë se 3000 votash. ➤Në Kukës, kandidati demokrat ka rimarrë Isuf Çelaj mandatin e deputetit falë votave të diasporës. ➤Po ashtu, edhe kandidati socialist Eduard Shalsi ka marrë një mandat, duke shkuar kështu në Kuvend. ➤Sa i përket Vlorës, Partia Socialiste ka siguruar mandatin e 9-të në këtë qytet. ➤Deputetët që do të shkojnë në Parlament janë: Bledi Çuçi, Zamira Sinaj, Erjona Ismaili, Pirro Vëngu, ndërsa nga lista e hapur Damian Gjiknuri, kandidati më i votuar, Vullnet Sinaj, Ardit Bido, Brunilda Mersini dhe i nënti në listë Vasil Llajo. ➤Në Elbasan, PS ka ruajtur 10 mandatet, ku nga votat e diasporës ka siguruar 93,384 vota në total në këtë qark, nga ana tjetër PD ka 42,314 vota. ➤Po ashtu ka përfunduar edhe numërimi për qarkun e Beratit, ku Partia Socialiste ka konfirmuar mandatin e 5, ndërsa Partia Demokratike ka mbetur me 2 mandate.

3 artikuj për këtë temë.
3 JAVE ME PARE

SHIFRAT/ Diaspora thellon fitoren e Partisë Socialiste, dominon me mbi 60% të votave

Mbyllet numërimi i votave nga Greqia, gara e fortë mes socialisteve
Kryeministri Edi Rama dhe kryedemokrati Sali Berisha

TIRANË- Përfundimi i numërimit të votave të ardhurat nga Diaspora ka thelluar fitoren e Partisë Socialiste. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka reflektuar shifrat përfundimtare dhe ajo që shohim është se selia rozë ka marrë 61.1% të votave.

Mbyllet numërimi i votave nga Greqia, gara e fortë mes socialisteve
Votat

KQZ shënon se deri më tani janë vlerësuar 201 mijë e 922 zarfa, por nuk janë refletuar një pjesë e carfave B të cilët nuk janë skanuar në pritje, por janë administruar në kutitë e votimit dhe po verifikohen manualisht me manifestin e DHL.

Nga zarfet e numëruara, Partia Socialiste ka marrë 122070 vota, ndërsa koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka marrë vetëm 47018 vota, 23.55%. Nisam Shqipëria Bëhet mund të konsiderohet forcë e tretë në Diasporë pasi ka marrë 14786. Më pas vjen Mundësia me 5926 vota, Lëvizja Bashkë me 4344 dhe Partia Socialdemokrate me 2326. Tashmë numërimi po bëhet për votat preferenciale që do të vendosin futjen e deputetëve në Parlamentin e Shqipërisë. 

3 JAVE ME PARE

Përfundon numërimi i votave të Greqisë për subjektet politike

Mbyllet numërimi i votave nga Greqia, gara e fortë mes socialisteve
Numërimi i votave

TIRANË- Ka përfunduar numërimi i votave që kanë ardhur nga Greqia për subjektet zgjdhore në të 12 qarqet e vendit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se procesi i numërimit dhe vlerësimit të fletëve të votimit të ardhura nga Greqia për subjektet zgjedhore, ka përfunduar dhe ka nisur numërimi i votave preferenciale.

Postimi:

VOTIMI NGA JASHTË!

Numërimi dhe vlerësimi i fletëve të votimit nga jashtë për subjektet zgjedhore ka përfunduar për 12 qarqet e vendit.

Procesi i numërimit dhe vlerësimit të votave nga jashtë për kandidatët e votimit preferencial (në listë “të hapur”) vijon në qarqet:

1. Durrës

2. Tiranë

3. Shkodër

4. Fier

5. Lezhë

6. Dibër

7. Elbasan

8. Vlorë

9. Berat

10. Gjirokastër

11. Korçë

Procesi i numërimit dhe vlerësimit të votave nga jashtë për kandidatët e votimit preferencial (në listë “të hapur”) ka përfunduar për qarkun Kukës.

3 JAVE ME PARE

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, surpriza nga Tirana dhe Kukësi, Xhaçka ia merr mandatin Gjylametit për 27 vota

Mbyllet numërimi i votave nga Greqia, gara e fortë mes socialisteve
Votat e diasporës

TIRANË- Ka përfunduar numërimi i votave të diasporës nga Greqia për disa qarqe të vendit. Surpriza kanë ardhur edhe nga disa qarqe, ku deputetë kanë siguruar mandatet e tyre. Në Tiranë, Olta Xhaçka fitoi mandatin e deputetës me 27 vota më shumë se kolegia e saj Blerina Gjylameti. Sipas rezultatit të deritanishëm, Xhaçka ka marrë 5845 vota, Gjylameti grumbulloi 5818 vota.

Në Partinë Demokratike, Jorida Tabaku ka fituar mandatin duke kaluar Ilir Alimehmetin me një diferencë prej më shumë se 3000 votash.

Në Kukës, kandidati demokrat ka rimarrë Isuf Çelaj mandatin e deputetit falë votave të diasporës. Po ashtu, edhe kandidati socialist Eduard Shalsi ka marrë një mandat, duke shkuar kështu në Kuvend. Sa i përket Vlorës, Partia Socialiste ka siguruar mandatin e 9-të në këtë qytet.

Deputetët që do të shkojnë në Parlament janë: Bledi Çuçi, Zamira Sinaj, Erjona Ismaili, Pirro Vëngu, ndërsa nga lista e hapur Damian Gjiknuri, kandidati më i votuar, Vullnet Sinaj, Ardit Bido, Brunilda Mersini dhe i nënti në listë Vasil Llajo.
Në Elbasan, PS ka ruajtur 10 mandatet, ku nga votat e diasporës ka siguruar 93,384 vota në total në këtë qark, nga ana tjetër  PD ka 42,314 vota.

Po ashtu ka përfunduar edhe numërimi për qarkun e Beratit, ku Partia Socialiste ka konfirmuar mandatin e 5, ndërsa Partia Demokratike ka mbetur me 2 mandate.

Deri më tani, kanë mbetur vetëm 3 qarqe për votat e Greqisë, sipas të dhënave zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Procesi i numërimit po vijon për qarqet e Korçës dhe Gjirokastrës./ZËRI

Poll

MOS HUMB