Dosja/ Zbardhen bisedat Gjika–Aliu, ankesat për "mallin": Mos të jenë edhe këto të djegura...s'ka shans o vlla
TIRANË- Në dosjen hetimore që ZËRI disponon, evidentohet një marrëdhënie e drejtpërdrejtë bashkëpunimi mes të hetuarve Dritan Gjika dhe Salvatore Aliu, ku secili prej tyre rezulton me rol të ndarë në një rrjet të dyshuar të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Gjika përshkruhet si personi që siguron dhe furnizon sasi të mëdha kokaine, ndërsa Aliu si ai që organizon nxjerrjen dhe transportin e saj drejt tregjeve evropiane.
Megjithatë, në qendër të komunikimeve rezultojnë edhe ankesat për cilësinë e lëndës narkotike të trafikuar. Në disa biseda, Aliu i referohet problemeve me “mallin”, duke pretenduar se ka pakënaqësi nga shpërndarësit në Evropë, ndërsa Gjika kërkon sqarime dhe informacion për çdo pretendim apo detyrim të mundshëm.
Sipas dosjes, në datë 03.09.2020, i hetuari Dritan Gjika, i ka siguruar e dorëzuar Salvatore Aliut e njerëzve të tij një sasi prej 1105 kilogram kokainë, të cilën pas dorëzimit, Salvatore Aliu ka bërë të mundur nxjerrjen e sigurtë nga Ekuadori drejt Evropës. Gjatë komunikimeve ndërmjet tyre evidentohet qartazi marrëdhënia ndërmjet të hetuarve Aliut e Gjikës, ku ky i fundit i uron Aliut "Të prihet ty mar dhe mu automatikisht".
Pas sekuestrimit së sasisë 1100 kg, nga policia hollandeze, duke përdorur qentë antidrogë, i hetuari Salvadore vijon organizimin me të hetuarin Dritan Gjikën etj, për ngarkesa të tjera lënde narkotike, duke porositur këtë të fundit që ngarkesat në vijim të bëhen duke marrë masa edhe kundër zbulimit nga qent antidrogë. Në 07.10.2020, identifikohen këto dy shtetas duke bërë pregatitje për një dërgesë tjetër të konsiderueshme ku i hetuari Dritan Gjika pyet të hetuarin Salvadoren nëse do të kalojnë lek në Kali për mallin dhe ky i fundit i konfirmon se do të kalojnë 1 (një) milion.
Bisedat në dosje:
Gjika: Vlla po me pyt do kalojn lek ne kali per madhin sot
Siç e thame
Aliu: Po
Do kalojm
Gjika: Ok vlla se me pyti
Aliu: 1 miljon
Evidentohet se në disa raste, i hetuari Salvatore Aliu i ankohet të hetuarit Dritan Gjikës (më datë 15.09.2020) për cilësinë e kokainës, duke i shpjeguar se ka ankesa nga njerëzit e tij, të cilët shesin kokainën në Evropë. Lidhur me këto ankesa, i hetuari Dritan Gjika i kërkon të hetuarit Aliut që nëse ka ndonjë detyrim për t'i paguar, le t'a vejë në dijeni. Gjithashtu, edhe më datë 16.09.2020 Salvatore Aliu njofton Dritan Gjikën për gabimin që kanë bërë në prodhim (përmendur si Kuzhina) lidhjet e Gjikës, dhe i kërkön këtij të fundit që t'u shpjegojë sesi duhet prodhuar që kokaina mos të dalë si e djegur, duke konfirmuar kështu edhe faktin që është Gjika ai që mban kontakte me prodhuesit e kökainës.
Bisedat në dosje:
Aliu: Vlla
Si je me malle
Aman se mos te jen dhe keto te djegme
Qe kemi nise vlla
Njerzit
Se na kan cmen te gjithe
(i çon një foto të mallit)
Kure te doli kjo
Keto qe jan me te mira ja ke cu te gjitha pashkos
Ti
Care dije qe nuke benin mi fute te gjitha mu
Gjika: Vlla po leni kto muhabete ja kam qu pashkos!
Po te thash sa te kan dal se me shum se dy copa nuk te kan dal
Aliu: Jo pz
Shum me teper
Nja 10 i kan dal nipit
Nja 20 daljes
Kete me thon
Gjika: Jo prz vlla se nuk ka shans
Jo vlla prz se e din vllai jam dakort po qe se kam detyrim flasim si te kompesoj po nuk kan dal aq shum prz
Aliu: Nuk po te them per detyrim
Të dhënat e përftuara nga komunikimet, ndërmjet tyre, ndërmjet datave 21-23 shtator 2020, mësohet qartë që i hetuari Salvatore Aliu është përgjegjës dhe kontrollon nisjen sigurtë të kokainës (në këtë rast të Gjikës) nga porti i Guyauquil, Ekuador, duke e vënë në dijeni të hetuarin Gjikën lidhur me ecurinë e procesit të nisjes së kokainës, e pas konfirmimit që kontejnerët janë kontaminuar e hipur në anije, këta dy individë vijojnë bisedën për llogaritë e pagesave që kanë ndërmjet tyre./ZËRI
DOSJA! 2 ton kokainë kapet në Ekuador, dyshime për tradhti, “Kiçi”: Na shiti...Naldi ka me vra veten 120 mijë € minus
TIRANË-Në dosjen e SPAK të siguruar nga ZËRI zbardhet episodi i bisedave pas kapjes së një sasie prej 2 ton kokainë në Ekuador, e cila kishte destinacion final Holandën. Kokaina ishte e stampuar me tre logo të ndryshme (Jaguar, Shqiponjë dhe BB). Për këtë ngarkesë, kanë qenë të përfshirë Salvadore Aliu, Oklid El Ouejdi, Naldi (Naldi Yzeiraj), si dhe persona të tjerë të paidentifikuar ende nga Prokuroria e Posaçme.
Oklid El Ouejdi, i identifikuar si nipi i Salvatore Aliut, i njohur edhe me nofkën “Kiçi” pas kapjes së ngarkesës komunikon në Sky Ecc më 6 qershor 2020 me një shtetas ende të paidentifikuar, ku e njofton edhe për kapjen e ngarkesave të tjera dhe bëjnë llogaritë e lekëve që janë minus.
'Kiçi' shfaqet i shqetësuar për humbjet ekonomike, duke thënë se "kanë ikur lekët", ndërsa përmend edhe Naldi Yzeirajn, për të cilin shprehet se "ka me vra veten", pasi sipas tij kishte humbur rreth 120 mijë euro nga sekuestrimi i drogës.
Mesazhet e Oklid El Ouejdi:
kjo ra ne ecuador
2 ton in
si se di ters i madh
kto ecuador ran dje ndark
kishim shpresa ke kjo qe do dilte
vk
e kjo ra
sot
ktu
stampa shiponjes e p…
ahah
ktu ke un ran rreth 1 ton e ca 800 mduket a ma pak
1600 1700 1800 se di mir nje na kto
shifrat
akoma
ca me ba vk
zot shnet po he
aq sa vete puna
vk ca me ba ime
po sesht shkrujt me ba lek
naldi ka me vra veten 120 mi ero minus
ca thu mo
ca do bejm ime iken leket
Komunikimet tregojnë se pas sekuestrimit të një ngarkese droge në Roterdam më 6 qershor 2020, anëtarët e dyshuar të grupit udhëzojnë njëri-tjetrin të mos diskutojnë për rastin, pasi, sipas tyre, në hetime ishte përfshirë edhe DEA, e cila kishte lidhur dy ngarkesat e sekuestruara me të njëjtin grup kriminal.
Mesazhet e Oklid El Ouejdi:
re dudum ca ban .la mos fol me njeri per ket pun qe jam kap se paska hy dea kam lidh te dyja punet
keq situata amerika edhe ktu edhe atje
mos fol me njeres duhet me e muhu sesht e jona
jo re se nuk e njofin
ky con tjer qe bajn punen
po nga nji anej lart
ka fol qe esht brendhem
64hank64 grupit lart
i ka shit te dyja punet
Kokaina e ardhur në Evropë, magazinohej në Belgjikë nga El Ouejdi, në shtëpi të sigurta, e më pas përpunohej e shpërndahej në vende të tjera të Evropës si Gjermani, Itali, Francë, Zvicër apo Angli. Lënda narkotke, kokaina trafikohej e fshehur në automjete të modifikuara dhe pritej në këto vende nga anëtarë të tjerë të grupit kriminal. Nisur nga komunikimet e El Ouejdit dhe pohimet e tij, mësohet se i hetuari El Ouejdi ka shitur deri në 30-40 kilogram kokainë në ditë, me dërgesa nga Belgjika e Hollanda drejt Francës Avicrës, Gjermanisë, Italisë, Greqisë, Spanjës (ku e shkëmben me Canabis Sativa) Shqipërisë, Turqisë (ku e shkëmben me heroinë), apo edhe në Norvegji./ZËRI
'Plaka është trembur'! Vëllezërit Aliu "qanin hallin" e milionave, Salvatore: Mbushja një dyshek të flejë rehat
TIRANË-Në dosjen hetimore të SPAK, siguruar nga ZËRI lidhur me goditjen e rrjetit kriminal të grupeve të drejtuara nga Eldi Dizdari, Dritan Gjika e Armando Pacanit, me furnitor dhe një rol kryesor të Salvatore Aliu, nga komunikimet në Sky ECC zbulohen shifrat e majme që anëtarët egrupit kriminal kanë përfituar nga trafiku i kokainës.
Dy fugura kyçe të grupit kriminal janë vëllezërit Aliu, ku përkatësisht Salvadore Aliu, dyshohet see ishte furnitori kryesor me kokainë i grupeve të Eldi Dizdarit, Dritan Gjikës e Armando Pacanit, ndërsa i vëllai Isa Aliu e ndihmonte të pastronte paratë e kokainës në shtëpi. Isa Aliu, e njofton vëllain e tij, Salvatoren, për sasitë e parave të dorzuara nga persona të ndryshëm dhe mban të shënuara llogaritë e tyre.
Sipas dosjes hetimore, më 30 gusht 2020, Isa Aliu informon Salvatore Aliun se disponon rreth 6 milionë euro cash. Rreth dy javë më vonë, më 15 shtator 2020, ai i raporton se shuma ka arritur në 9.8 milionë euro. Ndërkohë, në një tjetër komunikim të datës 13 shtator 2020, Salvatore Aliu i konfirmon Isës se në vijim priteshin edhe 20 milionë euro të tjera.
Në një prej komunikimeve të zbardhura në Sky ECC, Isa Aliu i tregon vëllait të tij, Salvatore Aliu, se nëna e tyre kishte nisur të trembej nga sasia e madhe e parave cash që mbaheshin në banesë. Sipas bisedës, ajo habitej nga paratë që ndodheshin në shtëpi, ndërsa Salvatore i përgjigjej me ironi duke i sugjeruar: "Mbushja një dyshek që të flejë rehat"
Biseda mes vëllezërve:
Isa Aliu: Ato që kanë dhënë lekët.
Salvatore: Aty në Shqipëri?
Salvatore: Se do t'i mbyll llogaritë me të gjithë.
Isa Aliu: Këtu janë bërë rreth 9 milionë e 800.
Salvatore: Dua të shoh sa lekë të kanë dorëzuar ty.
Salvatore: Edhe si t'i kanë dorëzuar, do m'i kalosh.
Isa Aliu: Me atë që kam mbledhur...
Salvatore: Nuk i dua kështu.
Salvatore: I dua në total.
Isa Aliu: OK.
Salvatore: I dua sipas mënyrës si t'i kanë dorëzuar.
Salvatore: Ose si i ke mbajtur të shënuara.
Isa Aliu: Po, i kam shënuar.
Isa Aliu: Natën, zemër, plaka ka filluar të trembet.
Salvatore: Pse?
Salvatore: Për çfarë?
Salvatore: Çfarë ka?
Isa Aliu: Po, sa herë vjen dikush dhe më sheh...
Salvatore: Po s'ka gjë, çfarë ka parë?
Isa Aliu: Po pra.
Isa Aliu: Habitet.
Salvatore: Mbushja një dyshek.
Salvatore: Që të flejë rehat.
Isa Aliu: Thotë: "Pse ekzistojnë kaq shumë?"
Salvatore: Janë edhe 20.
Salvatore: Akoma.
Salvatore: Që duhet të vijnë.
Bisedat mes vëllezërve Aliu/ "Me marketet më humbe 3 mln euro, futju ndërtimit', skema e pastrimit të parave të drogës
TIRANË-Detaje të reja kanë dalë në dritë nga dosja hetimore e SPAK, siguruar nga ZËRI, lidhur me goditjen e rrjetit kriminal të grupeve të drejtuara nga Eldi Dizdari, Dritan Gjika e Armando Pacanit, me furnitor dhe një rol kryesor të Salvatore Aliu. Në bisedat e zbërthyera në aplikacionin Sky Ecc, zbardhet edhe mënyra se si vëllezërit Shpëtim dhe Isa Aliu tentuan të investonin dhe të pastronin të ardhurat e përfituara nga trafiku i drogës.
Fillimisht vëllezërit u fokusuan në biznesin e supermarketeve “Road Hause”, duke krijuar një zinxhir marketesh, por aktiviteti nuk rezultoi fitimprurës. Në një bisedë të zhvilluar në “Sky”, Shpëtim Aliu i shprehet vëllait të tij Isa: “Me marketet më humbe 3 milionë euro, futju ndërtimit”, duke lënë të kuptohet se sektori i ndërtimit shihej prej tyre si një mënyrë më e favorshme për investim.
Sipas dosjes Isa Aliu, dyshohet se ka luajtur rol kyç në qarkullimin dhe investimin e të ardhurave kriminale, përmes disa bizneseve në sektorin e ndërtimit dhe pasurive të paluajtshme. Salvadore Aliu, dyshohet see ishte furnitori kryesor me kokainë i grupeve të drejtuara nga Eldi Dizdari, Dritan Gjika e Armando Pacanit. Ai dyshohet se ka pastruar në Shqipëri të paktën 30 milionë euro të përfituara nga aktiviteti kriminal, duke u ndihmuar nga vëllai i tij Isa Aliu. Në komunikime të zbardhura nga platforma SKY ECC, mes tij dhe vëllait Isa Aliu, përmenden shuma të mëdha parash, përfshirë 6 milionë euro cash dhe më pas rreth 20 milionë euro të tjera që pritej të siguroheshin për investim.
Bazuar njoftimit të SPAK, Isa Aliu, ka oreientuar që paratë e përfituara nga trafiku i drogës të kalonin në llogaritë e kompanisë “A.. R.. H…” sh.p.k, me qëllim “justifikimin” e investimeve të ardhshme, në muajt Maj 2021 – Qershor 2021. Aliu vendosi që kompania e tij “A.. R.. H…” sh.p.k' me seli në Tiranë, Elbasan, Durrës, Korçë të shfaqej fillimisht si nënkontraktore për ndërtim banesash, për të justifikuar flukset e ardhshme të parave cash dhe shtrirjen e pritshme në sektorin e ndërtimit.
Dyshohet se skema e pastrimit të parave është realizuar përmes blerjes fiktive të kuotave të kapitalit në shoqëri tregtare, me çmime shumëfish më të ulëta se vlera nominale, për të marrë kontrollin e kompanive me kosto minimale. Fondet janë qarkulluar përmes huave mes personave fizikë dhe kompanive të lidhura, me qëllim krijimin e një historiku ekonomik fiktiv dhe humbjen e gjurmës së origjinës së parave, përpara integrimit të tyre në ekonominë formale.
Hetimet e SPAK tregojnë se grupi kriminal ka operuar në trafikun ndërkombëtar të kokainës gjatë viteve 2019–2021, me rrugë kryesore nga Amerika e Jugut drejt Europës, dhe dyshohet se ka arritur të fusë rreth 50 tonë kokainë./ZËRI