LIVE UPDATES

Miku i Shullazit u ekzekutua! Punonjësi i AMP në intubim- Kush informoi nga aeroportit, pezullohen drejtuesit e Forcës Operacionale

➤Një ditë pas atentatit mafioz në rrethrrotullimin e Rinasit, ku i vrarë mbeti Gilmando Dani, mik i Emiljano Shullazit dhe i plagosur rëndë punonjësi i AMP, Muçi Shaljani që e shoqëronte, hetuesit janë vënë në kërkim të autorëve dhe informatorëve. ➤Muçi Shaljani ka marrë 10 plumba. ➤Burime nga spitali i Traumës bëjnë me dije se Shaljani është në intubim, ndërsa 2 prej plumbave e kanë prekur në kokë dhe 8 të tjerë në trup. ➤Nërkohë janë sekuestruar kamerat e bizneseve dhe të aeroportit 'Nënë Tereza' për të parë lëvizjet e dyshimta për persona të tjerë që mund të kenë patur si rol për të informuar autorët që ndodheshin brenda automjetit tip 'Toyota'. ➤Të skeduar janë pikërisht ata persona që kanë qëndruar më gjatë dhe janë larguar sapo kanë dalë Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani (Sheqeri). ➤Ndërkohë zona nga Nikla në afërsi të Aeroportit të Rinasit ka pasur mungesë të energjisë elektrike mesditën e djeshme, kohë që përkon me atentatin e ndodhur në drejtim të Gilmando Danit dhe Muçi Shaljanit.➤Nga ana tjetët është pezulluar i të gjithë zinxhiri drejtues i operacionales së AMP-së.

12 artikuj për këtë temë.
6 MUAJ ME PARE

Vetëm 60 sekonda! Del VIDEO e ekzekutimit mafioz në Rinas! Autori i veshur si polic dhe me kallash në dorë qëllon me breshëri

Miku i Shullazit u ekzekutua! Punonjësi i AMP në intubim- Kush
PAMJET NGA NGJARJA

TIRANË-Janë publikuar pamjet e ngjarjes së rëndë të ndodhur ditën e djeshme në aeroportin e Rinasit, ku u ekzekutua krahu i djathtë i Emiljano Shullazit, Gilmando Dani, si dhe mbeti i plagosur edhe agjenti i Mbikëqyrjes Policore, Muçi Shaljani.

Në pamjet që ka publikuar “Shteg”, dallohet vetëm një pjesë nga atentati mafioz. Benzi luksoz merr rrethin e Rinasit më pas ndalon.  Pamjet e tjera të siguruara nga “shteg.org” tregojnë se vetëm pak sekonda pas atentatit, një autokolonë prej 4 makinash eskorta e Ministrisë së Brendshme kalon pikërisht pranë vendit ku ndodhi ngjarja.


Pamjet tregojnë se ndaj automjetit është qëlluar në tre momente të ndryshme. Autorët, të maskuar dhe të veshur me uniforma që ngjanin me ato të policisë, kanë qëlluar në drejtim të mjetit, duke e ndaluar atë në vend. Më pas, një prej autorëve ka zbritur nga makina, ka rimbushur armën dhe ka qëlluar sërish në drejtim të objektivit të tyre, Gilmando Danit, i ulur në sediljen e pasagjerit. Imazhet dëshmojnë gjithashtu për prani të madhe qytetarësh dhe automjetesh në zonë në momentin e sulmit.

6 MUAJ ME PARE

Agjenti i AMP-së shoferi i bosit të krimit, ministrja Koçiu thërret në takim Eduart Merkajn

Miku i Shullazit u ekzekutua! Punonjësi i AMP në intubim- Kush
albana kociu dhe eduart merkaj

TIRANË- Drejtori i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP) Eduart Merkaj ka shkuar këtë të mërkurë, më 12 nëntor, në zyrën e ministres së Brendshme Albana Koçiu, një ditë pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në Rinas, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe u plagos miku i tij, Muçi Shaljani. Ky i fundit punonjës i AMP-së, ka shkaktuar një ‘furtunë’ në radhët e institucionit. Paraditen e sotme, Merkaj njoftoi nisjen e një analize të thellë mbi punësimin e 40-vjeçarit, ndërsa pezulloi të gjithë zinxhirin drejtues të operacionales së AMP-së.

Burime pranë DSIK, institucion që verifikon pastërtinë e figurës për punonjës të AMP-së bëjnë me dije se Muçi Sheqeri nuk rezulton të ketë pasur certifikatë sigurie, ndaj ka nisur një hetim për të zbuluar mënyrën e punësimit të tij pranë Agjencisë së Mbikqyrjes Policore.

Vrasja e ndodhur mesditën e së martës në Rinas, ndodhi disa minuta pas raportimit të ministres së brendshme Albana Koçiu në Komisionin Parlamentar për çështjet e brendshme, ku tha se Shqipëria është një vend i sigurt dhe në muajt e fundit ka pasur një ulje të rasteve kriminale. 

Burime bëjnë me dije për ZËRI-n se Muçi Shaljani është bërë pjesë e AMP-së gjatë muajit shtator, kur ky institucion drejtohej nga Artjol Saliasi pas shkarkimit të Florjan Sulejmanit. Drejtori i ri i kësaj strukture, Eduart Merkaj, me marrjen e detyrës, kishte kërkuar rishikimin e një sërë kontratash që ishin nënshkruar me agjentët, përfshirë dhe Shaljanin. Dëshmia e tij do të ishte me vlerë të madhe për hetimin e ngjarjes, por aktualisht punonjësi i AMP ndodhet në gjendje kritike për jetën në Spitalin e Traumës, ndërsa dy prej plumbave e kanë prekur në kokë. 40-vjeçari rezulton gjithashtu që të jetë pronar i një hoteli në Tiranë, ndërkohë që nga verifikimet e para rezulton që të jetë pa precedentë të mëparshëm penal./ZËRI 

6 MUAJ ME PARE

HETIMET- Benzi ku udhëtonte Gilmando Dani nuk ishte i blinduar, Elvis Kosova ia kishte shitur një personazhi të njohur

Miku i Shullazit u ekzekutua! Punonjësi i AMP në intubim- Kush
gilmando dani dhe muci shaljani

TIRANË- Zbulohen detaje të reja nga ngjarja e rëndë që tronditi Tiranën, ku Gilmando Dani dhe miku i tij, Mustafa Sheqeri u sulmuan nga 3 njerëz të armatosur duke sjellë vdekjen në vend të Danit.

Gjatë këtyre orëve të hetimit, policia kriminale ka zbuluar se makina jo e blinduar tip "Mercedes-Benz", i përket Ervis Kosovës, djalit të biznesmenit të ndërtimit Arben Kosova.

Sipas burimeve të gazetarit Elton Qyno, Kosova ia kishte dhënë makinën shtetasit Gentian Sh., një personazhi që në muajin Gusht 2025 mbeti i plagosur në afërsi të zonës së Komisariatit Nr.3 në Tiranë.

Me sa duket, dyshimet janë se Gentian Sh, makinën e Ervis Kosovës, ia ka lënë në dorë të Mustafa Sheqerit ose Gilmando Danit, të cilët e kanë përdorur në datën 7 nëntor 2025 për të shkuar në drejtim të aeroportit të Rinasit, nga ku më pas do udhëtonin drejt Barcelonës në Spanjë.

Makina e Kosovës ka qëndruar e pa lëvizur për 3 ditë me radhë në garazhin e aeroportit të Rinasit, ndersa mjeti doli nga parkingu pikërisht mesditën e djeshme kur dhe ndodhi ngjarja e rëndë.

Policia e Tiranës ka kërkuar marrjen në pyetje të Ervis Kosovës, me qëllim pyetjen e tij si person që zbulon dhe ka dijeni për rrethanat e ngjarjes së rëndë.

Ndërkohë nga këqyrja e vendit të ngjarjes policia ka sekuestruar mbi 80 gëzhoja automatiku, fakt i cili tregon se Mustafa Sheqeri dhe Gilmando Dani, janë përballur me një intensitet të lartë të shtënash, pa i dhënë mundësi të largohen dhe të reagojnë për tu mbrojtur.

Gilmando Dani ka qenë objektivi kryesor i këtij sulmi pasi drejtimi më i madh i plumbave janë lëshuar pikërisht nga këndi ku ndodhej ai.

Hetimet janë fokusuar në disa pista hetimore, siç është ajo e larjes së hesapeve mes grupeve kriminale, konfliktet e fajdet financiare e deri tek bashkëpronësia tek disa sipërfaqe toke prapa zonës së "Casa Italia" dhe trafiku i kokainës.

Dani dhe Sheqeri, sapo ishin kthyer nga Spanja, ku besohet nga policia se kishin shkuar për koordinim të punëve në trafikun e drogës.

6 MUAJ ME PARE

Rastësia e çuditshme/ Zona ku kaluan vrasësit e Gilmando Danit pa energji elektrike, kamerat nuk filmuan lëvizjen e Toyotës

Miku i Shullazit u ekzekutua! Punonjësi i AMP në intubim- Kush
atentati ne rinas

TIRANË- Zona nga Nikla në afërsi të Aeroportit të Rinasit ka pasur mungesë të energjisë elektrike mesditën e djeshme, kohë që përkon me atentatin e ndodhur në drejtim të Gilmando Danit dhe Muçi Shaljanit. Autorët e këtij atentati, që dyshohet të jetë një prej më të mirëorganizuarve që ka ndodhur së fundi, kanë ardhur nga Nikla në drejtim të Rinasit, dhe pas kryerjes së krimit, e dogjën mjetin e tyre tip Toyota me targa greke në afërsi të fshatit Halil, për të humbur gjurmët.

Grupi hetimor i ngritur pas atentatit të ndodhur mesditën e të martës në aeroportin e Rinasit, po vëzhgon veprimet e një të riu, që mund të ketë ndihmuar me informacion autorët e vrasjes së Gilmando Danit, dhe plagosjes së Muçi Shaljanit. Personi në fjalë, një i ri me trup mesatar, ka mbërritur në Rinas rreth orës 13:00, ku ka zbritur nga një makinë tip “Fiat” që u parkua pranë parkimit të aeroportit. Duke iu referuar pamjeve të kamerave të sigurisë, ky shtetas futur brenda aeroportit dhe ka parë në monitor avionët që do të zbresnin në ato minuta. Sipas verifikimeve, avioni i linjës Barcelonë–Tiranë ishte vonuar me rreth 15 minuta, dhe në ato çaste ai është drejtuar drejt tualeteve të aeroportit, për t’u kthyer më pas në vendin ku dalin pasagjerët.

Nga kqyrja e kamerave të sigurisë rezulton se, sapo kanë mbërritur Dani dhe Muçi, të cilët kishin me vete nga një çantë, personi i dyshuar ka nisur menjëherë telefonatat. Ky shtetas i ka ndjekur nga pas dy personat deri sa ata kanë hipur në makinë, ku sipas informacioneve, qëllimi i tij ishte të tregonte se ku do të ulej shënjestra Gilmando Dani. Sapo dy personat kanë hipur në makinë, i dyshuari është larguar me shpejtësi në këmbë në krahun e kundërt të lëvizjes.

Ndërkohë që viktima dhe i plagosur, janë larguar nga parkimi, ku kanë bërë pagesën, dhe më pas janë nisur në drejtim të rrethrrotullimit. Sipas policisë, një makinë ka ndaluar përpara automjetit të viktimës, duke qëndruar disa minuta pa lëvizur, dhe besohet se ky ka qenë momenti kur autorët kanë marrë sinjalin për sulm.

Sapo automjeti i viktimës i është afruar rrethrrotullimit, nga një “Toyota” kanë dalë tre persona, ndërsa një tjetër ka qëndruar në makinë. Me tre armë kallashnikov është shtënë në drejtim të automjetit “Benz”, ku sipas policisë, qëllimi ishte pasagjeri në këtë mjet.

Sipas pamjeve të kamerave të sigurisë, për rreth 5 sekonda askush nuk ka lëvizur nga mjeti, por më pas është afruar një person i maskuar me kallashnikov, i cili ka shkuar te dera e pasagjerit dhe ka qëlluar disa herë nga xhami, përpara se të largohej.

Mbi Benzin ku udhëtonte Dani janë derdhur rreth 100 plumba, ndërkohë edhe pse një nga zonat më të frekuentuara dhe lëvizjen më të lartë të qytetarëve, në momentin e krimit në vendin e ngjarjes nuk ndodhej asnjë patrullë policie, çka iu mundësoi autorëve që të largoheshin të pashqetësuar, dhe të digjnin mjetin në fshatin Halilaj të Fushë Krujës./ZËRI 

6 MUAJ ME PARE

Benzi që u bë ‘shoshë’ në Rinas ishte në pronësi të tij, ‘Visi i garave’: Zot na ruaj, se mbaj mend…

Miku i Shullazit u ekzekutua! Punonjësi i AMP në intubim- Kush
elvis kosova dhe benzi qe u be shoshe nga plumbat ne rinas

TIRANË- Elvis Kosova, i cili rezultoi të ishte pronari automjetit tip Benz ku po udhëtonin Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani gjatë atentatit të Rinasit, ka reaguar duke mohuar çdo lidhje me ngjarjen. Ai thekson se makina është në pronësi të kompanisë së tij dhe nuk ka pasur kurrë pronësi personale mbi të.

Në një koment në rrjetet sociale, Kosova shkruan se nuk mban mend të ketë pasur ndonjëherë atë automjet dhe se është e pamundur të dijë për hyrjet dhe daljet e makinave nga kompania e tij.

"As nuk e mbaj mend ta kem pasur ndonjëherë këtë makinë. Nuk është në emrin tim fare, është në emër të kompanisë. Sa makina hyjnë e dalin nga kompanitë e mia, s'di, s'kam fjalë me këto. Zot na ruaj”, shkruan Vis Kosova, i njohur ndryshe dhe si Visi i garave, në një koment në rrjete sociale.

Miku i Shullazit u ekzekutua! Punonjësi i AMP në intubim- Kush

Elvis Kosova nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi më herët ka qenë objekt i hetimeve. Verën e këtij viti, sasia e lëndës plasëse u vendos në portën e garazhit të tij në zonën e “Liqenit të Thatë”, ndërsa në gusht të vitit 2024 ai u ndalua për përvetësimin e një makine luksoze “Audi R8” përmes mashtrimit, e cila ishte sjellë fillimisht nga Gjermania./ZËRI 

 

6 MUAJ ME PARE

SKEDA/ Nga Shaljani te Bërçana e Malko, si u përfshinë punonjësit e rendit në lidhjet me krimin

Miku i Shullazit u ekzekutua! Punonjësi i AMP në intubim- Kush
punonjësit e rendit

TIRANË-Atentati mafioz i ndodhur një ditë më parë 11 nëntor do të kthente sytë nga 'degët e krimit të shtrira në shtet'. Muçi Shaljani alias Sheqeri, me detyrë agjent pranë Agjencisë së Mbiqkqyrjes Policore, institucion që ka detyrë të hetojë përfshirjen në krim apo korrupsion, mbeti i plagosur në atentatin ku u ekzekutua miku dhe bashkëpunëtori i Emiljao Shullazit, Gilmando Dani tek rrethrrotullimi i Aeroportit të Rinasit. Shoqërimi i një punonjësi të Policisë së Shtetit, në këtë rast agjent i AMP është një skemë e përsëritur tashmë, ku figura të krimit 'fshihen' pas uniformave të efektivëve, duke përfunduar edhe në viktima për larje hesapesh apo duke ndërruar krah. 

Të vrarë në atentate apo bashkëpunëtorë në krim...lista është e gjatë

Muçi Shaljani alias Sheqeri, me detyrë agjent pranë Agjencisë së Mbiqkqyrjes Policore ndodhet në gjendje kritike për jetën. Punonjësi i AMP morri 10 plumba, 2 në kokë dhe 8 të tjerë në trup, ndërsa ndodhet në intubim.

Miku i Shullazit u ekzekutua! Punonjësi i AMP në intubim- Kush
Muçi Shaljani alias Sheqeri

Si përfundoi krah Gilmando Danit një punonjës i AMP, kjo mbetet mister. Burime bëjnë me dije për ZËRI-n se Shaljani është bërë pjesë e AMP-së gjatë muajit shtator, kur ky institucion drejtohej nga Artjol Saliasi pas shkarkimit të Florjan Sulejmanit. Drejtori i ri i kësaj strukture, Eduart Merkaj, me marrjen e detyrës, kishte kërkuar rishikimin e një sërë kontratash që ishin nënshkruar me agjentët, përfshirë dhe Shaljanin. Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani, punonjës i Agjensisë së Mbikqyrjes Policore, kishin udhëtuar së bashku në datën 7 Nëntor drejt Barcelonës, ku kishin qëndruar për katër ditë, për t’u kthyer mesditën e djeshme, ku autorët i prisnin menjëherë sapo kanë marrë makinën në parkimin e Aeroportit. Udhëtimi përfundoi në atentat me ekzekutimin e Gilmando Danit dhe plagosjen e agjentit të AMP-së.

Duke mbetur tek rastet e shoqërimit të figurave të krimit, një agjent i Operacionales rezultoi kontakti dhe personi i fundit që ka parë Ervis Martinaj, ende i zhdukur prej 2020, i shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë.

Miku i Shullazit u ekzekutua! Punonjësi i AMP në intubim- Kush
Jeton Lami dhe Ervis Martinaj

Më 5 Gusht 2022 Jeton Lami dyshohet se e ka marrë Martinajn në zonën e veriut në një automjet luksoz ‘Audi “A8” dhe e ka transportuar atë drejt Durrësit në një hotel në praninë edhe të një vajze ende të paidentifikuar. Më 7 Gusht policia ka imazhin e fundit nga Ervis Martinaj në qytetin e Durrësit dhe të Tiranës tek një hotel, ndërsa më 10 Gusht xhaxhai i tij Faik Martinaj ka bërë denoncimin në polici për humbjen e kontakteve me nipin. Ish-efektivi i Operacionales refuzoi ofertën e Prokurorisë së Posaçme për të bashkëpunuar mbi gjetjen e Martinajt dhe preferoi të “kyçë” gojën dhe të mos zbulojë se çfarë ndodhi me Martinajn. Lami u arrestua më 24 gusht 2022, ndërsa pretendon se nuk ishte në dijeni që Ervis Martinaj ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, pasi faktin e dinin vetëm eprorët por jo ai dhe agjentët e tjerë të Forcës Operacionale.

Dedan Gjoni, ish-shefi i komisariatit numër 6 në Tiranë, u arrestua në nëntor të vitit 2023, si një nga personazhet më aktiv të grupit kriminal që u godit nga SPAK.

Miku i Shullazit u ekzekutua! Punonjësi i AMP në intubim- Kush
Dedan Gjoni

Edhe pse një zyrtar dhe drejtues i lartë policie, Gjoni rezulton në përgjime të shumta në lidhje të forta me kriminelët, madje duke marrë përsipër për të gjetur gjerëzit për të kryer edhe vrasjen e dy vëllezërve nga Britania e Madhe. Gjoni u vu në pranga në afërsi të stadiumit Air Albania, teksa mbante ende detyrën e shefit të komisariatit të policisë numër 6.

Shoqërimi është vetëm një hap drejt botës së krimit...'kur uniformat trafikojnë drogë dhe vrasin'

Atin Morina, ish-efektiv i RENEA-s pjesëmarrës në kultivimin e lëndëve narkotike në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Miku i Shullazit u ekzekutua! Punonjësi i AMP në intubim- Kush
Altin Morina

Në 2023 Morina me detyrë Shef i Repartit të Stërvitjes tek Forcat RENEA, u prangos në zonën e Kodrës së Diellit teksa lëvizte me këtë automjet luksoz, në të cilën u gjetën 113 mijë euro. Ai u lirua nga qelia pasi deklaroi se shumën e parave e kishte marrë hua te një biznesmen për një problem personal dhe se ato nuk ishin të krijuara nga aktiviteti kriminal. Por një vit më pas në 2024 ish-efektivi i RENEA-s u arrestua sërish në kuadër të operacionit “Revanshi”. Sipas SPAK, Altin Morina ka bashkëpunuar me Durim Bamin dhe një person tjetër të referuar si “Drejtori”, i cili ende nuk është identifikuar nga hetuesit. Jo vetëm “Revanshi”, ish-efektivi pjesë edhe e dosjes 'Ura'. Në bisedat në SkyEcc, Ekil Nderjaku i ka kërkuar ish-efektivit RENEA, Altin Morina, i akuzuar si i përfshirë në ngjarje të tjera kriminale, që ta ndihmonte për të shpëtuar Mond Çekiçin, i cili ishte kapur me armë. Nderjaku kishte kërkuar asakohe nga efektivi që të ndërhynte në laboratorin në Tiranë për t’iu hequr gjilpëra armës.

Kur një efektiv xhenio i forcave speciale Komando, ekzekuton për llogari të bandave

Miku i Shullazit u ekzekutua! Punonjësi i AMP në intubim- Kush
Mervjol Bilo

Lokali ‘Monopol’ një prej lokaleve në zonën e ish-Bllokut u kthye në skenë krimi në 2018. Mervjol Bilo ishte një nga komandot më të përgatitur të Zall-herrit, truprojë i këngëtares Elvana Gjata, i cili ishte bashkë me grupin e Ervin Matajt ekzekutoi truprojën e Ervis Martinajt, Fabiol Gaxhën. Në përplasjen me armë mbeti i plagosur edhe vetë Ervis Martinaj. Bilo u dënua me 7 vite burgim për plagosje dhe armëmbajtje pa leje, ndërsa dënimi iu reduktua në 4 vite e tetë muaj dhe më pas iu konvertua në shërbim prove. Mevjol Bilo është vlerësuar me nota maksimale si nga shteti shqiptar dhe nga aleatet si dhe nga SHBA-ja për një mision sekret në vitin 1998 në zonën mes Malit të Zi dhe Kosovës për marrjen e CD-ve të avionit vëzhgues të rënë në këtë zonë malore. Ai është njeri nga 30 themeluesit e Forcave Speciale Shqiptare i cili ka marr pjesë në misione paqëruajtëse në Republikën e Chadit në Afrike, Irak e Afganistan.

Muçi Shaljani alias Sheqeri, mbeti i plagosur, por 'fati' nuk ka qenë i njejtë për të gjithë...kur efektivët kaluan krah krimit dhe u vranë në atentate

Ish-polici Santiago Malko u ekzekutua mbrëmjen e 27 gushtit në zonën e “Xhamllikut” në Tiranë, në makinën e tij tip “BMË X5”.

Miku i Shullazit u ekzekutua! Punonjësi i AMP në intubim- Kush
Santiago Malko

I skeduar për një sërë ngjarjesh kriminale, Malko kishte hyrë edhe në administratën shtetërore. Santiago Malko, ish-punonjës policie ka qenë i arrestuar dhe i shpallur në kërkim për shkak të përfshirjes së tij në ngjarjen e 4 Tetorit në ish-bllok së bashku me mikun e tij Ervis Martinaj ku mbeti i vrarë truproja i këtij të fundit Fabiol Gaxha. Më 2016, Malko gjithashtu është përfshirë në një konflikt me vëllezërit Edmond dhe Gentian Lashi, 34 e 26 vjeç, ku konflikti dyshohet të ketë ndodhur për shkak të një borxhi të pakthyer.

Arsyeja e vrasjes së Malkos u zbuluar nga përgjimet e “SkyECC”. Në bisedën mes Ervis Martinajt dhe Leonard Dukës, bossi i lojrave të fatit e thoshte hapur se nuk e kishte problem faktin që ish-shoku i tij i ngushtë i kishte vrarë njeriun që kishte të besuar, madje i linte shteg hapur që të vepronte po njësoj edhe me Erigers Mihasin (Edhe ky është vrarë). Për vrasjen e Malkos, SPAK akuzon 8 persona, ku në krye të grupit janë dy vëllezërit Duka, Leonardi dhe Erlisi. Klani Duka, i akuzuar për vrasjen përbëhet nga: Leonard Duka, Erlis Duka, Ilir Selmani, Ervis Metani, Fatmir Hyseni, Dritan Agaj, Aleksandër Maxhaku dhe Xhoni Nica.

Më 15 korrik të 2018 u vra ish-punonjësi i policisë Boran Bërçana, 30 vjeç, dhe bashkëjetuesja e tij Silva Ndoci, 25 vjeç,. Ata u ekzekutuan pak pas mesnate teksa ishin në automjetin e tyre.

Miku i Shullazit u ekzekutua! Punonjësi i AMP në intubim- Kush
Silva Ndoci dhe Boran Bërçana

E gjithë ngjarja tronditëse ndodhi para syve të djalit të tyre 2-vjeçar, i cili u gjet në prehrin e nënës. Në vendngjarje u gjetën 23 gëzhoja, ndërsa autorëve iu deshën vetëm 7 sekonda për t’i ekzekutuar. Asakohe aludimet për autorët ishin të shumta, që nga personat që kishte arrestuar ish-polici deri tek dyshimet se vetë Bërçana ishte pjesë e një grupi kriminal. Ajo që doli në shkurt të këtij viti (2025), atentati i tij u lidh me dy fiset e njohura në Shkodër Lici-Bajrat. Sipas SPAK, Fatbardh Licit është vrarë si shenjë hakmarrje për vrasjen e ish-policit Boran Bërçana 8 vite më parë së bashku me bashkëjetuesen e tij Silva Ndoci. Kjo sepse Behar Bajri ka bërë fajtor Ibrahim Licin për vrasjen e tyre.  

Ish-polici i Burgjeve, Gentian Bejtja u ekzekutua pasditen e 15 marsit brenda oborrit të banesës së Larushk. Ekzekutimi ndodhi pas dy tentativa të dështuara në vitin 2022 dhe 2023.

Miku i Shullazit u ekzekutua! Punonjësi i AMP në intubim- Kush
Gentian Bejtja 

Sërish një efektiv mes bandave. Para se të vritej, Bejtja bënte një jetë mes Larushkut, Lezhës, Shëngjinit, ku qëndronte i strehuar në bazat e fshehta të ish-deputetit të PS Arben Ndoka dhe biznesmenit të basteve sportive, Ervis Martinaj. Disa vite më parë viktima, Gentjan Bejtja dhe vëllezërit Durim dhe Valter Bami, ishin shumë miq me njëri-tjetrin. Por mesa duket intrigat kriminale kanë prishur këtë shoqëri të vjetër, duke sjellë që Gentjan Bejtja të hidhet në krahun e Ervis Martinajt dhe Arben Ndokës, dy kundërshtarëve të vëllezërve Bami dhe Marklen Hakës.

Haka dhe Bamët, kanë dyshuar se njeriu që informonte mbi lëvizjet e vëllezërve Bami, dhe mbante makinat në Larushk në gadishmëri për të kryer vrasjet ishte pikërisht Gentjan Bejtja.Bejtja dyshohet se kishte dijeni edhe për shumë krime që kishin ndodhur në harkun kohor të 10 viteve të fundit, ku në mos ishte drejtpërdrejt i implikuar, të paktën kishte dijeni apo besohej se kishte tradhtuar, ata që deri dje u shërbente. Ai është dyshuar si i përfshirë në disa atentate, si personi që ka nxjerrë në pritë viktimat, informator apo ndihmës i ekzekutorëve.

Ervin Dalipaj ish-shefi i Krimit Ekonomik në policinë e Tiranës dhe shoku i tij Juxhin Dautaj do të ekzekutoheshin e 12 plumba automatiku në prill të 2017.

Miku i Shullazit u ekzekutua! Punonjësi i AMP në intubim- Kush

Ish-shefi i krimit ekonomik së bashku me shokun e tij asakohe ishte në kërkim për rrëmbim dhe vrasje. Ervin Dalipaj lëvizte i armatosur për faktin se jo vetëm që ishte në kërkim nga policia, por ishte edhe në vëzhgimin e njerëzve të Gazmend Çollakut, për të cilin viktima akuzohej se e kishte rrëmbyer në bashkëpunim me Denis Shtrazën. Ervin Dalipaj u largua nga policia e shtetit në 2013 pasi u akuzua për dekonspirimin e aksionit kombëtar të policisë kundër kazinove të palicencuara. Në 29 janar 2016 u shpall në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda cakton masën e sigurisë “arrest me burg”. Por para burgut Dalipaj u vra në atentat.

Vrasja e ish-efektivit Arben Bilali- nga dyshimet për Xhabaftët tek arrestimi i Gjergj Cukalit

Miku i Shullazit u ekzekutua! Punonjësi i AMP në intubim- Kush
Arben Bilali

Në janar të 2019 pranë shkollës "At Zef Pllumi" pranë Selitës në kryeqytet do të ekzekutohet ish-efektivi Arben Bilali. Ish-polici humbi jetën gjatë një shkëmbimi zjarri me disa persona të tjerë. Nga Peza e Vogël familja Bilali u zhvendos pas viteve ‘90 në Selitë, ku si fqinj kishin familjen Imeraj. Këto të fundit, ishin në përplasje të fortë me fisin Xhabafti. Hasmëria mes këtyre dy fiseve kishte shkaktuar shumë viktima. Xhabaftët e shihnin oficerin e policisë Arben Bilali, si pjesë të fisit Imeraj dhe mbështetës të tyre. Ndaj për këtë shkak, familja e tij u vu në shënjestër, thuhej asakohe në hetimet e prokurorisë. Hetimi për vrasjen e Arben Bilalit përfshin edhe personazhe të tjerë të botës së krimit. Pjesëmarrës në ekzekutimin e ish-policit, ishte edhe Valter Bami. Ky i fundit, është vëllai i të fortit të Niklës, Durim Bamit. 

Valter Bamit i ishte marrë ADN gjatë arrestimit në 2018 dhe u vendos të bëhej krahasimi me ADN-të që mund ta lidhnin atë me vrasjen e Arben Bilalit. Por nuk ndodhi kështu. Kërkimet mbi ADN-në e autorit të gjetura në shishen plastike në makinën e braktisur të krimit, nuk do të rezultonin të padobishme. Kjo, pasi mostra e pështymës e gjetur në shishe, do të rezultonte të ishte e përputhshme me ADN-në e një prej autorëve të dyshuar mbi ngjarjen. Ai ishte Gjergj Cukali, një personazh me rekorde të forta kriminale në fushën e gjobëvënies e drogës. Por Cukali do të qëndronte pak muaj në burg dhe Gjykata e Apelit të Tiranës nuk i konsideroi të mjaftueshme provat, duke caktuar ndaj tij masën e detyrimin të paraqitjes.

Të arrestuar, të plagosur apo në rastet fatale, viktima të atentateve....mënyra se si efiktivë të shtetit përfundojnë në 'identitet të dyfishtë' me 'njërën këmbë' në botën e krimit mbetet ende mister! Ngjarja e fundit, kërkon një rishikim të praktikave dhe shtimin e filtrave sesi rekrutohen punonjësit e shërbimeve të rendit dhe sigurisë publike./ZËRI

6 MUAJ ME PARE

Muçi Shaljani shok me Gilmando Danin, Eduart Merkaj pezullon zinxhirin komandues së Operacionales së AMP-së

Miku i Shullazit u ekzekutua! Punonjësi i AMP në intubim- Kush
EDUART MERKAJ

TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Eduart Merkaj, ka urdhëruar pezullimin e zinxhirit komandues të strukturës së Forcës së Posaçme Operacionale të AMP-së, pas atentatit të ndodhur mesditën e djeshme në Rinas.

Merkaj ka urdhëruar hetimin e plotë të procedurave të ndjekura për rekrutimin e Muçi Shaljanit në radhët e AMP-së, i cili gjatë ditës së djeshme ishte në rolin e shoferit të një eksponenti të njohur të botës së krimit si Gilmando Dani. 

Burime pranë DSIK, institucion që verifikon pastërtinë e figurës për punonjës të AMP-së bëjnë me dije se Muçi Sheqeri nuk rezulton të ketë pasur certifikatë sigurie, ndaj ka nisur një hetim për të zbuluar mënyrën e punësimit të tij pranë Agjencisë së Mbikqyrjes Policore. 

NJOFTIMI I AMP 

Nisur nga interesi i medias dhe ndjeshmëria e ngjarjes të ndodhur ditën e djeshme në rrethrrotullimin pranë aeroportit "Nënë Tereza", ku rezulton i përfshirë edhe punonjësi i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, M.Sh, i cili ka mbetur i plagosur dhe po merr ndihmën mjekësore, AMP ka nisur menjëherë verifikimin e brendshëm të procedurave administrative të ndjekura si edhe praktikën e plotë me agjencitë përkatëse dhe Policinë e Shtetit, në lidhje me procedurën e rekrutimit tij, prej shtatorit 2025.

Ndërkohë Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Eduart Merkaj, ka urdhëruar pezullimin e zinxhirit komandues të strukturës së Forcës së Posaçme Operacionale të AMP-së deri në zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Në komunikimet në vijim do të bëhen me dije rezultatet e këtyre veprimeve.

Burime bëjnë me dije për ZËRI-n se Shaljani është bërë pjesë e AMP-së gjatë muajit shtator, kur ky institucion drejtohej nga Artjol Saliasi pas shkarkimit të Florjan Sulejmanit. Drejtori i ri i kësaj strukture, Eduart Merkaj, me marrjen e detyrës, kishte kërkuar rishikimin e një sërë kontratash që ishin nënshkruar me agjentët, përfshirë dhe Shaljanin. Dëshmia e tij do të ishte me vlerë të madhe për hetimin e ngjarjes, por aktualisht punonjësi i AMP ndodhet në gjendje kritike për jetën në Spitalin e Traumës, ndërsa dy prej plumbave e kanë prekur në kokë. 40-vjeçari rezulton gjithashtu që të jetë pronar i një hoteli në Tiranë, ndërkohë që nga verifikimet e para rezulton që të jetë pa precedentë të mëparshëm penal./ZËRI 

6 MUAJ ME PARE

Zbriti nga ‘Fiati’ dhe vëzhgoi monitorët e avionëve/ Kush është i riu që ndihmoi vrasësit e Gilmando Danit?

Miku i Shullazit u ekzekutua! Punonjësi i AMP në intubim- Kush
muci shaljani dhe gilmando dani

TIRANË- Grupi hetimor i ngritur pas atentatit të ndodhur mesditën e të martës në aeroportin e Rinasit, po vëzhgon veprimet e një të riu, që mund të ketë ndihmuar me informacion autorët e vrasjes së Gilmando Danit, dhe plagosjes së Muçi Shaljanit. Personi në fjalë, një i ri me trup mesatar, ka mbërritur në Rinas rreth orës 13:00, ku ka zbritur nga një makinë tip “Fiat” që u parkua pranë parkimit të aeroportit. Duke iu referuar pamjeve të kamerave të sigurisë, ky shtetas futur brenda aeroportit dhe ka parë në monitor avionët që do të zbresnin në ato minuta. Sipas verifikimeve, avioni i linjës Barcelonë–Tiranë ishte vonuar me rreth 15 minuta, dhe në ato çaste ai është drejtuar drejt tualeteve të aeroportit, për t’u kthyer më pas në vendin ku dalin pasagjerët.

Nga kqyrja e kamerave të sigurisë rezulton se, sapo kanë mbërritur Dani dhe Muçi, të cilët kishin me vete nga një çantë, personi i dyshuar ka nisur menjëherë telefonatat. Ky shtetas i ka ndjekur nga pas dy personat deri sa ata kanë hipur në makinë, ku sipas informacioneve, qëllimi i tij ishte të tregonte se ku do të ulej shënjestra Gilmando Dani. Sapo dy personat kanë hipur në makinë, i dyshuari është larguar me shpejtësi në këmbë në krahun e kundërt të lëvizjes.

Ndërkohë që viktima dhe i plagosur, janë larguar nga parkimi, ku kanë bërë pagesën, dhe më pas janë nisur në drejtim të rrethrrotullimit. Sipas policisë, një makinë ka ndaluar përpara automjetit të viktimës, duke qëndruar disa minuta pa lëvizur, dhe besohet se ky ka qenë momenti kur autorët kanë marrë sinjalin për sulm.

Sapo automjeti i viktimës i është afruar rrethrrotullimit, nga një “Toyota” kanë dalë tre persona, ndërsa një tjetër ka qëndruar në makinë. Me tre armë kallashnikov është shtënë në drejtim të automjetit “Benz”, ku sipas policisë, qëllimi ishte pasagjeri në këtë mjet.

Sipas pamjeve të kamerave të sigurisë, për rreth 5 sekonda askush nuk ka lëvizur nga mjeti, por më pas është afruar një person i maskuar me kallashnikov, i cili ka shkuar te dera e pasagjerit dhe ka qëlluar disa herë nga xhami, përpara se të largohej.

Mbi Benzin ku udhëtonte Dani janë derdhur rreth 100 plumba, ndërkohë edhe pse një nga zonat më të frekuentuara dhe lëvizjen më të lartë të qytetarëve, në momentin e krimit në vendin e ngjarjes nuk ndodhej asnjë patrullë policie, çka iu mundësoi autorëve që të largoheshin të pashqetësuar, dhe të digjnin mjetin në fshatin Halilaj të Fushë Krujës.

6 MUAJ ME PARE

2 plumba në kokë dhe 8 në trup, punonjësi i AMP-së që shoqëronte Danin i intubuar te Trauma

Miku i Shullazit u ekzekutua! Punonjësi i AMP në intubim- Kush
MUCI SHALJANI SHEQERI

TIRANË- Muçi Shaljani, i cili mbeti i plagosur mesditën e djeshme në atentatin që ndodhi pranë rrethrrotullimit të Aeroportit të Rinasit, ka marrë 10 plumba. Burime nga spitali i Traumës bëjnë me dije se Shaljani është në intubim, ndërsa 2 prej plumbave e kanë prekur në kokë dhe 8 të tjerë në trup.

Burime bëjnë me dije për ZËRI-n se Shaljani është bërë pjesë e AMP-së gjatë muajit shtator, kur ky institucion drejtohej nga Artjol Saliasi pas shkarkimit të Florjan Sulejmanit. Drejtori i ri i kësaj strukture, Eduart Merkaj, me marrjen e detyrës, kishte kërkuar rishikimin e një sërë kontratash që ishin nënshkruar me agjentët, përfshirë dhe Shaljanin, i cili madje në një kohë të shkurtër ishte pajisur dhe me certifikatë sigurie. Dëshmia e tij do të ishte me vlerë të madhe për hetimin e ngjarjes, por aktualisht punonjësi i AMP ndodhet në gjendje kritike për jetën në Spitalin e Traumës.

40-vjeçari rezulton gjithashtu që të jetë pronar i një hoteli në Tiranë, ndërkohë që nga verifikimet e para rezulton që të jetë pa precedentë të mëparshëm penal, por miqësia me një eksponent të njohur të botës së krimit, si Gilmando Dani, duket se i ka kushtuar shumë. /ZËRI 

6 MUAJ ME PARE

I vrarë me çdo kusht! Çfarë dihet deri tani nga atentati ndaj Gilmando Danit, miku i tij punonjës i AMP në gjendje kritike

Miku i Shullazit u ekzekutua! Punonjësi i AMP në intubim- Kush
gilmando dani dhe muci shaljani

TIRANË- Një ditë pas atentatit të ndodhur mesditën e djeshme në rrethrrotullimin e Aeroportit të Rinasit, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe u plagos Muçi Shaljani alias Sheqeri, hetimet flasin për një atentat të mirëorganizuar dhe vrasës profesionistë që janë përdorur në ngjarje. Dani, një personazh i njohur i botës së krimit, dhe i etiketuar si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit, u lirua vetëm një vit më parë nga qelia, ku vuajti një dënim me 12 vite burg për gjobëvënie dhe armëmbajtje pa leje në kuadër të grupit kriminal. Lirimi i tij u bë me kusht, pasi kishte kryer shumicën e dënimit, e megjithatë mbyllja e hesapeve me drejtësinë, nuk bëri që ai të mbyllte llogaritë e hapura me grupet e tjera kriminale, që e pritën mesditën e djeshme në Rinas, dhe e qëlluan pa mëshirë, me kushtin e vetëm për ta vrarë me çdo kusht.

Udhëtimi nga Barcelona në Rinas

Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani, punonjës i Agjensisë së Mbikqyrjes Policore, kishin udhëtuar së bashku në datën 7 Nëntor drejt Barcelonës, ku kishin qëndruar për katër ditë, për t’u kthyer mesditën e djeshme, ku autorët i prisnin menjëherë sapo kanë marrë makinën në parkimin e Aeroportit. Dani dhe Shaljani kanë njohje miqësore të hershme mes tyre, ndërsa mbetet mister sesi ky i fundit është bërë pjesë e strukturave të AMP në muajin Shtator të këtij viti, dhe a i ka kaluar të gjitha kriteret e rekrutimit.

Rekrutimi i Shaljanit në radhët e AMP

Burime bëjnë me dije për ZËRI-n se Shaljani është bërë pjesë e AMP-së gjatë muajit shtator, kur ky institucion drejtohej nga Artjol Saliasi pas shkarkimit të Florjan Sulejmanit. Drejtori i ri i kësaj strukture, Eduart Merkaj, me marrjen e detyrës, kishte kërkuar rishikimin e një sërë kontratash që ishin nënshkruar me agjentët, përfshirë dhe Shaljanin. Dëshmia e tij do të ishte me vlerë të madhe për hetimin e ngjarjes, por aktualisht punonjësi i AMP ndodhet në gjendje kritike për jetën në Spitalin e Traumës, ndërsa dy prej plumbave e kanë prekur në kokë. 40-vjeçari rezulton gjithashtu që të jetë pronar i një hoteli në Tiranë, ndërkohë që nga verifikimet e para rezulton që të jetë pa precedentë të mëparshëm penal.

Autorët ishin të maskuar, zbritën nga makina për ta çuar detyrën deri në fund

Autorët e atentatit ndaj Gilmando Danit dyshohet se kanë qenë vrasës me pagesë. Ata lëviznin me një makinë Toyota me targa greke, e cila dyshohet se ka qenë e vjedhur, dhe kanë qarkulluar për disa minuta në afërsi të aeroportit, në pritje të objektivave të tyre, të cilëve iu ishte shtyrë me disa minuta fluturimi.

Referuar pamjeve filmike, Toyota ka qenë e ndezur me bllokazh pranë rrethrrotullimit, të Rinasit, dhe në momentin që Benz ku udhëtonte viktima dhe i plagosuri iu ka kaluar pranë ata kanë nisur breshërinë e të shtënave. Për pasojë mjeti ka humbur kontrollin, ndërsa dy prej vrasësve kanë dalë nga makina dhe e kanë qëlluar viktimën nga një distancë e afërt. Në një moment njërit prej vrasësve i është bllokuar arma, dhe ka marrë kallashin e një prej personave të tjerë të përfshirë në vrasje.

Mbi Benzin ku udhëtonte Dani janë derdhur rreth 100 plumba, ndërkohë edhe pse një nga zonat më të frekuentuara dhe lëvizjen më të lartë të qytetarëve, në momentin e krimit në vendin e ngjarjes nuk ndodhej asnjë patrullë policie, çka iu mundësoi autorëve që të largoheshin të pashqetësuar, dhe të digjnin mjetin në fshatin Halilaj të Fushë Krujës.

Kush i informoi autorët? 

Policia ka dyshime se vrasësit të jenë ndihmuar nga një informator brenda aeroportit të Rinasit, për vrasjen e Danit, ndërsa ky i fundit pak çaste përpara ekzekutimit, është shfaqur me një kapele në ambientet e Aeroportit, ndoshta për të mos rënë në sy. Miku i tij nga ana tjetër është shfaqur i pashqetësuar. Ndryshe nga raportimet paraprake për një shkëmbim zjarri mes autorëve dhe viktimës, në fakt në makinën ku udhëtonte Dani dhe Shaljani nuk janë gjetur armë.

Ky është një nga atentatet më të rënda të ndodhura muajt e fundit në vendin tonë, duke vënë në rrezik dhe sigurinë kombëtare. Fatmirësisht nga breshëria e plumbave u dëmtuan vetëm xhamat e disa bizneseve në zonën e Aeroportit, dhe nuk pati dëme në jetë të pafajshme njerëzore. Pavarësisht grupit të posaçëm hetimor, të dhënat që çojnë te autorët apo porositësit e atentatit janë të pakta, edhe pse një pjesë e llogarive të mikut të Shullazit me grupet e tjera kriminale kanë qenë të njohura. /ZËRI 

6 MUAJ ME PARE

Ekzekutimi i mikut të Shullazit! Sekuestrohen kamerat e sigurisë së bizneseve: Kush informoi nga porta dalëse e aeroporti?

Miku i Shullazit u ekzekutua! Punonjësi i AMP në intubim- Kush
Gilmando Dani

TIRANË-Hetimet vijojnë në lidhje me atentatin pranë Rinasit ndodhur mesditën e 11 nëntorit, ku si pasojë ndërroi jetë Gilmando Dani, i njohur si mik dhe bashkëpunëtor i Emiljano Shullazit dhe u plagos Muçi Shaljani, punonjës i AMP-së.

Në lidhje me ngjarjene rëndë kriminale janë sekuestruar kamerat e bizneseve dhe të aeroportit 'Nënë Tereza' për të parë lëvizjet e dyshimta për persona të tjerë që mund të kenë patur si rol për të informuar autorët që ndodheshin brenda automjetit tip 'Toyota'.

Po verifikohet për të gjitha mjetet e tjera apo njerëzit që kalojnë disa herë tek porta dalëse e aeroportit, ku të skeduar janë pikërisht ata persona që kanë qëndruar më gjatë dhe janë larguar sapo kanë dalë Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani Sheqeri.

Gilmando Dani dhe miku i tij shofer Muçi Shaljani alias Sheqeri ishin duke dalë nga ambjentet e aeroportit me një mjet tip 'Benz', kur autorët i zunë pritë me një automjet tip 'Toyota' dhe qëlluan breshëri plumbash drejt tyre. Dani humbi jetën në vend, ndërsa Shaljani mbeti i plagosur rëndë gjatë sulmit me armë zjarri dhe aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës në gjendje kritike për jetën. Automjeti i autorëve tip "Toyota" me targa greke, u gjet pak minuta pas atentatit, në një përrua, pranë aksit Fushë Krujë-Krujë, mes fshatrave Halil dhe Zall. 

Gilmando Dani sapo kishte mbërritur me mikun e tij në Shqipëri nga Barcelona, Spanjë. Të dy ishin nisur me avion drejt Barcelonës më 7 nëntor dhe kishin lënë makinën të parkuar në aeroport, ndërsa u kthyen nga Barcelona këtë të martë. Sipas burimeve për mediat, avioni me të cilin udhëtonte Dani zbriti në tokën shqiptare në orën 13:55, rreth 35 minuta para orarit të planifikuar. Atentati ka ndodhur 25 minuta më pas në rrethrrotullimin e Rinasi./ZËRI

6 MUAJ ME PARE

Prapaskenat e rekrutimit të Muçi Shaljanit në AMP dhe detyra për drejtorin Merkaj!

Miku i Shullazit u ekzekutua! Punonjësi i AMP në intubim- Kush
Muçi Shaljani alias Sheqeri

TIRANË- Muçi Shaljani alias Sheqeri, me detyrë agjent pranë Agjencisë së Mbiqkqyrjes Policore, institucion që ka detyrë të hetojë përfshirjen në krim apo korrupsion, mbeti i plagosur në atentatin mafioz që u shënua mesditën e së martës te rrethrrotullimi i Aeroportit të Rinasit.

Ai ndodhej në shoqërinë e Gilmando Danit, një ish bos krimi, i besuar i Emiljano Shullazit, që mbeti viktimë në atentat.
Ngjarja është një më të organizuarat të ndodhura vitet e fundit, jo vetëm për shkak të shënjestrës Gilmando Dani, por edhe të vendit ku u zgjodh të ekzekutohej; pak metra nga dera e Aeroportit të vetëm në vend.

Shaljani e Dani kishin udhëtuar nga Tirana drejt Barcelonës dhe në kthim po ashtu ndodheshin në shoqërinë e njëri-tjetrit.
Shoqërimi i një agjenti të AMP-së me nje person me një profil të tillë kriminal si ai i Gilmando Danit, është një këmbanë alarmi.

Muçi Shaljani alias Sheqeri u rekruktua pa asnjë procedurë si agjent me një kontratë të firmosur në muajin shtator. Në atë kohë nga AMP-ja, kryeministri kishte “shkarkuar” Florian Sulejmanin (dorëheqja e Sulejmanit ishte formale). Rama e fshiu me një të rënë të lapsit Sulejmanin pas një debati për largimin nga detyra të një punonjësi të AMP-së në Vlorë. Drejtimin e struktures që është varësi direkte e Ministrit të Brendshëm, e mori zv.drejtori Artjol Saliasi.

Pa e paragjykuar mënyrën sesi Saliasi e drejtoi AMP-në si i komanduar, rezulton se Shaljani u rekrutua pa asnjë procedurë dhe kontrata do ti përfundonte në fund të këtij muaji. Madje, Shaljani mundi të siguronte dhe certefikatën e sigurisë (një nga institucionet e përfshirë për pajisjen me certefikatë sigurie është dhe AKSIK roli i të cilit duhet hetuar). Gjatë kohës që AMP drejtohej nga një emër i panjohur rezulton se janë rekrutuar me kontrata të përkohshme edhe agjentë të tjerë (një dreq e di se cfarë përfaqësjnë). Eduart Merkaj, një zyrtar karriere ne polici, u emërua në krye të AMP-së dhe i njohur me problemet brenda strukturës kërkoi jo më larg se dy ditë më parë verefikimin e të gjithë punonjësve.

Mes tyre dhe të Muci Shaljanit. Një procedurë, që në fakt do të duhet të kishte ndodhur kohë më parë, por me cduket askush se ka patur prioritet pastrimin e Agjencisë nga agjentët e lidhur me krimin apo të korruptuar. Është ende herët për të vlerësuar se çdo të ndodhë me procedurën e çelur nga Merkaj për verefikimin e punonjësve të AMP-së, por edhe në nderin e tij si një nga zyrtarët me jetëgjatë në polici, që të pastrojë Agjencinë nga eksponentët problematikë. Sepse nëse AMP nuk pastrohet, ska sesi as të pastrohen radhët e policisë së Shtetit nga oficerë të lidhura me krimin apo të përfshirë në korrupsion.

Poll

MOS HUMB