LIVE UPDATES

Dënohet me 1 vit burg kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla: Do apeloj! (Sërish zgjedhje lokale)

➤ Së shpejti ka zgjedhje të reja në Rrogozhinë. ➤ Sot, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar me 1 vit burg kryebashkiakun, Edison Memolla. ➤ Përveç dënimit atij i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhe 5-vjeçare. ➤ Në seancën e sotme, trupa gjykuese e gjeti fajtoër për akuzën e “korrupsionit në zgjedhje”. ➤ Pasi doli nga salla, Memolla deklaroi: Do të presim të zbardhet vendimi dhe do ta ankimojmë vendimin. ➤ Përveç Memollës, edhe Blerim Xhamani u dënua me 1 vit burg; Isuf Tosku dënohet me 8 muaj burg por do të konvertohet në shërbim prove për 1 vit e 4 muaj. Ndërsa për të pandehurin Ndriçim Tafxhafa gjykata dha dënim me 1 vit burg.

3 artikuj për këtë temë.
4 MUAJ ME PARE

"Lidhja dritat se ia paguaj unë..."/ Audiopërgjimi që i kushtoi mandatin Edison Memollës

Dënohet me 1 vit burg kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla: Do
Edison Memolla

TIRANË-Gjykata e Posaçme ka vendosur që të dënojë me 1 vit burg kryebashkiakun e Rrogozhinës Edison Memolla. Gjithashtu ai është dënuar edhe me heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për 5 vite. Memolla u shpall fajtor për akuzat  “korrupsion aktiv në zgjedhje” dhe veprën penale “falsifikim i dokumenteve”. 

Kryebashkiaku i Rrogozhinës, u mor i pandehur nga SPAK më 19 tetor 2023, pas një denoncimi ku gjatë fushatës elektorale urdhëronte punonjësit e OSHEE që të mos i prisnin energjisë elektrike një familjeje të varfër që nuk kishte mundësi t’i paguante. Në këmbim, familja do të votonte Memollën. Në media u publikua një bisedë telefonike, ku kryebashkiaku dëgjohet t’i kërkonte të bisedonte me elektricistin të cilin e porositi të mos ia presë dritat sa të kalojë edhe muaji i zgjedhjeve.

Përgjimi që 'fundosi' Edison Memollën

Elektriçistët kishin shkuar në shtëpinë e zonjës për të prerë dritat pasi ajo kishte disa muaj pa paguar dhe kjo e fundit i ka kërkuar ndihmë kryebashkiakut Memolla. Gjatë bisedës telefonike të publikuar në media, Memolla shprehej se ishte i gatshëm ta paguante ai faturën e muajit, por pasi elektricisti i komunikon se familja në fjalë kishte 5 muaj pa paguar dritat, kryetari i bashkisë është shprehur se do të komunonte me shefin e tij.

Në një bisedë telefonike me një grua, Memolla konfirmon se ishte takuar më herët me telefonuesen, së cilës i kishte garantuar mosndërprerjen e energjisë, në këmbim të votës. Më pas në telefon del elektricisti që kishte shkuar për ndërprerjen e energjisë, të cilit Memolla i kërkon që të mos ia ndërpresë energjinë sa t’i marrin votat, e për të justifikuar veprimin, ai vetë do t’i paguante faturën e një muaji. Kryebashkiaku e orienton elektricistin që pasi të kalojnë zgjedhjet mund të vepronin. Por jo vetëm kaq. Kandidati i Partisë Socialiste për Rrogozhinën Edison Memolla, i thotë elektricistit, me të cilin kishte njohje të mëparshme se do të fliste me Edin e më pas të flisnin edhe më lart, në mënyrë që këtë periudhë, sa të kalonin zgjedhjet, të mos bënin ndërprerje, por aksionin ta nisnin pas 6 marsit, kur qytetarëve t’u kishin marrë votën.

Biseda telefonike:

Kryetari: Alo!

Zonja: Alo!

Kryetari: Përshëndetje…

Zonja: Përshëndetje…

Kryetari: Si jeni?

Zonja: Mirë, po ti?

Kryetari: Më fal se nuk më del numri…

Zonja: E di që nuk del numri… nuk e ke numrin tim ti, prandaj nuk të del…

Kryetari: Po më thuaj?!

Zonja: Unë jam goca e …

Kryetari: Çfarë halli kishe?

Zonja: Të thashë unë ty atë ditë për dritat, se më kanë ardhur për të më prerë dritat

Kryetari: Eee… t’i prenë?! I thashë unë atij çunit…

Zonja: Jo, ai çuni është aty përjashta… Unë s’kam mundësi të paguaj…

Kryetari: Po a është aty ai çuni? Foli të dali njëherë në telefon…

Zonja: O Land, ku iku ai çuni?! Na çoje një çikë telefonin, t’i foli atij xhaxhi kryetari. Prit një sekondë se ka shkuar atje te shtylla (zonja shkon çon telefonin tek elektricisti).

Një djalë: O xhaxhi, na foli pak xhaxhi kryetarit…

Elektricisti: Kujt kryetar?

Djali: Të Rrogozhinës, po kush….

Elektricisti: Alo.

Kryetari: Alo.

Elektricisti: Urdhëro…

Kryetari: Çfarë bën, qysh je? Edi jam…

Elektricisti: Oo Rimi jam o Rimi…

Kryetari: O Rim, ça bën o, a do ia prisni, po lene të kalojë këtë muaj o burrë…

Elektricisti: Po e kaloj këtë muajin, po muajin tjetër?!

Kryetari: Po muajin tjetër, shohim e bëjmë… Shif t’i matrim ato, ça kemi me i marrë, se jemi në zgjedhje…

Elektricisti Rimi: E di, e di, po ça të bëjmë ne…

Kryetari: Po hajde se ia jap unë një muaj, sa lek ka…

Elektricist Rimi: Po ajo ka pesë muaj, sikur ka një muaj ajo…

Kryetari: Po paguaj një unë, pastaj të tjerat sa t`ia shtysh në qoftë se ke ndonjë problem aty…

Elektricisti Rimi: Problem e kemi ne se na kanë heqë nga dy javë të punës…

Kryetari: Pse, pse s`keni pre eee…

Elektricisti Rimi: Po…

Kryetari: Hajde se do diskutojmë një çikë me Edin, lëre sot, se do flas çik me Edin unë….

Elektricisti Rimi: Mirë..

Kryetari: Apo e ke raportuar ti?

Elektricisti Rimi: Për sot e kam lënë vetë unë e nja dy-tre ditë..

Kryetari: E mirë, të flas me Edin unë, të flasi me ato të mëdhenjtë që të mos ju bezdisin…

Elektricisti Rimi: Mirë po iki…

Kryetari: Hajde…

HETIMET

Sipas hetimeve të SPAK, ai së bashku me të pandehurin Isuf Tosku, falsifikuan të dhënat në procesverbalin e ndërprerjes së energjisë elektrike, duke paraqitur të dhëna të rreme, pasi nuk ia kanë ndërprerë faktikisht energjinë abonentit debitor. I pandehuri Ndriçim Tafxhafa, u akuzua se i premtoi një shtetaseje për shlyerje të detyrimeve ndaj OSHEE dhe për strehim, duke i kërkuar të votonte në favor të një kandidati në ato zgjedhje të pjesshme lokale.

"Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar dhe është  provuar se i pandehuri Edison Memolla, kandidat për Kryetar i Bashkisë Rrogozhinë, në zgjedhjet e pjesshme lokale të datës 06.03.2022, ndikon tek i pandehuri Blerim Xhamani me detyrë elektriçist pranë FSHU Durrës, dega Rrogozhinë, për të mos i ndërprerë energjinë elektrike një abonenti debitor, me qëllim për të votuar në favor të tij në zgjedhjet e pjesshme lokale të datës 06.03.2022, si dhe komunikon me të pandehurin Blerim Xhamani, për punësime në Bashkinë Rrogozhinë, në këmbim të votës,"-thuhet në njoftimin e SPAK.

Por kjo nuk është e vetmja çështje që po hetohet nga SPAK. Herën e fundit që Memolla ishte në SPAK, më 19 Tetor 2023, u zbulua se ai po hetohet për abuzim me tenderat e pastrimit të qytetit, por edhe se ka firmosur dëmshpërblime fiktive mbi dëmtimet e banesave nga tërmeti. Kallëzimi penal u depozitua në SPAK nga Partia Demokratike, ku veç Memollës, ndjekje penale u kërkua dhe për disa nga anëtarët e komisioneve të vlerësimit të dëmeve ekonomike të shkaktuara në banesa nga tërmeti i 2019. SPAK ka urdhëruar sekuestrimin e dokumenteve mbi procedurën e ndjekur për tenderat dhe për dëmshpërblimet.

Mandati

Edison Memolla u rizgjodh kryetar i Bashkisë së Rrogozhinës si kandidat i Partisë Socialiste në zgjedhjet e 14 majit 2023. Megjithatë, pas ankimeve nga opozita për parregullsi në kutitë e votimit të Burgut të Rrogozhinës zgjedhjet u përsëritën. Memolla i fitoi votimet për herë të tretë në 23 korrik 2023. Por me shpalljen fajtor nga Gjykata e Posaçme ai zyrtarisht e ka humbur postin e kryebashkiakut. Në pritje të zbardhjes së vendimit dhe rrugës që do të ndjekë Memolla për çështjen, ngelet për tu parë se kush do të zejë vendin e tij./ZËRI

4 MUAJ ME PARE

GJKKO e dënoi me burg, Edison Memolla: Do e ankimoj!

Dënohet me 1 vit burg kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla: Do
Edison Memolla

TIRANË-GJKKO dënoi me 1 vit burg kryebashkiakun e Rrogozhinës, Edison Memolla. GJKKO vendosi të lërë në fuqi pretencën e SPAK e cila një seancë më parë kërkoi dënimin e tij me 1 vit burg dhe heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike për një periudhë 5-vjeçare. 

"Do presim vendimin e zbardhur me pas do mbaj një qendrim. Do ushtroj të drejtën e ankimit. Një qëndrim të detajuar do e kem në vijim.'-tha ai pasi doli nga GJKKO.

Sipas SPAK, Memolla ndikoi tek Blerim Xhamani, elektriçist pranë FSHU Durrës, për të mos i ndërprerë energjinë elektrike një abonenti debitor, me qëllim për të votuar në favor të tij në zgjedhjet lokale, si dhe komunikon me Xhamanin, për punësime në Bashkinë Rrogozhinë, po ashtu në këmbim të votës.

I pandehuri Ndriçim Tafxhafa, i kishte premtuar shtetases për shlyerje të detyrimeve ndaj OSHEE dhe për strehim, ndërsa Blerim Xhamani dhe Isuf Tosku kanë falsifikuar të dhënat në procesverbalin e ndërprerjes së energjisë elektrike, duke paraqitur të dhëna të rreme.

Memolla u rizgjodh kryetar i Bashkisë së Rrogozhinës si kandidat i Partisë Socialiste në zgjedhjet e 14 majit 2023. Megjithatë, pas ankimeve nga opozita për parregullsi në kutitë e votimit të Burgut të Rrogozhinës zgjedhjet u përsëritën. Memolla i fitoi votimet për herë të tretë në korrik 2023. Megjithatë këtë mandat rrezikon që ta humbasë nëse do të shpallet fajtor./ZËRI

4 MUAJ ME PARE

GJKKO dënon me 1 vit burg kryebashkiakun e Rrogozhinës, Edison Memolla

Dënohet me 1 vit burg kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla: Do
Edison Memolla

TIRANË-Kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla është dënuar sot me 1 vit burg. Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, vendosi dënimin me 1 vit burg kryebashkiakun socialist të Rrogozhinës duke e shpallur fajtor për akuzat  “korrupsion aktiv në zgjedhje” dhe veprën penale “falsifikim i dokumenteve”. Gjykata vendosi të lërë në fuqi pretencën e SPAK, e cila një seancë më parë kërkoi dënimin e tij me 1 vit burg dhe heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike për një periudhë 5-vjeçare. Kryebashkiaku u shpreh se do të ankimojë vendimin.

Vendimi: 

-Edison Memolla me detyrë Kryetar i Bashkisë Rrogozhinë, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 328-25 i K. Penal - Dënohet me 1 vit burg dhe heqje e të drejtës për të ushtruar funksione publike për 5 vite
-Ndriçim Tafxhafa, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” parashikuar nga neni 328 i K. Penal -  Dënohet me 1 vite burg
-Blerim Xhamani, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” kryer në bashkëpunim dhe “Falsifikimi i dokumentave” kryer në  bashkëpunim, parashikuar nga nenet 328-25 dhe 186 paragrafi 2 të Kodit Penal -  Dënohet me 1 vit burg
-Isuf Tosku, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumentave” kryer në  bashkëpunim, parashikuar nga neni 186 paragrafi 2 i Kodit Penal -Dënohet me 8 muaj burg, i pezullohet në shërbim prove. 

Sipas SPAK, Memolla ndikoi tek Blerim Xhamani, elektriçist pranë FSHU Durrës, për të mos i ndërprerë energjinë elektrike një abonenti debitor, me qëllim për të votuar në favor të tij në zgjedhjet lokale, si dhe komunikon me Xhamanin, për punësime në Bashkinë Rrogozhinë, po ashtu në këmbim të votës.

I pandehuri Ndriçim Tafxhafa, i kishte premtuar shtetases për shlyerje të detyrimeve ndaj OSHEE dhe për strehim, ndërsa Blerim Xhamani dhe Isuf Tosku kanë falsifikuar të dhënat në procesverbalin e ndërprerjes së energjisë elektrike, duke paraqitur të dhëna të rreme.

Memolla u rizgjodh kryetar i Bashkisë së Rrogozhinës si kandidat i Partisë Socialiste në zgjedhjet e 14 majit 2023. Megjithatë, pas ankimeve nga opozita për parregullsi në kutitë e votimit të Burgut të Rrogozhinës zgjedhjet u përsëritën. Memolla i fitoi votimet për herë të tretë në korrik 2023. Megjithatë këtë mandat rrezikon që ta humbasë nëse do të shpallet fajtor./ZËRI

Poll

MOS HUMB