LIVE UPDATES

Zjarret "pushtojnë" vendin, aksione nga ajri: 8 vatra aktive! Flakët nuk "falin" as Parku Kombëtar të Lurës dhe ujësjellësin në Vlorë

♦25 vatra në 24 orë, 5 mbeten aktive në disa zona dhe qindra forca dhe dhjetëra mjete në terren, kjo është situata me zjarret gjatë orëve të fundit në Shqipëri. ♦Sipas njoftimit të ministrisë, vatrat aktive janë në Drenie të Patosit, Krujë dhe Priskë të Madhe, ndërsa Dajti mbahet nën monitorim. ♦Në operacionet për përballimin e zjarreve janë përfshirë 37 automjete zjarrfikëse dhe 365 forca operacionale, të mbështetura nga 158 efektivë të Forcave të Armatosura, 10 mjete dhe 4 helikopterë të Forcës Ajrore. ♦Në Drenie të Patosit ka një riaktivizim të vatrës mëgjesin e sotëm, ku sërish është terreni i vështirë ka vështirësuar ndërhyrjen nga toka.♦Mëngjesin e kësaj të marte, zjarri rrezikoi kurorën e gjelbër të Pukës, ku paraprakisht dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme, por pas disa orësh ndërhyrjeje flakët u shuan plotësisht, ♦Ndërkohë, situata paraqitet në përmirësim me zjarrin në Zidoll të Krujës që rrezikoi depot e eksplozivit dhe qytetin antik ilir të 'Albanopolis-it.♦Ministria e Mbrojtjes ka bërë një përditësim për vatrat e zjarrit që vijojnë të jenë ende aktive në vend. Aktualisht 8 vatra mbeten aktive në qarqet Tiranë, Fier, Durrës, Gjirokastër dhe Dibër. ♦Ndërsa flakët kanë përfshirë edhe Parkun Kombëtar Lurë- Mali i Dejës.♦ Në jug, në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, një vatër zjarri ka përfshirë një kabinë ujësjellësi. Dysohet se flakët kanë nisur në pjesën kodrinore të zonës ku më pas kanë arritur tek kabina. ♦Një operacion i rëndësishëm për shuarjen e flakëve po zhvillohet edhe në Gurë-Lurë të Dibrës, ku janë angazhuar forca zjarrfikëse, vullnetarë dhe 2 helikopterë të Forcave të Armatosura.

9 artikuj për këtë temë.
23 ORE ME PARE

Zjarret në vend/ 8 vatra ende aktive, situata më problematike në Gurë-Lurë të Dibrës

Zjarret "pushtojnë" vendin, aksione nga ajri: 8 vatra aktive!
Zjarri në Gurë-Lurë të Dibrës

TIRANË- Situata e zjarreve vijon të jetë nën monitorim në disa zona të vendit. Gjatë 12 orëve të fundit janë raportuar 23 vatra, ndërsa 8 prej tyre mbeten aktive.

Një operacion i rëndësishëm po zhvillohet në Gurë-Lurë të Dibrës, ku janë angazhuar forca zjarrfikëse, vullnetarë dhe 2 helikopterë të Forcave të Armatosura, të pozicionuar pranë banesave për mbrojtjen e komunitetit.

Ndërhyrjet vijojnë edhe në Dajt, Patos, Krujë, Përmet dhe Dibër. Autoritetet theksojnë se në zonat ku ka prani të zjarreve, prioritet mbetet mbrojtja e banesave dhe komuniteteve.

Forcat zjarrfikëse dhe strukturat e emergjencave janë angazhuar në terren, me mbështetjen e Forcave të Armatosura nga ajri. Në operacione janë përfshirë 26 automjete zjarrfikëse, 310 forca operacionale, 103 efektivë të FA-së, 3 helikopterë dhe 2 avionë “Air Tractor”.

Njoftim:  

Ministria e Mbrojtjes - informim mbi situatën e zjarreve gjatë 12 orëve të fundit

Ministria e Mbrojtjes informon se gjatë 12 orëve të fundit janë raportuar 23 vatra zjarri, nga të cilat 8 mbeten aktive.

Në operacionet për menaxhimin e situatës janë angazhuar 26 automjete zjarrfikëse, 310 forca operacionale, 103 efektivë të Forcave të Armatosura, 3 helikopterë të Forcës Ajrore dhe 2 avionë “Air Tractor”.

Në Dajt, pas riaktivizimit të vatrës mbi tunelet e Qafë Mollës, po punojnë forcat e MZSH-së dhe ADZM-së, të mbështetura nga 1 helikopter i FA-së.

Në Priskë e Madhe vijon puna me 4 automjete zjarrfikëse dhe 15 efektivë, ndërsa nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Në Drenie, bashkia Patos, pas riaktivizimit në thellësi të pyllit, operacioni vijon me forca zjarrfikëse e bashkiake, 20 efektivë të FA-së dhe 2 avionë “Air Tractor”, duke përforcuar ndjeshëm ndërhyrjen nga toka dhe ajri.

Në Krujë vijon puna në dy vatra. Në Abaze, situata mbahet në monitorim të vazhdueshëm dhe aktualisht nuk ka rrezik për zonat e banuara. Në Krastë–Halil, në orët e para të mëngjesit u angazhuan 2 helikopterë, ndërhyrja e të cilëve kontribuoi në normalizimin e situatës; forcat operacionale vijojnë punën në terren, ndërsa mbrojtja e banesave mbetet prioritet.

Në malin e Nëmerçkës, bashkia Përmet, operacioni vijon me forcat e MZSH-së, strukturat bashkiake dhe 25 efektivë të FA-së; nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Aktive mbetet edhe vatra në malin Dhëmbel, ku po punojnë forcat e MZSH-së Përmet.

Në Gurë-Lurë, bashkia Dibër, është përqendruar një tjetër operacion i rëndësishëm, me 25 efektivë zjarrfikës, 20 forca të ADZM-së, 35 vullnetarë dhe 2 helikopterë të FA-së. Forcat po pozicionohen pranë banesave për të garantuar mbrojtjen e komunitetit dhe për të qenë të gatshme për çdo zhvillim të situatës.

Ndërkohë, në Vilëz, bashkia Kurbin, vatra e raportuar gjatë pasdites është shuar plotësisht, duke konfirmuar ecurinë pozitive të ndërhyrjeve në terren.

AKMC dhe strukturat e sistemit të mbrojtjes civile vijojnë koordinimin intensiv deri në neutralizimin e plotë të çdo vatre./ZËRI

1 DITE ME PARE

Flakët mbulojnë kabinën e ujësjellësit në Vlorë, zjarri rrezikon banesat

Zjarret "pushtojnë" vendin, aksione nga ajri: 8 vatra aktive!
pamje nga vendngjarja

VLORË- Një vatër zjarri ka përfshirë një nga kabinat e ujësjellësit në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, pranë tunelit të qytetit. Kabina që shërben për shpërndarjen e ujit është përfshirë nga flakët, të cilat dyshohen se kanë nisur në pjesën kodrinore të zonës dhe më pas kanë arritur tek kabina.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Sipas informacioneve paraprake, në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrëfikëse, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve. Për shkak të erës së fortë situata vijon të jetë e rënduar, pasi zjarri rrezikon të përhapet dejt zonave të banuara dhe objekteve të tjera pranë kabinës./ZËRI

1 DITE ME PARE

Situata e zjarreve në vend/ 8 vatra aktive, angazhohen 165 forca dhe mjete ajrore

Zjarret "pushtojnë" vendin, aksione nga ajri: 8 vatra aktive!
foto

TIRANË- Në lidhje me vatrat e zjarreve që vijojnë të jenë ende aktive në venë, Ministria e Mbrojtjes ka bërë një përditësim të informacioneve.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, aktualisht 8 vatra mbeten aktive në qarqet Tiranë, Fier, Durrës, Gjirokastër dhe Dibër. Ku janë përfshirë për shuarjen e flakëve 165 forca operacionale dhe 85 efektivë të Forcave të Armatosura, ndërsa nga ajri janë zhvilluar 7 misione me helikopter dhe 2 avionë Air tractor. Më problematie paraqitet situata në zonat pyjore, ndërsa në disa vatra është raportuar përmirësimi i situatave.

Ministria e Mbrojtjes bën me diej se aktualisht nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Njoftim:

Ministria e Mbrojtjes - informim rreth situatës së zjarreve (ora 16:00)

Ministria e Mbrojtjes informon se deri në orën 16:00 janë raportuar disa vatra zjarri, ndërsa aktualisht 8 vatra mbeten aktive në qarqet Tiranë, Fier, Durrës, Gjirokastër dhe Dibër.

Në operacionet për menaxhimin e situatës janë angazhuar 165 forca operacionale, 85 efektivë të Forcave të Armatosura, si dhe janë zhvilluar 7 misione ajrore me helikopterë dhe 2 misione me avionë Air Tractor.

Në Dajt, bashkia Tiranë, është riaktivizuar zjarri në pyllin me pisha, mbi tunelet e Qafë Mollës. Në terren janë angazhuar 22 forca të MZSH-së dhe ADZM-së Tiranë, ndërsa operacioni është mbështetur edhe nga helikopteri i Forcave të Armatosura. Ndërkohë, në Priskë të Madhe vijon puna për shuarjen e zjarrit. Aktualisht nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Në Drenie, bashkia Patos, zjarri i cili ishte vënë nën kontroll është riaktivizuar në thellësi të pyllit. Operacioni po mbështetet nga 2 avionë Air Tractor. Aktualisht ka përmirësim në Drenie.

Në Krujë, vijon puna në dy vatra aktive. Në lagjen Abaze, zjarri ka pasur përhapje të favorizuar nga era, por aktualisht nuk ka rrezik për zonat e banuara. Ndërsa në Krastë–Halil, situata u përkeqësua në orët e para të mëngjesit, duke rritur rrezikun për banesat. Ndërhyrja me 2 helikopterë ka normalizuar situatën dhe forcat operacionale vijojnë punën për kontrollin dhe shuarjen e plotë të vatrës.

Në malin e Nëmerçkës, bashkia Përmet, vijon operacioni për shuarjen e zjarrit. Vatra nuk paraqet rrezik për zonat e banuara. Ndërkohë, një vatër e re është evidentuar në malin Dhëmbel, mbi fshatin Badilonjë, ku forcat e MZSH-së Përmet po punojnë për shuarjen e saj.

Në Gurë-Lurë, bashkia Dibër, është evidentuar një zjarr në sipërfaqe me pyll pishe dhe kullotë. Po punohet intensivisht për shuarjen e vatrës.

AKMC dhe strukturat e sistemit të mbrojtjes civile mbeten në gatishmëri të plotë dhe vijojnë monitorimin dhe koordinimin e operacioneve në terren, me fokus të veçantë në vatrat që paraqesin rrezik për përhapje dhe për zonat e banuara./ZËRI

1 DITE ME PARE

Parku Kombëtar Lurë-Mali i Dejës në flakë, ndërhyhet nga ajri

Zjarret "pushtojnë" vendin, aksione nga ajri: 8 vatra aktive!
pamje nga vendngjarja

DIBËR- Parku Kombëtar Lurë-Malë i Dejës është përfshirë sot nga një vatër zjarri. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka përfshirë një zonë me pisha dhe është favorizuar nga era e fortë, duke rrezikuar përhapjen e flakëve në një sipërfaqe më të gjerë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Në terren janë angazhuar rreth 20 forca zjarrfikëse, punonjës të Bashkisë Dibër, punonjës të zonave të mbrojtura, si dhe vullnetarë të zonës, të cilët po punojnë për shuarjen e zjarrit. Në operacion janë përfshirë edhe dy helikopterë, të cilët po kryejnë ndërhyrje nga ajri.

Banorët e zonës kanë kërkuar ndërhyrje të menjëhershme të forcave operacionale, me qëllim parandalimin sa më shpejt të një katastrofe që kërcënon parkun. Ndër vite, pyjet e kësaj zone janë dëmtuar nga prerjet e paligjshme dhe zjarret e përsëritura./ZËRI

1 DITE ME PARE

Zjarri i riaktivizuar në Drenie të Patosit, dy avionë “Air Tractor” ndërhyjnë nga ajri (VIDEO)

Zjarret "pushtojnë" vendin, aksione nga ajri: 8 vatra aktive!
pamje nga minsitria-nderhyrje nga ajri

PATOS- Pas riaktivizimit të zjarrit në Drenie, forcat zjarrfikëse janë angazhuar nga terreni për shuarjen e flakëve, ndërsa ndërhyrja po vijon edhe nga ajri.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes, në Drenie, në territorin e Bashkisë Patos, janë angazhuar dy avionë Air Tractor, në mbështetje të forcave operacionale që po punojnë në terren.

Njoftimi i Ministrisë:

Në Drenie, Bashkia Patos, 2 avionë Air Tractor janë angazhuar nga ajri në mbështetje të forcave operacionale që po punojnë nga toka, pas riaktivizimit të një vatre zjarri në thellësi të masivit pyjor. Operacioni vijon me ndërhyrje të koordinuar nga toka dhe ajri për izolimin dhe neutralizimin e plotë të vatrës

 

Mësohet se 5 mjete zjarrfikëse, 25 efektivë të MZSH-së dhe 15 forca bashkiake, janë angazhuar për përballimin e situatës, të cilat po punojnë për izolimin e vatrës që u konstatua mëngjesin e sotëm.

1 DITE ME PARE

Situata nga zjarret në vend, Minisria e Mbrojtjes: 25 vatra në 24 orët e fundit, 5 ende aktive, 1 në monitorim

Zjarret "pushtojnë" vendin, aksione nga ajri: 8 vatra aktive!
Foto ilustruese

TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar mbi situatën e zjarreve në vend, duke bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 25 vatra, ndërsa 5 prej tyre vijojnë të jenë aktive.

Sipas njoftimit të ministrisë, vatrat aktive janë në Drenie të Patosit, Krujë dhe Priskë të Madhe, ndërsa Dajti mbahet nën monitorim. 

Për përballimin e situatës janë angazhuar qindra forca dhe mjete zjarrfikëse, ndërsa ndërhyrja nga ajri është përdorur në zonat më problematike, veçanërisht në Krujë.

Njoftimi i plotë:

Ministria e Mbrojtjes informon se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 25 vatra zjarri, nga të cilat pjesa më e madhe janë shuar. Aktualisht 5 vatra mbeten aktive dhe 1 zonë është në monitorim. Në operacionet për menaxhimin e situatës janë angazhuar 37 automjete zjarrfikëse dhe 365 forca operacionale, ndërsa në mbështetje kanë vepruar 158 efektivë të Forcave të Armatosura me 10 mjete dhe 4 helikopterë të Forcës Ajrore.

Në Mallakastër, pas disa ditësh operacione intensive, zjarret në Riban, Ngraçan, Panahor dhe Çyçen janë shuar plotësisht. Në Drenie, bashkia Patos, është evidentuar një riaktivizim në thellësi të pyllit dhe strukturat operacionale po vijojnë punën.

Në Krujë, vijon angazhimi i forcave në lagjen Abaze dhe në zonën Krastë–Halil. Në Abaze, pavarësisht përhapjes së favorizuar nga era, aktualisht nuk ka rrezik për zonat e banuara. Në Krastë–Halil, në orët e para të mëngjesit u angazhuan 2 helikopterë të Forcës Ajrore, të cilët ndërhynë për të frenuar përhapjen e zjarrit dhe për të mbështetur forcat operacionale në terren. Pas ndërhyrjes nga ajri, situata u normalizua dhe puna vijon për kontrollin dhe shuarjen e plotë të vatrës. Në dy vatrat e Krujës janë angazhuar në total 4 helikopterë të Forcës Ajrore.

Në Priskë e Madhe, bashkia Tiranë, vijon puna për vënien nën kontroll të vatrës. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Ndërkohë, zjarri në Cikallesh, bashkia Kavajë, është shuar plotësisht, ndërsa Dajti vijon të mbahet në monitorim.

Në Vilëz, bashkia Kurbin, dhe në Kallmet të Vogël, bashkia Lezhë, zjarret janë shuar plotësisht. E njëjta situatë paraqitet edhe në Goraj–Budishë, bashkia Malësi e Madhe, ku vatra e zjarrit raportohet e shuar.

Në malin e Nëmerçkës, bashkia Përmet. Vatra nuk paraqet rrezik për zonat e banuara.

AKMC dhe strukturat e sistemit të mbrojtjes civile mbeten në gatishmëri dhe vijojnë koordinimin deri në neutralizimin e plotë të çdo vatre aktive.

1 DITE ME PARE

Riaktivizohet zjarri në pyllin e Drenies, flakët përhapen drejt fshatit (VIDEO)

Zjarret "pushtojnë" vendin, aksione nga ajri: 8 vatra aktive!
drenie

PATOS- Situata e zjarreve është përkeqësuar në pyllin e Drenies, në territorin e Bashkisë Patos, ku flakët janë riaktivizuar dhe po përhapen në pjesën veriore të zonës, në drejtim të fshatit Drenie.

Mësohet se 5 mjete zjarrfikëse, 25 efektivë të MZSH-së dhe 15 forca bashkiake, janë angazhuar për përballimin e situatës, të cilat po punojnë për izolimin e vatrës.

Megjithatë, operacioni nga toka paraqitet i vështirë për shkak të terrenit të thepisur dhe intensitetit të flakëve, duke kufizuar ndërhyrjen e forcave në zonën e përfshirë nga zjarri./ZËRI

1 DITE ME PARE

Zjarri kërcënou “kurorën e gjelbër” të Pukës, zjarri shuhet pas disa orësh ndërhyrjeje (VIDEO)

Zjarret "pushtojnë" vendin, aksione nga ajri: 8 vatra aktive!
zjarri ne puke

PUKË- Zjarri që përfshiu mëngjesin e kësaj të marte një pjesë të sipërfaqes së pyllëzuar në kurorën e gjelbër të qytetit të Pukës është shuar plotësisht pas disa orësh ndërhyrjeje.

Flakët rrezikuan kurorën e gjelbër që rrethon Pukën në një sipërfaqe prej qindra hektarësh, për të cilin u mobilizuan zjarrfikësit dhe banorët e zonës për përballimin e situatës.

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Shërbimi zjarrfikës është angazhuar për të përballuar situatën, ndërsa në në operacionin për shuarjen e flakëve kanë ndihmuar edhe banorë të lagjes Laçaj.

Paraprakisht, dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar qëllimisht, ndërsa për zbardhjen e plotë të rrethanave Policia ka nisur hetimet për të verifikuar nëse bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme. Zjarri në këtë zonë është i pazakontë, pasi prej vitesh kurora e gjelbër që rrethon qytetin e Pukës nuk ishte përballur me një situatë të tillë. Flakët kanë përfshirë një pjesë të sipërfaqes pyjore, e cila shtrihet në qindra hektarë rreth qytetit./ZËRI

1 DITE ME PARE

Zjarret në Krujë/ Situata në kontroll, rinis ndërhyrja nga ajri me dy helikopterë për shuarje e flakëve

Zjarret "pushtojnë" vendin, aksione nga ajri: 8 vatra aktive!
kruje

KRUJË- Situata paraqitet e përmirësuar në zonat e prekura nga zjarret në Krujë, pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse dhe ushtrisë gjatë gjithë natës. Në fshatin Zidoll, ku flakët rrezikuan depot e eksplozivit dhe qytetin antik ilir të Albanopolisit, zjarri është drejt shuarjes së plotë, ndërsa mëngjesin e sotëm ka nisur sërish ndërhyrja nga ajri me dy helikopterë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Mëngjesin e sotëm ka rinisur ndërhyrja nga ajri me dy helikopterë, ndërsa në terren vijon puna për izolimin e vatrave të mbetura aktive. Ndërkohë, në lagjen Boje po vijon operacioni për shuarjen e zjarrit nga forcat zjarrfikëse, të mbështetura nga efektivë të ushtrisë. Në këtë zona, mjetet zjarrfikëse kanë punuar gjatë gjithë natës, duke mbajtur situatën në kontroll.

Aktualisht, në lagjen Abaze të Krujës situata paraqitet e përmirësuar, ndërsa mjetet zjarrfikëse vijojnë të mbajnë nën kontroll zonat e prekura nga zjarret e ditëve të fundit. Autoritetet vijojnë monitorimin e situatës dhe ndërhyrjen në vatrat aktive, me qëllim shmangien e përhapjes së flakëve në zona të tjera./ZËRI

Poll

MOS HUMB