LIVE UPDATES

Prej ’92 në krye të Kishës Orthodokse/ Ndërroi jetë sot, kush ishte Kryepeshkopi Anastas Janullatos? Mediat greke: Pasardhësi është Mitropoliti Joan

➤Kryepeshkopi Anastas i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë ndërroi jetë sot në moshën 96-vjeçare në një spital në Athinë. Fortlumturia e tij, Janullatos ndodhej në spitalin Evangelismos prej disa javësh, pasi u transferua në Athinë nga Tirana me avionë të Forcave Ajrore. ➤ Lajmi u bë i ditur nga Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë. ➤Janullatos lindi më 4 nëntor të vitit 1929, në Pire të Greqisë dhe prej vitit 1992 ai ishte Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. ➤Ndërsa më 22 dhjetor të vitit 2017, atij iu dha shtetësia shqiptare nga ish-presidenti Ilir Meta. ➤Janullatos njihet si një person i lidhur me rilindjen e besimit Orthodoks, pasi praktikimi i fesë ishte i ndaluar me ligj prej viteve 1967-1991. ➤ Me vdekjen e Janullatos, pason një çështje tjetër, cili do të jetë pasuesi i tij? ➤ Mediat greke thonë se Janullatos e ka lënë të shkruar se pasardhësi i tij duhet të jetë Mitropoliti i Korçës, Joani. ➤ Por ende nuk ka asnjë të konfirmuar. ➤ Vdekja e Janullatos ka shkaktuar reagime si brenda dhe jashtë kufirit të Shqipërisë. Madje në Parlamentin grek u mbajt një minutë heshtje.

11 artikuj për këtë temë.
4 MUAJ ME PARE

Janullatos e la të shkruar! Media greke: Pasardhës do zgjidhet Mitropoliti i Korçës

Prej ’92 në krye të Kishës Orthodokse/ Ndërroi
Mitropoliti Joan i Korçës

KORÇË- Mitropoliti i Korçës, Joani është zgjedhur nga vetë kryepeshkopi Anastas Janullatos që ta pasonte pas vdekjes së tij. Këtë detaj e ka zbuluar media greke "Protothema". Sipas të njëjtit burim, Joani është zgjedhur nga Janullatos për shkak se është shqipfolës. Ndaj edhe vullneti i të ndjerit do të merret parasysh kur të nisë procesi për zgjedhjen e kryepeshkopit të ri të Kishës Autoqefale. Deri atëherë, Joani është caktuar nga Sindo i Shenjtë edhe si "mbikëqyrës" i Fronit të Kryepeshkopit.

Mitropolit Joan (emri i lindjes është Fatmir Pelushi) tashmë shërben si mitropolit i Korçës. Ai ka studiuar për disa vite në shkollën teologjike ortodokse të Kryqit të Shenjtë pranë Bostonit në Shtetet e Bashkuara. Ai është diplomuar nga Fakulteti Ortodoks i Teologjisë Kryqi i Nderuar në Amerikë (Holy Cross Orthodox School of Theology, Boston), me gradën "Master of Divinity". Ka studiuar në SHBA falë një burse studimi të themeluar atje nga shqiptarët në Amerikë në kujtim të Peshkop Fan Nolit.

Ai ka shërbyer më parë si pedagog dhe dekan i Akademisë Teologjike të Kishës Ortodokse Shqiptare. Me t'u diplomuar në "Kryqin e Shenjtë" me Master në studimet Teologjike, u rikthye në Shqipëri, ndërsa Kryepeshkopi Anastas e caktoi që të japë mësim në Seminar, si edhe të shërbejë ne vende të tjera brenda Kishës. Në 18 korrik 1998, u zgjodh si Mitropoliti i Korçës edhe u fronëzua dy ditë më pas./ZËRI

4 MUAJ ME PARE

Ndarja nga jeta e Janullatos, zgjidhet zëvendësuesi i përkohshëm

Prej ’92 në krye të Kishës Orthodokse/ Ndërroi
Anastas Janullatos

KORÇË- Mitropoliti i Korçës, Imzot Joani do të jetë ai që do të drejtojë përkohësisht Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë pas ndarjes nga jeta të kryepeshkopit Anastas Janullatos. Përmes një njoftimi për mediat, Kisha Orthodhokse sqaron se gjatë mbledhjes së Sinodit të Shenjtë paraditen e së shtunës, është marrë vendimi për një drejtues të përkohshëm.

“Sinodi i Shenjtë i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë u mblodh në një seancë të jashtëzakonshme sot, më datë 25 janar 2025, në orën 11:30. Në këtë seancë, Sinodi shprehu dhimbjen e thellë për fjetjen në Zotin të Atit dhe Kryebariut tonë, Kryepiskopit të ndjerë të Tiranës, Durrësit dhe të Gjithë Shqipërisë, Imzot Anastasit. Gjithashtu, Sinodi i Shenjtë mori këto vendime: Zgjedhjen e Mitropolitit të Korçës, Imzot Joanit, si Mbikqyrës (Locum Tenens) të Fronit Kryepiskopal. Shpalljen e zisë kishtare për pesë ditë, nga datat 25 - 29 janar 2025.”

Kryepeshkopi Anastas i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë ndërroi jetë sot në moshën 96-vjeçare në një spital në Athinë. Fortlumturia e tij, Janullatos ndodhej në spitalin Evangelismos prej disa javësh, pasi u transferua në Athinë nga Tirana me avionë të Forcave Ajrore. Sot Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë lajmëroi se Kryepeshkoi mbylli sytë përgjithmonë. Ndërsa dje, stafi mjekësor lajmëroi se shumë nga organet e tij ndaluan së funksionuari.

Fortlumturia e tij, Janullatos ndodhej në spitalin Evangelismos prej disa javësh, pasi u transferua në Athinë nga Tirana me avionë të Forcave Ajrore. Prej datës 30 dhjetor, ai ishte i shtruar në një klinikë në Tiranë. Diagnoza fillestare ishte një virus sezonal. Megjithatë, duke pasur parasysh shëndetin dhe moshën e tij, virusi u shndërrua në një infeksion dhe ai pësoi gjakderdhje gastrike. Ndaj u pa e nevojshme transferimi i tij në Athinë, në të njëjtin spital ku edhe u kurua kur u prek nga pandemia e koronavirusit. Fillimisht gjendja e tij ishte e kontrolluar dhe as nuk u intubua, por me orët që kaluan gjendja e tij u përkeqësua dhe sot ndërroi jetë./ZËRI

4 MUAJ ME PARE

"Fan Noli! Ti je Anaksos"/ Si protestonin 33 vjet më parë shqiptarët kundër Janullatosit, ku u betua si kryepeshkop (Misteri)

Prej ’92 në krye të Kishës Orthodokse/ Ndërroi
Anastas Janullatos

TIRANË- Më 2 gusht 1992, Anastas Janullatos u emërua Kryepeshkop i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Kjo ngjarje ndodhi për herë të parë në Shqipërinë post-komuniste. Për atë që ka ndodhur atë ditë, ka vetëm pamje filmike dhe artikujt të botuar në mediat e kohës. Në këtë shkrim, ZËRI do i bazohet asaj që është raportuar nga Kostaq Xoxa, studiues, gjatë një interviste që ka dhënë për gazetën "Republika" të 24 dhjetorit 2008.

Kostaq Xoxa  përmend faktin se Janullatosi nuk u arrit të fronëzohej në Kishë, për shkak se shumë besimtarë ortodoksë të pranishëm në kishë po i thonin "Jo", këtij fronëzimi. Më pas, Xoxa në intervistën e tij, tregon se si u larguan nga kisha njerëzit me veladon dhe më pas lajmet që erdhën nga besimtarët e tjerë ortodoksë që Janullatosi u fronëzua në hotel "Tirana". 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

"E dija edhe se "anaksos" donte të thoshte "votë kundra". Saktësisht: "I padenjë". Zgjedhja kërkonte votim tërësor, 100 për qind me unanimitet; domethënë pa vota kundër. U zgjova me vonesë se gjumi më kishte zënë shumë vonë. Pa hyrë ende brenda portës së madhe të kishës, dëgjoheshin thirrjet në kor: "Anaksos, Anaksos, Anaksos, Jo, Jo, Jo!" Erdhi një çast që filluan këngët: "Për Mëmëdhenë". "Ejani këtu! Këtu! Këtu!" Pastaj: "Noli! Noli! Noli!" "Rroftë Kisha Autoqefale!" "Jashtë Janullatosi nga Shqipëria!".Mbi pupitër, në një jastëk mëndafshi, ndriçonte një kurorë. Ishte parashikuar edhe epilogu triumfal! Por hesapet, - themi ne shqiptarët, - ishin bërë pa hanxhiun! Ortodoksët përreth më thanë se në fillim të gjullurdisë kishte dalë një i ri, me dolloma të zezë e më një jakë rrethore të bardhë që kishte thënë, me buzët të mikrofoni: -Ju lutemi, qetësi! Qetësi, ju lutemi! Jemi në shtëpinë e Zotit. Por kjo ishte bërë shkas që të ngrihej edhe më tej volumi: - Kisha është shqiptare! Zoti është me ne. Dhiaku i ri u largua me gjithë mikrofonin, të cilin mezi e çmontoi. Por s'kishte nevojë për mikrofon. Zëri ynë ushtonte gjer në majë të kupolave. Kaloi njëfarë kohe me kor e me "anaksos" dhe u ndjenë lëvizje e kërcitje dyersh të ajodhimës. U panë veladonë të zinj në lëvizje, por jo nga porta e madhe e kishës. U ulën zërat, si për të dëgjuar më mirë se ç' po ndodhte. Ata të radhëve të para ndjenë lëvizjet gjer në derën e pasme të ajodhimës. Pastaj zëri përçoi zërin dhe u dëgjua në të gjithë sallën e kishës: - Po ikin! Po ikin! Në oborrin e madh u prish heshtja nga uturimat e veturave që dolën në rrugën e Kavajës. Sytë u drejtuan te jastëku mbi të cilin ishte vendosur kurora. Ajo nuk ishte aty! Kisha u zbraz për punë sekondash. U dëgjuan ca zëra të hollë protestues murgeshash, të cilat kërkonin, si duket, pak më shumë njerëzillëk. Por, njerëzit nuk e kishin mendjen te mirësjellja që mëtonin ato. Ata donin të dinin ku po shkonin, ku do të vinin, me kurorën që e mbante me kujdes dhiaku i ri, si një gjë që mund të thyhej! Një ortodoks që e kishte lënë makinën jashtë oborrit, në trotuarin e djathtë të Rrugës së Kavajës, si më i shpejtë, e arriti vargun e makinave që përfunduan te hotel "Tirana". Kaq ishte kërshëria e tij. U kthye dhe u tha njerëzve: -Kanë shkuar te Pesëmbëdhjetëkatëshi! Ata më kureshtarët shkruan, ngjitën shkallët dhe zunë vend në sallën ngjitur. Lajmi u përhap nga ata: Kurorëzimi u bë në hotel "Tirana"!,"-shkruanin mediat e kohës.

Nga ceremonia e pretenduar që është mbajtur në hotel Tirana nuk ka pamje, por nga trazirat në mes të Kishës, po!

Por kjo nuk ka qenë protesta e parë dhe e fundit kundër tij. Në vitin 2014, Janullatos u prit me tubime në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë kohës kur kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, Fortlumturia e Tij Anastasios Janullatos, po mbante një ligjëratë në një nga sallat e Fordham University në Bronx, Neë York, dhe po i jepej në mënyrë simbolike titulli Doktor i Nderit në Letrat Humane, në hyrje të portës kryesore, rrugën përballë saj, zhvillua një protestë paqësore e shqiptarëve.

Prej ’92 në krye të Kishës Orthodokse/ Ndërroi

Prej ’92 në krye të Kishës Orthodokse/ Ndërroi

"‘Janullatos shko në shtëpi’, ‘Janullatos shko në ferr’,"-këto ishin disa prej thirrjeve dhe parullave në protestën e shqiptarëve ortodoks në Bronx të New York. Ata kërkonin, shkarkimin ose largimin e Anastas Janullatosit, si kryepeshkop i shqiptarëve ortodoks.

Parrullat dhe thirrjet e protestuesve ishin në të dy gjuhët anglisht dhe shqip, por kjo nuk mjaftoi, pasi ceremonia e ndarjes së titullit Doctor HonorisCausa, u zhvillua. Ceremoninë nuk e ndaloi dot edhe ish-kongresisti JoeDioGuardi./ZËRI

4 MUAJ ME PARE

"Plak si je?"/ Këto ishin fjalët e fundit të kryepeshkopit Janullatos në spital

Prej ’92 në krye të Kishës Orthodokse/ Ndërroi
Anastas Janullatos

TIRANË- Mediat greke i kanë dedikuar artikuj të tërë për jetën dhe veprën e kryepeshkopit Anastas Janullatos. "ToVima" ka ndarë edhe momentin e fundit të jetës së kryepeshkopit, të paktën deri në momentin që ishte i vetëdijshëm. Sipas tyre, që në momentin që kryepeshkopi u transferua nga spitali i Tiranës në Evangelismos, të gjithë bashkëpunëtorët e tij të ngushtë e dinin që situata ishte e pakthyeshme. Por sërish shpresonin.

Edhe pse shpresa ishte, duket se edhe kryepeshkopi e dinte më mirë se çfarë po ndodhte me të. Megjithatë sërish qëndroi i qetë. Ai pranoi transfuzionet e gjakut… barnat… pa ankesa sepse kishte besim të plotë tek ta.

'“Amin” ishte përgjigja e tij kur u pyet sesi ishte nga një prej klerikëve që u rrit, studioi dhe shkëlqeu ndër dekada në krahun e Janullatosit,"-bën me dije media greke.

Kryepeshkopi Anastas i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë ndërroi jetë sot në moshën 96-vjeçare në një spital në Athinë. Fortlumturia e tij, Janullatos ndodhej në spitalin Evangelismos prej disa javësh, pasi u transferua në Athinë nga Tirana me avionë të Forcave Ajrore. Sot Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë lajmëroi se Kryepeshkoi mbylli sytë përgjithmonë. Ndërsa dje, stafi mjekësor lajmëroi se shumë nga organet e tij ndaluan së funksionuari.

Fortlumturia e tij, Janullatos ndodhej në spitalin Evangelismos prej disa javësh, pasi u transferua në Athinë nga Tirana me avionë të Forcave Ajrore. Prej datës 30 dhjetor, ai ishte i shtruar në një klinikë në Tiranë. Diagnoza fillestare ishte një virus sezonal. Megjithatë, duke pasur parasysh shëndetin dhe moshën e tij, virusi u shndërrua në një infeksion dhe ai pësoi gjakderdhje gastrike. Ndaj u pa e nevojshme transferimi i tij në Athinë, në të njëjtin spital ku edhe u kurua kur u prek nga pandemia e koronavirusit. Fillimisht gjendja e tij ishte e kontrolluar dhe as nuk u intubua, por me orët që kaluan gjendja e tij u përkeqësua dhe sot ndërroi jetë./ZËRI

4 MUAJ ME PARE

Vendoset data për funeralin e Kryepeshkopit Janullatos në Shqipëri, 5 ditë zi kishtare

Prej ’92 në krye të Kishës Orthodokse/ Ndërroi
Anastas Janullatos

TIRANË- Ceremonia funerale e Kryepeshkopit të Kishës Ortodokse të Shqipërisë, Anastas Janullatos, do të zhvillohet të enjten, më 30 janar, në Shqipëri, ku edhe do të prehet trupi i tij. Arkëmorti i kryepeshkopit pritet të transportohet përmes rrugës tokësore drejt Shqipërisë, ndërsa homazhet do të mbahen në Katedralen “Ringjallja e Krishtit” në Tiranë.

Kështu u vendos në mbledhjen e Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Gjithashtu,  u caktua që për 5 ditë të ketë zi kishtare.

Njoftimi nga Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë:

Mitropoliti i Korçës, Imzot Joani, u zgjodh si Mbikëqyrës (Locum Tenens) i Fronit Kryepiskopal deri në zgjedhjen e një Kryepiskopi të ri.
Shpallja e zisë kishtare për pesë ditë, nga data 25 deri më 29 janar 2025. Homazhet do të nisin të martën, më 28 janar, në ora 16:00, para Katedrales “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë. Besimtarët do të kenë mundësi ta nderojnë Kryepeshkopin e ndjerë gjatë kësaj pasditeje dhe gjatë gjithë ditës së mërkurë, më 29 janar. Shërbesa e varrimit do të kryhet të enjten, më 30 janar, në ora 11:00, pas Liturgjisë Hyjnore. Në përfundim të mbledhjes, Sinodi i Shenjtë kreu një shërbesë përshpirtjeje dhe ftoi të gjithë besimtarët të bashkohen në lutje për prehjen e shpirtit të Kryepiskopit të ndjerë. 

Trupi i pajetë i tij do të vijë në vendin tonë të martën. Kryepeshkopi ishte shtruar në një spital në Athinë, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, por mëngjesin e të shtunës ndërroi jetë në moshën 95-vjeçare./ZËRI

4 MUAJ ME PARE

Ndarja nga jeta e Kryepeshkopit Anastas Janullatos, Parlamenti grek mban një minutë heshtje

Prej ’92 në krye të Kishës Orthodokse/ Ndërroi
Parlamenti grek

ATHINË- Parlamenti grek mbajti një minutë heshtje në nder të Kryespeshkopit Anastas Janullatos pak para fillimit të votimit të raundit të parë për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit, ndërsa kryeministri Kyriakos Mitsotakis shprehu dhimbjen e thellë për humbjen e jetës të tij.

Mitsotakis deklaroi se vepra dhe prania e kryepeshkopit Anastas do t’i mungojë mbarë njerëzimit pasi përmasat e veprës së tij ishin mbarëbotërore. Ngushëllime shprehën e liderët e gjithë partive greke.

Më herët në spitalin Venagjelizmos ishte ambasadorja shqiptare Luela Hajdarga e cila së bashku me bashkëpunëtorët e afërt të kryepeshkopit po merren me detajet e varrimit. /ZËRI

4 MUAJ ME PARE

Anastas Janullatos ndërroi jetë sot, kush do ta pasojë Kryepeshkopin, në krye të Kishës që prej 1992

Prej ’92 në krye të Kishës Orthodokse/ Ndërroi
Foto ilustruese

TIRANË- Kryepeshkopi Anastas Janullatos ndërroi jetë sot në orën 08:30 të mëngjesit (ora lokale) në një spital në Athinë, Greqi. Lajmi u bë i ditur nga Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë. Me vdekjen e Janullatos, pason një çështje tjetër, cili do të jetë pasuesi i tij?

Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që diskutohet lidhur me këtë çështje. Në muajin tetor të vitit që lamë pas, media greke "Protothema" bëri një artikull pikërisht për këtë çështje, duke theksuar se tre krerët e Kishës Ortodokse greke; kryepeshkopi Hieronymos, patriarku Ekumenik Bartolomeu dhe kryepeshkopi i Shqipërisë Anastas, i kishin mbushur dhe/ose kaluar moshën 85-vjeçare, ndaj edhe kishin nisur që të mendonin për pasardhësin e tyre.

Në artikullin e saj, media greke fliste për "gurë shahu" dhe kulisat që luheshin brenda Kishave për të vendosur të zgjedhurit e tyre në vend të tre të lartpërmendurve. Por vetëm për Shqipërinë nuk kishin emra; kishin vetëm kushte! Sipas zakonit, peshkopët më të rinj se 55 vjeç nuk hyjnë në garë dhe përgatiten për të marrë poste më vonë. Nëse në Greqi ka kulisa dhe "luftë klanesh" për të zgjedhur pasardhësit, në Kishën me bazë në Shqipëri, gjërat janë pak më të thjeshta. Të paktën në dukje...

"Fakti që të gjithë anëtarët e Sinodit janë praktikisht “fëmijë” të kryepeshkopit Anastas, e bën të vështirë të veçosh dikë që do të pasojë 96-vjeçarin. Siç thonë njohës të çështjeve kishtare, kur të vijë momenti nuk do të jetë "Fanari" (njësi administrative brenda kishës) ai që do të vendosë për pasardhësin, pasi do të vlerësohen edhe faktorë të tjerë për emrin e pasardhësit duke përfshirë politikën e jashtme e Shqipërisë dhe marrëdhëniet e saj me Greqinë, por edhe me SHBA-në,"-shkruan "Protothema".

Pra ka disa kushte që duhen plotësuar brenda vendit dhe në Greqi për pasardhësin e Janullatusit. Madje në qarqet diplomatike flitet që ka një testament të lënë nga hirësia e tij. Në rast se ky version është i vërtetë, atëherë nuk ka më vend për diskutim. Por nëse kjo gjë nuk ka ndodhur dhe Janullatos nuk ka lanë asnjë pasardhës, atëherë në garë deri më tani duket se kemi 2 emra.

Kemi Mitropolitin e Korçës, Joanin dhe Episkopin Ndihmës, i cili është pagëzuar gjithashtu me emrin Anastas.

Por kush janë dy emrat që po përfliten?

Mitropolit Joan (emri i lindjes është Fatmir Pelushi) tashmë shërben si mitropolit i Korçës. Ai ka studiuar për disa vite në shkollën teologjike ortodokse të Kryqit të Shenjtë pranë Bostonit në Shtetet e Bashkuara. Ai është diplomuar nga Fakulteti Ortodoks i Teologjisë Kryqi i Nderuar në Amerikë (Holy Cross Orthodox School of Theology, Boston), me gradën "Master of Divinity". Ka studiuar në SHBA falë një burse studimi të themeluar atje nga shqiptarët në Amerikë në kujtim të Peshkop Fan Nolit.

Ai ka shërbyer më parë si pedagog dhe dekan i Akademisë Teologjike të Kishës Ortodokse Shqiptare.

Me t'u diplomuar në "Kryqin e Shenjtë" me Master në studimet Teologjike, u rikthye në Shqipëri, ndërsa Kryepeshkopi Anastas e caktoi që të japë mësim në Seminar, si edhe të shërbejë ne vende të tjera brenda Kishës. Në 18 korrik 1998, u zgjodh si Mitropoliti i Korçës edhe u fronëzua dy ditë më pas.

Ndërsa 45-vjeçari Enkelejd Mamaj, i cili është pagëzuar me emrin Anastas ka një histori krejt ndryshe. Ai ka lindur në një familje muslimane dhe pas komunizmit u konvertua në ortodoks. Ndryshe nga Joani, Anastasi është shkolluar me një bursë Athine bashkë me një grup të tjerë të rinjsh shqiptar. Pas diplomimit ka punuar si punonjës dhe shef i zyrave në disa degë të bankave të nivelit të dytë në qytetin e Vlorës.

Ndërsa ishte një nëpunës i thjeshtë banke, afrohet në rrethin e metropolitit të Vlorës dhe Beratit, Ignatit, një klerik arvanitas që e fliste shqipen në mënyrë të përkryer. Më pas, Enkelejd Mamaj dërgohet të studiojë teologji në akademinë “Ngjallja e Krishtit” në Shënavlash të Durrësit, ku ndodhet edhe manastiri i madh ortodoks.

Doktoraturën e ka kryer në Universitetin privat ‘Logos’, i cili financohet nga Kisha ortodokse në vitin 2023. Direkt pas mbarimit të studimeve, është katapultuar në mënyrë të shpejtë në një post të lartë, atë të Episkopit Ndihmës të Krujës. Mamaj është pagëzuar nga vetë kryepiskopi, i cili i ka dhënë edhe emrin e tij, Anastas.

Kundër tij është vetëm koha e punës pasi Mamaj, ka një përvojë krejt të shkurtër si klerik, thuajse as katër vite, ndërkohë që shumica e klerikëve të tjerë janë shkolluar dhe punuar për rreth 30 vite. Por fakti që vetë kryepeshkopi e ka zgjedhur dhe i ka dhënë edhe emrin që mban vetë, tregon trajtimin preferencial ndaj tij. A do të kulmohet me zgjedhjen e tij si Kryepeshkop? Këtë ende nuk e dimë!

Në qarqet diplomatike, përkatësisht të Turqisë dhe vendeve të tjera muslimane, ky zhvillim po ndiqet me vëmendje, sidomos për faktin se Mamaj është konvertuar. Të tjetër theksojnë kushtin kryesor për zgjedhjen e re që duhet të ketë dakordësinë e Greqisë, Shqipërisë, por edhe të SHBA-ve, që deri më tani e plotëson vetëm Mitropolit Joan. Në favorin e tij është edhe komuniteti ortodoks në Shqipëri, por sa zë do të ketë, do mbetet që ta vlerësojmë në një moment të dytë. Kjo për shkak se kjo do të jetë hera e parë që nga rënia e komunizimit që do të dëshmojmë një proces të tillë. Janullatos u zgjodh që pas rënies së komunizimit dhe ka mbajtur prej atëherë detyrën si kryepeshkop, ndaj edhe kësaj here; të gjithë së bashku do të dëshmojmë një ngjarje të re...të paparë më parë!/ZËRI

4 MUAJ ME PARE

Ishte amaneti i tij, trupi i pajetë i Kryepeshkopit Anastas Janullatos do të prehet në Shqipëri

Prej ’92 në krye të Kishës Orthodokse/ Ndërroi
Anastas Janullatos

TIRANË- Mësohen detaje të reja nga ceremonia mortore për Kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos. Trupi i Fortlumturisë së Tij do të prehet në Shqipëri, pasi ky ka qenë amaneti i Kryepeshkopit për dekadat që ka kaluar në Shqipëri. Po ashtu, ky është një rregull i Kishës Autoqefale, që Kryepeshkopët të prehen në vendin ku kanë shërbyer dhe jo në vendin e lindjes.

Megjithatë pritet mbledhja e Sinodit të Shenjtë për të përcaktuar detajet në lidhje me ceremoninë mortore.

Kryepeshkopi Anastas i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë ndërroi jetë sot në moshën 96-vjeçare në një spital në Athinë. Fortlumturia e tij, Janullatos ndodhej në spitalin Evangelismos prej disa javësh, pasi u transferua në Athinë nga Tirana me avionë të Forcave Ajrore. Sot Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë lajmëroi se Kryepeshkoi mbylli sytë përgjithmonë. Ndërsa dje, stafi mjekësor lajmëroi se shumë nga organet e tij ndaluan së funksionuari.

Fortlumturia e tij, Janullatos ndodhej në spitalin Evangelismos prej disa javësh, pasi u transferua në Athinë nga Tirana me avionë të Forcave Ajrore. Prej datës 30 dhjetor, ai ishte i shtruar në një klinikë në Tiranë. Diagnoza fillestare ishte një virus sezonal. Megjithatë, duke pasur parasysh shëndetin dhe moshën e tij, virusi u shndërrua në një infeksion dhe ai pësoi gjakderdhje gastrike.

Ndaj u pa e nevojshme transferimi i tij në Athinë, në të njëjtin spital ku edhe u kurua kur u prek nga pandemia e koronavirusit. Fillimisht gjendja e tij ishte e kontrolluar dhe as nuk u intubua, por me orët që kaluan gjendja e tij u përkeqësua dhe sot ndërroi jetë./ZËRI

4 MUAJ ME PARE

Ndarja nga jeta e Kryepeshkopit Anastas Janullatos, reagojnë politikanët: Një udhërrëfyes për të gjithë ata që e ndoqën

Prej ’92 në krye të Kishës Orthodokse/ Ndërroi
Anastas Janullatos dhe Bajram Begaj

TIRANË- Kryepeshkopi Anastas Janullatos ndërroi jetë sot në orën 08:30 (me orën lokale) në një spital në Athinë, Greqi. Lajmi u bë i ditur nga Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë. Pas kësaj, figura të politikës shqiptare reaguan, ku dhe shprehën ngushëllimet e tyre. Presidenti Bajram përmes një postimi në rrjetet sociale u shpreh se Fortlumturia e tij kontriboi në forcimin dhe në krijimin e një rruge të re për besimin ortodoks shqiptar, veçanërisht pas periudhës së vështirë të kaluar.

“Shqipëria humbi sot Fortlumturinë e tij, Kryepiskopin e Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, Prof. Dr. Anastasin, udhëheqësin shpirtëror dhe figurën e shquar të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Gjatë udhëheqjes së tij, Fortlumturia e tij ka udhëhequr Kishën me mençuri, përkushtim dhe dashuri për njerëzit, duke kontribuar në forcimin e saj dhe në krijimin e një rruge të re për besimin ortodoks shqiptar, veçanërisht pas periudhës së vështirë të kaluar.

Ai ishte një shembull i palodhur i përkushtimit shpirtëror dhe një udhërrëfyes për të gjithë ata që e ndoqën. Në këtë moment të dhimbshëm, shprehim ngushëllimet tona më të thella për Kishën dhe për gjithë besimtarët, që humbën atin dhe kryebariun e tyre, një udhëheqës të dashur dhe të nderuar. Trashëgimia e Fortlumturisë së tij do të mbetet gjithmonë e gjallë në zemrat e atyre që e nderuan dhe e donin. Lutemi që Zoti t’i dhurojë prehjen në tendat e të drejtëve dhe qoftë kujtimi i tij i përjetshëm!”, shkruan Begaj.

Gjithashtu edhe kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit Anastas Janullatos.

“Më lejoni që t’i bashkohem edhe unë shprehjes së keqardhjes për ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit Janullatos, duke uruar që të prehet në paqe t’i përcjell ngushëllimet të gjithë bashkëpunëtorëve dhe anëtarëve të komunitetit të besimtarëve ortodoksë”, tha Rama.

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit Anastas Janullatos. Spiropali përmes një postimi në rrjetet sociale u shpreh se Kryepeshkopi kontribuoi në harmoninë e bashkëjetesën fetare në Shqipëri e në botë.

“Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë dhe besimtarët orthodhoksë humbën sot Kryebariun e tyre, Fortlumturinë e Tij, Kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos.

Me vizionin hyjnor, dashurinë e pashterrshme, dijet e gjera, erudicionin e pafund, respektin për besimet dhe komunitetet e tjera fetare, shpirtin e tolerancës, përdëllimin e pashoq, komunikimin e ëmbël fetar e njerëzor, Fortlumturia e Tij, Kryepeshkopi Anastas, në kushte të mungesave e vështirësive shumë të mëdha, për më shumë se tre dekada, ringriti dhe konsolidoi Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, projektoi, mbështeti e promovoi institucionet arsimore, humanitare, shëndetësore e kulturore dhe kontribuoi në harmoninë e bashkëjetesën fetare në Shqipëri e në botë.

Ngushëllimet më të ndjera për këtë humbje të madhe! Nderim e mirënjohje për trashëgiminë e Kryepeshkopit Anastas!

U prehtë në paqe e përjetësi!”, tha Spiropali.

Po ashtu edhe Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit të Shqipërisë, Anastas Janullatos.

“Dielli perëndoi përgjithmonë për Fortlumturinë e tij, Kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastasios Janullatos. Sot, me nderim dhe respekt të veçantë, shpreh vlerësimin tim më të madh për kontributin e pavdekshëm të Fortlumturisë së tij në ringjalljen nga shkrumbi i diktaturës komuniste të Kishës Autoqefale të Shqipërisë”, shkroi Berisha.

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar nga burgu për ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit Anastas Janullatos. Meta shprehet se kontributi i jashtëzakonshëm i Fortlumturisë së Tij në më shumë se tre dekada i ka shërbyer jo vetëm ringritjes të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, por edhe afirmimit ndërkombëtar dhe njohjes së saj kudo në botë.

“Me trishtim të thellë dhe shumë dhembje mora lajmin për ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos.

Udhëheqës i veçantë shpirtëror dhe shembull frymëzues i dashurisë ndaj njerëzve, me vizion hyjnor e mençuri të rrallë, do t'i mbetemi përherë mirënjohës për gjithçka ka bërë në këto vite për Lavdinë e Zotit, për të mirën e Kishës, që në rrethana të vështira e ringriti nga gërmadhat dhe e zhvilloi më tej, për të mirën e besimtarëve ortodoksë shqiptarë, për forcimin e harmonisë, tolerancës dhe bashkëjetesës ndër-fetare, kësaj pasurie kombëtare të popullit tonë.

Kontributi i jashtëzakonshëm dhe përkushtimi i vyer i Fortlumturisë së Tij në më shumë se tre dekada i ka shërbyer jo vetëm ringritjes kanonike dhe shpirtërore të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe arsimimit e përgatitjes së brezit të ri të klerikëve shqiptarë por edhe afirmimit ndërkombëtar dhe njohjes së saj kudo në botë. Ngushëllimet më të ndjera për këtë humbje të madhe e të pazëvendësueshme për drejtuesit e lartë të Kishës dhe mbarë komunitetin ortodoks të Shqipërisë! Trashëgimia e Kryepeshkopit Anastas do të mbetet gjithmonë e gjallë dhe kujtimi i Tij do të jetë i paharruar!

Të prehet në paqen e merituar!”, shkruan Meta.

Reagime ka pasur edhe nga Greqia! Ish-ministrja e Jashtme greke, Dora Bakoyannis ka reaguar në rrjetin e saj social X lidhur me ndarjen nga jeta e kryepeshkopit Anastas Janullatos mëngjesin e kësaj të shtune. Ajo shkruan se kryepeshkopi Anastas Janullatos ka bërë gjithmonë një punë bamirëse duke dëshmuar se kisha autoqefale e Shqipërisë mund të bëjë mrekulli.

“Një nga hierarkët më të ëmbël e më të ndritur të Ortodoksisë ka rënë në gjumë. Për shkak të rrethanave, unë ndoqa rrugën e Anastasit që në ditën e parë që ai mori përsipër të ringjallte Kishën Ortodokse të Shqipërisë, në ditët e errëta dhe të vështira. Personaliteti i tij, njohuritë, prestigji i tij, por mbi të gjitha dashuria e sinqertë dhe e sinqertë për kopenë e tij, e lejuan të rithemelonte kishën autoqefale të Shqipërisë, duke e bërë atë një Mitropol me prestigj botëror. Puna e tij bamirëse ka dëshmuar dhe vazhdon të dëshmojë se kisha e dashurisë, edhe në kohët më të vështira, mund të bëjë mrekulli. I përjetshëm qoftë kujtimi i tij,"- shkruan në X, Dora Bakoyannis./ZËRI

4 MUAJ ME PARE

PROFIL- U shua në moshën 96-vjeçare, jeta dhe veprat e Kryepeshkopit Anastas Janullatos

Prej ’92 në krye të Kishës Orthodokse/ Ndërroi
Anastas Janullatos

TIRANË- Kryepeshkopi Anastas i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë ndërroi jetë sot në moshën 96-vjeçare në një spital në Athinë. Lajmi u bë i ditur sot nga Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, e cila përmes një postimi në rrjetet sociale lajmëroi se Kryepeshkoi mbylli sytë përgjithmonë. Fortlumturia e tij, Janullatos ndodhej në spitalin Evangelismos prej disa javësh, pasi u transferua në Athinë nga Tirana me avionë të Forcave Ajrore. Ndërsa dje, stafi mjekësor lajmëroi se shumë nga organet e tij ndaluan së funksionuari. 

Janullatos lindi më 4 nëntor të vitit 1929, në Pire të Greqisë dhe prej vitit 1992 ai ishte Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Ndërsa më 22 dhjetor të vitit 2017, atij iu dha shtetësia shqiptare nga ish-presidenti Ilir Meta. Janullatos njihet si një person i lidhur me rilindjen e besimit Orthodoks, pasi praktikimi i fesë ishte i ndaluar me ligj prej viteve 1967-1991.

Përveç greqishtes së re dhe të vjetër, Kryepeshkopi zotëronte gjuhët e huaja anglisht, frëngjisht, gjermanisht. Njeh gjithashtu për përdorim latinishten, italishten, spanjishten, shqipen, rusishten, suahilin.

Veprimtaria shkencore

Janullatos ka qenë lektor për mësimin e greqishtes së re dhe të filologjisë në Universitetin e Marburgut, Gjermani (1966-1969). Profesor i Asociuar i Historisë së Feve në 1972-1976. Më pas u kthye në Greqi, ku qe profesor i Historisë së Feve në Universitetin Kombëtar të Athinës (1976-1996, Prof. Emeritus 1996 e në vazhdim). Në të njëjtin Universitet ishte drejtor i Departamentit të Shkencës së Feve (1983-1986 dhe dekan i Fakultetit Theologjik dhe anëtar i Senatit (1983-1986. Vazhdoi të ishte anëtar i Komitetit të Kërkimit të Universitetit të Athinës (1986-1990). Janullatos ka organizuar dhe drejtuar “Qendrën e Studimeve Misionare” në Universitetin e Athinës (1971-1976) dhe “Qendrën Inter-ortodokse të Athinës” të Kishës së Greqisë (1971-1975). Ka qenë anëtar i Këshillit të Qendrës së Studimeve Mesdhetare dhe Arabe (1978-1982).

Janullatos gjithashtu ka qenë Doktor Nderi i Theologjisë nga Fakulteti Theologjik “Kryqi i Nderuar”, Brooklyn Masaçusec, USA (1989), i Fakultetit Theologjik të Universitetit “Aristoteli” të Selanikut (1995) dhe i Fakultetit Ortodoks të Shën Vladimirit (2003); i Fakultetit Theologjik të Universitetit të Krajovës (2006); Anëtar nderi i Akademisë Theologjike të Moskës (1998). Diploma D. Staniloae e Universitetit të Bukureshtit (vlerësimi më i lartë i këtij Universiteti) (2003). Gjithashtu ishte doktor Nderi i Fakultetit Theologjik të Universitetit Pontifikal të Italisë së Jugut (2009), doktor Nderi i Fakultetit Theologjik të Universitetit të Gjeorgjisë (2010).

Së fundi Janullatos ishte Doktor Nderi i Filozofisë: i Departamentit të Historisë dhe Arkeologjisë të Fakultetit Filozofik të Universitetit të Janinës (1996)i i Universitetit Agrokultural të Athinës (1996), i Departamentit të Shkencave Politike dhe Admi-nistrimit Publik të Ligjit, i Ekonomisë dhe i Shkencave Politike dhe i gjithë Departamenteve të Fakultetit Filozofik të Universitetit Kombëtar Kapodistrian të Athinës (1998), i Departamentit të Studimeve Ndërkombëtare dhe Evropiane të Universitetit të Pireut (2001), i Departamentit të Filologjisë të Universitetit të Kretës (2002), i Departamentit të Fizikës, Mjekësisë, Edukimit primar dhe Inxhinierisë së Ndërtimit të Universitetit të Patras (2002), Doktor i Letrave Humane i Universitetit të Bostonit (2004), i Historisë së Departamentit të Universitetit Jonian, Korfuz (2007), i Universitetit të Korçës (2008), i Departamenteve të Historisë dhe të Etnologjisë, si edhe të Gjuhëve dhe Kulturës të Universitetit “Demokriti” të Thrakës (2009). Ai ishte partner i Akademisë Ortodokse të Kretës (2001), anëtar Korrespondent i Akademisë së Athinës (1993-2005). Nga viti 2005 e në vazhdim ishte anëtar Nderi i Akademisë së Athinës.

Kryepeshkop i Shqipërisë

Më 1991, caktohet nga Patriarku Ekumenik Eksark Patriarkal në Shqipëri. Në qershor 1992, ai u zgjodh Krypeshkop i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë dhe në 2 gusht 1992 u fronëzua në kishën e Ungjillëzimit në Tiranë. Përmes vështirësive të shumta, ringriti nga gërmadhat Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë: u riorganizuan më tepër se 400 famulli; u themelua Akademia Theologjikë “Ngjallja e Krishtit” në Durrës (1992) dhe dy Lice kishtarë; shkolloi dhe dorëzoi 159 klerikë. Ai themeloi 50 qendra rinore në qytete të ndryshme.

U kujdes për përkthimin dhe botimin e librave liturgjikë dhe të librave të tjerë fetarë. U ndërtuan 155 kisha të reja, u restauruan 63 të tjera dhe u riparuan më tepër se 160 kisha ekzistuese, si dhe 75 qendra kishtare (Ndërtesat e Krypeshkopatës dhe të mitropolive, shkolla, qendra mjekësore, shtëpi pritjeje, kampe rinore etj). Vepra totale ndërtuese arrin në afro 500 ndërtesa. Ai ka zhvilluar vepra bamirësie, duke shpërndarë qindra tonë ushqime, veshmbathje dhe ilaçe. Themeloi një gazetë të përmuajshme dhe tri revista, si edhe një stacion radiofonik.

U përkujdes për ndërtimin e atelieve të Kishës (shtypshkronjës, fabrikës së qirinjve, zdrukthëtarisë, atelieve të ikonave dhe të restaurimit të tyre). Në të njëjtën kohë, zhvilloi programe pionier në fushat e edukimit, shëndetësisë, kujdesit social, zhvillimit rural, kulturës dhe ekologjisë. Themeloi Qendrën Mjekësore Diagnostike Arkivuar 1 prill 2019 tek Ëayback Machine me 24 specialitete në Tiranë dhe 4 qendra mjekësore në qytete të tjera; gjithashtu Akademi Teologjike, dy Institute të Formimit Profesional; nga viti 2010 në Tiranë Kolegjin Universitar “Logos” Arkivuar 3 qershor 2019 tek Ëayback Machine, një lice profesional; 5 shkolla fillore dhe të mesme; një konvikt për vajza dhe 20 kopshte fëmijësh në qytete të ndryshme. Ai u përkujdes për ndërtimin e rrugëve, ujësjellësve, urave, riparimin e shkollave publike etj). Gjatë periudhës kritike të Kosovës (1999), organizoi një program të gjerë humanitar, që ndihmoi rreth 33.000 refugjatë në vende të ndryshme të Shqipërisë. E lidhi Kishën e Shqipërisë me organizata ndërkombëtare kishtare. Ai ishte anëtar themelues i Shoqërisë Biblike Ndërkonfesionale të Shqipërisë dhe të Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë. Gjatë tensioneve politike midis Greqisë dhe Shqipërisë, kontribuoi në zbutjen e tyre dhe në afrimin e dy vendeve.

Më 24 tetor 2008, sipas Nenit 10 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Kryepeshkopi Anastas Janullatos nënshkroi Marrëveshjen e parashikuar nga Kushtetuta midis Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe Këshillit të Ministrave, e cila në vazhdim u ratifikua në Kuvendin Popullor dhe në 22 janar 2009, u dekretua nga i artëhershëm Presidenti i Republikës z. Bamir Topi dhe u bë ligj i shtetit Nr. 10057/22.1.2009.

Nëpërmjet iniciativave dhe veprës së tij u është ofruar punë mijëra vetëve; u krijuan vepra serioze të strukturës sociale dhe Kisha Ortodokse e Shqipërisë është bërë një faktor multidinamik shpirtëror dhe faktor progresi. /ZËRI

4 MUAJ ME PARE

Prej disa javësh në spital, ndërron jetë kryepeshkopi Anastas Janullatos

Prej ’92 në krye të Kishës Orthodokse/ Ndërroi
Anastas Janullatos

TIRANË- Kryepeshkopi i Shqipërisë, Anastas Janullatos ndërroi jetë sot në moshën 96-vjeçare në një spital në Athinë. Lajmin e bëri të ditur Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, e cila lajmëroi se Kryepeshkopi ndërroi jetë në orën 08:30 të mëngjesit (ora lokale), si pasojë e mosfunksionimit të shumë organeve.

“Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, me dhimbje të thellë, njofton fjetjen më Zotin të Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, Fortlumturisë së Tij, Anastasit. Kryepiskopi ndërroi jetë sot, 25 Janar 2025, në orën 08:30 të mëngjesit, në moshën 96-vjeçare, në Spitalin “Evangelismos” të Athinës, si pasojë e funksionimit të pamjaftueshëm të shumë organeve.

Ftojmë besimtarët orthodhoksë të Kishës së Shqipërisë të luten për prehjen e shpirtit të Kryebariut të ndjerë.

Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi Anastas, ishte rindërtuesi dhe rigjallëruesi i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, të cilën e ngriti tërësisht nga rrënojat pas rënies së regjimit ateist. Me vizionin hyjnor dhe punën e tij të palodhur, ai rindërtoi nga themelet jetën kishtare, ndërtoi qindra kisha, krijoi institucione arsimore dhe bamirëse, si dhe formoi një brez të ri klerikësh, duke ofruar një shërbesë të pandërprerë e sakrifikuese për më shumë se 33 vjet”, njofton Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë.

Fortlumturia e tij, Janullatos ndodhej në spitalin Evangelismos prej disa javësh, pasi u transferua në Athinë nga Tirana me avionë të Forcave Ajrore. Prej datës 30 dhjetor, ai ishte i shtruar në një klinikë në Tiranë. Diagnoza fillestare ishte një virus sezonal. Megjithatë, duke pasur parasysh shëndetin dhe moshën e tij, virusi u shndërrua në një infeksion dhe ai pësoi gjakderdhje gastrike.

Ndaj u pa e nevojshme transferimi i tij në Athinë, në të njëjtin spital ku edhe u kurua kur u prek nga pandemia e koronavirusit. Fillimisht gjendja e tij ishte e kontrolluar dhe as nuk u intubua, por me orët që kaluan gjendja e tij u përkeqësua dhe sot ndërroi jetë./ZËRI

Poll

MOS HUMB