Zjarri në Krastë të Krujës, 50 efektivë në terren për izolimin e plotë të flakëve! PAMJET me dron (VIDEO)
KRUJË- Situata me zjarrin në Krastë të Krujës paraqitet nën kontroll, ndërsa vijon puna për izolimin e plotë të flakëve.
Ministria e Mbrojtjes bën me dije se 50 efektivë të Forcave të Armatosura janë angazhuar në terren, ku prej ditës së djeshme po punohet për izolimin e vatrave.
Ndërhyrja po zhvillohet në një terren të vështirë, ndërsa shërbimet zjarrfikëse dhe strukturat e emrgjencës po vijojnë monitorimin e vatrave.
Njoftimi i Ministrisë:
50 efektivë të Forcave të Armatosura janë angazhuar në ????Krastë të Krujës, ku prej ditës së djeshme po punohet për izolimin e plotë të zjarrit.
Situata aktualisht është nën kontroll, ndërsa ndërhyrja është zhvilluar në një terren të vështirë.
???? Efektivët e Forcave të Armatosura, së bashku me forcat zjarrfikëse dhe strukturat e emergjencave vijojnë të qëndrojnë në terren për monitorimin e vatrave dhe ndërhyrjen në rast nevoje.
Bilanci i zjarreve/ Ministria e Mbrojtjes: 27 vatra në 24 orët e fundit, 5 ende aktive
TIRANË- Ministria e Mbrojtjes njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 27 vatra zjarri në vend, 5 prej të cilave vijojnë aktive dhe 2 të tjera janë në monitorim.
Mbrojtja bën me dije se në operacione janë angazhuar 371 forca operacionale, 153 efektivë të FA-së, 42 automjete zjarrfikëse, 4 helikopterë dhe një avion “Air Tractor”.
Sipas njoftimit, situata në zonat e prekura është nën kontroll dhe nuk raportohet rrezik për banesat.
Njoftimi i plotë:
Ministria e Mbrojtjes informon se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 27 vatra zjarri, nga të cilat 5 mbeten aktive dhe 2 janë në monitorim.
Në operacionet për shuarjen e tyre janë angazhuar 42 automjete zjarrfikëse dhe 371 forca operacionale. Në mbështetje janë angazhuar gjithashtu 153 efektivë të Forcave të Armatosura, 6 automjete zjarrfikëse, 1 autoambulancë e FA-së, 4 helikopterë dhe 1 avion “Air Tractor” i Forcës Ajrore.
Në Cikallesh, bashkia Kavajë, vijon puna për eliminimin e vatrave të mbetura, por situata nuk paraqitet problematike dhe nuk ka rrezik për zonat e banuara. Në Dajt dhe Priskë e Madhe, situata po mbahet në monitorim dhe nuk raportohet rrezik për banesat.
Në Mallakastër, zjarri në zonën Panahor–Ndrenie–Vlosh është aktualisht nën kontroll. Edhe situata në Koilaç–Greshicë/Hekal është vendosur nën kontroll dhe nuk ka rrezik për zonat e banuara.
Në Abaze, bashkia Krujë, zjarri është reduktuar në vatra të vogla dhe nuk paraqet rrezik për zonat e banuara. Në Krastë, për shkak të terrenit të vështirë, operacioni po mbështetet nga ajri me helikopter të Forcës Ajrore; në afërsi të vatrës nuk ka banesa dhe nuk paraqitet rrezik i drejtpërdrejtë për komunitetin.
Në Vilëz, bashkia Kurbin, zjarri vijon aktiv. Ndërhyrja e 2 helikopterëve të FA-së gjatë ditës së djeshme frenoi avancimin e flakëve dhe shmangu rrezikun për kishën, varrezat dhe banesat.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shuar plotësisht edhe disa vatra të tjera, ndër to në Xhaferaj–Oblikë, Spatharë dhe Kodrën e Butë në Cërrik.
AKMC dhe strukturat e sistemit të mbrojtjes civile vijojnë monitorimin dhe koordinimin e operacioneve, me prioritet mbrojtjen e jetës, banesave dhe zonave të banuara.
Zjarret vijojnë në Mallakastër dhe Patos, mbi 50 forca angazhohen për shuarjen e tyre
MALLAKASTËR- Mallakastra ende nuk po gjen qetësi nga zjarret. Aktualisht, vijojnë që të jenë aktive vatrat e zjarrit edhe sot në 10 gusht në zonën e Mallakastrës dhe në Patos.
Raportohet se në Mallakastër janë angazhuar gjithsej 20 trupa të Forcave të Armatosura, 10 efektivë të MZSH-së, 20 forca bashkiake dhe 4 punonjës të Shërbimit Pyjor.
Në dispozicion të operacionit është vendosur gjithashtu edhe një mjet zjarrfikës. Forcat në terren po vijojnë punën për mbajtjen nën kontroll të situatës dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të flakëve./ZËRI
Zjarri në pyjet e Krujës, rinis ndërhyrja nga toka dhe ajri për shuarjen e flakëve (VIDEO)
KRUJË- Operacioni për shuarjen e zjarrit në zonën e Krastës në Krujë ka nisur që në orët e mëngjesit të sotëm, me ndërhyrje nga ajri dhe nga toka.
View this post on Instagram
Zjarri në pyjet me pisha në Krastë ka rënë ditën e djeshme, ndërsa gjatë natës është punuar për izolimin e tyre. Ndërkohë, mëngjesin e sotëm ka rinis ndëryrja nga ajri, ndërsa operacionit i janë bashkuar edhe forcat e ushtrisë.
Operacioni vijon për shuarjen e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së zjarrit në sipërfaqe të tjera pyjore.
Situata më zjarret në Kruje ka qenë mjaft kritike gjatë orëve të fundit. Pasditen e 8 gushtit u përfshi nga një zjarr masiv duke u përhapur me shpejtësi nga lagjja Abazaj drejt zonave të banuara dhe sipërfaqeve pyjore të Malit të Krujës.