LIVE UPDATES

Ekzekutohet ish-polici në Vaun e Dejës/ I dënuar më parë për vrasjen e kushëririt, motiv dyshohet hakmarrja

➤ Frrok Lleshaj është ekzekutuar mbrëmjen e djeshme në Vaun e Dejës. ➤ 65-vjeçari është gjetur i vdekur në anë të rrugës, në fshatin Paçram të Vaut të Dejës. ➤ Kufoma e të ndjerit është gjetur nga kalimtarë të rastit, të cilët kanë njoftuar Policinë. ➤ Viktima ka qenë ish-polic detyrë që e ka ushtruar deri në vitin 1994. ➤ Për vrasjen e ish-policit, pista kryesore e vrasjes mbetet ajo e gjakmarrjes. ➤ Hasmëria mes familjes Lleshaj dhe dy familjeve të tjera ka prodhuar që nga fillim vitet ’90, 5 viktima deri më tani. ➤ Frrok Lleshaj është i treti që vritet pas djalit dhe vëllait të tij në fillim të vitit ’90, ndërsa të vrarë janë edhe kushëriri i tij Dodë Lleshaj me të cilin lindi konflikti dhe një shtetas tjetër nga Puka. ➤ E gjithë hasmëria nisi në vitin 1991 kur djali i 65-vjeçarit u vra në Greqi. ➤ Të riun e vrau Policia greke në rrethana që nuk dihen por familja e Frrok Lleshaj dyshonte se kishin gisht në këtë ngjarje kushërinjtë e tij. ➤ 65-vjeçari mori gjakun e djalit të tij duke vrarë kështu kushëririn Dodë Lleshaj. ➤ Ndërkohë një tjetër konflikt lindi me një familje nga Puka. Frrok Lleshaj qëlloi për vdekje një person tjetër, ngjarje të cilën e pranoi në gjykatë dhe për të cilën u dënua me 25 vite burg. Pavarësisht dyshimeve dhe akuzave, Frrok Lleshaj nuk e pranoi asnjëherë autorësinë e kësaj ngjarje. ➤ Ndërkohë në 1997, ai u arratis por u arrestua në vitin 2006, i cili vuajti dënimin për 21 vite dhe doli në 2023. 

3 artikuj për këtë temë.
9 MUAJ ME PARE

Frrok Lleshaj u vra me armë me silenciator! HASMI nuk harron- Gjakmarrja ndër dekada, shkaktoi 5 viktima

Ekzekutohet ish-polici në Vaun e Dejës/ I dënuar më
Frrok Lleshaj

VAU I DEJËS-Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e ish-policit Frrok Lleshaj në fshatin Paçram të Vaut të Dejës mbrëmjen e djeshme. Lleshaj po ecte në rrugë kur u qëllua për vdekje me pistoletë pranë banesës së tij. Ka qenë një prej banorëve që ka konstatuar trupin e 65 vjeçarit pa shenja jete dhe ka lajmëruar bashkëshorten e tij, e cila më pas ka njoftuar policinë për ngjarjen e ndodhur. Fqinjët nuk kanë dëgjuar të shtëna, fakt i cili lë dyshime se autorët janë kujdesur për të përdorur një pistoletë me silenciator.

Pista kryesore gjakmarrja! Hasmëria mes familjes Lleshaj dhe dy familjeve të tjera ka prodhuar që nga fillim vitet ’90, 5 viktima deri më tani. Gjithçka nisi në vitin 1991 kur djali i 65-vjeçarit u vra në Greqi. Asokohe u tha se të riun e vrau Policia greke në rrethana që nuk dihen por familja e Frrok Lleshaj dyshonte se kishin gisht në këtë ngjarje kushërinjtë e tij.

Pak vite më vonë më 1995 ka dyshime të forta se Frrok Lleshaj mori gjakun e djalit të tij duke vrarë kështu kushëririn Dodë Lleshaj. Ai vuajti dënimin e Gjykatës së Shkodrës të vitit 2006 dhe u lirua më 2023. Pavarësisht dyshimeve dhe akuzave, Frrok Lleshaj nuk e pranoi asnjëherë autorësinë e kësaj ngjarje.

Ndërkohë një tjetër konflikt lindi me një familje nga Puka. Frrok Lleshaj qëlloi për vdekje një person tjetër, ngjarje të cilën e pranoi në gjykatë dhe për të cilën u dënua me 25 vite burg. Nga këto dy hasmëri të vjetra dhe ende të pambyllura, mbetet i vrarë edhe vëllai i Frrok Lleshaj. Bashkë me 65-vjeçarin që u qëllua mbrëmjen e 4 gushtit me pistoletë shkon në 5 numri i viktimave për shkak të gjakmarrjes.

9 MUAJ ME PARE

Vrasja e ish-policit, Frrok Lleshaj, shoqërohen 5 persona

Ekzekutohet ish-polici në Vaun e Dejës/ I dënuar më
Frrok Lleshaj

VAU I DEJËS-Pesë persona janë shoqëruar në Komisariat, lidhur me vrasjen me armë zjarri të Frrok Lleshajt, ndodhur orët e vona të mbrëmjes së djeshme, në Vaun e Dejës në Shkodër. Pista kryesore e hetimeve mbetet ajo e gjakmarrjes, pasi Lleshaj mësohet se ka qenë më parë i dënuar për krimin e vrasjes së kushëririt të tij Dodë Lleshaj tre dekada më parë.

Frrok Lleshaj, 65 vjeç, ish-efektiv i Policisë deri në vitin 1994, po ecte në rrugë kur u qëllua për vdekje me pistoletë dhe një kalimtar gjeti trupin e pajetë. Lleshaj u ekzekutua shumë pranë banesës së tij. Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili nën drejtimin e Prokurorisë Shkodër, po punon për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit apo autorëve. Po verifikohet edhe aktiviteti i viktimës pas daljes nga burgu dy vite më parë./ZËRI

9 MUAJ ME PARE

U ekzekutua afër banesës! Kush është Frrok Lleshaj, i dënuar për vrasjen e kushëririt, u lirua 2 vite më parë

Ekzekutohet ish-polici në Vaun e Dejës/ I dënuar më
Frrok Lleshaj

VAU I DEJËS-Vau i Dejës u trondit mbrëmjen e djeshme nga një vrasje me armë zjarri. Frrok Lleshaj, 65 vjeç, ish-efektiv i Policisë deri në vitin 1994, po ecte në rrugë kur u qëllua për vdekje me pistoletë, një kalimtar gjeti trupin. Lleshaj u ekzekutua shumë pranë banesës së tij.

Lleshaj mësohet se ka qenë më parë i dënuar për krimin e vrasjes së kushëririt të tij Dodë Lleshaj tre dekada më parë, ndaj edhe pista kryesore e hetimit mbetet ajo e një gjakmarrjeje të mundshme. 

65-vjeçari kreu vrasjen për të cilën u arrestua më 1995, por u arratis në vitin 1997 nga burgu gjatë trazirave. Sipas të dhënave, mësohet se Lleshaj, u arrestua më vonë, ku vuajti dënimin e Gjykatës së Shkodrës të vitit 2006 dhe u lirua më 2023. Nuk ka pranuar asnjëherë se ka qenë autor i vrasjes se kushëririt, por pavarësisht deklaratave në Gjykatë, ai është dënuar.

Gjykata e Shkodrës e kishte dënuar me 25 vite burgim në vitin 2006, dënim që e kishte përfunduar dy vite më parë, kur ishte liruar nga qelia. Familja e kishte braktisur pas daljes nga burgu dhe merrej me blegtori.

Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili nën drejtimin e Prokurorisë Shkodër, po punon për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit apo autorëve. Po verifikohet edhe aktiviteti i viktimës pas daljes nga burgu dy vite më parë./ZËRI

Poll

MOS HUMB