LIVE UPDATES

Skandali në kopësht/ ISHP: 17 fëmijë të infektuar me salmonelë! Prindërit: Të zbardhet! Kryebashkiaku: Nuk e dimë a erdhi nga ushqimi

➤Situata nga helmimi i ushqimit në kopështin publik Nr. 1 në Gramsh vijon të jetë shqetësuese. ➤Instituti i Shëndetit Publik ka konfirmuar se nga analizat e kryera ndaj 79 fëmijëve në kopshtin e Gramshit, 17 prej tyre kanë rezultuar pozitivë me ‘Salmonella Enteritidis’.➤Për 6 fëmijë të tjerë pritet të dalin përgjigjet por edhe ata kanë rezultuar me rritje të ngarkesës bakteriale. Ndërkohë AKU është dukë kryera analiza të mostrave të produkteve ushqimore që kanë konsumuar fëmijët e kopshtit. ➤Prindërit e fëmijëve të cilët u helmuan në kopështin shtetëror në Gramsh protestuan para Bashkisë së Gramshit dhe kërkuan të zbardhet ngjarja. ➤Sipas tyre fëmijët janë helmuar pasi kanë konsumuar supë pule në kopësht dhe prej 8 ditësh kanë dhimbje barku, diare dhe temperaturë. ➤Ndërkohë kryebashkiaku i qytetit Besion Ajazi tha se “nuk është vërtetuar fakti që helmimi erdhi nga ushqimi”. Sipas tij, Bashkia mban gjithë përgjegjësitë për pjesën që i takon. Kreu i Bashkisë deklaroi tha se gjithçka gatuhet në ambientet e kopshtit, me produkte ushqimore që kanë certifikatën e sigurisë dhe brenda të gjitha kushteve higjieno-sanitare.

5 artikuj për këtë temë.
2 JAVE ME PARE

Helmimi i fëmijëve/ Ushqimet pa kushte higjeno-sanitare? Kreu i Bashkisë Gramsh për ZËRI: Kopështi ka frigorifer

Skandali në kopësht/ ISHP: 17 fëmijë të infektuar me
Besion Ajazi

TIRANË-Kryetari i Bashkisë Gramsh, Besion Ajazi në një përgjigje për ZËRI-n në lidhje me rastin e helmimit të fëmijëve në kopështin publik Nr.1 ka informuar në lidhje me rastin dhe kushtet e institucionit. Ajazi ka hedhur poshtë pretendimet se kopshti nuk përmbush kushtet-sanitare. 

Kreu i Bashkisë informon se institucioni në fjalë është i pajisur me frigorifer, dhe ushqimi ruhet në përputhje me kërkesat higjieno-sanitare. Në lidhje me helmimin e fëmijëve, Ajazi deklaron se për helmimin në fjalë, nuk janë 70 fëmijë të helmuar, por janë marrë 72 mostra për analiza nga institucionet përkatëse shëndetësore, me qëllim hetimin e mundshëm. 

PËRGJIGJIA:

Në përgjigje të kërkesës suaj të datës 24 maj 2025, lidhur me situatën në një nga institucionet parashkollore në qytetin e Gramshit, ju informojmë si më poshtë:
1.Në lidhje me pretendimet për helmimin e fëmijëve, sqarojmë se nuk bëhet fjalë për 70 fëmijë të helmuar, por janë marrë 72 mostra për analiza nga institucionet përkatëse shëndetësore, me qëllim hetimin e mundshëm të një rasti të izoluar. Deri më tani, nuk ka asnjë konfirmim zyrtar që të bëhet fjalë për helmim ushqimor.
2.Institucioni (kopshti) në fjalë është i pajisur me frigorifer, dhe ushqimi ruhet në përputhje me kërkesat higjieno-sanitare. Informacioni i dhënë më herët në media, për mungesën e frigoriferit, nuk qëndron.
3.Autoritetet përkatëse kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për kontrollin dhe garantimin e sigurisë ushqimore, duke përfshirë inspektime të menjëhershme dhe analiza laboratorike, si dhe monitorimin e afërt të gjendjes shëndetësore të fëmijëve.
4. Bashkia Gramsh, në rolin e Autoritetit Kontraktues, ka lidhur Marrveshjen Kuadër me afat 2 vjeçar me objekt: "Bjerje mallra ushqimorë për plotësimin e nevojave të çerdheve, kopshteve dhe konviktit të shkollës së mesme" me Operatorin Ekonomik "Nelsa" sh.p.k me nr. Nipt - J 71601012 S.

Bashkia Gramsh mbetet e përkushtuar në garantimin e shëndetit dhe mirëqenies së fëmijëve në institucionet publike dhe është e hapur për çdo kërkesë shtesë informacioni, në përputhje me legjislacionin në fuqi, përkatësisht ligjin nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”.

2 JAVE ME PARE

Fëmijët u helmuan në kopësht! Kreu i Bashkisë e mohon: S'është vërtetuar që erdhi nga ushqimi, “Nelsa shpk” ka kryer analizat

Skandali në kopësht/ ISHP: 17 fëmijë të infektuar me
Besian Ajazi

GRAMSH- Kryetari i Bashkisë së Gramshit, Besion Ajazi ka folur në lidhje me infektimin me salmonelë të fëmijëve në kopshtin publik numër 1 të Gramshit. Sipas tij, bëhet bëhet fjalë për disa raste të izoluara, ku disa fëmijë janë paraqitur në spital me simptoma të dyshimta. Ai theksoi se institucionet përgjegjëse, si ISHP dhe Policia, duhet të zbulojnë shkaqet dhe, nëse ka shkelje, të merren masat e nevojshme. Kryebashkiaku sqaroi se ushqimi nuk funksionon me katering, por me furnizim nga një kompani dhe me gatim në ambientet e kopshtit. 

Kryebashkiaku i Gramshit, Besian Ajazi: Në ditët e fundit është shfaqur një rast, më pas u bënë dy dhe 6, fëmijë nga i njëjti kopsht që morën ndihmë mjekësore në spitalin e Gramshit, Kjo na vuri në alert. Dua që nëpërmjet jush të sqaroj disa të pavërteta të mëdha në këtë histori tollovitje portalesh, nuk kemi të bëjmë me 672 raste helmimi, as me 72 fëmijë të shtruar apo helmim për shkak të ushqimit, sepse ende nuk kemi përgjigjen e analizave. Nuk kemi të bëjmë me raste abuzimi, por me një fakt që e dimë mirë të gjithë, që janë evidentuar disa raste me salmonelë në një kopsht publik. Ushqimi nuk funksionon me katering, por me furnizim nga një kompani dhe me gatim në ambientet e kopshtit me kuzhinier që prej vitesh ushqejnë vogëlushët. Ky është rasti i parë që ka ndodhur. Nuk e dimë ende se çfarë ka ndodhur sepse vijon hetimi. Jemi në alert për gjendjen shëndetësore të vogëlushëve. Fatmirësisht nuk kemi të bëjmë me një rast masiv.

Kreu i Bashkisë ka mohuar akuzat e prindërve, të cilët deklarojnë se ngjarja është fshehur. Sipas tij nuk ka patur tentativa të tilla apo presione. Sa i përket kompanisë e cila furnizon me ushqime kopshtin, Ajazi deklaron se nga 'Nelsa SHPK' nuk është pranuar asnjë ndonjë produkt ushqimor pa fletë analize. Sipas tij, kompania ka kryer të gjitha analizat e nevojshme dhe ushqimet janë në kushte të mira higjeno-sanitare. 

Kryebashkiaku i Gramshit, Besian Ajazi: A mbulohet dielli me shoshë, jo? Nuk ka tentativë të tillë. Bashkia ka përgjegjësitë e veta, përgjegjësia jonë nëpërmjet inspektorit tonë është në momentin që bëhet furnizimi me produktet ushqimore, kërkojmë fletën e analizave për çdo ushqim, dhe nuk është pranuar ndonjë produkt ushqimor pa fletë analize. Unë, më intereson gjendja shëndetësore e vogëlushëve, gjendja edhe shpirtërore e prindërve të tyre, por asgjë tjetër veç kësaj që nuk lidhet me këtë rast, por me protagonizmin lokal provincial të ndonjë palaçoje politik. Nuk mundet që kryetari i bashkisë të dijë vlerën e tenderit, di që procedura është e rregullt. Numri është diku te 60 e pak fëmijë në atë kopsht, fatmirësisht kemi vetëm atë numër të të prekurve, s’kemi përhapje. Besoj se s’do të kemi raste të tjera. Të dalë një që të thotë se kush ka bërë presion. Po shfrytëzon rastin e fëmijës së vet për të bërë politikë, s’do të doja të ndodhesha në atë situatë dhe të bëja politikë me rastin tim. Askush nuk ka bërë presion, asnjë lloj intimidimi. Është kopsht që i përmbledh të gjithë, punonjësit në shtet e privat, nuk ka asnjë pretendim të tillë të vërtetuar dhe të faktuar.

2 JAVE ME PARE

Helmimi në kopësht/ Prindërit protestojnë: Fëmijët çdo 10 min me të vjella, kemi 8 ditë në ankth! Të zbardhet ngjarja

Skandali në kopësht/ ISHP: 17 fëmijë të infektuar me
prindërit

GRAMSH-Prindërit e fëmijëve të cilët u helmuan në kopështin shtetëror në Gramsh kanë dalë në protestë për rastin në fjalë. Njëri nga prindërit ka rrëfyer momentet e vështira që kaloi me fëmijën e tij, i cili qëndroi në trajtim me serum për më shumë se 72 orë, duke vuajtur nga të vjella dhe diarre të shpeshta. 

Prindi: Fëmija është më shumë se 72 orë në serum. Te fëmija im ka qenë rasti i pari. Pasi dolën analizat, e kemi trajtuar në shtëpi fëmijën. Fëmija kishte të vjella e diarre çdo 10 minuta. 72 orëshi ishte një tmerr. Kam binjakë dhe shyqyr që fëmija tjetër nuk u sëmur. Jemi të bindur se fëmijët janë helmuar në kopsht. Nusja thotë se kanë konsumuar supën e pulës, nga informacione jozyrtare. Kam frikë se mos përhapet sëmundja dhe fëmijën po e mbaj në banesë.

Nëna e një prej fëmijë, i cili ka rezultuar pozitiv me bakterin salmonel, është shprehur se djali i saj prej 8 ditësh ka dhimbje barku, diare dhe temperaturë.

Prindi: Po është i konfirmuar me salmonela. Njoftimin e mora nga edukatorja te henen që djali është me temperauturë. Sot po bëhen 8 ditë qe vazhdon me dhimbje barku, diare. Për dezifektime janë bërë në kopsth dhe spital. Doktroresha na ka qendruar korrekte. Kam edhe një gocë e kemi cuar analizat presim përgjigjet. Goca nuk ka shfaqur simptoma. ne jemi të kujdesshëm. Në fillim nuk e dinimin. Doktoresha më dha mjekim si virozë stine se nuk e dinimin, pastaj të enjtën e morëm vesh. Sot ne bëjmë 8 ditë qe jëmi trembur dhe gjendje ankthi e shoku. Kërkojmë siguri për ushqimin që konsumojntë fëmijët.

2 JAVE ME PARE

Helmimi i fëmijëve në kopësht/ Prindi: Konsumuan supë pule, analizat i vonuan! Pse po e mbulojnë?

Skandali në kopësht/ ISHP: 17 fëmijë të infektuar me
Erald Çarçiu

TIRANË-Erald Çarçiu, prind u dy vajzave binjake që frekuentonin kopshtin publik në Gramsh ka zbuluar detaje të reja mbi helmimin e fëmijëve duke u shprehur se ngjarja vijon e mbahet sekrete nga autoritetet. Çarçiu në një deklaratë për mediat, informoi se helmimi i fëmijëve ka nisur 10 ditë më parë pasi kanë konsumuar supë pule. Në ditët në vijim më pas fëmijët kanë shfaqur shenjat e helmimit.

Ndër të tjera prindi shpreh edhe shqetësimin e familjarëve të tjerë, ku sipas tij nga komunikimi që ka patur me ta, raportohet se ka ende fëmijë të sëmurë që po marrin mjekimin në shtëpi.

"Akoma vazhdojnë ta mbajnë mbuluar, në mënyrë sekrete nëpër e-mail personale. Nuk arrij ta kuptoj pse është ky mbulim kur edhe ne kemi nevojë të na japin edhe këshilla, si të veprojmë me fëmijët. Ata fëmijët e prekur, si duhet të kurohen, ku duhet të kurohen. Nuk e kuptoj këtë heshjen, pse duhet ta mbulojnë, çfarë halli kanë që duan ta mbulojnë. Këtë nuk arrij ta kuptoj. Janë 14 raste fëmijë dhe staf, nuk janë 4. Është konfirmuar edhe tek të tjerët. Të premten e kaluar, fëmijët kanë konsumuar supë pule dhe pastaj kanë filluar shenjat. Një e nga një fëmijët. Përgjigjet e analizave këtu i vonuan, i kanë nxjerrë ditën e djeshme për 10 vetë. Me prindërit e fëmijëve që unë kam biseduar, ka një shqetësim. Me njërin prej tyre që unë kam qenë mbrëmë, fëmija kishte ende probleme. Shumica e fëmijëve e marrin mjekimin në shtëpi," tha ai.

Çfarë ka ndodhur në Gramsh?

Dy ditë më parë u raportua se rreth 70 fëmijë kanë përfunduar të helmuar pasi kanë ngrënë drekën në kopshtin publik nr.1 në Gramsh. Ngjarja ka ndodhur të martën, por është u zbulua më 24 maj, pasi institucionet e kanë mbajtur të fshehtë. Një pjesë e fëmijëve kanë qëndruar për ditë të tëra në spital me simptoma si vjellje, temperatirë, diarre dhe ethe. Analizat që janë bërë tregojnë se fëmijët janë helmuar nga bakteri i salmonelës. Dyshimet paraprake janë se helmimi ka ardhur nga ushqimi i ofruar nga kompania e shërbimit katering “Nelsa SHPK”. Për rastin kanë nisur hetimet nga Prokuroria e rrethit të Elbasanit, por ende nuk ka detaje të tjera. Prokuroria e Elbasanit ka nisur një hetim dhe janë sekuestruar kartelat klinike për pacientët e shtruar në spitalin e Gramshit, procesverbalet e kontrollit dhe furnizimit me produkte ushqimore të Kopshtit Nr.1./ZËRI

2 JAVE ME PARE

Skandali me helmimin në kopësht/ E-maili i NJVKSH: 14 fëmijë të infektuar me salmonelë, priten rezultatet e tjera

Skandali në kopësht/ ISHP: 17 fëmijë të infektuar me
FOTO ILUSTRUESE

GRAMSH-Situata nga helmimi i ushqimit në kopështin publik Nr. 1 në Gramsh vijon të jetë shqetësuese. Në një email zyrtar nga Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor (NJVKSH) në Gramsh siguruar nga gazetari Osman Stafa, konfirmohet përhapja e infeksionit me ‘Salmonella Enteritidis’.

Konkretisht nga NJVKSH raportohet se nga 79 persona (fëmijë dhe staf) janë identifikuar 14 raste me 'Salmonella Enteritidis'. Prej tyre, 5 raste janë zbuluar nga mostrat për diagnozë dhe 9 raste nga depistimi. Nga 72 ekzaminime të bëra për depistim, 53 kanë rezultuar negativë, 6 nuk kanë pasur rritje bakteriale, dhe 6 janë në pritje të rezultatit. 

Srukturat shëndetësore lokale janë udhëzuar të tregojnë kujdes të shtuar për parandalimin dhe menaxhimin e mëtejshëm të situatës. NJVKSH i bën thirrje të gjitha qendrave shëndetësore dhe Spitalit Bashkiak për bashkëpunim të ngushtë dhe raportim të menjëhershëm të çdo rasti të dyshuar.

Njoftimi i Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Gramsh:

Ditët e fundit, në Kopshtin Nr. 1 në qytet janë paraqitur disa raste të fëmijëve me simptoma gastrointestinale (diarre, temperaturë, të vjella, dobësi). Janë marrë masa të menjëhershme për hetimin dhe menaxhimin e situatës nga strukturat përkatëse dhe po vijojnë analizat laboratorike për të përcaktuar shkakun.

Nga 79 persona të depistuar (fëmijë dhe staf), janë identifikuar 14 raste me 'Salmonella Enteritidis'. Prej tyre, 5 raste janë zbuluar nga mostrat për diagnozë dhe 9 raste nga depistimi. Nga 72 ekzaminime të bëra për depistim, 53 kanë rezultuar negativë, 6 nuk kanë pasur rritje bakteriale, dhe 6 janë në pritje të rezultatit. Në këtë kuadër, kërkojmë vigjilencë të shtuar nga të gjitha Qendrat Shëndetësore për:

Vëzhgimin dhe identifikimin e fëmijëve me simptoma të ngjashme. Raportimin e menjëhershëm të çdo rasti të dyshuar pranë NJVKSH Gramsh.

Ndjekjen nga afër të gjendjes shëndetësore të fëmijëve të Kopshtit Nr. 1, si për ata të prekur, ashtu edhe për ata që kanë rezultuar negativë.

Informimin e komunitetit mbi rëndësinë e higjienës personale dhe ushqyerjes së sigurt të fëmijëve. Lutemi për bashkëpunim dhe gadishmëri maksimale për ta përballuar këtë situatë me seriozitet dhe profesionalizëm.

NJVKSH Gramsh

Drejtore: Besmira Bracja

Skandali në kopësht/ ISHP: 17 fëmijë të infektuar me
E-MAILI
Skandali në kopësht/ ISHP: 17 fëmijë të infektuar me
E-MAILI

Çfarë ka ndodhur në Gramsh?

Dy ditë më parë u raportua se rreth 70 fëmijë kanë përfunduar të helmuar pasi kanë ngrënë drekën në kopshtin publik nr.1 në Gramsh. Ngjarja ka ndodhur të martën, por është u zbulua më 24 maj, pasi institucionet e kanë mbajtur të fshehtë. Një pjesë e fëmijëve kanë qëndruar për ditë të tëra në spital me simptoma si vjellje, temperatirë, diarre dhe ethe. Analizat që janë bërë tregojnë se fëmijët janë helmuar nga bakteri i salmonelës. Dyshimet paraprake janë se helmimi ka ardhur nga ushqimi i ofruar nga kompania e shërbimit katering “Nelsa SHPK”. Për rastin kanë nisur hetimet nga Prokuroria e rrethit të Elbasanit, por ende nuk ka detaje të tjera. Prokuroria e Elbasanit ka nisur një hetim dhe janë sekuestruar kartelat klinike për pacientët e shtruar në spitalin e Gramshit, procesverbalet e kontrollit dhe furnizimit me produkte ushqimore të Kopshtit Nr.1./ZËRI

Poll

MOS HUMB