LIVE UPDATES

Seanca e parë zgjat vetëm 15 minuta! Berisha: Parlamenti, bodrum i mafias! Spiropali: S’mund të vish pas humbjes

➤Seanca e sotme parlamentare është shoqëruar me tensione mes opozitës dhe maxhorancës.➤ Kuvendi u mbyll pas 15 minutash, ku ➤Partia Demokratike ka vijuar akuzat për zgjedhjet e 11 majit, të cilat i cilëson një farsë elektorale. ➤I pari që mori fjalën ishe kreu i PD ishte Sali Berisha dhe pas përfundimit të minutazhit të dhënë prej 5 minutash, kryetarja e Kuvendit i mbylli fjalën.

6 artikuj për këtë temë.
2 JAVE ME PARE

Nuk siguruan vend në Kuvend, deputetë ‘zhduken’, cilët munguan sot në seancë

Seanca e parë zgjat vetëm 15 minuta! Berisha: Parlamenti, bodrum i
Lulzim Basha

TIRANË-Kuvendi i Shqipërisë rifilloi punimet këtë të enjte, pas një pushimi dy mujor. Deri në korrik kur dyert e Kuvendit të mbyllen për t’u hapur në shtator për trupën e re të ligjvënësve, edhe kandidatët që nuk arritën të fitonin një mandat, apo deputetët që ngelën jashtë do të jenë pjesë e seancave plenare. Por si duket disa kanë zgjedhur të japin 'dorëheqjen' dhe mos angazhohen as gjatë kësaj periudhe.

Një prej tyre ishte Lulzim Basha, i cili pas humbjes vendosi të mos jetë as fizikisht në një Kuvend. Basha ka zgjedhur heshtjen pas humbjes, por ngjan më shumë me zhdukjen politike. 

Mungesës së tij iu bashkua dhe ajo e Dashnor Sulës, i cili, pasi këmbënguli që Kuvendi duhet të rifillojë punën sipas ligjit, vendosi që vetë ta anashkalojë këtë fillim me shumë finesë.

Po ashtu në seancën e parë pas zgjedhjeve, nuk ishin të pranishme as Ori Nebiaj, Dhurata Çupi, Flutura Açka e disa të tjerë që dikur dominonin, por që tashmë kanë lënë vendin bosh./ZËRI

2 JAVE ME PARE

"Keqardhje? Jeta vazhdon..."/ Opozitarët e trishtuar për mandatin e humbur, socialistët: Fitoi partia!

Seanca e parë zgjat vetëm 15 minuta! Berisha: Parlamenti, bodrum i
Foto ilustruese

TIRANË- Edhe pse Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk e ka bërë një shpërndarje zyrtare të mandateve, lista e 140 emrave të rinj pak a shumë është krijuar. Sot ishte hera e parë pas zgjedhjeve parlamentare që deputetët e Kuvendit të Shqipërisë u mblodhën në sallë, por me keqardhje. Për disa prej tyre, është hera e fundit që marrin pjesë si deputetë, ndaj edhe nuk e fshehin keqardhjen. Të tjerë më pas duket se kanë të qartë një plan për atë që do të bëjnë me jetën e tyre, tashmë si qytetarë të thjeshtë. Opozitarët ishin të gjithë njëzëri në akuzat për farsë elektorale. Madje edhe ata që kanë dalë hapur kryedemokratit Sali Berisha! Ndërsa socialistët duken të kënaqur me arritjen historike të partisë së tyre, ndaj mandati për ta nuk vlen shumë.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferaj, në një prononcim për mediat jashtë Kuvendit, deklaroi se Partia Demokratike ndodhet në një pikë kritike, duke theksuar se ka arritur fundin.

“Opozita pësoi një humbje turpëruese. Keqardhje që flasim për vjedhje të zgjedhjeve por jo për zgjidhje si mund të dalim nga kjo situatë. I bashkohem Berishës në akuzat por a është Berisha zgjidhja? PD do të ketë zgjidhje, por tani është fundi. Vjeshta që vjen maksimumi pranvera do të prodhojë zgjidhje,”-tha Xhaferaj.

Deputeti i PS-së në Qarkun Elbasan, Luan Duzha, i cili nuk arriti të sigurojë mandatin për t’u bërë pjesë e Parlamentit të ri, ka deklaruar se nuk ka blerë asnjë votë në zgjedhjet e 11 Majit.

“Nëse është blerë një votë unë shkoj me qejf në burg, kaq, një votë. Është e gjitha një gënjeshtër, as nuk më kanë kontrolluar, as nuk më kanë marrë celularin, asgjë. Nëse është blerë një votë unë shkoj me qejf në burg, kaq, një votë. Unë flas për veten time, nëse është blerë një votë e vetme nga njerëzit e mi apo shokët e mi për mua, unë shkoj me qejf në burg,”- deklaroi deputeti socialist. Po ashtu, një prononcim e ka pasur edhe deputeti i qarkut të Durrësit, Arkend Balla, i cili është ndër më të votuarit në të gjithë Shqipërinë. Ai kishte dhe një përgjigje për akuzat e opozitës se Balla ka siguruar votat nga mbështetja që i kanë dhënë grupet kriminale në zonën e Durrësit.

"Iu përgjigjën qytetarët më datë 11 akuzave. Unë bëj fushatë çdo ditë në zonën time elektorale. Falë punës u bë gjithë ky rezultat,"-tha Balla.

MOMENTI ME VIDEO: 


Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi tha për gazetarët se e vetmja keqardhje është se sipas saj njerëzit janë më të varfër dhe po largohen çdo ditë e më shumë, por te kutitë, votat dalin në favor të qeverisë.

“Nuk kam asnjë lloj keqardhje. Të vetmen keqardhje që kam është se njerëzit ndihen shumë më të varfër, largohen çdo ditë e më shumë, janë shumë më të pakënaqur, por kur vjen puna, u dalin votat te kutia me shumicë në favor në qeverisë. Keqardhje për Ilir Metën? Patjetër. Përgjegjësi për të? Nuk shoh ndonjë përgjegjësi të madhe, unë nuk kam bërë dhe nuk kam qenë liderë e fushatës së tij, unë kam qenë një nga personat që kërkonte votë për Ilir Metën. Përgjegjësinë më të madhe duhet ta kërkojmë tek organizatorët e zgjedhjeve. Para ca ditësh pashë sesi njerëzit protestonin për rrugën. Filmi është njëra anë e jetës. Politika nuk bëhet vetëm duke bërë politikë. Politika bëhet edhe me analizat. Por dua t'ju them se nuk mendoj që situata do të bëhet më mirë sesa ka qenë. Që është farsë elektorale, është,"-tha Kryemadhi.

Ndërsa prononcimin më epik e kishte Edona Bilali, e cila adresoi "reklamën" që i bëri vetes gjatë fushatës. Për të, spoti nuk kishte asnjë problem, por problemi ishin qytetarët (përveç atyre të Shkodrës) që nuk e kuptuan.

PRONONCIMET E TJERA:

Ilir Metaj: Nuk e mas jetën me sa por me si.

Toni Gogu: Nuk më vjen keq për asgjë. Ka qenë një garë ku PS ka arritur një super rezultat. Ashtu siç i udhëheq perëndia njerëzit e vetë. Erdha nga fshati, banoj në fshat, do vazhdoj që t'u shërbej njerëzve.

Qefalia: Kuotën gjinore vetë e përcaktuam.

Koçi: Keqardhje që nuk do ju takoj më këtu.

Nasip Naço: Do vazhdoj me profesionin tim. Besoj se do të tërhiqem nga politika.

Krashi: Ju falenderoj për interesin nga media. Kemi një mbledhje. Unë në Angli? E kam lënë Anglinë. Do të vazhdoj me PS.

Gjonaj: Patjetër që më vjen keq, por jam falenderuese për ata që më votuan.

Merita Bakiu: U munduam që të bënim një betejë të drejtë. Më vjen keq vetëm për diçka. Pakti Rama-Berisha i la demokratët rrugëve. Jam me keqardhje për demokratët.

Andia Ulliri: Në fakt duke qenë se certifikimi i mandateve ende nuk ka përfunduar, do të presim sesi do të procedohet. Në fakt, meqë jemi së bashku, kam depozituar një kërkesë në KQZ për çështjen e kuotës gjinore.

Lindita Metaliaj: Keqardhje e madhe që nuk triumfoi vota e lirë. Nëse do jem apo jo në parlament, nuk është çështje e madhe.

Enkelejd Alibej: Unë kam ikur njëherë në 2013, por kam ikur me kokën lart. Në 2019 ika me kokën ulur. E rëndësishme është sesi del, unë dal me kokën lart. Këta këtu janë pazarxhinjtë. Fitoi Rama, fitoi Berisha. Preja e radhës është drejtësia. Rrugët e zotit janë të pafundme. Unë nuk kam ardhur si anonim në këtë sallë.

Helidon Bushati: Unë e kam zgjedhur vetë

Edmond Spaho: Jetë nuk është vetëm parlament.

Tomor Alizoti: Ju ka ngrënë të gjithëve. Ka ngrenë gjithë Shqipërinë (për Ramën)./ZËRI

2 JAVE ME PARE

Çfarë nuk u pa në Kuvend! Buzëqeshje e përshëndetje me kundërshtarët, Braçe 'i rreh' shpatullat Shehut...

Seanca e parë zgjat vetëm 15 minuta! Berisha: Parlamenti, bodrum i
Erion Braçe dhe Tritan Shehu

TIRANË- Deputetët u rikthyen ne Kuvend pas 2 muajsh fushatë. Për shkak të tensioneve dhe debateve, seanca e sotme përfundoi pas 15 minutash, pas akuzave dhe debateve mes socialistëve e demokratëve, kryesisht për rezultatin e 11 majit.  Seanca u shoqërua me tone të ashpra dhe përplasje verbale mes kreut të PD-së, Sali Berisha, dhe kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali, të cilët shkëmbyen akuza të ndërsjella.

Në imazhet më poshtë paraqiten disa momente nga takimet e deputetëve në ambientet e jashtme të Kuvendit ku duket se nuk kanë munguar as përshëndetjet me kundërshtarët. 

Ornaldo Rakipi dhe Ramadan Lika kanë shtrënguar duart mes tyre, ndërkohë që Helidon Bushati dhe Frrok Gjini janë përqafuar. Nga ana tjetër Erion Braçe i “rreh shpatullat” Tritan Shehut, ndërsa Nasip Naco dhe Ferdinand Xhaferri kanë dalë bashkë nga Kuvendi.

Seanca e parë zgjat vetëm 15 minuta! Berisha: Parlamenti, bodrum i

Seanca e parë zgjat vetëm 15 minuta! Berisha: Parlamenti, bodrum i

Seanca e parë zgjat vetëm 15 minuta! Berisha: Parlamenti, bodrum i

Seanca e parë zgjat vetëm 15 minuta! Berisha: Parlamenti, bodrum i

Seanca e parë zgjat vetëm 15 minuta! Berisha: Parlamenti, bodrum i

Seanca e parë zgjat vetëm 15 minuta! Berisha: Parlamenti, bodrum i

Seanca e parë zgjat vetëm 15 minuta! Berisha: Parlamenti, bodrum i

Seanca e parë zgjat vetëm 15 minuta! Berisha: Parlamenti, bodrum i

Seanca e parë zgjat vetëm 15 minuta! Berisha: Parlamenti, bodrum i

Seanca e parë zgjat vetëm 15 minuta! Berisha: Parlamenti, bodrum i

Seanca e parë zgjat vetëm 15 minuta! Berisha: Parlamenti, bodrum i

Seanca e parë zgjat vetëm 15 minuta! Berisha: Parlamenti, bodrum i

2 JAVE ME PARE

Mbyllet pas 15 minutash seanca e parë e Kuvendit, Berisha përplaset me Spiropalin

Seanca e parë zgjat vetëm 15 minuta! Berisha: Parlamenti, bodrum i
Sali Berisha

TIRANË-Seanca e sotme parlamentare, ashtu siç ishte paralajmëruar, është shoqëruar me tensione mes opozitës dhe maxhorancës. Folësi i parë në Parlament ishte kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe pas përfundimit të minutazhit të dhënë prej 5 minutash, kryetarja e Kuvendit i mbylli fjalën.

BerishaTë nderuar deputetë, kjo seancë mblidhet pas farsës elektorale më të turpshme, pas rënies së Perdes së Hekurt në Europën ish-komuniste. Kjo seancë mblidhet pasi partia e krimit me në krye Edi Ramën zhvilloi farsën zgjedhore më kriminale që ka njohur ndonjëherë historia e vendit. Kjo seancë mblidhet pasi në shkelje të të gjitha ligjeve kombëtare dhe ndërkombëtare, Edi Rama përdori 76 milionë euro dhuratë për 48 përqind të votuesve. Pasi fali 200 milionë euro gjoba dhe kamata për të marrë votat. Pasi mobilizoi kartelet më të rrezikshme të drogës në Europë. Deputetët e këtyre karteleve u zëvendësojnë ju në këtë parlament, jo se ju nuk ishit mëkatarë, por vetëm njëri prej tyre, Arkendi, që mori 2500 vota në vitin 2021, mori këtë vit nga Troplinët 5 mijë vota më shumë se Edi Rama. Ju mblidheni këtu pasi klanet e vrasësve, drogës, kartelet e drogës, sjellin në këtë parlament 28 deputetë në lista të mbyllura dhe të hapura. Ju mblidheni sot këtu pasi për të blerë votat me drogë, kreu juaj firmosi mbjelljen e 28 mijë hektarëve kanabis në mbarë vendin. Ju mblidheni sot këtu në një kohë kur votën e parë të diasporës shqiptare e manipuluat në mënyrën më të egër. Kur 1.6 milionë shqiptarëve iu shkelmuat votën. O botë e krimit, nuk mund të ishit ndryshe ju. Përfaqësues të klaneve më të egra dhe vrasësve, nuk mund të ishit ndryshe, këta mund të ishit. Po, po. Shumë herë më e ndershme do ishte që këtu në parlament të ulej Xhevdet Troplini, Altin Hajri, Elvis Çela, Bahri Bajri, Pëllumb Gjoka, Arben Qimja, Renato Salihi, Orik Shyti dhe të tjerë të cilët u përdorin ju si lecka politike në funksion të perandorive të tyre të krimit.

Spiropali: Koha mbaroi.

Berisha: Cila kohë?

Spiropali: Koha juaj ka mbaruar, ka perënduar.

Spiropali: Ju tërheq vëmendjen dhe ju jap vërejte. Mos iu drejtoni me gisht anëtarëve të Këshillit të ministrave.

Berisha: Edhe ti erdhe si Spiropali dhe përfundove si Spirogjoka.

Spiropali: Ulu në vend. Ti s’mund të vish këtu pas humbjes tënde dëshpëruese dhe turpëruese dhe të tentosh të prishësh Kuvendin e Shqipërisë. Ta dhashë fjalën sipas rregullores, në mirëbesim për të folur për rendin e ditës. E mbylle për sot siç e ke mbyllur gjithmonë dhe me turp. Vijojmë me votimin.

Ndërkohë kryedemokrati bllokoi foltoren, duke replikuar pa mikrofon. Partia Demokratike kishte kërkuar 1 orë debat, por kërkesa u rrëzua nga Partia Socialiste./ZËRI

2 JAVE ME PARE

Mbyllet pa dakortësi Konferenca e Kryetarëve/ Bardhi-Spiropalit: Dhunuat zgjedhjet, do zëvendësohesh nga Zegjineja

Seanca e parë zgjat vetëm 15 minuta! Berisha: Parlamenti, bodrum i
Gazment Bardhi dhe Elisa Spiropali

TIRANË-Ka përfunduar pas vetëm 20 minutash mbledhja e Konferencës së Kryetarëve. Palët nuk arritën dakortësi për miratimin e kalendarit dhe planit të punës së Kuvendit deri në 5 korrik. Sipas rregullores kalendari dhe programi do t’i kalojnë për miratim seancës plenare, ku pritet që të miratohen pasi mazhoranca i ka numrat e nevojshëm.

Mbledhja nisi me debate mes Gazment Bardhit, kreut të grupit parlamentar të PD dhe kryetares së Kuvendit Elisa Spiropali e Taulant Ballës. Bardhi akuzoi Ballën se e kanë kthyer Kuvendin në pronë private, ndërsa vijoi me pretendimet për ‘dhunim zgjedhjesh’.

"E keni kthyer kuvendin si pronë private. Vini këtu sikur jeni kthyer nga Suedia, ku në fakt jeni kthyer nga një llum që e keni krijuar ju me duart tuaja. Keni caktuar një seancë turpi për të bërë vetëm ti foto aty. Nuk keni caktuar dhe nuk keni lënë as çështje jashtë rendit të ditës. Këtë e garanton rregullorja e Kuvendit. Unë e kuptoj që ju nuk doni debat sepse doni ta trajtoni sikur jeni kthyer nga pushimet, ku në fakt ju jeni kthyer nga drejtimi i një grupi të strukturuar kriminal, ku vjedhët dhe dhunuat zgjedhjet duke e krahasuar Shqipërinë me Sirinë. Nuk mund ta trajtoni kuvendin si pronë private e as vendin si normalitet. Siç e thotë OSBE ju keni shkallmuar barazinë në zgjedhje dhe keni rrëzuar nenin 1 të Kushtetutës. E përsëris ju doni që Shqipëria të krahasohet me Rusinë apo me Serbinë”, tha Bardhi.

Ndërsa Spiropalit iu drejtua duke i thënë se do të zëvendësohet nga Zegjine Çaushi, kandidatja e re socialiste që fitoi në Fier.  

Elisa Spiropali: Ma jep të drejtën rregullorja të përcaktoj rendin e ditës.

Gazment Bardhi: Nuk do të jesh më këtu, do të zëvendësohesh nga Zegjine Balluku.

 

2 JAVE ME PARE

Kuvendi rikthehet pas zgjedhjeve! PS mbledh grupin, PD “mobilizon” deputetët për “farsën zgjedhore”

Seanca e parë zgjat vetëm 15 minuta! Berisha: Parlamenti, bodrum i
Gazment Bardhi dhe Niko Peleshi

TIRANË-Sot do të rikthehet të Kuvendi, pas një shkëputje disa javore nga aktiviteti parlamentar për shkak të fushatës elektorale dhe zgjedhjeve të 11 Majit. Seanca plenare është parashikuar që të nisë në orën 12:00, teksa dy orë para seancës, në orën 10:00 kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka thirrur Konferencën e Kryetarëve, ku do të diskutohet për kalendarin e punimeve të Kuvendit për periudhën 29 maj–8 korrik 2025. Megjithatë priten debate nga ana e opozitës, e cila akuzon Partinë Socialiste për vjedhjen e zgjedhjeve. 

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, u ka drejtuar një mesazh kolegëve të tij deputetë demokratë për seancën plenare. Në mesazhin e tij, Bardhi thekson rëndësinë e pjesëmarrjes në këtë seancë dhe deklaron se do të bëhet gjithçka për të paraqitur faktet e asaj që ai e cilëson si “farsë elektorale”.

“Të nderuar kolegë, nesër ora 12:00 është seanca plenare e Kuvendit, në të cilën do të marrim pjesë dhe do të bëjmë gjithçka për të paraqitur faktet e plota për farsën elektorale të 11 majit. Ju përshëndes!” – shkruan Bardhi.

Nga ana tjetër kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Niko Peleshi u ka dërguar një mesazh deputetëve ku u kërkon që në orën 11:30. Ata do të diskutojnë mbarëvajtjen e veprimtarisë parlamentare në komisione dhe seancat në vazhdim.

“Përshëndetje kolege! Siç jeni vënë në dijeni, nesër, e Enjte, datë 29 Maj, ora 12.00 zhvillohet seanca plenare e radhës. Paraprakisht, në 11.30 do të zhvillojmë mbledhjen e Grupit Parlamentar, po aty, në Sallën e Seancave Plenare. Diskutojmë mbarëvajtjen e veprimtarisë parlamentare në komisione dhe seanca përgjatë javëve në vazhdim. Pjesëmarrja është e domosdoshme. Faleminderit ” thuhet në mesazhin që kreu i grupit PS Niko Peleshi u dërgon deputetëve.

Rendi i ditës:

Sipas kalendarit zyrtar, gjatë peridhës së mbetur të kësaj legjislature, do të bëhen raportimet vjetore të të gjitha institucioneve publike, përfshirë edhe ato të drejtësisë.

Gjithashtu, në rend të ditës është edhe shqyrtimi i projektkalendarit të punimeve të Kuvendit për periudhën 29 maj – 18 qershor 2025 si dhe Raporti i Monitorimit për periudhën 1 janar – 31 mars 2025, për ecurinë e zbatimit të Planit të Veprimit të Kuvendit për zbatimin e rekomandimevetë raportit të Komisionit Evropian për vitin 2024.

Parlamenti aktual i mbyll punimet në fund të javës së tretë të korrikut, ndërsa në shtator do të konstituohet parlamenti i ri, ku ligjvënësit aktualë do të duhet të “lirojnë” vendin për deputetët e rinj të dalë nga zgjedhjet e 11 Majit./ZËRI

Poll

MOS HUMB