LIVE UPDATES

SPAK "shkallmon" grupin e kokainës/ Urdhër-arreste për Eldi Dizdarin dhe Dritan Gjikën, 150 mln euro pasuri e sekuestruar (EMRAT-LISTA)

♦ SPAK ka goditur një grup të strukturuar kriminal të dyshuar për trafikun e të paktën 50 tonëve kokainë nga Amerika Latine drejt vendeve të BE-së, në kuadër të një hetimi të zgjeruar ndërkombëtar. ♦  Sipas Prokurorisë së Posaçme, grupi dyshohet se drejtohej nga Dritan Gjika dhe Eldi Dizdari. ♦  Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka caktuar masën “arrest me burg” për 10 persona të përfshirë në këtë dosje. ♦  Deri tani, masa është ekzekutuar vetëm për Florjan Musaj. ♦  SPAK njofton se dy persona të tjerë dyshohet se ndodhen brenda territorit të Shqipërisë dhe po kërkohen nga autoritetet. ♦  Ndërsa 7 të tjerë nuk ndodhen aktualisht në Shqipëri dhe janë shpallur në kërkim. ♦  Hetimi ka zbardhur deri tani 5 episode të trafikut të lëndëve narkotike. ♦  Sipas SPAK, të ardhurat nga aktiviteti kriminal janë investuar në pasuri të paluajtshme dhe biznese. ♦  Pastrimi i parave dyshohet se është kryer përmes kompanive në ndërtim, hoteleri dhe konsulencë. ♦  Në total, janë sekuestruar pasuri me vlerë rreth 150 milionë euro. Mes tyre përfshihen kompani, hotele, vila luksoze dhe automjete. ♦ Personat e dyshuar në dosje përfshijnë Nikoll Bibaj, Isa Aliu, Sokol Bibaj, dhe të tjerë.

8 artikuj për këtë temë.
3 ORE ME PARE

Kush është Eldi Dizdari? Nga lidhjet me trafikun e drogës, tek pasuritë në Dubai me ish-miss Shqipërinë

SPAK "shkallmon" grupin e kokainës/ Urdhër-arreste për


BELGJIKË
-Aksioni i SPAK çoi në goditjen e grupit kriminal që dyshohet se drejtohej nga Dritan Gjika dhe Eldi Dizdari të cilët janë të dyshuar për trafikun e të paktën 50 tonëve kokainë nga Amerika Latine drejt vendeve të BE-së, në kuadër të një hetimi të zgjeruar ndërkombëtar.

Le të ndalemi tek ky i fundit! Eldi Dizdari nuk është i panjohur për mediat ndërkombëtare. Në tetor të vitit 2025, media belge Gazet van Antwerpen (GVA)i ka dedikuar një artikull të gjatë Dizdarit, i cili njihet edhe me emrin Denis Matoshi.

Në artikullin e publikuar flitet që nga origjina e tij tropojane, lidhjen me Dritan Rexhepin (një nga emrat më të njohur të trafikut ndërkombëtar të drogës), akuzat nga autoritetet belg, tek çelia e paraburgimit të Dubai dhe pasuritë që i ka në emrin e vet dhe të ish-bashkëshortes, Suada Sherifi, ish-Miss Shqipëria. Kjo e fundit zotëron në emrin e saj nëntë prona në Dubai me një vlerë totale prej rreth 17.8 milionë euro.

Sipas medias belge, Matoshi është përfshirë edhe në një çështje gjyqësore në Belgjikë ku akuzohet për korrupsion dhe përdorim dokumentesh të falsifikuara.


Artikulli i plotë:

Shërbimet policore në Shqipëri, Itali, Holandë dhe Belgjikë e konsiderojnë Denis Matoshin si një nga drejtuesit kryesorë të Kompania Bello, një sindikatë mafioze shqiptare që për vite me radhë ka furnizuar Europën me kokainë nga Ekuadori. Nëse Matoshi do të përfundojë ndonjëherë para Gjykatës së Antverpenit, kjo varet nga autoritetet e Dubait.

Ironikisht, vite më parë ai u bë i njohur për publikun belg kur u ndalua për tejkalim shpejtësie nga policia rrugore belge, në një emision të gazetarit të njohur Luk Alloo.

Në atë rast, policia po ndiqte një Mercedes S500 që po lëvizte me mbi 200 km/orë në autostradën E34. Kur makina u ndalua, drejtuesi i saj, një burrë i gjatë dhe i dobët, iu lut policëve në anglisht: “Ju lutem, më lini të shkoj.”

Më vonë u zbulua se ai ishte Denis Matoshi, i njohur edhe si Eldi Dizdari, “Shqiptari i Gjatë” ose Alduth.

Akuzat dhe lidhjet me botën e krimit

Në Shqipëri, Matoshi lidhet jo vetëm me trafikun ndërkombëtar të drogës, por edhe me të ashtuquajturën “Masakra e Bllokut”, një përplasje me armë në një lokal nate në Tiranë ku mbeti i vrarë një person dhe u plagosën disa të tjerë.

Autoritetet shqiptare dyshojnë se ngjarja lidhej me konflikte në trafikun e drogës ose me hakmarrje për një vrasje në Tropojë ku viktima ishin të afërm të Matoshit.

Pasuritë në Dubai

Matoshi është një nga figurat e krimit të organizuar shqiptar që janë vendosur në Dubai, ku sipas hetuesve kanë investuar miliona euro të dyshuara si të ardhura nga trafiku i kokainës.

Ai rezulton i regjistruar në kompleksin luksoz Bluewaters Island Residences 2. Dokumentet tregojnë gjithashtu se, ndonëse ka lindur në Bajram Curri, ai zotëron edhe shtetësi belge.

Matoshi është ose ka qenë i martuar me Suada Sherifin, ish-Miss Shqipëria, me të cilën ka një fëmijë. Në emrin e saj figurojnë nëntë prona në Dubai, me vlerë totale blerjeje rreth 17.8 milionë euro.

Kërkohet nga Belgjika

Aktualisht Matoshi ndodhet në paraburgim në Dubai me kërkesë të autoriteteve belge, të cilat kërkojnë ekstradimin e tij për përfshirje të dyshuar në importimin e sasive të mëdha të kokainës përmes portit të Antverpenit.

Emri i tij shfaqet gjithashtu në dosjen e njohur të klanit sirian Y. në Antverpen. Në këtë çështje ai akuzohet për korrupsion dhe përdorim dokumentesh të falsifikuara, pasi dyshohet se ka siguruar pasaportë dhe kartë identiteti false belge përmes një punonjësi të korruptuar të administratës lokale.

“Kompania Bello”

Sipas hetimeve, Matoshi konsiderohet një nga drejtuesit e Kompania Bello, një federatë prej 14 grupeve kriminale shqiptare të përfshira në trafikun ndërkombëtar të drogës.

Ai dyshohet se ka organizuar transportimin e mijëra kilogramëve kokainë drejt porteve të Antverpenit dhe Roterdamit, duke bashkëpunuar me figura të njohura të botës kriminale belge.

Në një bisedë të përgjuar mes trafikantit shqiptar Dritan Rexhepi dhe një bashkëpunëtori të tij, për Matoshin thuhej:

“Ai ka nxjerrë tashmë katër mijë kilogramë. Ai është numri ynë një.”

Operacionet ndërkombëtare

Në vitin 2020, gjatë operacionit italian “Blanco”, Matoshi u arrestua në Dubai me kërkesë të Italisë, por Emiratet e Bashkuara Arabe refuzuan ekstradimin e tij dhe ai u lirua.

Avokati i tij, Sven Mary, deklaron se Matoshi është shpallur i pafajshëm në Itali dhe nuk ka dënime penale as në Shqipëri.

“Denis ka një rekord penal të pastër në të gjithë Europën,” tha Mary.

Lidhjet me Dritan Rexhepin

Sipas hetuesve, Matoshi bashkëpunonte ngushtë me Dritan Rexhepin, një nga trafikantët më të njohur shqiptarë, i cili organizonte furnizimin me kokainë nga Ekuadori drejt Europës.

Rexhepi, i njohur për arratisje spektakolare nga burgje në Shqipëri, Itali dhe Belgjikë, konsiderohej figura kryesore e Kompania Bello në Amerikën Latine, ndërsa Matoshi merrej me shpërndarjen e drogës në Europë.

Ermir Ndreaj (“Cinco”)

Artikulli përmend edhe Ermir Ndreajn, i njohur si “Cinco”, një tjetër shqiptar nga Bajram Curri, emri i të cilit është përfshirë në disa hetime për trafik droge dhe pastrim parash.

Ndryshe nga Matoshi, ai jeton lirshëm në Tiranë. Meqenëse Shqipëria nuk ekstradon shtetasit e saj, ai nuk rrezikon ekstradimin në Belgjikë, megjithëse mund të përballet me drejtësinë shqiptare./ZËRI

4 ORE ME PARE

Pjesë e trafikimit të 50 tonëve kokainë! Zbulohet fotoja e Armando Pacanit që ra në rrjetën e SPAK

SPAK "shkallmon" grupin e kokainës/ Urdhër-arreste për
Armando Pacani

TIRANË- Publikohet për herë të parë fotoja e Armando Pacanit, i cili ndodhet në hetim nga SPAK për trafikim kokaine dhe pastrim parash në kuadër të një operacioni ndërkombëtar.

Për Pacanin dhe 9 persona të tjetë, Prokuroria e Posaçme ka firmosur urdhër arrest, pasi ky grup ka trafikuar të paktën 50 tonë kokainë nga Amerika Latine në drejtim të vendeve të Bashkimit Europian, gjatë periudhës 2019-2020./ ZËRI

4 ORE ME PARE

FOTOLAJM/ Zig Zag, hoteli në Himarë që ra në rrjetën e SPAK

SPAK "shkallmon" grupin e kokainës/ Urdhër-arreste për

SPAK "shkallmon" grupin e kokainës/ Urdhër-arreste për
Hoteli Zig Zag

JALË- Ky që shihni në foto është hoteli Zig Zag në Jalë, që është sekuestruar sot nga SPAK pas goditjes së grupti kriminal, të cilët përmes parava të pista kishin investuar në pasuri të paluajtshme, ndërtime etj.

Zig Zag është një nga hotelet me 5 yje, i cili ka një strukturë akomoduese me 200 dhoma dhe është ndërtuar në faqen e kodrës në zonën e Jalës.

Hotele e vila luksoze në vijën bregdetare shqiptare, në qytete si Tiranë, Durrës, Elbasan, Lezhë, Shkodër, Dhërmie Sarandë por jo vetëm, janë mes pasurive të sekuestrua grupit kriminal të goditur nga SPAK. Bëhet fjalë për 491 pasuri me vlerë 150 mln euro.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, grupi dyshohet se drejtohej nga Dritan Gjika dhe Eldi Dizdari, ndërsa në krye të skemës së pastrimit të parave qëndron Isa Aliu. Masë arrest me burg është lëshuar edhe për Nikoll Bibaj, Sokol Bibaj, Armando Pacani, Naldi Yzeiraj, Oklid Aliu dhe Shpëtim Aliu./ZËRI

5 ORE ME PARE

Perandoria e drogës, e ndërtuar mbi luks! 121 vila vetëm në ‘Marina Seaside’, hotele me 5 yje të brandit 'Melia'

SPAK "shkallmon" grupin e kokainës/ Urdhër-arreste për

TIRANË-Paratë e trafikut të drogë të grupit të goditur nga SPAK, janë përkthyer në një luks të shfrenuar. Sipas Prokurorisë së Posaçme, grupi dyshohet se drejtohej nga Dritan Gjika dhe Eldi Dizdari, ndërsa në krye të skemës së pastrimit të parave qëndron Isa Aliu. Masë arrest me burg është lëshuar edhe për Nikoll Bibaj, Sokol Bibaj, Armando Pacani, Naldi Yzeiraj, Oklid Aliu dhe Shpëtim Aliu. 

Vlera totale e pasurive të sekuestruara të këtij grupi dyshohet të jetë rreth 150 milionë euro. Vetëm tek “Kompleksi multi-funksional turistik, rezidencial dhe komercial (Porto Lalzi/Lalzi Marina Seaside)”, me vendndoddhje në Hamallaj, Gjiri i Lalzit Durrës janë sekuestruar 121 pasuri të paluajtëshme, si vila, Apartamente, Duplexe, parkime, etj.

Vilat dhe rezidencat lukspze prekin edhe Tiranën, përkatësisht 32 apartament, 6 njësi tregtare /zyra dhe 52 parkime tek Godina e banimit dhe shërbime me 1,8, 9 dhe 34 kate mbi tokë dhe 4 kate nëntokë me vendndodhje në rr. Xhanfize Keko, Tiranë.

Po ashtu në rrjetën e sekuestros është hoteli i njohur me 5 yje e 200 dhoma, në Jalë 'Zig Zag', i ndërtuar në faqen e kodrës, një tjetër në Tiranë “Hotel Elisa”, pjesë e brandit të famshëm ndërkombëtar “Melia”. Vila janë sekuestruar edhe në rezidenca në Tiranë, te Diamond Hill, te Astoria në Mjull Bathore. 

Mes sekuestrove janë edhe 4 shoqëri të Isa Aliu, si “Aliu Road Hous”e me seli në disa qytete, “Green Invest” në Tiranë e Fier, “Seavieu Development” me seli në Hamallaj dhe A.R.H Security në Tiranë e Elbasan.

SPAK "shkallmon" grupin e kokainës/ Urdhër-arreste për
“Hotel Elisa”

SPAK "shkallmon" grupin e kokainës/ Urdhër-arreste për

SPAK "shkallmon" grupin e kokainës/ Urdhër-arreste për
Rezidenca Daimon Hill
SPAK "shkallmon" grupin e kokainës/ Urdhër-arreste për
Astoria Qerret

SPAK "shkallmon" grupin e kokainës/ Urdhër-arreste për

SPAK "shkallmon" grupin e kokainës/ Urdhër-arreste për

SPAK "shkallmon" grupin e kokainës/ Urdhër-arreste për
Lalazi Marina
SPAK "shkallmon" grupin e kokainës/ Urdhër-arreste për
“Melia”
SPAK "shkallmon" grupin e kokainës/ Urdhër-arreste për
“Aliu Road Hous”
SPAK "shkallmon" grupin e kokainës/ Urdhër-arreste për
Zig Zag Jalë
SPAK "shkallmon" grupin e kokainës/ Urdhër-arreste për
Zig Zag Jalë

Ndërkohë janë sekuestruar automjete të markave dhe llojeve të ndryshme (automjete teknologjike për ndërtim, transport mallrash apo autovetura dhe mjete lundruese si dhe 209 llogari bankare që u përkasin personave të ndryshëm juridikë apo fizikë, si dhe shtetasve nën hetim, apo personave të lidhur me ta.

7 ORE ME PARE

Nga Denis Matoshi tek Dritan Gjika! Kush janë 10 anëtarët e grupit kriminal të goditur nga SPAK

SPAK "shkallmon" grupin e kokainës/ Urdhër-arreste për
Denis Matoshi dhe Dritan Gjika

TIRANË-Një tjetër grup kriminal që ka trafikuar të paktën 50 tonë kokainë nga Amerika Latine në drejtim të vendeve të Bashkimit Europian është goditur nga SPAK. Në kuadër të hetimit SPAK ka lëshuar 10 urdhës-arreste por është ekzekutuar për vetëm 1 prej tyre, Florjan Musaj. Masë arresti është lëshuar edhe për Nikoll Bibaj, Sokol Bibaj, Armando Pacani, Denis Matoshi, Naldi Yzeiraj, Oklid Aliu, Dritan Gjika dhe Shpëtim Aliu. 

SPAK po vijon kërkimet për 2 persona të cilët dyshohet se ndodhen në Shqipëri, ndërsa 7 të tjerët nuk ndodhen në territorin shqiptar. Emri i Denis Matoshit, i njohur edhe si Eldi Dizdari përmendej edhe në dosjen hetimore të grupit kriminal, të cilin SPAK goditi disa ditë më parë, ku u lëshuan 20 urdhër arreste për emra të njohur biznesmenësh si Artur Shehu, Ilir Shtufi dhe  Luçiano Koçeku.

Ndërkohë Dritan Gjika është personi, i cili akuzohet për drejtimin e  një bande kriminale që trafikonte drogë midis Ekuadorit dhe Evropës. Dritan Gjika u arrestua pas një megaoperacioni të zhvilluar në Ekuador dhe Spanjë në 57 vende te ndryshme për të goditur një grup kriminal shqiptar të trafikut ndërkombëtar të kokainës dhe pastrimin e parave. Arrestimi, i konfirmuar nga autoritetet ekuadoriane më 26 maj 2025, erdhi në kuadër të dosjes 'Pampa', një hetim i përbashkët nga Ekuadori dhe Spanja, ku u zbulua një rrjet përgjegjës për pastrimin e mbi 30 milionë dollarëve përmes kompanive ekuadoriane.

 

7 ORE ME PARE

Vila luksoze, resorte, pallate në Tiranë dhe investime në bregdet/ Si pastroi Isa Aliu miliona euro të trafikut të drogës me kompani të krijuara me 1 mijë euro

SPAK "shkallmon" grupin e kokainës/ Urdhër-arreste për
Resorti ne Lalez

TIRANË – Me një kapital fillestar prej vetëm 1 mijë eurosh, Isa Aliu dyshohet se ngriti një rrjet kompanish në sektorin e ndërtimit, hotelerisë dhe energjisë, përmes të cilave u pastruan miliona euro të përfituara nga trafiku ndërkombëtar i drogës.

Aliu, së bashku me nëntë persona të tjerë, është shpallur në kërkim ndërkombëtar në kuadër të operacionit të fundit të SPAK, ndërsa Prokuroria e Posaçme ka vendosur sekuestro mbi një numër të konsiderueshëm pasurish dhe biznesesh, vlera e të cilave llogaritet në mbi 150 milionë euro.

Sipas hetimeve, Isa Aliu konsiderohet një nga personat kyç në skemën e dyshuar të pastrimit të parave, ku fitimet e gjeneruara nga trafiku i kokainës transferoheshin fillimisht në Shqipëri në formë cash dhe më pas investoheshin në pasuri të paluajtshme, aksione kompanish dhe projekte ndërtimi.

SPAK sqaroi se se fondet e siguruara nga aktiviteti kriminal janë kanalizuar përmes shoqërive tregtare që operonin kryesisht në fushën e ndërtimit, hotelerisë, konsulencës dhe energjisë.

Një rol kyç në këtë skemë dyshohet të ketë pasur kompania “A.. R.. H…” sh.p.k., në llogaritë e së cilës, sipas SPAK, janë injektuar shuma të konsiderueshme parash cash me qëllim krijimin e një historie financiare të ligjshme.

Hetuesit dyshojnë se, për të shmangur vëmendjen e institucioneve ligjzbatuese, Aliu zgjodhi që kompania të paraqitej fillimisht si nënkontraktore në projekte banimi. Kjo strategji, sipas SPAK, do të shërbente për të justifikuar flukset e vazhdueshme të parave dhe zgjerimin e aktivitetit në sektorin e ndërtimit. Aktiviteti i kompanisë në këtë sektor nisi gjatë periudhës maj-qershor 2021, menjëherë pas injektimit të fondeve në llogaritë e saj.

SPAK "shkallmon" grupin e kokainës/ Urdhër-arreste për

Sipas hetimeve paraprake, pastrimi i parave është realizuar përmes blerjes fiktive të kuotave të kapitalit në shoqëri tregtare, me vlera shumë herë më të ulëta se çmimi real i tregut. Në këtë mënyrë, grupi dyshohet se arrinte të merrte kontrollin e kompanive me kosto minimale, ndërsa fondet qarkullonin përmes huave mes individëve dhe subjekteve të lidhura. SPAK dyshon se këto transaksione kishin si qëllim krijimin e një historie ekonomike artificiale dhe humbjen e gjurmëve të origjinës së parave, përpara integrimit të tyre në ekonominë formale.

Nga verifikimet e kryera nga ZËRI, rezulton se Isa Aliu, pavarësisht kapitalit fillestar modest, arriti të investojë në projekte të rëndësishme në bregdet. Një prej tyre është resorti luksoz “Aliu Road House”, i ndodhur në Gjirin e Lalzit, një nga zonat me zhvillimin më të shpejtë turistik në vend.

Pas këtij investimi, Aliu dyshohet se zgjeroi aktivitetin edhe në sektorin e ndërtimit përmes kompanisë “Sea View Development”, e cila tashmë është pjesë e listës së subjekteve të sekuestruara nga SPAK.

Në mesin e kompanive të vendosura nën sekuestro janë edhe shoqëri të tjera, mes tyre “G.E.A Green Energy” dhe “Sea View Development”, të cilat dyshohet se janë përdorur për të ricikluar të ardhurat e krijuara nga aktiviteti kriminal.

Operacioni i SPAK ka çuar në sekuestrimin e një numri të konsiderueshëm pasurish, përfshirë vila luksoze, apartamente, truall, aksione kompanish dhe investime në zonat më të lakmuara të vendit. Hetimet po fokusohen në identifikimin e flukseve financiare, lidhjet mes kompanive dhe origjinën e kapitalit të investuar.

Prokuroria e Posaçme dyshon se rrjeti i ngritur nga Isa Aliu dhe bashkëpunëtorët e tij ka shfrytëzuar sektorin e ndërtimit dhe turizmit për të integruar në ekonominë shqiptare miliona euro të përfituara nga trafiku ndërkombëtar i kokainës. /ZËRI

7 ORE ME PARE

Ekskluzive/ Zbulohet rrjeti i goditur sot nga SPAK, në krye të skemës së pastrimit të parave, Isa Aliu

SPAK "shkallmon" grupin e kokainës/ Urdhër-arreste për
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-SPAK ka goditur sot një tjetër grup kriminal, i cili gjatë periudhës 2019-2020 kanë trafikuar të paktën 50 tonë kokainë nga Amerika Latine në drejtim të vendeve të Bashkimit Europian. Me vendim të GJKKO-së, ndaj 10 anëtarëve të grupit kriminal është caktuar masa e sigurisë arrest me burg, por është ekzekutuar për vetëm 1 prej tyre. Mes masave të sigurisë ZËRI mëson se është edhe emri i Isa Aliut, i cili qëndron në krye të skemës së pastrimit të parave. 

SKEMA: Si Isa Aliu pastronte në ndërtim paratë e drogës

Nga hetimet, SPAK njofton se është provuar, se një pjesë e konsiderueshme e të ardhurave të përfituara nga trafiku ndërkombëtar i kokainës janë transferuar në Shqipëri, në formën monetare “cash” për të shmangur sistemin bankar në fazën e parë dhe më pas janë investuar në pasuri të paluajtshme, në krijimin dhe blerjen e aksioneve të kompanive tregtare, shoqëri të ndryshme kryesisht në fushën e ndërtimit, hotelerisë, konsulencës etj.

Konkretisht Isa Aliu, ka oreientuar që paratë e përfituara nga trafiku i drogës të kalonin në llogaritë e kompanisë “A.. R.. H…” sh.p.k, me qëllim “justifikimin” e investimeve të ardhshme, në muajt Maj 2021 – Qershor 2021. Aliu vendosi që kompania e tij “A.. R.. H…” sh.p.k' me seli në Tiranë, Elbasan, Durrës, Korçë të shfaqej fillimisht si nënkontraktore për ndërtim banesash, për të justifikuar flukset e ardhshme të parave cash dhe shtrirjen e pritshme në sektorin e ndërtimit.

Dyshohet se skema e pastrimit të parave është realizuar përmes blerjes fiktive të kuotave të kapitalit në shoqëri tregtare, me çmime shumëfish më të ulëta se vlera nominale, për të marrë kontrollin e kompanive me kosto minimale. Fondet janë qarkulluar përmes huave mes personave fizikë dhe kompanive të lidhura, me qëllim krijimin e një historiku ekonomik fiktiv dhe humbjen e gjurmës së origjinës së parave, përpara integrimit të tyre në ekonominë formale.

Gjatë viteve 2019-2021, grupi ku bën pjesë edhe Isa Aliu ka operuar në Amerikën Latine, Brazil, Belgjikë dhe Holandë. Nga hetimet e kryera është krijuar dyshimi se të hetuarit kanë trafikuar për periudhën e mësipërme të paktën 50 ton kokainë. Masë arresti është lëshuar edhe për Nikoll Bibaj, Sokol Bibaj, Florjan Musaj, Armando Pacani, Denis Matoshi, Naldi Yzeiraj, Oklid Aliu, Dritan Gjika dhe Shpëtim Aliu.

7 ORE ME PARE

SPAK godet një tjetër grup kriminal, 10 masa 'arrest me burg', kapen pasuri me vlerë 150 mln euro

SPAK "shkallmon" grupin e kokainës/ Urdhër-arreste për
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka ndërmarrë një tjetër aksion, ku është goditur një grup kriminal i trafikut të drogës dhe pastrimit të parave.

NJOFTIMI:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në kuadër të procedimit penal nr. 138 të vitit 2020, ka finalizuar një operacion kompleks kundër një grupi të strukturuar kriminal, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe pastrimin e produkteve të veprës penale, të dyshuar për veprat penale:

“Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal;
“Pastrim i produkteve të veprës penale”, kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal;
“Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grup i strukturuar kriminal”;
Këto vepra janë të parashikuara përkatësisht nga nenet 28/4, 283/a, 287, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Mbi bazën e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.36, datë 15.6.2026, ka caktuar masën e sigurimit personal shtrëngues,“Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale për 10 shtetas shqiptarë:

Trafikuan 4.3 tonë drogë nga Amerika Latine drejt vendeve të BE, SPAK çon për gjykim 10 anëtarët e grupit kriminal (EMRAT)
S.A
D.GJ
D.M
A.P
S.B
F.M
O.E
N.Y
N.B
I.A.

Në datën 16.6.2026 Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka bërë kontrolle të banesave dhe vëndeve të tjera për të kryer ekzekutimin e masave të sigurimit. Gjatë operacionit u ekzekutua masa e sigurimit ndaj personit nën hetim F.M.

Ndërkohë, vazhdojnë kërkimet për gjetjen dhe arrestimin e 2 personave të tjerë, të cilët dyshohet se ndodhen në Shqipëri, ndërsa 7 persona nën hetim nuk ndodhen në Shqipëri. Për arrestimin e tyre SPAK është duke bashkëpunuar me agjencitë ligjzbatuese të vëndeve të tjera.

Në zbatim të vendimeve gjyqësore janë zhvilluar 23 kontrolle ndaj personave, banesave, zyrave të shoqërive tregtare dhe personave fizikë.

Trafikimi ndërkombëtar i lëndëve narkotike

Gjatë viteve 2019-2021, ky grup ka operuar në Amerikën Latine, Brazil, Belgjikë dhe Holandë. Nga hetimet e kryera është krijuar dyshimi se të hetuarit kanë trafikuar për periudhën e mësipërme të paktën 50 ton kokainë.

Gjatë hetime janë mbledhur provat e nevojshme, prej të cilave janë provuar 5 episode të trafikimit të kokainës në sasi të mëdha. Gjatë tyre janë sekuestruar në total 8 ton e 960 kg lëndë narkotike e llojit kokainë dhe konkretisht:

Episodi 1 – 11 Maj 2020 – Trafikimi i një sasie prej 700 kilogramë lëndë narkotike të llojit kokainë, e sekuestruar në portin e Ëaasland (Antverp), Belgjikë, e gjetur në një kontejner me pjesë këmbimi makinash, i shkarkuar nga një anije e ardhur nga Kina.

Episodi 2 – 6 Qershor 2020 – Tentativa e trafikimit të një sasie prej 2010 kilogramë lëndë narkotike e llojit kokainë, e sekuestruar në Guayaquil, Ekuador. Lënda narkotike kishte si destinacion përfundimtar të saj Holandën dhe kishte të stampuar tre logo të ndryshme (Jaguar, Shqiponjë dhe BB).

Episodi 3 – 16 Gusht.2020 – Trafikimi i një sasie prej 1100 kilogramë lëndë narkotike e llojit kokainë, e sekuestruar në Roterdam të Holandës. Kjo ngarkesë kishte mbërritur në portin e Roterdamit me një anije detare nga Porti i Guayaquil, Ekuador.

Episodi 4 – 16 Dhjetor 2020– Trafikimi i një sasie prej 4.1 ton lënde narkotike kokainë, e sekuestruar në portin e Roterdam, Holandë. Kjo ngarkesë kishte mbërritur në portin e Roterdamit me një anije detare nga Porti i Guayaquil, Ekuador.

Episodi 5 – 03 shkurt 2021– Tentativa e trafikimit të një sasie prej 1 ton e 50 kg lënde narkotike kokainë, e sekuestruar në Kolumbi me destinacion final Francën .

Hetimet kanë treguar se përveç episodeve të mësipërme, anëtarët e grupit kriminal kanë trafikuar nga Amerika Latine në drejtim të vendeve të Europës dhjetëra tonelata të tjera kokainë, e cila është trafikuar dhe tregtuar te persona të tjerë. Nga realizimi i kësaj veprimtarie janë siguruar të ardhura të konsiderueshme.

Pastrimi i parave

Nga hetimet është provuar se një pjesë e konsiderueshme e të ardhurave të përfituara nga trafiku ndërkombëtar i kokainës janë transferuar në Shqipëri, në formën monetare “cash” për të shmangur sistemin bankar në fazën e parë dhe më pas janë investuar në pasuri të paluajtshme, në krijimin dhe blerjen e aksioneve të kompanive tregtare, shoqëri të ndryshme kryesisht në fushën e ndërtimit, hotelerisë, konsulencës etj.

Përmes këtyre investimeve dyshohet se është realizuar pastrimi i produkteve të veprimtarisë kriminale, duke fshehur origjinën e tyre të paligjshme dhe duke mundësuar integrimin e tyre në ekonominë dhe qarkullimin financiar të ligjshëm.

Pas injektimeve të parave “cash” në llogaritë e kompanisë “A.. R.. H…” sh.p.k, me qëllim “justifikimin” e investimeve të ardhshme, në muajt Maj 2021 – Qershor 2021, rezulton se kompania “A.. R.. H…” sh.p.k, ka filluar aktivitetin e saj në sektorin e ndërtimit. Dyshohet se, për të mos tërhequr menjëherë vëmendjen nga strukturat ligjzbatuese, personi nën hetim I.A., orientoi që kompania të shfaqej fillimisht si nënkontraktore për ndërtim banesash. Shfaqja e kompanisë në këtë mënyrë, do të “justifikonte” sërish flukset e ardhshme të parave cash dhe shtrirjen e pritshme në sektorin e ndërtimit.

Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se skema e pastrimit të parave është realizuar përmes blerjes fiktive të kuotave të kapitalit në shoqëri tregtare, me çmime shumëfish më të ulëta se vlera nominale, për të marrë kontrollin e kompanive me kosto minimale. Fondet janë qarkulluar përmes huave mes personave fizikë dhe kompanive të lidhura, me qëllim krijimin e një historiku ekonomik fiktiv dhe humbjen e gjurmës së origjinës së parave, përpara integrimit të tyre në ekonominë formale.

Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.438 datë 15.6.2026 ka vendosur masën e sigurimit pasuror “Sekuestro preventive”, të parashikuar nga neni 274 i Kodit të Procedurës Penale në lidhje me 491 pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, në pronësi të drejtpërdrejtë, apo të tërthortë të personave nën hetim, ku përfshihen pasuritë si më poshtë:

Pasuritë e shoqërisë “A.. R… H..” sh.p.k, me seli në Tiranë, Elbasan, Durrës, Korçë, etj, në zotërim të personit nën hetim I.A, duke përfshirë çdo pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, asete të kompanisë tregtare, të drejta reale ndaj të tretëve, pjesë të kapitalit, si dhe kuotat e shoqërisë;

Pasuritë e shoqërisë “G…I…”, sh.p.k, me seli qendrore në Tiranë dhe Fier në masën 50 % , të cilat i përkasin personit nën hetim I. A., duke përfshirë çdo pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, asete, të drejta ndaj të tretëve, pjesë të kapitalit, si dhe kuotat e shoqërisë;

Pasuritë e shoqërisë “S… d…” shpk, me seli qendrore në Hamallaj, Durrës, në masën 100 %, të cilat i përkasin personit nën hetim I. A., duke përfshirë çdo pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, asete, të drejta ndaj të tretëve, pjesë të kapitalit, si dhe kuotat e shoqërisë;

Kuotat e shoqërisë “A.R.H. Security shpk, me seli qendrore në Tiranë dhe Elbasan në masën 100 %, të cilat i përkasin personit në hetim I. A., duke përfshirë çdo pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, asete, të drejta ndaj të tretëve, pjesë të kapitalit, si dhe kuotat e shoqërisë;

Pasuritë e shoqërisë “A… C…” sh.p.k, me seli në Tiranë, duke përfshirë çdo pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, asete, të drejta ndaj të tretëve, pjesë të kapitalit, si dhe kuotat e shoqërisë;

Pasuritë e shoqërisë “F&XH C…” sh.p.k, me seli në Tiranë, duke përfshirë çdo pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, asete, të drejta ndaj të tretëve, pjesë të kapitalit, si dhe kuotat e shoqërisë;

Pasuritë e shoqërisë “A…– I…”, sh.p.k, me seli qendrore në Tiranë, duke përfshirë çdo pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, asete, të drejta ndaj të tretëve, pjesë të kapitalit, si dhe kuotat e shoqërisë;

Kuotat e shoqërisë “S.T.N.P.M sha”, me seli qendrore në Tiranë, në masën 50 % , të cilat i përkasin ortakut Shoqërisë “A… – I…” duke përfshirë çdo pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, asete, të drejta ndaj të tretëve, pjesë të kapitalit, si dhe kuotat e shoqërisë në masën 50 %;

Kuotat e subjektit tregtar “Sh. B” Person Fizik, me seli qendrore në Tiranë në masën 100 %, të cilat i përkasin ortakut “SH. B.” duke përfshirë çdo pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, asete, të drejta ndaj të tretëve, pjesë të kapitalit, si dhe kuotat e shoqërisë;

Pasuritë e subjektit tregtar “O …E. O…” PF, person fizik me seli qendrore në Elbasan duke përfshirë çdo pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, asete, të drejta ndaj të tretëve, pjesë të kapitalit, si dhe kuotat e shoqërisë.
266 pasuri të paluajtshme të llojeve tokë arë, tokë truall, hotel, poste parkimi dhe apartamente, me vendndodhje në Tiranë, Durrës, Elbasan, Hamallaj, Lezhë, Shkodër, Himarë, Sarandë, ndër të cilat mund të listojmë:

121 pasuri të paluajtëshme, si vila , Apartamente, Duplexe, parkime, etj. tek “Kompleksi multi-funksional turistik, rezidencial dhe komercial (Porto Lalzi/Lalzi Marina Seaside)”, me vendndoddhje në Hamallaj, Gjiri i Lalzit Durrës.

Strukturë funksion hoteleri 1,2,3,4 kate mbi tokë dhe 4 nëntokë, me vendndodhje në Dhërmi, Bashkia Himarë;

Sipërfaqen ndërtimore prej 2855 m2, në objektin 6 kate shërbimi e banimi ndodhur në Qerret Kavajë;

Objekti “Hotel Elisa Tirana”, afilated by Melia “Strukturë Hoteleri 2, 4, 5, 8 dhe 10 kat ne 3 kat nëntokë në adresë në rrugën e Dibrës” Tiranë

Vila në kompleksin Altrea Rezidence,. Tiranë;

Vile ne Diamond Hill;

Vila dhe njësi shërbimi në “Braca rezidencës Diamond Hill”, në Durrës;

Pasuri të paluajtëshme ne kompleksi rezidencial vilash në zonën e Mjull Bathores Tiranë, në “Astoria Residence;

32 apartament, 6 njësi tregtare /zyra dhe 52 parkime tek Godina e banimit dhe shërbime me 1,8, 9 dhe 34 kate mbi tokë dhe 4 kate nëntokë me vendndodhje në rr. Xhanfize Keko, Tiranë;

2 objekte banimi 2 dhe 3 kate me 2 dhe 3 kate nëntokë (banim dhe parkim) me mur rrethues, rr. “Herman Gmainer”;

Disa pasuri të paluajtëshme në Godinë banimi dhe shërbime 2,5,7 dhe 9 kate me 2 kat parkim nëntokë” Rr. Ali Visha Njësia 2, Tiranë.

Automjete të markave dhe llojeve të ndryshme (automjete teknologjike për ndërtim, transport mallrash apo autovetura dhe mjete lundruese;

209 llogari bankare që u përkasin personave të ndryshëm juridikë apo fizikë, si dhe shtetasve nën hetim, apo personave të lidhur me ta.

Vlera totale e pasurive të sekuestruara dyshohet të jetë rreth 150 (njëqind e pesëdhjetë ) milionë euro. Gjatë hetimeve do të verifikohet vlera e saktë e pasurive të sekuestruara.

Më 16 Qershor 2026, Policia e Shtetit dhe Agjencia e Administrimit të Pasurive kanë nisur procedurat për zbatimin e vendimit të sekuestrimit të pasurive të mësipërme.

SPAK falënderon Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit si dhe Agjencinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara për bashkëpunimin e tyre në fazën e ekzekutimit të masave të sigurisë.

Mirënjohje e veçantë për Eurojust, Europol, autoritetet gjyqësore të Ekuadorit, Francës, Kolumbisë, Holandës, NCA dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese në Shqipëri, për bashkëpunimin intensiv dhe ndihmën në kuadër të hetimeve të këtij proçedimi penal.

Poll

MOS HUMB