LIVE UPDATES

ATENTATI në Rinas! Hetimet shtrihen në Spanjë, ekspertiza: 20 plumba në trupin e mikut të Shullazit (Pistat e hetimit)

➤Dy ditë nga atentati mafioz i mesditës së 11 nëntorit ku u ekzekutua Gilmando Dani dhe u plagos rëndë miku i tij, punonjësi i AMP-së Muçi Shaljani, hetimet ende nuk kanë çuar në një pistë të caktuar apo në identifikimin e autorëve. ➤Policia ka kërkuar informacion nga autoritetet spanjolle, mbi lëvizjet e Danit dhe Shaljanit, gjatë qëndrimit 4 ditor atje, por deri tani nuk kanë marrë asnjë përgjigje. ➤Policia ka kryer kontrolle në disa zona të ndryshme, Tiranë, Kamëz, Nikël dhe Fushë Krujë, ku janë shoqëruar të paktën 15 persona, kryesisht familjarë të viktimës dhe të plagosurit por u lanë të lirë.➤ Ekspertiza paraprake nga morgu i Tiranës, ka nxjerrë se Gilmando Dani ka marrë 20 plumba në trup, ndërsa në vendngjarje janë gjetur mbi 80 gëzhoja. ➤Ndërkohë rezulon se makina tip 'Toyota Yaris”, e përdorur nga autorët në krim, është vjedhur në Greqi më 22 tetor 2023.➤Hetimet janë fokusuar në disa pista hetimore, siç është ajo e larjes së hesapeve mes grupeve kriminale, konfliktet për fajdet financiare e deri tek bashkëpronësia tek disa sipërfaqe toke prapa zonës së "Casa Italia" dhe trafiku i kokainës.

3 artikuj për këtë temë.
6 MUAJ ME PARE

EKSPERTIZA! Gilmando Dani mori 20 plumba në trup, 80 gëzhoja në vendngjarje, mjeti i autorëve u vodh para 2 vitesh

ATENTATI në Rinas! Hetimet shtrihen në Spanjë, ekspertiza: 20
Gilmando Dani

TIRANË-Të tjera detaje janë bërë publike në lidhje me atentatin mafioz mesditën e 11 nëntor ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe u plagos miku i tij, agjent i AMP, Muçi Shaljani. Ekspertiza paraprake nga morgu i Tiranës, ka nxjerrë se Gilmando Dani ka marrë 20 plumba në trup, ndërsa në vendngjarje janë gjetur mbi 80 gëzhoja. Në Spitalin e Traumës, vijon të jetë i intubuar Muçi Shaljani, i cili mori 10 plumba në trup, 2 prej të cilëve në kokë. 

Ndërkohë nga verifikimet e kryera nga Policia, rezulon se makina tip 'Toyota Yaris”, e përdorur nga autorët në krim, është vjedhur në Greqi më 22 tetor 2023, ndërsa targat po ashtu të grabitura në 2024-ën ishin të mbivendosura. Nga ana tjetër në mjetin tip 'Benz' ku udhëtonte shënjestra me punonjësin e AMP, i cili u hap një ditë pas atentatit nuk është gjetur asgjë e paligjshme.

Hetimet janë fokusuar në disa pista hetimore, siç është ajo e larjes së hesapeve mes grupeve kriminale, konfliktet e fajdet financiare e deri tek bashkëpronësia tek disa sipërfaqe toke prapa zonës së "Casa Italia" dhe trafiku i kokainës. Gilmando Dani, mik dhe bashkëpunëtor i Emiljano Shullazit u ekzekutua mesditën e 11 nëntorit me breshëri plumbash pranë aeroportit 'Nënë Tereza', teksa i plagosur rëndë ka mbetur edhe miku i tij, që e shoqëronte Muçi Shaljani Sheqeri, agjent i AMP-së. Ndaj automjetit të tyre 'Benz' u qëllua nga persona të paidentifikuar me një mjet tip “Toyota Yaris”, e cila u gjet e djegur pak minuta pas ngjarjes në Fushë Krujë. Dani dhe Shaljani, sapo ishin kthyer nga Spanja, ku besohet nga policia se kishin shkuar për koordinim të punëve në trafikun e drogës./ZËRI

6 MUAJ ME PARE

Atentati ndaj Gilmando Danit dhe Muçi Shaljanit, policia kërkon informacione nga Spanja, 15 të shoqëruar

ATENTATI në Rinas! Hetimet shtrihen në Spanjë, ekspertiza: 20
gilmando dani dhe muci shaljani

TIRANË- Dy ditë pas atentatit që ndodhi në Rinas, ku u ekzekutua Gilmando Dani, dhe u plagos rëndë efektivi i AMP-së Muçi Shaljani, Policia e Shtetit nuk ka ende një të dyshuar për ngjarjen, pavarësisht kontrolleve të shumta që janë kryer në zonën e Fushë Krujës, Niklës dhe Kamzës. Policia ka kërkuar informacion nga autoritetet spanjolle, mbi lëvizjet e Danit dhe Shaljanit, gjatë qëndrimit 4 ditor atje, por deri tani nuk kanë marrë asnjë përgjigje. Ndërkohë që personat e shoqëruar janë lënë të lirë, për shkak se nuk janë gjetur prova që i lidhin me ngjarjen.

Punonjësi i AMP-së vijon të jetë në gjendje kritike për jetën në spitalin e Traumës në Tiranë, i intubuar, për shkak se ka marrë 10 plumba në kokë dhe në trup. Ditën e djeshme u publikuan dhe pamjet filmike të atentatit, ku shihej qartë se 3 persona qëlluan me breshëri arme në drejtim të mjetit tip Benz ku udhëtonin dy miqtë.

Autorët e kryen krimin brenda një minute, dhe më pas u larguan të pashqetësuar nga vendi i ngjarjes, ndërsa atentati mund të kishte pasoja edhe më të rënda, për shkak të fluksit të lartë të lëvizjes së mjeteve dhe qytetarëve në zonë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 80 gëzhoja, ndërsa autorët qëlluan me 4 armë, 3 prej të cilave kallashnikovë dhe një pistoletë.

Referuar ekspertizës së kryer, në trupin e viktimës janë gjetur 20 plumba, çka tregon se aurorët kanë qëllua pa mëshirë, me qëllim eleminimin e tij.

Gilmando Dani ka qenë objektivi kryesor i këtij sulmi pasi drejtimi më i madh i plumbave janë lëshuar pikërisht nga këndi ku ndodhej ai.

Hetimet janë fokusuar në disa pista hetimore, siç është ajo e larjes së hesapeve mes grupeve kriminale, konfliktet për fajdet financiare e deri tek bashkëpronësia tek disa sipërfaqe toke prapa zonës së "Casa Italia" dhe trafiku i kokainës.

Dani dhe Shaljani, sapo ishin kthyer nga Spanja, ku besohet nga policia se kishin shkuar për koordinim të punëve në trafikun e drogës./ZËRI 

6 MUAJ ME PARE

Po priste nënën në aeroport! Plumbat goditën edhe makinën e anëtarit të FRPD, ishte në makinë kur ndodhi atentati

ATENTATI në Rinas! Hetimet shtrihen në Spanjë, ekspertiza: 20
mjeti 'Passat' i prekur nga plumbat

TIRANË-Breshëria e plumbave në ekzekutimin e Glimando Danit mesditën e 11 nëntorit kanë prekur edhe makinën tip “Passat” të një qytetari që ishte i parkuar aty pranë.

Sipas fotos së siguruar nga deputetit demokrat, Besart Xhaferi automjeti i përkiste një anëtari të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, i cili ndodhej në makinë në momentin e atentatit, ndërsa priste nënën e tij që po kthehej nga Spanja me të njëjtin avion që vinin në Tiranë 47-vjeçari Gilmando Dani dhe 40-vjeçari Muçi Shaljani Sheqeri.

“Kam folur me të. Ka qenë brenda në makinë, është shumë i tronditur. Fatmirësisht ka shpëtuar, por imagjinoni çfarë t’i thuash një të riu pas kësaj ngjarjeje, që ka shpëtuar për fije, për disa centimetra. Makina e tij është goditur nga katër plumba. Falë Zotit nuk pati viktima të tjera, Zoti i shpëtoi njerëzit që ndodheshin aty pranë,” – deklaroi deputeti Xhaferi në emisionin “Now” në Euronews.

Gilmando Dani, mik dhe bashkëpunëtor i Emiljano Shullazit u ekzekutua mesditën e 11 nëntorit me breshëri plumbash pranë aeroportit 'Nënë Tereza', teksa i plagosur rëndë ka mbetur edhe miku i tij, që e shoqëronte Muçi Shaljani Sheqeri, agjent i AMP-së. Ndaj automjetit të tyre 'Benz' u qëllua nga persona të paidentifikuar me një mjet tip “Toyota Yaris”, e cila u gjet e djegur pak minuta pas ngjarjes në Fushë Krujë. Autorët e maskuar dhe të veshur me uniforma që ngjanin me ato të policisë, kanë qëlluar në drejtim të mjetit, duke e ndaluar atë në vend. Më pas, një prej autorëve ka zbritur nga makina, ka rimbushur armën dhe ka qëlluar sërish në drejtim të Gilmando Danit, i ulur në sediljen e pasagjerit.

Gilmando Dani sapo kishte mbërritur me mikun e tij në Shqipëri nga Barcelona, Spanjë. Të dy ishin nisur me avion drejt Barcelonës më 7 nëntor dhe kishin lënë makinën të parkuar në aeroport, ndërsa u kthyen nga Barcelona më 11 nëntor. Avioni me të cilin udhëtonte Dani zbriti në tokën shqiptare në orën 13:55, rreth 35 minuta para orarit të planifikuar. Atentati ka ndodhur 25 minuta më pas në rrethrrotullimin e Rinasi./ZËRI

Poll

MOS HUMB