LIVE UPDATES

Rikthehen zjarret në vend/ Vatra aktive në Patos, Finiq e Dhërmi! Situata më kritike në Poliçan, rrezikohet fshat

➤ Vatra aktive zjarri janë rikthyer në disa zona të vendit. ➤ Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë pasditen e sotme në pyllin me pisha dhjetravjeçare në fshatin Gjinoqarë, bashkia Patos. ➤ Terreni i vështirë i thepisur vështirësoi edhe ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse. ➤ Gjithashtu, prej disa orësh shërbimi zjarrfikës ka qenë në ‘luftë’ me flakët në Dhivër të Finiqit. ➤ Në Finiq është bërë evakuimi e përkohshëm dhe shoqërimi i banorëve brenda perimetrit të sigurisë së përcaktuar. ➤ Një vatër zjarri është konstatuar edhe në pyllin pranë uzinës së Poliçanit. ➤ Zjarri është përhapur pranë zonës C në të cilën ndodhen magazinat me lëndë plasëse. ➤ Vatër zjarri pati edhe në Dhërmi të Himarës në orët e mbrëmjes. ➤ Flakët rrezikojnë edhe ullishtet që rrethojnë varrezat e fshatit Dhërmi.

3 artikuj për këtë temë.
9 MUAJ ME PARE

Shfaqen vatrat e zjarrit/ Situatë alarmante në Poliçan, rrezikohen banesat

Rikthehen zjarret në vend/ Vatra aktive në Patos, Finiq e Dhërmi!
Zjarri në Poliçan

POLIÇAN- Situata me flakët në Poliçan duket alarmante, pasi përgjatë orëve të mbrëmjes së sotme një zjarr masvi ka përfshrië një truall. Flakët të favorizuara nga era, po përhapen me shpejtësi në drejtim të Uzinës së Poliçanit, në zonën C. Këtu situata paraqitet edhe më problematike, pasi aty ndodhen magazinat me lëndë plasëse. Banorët dhe autoritetet ndodhen në panik, ndërsa në terren ndodhen dhjetëra zjarrfikës, ushtria si dhe një helikopter i Bazës së Kuçovës të cilët po punojnë për marrje në kontroll të kësaj situate dhe neutralizimin e flakëve. I pranishëm në vendin e ngjarjes është edhe kryetari i Bashkisë, Adriatik Zotka, i cili ka bërë thirrje për ndihmë, pasi shpërthimi i magazinave do të rezulton fatal për lagjen Kalluç, e cila ndodhet 200 m larg.

Ndërkohë, një vatër zjarri është shfaqur mbrëmjen e sotme edhe në fshatin turistik të Dhërmiut, në Himarës. Falkët masive të cilat janë përhapur me shpejtësi përbëjnë rrezik për shtëpitë e banuara. Flakët rrezikojnë edhe ullishtet që rrethojnë varrezat e fshatit Dhërmi. Zjarri ka djegur gjithçka përreth tij, bimësi, shkurre e pemë, teksa janë njoftuar edhe autoritetet vendore dhe zjarrfikësja për ndërhyrje./ZËRI

9 MUAJ ME PARE

Vijojnë flakët masive në Finiq, evakuohen banorët e rrezikuar nga zjarri

Rikthehen zjarret në vend/ Vatra aktive në Patos, Finiq e Dhërmi!
Evakuimet

FINIQ- Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se ekipet e zjarrfikësve, të mbështetura nga trupat e Forcave të Armatosura, Policisë së Shtetit dhe me ndërhyrjen nga ajri, po punojnë për të vënë nën kontroll flakët në zonat e Çerkovicës dhe Dhivrit, në bashkinë Finiq.

Bëhet me dije se efektivët janë angazhuar në terren prej disa orësh, duke luftuar për të shuar vatrat e zjarrit, si dhe me evakuimin e përkohshëm dhe shoqërimin e banorëve brenda perimetrit të sigurisë së përcaktuar.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile vijon monitorimin e situatës dhe koordinimin me strukturat në vend për të garantuar eliminimin e rrezikut në zonë./ZËRI

9 MUAJ ME PARE

Zjarr në Gjynaqarë të Patosit, flakët përfshijnë pyllin me pisha

Rikthehen zjarret në vend/ Vatra aktive në Patos, Finiq e Dhërmi!
Foto nga vendngjarja

PATOS- Një sipërfaqe pylli me pisha dhjetravjeçare në fshatin Gjinoqarë, bashkia Patos, është përfshirë nga një zjarr i përmasave të mëdha pasditen e sotme, ndërsa era po favorizon përhapjen e flakëve. Raportohet se rreth 4 hektarë pyll me pisha janë djegur brenda pak orëve. Bëhet me dije se ndërhyrja e forcave zjarrfikëse është gati e pamundur për shkak të terrenit të vështirë. Po ashtu, edhe shefi i zjarrfikësve në Bashkinë Patos, Alket Halimi thotë se janë 4 automjete zjarrfikëse në vendngjarje, por e kanë të pamundur të ndërhyjnë. 

Banorë të zonave apo trukturave të Bashkisë po ndihmojnë gjithashtu zjarrfikëset me mjete rrethanore, ndërkohë që flakët po avancojnë për shkak të erës. Zjarri ka rënë në pyllin midis fshatrave Gjinoqarë dhe Drenie, sakaq mësohet se fatmirësisht për momentin nuk rrezikohen banesa të fshatit. Ndërkohë, kryeplaku Nuri Gllava është shprehur se masivi pyjor ka dekada pa pastruar, duke e bërë më të vështirë ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse. Ai ka kërkuar ndërhyrje të menjëhershme nga ajri, pasi tha se rrezikon të dalë jashtë kontrollit dhe zjarri të afrohet edhe në zonat e banuara të fshatrave përreth./ZËRI

Poll

MOS HUMB