Votat nga Greqia përmbysin rezultatet brenda PD në Kukës, Isuf Çelaj rimerr mandatin e deputetit

KUKËS-Është mbyllur numërimi i zarfeve të votave të diasporës së Greqisë për qarkun e Kukësit, duke i dhënë fund të gjithë procesit për këtë qark. Demokrati Isuf Çelaj ka rimarrë mandatin e deputetit falë votave të diasporës. Çela ka marrë mandatin me 64 vota diferencë ndaj Shkëlqim Shehut, i cili rezultoi fitues nga gara brenda vendit me mbi 400 vota para.

Në këtë qark mandatet ishin ndarë 2 për PD dhe 1 për PS, teksa gara ishte zhvendosur vetëm brenda demokratëve për kandidatët./ZËRI
'Diaspora'/ Rivalitet PS-PD në 4 qarqe! Gara vijon në Tiranë mes Xhaçka-Gjylameti dhe Rakipi-Qefalia

TIRANË-Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se ka përfunduar procesi i numërimit dhe vlerësimit të fletëve të votimit të ardhura nga jashtë vendit (Greqi), për subjektet zgjedhore në disa qarqe. Paralelisht, procesi vijon për qarqet e mbetura, si dhe ka nisur numërimi për votat preferenciale të kandidatëve në listat e hapura. Në sallën e Parkut Olimpik në kryeqytet janë kandidatë nga e gjithë Shqipëria, që po monitorojnë votën personale, ku gara preferenciale po zhvillohet në qarqet Tiranë, Lezhë, Kukës dhe Korçë.
Pas numërimit të 80% të votës së diasporës për Qarkun Kukës, demokrati Isuf Çelaj rimerr përkohësisht mandatin e deputetit falë votave të diasporës. Bëhet fjalë për një diferencë prej 64 votash në total ndaj Shkelqim Shehut sipas KQZ kur janë reflektuar edhe rezultatet e 2852 nga 2917 zarfa total. Deputetët e PD-së që do të jenë në parlament në këtë legjislaturë janë Flamur Hoxha dhe Isuf Çela.
1-Isuf Çelaj 875 vota.
2-Shkelqim Shehu 393 vota.
3-Elvira Peka 309 vota.
Në Korçë, Besa Spaho e PS po përpiqet ta ruajë mandatin ndaj Eslemvera Zake.
Në Lezhë, Admir Kadeli ndodhet para Marjeta Nelit tek PS.
Gjithashtu vijon gara e fortë edhe brenda PS-së në Tiranë, pasi diferencat mes 4 kandidatëve vetëm për 2 vende në Kuvend, janë të ngushta. Konkretisht po 'luftojnë' për një vend nga kuota gjinore deputetet Olta Xhaçka dhe Blerina Gjylameti, me këtë të fundit që nga numërimi pa Greqinë ishte në avantazh me 20 vota.
Tjetra është gara mes dy burrave, deputetëve Xhemal Qefalia dhe Ornaldo Rakipi, po për një vend. Rakipi ndodhej mbi 130 vota para Qefalias nga numërimi i votave brenda vendit.
Votat e Greqisë, përfundon procesi i numërimit për subjektet zgjedhore në katër qarqe

TIRANË-Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se ka përfunduar procesi i numërimit dhe vlerësimit të fletëve të votimit të ardhura nga jashtë vendit (Greqi), për subjektet zgjedhore në disa qarqe. Paralelisht, procesi vijon për qarqet e mbetura, si dhe ka nisur numërimi për votat preferenciale të kandidatëve në listat e hapura.
Ka përfunduar numërimi dhe vlerësimi i fletëve të votimit nga jashtë (Greqi) për subjektet zgjedhore në qarqet:
-Kukës
-Durrës
-Tiranë
-Shkodër
Vijon procesi i numërimit dhe vlerësimit të fletëve të votimit nga jashtë (Greqi) për subjektet zgjedhore në qarqet:
-Korcë
-Gjirokastër
--Lezhë
-Fier
-Dibër
-Vlorë
-Elbasan
-Berat
PD mban 4 mandate në Lezhë, Balla kapet me Nokën, më pas shtrëngojnë duart

LEZHË-Ka përfunduar numërimi i votave të diasporës për qarkun Lezhë, ku Partia Demokratike ka arritur të ruajë mandatin e katërt në këtë qark, me 73 vota diferencë. Pas përfundimit të numërimit demokratët të cilët kanë ndjekur të gjithë procesin e numërimit në Parkun Olimpik në Tiranë, duartrokitën rezultatin të emocionuar.
Por teksa nisën festimet e demokratëve, ka pasur një përplasje mes drejtuesit politik të PS-së për diasporën, Taulant Ballës dhe Famur Nokës. Të dy janë shtyrë, ndërsa debati i ashpër ka pasuar komentet mbi integritetin e procesit zgjedhor.
Por më pas, situata u qetësua. Të dyja palët kanë pranuan rezultatin, teksa kishte edhe batuta e shtrëngime duarsh mes palëve.
Deputetet e Lezhës në Kuvend
Agron Gjekmarkaj – Lista e Mbyllur (PD)
Elda Hoti – Lista e Mbyllur (PD)
Gjin Gjoni - 8873 vota - Lista e Hapur (PD)
Kastriot Piroli – 5632 vota - Lista e Hapur (PD)
Ulsi Manja - Lista e Mbyllur (PS)
Ermal Pacaj - Lista e Mbyllur (PS)
Marjeta Neli - 6745 Lista e Hapur (PS)
'Dalin 50 më shumë'/ Tabaku debat me Celibashin, kreu i KQZ: S’kanë ardhur vota nga jashtë

LEZHË- Një tjetër debat ka ndodhur sot te parku Olimpik, ku deputetja Jorida Tabaku i është ankuar kreut të KQZ-së, Ilirjan Celibashi se nuk i përputheshin votat sipas tabulateve. Deputetja deklaron se janë 50 vota më shumë në kuti. Teksa i shpjegonte kreut të KQZ-së se dilnin vota tepër, ky i fundit i tha se mund të ishin vota ta pareferuara në sistem dhe që duhet të pritej.
Celibashi: Ju garantoj se nuk kanë ardhur vota nga jashtë. Mund të kenë qenë vota të hedhura në kuti të tjera gabimisht dhe kanë ardhur këtu.
/ZËRI
“Dokumentacion i parregullt nga jashtë”, Celibashi: Janë 55.519 vota të pavlefshme

TIRANË- Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka folur rreth problematikave të fundit që kanë hasur numëruesit, veçanërisht me votat e ardhurave nga Greqia. Celibashi thekson se 9 kuti janë të parregullta, si pasojë e mungesës së dokumentacionit të ardhur nga jashtë. Kryekomisioneri tha se ka pasaktësi për 109 fletë votimi. Ndërsa 55.519 vota janë shpallur të pavlefshme në total, pasi disa votues nga jashtë nuk kanë dorëzuar zarfin B, vetëm atë A.
“Janë 1 462 352 fletë votimi të gjetura në kuti, Janë 1 462 461 numërimi votuesve të shënuar në proces verbale që komisionerët e qendrave të votimin kanë përpiluar, ka një diferencë me 109 fletë mes tyre. Mes numrit të zgjedhësve dhe numrit të fletëve të votimit. Jemi duke bërë verifikimet se ku është gabimi në të gjithë territorin. Është i atyre që kanë mbyllur procesverbalin apo të atyre të numëruesit kur kanë hedhur të dhënat.
Nga 1 462 352 fletë votimit të gjendura në kuti, 1 460 833 janë vota vë vlefshme dhe 55 519 janë të pavlefshme. Janë vetëm 9 kuti të parregullta që ka rezultuar nga procesi i vlerësimit, 7 të tilla janë shpallur që në momentin e dorëzimit, ndërsa 2 janë kontestuar të tilla, na KZAZ pasi marrjes së kutive në dorëzim. Nga votat e diasporës, deri tani 159 921 vota të vlefshme, ndërsa 1666 vota të pavlefshme deri më tani.
Procesi s’ka përfunduar, nëse dikush ka pretendime të tjera shtesë do shqyrtohen dhe vlerësohen. KQZ nuk i është paraqitur asnjë provë në lidhje dhe me pretendimet e bëra publike. Prova në KQZ nuk janë paraqitur, por koha për t‘i paraqitur nuk ka përfunduar. Subjekti zgjedhor që ka kontestuar për rezultatin, të paraqesë pret për shkelje e ligjit dhe provat dhe më andej do të vlerësohet nga instancat ekzistojnë apo jo pretendime dhe se sa këto shkelje të ligjit kanë ndikuar në rezultat.
Procedurat janë ato që kanë sjellur edhe një kohëzgjatje të këtij procesi. Duket që procesi është i ngarkuar me procedura. Shpresoj që deri nesër në darkë ta përfundojmë këtë proces. Edhe rezultatin për kandidatët e listës së hapur ta kemi deri nesër në darkë”, tha Celibashi./ZËRI
Votat e Greqisë/ PD rrezikon të humbasë mandatin në Lezhë, ngushton diferencën PS

TIRANË- Numërimi i votave të Greqisë për qarkun e Lezhës duket se po ndryshon rezultatin! Me hapjen e zarfeve nga Greqia, Partia Demokratike rrezikon të humbasë mandatin e 4. Deri më tani, PD ka 4 mandate dhe Partia Socialiste ka 3. Nga numërimi i 10695 zarfave të numëruara nga Greqia nga 11841 që janë në total, PD-ja është para me 621 vota, ndërkohë që me votat e Shqipërisë diferenca ishte rreth 1500 vota.
Kandidati demokrat Kastriot Piroli është ai që rrezikon nëse PD humbet mandatin në Lezhë, pasi është renditur i dyti në listën e hapur pas Gjin Gjonit. Në Parkun Olimpik ka shkuara edhe Jorida Tabaku, e cila ka udhëzuar numëruesit dhe komisionerët demokrat që të kontestojnë votat e Greqisë./ZËRI
Votat nga Greqia/ PD: Kontestojmë! Komisionerët dhe vëzhguesit demokrat të mos përfshihen në rezultatin përfundimtar

TIRANË- Pas nisjes së numërimit të votave nga Greqia, ka reaguar edhe Partia Demokratike. PD ka kërkuar kontetsimin e votave dhe ka porositur numëruesit dhe komisionerët e saj të mos përfshihen në numërim. PD shprehet se konteston të gjitha zarfet e ardhura nga Greqia, pasi operatori postar nuk ka garantuar sigurinë për votat.
“Për të gjithë numëruesit dhe komisionerët e Partisë Demokratike me porosi të Sekretarit të Përgjithshëm
Çdo votë e ardhur nga Greqia do të kontestohet si nga numëruesit, ashtu edhe nga komisionerët tanë, duke kërkuar që të mos përfshihet në rezultatin e zgjedhjeve. Konkretisht, si numëruesit, ashtu edhe komisionerët, duhet të shënojnë në të gjitha procesverbalet tekstin si më poshtë:
"Ne i kontestojmë të gjitha votat e ardhura nga shteti grek dhe kërkojmë mospërfshirjen e tyre në rezultatin përfundimtar, për shkak se shpërndarja dhe marrja në dorëzim e tyre nga operatori postar nuk ka garantuar as minimumin e standardit të sigurisë së votës sa i përket marrjes dhe dorëzimit individual", thuhet në reagim.
Mëngjesin e sotëm Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se ka nisur numërimi i votave nga Greqia. Gjithsej janë rreth 53 mijë zarfe, për të cilët ishte pezulluar numërimi i tyre me kërkesë të PD-së./ZËRI
KQZ publikon të dhënat paraprake, sa qytetarë votuan në zgjedhjet parlamentare të 11 majit

TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar shifrat paraprake sesa shqiptarë kanë votuar në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Në shifrat e e publikuara, përfshihen votuesit si brenda territorit të Shqipërisë, po ashtu edhe diaspora. Sipas KQZ-së, nga 3.467.962 zgjedhës të regjistruar në listat zgjedhore, kanë votuar 1.462.138 qytetarë në qendrat e votimit në vend.
Të dhënat paraprake të transmetuara nga operatorët në sistemin e informacionit në KQZ, për votimin në Shqipëri:
3.467.962 – Numri total i zgjedhësve në listë;
1.462.138 – Numri i votuesve në qendrat e votimit të numëruara;
1.406.514 – Vota të vlefshme;
55.514 – Vota të pavlefshme;
Ndërsa, 12 kuti votimi janë shpallur të parregullta nga Komisonet Zonale të Administrimit Zgjedhor, të cilat nuk janë përfshirë në procesin e numërimit.
Sakaq, KQZ KQZ bën me dije se 245.953 zgjedhës të diasporës janë miratuar për të votuar përmes shërbimit postar.
Vota e diasporës:
245.953 – Numri total i zgjedhësve të miratuar nga KQZ
194.889 – Numri total i zarfeve të shërbimit postar
147.024 – Numri total i zarfeve të numëruar
145.316 – Vota të vlefshme
1532 – Vota të pavlefshme


KQZ bën me dije se në këto shifra nuk përfshihen votat e mbërritura nga Greqia, për të cilat pritet të nisë sot procesi i numërimit. Shifrat e publikuara janë të dhënat paraprake, ndërsa priten të konfirmohen pasi të përfundojë plotësisht procesi i numërimit të zarfeve të ardhura nga Greqia./ZËRI
Mbi 50 mijë zarfe pezull, nis numërimi i votave nga Greqia

TIRANË- Ka nisur numërimi i votave të diasporës që kanë ardhur nga Greqia. Sipas të dhënave zyrtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve janë rreth 53 mijë zarfe për t’u numëruar, pasi kishin mbetur peng deri më sot për shkak të kontestimeve të PD.
Kolegji Zgjedhor vendosi të rrëzojë kërkesën e PD, duke lënë në fuqi vendimin e mëparshëm të KAS për votën e diasporës në Greqi, pas ankimimit të PS-së. Edhe kryekomisioneri Ilirjan Celibashi shpalli vendimin për këtë çështje, duke u shprehur se nuk ishin gjetur parregullsi dhe duheshin numëruar të gjitha.
Deri tani janë numëruar 80% e zarfave, ose 147 024 vota. PS mbetet me 83 mandate në rang vendi, PD me aleatët me rënie drastike me 50 mandate nga 63 që kishte në vitin 2021, PSD merr 3 mandate, 2 Partia Mundësia e Agron Shehajt, dhe nga 1 mandat Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit dhe Nisma Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapajt./ZËRI