Autorët mbajtën nën vëzhgim shënjestrën/ Pjetër Kaza u vra "pa zhurmë", u qëllua në gjoks dhe kokë

LEZHË-Në fshatin Tale, Lezhë, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi Pjetër Kaza. Trupi i pajetë u zbulua nga bashkëshortja e tij rreth orës 05:00, në oborrin e banesës së tij brenda makinës, ndërsa dyshohet se ai është ekzekutuar me armë zjarri me silenciator, pasi nuk është dëgjuar asnjë krismë gjatë natës.
Me sa kuptohet 57-vjeçari është mbajtur në vëzhgim nga autorët, deri sa ka mbërritur në banesë. Dyshohet që autorët e kanë qëlluar kur viktima ka qenë brenda makinë. Kaza është qëlluar me plumb pas koke dhe pas shpatulle.
Policia dhe prokuroria dyshojnë se vrasja mund të jetë pjesë e një zinxhiri të gjatë gjakmarrjeje mes familjeve Kaza dhe Gjini, që ka nisur në vitin 1994 me ekzekutimin e Ndue Kazës, ish-shef i krimeve në Rrëshen. Për atë ngjarje u dyshuan vëllezërit Dod dhe Augustin Gjini, të cilët u arratisën menjëherë pas vrasjes.
Tre vite më pas, në vitin 1997, vëllai i viktimës, Martin Kaza, mori hak duke vrarë vëllezërit Gjini në qendër të qytetit të Laçit. Për këtë krim ai u dënua me 22 vite burg. Hakmarrja u rikthye në 30 prill të vitit 2024, kur në Bruksel u vra Agustin Kaza, një tjetër vëlla i Pjetrit./ZËRI
57-vjeçari u vra sot në Lezhë! Saga e gjakmarrjes mes fiseve Gjini dhe Kaza, 5 viktima në 3 dekada

LEZHË-Pjetër Kaza, 57-vjeçari, i cili u ekzekutua sot (1 qershor) me armë zjarri brenda mjetit të tij, teksa po e parkonte në oborrin e banesës, dyshohet të jetë ekzekutuar për hakmarrje. Saga e gjakmarrjes mes fisve Kaza dhe Gjini nisi tre dekada më parë.
Më datë 7 Janar të vitit 1994, qyteti i Rrëshenit u trondit nga vrasja e Shefit të Krimeve, Ndue Kaza. Ai dyshohet se u qëllua me armë zjarri në mes të qytetit nga Dod Gjini dhe Augustin Gjini, të cilët pas ngjarjes u arratisën.
Në vitin 1997, Martin Kaza ka vrarë për hakmarrje në qytetin e Laçit, vëllezërit Dod Gjini dhe Augustin Gjini, të cilët kanë qenë autorët e dyshuar të vrasjes se vëllait të tij në vitin 1994. Martin Kaza është dënuar për vrasjen me 22 vite burg për veprat penale “vrasja me paramendim, e kryer në bashkëpunim" si dhe “armëmbajtje pa leje”. Kaza u arrestua në Londër, ndërsa në vitin 2017 u ekstradua dhe vijon të kryej dënimin në Shqipëri.
Një vit më parë më 28 prill 2024 në Belgjikë, u vra Agustin Kaza, vëllai i Pjetër Kazës. 44-vjeçari shqiptar u qëllua me armë zjarri në tarracën e një kafeneje në komunën Schaarbeek të Brukselit. Ai ndërroi jetë në spital, një javë më pas më 6 maj. Kaza mori një plumb në kokë dhe tre në gjoks, ndërsa u dërgua në spital në gjendje të rëndë. Policia ende nuk e ka identifikuar apo arrestuar autorin.
Pjetër Kaza, duket se është viktima e radhës nga gjakmarrja, duke e çuar në 5 numrin e persona që kanë humbur jetën si pasojë e përplasjes mes fiseve. Në lidhje me ngjarjen është ngritur një grup i posaçëm hetimor i cili ka shkuar në vendin e ngjarjes, dhe nën drejtimin e Prokurorit, po kryejnë veprimet hetimore me qëllim zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit apo autorëve./ZËRI
Ekzekutohet në oborrin e banesës 57-vjeçari në Tale të Lezhës

LEZHË-Gjendet i vrarë brenda oborrit të shtëpisë së tij një 57-vjeçar. Krimi i rëndë ka ndodhur duke zbardhur dita e sotme (1 qershor) në Tale të Lezhës dhe motivi kryesor dyshohet se është gjakmarrja.
Viktima është identifikuar si Pjetër Kaza. Familjarët e gjetën trupin të qëlluar me armë zjarri brenda mjetit të tij që po e parkonte në oborrin e banesës. Bashkëshortja e tij e viktimës, konstatoi trupin e pajetë rreth orës 05:00 të mëngjesit të sotëm, pak momente pasi ai ishte kthyer nga turni i natës, pasi punonte në minierën e Spaçit, në Mirditë.
Njoftimi i policisë:
Në fshatin Tale, Lezhë, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi P. K., rreth 57 vjeç, banues në Tale. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ngjarja ka ndodhur para banesës së tij, në kohën që shtetasi P. K., po kthehej për në banesë me automjetin e tij. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë vendore të mbështetura nga Forca Kombëtare e Sigurisë, Njësia Shkodër./ZËRI