Momente të vështira me zjarrin në Daias! Zjarrëfikësi paralajmëron kolegun nga flakët: “O Sokol hipi makinës dhe ik”
TIRANË- “O Sokol, hipi makinës dhe ik o Sokol”, kështu i është drejtuar një zjarrfikës kolegut të tij, i cili po luftonte me flakët masive në Daias të Tiranës.
Situata në këtë zonë ka ardhur duke u përkeqësuar për shkak të erës së fortë, duke rrezikuar seriozisht dhe jetën e zjarrëfikësve që po përballen me flakët e mëdha. Mësohet se përveç zjarrëfikësit, në rrezik ishin edhe 2 automjete të forcave zjarrfikëse, që ishin stacionuar shumë pranë zjarrit.
Në terren janë angazhuar edhe dy helikopter, një Coguar dhe Black Haëk, të cilët po punojnë nga ajri për shuarjen e zjarrit./ZËRI
Zjarr në Perlat të Mirditës/ Flakët avancojnë me shpjetësi, shkak bimësia dhe terreni i vështirë
MIRDITË- Një vatër zjarri është regjistruar në fshatin Perlat të Sipërm, në Mirditë. Zjarri mësohet se ka përfshirë një sipërfaqe me pisha. Për shkak të bimësisë së dendur dhe terrenit të vështirë që e bën të vështirë ndërhyrjen e forcave zjarrëfikëse, flakët po përhapen me shpejtësi.
Për të bërë të mundur shuarjen e flakëve, në terren janë angazhuar forcat e shërbimit zjarrfikëse të Mirditës edhe zjarrfikëset e Matit. Dyshohet se zjarri në këtë zonë është vendosur qëllimisht./ZËRI
“Po digjet pasuria kombëtare e shumë brezave”/ Lamallari ndan pamjet nga Lura: Zjarrëvënësit të dënohen ashpër
DIBËR- Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka reguar lidhur me zjarrin që vijon të mbetet aktiv në Lurë. Ai ka njoftuar se forcat zjarrëfikëse, së bashku me uniformat blu, efektivët Forcave të Armatosura dhe Emergjencave Ciluve po luftojë pa ndërpreje me flakët më Parkun Kombëtar, ndërsa po ndërhyhet dhe nga ajri.
Në reagimin e tij në rrjetet sociale, ministri i ka bërë thirrje Policisë së Shtetit që të evidentojnë sa më parë zjarrvënësit e qëllimshëm, të cilët sipas tij duhet të ndëshkohen ashpër. Sipas Lamallarit ata janë përgjegjës për shkatërrimin e pasurise kombëtare të shumë gjeneratave, teksa mesazhin e ka shoqëruar me video nga aksioni në Lurë.
"Vijon lufta intensive me flakët në Lurë. Forca të Shërbimit Zjarrfikës, efektivë të Policisë së Shtetit, Forcave të Armatosura dhe Emergjencave Civile, janë në terren dhe po punojnë pa ndërprerje nën temperatura ekstreme. Do të vijojmë me të njëjtën vendosmëri deri në neutralizimin e plotë të rrezikut dhe shpëtimin e Parkut Kombëtar të Lurës.
Zjarrvënësit e qëllimshëm duhen evidentuar sa më parë dhe plotësisht nga Policia e Shtetit, proceduar dhe ndjekur penalisht me të gjithë vetëdijen e lartë qytetare dhe angazhimin maksimal profesional të çdo prokurori, për vënien përpara drejtësisë dhe ndëshkimin e ashpër sipas ligjit penal të çdokujt që shkatërron pasurinë kombëtare të shumë gjeneratave!”-shkruan Lamallari.
/ZËRI
Tiranë/ Regjistrohet një vatër zjarri në Daias, tymi mbulon zonën
TIRANË- Pasditen e sotme një vatër zjarri është përhapur në Daias të Tiranës, ku tymi i dendur është përhapur në zonë i cili duket duket nga larg.
Kanë mbëritur në terren forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e zjarrit. Gjithashtu për izolimin e flakëve po punohet edhe nga ajëroi me një helikopter të forcave Ajrore.
Raportohet se nuk ka probleme për banesat, pasi zona e përfshirë nga flakët është kryesisht me bimësi të dendur dhe shkurre.
Aktualisht pranë zonës ku ka rënë zjarri, janë aktive edhe dy vatra të tjera në Dajt e Priskë, të cilat fatmirësisht janë nën kontroll./ZËRI
VIDEO/ Flakët dalin jashtë kontrollit, nis evakuimi i banorëve në Abaze të Krujës
KRUJË- Për shkak të situatës së rënduar të flakëve në lagjen Abaze të Krujës, ka nisur evakuimi i banorëve, pasi zjarri është shumë pranë banesave.
Flakët po përhapen me shpëjtësi, të favorizuar nga era, ku deri më tani zjarri ka përfshirë një sipërfaqe të mëdha me bimë dhe shkurre. Ndërsa mësohet se ka nisur ndërhyrja nga ajri./ZËRI
Krujë/Vatër e re zjarri në lagjen Bojë, era favorizon përhapjen e flakëve
KRUJË- Një vatër e re zjarri është regjistruar pranë lagjes Bojë në Krujë, ku zjarri dyshohet të jetë i qëllimshëm. Flakët e zjarrit po përhapen me shpejtësi në këtë zonë të favorizuara nga era, ku është përfshirë një sipërfaqe me bimë dhe shkurre.
View this post on Instagram
Aktualisht nuk raportohet rrezik për banesat nga flakët e përhapura, ndërsa forcat zjarrfikëse dhe një helikopter i FA-së po punojnë për të vënë në kontroll zonën.
NJOFTIMI:
Ministria e Mbrojtjes - përditësim i situatës së zjarreve (ora 14:00)
Ministria e Mbrojtjes informon se, deri në orën 14:00 të datës 12 gusht 2026, në territorin e vendit 9 vatra zjarri mbeten aktive, në qarqet Tiranë, Fier, Durrës, Gjirokastër, Dibër dhe Korçë.
Për menaxhimin e situatës vijon angazhimi i koordinuar i strukturave të sistemit të Mbrojtjes Civile, me të paktën 260 forca operacionale dhe 192 efektivë të Forcave të Armatosura të raportuar me numër të përcaktuar, ndërsa nga ajri janë angazhuar 3 helikopterë të Forcës Ajrore dhe 2 avionë Air Tractor.
Vatrat kryesore aktive dhe angazhimi:
* Dajt, Tiranë - Në zonën mbi tunelet e Qafë-Mollës vijon operacioni me 22 forca të MZSH dhe ADZM, të mbështetura nga 2 helikopterë të Forcës Ajrore. Në Priskë të Madhe po operojnë 15 efektivë dhe 4 automjete zjarrfikëse. Në të dyja rastet nuk ka rrezik për zonat e banuara.
* Drenie, Patos- Vijon puna për shuarjen e riaktivizimit të zjarrit. Forcat operacionale po mbështeten sot edhe nga 30 efektivë të FA-së dhe 1 autoambulancë, pas një angazhimi të konsiderueshëm të MZSH-së, Policisë, shërbimit pyjor dhe vullnetarëve.
* Krujë - Në lagjen Abaze operacioni vijon. Aktualisht nuk ka rrezik për zonat e banuara. Në lagjen Bojë, ku janë evidentuar dy vatra, forcat zjarrfikëse janë pozicionuar edhe pranë banesave dhe 1 helikopter i FA-së po operon nga ajri, me fokus mbrojtjen e tyre.
* Përmet- Në malin e Nëmerçkës dhe në Malin Dhëmbel vijon angazhimi. Në të dyja zonat nuk ka rrezik për banesat.
* Gurë-Lurë, Dibër- Një nga operacionet me angazhimin më të madh: mbi 220 forca nga MZSH, bashkia, vullnetarët, Policia, shërbimi pyjor, ADZM, AKMC, strukturat e emergjencave civile dhe FA. Nga ajri po operojnë 2 avionë Air Tractor. Forcat zjarrfikëse janë pozicionuar pranë banesave që mund të ekspozohen ndaj zjarrit.
* Mali i Moravës, Devoll- Vatra është izoluar dhe mbahet nën monitorim nga strukturat operacionale. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.
Në tërësi, mbi 450 forca rezultojnë të angazhuara vetëm në vatrat ku raporti jep shifra të plota për personelin, ndërsa kapacitetet ajrore të raportuara përfshijnë 3 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor. Prioritet mbetet mbrojtja e jetës dhe banesave, izolimi i vatrave dhe normalizimi i plotë i situatës./ZËRI
Zjarret në vend/ Mbrojtja: 9 vatra aktive, situata më e rënduar në Lurë, flakët rrezikojnë banesat
TIRANË- Operacioni për izolimin e flakëve vijon në të gjithë vendin, ndërsa 9 vatra mbeten ende aktive. Në përditësimin e fundit të Ministrisë së Mbrojtjes deri në orën 14:00 vatrat aktive janë në qarqet: Tiranë, Fier, Durrës, Gjirokastër, Dibër dhe Korçë. Për shuarjen e flakëve janë angazhuar të paktën 260 forca operacionale dhe 192 efektivë të Forcave të Armatosura. Për të ndihmuar forcat tokësore operacionale, në ndihmë kanë ardhur edhe 3 helikopterë të Forcës Ajrore dhe 2 avionë "Air Tractor".
Situata më problematike mbetet në Gurë-Lurë të Dibrës, ku zjarri po luftohet nga forcat zjarrëfikëse dhe nga ajri me dy avionë "Air Tractor". Mësohet se zjarrëfikësit janë pozicionuar pranë banesave, pasi për shkak të erës rrezikohet që flakët të përhapen drejt zonave të banuara.
Ndërsa në Dajt situata paraqitet më e stabilizuar, ndërsa vijojnë operacionet në zonën mbi tunelet e Qafë-Mollës dhe në Priskë të Madhe. Vatrat nuk paraqesin rrezik për zonat e banuara.
Sa i përket riaktivizimit të zjarrit në Drenie të Patosit, në terren janë angazhuar forcat zjarrëfikëse edhe të 30 efektivëve të Forcave të Armatosura.
Në Krujë vijon operacioni në lagjen Abaze, ndërsa në lagjen Bojë një helikopter i Forcës Ajrore po ndërhyn për mbrojtjen e banesave pranë dy vatrave të zjarrit.
Në njoftim thuhet se në malin e Nëmerçkës dhe malin Dhëmbel në Përmet zjarret vijojnë pa rrezikuar banesat, ndërsa në malin e Moravës në Devoll vatra është izoluar dhe po mbahet në monitorim.
Ministria e Mbrojtjes njofton se prioritet mbetet mbrojtja e jetës, banesave dhe vënia nën kontroll e të gjitha vatrave aktive.
NJOFTIMI:
Ministria e Mbrojtjes - përditësim i situatës së zjarreve (ora 14:00)
Ministria e Mbrojtjes informon se, deri në orën 14:00 të datës 12 gusht 2026, në territorin e vendit 9 vatra zjarri mbeten aktive, në qarqet Tiranë, Fier, Durrës, Gjirokastër, Dibër dhe Korçë.
Për menaxhimin e situatës vijon angazhimi i koordinuar i strukturave të sistemit të Mbrojtjes Civile, me të paktën 260 forca operacionale dhe 192 efektivë të Forcave të Armatosura të raportuar me numër të përcaktuar, ndërsa nga ajri janë angazhuar 3 helikopterë të Forcës Ajrore dhe 2 avionë Air Tractor.
Vatrat kryesore aktive dhe angazhimi:
* Dajt, Tiranë - Në zonën mbi tunelet e Qafë-Mollës vijon operacioni me 22 forca të MZSH dhe ADZM, të mbështetura nga 2 helikopterë të Forcës Ajrore. Në Priskë të Madhe po operojnë 15 efektivë dhe 4 automjete zjarrfikëse. Në të dyja rastet nuk ka rrezik për zonat e banuara.
* Drenie, Patos- Vijon puna për shuarjen e riaktivizimit të zjarrit. Forcat operacionale po mbështeten sot edhe nga 30 efektivë të FA-së dhe 1 autoambulancë, pas një angazhimi të konsiderueshëm të MZSH-së, Policisë, shërbimit pyjor dhe vullnetarëve.
* Krujë - Në lagjen Abaze operacioni vijon. Aktualisht nuk ka rrezik për zonat e banuara. Në lagjen Bojë, ku janë evidentuar dy vatra, forcat zjarrfikëse janë pozicionuar edhe pranë banesave dhe 1 helikopter i FA-së po operon nga ajri, me fokus mbrojtjen e tyre.
* Përmet- Në malin e Nëmerçkës dhe në Malin Dhëmbel vijon angazhimi. Në të dyja zonat nuk ka rrezik për banesat.
* Gurë-Lurë, Dibër- Një nga operacionet me angazhimin më të madh: mbi 220 forca nga MZSH, bashkia, vullnetarët, Policia, shërbimi pyjor, ADZM, AKMC, strukturat e emergjencave civile dhe FA. Nga ajri po operojnë 2 avionë Air Tractor. Forcat zjarrfikëse janë pozicionuar pranë banesave që mund të ekspozohen ndaj zjarrit.
* Mali i Moravës, Devoll- Vatra është izoluar dhe mbahet nën monitorim nga strukturat operacionale. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.
Në tërësi, mbi 450 forca rezultojnë të angazhuara vetëm në vatrat ku raporti jep shifra të plota për personelin, ndërsa kapacitetet ajrore të raportuara përfshijnë 3 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor. Prioritet mbetet mbrojtja e jetës dhe banesave, izolimi i vatrave dhe normalizimi i plotë i situatës./ZËRI
Përkeqësohet situata në Priskë të Madhe, zjarri po përhapet drejt vilave nga Lundra
PRISKË E MADHE- Vatra e zjarrit në Priskë të Madhe vijon të mbetet aktive. ZËRI ka siguruar pamjet nga vatra e zjarrit, ku siç shihet dhe nga videoja, shtullunga tymi vijonë të mbulojnë zonën. Me kalimin e orëve, situata në këtë zonë është përkeqësuar, pasi për shkak të erës së fortë zjarri po përhapet drejt vilave nga Lundra.
View this post on Instagram
Në përditësimin e fundit të Ministrisë së Mbrojtjes njoftohet se në këtë zonë po operojnë 15 efektivë dhe 4 automjete zjarrfikëse për të bërë të mundur shuarjen e plotë të zjarrit. Vatra në Priskë të Madhe vijon prej ditësh të mbetet aktive, ndërsa deri më sot nuk kishte rrezik për përhapjen e flakëve drejt zonave të banuara./ZËRI
Zjarr me intensitet të lartë në Drenie të Patosit, kërkohet ndërhyrje nga ajri (VIDEO)
PATOS- Vatra në Drenie të Patos vijon të jetë aktive, ndërësa flakët kanë shtuar instensitetin. Zjarri ka marrë përhapje të gjerë dhe flakët po përhapen në drejtim të Gjinoqarit dhe Ngraçisë.
View this post on Instagram
Situata po mbahet në monitorim për të parandaluar avancimin e flakëve drejt zonave të banuara. Në terren po ndërhyjnë forcat zjarrfikëse dhe ushtria, ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje banorëve të tregojnë kujdes.
Ndërkohë, mësohet se është kërkuar ndërhyrje nga ajri për shkak të instesitetit të shtuar të zjarrit./ZËRI
Vatër e re në lagjen Boje në Krujë, flakët përhapen me shpejtësi
KRUJË- Kruja nuk po gjen qetësi me zjarret, teksa një vatër tjetër është konstatuar pranë lagjes Boje. Raportohet se flakët po përhapen me shpejtësi pasi ndihmohen nga era e fortë dhe temperaturat e larta.
Megjithatë, deri tani nuk raportohet për rrezik për banesat. Aktualisht shërbimet zjarrfikëse dhe një helikopter po punon për shuarjen e zjarrit, i cili paraprakisht dyshohet se mund të jetë i qëllmishëm. /ZËRI
Vijon lufta me zjarrin në Gurë-Lurë të Dibrës, dy helikopterë dhe 2 avionë ‘Air Tractor’ në aksion (VIDEO)
DIBËR- Në zonën e Gurë-Lurës po zhvillohet një nga operacionet më të vështira, pasi flakët u janë afruar banesave, njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes.
View this post on Instagram
Mësohet se gjatë natës, zjarri ka avancuar duke përfshirë zonën e quajtur Gjagjisht duke avancuar drejt pllajave të Lanë Lurës.
Aktualisht, në terren ndodhen 40 forca ushtarake në mbështetje të shërbimit zjarrfikës, ndërsa nga ajri po ndërhyhet me 2 helikopterë dhe 2 avionë ‘Air Tractor’ që po punojnë për shuarjen.
Zjarret nga jugu në veri, Mbrojtja: 25 vatra në 24 orë, 9 mbeten aktive! Ndërhyrje me avionë e helikopterë
TIRANË- Situata e zjarreve në vend vijon të mbetet problematike, me 9 vatra aktive nga 25 të raportuara gjatë 24 orëve të fundit, sipas të dhënave të raportuara nga Ministria e Mbrojtjes.
Ministria e Mbrojtjes bën me dije se në operacio0n për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 41 automjete zjarrfikëse dhe 395 forca operacionale, ndërsa nga Forcat e Armatosura po operojnë në terren 167 efektivë, 3 helikopterë dhe 2 avionë “Air Tractor”.
Sa i përket zonave më të rrezikuara, situata më problematike aktualisht paraqitet në Gurë-Lurë, Dibër, ku zjarri raportohet se i është afruar banesave të banuara. Ndërsa në Krujë dhe Drenie të Patosit, edhe pse vatrat vijojnë të jenë aktive, nuk paraqitet rrezik.
Njoftimi i plotë:
Ministria e Mbrojtjes informon se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 25 vatra zjarri, nga të cilat 9 mbeten aktive.
Në operacionet për shuarjen e tyre janë angazhuar 41 automjete zjarrfikëse dhe 395 forca operacionale. Nga Forcat e Armatosura, aktualisht po operojnë në terren 167 efektivë, 3 helikopterë dhe 2 avionë “Air Tractor” të Forcës Ajrore.
Në Dajt vijon puna me forcat e MZSH-së dhe ADZM-së, të mbështetura edhe nga helikopteri i Forcës Ajrore, ndërsa në Priskë e Madhe po operojnë 4 automjete zjarrfikëse me 15 efektivë. Në të dyja zonat nuk ka rrezik për banesat.
Në Drenie, bashkia Patos, pas riaktivizimit të vatrës, gjatë ditës së djeshme u angazhuan 7 automjete zjarrfikëse, 30 efektivë të MZSH-së, forca policore, pyjore dhe vullnetarë, të mbështetur nga 2 avionë “Air Tractor”. Sot operacioni vijon edhe me 30 efektivë të FA-së.
Në Krujë vijojnë operacionet në lagjen Abaze dhe në zonën Krastë–Halil. Në Abaze pritet mbështetja e 58 efektivëve të FA-së dhe 2 helikopterëve, ndërsa në Krastë–Halil kanë operuar 58 efektivë ushtarakë me 6 mjete, krahas forcave të ADZM-së dhe strukturave vendore. Aktualisht nuk raportohet rrezik për zonat e banuara.
Në Nëmerçkë vijon puna me forcat e MZSH-së, bashkisë dhe 25 efektivë të FA-së, ndërsa në malin Dhëmbel operojnë forcat zjarrfikëse të Përmetit dhe në mbështetje po angazhohen 30 efektivë ushtarakë. Në të dyja zonat nuk ka rrezik për banesat.
Në Gurë-Lurë, bashkia Dibër, po zhvillohet një nga operacionet më të rëndësishme, me angazhimin e forcave zjarrfikëse, bashkiake, pyjore, ADZM-së, vullnetarëve, 50 efektivëve të FA-së, 2 helikopterëve dhe 2 avionëve “Air Tractor”. Për shkak të afërsisë së zjarrit me disa banesa, forcat zjarrfikëse janë pozicionuar pranë tyre për mbrojtjen e komunitetit.
Aktive mbetet edhe vatra në malin e Moravës, bashkia Devoll, në një zonë të mbrojtur me pyll pishe. Në terren po punojnë forcat e MZSH-së Devoll dhe Korçë, së bashku me shërbimin pyjor, ndërsa nuk ka rrezik për zonat e banuara.
Operacionet vijojnë me kapacitete të shtuara tokësore dhe ajrore, me fokus mbrojtjen e zonave të banuara, kufizimin e përhapjes dhe neutralizimin e plotë të vatrave aktive.
Zjarri mbetet aktiv në Drenie të Patosit dhe Krujë, 30 forca në terren, ndërhyrje edhe nga ajri (VIDEO)
TIRANË- Situata në disa prej vatrave të zjarrit në vend është përmirësuar, ndërsa shërbimet zjarrfikëse vijojnë punën për shuarje e plotë të flakëve, kryesisht në zonat më problematike.
Në fshatin Drenie të Patosit u regjistrua një natë kritike, pasi flakët dolën jashtë kontrollit dhe iu afruan banesave. Ndërkohë, mëngjesin e sotëm situata duket se është nën kontroll, megjithëse vatra mbetet aktive. Raportohet se aktualisht nuk ka rrezikpër banesat, ndërsa rreth 30 forca zjarrfikëse janë angazhuar në terren për shuarjen e flakëve.
View this post on Instagram
Ndërkohë, vijon të mbetet aktive edhe vatra e zjarrit në Abaze të Krujës, në afërsi të vendit të quajtur Kroi i Madh vijon të jetë ende aktive. Në këtë zonë, trashësia e humusit është mjaft e madhe, duke ruajtur brenda prush, çka bërë që vatra e zjarrit të riaktivizohet herë pas herë.
Situata në Krujë prej disa ditësh ka qenë kritike dhe është punuar me të gjitha mjetet, nga toka dhe ajri për shuarjen e flakëve. Aktualisht, dy helikopterë, forcat zjarrfikëse dhe banorë të zonës po punojnë për shuarjen e vatrës./ZËRI