Videolajm- Më të afërt se kurrë, Meloni mbahet te Rama teksa zbresin shkallët
TIRANË- Kryeministri Edi Rama dhe homologia e tij italiane Giorgia Meloni, e kanë dëshmuar në çdo takim afërsinë dhe miqësinë e tyre. Një gjë e tillë u reflektua edhe sot, në pritjen zyrtare që Meloni i rezervoi Ramës, dhe një pjese të qeverisë së tij. Gjatë momentit të zbritjes së shkallëve në godinën e qeverisë italiane, kryeministrja është parë duke u mbajtur prej krahu te Rama.
Vizita e Ramës në Romë vjen në kuadër të Samitit Ndërqeveritar Itali-Shqipëri. Mbledhja e përbashkët pritet të finalizohet me nënshkrimin e 16 marrëveshjeve të bashkëpunimit mes dy vendeve. /ZËRI
Rama pritet në ceremoni zyrtare nga Meloni, i prezanton një pjesë të ministrave, ‘në ballë’ Spiropali
ITALI- Kryeministri Edi Rama dhe një pjesë e ministrave të kabinetit të tij janë pritur në një ceremoni zyrtare nga kryeministrja italiane Giorgia Meloni, në kuadër të mbledhjes së përbashkët mes dy qeverive, e cila do të jetë e para mes dy vendeve. Pas ceremonisë zyrtare, ku Meloni dhe Rama kanë qenë të afërt mes tyre, kryeministri shqiptar i ka prezantuar homologes së tij një pjesë të ministrave, me në krye Elisa Spiropalin dhe Delina Ibrahimajn.
Në këtë samit marrin pjesë rreth 10 ministra nga secila palë, përfshirë ministrat italianë Antonio Tajani, Matteo Piantedosi, Carlo Nordio, Guido Crosetto, Gilberto Pichetto Fratin, Alessandro Giuli, Orazio Schillaci, Nello Musumeci, si dhe nënsekretarët Federico Freni dhe Matteo Ferrante.
Nga pala shqiptare të pranishëm do të jenë: zëvendës kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku; ministrja e Jashtme Elisa Spiropali; i Drejtësisë Besfort Lamallari; ajo e Brendshme Albana Koçiu; I Mbrojtjes Pirro Vengu; e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Evis Sala; e Ekonomisë dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj; i Turizmit, Kulturës dhe Sportit Blendi Gonxhja; i Mjedisit Sofjan Jaupaj; dhe Adea Pirdeni, ministre e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin.
Marrëveshjet dhe memorandumet që pritet të nënshkruhen janë në fusha si: mbrojtja dhe siguria, energjia, migracioni, mbrojtja civile, shëndetësia, mjedisi, zhvillimi ekonomik dhe infrastruktura. Samiti ka si qëllim të çojë në një nivel të ri cilësor bashkëpunimin dypalësh, përmes krijimit të një kuadri të qëndrueshëm dhe të strukturuar në fusha si ekonomia, infrastruktura, mbrojtja, siguria, energjia, mjedisi, shëndetësia, inovacioni, arsimi dhe kultura./ZËRI
Samiti i parë ndërqeveritar Shqipëri-Itali! Rama me 10 ministra në Romë: I hapet rrugë 16 marrëveshjeve të reja
ITALI-Qeveria shqiptare dhe ajo italiane do të zhvillojnë sot në Romë një mbledhje të përbashkët. Mbledhja nis në orën 11:30 dhe do të hapet me një takim dypalësh mes kryeministres italiane Giorgia Meloni dhe atij shqiptar Edi Rama. Pas takimit mes dy udhëheqësve, do të vijojë një seancë e përbashkët pune me pjesëmarrjen e ministrave nga të dyja qeveritë.
Kryeministri Edi Rama e cilëson këtë takim të përbashkët si një ditë historike të vendit tonë për marrëdhëniet ndërkombëtare, ndërsa bën me dije se do të nënshkruhen 16 marrëveshje të reja.
Edi Rama: Mirëmëngjes dhe me krenarinë për një tjetër ditë historike në marrëdhëniet ndërkombëtare të Shqipërisë, mbledhjen e parë të përbashkët mes dy qeverive, e cila zhvillohet në Romë për t'i hapur rrugë 16 marrëveshjeve të reja konkrete të bashkëpunimit në kuadër të partneritetit të ngushtë strategjik me fqinjin tonë të çmuar perëndimor, ju uroj një ditë të mbarë.