LIVE UPDATES

Masakër me 2 viktima në Shkodër, plagoset anëtari i Bajrave! Pranga autorit, ‘bastisen’ banesat e Licve

➤Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mëngjesin e sotëm në Shkodër, ku kanë mbetur të vrarë 2 persona dhe disa të plagosur. ➤Armando Pali mbeti i vrarë në vendngjarje. ➤Liridon Kraja është viktima e dytë nga atentati, i cili ndërroi jetë në spitalin e Shkodrës. ➤Nga të shtënat ka mbetur i plagosur Erogen Vaso, vëllai i të arresuarit Denis Brajoviç. ➤E plagosur ka mbetur edhe një karmariere dhe një grua që ndodhej rastësisht në vendngjarje. ➤Armand Pali i cili mbeti i vrarë nga të shtënat, ishte punojës i IKMT-së dhe ish-anëtar i Këshillit Bashkiak në Shkodër. ➤Shënjestra e atentatit ka qenë, anëtari i grupit Bajri, Erogen Vaso. ➤Policia ka arrestuar Ragip Gila, 29-vjeç, autori i dyshuar i atentatit. ➤Ai u arrestua gjatë një tentative për t'i ikur policisë, ndërsa ka deklaraur se objektivi i tij ishte vetëm Erogen Vaso. ➤Policia dyshon që vrasja të ketë motive hakmarrjeje, duke marrë parasysh se Erogen Brajoviç është anëtar i fisit të Bajrave. Kontrolle blic janë ushtruar në banesat e fisit Lici, por nuk ka pasur asnjë të shoqëruar. ➤Nuk dihet nëse ngjarja ka lidhje me masakrën e Dobraçit në tetor të vitit 2024.

11 artikuj për këtë temë.
8 MUAJ ME PARE

Anëtari i grupit Bajri i shpëtoi atentatit me 2 viktima! Kontrolle në fisin Lici, policia gjen tre armë zjarri

Masakër me 2 viktima në Shkodër, plagoset anëtari i Bajrave!
Erogen Brajoviç dhe Mustafa Lici

SHKODËR-Policia e Shkodrës ka ushtruar kontroll në shtëpinë e motrës së Mustafa Licit, i cili dyshohet se qëndron pas atentatit të sotëm në Shkodër ku mbetën të vrarë 2 persona dhe 2 të tjerë të plagosur. Sipas informacioneve, Oranews mëson se gjatë kontrollit janë gjetur tre armë. Kontrolle janë kryer edhe në banesën e Mustafa Licit.

Ekzistojnë dyshime se Ragip Gila, autori i vrasjeve, vepronte për llogari të Lulzim Kullës, dhëndër në familjen Lici. Pas daljes nga burgu, Ragip Gila, shoqërohej shpesh me Lulzim Kullën, kunatin e Mustafa Licit, të dy kundërshtarë të grupit Bajri në Shkodër. 

Konkretisht 29-vjeçari Ragip Gila hapi zjarr mëngjesin e sotëm në një lokal pranë Bashkisë së Shkodër, ku Armando Pali dhe Erogen Brajoviç ku ishin duke pirë kafe. Shënjestër ishte Erogen Bajri allias Vaso, vëllai i Denis Bajrit, por breshëria e plumbave kapi 5 persona, mes tyre kamarieren 25-vjeçare Meri Kaceri dhe një grua që ndodhej rastësisht në vendngjarje. I vdekur mbeti Armando Pali, punojës i IKMT-së dhe ish-anëtar i Këshillit Bashkiak në Shkodër, dhe Liridon Kraja (Lushi) 31-vjeç, truproja e Erogen Brajoviç.

Nuk dihet nëse ngjarja ka lidhje me masakrën e Dobraçit, ku mbeti i vrarë Hamza Lici, Arlind Bushati, Flutura dhe Bashkim Basha dhe nëse është hakmarrje për këtë krim. Fisi Bajri ka një historik të përgjakshëm përplasjesh me fisin Lici, me një sagë të gjatë vrasjesh mes të dy grupeve kriminale./ZËRI

8 MUAJ ME PARE

Sot vrau dy vetë mes Shkodrës! Autori: Objektivi im ishte Erogen Vaso, më ka bërë të fortin

Masakër me 2 viktima në Shkodër, plagoset anëtari i Bajrave!
Ragip Gila

SHKODËR- Është zbardhur deklarata e autorit të masakrës së Shkodrës, ku dy persona humbën jetën dhe dy të tjerë u plagosën. Ragip Gila ka deklaruar se objektivi i tij ishte vetëm një person, Erogen Vaso. Gila thekson se ka pasur probleme personale me Vason. 

Ragip Gila: Objektivi im ishte vetëm Erogen Vaso pas një problemi personal me të. Erogen Vaso ka ndenjur duke më ka kërcënuar dhe kisha probleme me të. Më ka bërë si i fortë dhe më ka çuar fjalë. E kam patur personale vetëm me Ergogen Vason dhe doja të qëlloja vetëm atë. Pra kam patur probleme personale me të...

Konkretisht 29-vjeçari Ragip Gila hapi zjarr mëngjesin e sotëm në një lokal pranë Bashkisë së Shkodër, ku Armando Pali dhe Erogen Brajoviçku ishin duke pirë kafe. Por breshëria e plumbave kapi 5 persona, mes tyre kamarieren 25-vjeçare Meri Kaceri dhe një grua që ndodhej rastësisht në vendngjarje. I vdekur mbeti Armando Pali, punojës i IKMT-së dhe ish-anëtar i Këshillit Bashkiak në Shkodër, dhe Liridon Kraja (Lushi) 31-vjeç, truproja e Erogen Brajoviç.

8 MUAJ ME PARE

"Hesapet" e hapura!? Njëri akuzohet për vrasjen e Gjin Ndojit, tjetri shënjestër e atentatit, kush janë vëllezërit Bajri

Masakër me 2 viktima në Shkodër, plagoset anëtari i Bajrave!
Denis Bajri, Erogen Vaso (Bajri) dhe Gjin Ndoji

SHKODËR-Masakra që i mori jetën 2 personave dhe la të plagosur 2 të tjerë mëngjesin e sotëm në Shkodër, ka shënjestër Erogen Vaso alias Erogen Brajoviç, vëllai i Denis Bajroviç (Bajri). Dy vëllezër të njohur për lidhjet e tyre me krimin, njëri i akuzuar për vrasjen e Gjin Ndojit i ekstraduar nga Dubai rreth një muaj më parë dhe tjetri, pre e atentatit mafioz! 

Aktiviteti i vëllezërve dhe një pistë hakmarrje në mes...

Vëllezërit Denis dhe Erogen, janë pjesë e fisit Bajri, grup i cili ka një historik të përgjakshëm përplasjesh me fisin Lici, me një sagë të gjatë vrasjes mes të dy grupeve kriminale.

Denis Bajri u ekstradua nga Dubai në korrik të këtij viti. Ai ishte shpallur në kërkim në kuadër të megaoperacionit “Metamorfoza” pasi akuzohet për vrasjen e Gjin Ndojit. Emri i tij doli në dritë nga përgjimet e zbardhura të aplikacionit "SkyECC", si pjesë e grupit Bajri në Shkodër. Në mesazhet e shkëmbyera mes tyre, kuptohet se autorët e kanë kryer vrasjen për "llogari" të biznesmenit tashmë të zhdukur, Ervis Martinaj. Si shkëmbim, Martinaj do të hiqte qafe Kleant Musabelliun, por fatmirësisht kjo e fundit nuk arriti që të realizohej kurrë. 

Pas vrasjes së Boriçit, vetë Denisi i shkruan Behar Bajrit: Gjoks e kry, kapedan. Mu blloku, se dosha me ja gri kryt, se më tha diçka... 

Erogen Vaso (Brajoviç), duket se ishte futur në rreth të kuq. Sot ai mbeti i plagosur me tre plumba dhe është transportuar drejt Tiranës për mjekim më të specializuar në Spitalin Ushtarak. Vaso është një emër i njohur në kryeqendrën e Veriut për shkak se ka qenë anëtar i këshillit bashkiak, por edhe për lidhjet e tij me krimin.

Në vitin 2023 emri i tij doli në dosjen e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar si pjesë e grupit të Bajrave.  Gjithashtu, në vitin 2007 ai është akuzuar për veprën penale të “shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për përfitim të pasurisë”. Por pas kësaj akuze ai iu fut politikës ku dhe shërbeu si anëtar i këshillit bashkiak me Partinë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, që drejtohej nga Vangjel Dule.

Ndërkohë, viktimë e masakrës që tronditi Shkodrën mëngjesin e sotëm mbeti Armando Pali, ish- këshilltar bashkiak. Vetëm pak minuta pas ngjarjes, pasi u transportua me urgjencë në spital në gjendje të plagosur, ndërroi jetë edhe Liridon Kraja, shoqërues i Erogen Vasos. Mes të plagosurve janë edhe një kamariere e lokalit ku ndodhi ngjarja, 25-vjeçarja Meri Kacerisi, si dhe një grua që ndodhej rastësisht në vendngjarje.

Ragip Gila, autori i masakrës së sotme është vendosur në pranga. Dëshmia e tij pritet të hedhë dritë mbi pistën e hetimit./ZËRI

8 MUAJ ME PARE

Shkodra si Palermo! Masakra e dytë me bilanc tragjik në 1 vit, te pafajshmit pre e plumbave

Masakër me 2 viktima në Shkodër, plagoset anëtari i Bajrave!
viktima dhe të plagosur

SHKODËR-Të shtëna me armë, të plagosur me barrela, sirena ambulance, klientë që largohen të tmerruar nga lokali...ky ishte mëngjesi i 8 shtatorit në Shkodër, ku ashtu si në çdo vend të Shqipërisë, pamja që duhet të mbulonte rrugët e qytetit supozohej të ishte ajo e prindërve që shoqëronin fëmijët në shkolla e kopësht.

Gati një vit nga ajo që njihet si masakra e Dobraçit, ngjarja tronditëse e ndodhur më 30 tetor 2024, me 4 viktima, Hamza Lici, Arlind Bushati, Flutura dhe Bashkim Basha, krimi do të vriste sërish në Shkodër dhe përpos shënjestrave edhe këtë here plumbat nuk kursen as të pafajshmit.

Ngjarja e 30 tetorit u kushtoi jetën edhe dy kalimtarëve të rastit, Bashkim dhe Flutura Basha, të cilët po ktheheshin nga puna në shtëpi, kur motoçikleta e tyre u përplas nga "Benzi" i Hamza Licit që kishte humbur jetën në timon. Flutura ndërroi jetë në vend, ndërsa Bashkim Basha ndërroi jetë në spital. Sot kamarierja 25-vjeçare Meri Kaceri dhe një grua që ndodhej rastësisht në vendngjarje, u plagosën nga plumbat që ishin të destinuar për një personazh tjetër.

Konkretisht 29-vjeçari Ragip Gila hapi zjarr mëngjesin e sotëm në një lokal pranë Bashkisë së Shkodër, Armando Pali dhe Erogen Brajoviçku ishin duke pirë kafe. Por breshëria e plumbave kapi 5 persona, mes tyre kamarieren 25-vjeçare Meri Kaceri dhe një grua që ndodhej rastësisht në vendngjarje.  

Shënjestër e atentatit ishte 43-vjeçari Erogen Brajoviç, allias Vaso, i cili është anëtar i fisit Bajri, vëllai i Denis Brajoviç (Bajri). 43-vjeçari mbeti i plagosur dhe është transportuar drejt Tiranës për mjekim më të specializuar në Spitalin Ushtarak. Mësohet se Vaso ka marrë tre plumba në trup, të cilët kanë prekur arteriet kryesore. Ndërkohë, i vdekur mbeti Armando Pali, punojës i IKMT-së dhe ish-anëtar i Këshillit Bashkiak në Shkodër, dhe Liridon Kraja (Lushi) 31-vjeç, truproja e Erogen Brajoviç.

Autori 29-vjeçar, Ragip Gila është arrestuar. 29-vjeçari jo vetëm që nuk ia doli të ekzekutojë shënjestrën e dyshuar, por edhe u aksidentua në tentativë për t’i ikur policisë dhe kështu ra në pranga.

‘Vjeshta e nxehtë’ nuk kurseu Shkodrën as në 2025 e teksa për ngjarjen e 30 tetorit 2024, i vetmi person i arrestuar, Gjuljo Vuksani u lirua. Nuk dihet nëse ngjarja ka lidhje me masakrën e Dobraçit dhe nëse është hakmarrje për këtë ngjarje, por kapja e autorit të masakrës së sotme pritet të hedhë dritë mbi hetimet./ZËRI

8 MUAJ ME PARE

U vranë dy të tjerë, por ai mbijetoi/ Shënjestra e atentatit në Shkodër: Kush është Erogen Vaso, lidhjet e tij me krimin dhe politikën?

Masakër me 2 viktima në Shkodër, plagoset anëtari i Bajrave!

SHKODËR- Personi në foto është Erogen Vaso alias Erogen Brajoviç, 43-vjeçari, i cili mbeti i plagosur mëngjesin e kësaj të hëne në qytetin e Shkodrës gjatë një atentati me armë zjarri. Vaso dyshohet se ishte shënjestra e këtij atentati mafioz, por ai mbeti i plagosur dhe është transportuar drejt Tiranës për mjekim më të specializuar në Spitalin Ushtarak. Mësohet se Vaso ka marrë tre plumba në trup, të cilët kanë prekur arteriet kryesore, duke e bërë të nevojshme një ndërhyrje emergjente dhe trajtim të avancuar që vetëm në kryeqytet mund të sigurohet.

Masakër me 2 viktima në Shkodër, plagoset anëtari i Bajrave!
Erogen Vaso alias Erogen Brajoviç

43-vjeçari rezulton një emër i njohur për autoritetet, pasi në korrik të vitit 2023 emri i tij doli në grupin e Bajrave në Shkodër. Në vitin 2007 ai është akuzuar për veprën penale të “shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për përfitim të pasurisë”. Por ai nuk njihet vetëm për lidhjet e tij me krimin, gjithashtu Vaso rezulton i përfshirë edhe në politikë. Ai ka qenë anëtar i këshillit bashkiak me Partinë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, që drejtohej nga Vangjel Dule.

Masakër me 2 viktima në Shkodër, plagoset anëtari i Bajrave!
erogen kaso, anëtar i këshillit bashkiak

Erogen Vaso është vëllai i të arresuarit Denis Brajoviç (Bajri). 37-vjeçari, një person me rrezikshmëri shumë të lartë shoqërore, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar me akuzën e vrasjes së Gjin Ndojit në vitin 2020 në Shkodër për llogari të Ervis Martinajt. Bajri akuzohet për një sërë veprash penale në fushën e krimeve kundër personit, të kryera në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe për armëmbajtje pa leje.

Ndërkohë, viktimë e masakrës që tronditi Shkodrën mbeti Armando Pali, ish- këshilltar bashkiak. Vetëm pak minuta pas ngjarjes, pasi u transportua me urgjencë në spital në gjendje të plagosur, ndërroi jetë edhe Liridon Kraja, shoqërues i Eugen Vasos. Mes te plagosurve janë edhe një kamariere e lokalit ku ndodhi ngjarja, 25-vjeçarja Meri Kacerisi, si dhe një grua që ndodhej rastësisht në vendngjarje.

Nuk zgjati shumë edhe arratia e autorit 29-vjeçar Ragip Gila, i cili u largua menjëherë nga vendngjarja me një automjet tip "BMW". Në tentativë për t'i ikur policisë, ai u akisentua në dalje të qytetit dhe më pas u largua me këmbë drejt lumit Kir. Por, pas një ndjekje prej disa minutash ai u kap nga Forcat Shqiponja, ndërsa gjatë arrestimit iu sekuestrua edhe arma e krimit. 

Ngjarja ndodhi në lokalin “Kolë Idromeno”, në një zonë të banuar dhe të frekuentuar nga qytetarët, duke shkaktuar panik të madh. Ende nuk janë bërë të ditura detaje mbi motivet e sulmit, ndërsa grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./ZËRI

8 MUAJ ME PARE

Atentati në Shkodër/ Pamje nga vendngjarja: Momenti kur të plagosurit merren me barrela (VIDEO)

Masakër me 2 viktima në Shkodër, plagoset anëtari i Bajrave!
Pamje nga vendngjarja

SHKODËR- Janë publikuar pamjet nga vrasja në Shkodër, ku dy persona humbën jetën dhe dy të tjerë mbetën të plagosur. Siç shihet edhe në pamjet e mëposhtme, të plagosurit janë tranportuar me urgjencë në spital.

Atentati i sotëm në Shkodër la të vdekur në vendgjarje Armando Palin, punojës i IKMT-së, dhe ish-anëtar i Këshillit Bashkiak në Shkodër. Ndërsa pak mimuta më vonë ndërroi jetë njëri prej të plagosurve Liridon Kraja. Viktima, mësohet se ishte truproja e anëtarit të grupit të Bajrit, Erogen Vasos (Brajoviç). Ky i fundit, i cili po gjithashtu mbeti i plagosur, dyshohet se ishte shënjestra e atentatit. 

Ngjarja ndodhi në lokalin “Kolë Idromeno”, në një zonë të banuar dhe të frekuentuar nga qytetarët, duke shkaktuar panik të madh. Ende nuk janë bërë të ditura detaje mbi motivet e sulmit, ndërsa hetimet po vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të kuptuar nëse ka persona të tjerë të përfshirë. Ndëkrohë është arrestuar edhe autori i dyshuar i ngjarjes./ZËRI

8 MUAJ ME PARE

Atentati me 2 viktima në Shkodër, policia njoftim zyrtar: Autori hapi zjarr me breshëri

Masakër me 2 viktima në Shkodër, plagoset anëtari i Bajrave!
Pamje nga vendngjarja

SHKODËR- Policia e Shkodrës ka reaguar lidhur me atentatin e shënuar mëngjesin e sotëm në qytetin verior të Shqipërisë, Shkodër. Blutë e Shkodrës bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:50, në lagjen “Qemal Stafa”, ku autori ka hapur zjarr në ambientet e jashtme të një lokali. 

Si pasojë e të shtënave ka humbur jetën Armando Pali, si dhe Liridon Kraja 31-vjeç, i cili ndërroi jetë në spitalin e Shkodrës vetëm pak minuta pas ngjarjes. Sipas policisë, i plagosuri Erogen Vasos (Brajoviç), 43-vjeç ndodhet nën kujdesin e mjekëve, si dhe e plagosura 26-vjeçare me iniciale M. K. ka mbetur e plagosur lehtë. 

Ndërkohë, autori është arrestuar gjatë një tentative për t'i ikur policisë, ndërsa gjatë ndalimit iu sekuestrua një armë zjarri automatike.

Njoftimi: 

Shkodër / Informacion paraprak

Rreth orës 08:50, në lagjen “Qemal Stafa”, në ambientet e jashtme të një lokali, dyshohet se shtetasi R. G. ka qëlluar me armë zjarri dhe si pasojë janë plagosur shtetasi E. V. (B.), 43 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, si dhe shtetasja M. K., 25 vjeçe, e cila është dëmtuar lehtë.

Gjithashtu, si pasojë e të shtënave, ka humbur jetën në vendngjarje shtetasi A. P., ndërsa në Spitalin Rajonal Shkodër ka ndërruar jetë edhe shtetasi L. K. (L.), 31 vjeç.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe janë vënë në ndjekje të autorit. Pas disa minutash ndjekjeje, bënë të mundur kapjen e tij dhe sekuestruan një armë zjarri automatike.

Ndërkaq, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./ZËRI

8 MUAJ ME PARE

Rëndohet bilanci në Shkodër/ Ndërron jetë një prej të plagosurve, truproja e anëtarit të grupit të Bajrit (EMRI)

Masakër me 2 viktima në Shkodër, plagoset anëtari i Bajrave!
Liridon Kraja

SHKODËR- Ka shkuar në dy numri i viktimave nga të shtënat me armë zjarri në një lokal pranë bashkisë në Shkodër. Përveç viktimës Armando Pali, janë plagosur edhe tre persona të tjerë. 

Një prej personave që mbeti i plagosur, Liridon Kraja, mësohet se ka ndërruar jetë. Viktima, mësohet se ishte truproja e anëtarit të grupit të Bajrit, Erogen Vasos (Brajoviç). Ky i fundit, i cili po gjithashtu mbeti i plagosur, dyshohet se ishte shënjestra e atentatit. 

Masakër me 2 viktima në Shkodër, plagoset anëtari i Bajrave!
Liridon Kraja

Erogen Vaso është vëllai i të arresuarit Denis Brajoviç (Bajri). Ky i fundit u ekstradua nga Dubai në korrik të këtij viti. 37-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, dhe rezulton si një person me rrezikshmëri shumë të lartë shoqërore. Bajri akuzohet për një sërë veprash penale në fushën e krimeve kundër personit, të kryera në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe për armëmbajtje pa leje.

Ngjarja ndodhi në lokalin “Kolë Idromeno”, në një zonë të banuar dhe të frekuentuar nga qytetarët, duke shkaktuar panik të madh. Ende nuk janë bërë të ditura detaje mbi motivet e sulmit, ndërsa hetimet po vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të kuptuar nëse ka persona të tjerë të përfshirë. Ndëkrohë është arrestuar edhe autori i dyshuar i ngjarjes./ZËRI

8 MUAJ ME PARE

FOTO/ U vra me breshëri plumbash, ky është Armand Pali, punonjës i IKMT dhe ish-anëtar i Këshillit Bashkiak

Masakër me 2 viktima në Shkodër, plagoset anëtari i Bajrave!
Armand Pali

SHKODËR- Personi që shihni në foto është Armando Pali, i cili mbeti i vrarë nga të shtënat me armë zjarri që tronditën Shkodrën mëgjesin e kësaj të hëne. Mësohet se Armand Pali ishte punojës i IKMT-së. Gjithashtu, sipas burimeve, ka qenë ish-anëtar i Këshillit Bashkiak në Shkodër.

Si pasojë e të shtënave ka mbetur e plagosur një kamariere e lokalit ku ndodhi ngjarja, dhe një grua që ndodhej rastësisht brenda ambienteve. I plagosur ka mbetur edhe Erogen Vaso alias Brajoviç, i cili dyshohet se ka qenë shënjestër e këtij atentati, një emër i njohur për autoritetet, pasi në korrik të vitit 2023 emri i tij doli në grupin e Bajrave në Shkodër. Erogen Vaso është vëllai i të arresuarit Denis Brajoviç (Bajri). Ky i fundit u ekstradua nga Dubai në korrik të këtij viti. 37-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, dhe rezulton si një person me rrezikshmëri shumë të lartë shoqërore. Bajri akuzohet për një sërë veprash penale në fushën e krimeve kundër personit, të kryera në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe për armëmbajtje pa leje.

Ngjarja ndodhi në lokalin “Kolë Idromeno”, në një zonë të banuar dhe të frekuentuar nga qytetarët, duke shkaktuar panik të madh. Ende nuk janë bërë të ditura detaje mbi motivet e sulmit, ndërsa hetimet po vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të kuptuar nëse ka persona të tjerë të përfshirë. Ndëkrohë është arrestuar edhe autori i dyshuar i ngjarjes./ZËRI

8 MUAJ ME PARE

FOTO/ U aksidentua në tentativë për t’i ikur policisë, arrestohet autori i dyshuar i atentatit në Shkodër (EMRI)

Masakër me 2 viktima në Shkodër, plagoset anëtari i Bajrave!
Autori Ragip Gilla

SHKODËR- Personi që shihni në foto është Ragip Gila, 29-vjeç, autori i dyshuar, i cili la të plagosur disa persona dhe dy viktima në qendër të Shkodrës, ndërkohë ende nuk bëhen me dije rrethanat dhe motivet e ngjarjes. 

Nga informacionet paraprake mësohet se autori i dyshuar ishte me një skafandë në kokë dhe një veshje blu në momentin që ka hyrë në lokal dhe ka hapur zjarr. Pas ngjarjes, ai është larguar menjëherë nga vendngjarja me një automjet tip "BMW", mirëpo në dalje të qytetit ai është aksidentuar te ura e trenit dhe më pas në këmbë ka tentuar që t’i ikë policisë në pjesën e lumit Kir. Ai është vënë në pranga nga forcat Shqiponja, ndërsa është sekuestruar edhe arma e krimit. 

Mësohet se 29-vjeçari kishte pak muaj që kishte dalë nga burgu dhe ishte arrestuar në vitin 2023 për armë e municion. Ai ishte arrestuar më 6 dhjetor të vitit 2023 pasi u kap me 1 armë gjahu, municion luftarak, 7 jelekë antiplumbë, doreza, maska dhe paruke.

Nga të shtënat mësohet se është ka mbetur i plagosur Erogen Vaso, vëllai i të arresuarit Denis Brajoviç. Mes të plagosurve është edhe një kamariere e lokalit ku ndodhi ngjarja, si dhe një grua që ndodhej rastësisht aty. 

Ngjarja ndodhi në lokalin “Kolë Idromeno”, në një zonë të banuar dhe të frekuentuar nga qytetarët, duke shkaktuar panik të madh. Ndërkohë, policia ka rrethuar zonën dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes./ZËRI

8 MUAJ ME PARE

Tronditet Shkodra/ Breshëri plumbash në një lokal pranë Bashkisë, 1 i vdekur dhe disa të plagosur (EMRAT)

Masakër me 2 viktima në Shkodër, plagoset anëtari i Bajrave!
pamje nga vendngjarja

SHKODËR- Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mëngjesin e sotëm në Shkodër, ku një person ka mbetur i vrarë. Ngjarja ka ndodhur në mes të qytetit, pranë godinës së bashkisë. 

Nga informacionet paraprake mësohet se viktima, Armando Pali, është është qëlluar me breshëri plumbash nga persona ende të paidentifikuar. Nga të shtënat mësohet se është ka mbetur i plagosur Erogen Vaso, vëllai i të arresuarit Denis Brajoviç. Mes të plagosurve është edhe një kamariere e lokalit ku ndodhi ngjarja, si dhe një grua që ndodhej rastësisht aty.

Nuk dihen ende motivet e kësaj vrasjeje, ndërsa forcat e rendit po punojnë për identifikimin e autorëve dhe sigurinë e qytetarëve. Ndërkohë, policia ka rrethuar zonën dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes./ZËRI

Poll

MOS HUMB