LIVE UPDATES

Përplasja te “Regina Palm”/ Arrestime dhe 2 versione për konfliktin: Bedinajt për gjobë, Muça për tokë! Reagon Rama

♦Pesë persona, përfshirë biznesmenin e njohur të 'Delta Group' dhe 'Deutsch Color', përfunduan në pranga pas përplasjes mes dy biznesmenëve, Vasil Bedinaj dhe Luan Muca, dje në hotelin “Regina Palm Resort” në Radhimë. ♦Në pranga ranë: Klaudio Lleshaj, Mandrit Lleshaj, Blerim Heta, Angjelo Breshani, ndësa në kërkim janë shpallur 6 persona, mes tyre edhe vëllai i biznesmenit Luan Muça, Bujar Muça, i cili ka qenë prezent në konfliktin e armatosur. ♦Sa i përket shkakut të konfliktit, para hetuesve dy biznesmenët kanë dhënë verisone të ndryshme. ♦Bedinaj i ka qëndrusr versionit të parë, duke deklaruar se Muça i ka vendosur gjobë 5 milionë euro dhe i ka dhënë afat 48 orë të zhdukesh nga Shqipëria. ♦Ndërkohë Luan Muça ka deklaruar se “nuk kam vendosur gjobë”, duke pretenduar se konflikti me Bedinajn lidhet me një çështje pronësie. ♦ZËRI raportoi se shkak i konfliktit dyshohet se është bërë kjo tokë në Palasë, për të cilën të dyja palët pretendojnë të drejta pronësie. ♦Lidhur me konfliktin, ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama, i cili thekson se qeveria ka vendosur ta shpronësojë zonën në Palasë. 

5 artikuj për këtë temë.
3 ORE ME PARE

Dy efektivë të Policisë Ushtarake të pranishëm te 'Regina Palm'? Ministri Nufi: U pezulluan nga detyra, ishin jashtë shërbimit

Përplasja te “Regina Palm”/ Arrestime dhe 2 versione për
pamje nga ngjarja-ministri ermal nufi

TIRANË- Dy efektivë të Policisë Ushtarake janë pezulluar nga detyra, pasi rezultuan të pranishëm në “Regina Palm Resort” gjatë përplasjes së armatosur mes biznesmenëve Luan Muça dhe Vasil Bedinaj në Vlorë.

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka sqaruar se dy efektivët nuk kanë qenë në shërbim në momentin e ngjarjes, ndërsa ka bërë të ditur se ata janë pezulluar nga detyra deri në përfundimin e verifikimeve për rolin e tyre në incident. Po ashtu, ministri thekson se efektivët nuk janë truprojat e tij personalë edhe pse më herët kanë kryer detyra sigurie mbrojtjeje dhe shoqërimi institucional të ministrit të Mbrojtjes.

Nufi paralajmëron përgjegjësi personale dhe jashtë detyrës institucionale, nëse sipas tij, verifikohet dhe konfirmohet nga autoritetet përfshirja e tyre në ndonjë veprim të paligjshëm.

Reagimi i plotë i Ermal Nufit

Në lidhje me raportimet e disa portaleve për përfshirjen e dy efektivëve të Policisë Ushtarake në ngjarjen e ndodhur dje në Vlorë, e konsideroj të nevojshme të sqaroj opinionin publik se këta persona nuk janë truproja apo badigardë personalë.

Ata janë pjesë e Policisë Ushtarake, strukturë e Forcave të Armatosura me detyra dhe përgjegjësi të përcaktuara me ligj.

Efektivët e dyshuar janë pjesë e Policisë Ushtarake që nga viti 2006 dhe në periudha të ndryshme prej vitit 2018-të, ata kanë kryer edhe detyra të sigurisë, mbrojtjes dhe shoqërimit institucional të Ministrit të Mbrojtjes, por kjo nuk i bën ata punonjës personalë të ministrit dhe, aq më pak, nuk i lidh veprimet e tyre individuale me institucionin apo me ministrin.

Dua të theksoj gjithashtu se asnjëri prej dy efektivëve nuk ka qenë në shërbim ditën e ngjarjes në Vlorë.

Për rrjedhojë, çdo veprim i tyre në këtë ngjarje, nëse konfirmohet nga organet kompetente, është veprim individual dhe jashtë detyrës institucionale.

Ministria e Mbrojtjes distancohet qartësisht nga çdo veprim i paligjshëm dhe respekton plotësisht hetimin e organeve ligjzbatuese.

Përgjegjësia individuale dhe rrethanat e ngjarjes do të përcaktohen vetëm nga autoritetet kompetente, në përputhje me ligjin.

Deri në përfundimin e verifikimeve, dy efektivët janë pezulluar nga shërbimi në Policinë Ushtarake.

Ministria e Mbrojtjes mbetet e vendosur për respektimin e ligjit, disiplinës dhe integritetit profesional nga çdo efektiv dhe punonjës i strukturave të saj. Uniforma, autoriteti dhe detyra shtetërore nuk mund të përdoren për qëllime personale apo jashtë kuadrit ligjor.

Çdo shkelje e konstatuar do të trajtohet me seriozitetin e duhur dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Çfarë ndodhi në Radhimë?

ZËRI ekskluzivisht raportoi se mesditën e sotme se dhjetra persona të armatosur me në krye Luan Muçën e Delta Group u përplasën me biznesmenin Vasil Bedinaj dhe me ushtarët e tij. Pas këtij momenti Bedinaj denoncon se i vendosën një gjobë prej 5 milionë eurosh dhe e kërcënuan që brenda 48 orësh të largohej nga Shqipëria. Përplasja nuk u mbyll në hotel. Gjatë largimit me makina nga ambjentet e hotelit të Bedinajt, burime për ZËRI bënë me dije se personat e përfshirë në konflikt ndoqën njëri-tjetrin.

Gjatë ndjekjes ka patur shkëmbim zjarri nga të dyja palët. Në Range Rover-in ku udhëtonte shtetasi nga Kosova, Blerim Heta, u gjetën dy plumba. Një Range Rover tjetër u aksidentua gjatë ndjekjes, ku udhëtonte Luan Muça me Klaudio dhe Mandrit Lleshaj, vëllezër, punonjës të SH.P.S.F. “Swat Security”. Gjatë kontrollit në automjet u gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri, pistoletë, së bashku me një krehër me 16 fishekë luftarakë. Një audi a8, në pronësi të shtetasit Renato Kodra, me targë AB 295 YB, u gjet i djegur në Radhimë. Brenda Audit janë gjetur gëzhoja dhe gjurmë gjaku, çka konfirmon se përveç Luan Muçës dhe Madrid Lleshajt, të cilët u dëmtuan gjatë aksidentit ka patur edhe person tjetër të plagosur./ZËRI

5 ORE ME PARE

Muça-Bedinaj u përplasën për tokën, Rama gjen zgjidhjen: As njëri as tjetri, zonën do ta shpronësojmë, e bëjmë ullishte

Përplasja te “Regina Palm”/ Arrestime dhe 2 versione për
Vasil Bedianj, Edi Rama dhe Luan Muça

TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka reaguar për ngjarjen e rëndë e ndodhur ditën e djeshme në Radhimë, ku biznesmeni Vasil Bedinajt dhe Luan Muça u përplasën për një tokë në Palasë. Në konfliktin e bujshëm u përfshinë rreth 15 persona të armatosur nga të dyja palët, ku u raportua për kërcënime, shkëmbim zjarri dhe dyshime për të plagosur. 

Teksa të dy biznesmenët u përballën për tokën në Palasë, ku si Bedinaj dhe Muça pretendojnë pronësinë, kreu i qeverisë duket se ka gjetur zgjidhjen. Rama në reagimin e tij duke deklaruar se konflikti ishte banal dhe brutal, thekson se qeveria do ka vendosur ta shpronësojë zonën në Palasë. 

Teksa biznesmeni Bedinaj ka gati projektin për Regina Palasë dhe Muça i Delta Group projektin e tij të ndërtimit, Rama shprehet se toka do të kthehet në një aset publik e turistik për të gjithë me pemë ulliri. Kreu i qeverisë na ndarë planin e qeverisë në tokën që u kthye 'mollë sherri'. Sipas tij në zonë do të ndërhoet një park ku do të mbillen dhe do të ruhen variatetet autoktone shqiptare, ku do të ekspozohen tërë vajërat e ullirit që prodhohen në Shqipëri.

Edi Rama: Historia e djeshme e konfliktit banal dhe brutal mes dy ndërtuesve dhe nga ana tjetër një analizë e hartës pronësore të zonës në fjalë na ka bindur se jo vetëm duhet t’i japim fund kësaj historie, por edhe t’i japim një mesazh të qartë të gjithë atyre që zhvillojnë apo edhe menaxhojnë asete turistike. Ata duhet të kuptojnë që nuk duhet ta cënojnë me qasjet dhe sjelljet e tyre lënduese atë që është një mision i madh kombëtar, misioni ynë i Shqipërisë turistike, që shkon shumë përtej transformimit fizik të vendit dhe u imponon të gjithë aktorëve të vetë, nga investitorët te kamarierët, që të mendojnë dhe të sillen si ambasadorë të turizmit shqiptar. Prandaj banalitetet dhe brutaliteti i çdo lloj natyre duhet të marrin përgjigjet që kërkon rëndësia shoqërore e një misioni të tillë kombëtar dhe autorët e veprimeve lënduese të çdo niveli. 

Ne kemi vendosur ta shpronësojmë për interes publik të gjithë zonën e atij konflikti banal dhe brutal të ditës së djeshme. Dhe sipas ligjit, ta kthejmë në një aset publik e turistik për të gjithë

Një oaz natyror për pemën e bekuar të ullirit. Një park i gjallë, ku do të mbillen dhe do të ruhen variatetet autoktone shqiptare dhe ato më përfaqësuese të Mesdheut dhe do të ekspozohen tërë vajërat e ullirit që prodhohen në Shqipëri. Një adresë e re informimi, një hapësirë e re e dijes, e turizmit të eksperiencës, një tokë që i ndau me dhunë 2 investitorë fqinjë, duke pështirosur gjithë Shqipërinë, do kthehet në një hapësirë që i bashkon të gjithë, në një territor paqeje nën hijen dhe bekimin e pemës së paqes, pemës së bekuar të ullirit.

 

Çfarë ndodhi në Radhimë?

ZËRI ekskluzivisht raportoi se mesditën e sotme se dhjetra persona të armatosur me në krye Luan Muçën e Delta Group u përplasën me biznesmenin Vasil Bedinaj dhe me ushtarët e tij. Pas këtij momenti Bedinaj denoncon se i vendosën një gjobë prej 5 milionë eurosh dhe e kërcënuan që brenda 48 orësh të largohej nga Shqipëria. Përplasja nuk u mbyll në hotel. Gjatë largimit me makina nga ambjentet e hotelit të Bedinajt, burime për ZËRI bënë me dije se personat e përfshirë në konflikt ndoqën njëri-tjetrin.

Gjatë ndjekjes ka patur shkëmbim zjarri nga të dyja palët. Në Range Rover-in ku udhëtonte shtetasi nga Kosova, Blerim Heta, u gjetën dy plumba. Një Range Rover tjetër u aksidentua gjatë ndjekjes, ku udhëtonte Luan Muça me Klaudio dhe Mandrit Lleshaj, vëllezër, punonjës të SH.P.S.F. “Swat Security”. Gjatë kontrollit në automjet u gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri, pistoletë, së bashku me një krehër me 16 fishekë luftarakë. Një audi a8, në pronësi të shtetasit Renato Kodra, me targë AB 295 YB, u gjet i djegur në Radhimë. Brenda Audit janë gjetur gëzhoja dhe gjurmë gjaku, çka konfirmon se përveç Luan Muçës dhe Madrid Lleshajt, të cilët u dëmtuan gjatë aksidentit ka patur edhe person tjetër të plagosur.

9 ORE ME PARE

REGINA Palasë- Ja si duket projekti i resortit luksoz të Vasil Bedinajt, në tokën që e përplasi me Luan Muçën

Përplasja te “Regina Palm”/ Arrestime dhe 2 versione për
Projekti 'Regina Palasë'

VLORË-Sherri mes dy biznesmenëve të njohur, Vasil Bedinaj dhe Luan Muça dyshohet se ka shkak një tokë në Palasë ku të dy pretendojnë se kanë pronësinë. Vasil Bedinaj pronari i hotel “Regina Palm Resort” aty ku nisi edhe përplasja me armë, duket se ka gati edhe projektin e tij në tokën në Palasë, e cila u kthye në mollë sherri për dy biznesmenët. 

Një resort luksoz buzë detit i quajtur 'Regina Palasë' është reklamuar në faqen zyrtare të 'Regina Construction' vetëm tre ditë para përballjes me armë të palëve Bedinaj-Muça.

"Mos mendo, investo për të ardhmen - Palasë Resort"-thuhet bashkangjitur pamjeve se si do të duket projekti i ri.

Edhe dy javë më parë në faqen 'Regina Construction' njoftoi për një projekt të ri në Palasë. Në tokën ku të dyja palët pretendojnë të drejta pronësie edhe pronari i 'Delta Group' ka planet e një ndërtimi.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

Çfarë ka ndodhur me tokën në Palasë

Mësohet se biznesmeni Luan Muça e kishte blerë tokën, duke marrë edhe vërtetimin e pronësisë. Ndërkohë, biznesmeni Vasil Bedinaj ka blerë një sipërfaqe toke pranë pronës së Luan Muçës, ku dyshohet se një prej parcelave të blera prej tij ka mbivendosje me pronën e blerë dy herë nga Muça.

Përplasja te “Regina Palm”/ Arrestime dhe 2 versione për

Përplasja te “Regina Palm”/ Arrestime dhe 2 versione për

Kjo situatë dyshohet se ka sjellë konfliktin mes dy biznesmenëve, që përfundoi me nxjerrjen e armëve dhe kërcënimit.

10 ORE ME PARE

Përplasja në Vlorë-Vasil Bedinaj: Mendova se do flisnin për biznes! Luan Muça i 'Deltës': Nuk i kam vënë gjobë, konflikt prone

Përplasja te “Regina Palm”/ Arrestime dhe 2 versione për
Vasil Bedinaj dhe Bujar Muça

VLORË-Një ditë pas përplasjes së bujshme në Radhimë mes Vasil Bedinajt dhe Luan Muçës, dy biznesmenët kanë dhënë versionet e tyre lidhur me ngjarjen. Konflikti i armatosur në hotelin 'Regina' të Bedinajt çoi në arrestimin e vetë pronarit të 'Delta Group', Luan Muçës, ndërsa në pranga u vendosën Klaudio Lleshaj, 29 vjeç, Mandrit Lleshaj, 33 vjeç, Blerim Heta, 40 vjeç, Angjelo Breshani, 29 vjeç. Në kërkim janë shpallur 6 persona, mes tyre edhe vëllai i biznesmenit Luan Muça, Bujar Muça, i cili ka qenë prezent në konfliktin e armatosur.

Para hetuesve dy biznesmënt kanë dhënë verisone të ndryshme lidhur me shkakun e konfliktit dhe atë çfarë ndodhi një ditë më parë. Bedinaj i ka qëndrusr versionit të parë, duke deklaruar se Muça i ka vendosur gjobë 5 milionë euro dhe i ka dhënë afat 48 orë të zhdukesh nga Shqipëria. Sipas tij, takimin e kishte menduar për çështje biznesi, pasi Luan Muça merret me hidrosanitare

Vasil Bedinaj: Mendova se do të takoheshim për çështje biznesi, pasi ai merret me hidrosanitare. Ndërkohë që kam qenë vetëm në ‘Regina Palm’, Luani ka ardhur dhe ka thënë: ‘Dua 5 milionë euro dhe ke afat 48 orë të zhdukesh nga Shqipëria’. Më pas, m’u afruan shumë persona dhe nuk më linin të çohesha. Punonjës të tjerë të stafit janë mbajtur nën kërcënimin e armës që të mos afroheshin. Disa prej truprojave të tij më qëlluan në kokë.

Ndërkohë Luan Muça ka deklaruar se “nuk kam vendosur gjobë”. Biznesmeni bashkë me dy të arrestuarit e tjerë, Klaudio dhe Mandrit Lleshaj, pronar në kompaninë e sigurisë “Swat Security", kanë pretenduar se konflikti me Bedinajn lidhet me një çështje pronësie. 

ZËRI raportoi se shkak i konfliktit dyshohet se është bërë kjo tokë në Palasë, ku sipas burimeve, është parashikuar ndërtimi i një resorti nga pronari i "Delta Group". Bëhet fjalë për një sipërfaqe toke për të cilën të dyja palët pretendojnë të drejta pronësie.  Mësohet se biznesmeni Luan Muça e kishte blerë tokën, duke marrë edhe vërtetimin e pronësisë. Ndërkohë, biznesmeni Vasil Bedinaj ka blerë një sipërfaqe toke pranë pronës së Luan Muçës, ku dyshohet se një prej parcelave të blera prej tij ka mbivendosje me pronën e blerë dy herë nga Muça.

Çfarë ndodhi në Radhimë?

ZËRI ekskluzivisht raportoi se mesditën e sotme se dhjetra persona të armatosur me në krye Luan Muçën e Delta Group u përplasën me biznesmenin Vasil Bedinaj dhe me ushtarët e tij. Pas këtij momenti Bedinaj denoncon se i vendosën një gjobë prej 5 milionë eurosh dhe e kërcënuan që brenda 48 orësh të largohej nga Shqipëria. Përplasja nuk u mbyll në hotel. Gjatë largimit me makina nga ambjentet e hotelit të Bedinajt, burime për ZËRI bënë me dije se personat e përfshirë në konflikt ndoqën njëri-tjetrin.

Gjatë ndjekjes ka patur shkëmbim zjarri nga të dyja palët. Në Range Rover-in ku udhëtonte shtetasi nga Kosova, Blerim Heta, u gjetën dy plumba. Një Range Rover tjetër u aksidentua gjatë ndjekjes, ku udhëtonte Luan Muça me Klaudio dhe Mandrit Lleshaj, vëllezër, punonjës të SH.P.S.F. “Swat Security”. Gjatë kontrollit në automjet u gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri, pistoletë, së bashku me një krehër me 16 fishekë luftarakë. Një audi a8, në pronësi të shtetasit Renato Kodra, me targë AB 295 YB, u gjet i djegur në Radhimë. Brenda Audit janë gjetur gëzhoja dhe gjurmë gjaku, çka konfirmon se përveç Luan Muçës dhe Madrid Lleshajt, të cilët u dëmtuan gjatë aksidentit ka patur edhe person tjetër të plagosur.

12 ORE ME PARE

E enjtja 'e trazuar'! Seria e ngjarjeve nga jugu në veri: 2 tritole, vrasje, plagosje...përballja Bedinaj-Muça (armë, kërcënime, fast & furious)

Përplasja te “Regina Palm”/ Arrestime dhe 2 versione për

TIRANË-E enjte 3 shtator 2026, seria e ngjarjeve 'ndez' Shqipërinë nga jugu në veri, me 2 shpërthime tritoli në Durrës, një vrasje me breshëri plumbash në Mirditë, një përballje mes biznesmenëve me 'ushtri' e armë në Vlorë dhe një plagosje në Korçë. Kjo ishte panorama e hartës së ngjarjeve që shënuan 3 shtatorin në Shqipëri.

Në orët e para të mëngjesit dy shpërthime me tritol do të trondisnin Durrësin, për fat të mirë, vetëm me dëme materiale. Shpërthimi i parë u regjistrua rreth orës 03:50, në lagjen nr. 11 të Durrësit, ku lënda plasëse u hodh në derën e jashtme të një lokali në pronësi të Gëzim Kajno, i dënuar për vrasjen e Asllan Kërtushës në vitin 2016. Shpërthimi i dytë regjistrua në derën e një garazhdi në zonën e Shkallnurit, rreth orës 04:30. Burime i thanë ZËRI, se në shpërthimin në Shkallnur dyshohet se shënjestra ka qenë i riu i familjes Xhepexhiu, i njohur si Almerio Xhepexhiu. 33-vjeçari është një emër i njohur për Policinë e Shtetit, i skeduar dhe i arrestuar më herët për pengmarrjen e një qytetareje ukrainase, ngjarje e vitit 2017. Së fundmi, ai rezulton se jeton në Dubai. Hetimet vijonë dhe mbetet e pa qartë se çfarë fshihet pas shpërthimeve me lëndë plasëse.

Në orën 09:00 armët shkrepen në Mirditë: Ekzekutohet Viktor Bardhi! 65-vjeçari u gjet i vrarë me armë zjarri në mjetit e tij tip Benz. Viktor Bardhi ishte nisur për në punë atentatorët i zunë pritë në fshatin Ndërfushaz. Makina 'Mercedes Benz' e Bardhit u bë shoshë nga plumbat dhe u gjet e përplasur me një bordurë. Ndërkohë mjeti i autorëve u gjet i djegur afro 10 km larg vendngjarjes. Armët e krimit nuk u gjetën brenda “Audi A4”. Drejtori i Policisë së Lezhës deklaroi se është shoqëruar një person që mund të ketë dijeni për krimin, por ende asnjë detaj i ri apo autorë të identifikuar. Ngjarja dyshohet se ka si motiv përplasje me fisin Reçi, ku saga e hakmarrjes ndër vite ka shkaktuar disa viktima.

Dreka i lë radhën jugut: Terror në Radhimë, në hotelin Regina të biznesmenit Vasil Bedinaj 'zbarkojnë' të armatosur dhjetëra persona! Përplasja Vasil Bedinaj-Luan Muça: kërcënime, shkëmbim zjarri nga të dyja palët, fast & furious nëpër rrugët e Vlorës dhe një tokë në mes.

ZËRI ekskluzivisht raportoi se mesditën e sotme se dhjetra persona të armatosur me në krye Luan Muçën e Delta Group u përplasën me biznesmenin Vasil Bedinaj dhe me ushtarët e tij. Pas këtij momenti Bedinaj denoncon se i vendosën një gjobë prej 5 milionë eurosh dhe e kërcënuan që brenda 48 orësh të largohej nga Shqipëria. Përplasja nuk u mbyll në hotel. Gjatë largimit me makina nga ambjentet e hotelit të Bedinajt, burime për ZËRI bënë me dije se personat e përfshirë në konflikt ndoqën njëri-tjetrin.

Gjatë ndjekjes ka patur shkëmbim zjarri nga të dyja palët. Në Range Rover-in ku udhëtonte shtetasi nga Kosova, Blerim Heta, u gjetën dy plumba. Një Range Rover tjetër u aksidentua gjatë ndjekjes, ku udhëtonte Luan Muça me Klaudio dhe Mandrit Lleshaj, vëllezër, punonjës të SH.P.S.F. “Swat Security”. Gjatë kontrollit në automjet u gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri, pistoletë, së bashku me një krehër me 16 fishekë luftarakë. Një audi a8, në pronësi të shtetasit Renato Kodra, me targë AB 295 YB, u gjet i djegur në Radhimë. Brenda Audit janë gjetur gëzhoja dhe gjurmë gjaku, çka konfirmon se përveç Luan Muçës dhe Madrid Lleshajt, të cilët u dëmtuan gjatë aksidentit ka patur edhe person tjetër të plagosur.

Në pranga janë venosur Luan Muça, 55 vjeç, Klaudio Lleshaj, 29 vjeç, Mandrit Lleshaj, 33 vjeç, Blerim Heta, 40 vjeç, Angjelo Breshani, 29 vjeç. Në kërkim janë shpallur 6 persona, mes tyre edhe vëllai i biznesmenit Luan Muça, Bujar Muça, i cili ka qenë prezent në konfliktin e armatosur.

Shkak i konfliktit dyshohet se është bërë kjo tokë në Palasë, ku sipas burimeve për ZËRI-n, është parashikuar ndërtimi i një resorti nga pronari i "Delta Group". Bëhet fjalë për një sipërfaqe toke për të cilën të dyja palët pretendojnë të drejta pronësie.  Mësohet se biznesmeni Luan Muça e kishte blerë tokën, duke marrë edhe vërtetimin e pronësisë. Ndërkohë, biznesmeni Vasil Bedinaj ka blerë një sipërfaqe toke pranë pronës së Luan Muçës, ku dyshohet se një prej parcelave të blera prej tij ka mbivendosje me pronën e blerë dy herë nga Muça.

Ora 15:30-Kërcet arma në Korçë! Dhimitër Shaka plagoset me armë zjarri nga kushëriri i tij Nikolin Tarusha. Ngjarja ndodhi në unazën e qytetit të Korçës, ku dyshohet se mes tyre ka pasur fillimisht një debat për motive të dobëta, i cili më pas ka degraduar në përdorimin e armës së zjarrit. Autori u shpall në kërkim pasi pas ngjarjes u largua në drejtim të paditur.

Nga vrasja e plagosja, te përplasjet mes biznesmenësh dhe shpërthimet me tritol- një bilanc i rëndë ngjarjesh, për të cilat tashmë janë hetimet ato që pritet të zbardhin autorët, motivet dhe të vërtetën e plotë.

Poll

MOS HUMB