LIVE UPDATES

Raporti i PE 'dritë jeshile' për Shqipërinë, por...shqetësim për Vjosë–Nartë, Rama e cilëson hap pozitiv (REAGIM-DOKUMENT)

♦Parlamenti Evropian ka miratuar sot raportin 2025 për Shqipërinë. ♦Në raport, PE i kërkon autoriteteve shqiptare një moratorium ndërtimesh në zonat e mbrojtura, teksa shpreh shqetësim serioz për zhvillimet e brenda zonës së mbrojtur Vjosë-Nartë. ♦Lidhur me këtë, eurodepuetët kërkojnë gjithashtu që të ndryshohen ndërhyrjet e vitit 2024 në Ligjin për Zonat e Mbrojtura. ♦Nga ana tjetër, kryeministri i vendit, Edi Rama, ka përshëndetur vendimin e Parlamentit Europian, duke e quajtur një hap pozitiv për Shqipërinë. ♦Në reagim, Rama theksoi se flamingot dhe zona e Vjosë-Nartës do të mbrohen, ndërsa zhvillimi i planifikuar në Zvërnec do vijojë, sipas standardeve të Bashkimit Europian.

4 artikuj për këtë temë.
6 ORE ME PARE

Çfarë vendosi sot PE? Raporti: Të ndalohet ndërtimi në zonën e mbrojtur, shfuqizim i ligjit të 2014. (Si e lexon Rama)

Raporti i PE 'dritë jeshile' për Shqipërinë,
foto ilustrim: edi rama-raporti i pe

TIRANË- Parlamenti Evropian ka miratuar sot rezolutën zyrtare për Raportin e Progresit të vitit 2025 për Shqipërinë. Gjatë një seancës së votimit, eurodeputetët kanë ndarë votat e tyre për disa amendamente.

Bëhet fjalë për disa amendamente të cilat nuk u futën në raport dhe të tjera që u përfshinë në raportin përfundimtar. Fokusi te zonat e mbrojtura, projektet dhe investimet e Jared Kushner, nga Narta te Zvërneci.

Parlamenti Europian ka kërkuar vendosjen e një moratoriumi të menjëhershëm në zonat e mbrojtura në Shqipëri, duke kërkuar ndalimin e përkohshëm të çdo leje ndërtimi dhe të çdo ndërhyrjeje zhvillimore. Sipas tekstit të miratuar në rezolutën për raportin e progresit të Shqipërisë, eurodeputetët shprehin shqetësim për rrezikun që zhvillimet infrastrukturore mund të shkaktojnë në zonat me ndjeshmëri të lartë mjedisore.

Ky qëndrim vjen veçanërisht në lidhje me zonat e mbrojtura si Vjosa–Nartë, të cilat, sipas Parlamentit Europian, duhet të mbrohen deri në garantimin e plotë të standardeve mjedisore të Bashkimit Europian.

"I bën thirrje autoriteteve shqiptare të vendosin menjëherë një ndalim të përkohshëm (moratorium) për çdo leje të re, ndërtim apo zhvillim në zonat e mbrojtura, derisa të shfuqizohen dispozitat e ligjit që nuk përputhen me standardet, dhe derisa Shqipëria të garantojë plotësisht mbrojtjen e natyrës sipas rregullave të BE-së.", thuhet në përfundim të rezolutës.

Raporti i PE 'dritë jeshile' për Shqipërinë,
Propozime (sipas dokumentit të PE)

Nga ana tjetër, Kryeministri Edi Rama e ka interpretuar raportin në tërësi sipas tij, pozitiv dhe që vlerëson progresin e Shqipërisë dhe mbështet procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian. Sipas Ramës, amendamentet më të debatueshme janë rrëzuar nga shumica e eurodeputetëve.

Kreu i qeverisë theksoi se me këtë raport, BE i ndau lajmet e rreme dhe zhurmën politike nga çështja reale e mjedisit. Ai shtoi se kjo çështje mjedisore (Vjosë-Nartë) nuk lidhet me amendamentet e rrëzuara (Kushner, Sazan) nga shumica e eurodeputetëve gjatë votimit.

"Ja edhe PARLAMENTI EUROPIAN e ndau “shapin” e stuhisë digjitale të dizinformimit nga “sheqeri” i zonës së mbrojtur Vjosë - Nartë, e cila nuk ka asnjë lidhje me zhvillimin që europarlamentarët e rrëzuan me votën e shumicës dërrmuese, futën qorrazi si amendament të Rezolutës për Shqipërinë. Tani o është çmendur dhe korruptuar krejt Europa, që përmes Parlamentit të saj e vlerëson lart Shqipërinë dhe nxit anëtarësimin tonë sa më parë në BE, o ka diçka që nuk shkon me ata që e nisën protestën e javëve të fundit me mbrojtjen e flamengove dhe po e bitisin si luftë për pushtet në emër të flamengove! Në çdo rast flamengot do të mbrohen, Vjosë-Narta do të mbrohet, Zvërneci do të zhvillohet bazuar në një Vlerësim të Ndikimit në Mjedis sipas standarteve të Bashkimit Europian dhe ne do të vazhdojmë ta ngjisim Shqipërinë në majën ku ndodhet shtëpia e Europës së Bashkuar.", shkruan Rama në postim.

9 ORE ME PARE

"Zvërneci dhe Narta do të mbrohen!" Rama për raportin e PE: O është çmendur Europa, ose diçka s'shkon me protestën

Raporti i PE 'dritë jeshile' për Shqipërinë,
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi Parlamenti Europian miratoi progres-raportin për Shqipërinë. Raporti mori dritën jeshile me 483 vota pro, 103 kundër dhe 70 abstenim, ku mes raportit një vëmendje i kushtohet edhe zonave të mbrojtura në Vjosë-Nartë. 

Përmes një ragimi në rrjetet e tij sociale, Rama ndalet te çështja e zonës së mbrojtur Vjosë–Nartë, duke u shprehur se Parlamenti Evropian ka ndarë, sipas tij, “shapin” e stuhisë digjitale të dezinformimit nga “sheqeri” i kësaj zone.

Sipas Ramës, PE nuk ka thënë atë që po pretendohet në diskutimin publik dhe se gjithçka është keqinterpretuar, ndërsa projektet do të vijojnë të realizohen sipas standardeve të Bashkimit Evropian: "Vjosë-Narta do të mbrohet, Zvërneci do të zhvillohet bazuar në një Vlerësim të Ndikimit në Mjedis sipas standarteve të Bashkimit Europian".

Lidhur me këtë, kreu i qeverisë ka publikuar edhe një foto të amendamentin, sipas të cilit "çdo projekt në këtë fushë duhet t'i nënshtrohet vlerësimeve gjithëpërfshirëse të ndikimit në mjedis në përputhje të plotë me standardet e BE-së".

Edi Rama: Ja edhe PARLAMENTI EUROPIAN e ndau “shapin” e stuhisë digjitale të dizinformimit nga “sheqeri” i zonës së mbrojtur Vjosë - Nartë, e cila nuk ka asnjë lidhje me zhvillimin që europarlamentarët e rrëzuar me votën e shumicës dërrmuese, futën qorrazi si amendament të Rezolutës për Shqipërinë. Tani o është çmendur dhe korruptuar krejt Europa, që përmes Parlamentit të saj e vlerëson lart Shqipërinë dhe nxit anëtarësimin tonë sa më parë në BE, o ka diçka që nuk shkon me ata që e nisën protestën e javëve të fundit me mbrojtjen e flamengove dhe po e bitisin si luftë për pushtet në emër të flamengove! Në çdo rast flamengot do të mbrohen, Vjosë-Narta do të mbrohet, Zvërneci do të zhvillohet bazuar në një Vlerësim të Ndikimit në Mjedis sipas standarteve të Bashkimit Europian dhe ne do të vazhdojmë ta ngjisim Shqipërinë në majën ku ndodhet shtëpia e Europës së Bashkuar. 

Raporti i PE 'dritë jeshile' për Shqipërinë,

Raporti i PE 'dritë jeshile' për Shqipërinë,

9 ORE ME PARE

PE "shkund" Shqipërinë: Vjosë-Nartë në rrezik, të ndalohen ndërhyrjet në zonat e mbrojtura deri sa...(AMENDAMENTI)

Raporti i PE 'dritë jeshile' për Shqipërinë,
foto nga protesta e flamingove

BRUKSEL- Zona e Vjosë–Nartës ka marrë vëmendjen e Parlamentit Europian, i cili në raportin për Shqipërinë 2025, kërkon ndalimin e ndërhyrjeve të reja në zonat e mbrojtura dhe rishikim të ligjit për mbrojtjen e natyrës (ligji 21/2024).

Në dokument, eurodeputetët shprehin shqetësim për zhvillimet e vazhdueshme në zonat e mbrojtura në Shqipëri, duke theksuar nevojën për forcimin e standardeve mjedisore.

Sipas dokumentit, Parlamenti Evropian i bën thirrje autoriteteve shqiptare të vendosin një moratorium të menjëhershëm mbi të gjitha procedurat e reja të lejeve, ndërtimet dhe ndërhyrjet zhvillimore brenda zonave të mbrojtura, deri në shfuqizimin e dispozitave të papajtueshme të ndryshimeve të ligjit për zonat e mbrojtura të miratuara në vitin 2024.

Amendamenti 46a: Shpreh shqetësim serioz se zhvillimet e vazhdueshme brenda zonës së mbrojtur Vjosë-Nartë demonstrojnë pasojat praktike të këtyre ndryshimeve legjislative dhe rreziqet që vijnë si pasojë e tyre për zonat me vlerë të njohur ekologjike; ndjek nga afër protestat masive paqësore që po zhvillohen në këtë drejtim; u bën thirrje autoriteteve shqiptare që të vendosin menjëherë një moratorium për të gjitha procedurat e reja të lejeve, punimet e ndërtimit dhe ndërhyrjet zhvillimore brenda zonave të mbrojtura derisa të shfuqizohen dispozitat e papajtueshme të Ligjit të ndryshuar për Zonat e Mbrojtura, në bazë të një kërkese të hershme nga Komisioni dhe Parlamenti dhe në përputhje me standardet përmbyllëse të Kapitullit 27, dhe derisa të sigurohet përputhshmëria e plotë me standardet e BE-së për mbrojtjen e natyrës; nënvizon se çdo projekt në këtë fushë duhet t'i nënshtrohet vlerësimeve gjithëpërfshirëse të ndikimit në mjedis në përputhje të plotë me standardet e BE-së, duke përfshirë një proces transparent të pjesëmarrjes publike me komunitetet lokale, shkencëtarët dhe shoqërinë civile.

Parlamenti Europian ka miratuar sot në 17 qershor raportin vjetor të progresit për Shqipërinë me 483 vota pro./ZËRI

11 ORE ME PARE

Integrimi në BE/ PE miraton raportin për Shqipërinë me 483 vota pro (DOKUMENTI)

Raporti i PE 'dritë jeshile' për Shqipërinë,
foto ilustruese-votimi

BRUKSEL- Parlamenti Europian ka miratuar këtë të mërkurë raportin për Shqipërinë lidhur me ecurinë e procesit të integrimit në Bashkimin Europian. Raporti u miratua me 483 vota pro, 103 vota kundër dhe 70 abstenime.

Gjatë votimit u miratuan një seri amendamentesh: 15, 16, 3, 5 dhe 17, ndërsa amendamentet 8, 7, 10, 11, 12, 13, 1, 4, 6, 14 dhe 2 nuk arritën të siguronin mbështetjen e nevojshme dhe u rrëzuan.

Raporti për Shqipërinë për vitin 2025, i hartuar nga Andreas Schieder, u diskutua një ditë më parë në Komisionin për Punët e Jashtme të Parlamentit Europian. Gjatë seancës plenare të Parlamentit Europian ku u diskutuan raportet e hartuara rreth shteteve ballkanike, raporti për Shqipërinë mori 58 vota pro.

Raportuesi i BE-së për Shqipërinë, Andreas Schielder, vlerësoi progresin e Shqipërisë në procesin e integrimit dhe theksoi se mbyllja e negociatave deri në vitin 2027 është një objektiv realist, ndërsa anëtarësimi në BE mbetet synim për vitin 2030. 

“Shqipëria është tashmë një hap përpara në Bashkimin Evropian, sepse gjëja e veçantë, që mund të thuhet për të, madje receta e suksesit, është fakti se më shumë se 90% e popullsisë e mbështesin anëtarësimin në BE dhe spektri politik po ashtu e mbështet. Shqipëria ka treguar një angazhim të jashtëzakonshëm ndaj modelit të Bashkimit Evropian. Hapja e të gjitha grupkapitujve të negociatave brenda 13 muajve dëshmon vullnetin politik për të çuar përpara reformat. Kjo është arsyeja pse jam i bindur se Shqipëria mund të jetë historia e ardhshme e suksesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian”, tha Schieder./ZËRI

Poll

MOS HUMB