Manaj i pandalshëm, shënon sërish!

TIRANË- Rey Manaj i pandalshëm, shënon sërish! Manaj ka shënuar golin e dytë këtë mbrëmje në minutën e 19-të, duke e kaluar kombëtaren në një avantazh 2-0 me Andorrën. Në këtë pjesë të parë janë shënuar dy gola, ku Manaj është protagonisti i tyre.
Ishte një pasim i Armando Brojës që bëri të mundur realizimin e këtij goli./ZËRI
Sfida Shqipëri-Andorrë/ Kombëtarja në festë, shënon Manaj
TIRANË- Zhbllokohet sfida në minutën e 9-të! Rey Manaj ka gjetur portën e Andorrës, duke shënuar golin e parë këtë mbrëmje. Tashmë Kombëtarja është në epërsi ndaj skuadrës së Andorrës.
Kristjan Asllani me anë të një goditje dënimi çon topin në zonë, aty ku gjen sulmuesin Rey Manaj, i cili nuk gabon duke çuar topin në rrjetë./ZËRI
Sot sfida Shqipëri - Andorra, publikohet formacioni zyrtar i kuqezinjve

TIRANË- Kombëtarja Shqiptare e Futbollit do të përballet me Andorrën në kuadër të raundit të dytë të kualifikueseve "Botërori 2026". Nga FSHF, është publikuar formacioni shqiptar, me të cilin do të luajmë në ndeshjen e sotme.
Në portë do të jetë sërish Strakosha, ndërsa në mbrojtje do të rreshtohen: Balliu, Ajeti, Gjimshiti, Aliji. Mesfushata i është besuar Asllanit, Shehut, Laoit dhe Hoxhës. Ndërsa në sulm janë Rey Manaj dhe Armando Broja. Ndërsa Andorra luan me: Alvarez, Borra, Garcia, Babot, Rosas, San Nicolas, Cervos, Rubio, Rebes, Marc Garcia, Olivera.
Sfida që do të zhvillohet në "Arena Kombëtare", nis në orën 20:45. Ndërsa Andorra luan me: Alvarez, Borra, Garcia, Babot, Rosas, San Nicolas, Cervos, Rubio, Rebes, Marc Garcia, Olivera./ZËRI