LIVE UPDATES

Përballja me Serbinë, Sylvinho: Do lëmë shpirtin për 3-pikëshin, doja të sillja dhe babain. S’më shqetësojnë mediat serbe

➤ Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Sylvio Mendes Campos Junior, i njohur shkurtimisht si Sylvinho dhe kapiteni i kuqezinjve kanë dalë para mediave, një ditë para ndeshjes që pritet të zhvillohet mes Shqipërisë dhe Serbisë. ➤ Sylvinho u pyet për formacionin dhe tha se e ka në mendje të gjithë ekipin që do të hedhë në fushë, por nuk la pa vlerësuar serbët, për të cilët u shpreh se janë një ekip me lojtarë të fortë. ➤ Kuqezinjve u bëri thirrje të lënë ‘shpirtin’ në fushë dhe të tregojnë se kush janë në ato 90 minuta dhe të mos e mbajnë mendjen tek rrjetet sociale. ➤ I pyetur për ardhjen e mediave serbe për ‘spiunim’, Silvinho tha se nuk kanë asgjë për të fshehur. ➤ Edhe kapiteni Gjimshiti tha të njëjtën gjë, sipas tij, fusha është vendi ku lojtarët do të tregojnë se sa vlejnë dhe jo lufta në rrjetet sociale.

5 artikuj për këtë temë.
1 JAVE ME PARE

'Ethet' e Shqipëri-Serbi! Serbët me kuzhinier me vete, Policia ‘blindon’ Tiranën

Përballja me Serbinë, Sylvinho: Do lëmë shpirtin për
Ndeshja

TIRANË- Kombëtarja serbe ka mbërritur në Tiranë në kushte të forta sigurie Ekipi i Serbisë është akomoduar në hotelin “Hilton Garden Inn”. Fillimisht, për serbët ishte rezervuar qëndrimi në hotelin brenda stadiumit kombëtar, por në minutën e fundit, federata ka ndryshuar destinacion. Përpos Policisë së Shqipërisë, Serbia do të ketë edhe stafin e vet të sigurisë. Kombëtarja e drejtuar nga Dragan Stojkoviç shoqërohet edhe nga një shef kuzhine, në mënyrë që programi i të ushqyerit të respektohet deri në detajet e fundit. Ky kujdes i veçantë ndaj ushqimit është pjesë e përgatitjeve të ekipit për një ndeshje kyçe që mund të vendosë vendin e dytë në Grupin K, ku Shqipëria dhe Serbia do të luftojnë deri në fund të kualifikueseve. Stërvitja e parë në Shqipëri dhe e fundit në prag të ndeshjes për kombëtaren serbe, është planifikuar në stadiumin “Air Albania” në orën 17:30.

Ndërkohë, në kuadër të planit të masave të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë për ndeshjen e futbollit Shqipëri–Serbi, janë parashikuar kufizime të përkohshme në qarkullimin rrugor në disa akse kryesore të kryeqytetit. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, rruga nga hoteli ku është akomoduar ekipi i Serbisë (në bulevardin “Gjergj Fishta”) deri në stadiumin “Arena Kombëtare”, përmes bulevardit “Bajram Curri”, do të ketë kufizime të pjesshme në këto orare: Pasditen e sotme, në orën 16:30, gjatë eskortimit të ekipit për në stërvitje. Ditën e nesërme, në orën 18:45, për zhvillimin e ndeshjes. Kufizimet do të jenë të përkohshme, me një kohëzgjatje deri në 25 minuta, vetëm në momentin e lëvizjes së eskortës së ekipit. Policia e Shtetit bëri me dije edhe masat e rrepta që do merren për këtë sfidë, ndërsa do ketë kontrolle të imtësishme për tifozët që do futen në stadium. Afro 2 mijë efektivë do jenë në terren, si edhe do bllokohen rrugët pranë "Arenës Kombëtare'. UEFA ka njoftuar se ndeshjen Shqipëri – Serbi do ta drejtojnë gjyqtarë italian. Gjyqtari kryesor Davide Massa, do të asistohet nga Filippo Meli dhe Ciro Carbone. Gjyqtar I katërt do të jetë Fabio Maresca. Në VAR do të jetë Alesandro Di Paolo dhe asistenti i tij Daniele Doveri. Kombëtarja shqiptare e futbollit luan të shtunën në orën 20:45 kundër Serbisë në "Arenën Kombëtare" të Tiranës, sfidë kjo e vlefshme për Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026.

1 JAVE ME PARE

Gjimshiti porosit lojtarët: Tregojeni veten në fushë! Kemi tifozerinë më të bukur në botë

Përballja me Serbinë, Sylvinho: Do lëmë shpirtin për
Berat Gjimshiti

TIRANË- Kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Berat Gjimshiti ka dhënë disa porosi për lojtarët dhe tifozët që pritet të përballen ditën e nesërme me ekipin kombëtar të Serbisë. Në konferencën për gazetarët, Gjimshiti tha se lojtarët nuk duhet t’i pushtojë emocioni për faktin që po përballen me Serbinë, por të jenë të fokusuar tek loja. Tifozerinë shqiptare, e konsideroi më të bukurën në botë.

“Shpresoj që nesër të jetë tifozeria më e bukur në Botë. Gjithë shqiptarët, që kanë qenë mbështetja më e rëndësishme dhe shtesë në fushë, në çdo ndeshje të rëndësishme dhe në miqësore. Kisha 3-4 ditë pushim dhe ika të shihja gjyshin e gjyshen në vendlindje, sepse vitet e fundit kisha shumë pak kohë. Porosia ishte ajo që keni dëgjuar të gjithë. Por ne jemi të fokusuar te ndeshja dhe kërkojmë fitoren. Kemi një kundërshtar shumë të fortë dhe ne hyjmë në fushë për të fituar ndeshjen. Normalisht që ka disa gjëra emocionale që mund të ndjekin disa lojtarë, por nesër duhet të fokusohemi te futbolli. Duhet të vendosim fokusin te vetja jonë. Nesër duhet të mendojmë vetëm për ndeshjen dhe tre pikët. Mesazhi që mund të japim është paraqitja jonë në fushë. Të japim gjithçka në fushë. Edhe tifozët do duartrokasin çfarëdo të ndodhë. Kemi pasur shumë kohë ta studiojmë mirë kundërshtarin dhe të bëjmë gati lojën tonë. Besoj se jemi të përgatitur. Samardziçin e kam në stërvitje çdo ditë. Nuk do e tregoj këtu çfarë kemi folur. Por i gjithë ekipi i Serbisë ka shumë lojtarë të fortë. Duhet të përqendrohemi te i gjithë ekipi nesër, jo te lojtarë tek e tek. Nuk kam ardhur këtu të përgjigjem për jetën time private. Jam këtu vetëm për futboll. Nesër do luajmë futboll, jo jeta personale e Gjimshitit. Kështu që e lëmë vetëm për futboll,”- tha Gjimshiti.

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan të shtunën në orën 20:45 kundër Serbisë në "Arenën Kombëtare" të Tiranës, sfidë kjo e vlefshme për Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026.

1 JAVE ME PARE

Videoja e filmuar nga mediat serbe, Sylvinho: Nuk kemi asgjë për të fshehur, doja të sillja dhe babain

Përballja me Serbinë, Sylvinho: Do lëmë shpirtin për
Sylvinho

TIRANË- Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Sylvio Mendes Campos Junior, i njohur shkurtimisht si Sylvinho është shprehur se nuk ndjehet aspak i kompleksuar nga ardhja e mediave serbe në Tiranë. I pyetur për videon e shpërndarë nga mediat serbe, Sylvinho tha se të dy kampet kanë lojtarë mjaft të njohur në arenën e futbollit botëror dhe shtoi se është i qetë për këtë gjë.

“Nuk kemi asgjë për të fshehur. Ata kanë parë ndeshjet tona të fundit. Dhe ne i kemi analizuar ndeshjet e tyre. Nuk mendoj se kanë kapur ndonjë element. Ata na njohin. Dhe ne i njohim. Të dyja kampet kanë lojtarë mjaft të njohur në arenën e futbollit botëror. Është një ndeshje ndryshe. Por shpresoj të dhurojmë një ndeshje të bukur. Të dyja skuadrat kanë lojtarë të mirë. Uroj ta shijojmë. 22 mijë tifozët që do të jenë në stadium gjithashtu. Janë me fat ata që do jenë në stadium. Janë një lojtar shtesë për ekipin tonë. Unë doja të sillja dhe babain tim nga Brazili që të shijonte këtë ndeshje, por ishte një udhëtim shumë i gjatë. Shpresoj që të gjithë nesër ta shijojnë këtë duel,”- tha Sylvinho.

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan të shtunën në orën 20:45 kundër Serbisë në "Arenën Kombëtare" të Tiranës, sfidë kjo e vlefshme për Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026.

1 JAVE ME PARE

Shqipëri-Serbi, Sylvinho thirrje futbollistëve: Lini shpirtin në fushë!

Përballja me Serbinë, Sylvinho: Do lëmë shpirtin për
Sylvinho

TIRANË- Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Sylvio Mendes Campos Junior, i njohur shkurtimisht si Sylvinho u ka bërë thirrje kuqezinjve që të fokusohen tek ndeshja dhe jo tek ‘lufta’ në rrjetet sociale. Në një konferencë me gazetarët, ai u shpreh se talenti për futboll tregohet në fushë dhe jo përmes postimeve.

“Unë kam luajtur ndeshje të mëdha përgjatë karrierës time, por e kam bërë këtë gjë 15 vite më parë, kur rrjetet sociale nuk ishin një gjë kaq e madhe sa sot. Në kohën time ishte më e lehtë. Me këtë gjeneratën e re, duket sikur janë më të fokusuar te rrjetet sociale. Mesazhi im është që në këto 90 minuta keni mundësinë të bëni diçka të mirë dhe të lini shpirtin në fushë. E thashë dhe më parë, të dyja skuadrat janë të përgatitura. Kur flasim për futbollin, flitet në fushë. Nga ana tjetër, edhe ata dhe ne kemi lojtarë të mirë. Ata kanë një trajner të shkëlqyer dhe ne kemi një trajner shumë të mirë. Kështu që do të flasim vetëm me futboll,”- tha Sylvinho.

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan të shtunën në orën 20:45 kundër Serbisë në "Arenën Kombëtare" të Tiranës, sfidë kjo e vlefshme për Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026./ZËRI

1 JAVE ME PARE

Përballja me Serbinë, Sylvinho: Ata janë ekip i fortë, por e kam në mendje formacionin që do hedh në fushë

Përballja me Serbinë, Sylvinho: Do lëmë shpirtin për
Sylvio Mendes Campos Junior

TIRANË- Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Sylvio Mendes Campos Junior, i njohur shkurtimisht si Sylvinho ka dalë para gazetarëve për të folur në lidhje me përballjen që pritet të zhvillohet nesër mes kuqezinjve dhe ekipit kombëtar të Serbisë. I pyetur për formacionin, tha se e ka në mendje të gjithë ekipin që do të hedhë në fushë, por nuk la pa vlerësuar serbët, për të cilët u shpreh se janë një ekip me lojtarë të fortë.

“Ata janë një ekip i fortë. Kanë lojtarë të mirë si Mitroviç, Joviç, por edhe ne kemi lojtarë shumë të mirë. Nesër shpresojmë të kemi një ndeshje të bukur. Të gjithë trajnerit e përgatisin ndeshjen për ta fituar. Shpresoj të dhurojmë një ndeshje të bukur. 90 minuta janë të gjata dhe mund të ndodhë çdo gjë. Të shohim si do të shkojë rrugëtimi drejt Botërorit, por ne futemi në fushë për tre pikët. Shumë trajnerë ankohen për situatën e lojtarëve pas sezonit. Ka qenë një kalendar i ngjeshur. Por kemi bërë 5-6 ditë të mira trajnim. Por që nesër në orën 19:45 do të publikoj formacionin. Kjo është një skuadër komplet ndryshe. Kemi dhe një stërvitje të fundit sot. E kam në mendje një formacion që mund ta hedh nesër në fushë, por që nesër do të vendosim,”- tha Sylvinho.

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan të shtunën në orën 20:45 kundër Serbisë në "Arenën Kombëtare" të Tiranës, sfidë kjo e vlefshme për Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026./ZËRI

Poll

MOS HUMB