LIVE UPDATES

'URA'/Përgjimet në SKYECC zbulojnë rolin e trafikantëve të drogës, bashkëpunim e prishje pazaresh

➤Detaje të reja janë zbardhur nga zbërthimi i komunikimeve të koduara në aplikacionin Sky ECC të anëtarëve të organizatës së trafikut të lëndëve narkotike pas zhvillimit të operacionit “Ura” në Shqipëri dhe Itali. ➤Në dosjen e SPAK, siguruar nga ZËRI janë zbardhur përgjimet midis anëtarëve të tre grupeve kriminale, në lidhje me trafikimin e drogës, si dhe pazaret mes tyre. ➤Ndërkohë GJKKO vendosi lënien në burg për 11 nga të arrestuarit dhe lirimin e 3 të tjerëve me "detyrim paraqitjeje": Të avokatit Armand Tragaj, si dhe dy të dyshuarve të tjerë, Ervis Deti dhe Bexhet Mema.

2 artikuj për këtë temë.
3 JAVE ME PARE

DOSJA URA/ Porti i Durrësit, 'porta e hapur' për trafikantët! Adi Çoba: Ej ‘Bishë’ punohet me ata në traget

'URA'/Përgjimet në SKYECC zbulojnë rolin e
Adi Çoba

TIRANË-Në dosjen e megaoperacionit “Ura” zbulohet sesi anëtarët e grupeve kriminale kishin lidhjet e tyre në portin e Durrësit lehtësimin për trafikun e drogës drejt Italisë. Sipas dosjes së SPAK të siguruar nga ZËRI, nga rezultatet e përftuara nga përgjimet telefonike dhe ambientale rezulton se Gertin Aliu në bashkëpunim me Adi Çobën, kishin lidhje me furnitorë të tjerë të lëndës narkotike në Shqipëri.

PJESË NGA DOSJA

Gjatë këtij hetimi janë përdorur metoda speciale të hetimit në Shqipëri dhe në Itali, ku kanë rezultuar dhe dokumentuar disa episode të trafikimit të lëndëve narkotike si dhe të qarkullimit të parave të përftuara nga trafikimi i narkotikëve, si dhe është dokumentuar pastrimi i produkteve të veprave penale të kryera nga pjesëtarët e këtij grupi kriminal. Në vijim po pasqyrohen në mënyrë të hollësishme të gjitha rastet/episodet e trafikimit, sekuestrimit të lëndës narkotike si dhe episodet që lidhen me veprat e tjera penale që i janë atribuuar shtetasve nën hetim:

Rezultatet e përftuara nga përgjimet telefonike dhe ambientale kanë dokumentuar faktin se shtetasi Gertin Aliu në bashkëpunim me shtetasin Adi Çoba, kishin lidhje me furnitorë të tjerë të lëndës narkotike në Shqipëri.

Shtetasi Arsen Leskaj në datën 22 dhjetor 2021 duhet t’i dorëzonte Erigels Presi edhe 3,360 kg lëndë narkotike e llojit "heroinë" e pastër, të transportuar në mjetin Fiat Iveco Eurocargo, me targë shqiptare AA268AN, kontrolluar nga Karabinierët në Fasano (BR) që gjetën sasinë si më sipër të lëndës narkotike. Pas sekuestrimit të lëndes narkotike është arrestuar në flagrancë, Arsen Leskaj, gjatë fazave të kontrollit është kontaktuar disa herë nga një farë "Tani nga Fieri" dhe nga "Nardi".

Nga përgjimet telefonike dhe vëzhgimet rezulton se Gertin Aliu merrej me dërgimin e lëndës narkotike edhe në sasi disa kilogramë ndonjë herë duke u ndihmuar nga operatorët portualë që e mbanin me vete për të shmangur kontrollet për t’ia dorëzuar më pas shoferëve të kamionëve kur ishte në mjetin e lundrimit

"per ta futur, ma tha edhe Gerti (..) më tha " po jo, nuk e marrin këta direkt, paratë ndahen me atë në traget" (...) punohet në traget, e vënë pas një mbi një dhe dy me dy dhe pastaj e ngarkojnë në traget.

Rrethanë e konfirmuar edhe nga Adi Çoba vetë Erigels Presi: "Unë e pyeta Adin dhe I thashë: Po si?... këtu e aty... mu përgjigj: ej bishë në traget, punohet në traget, e vënë mbi një mbi një me dy me dy dhe pastaj e ngarkojnë në traget!".

3 JAVE ME PARE

Trafikantët e dosjes 'Ura'/‘Prishje pazaresh’- Thartori: 30 euro kam ne xhep, Molla: Lek plumi o shok…s’të pret njeri

'URA'/Përgjimet në SKYECC zbulojnë rolin e
droga e sekuestruar

TIRANË-Biseda të reja janë zbardhur nga dosja e SPAK në lidhje me operacionin Ura, ku trafikantët e drogës veç bashkëpunimit kanë patur edhe konflikte për pagesat. Nga transkriptimi i bisedave mes anëtarëve të grupeve kriminale në SkyEcc, ZËRI ka zbardhur një konflikt mes Orges Mollës dhe Gëzim Thartorit, të cilët kanë diskutuar lidhur me 10 kilogram lëndë narkotike e dyshuar “hashash” të marrë nga një magazinë e Ekil Nderjakut në Romë.

Në datën 05.02.2021 në orën 10:34 e në vazhdim, përdoruesi i SkyECC HIQJ2, i identifikuar si Orges Molla komunikon me përdoruesin e SkyECC 81S3CB i identifikuar si Gezim Thartori, në lidhje me episodin e pasqyruar më lart ku arrihet në konkluzionin se këta dy shtetas në bashkëpunim mes tyre kanë siguruar dhe trafikuar 10 kilogram lëndë narkotike e dyshuar “hashash” dhe konkretisht shtetasi Orges Molla ka organizuar sigurimin, blerjen e kësaj lënde narkotike te shtetasi Ekil Nderjaku, i cili e kishte të magazinuar në një adresë në Romë, për të marrë këtë ngarkese ka shkuar shtetasi Gezim Thatori bashkë me shtetas të tjerë të paidentifikuar akoma, gjithashtu biseda vijon për faktin se shtetasi Gezim Thartori nuk i ka shlyer ende paratë e lëndës narkotike:

H1IQJ2-mir e vlla mir…

81S3CB-poti as nuk don me besu se nuk me punonte karikuesja e makines…

H1IQJ2– ore ca te hyn besimi ktu… kto vazhdo qe mrom i tall karin. cova 10 kile tbardhe as 20 min al vonoj lekt tjeter ti per 10 kile cokollat, shi ca bon

Në datën 07.02.2021 në orën 15:03 e në vazhdim, përdoruesi i SkyECC HIIQI2, I Identifikuar si Orges Molla komunikon me përdoruesin e ScyECC 8IS3CB i identifikuar si Gezim Thartori, në lidhje me episodin e pasqyruar më lart shtetasi Orges Molla është i shqetësuar pasi për lëndën narkotike më lart prej 10 kg çokollatën që ka marrë përdoruesi SkyBCC 8153CB shtetasi Gezim Thartori në Romë, rezulton që është marrë nga ngarkesa e kilit që është shtetasi Ekil Nderjaku (përdorues i Sky ECC SPNNS9 me nickname plate net) dhe Orges duhet ti dërgojë paratë.

HIIQJ2-me kilin po fol shok Chats Attachment” [“from” “Plate net”, “mag” “Ok”). (“from”: “buri bari”, “mag”: adren”. (“from” “bari bari”, “mag”: “me thuaj”), (“from” “bari bari”, “img”: “kur tjet gati ai cuni ..vlla sdu me pas probleme me kto

8153CB-okne s’jemi nisur per probleme fare kjo eshte situata ska ktu per probleme

HIIQJ2: o vlla a me kupton

81S3CB-ne spo mashtrojne njeri po skam une asgje per te keq, hajde vet ktu prezent aq me mire kili se ka per here te pare qe punon me ty…apo seshte se mik te njef mire…te vine ta morin se nuk kam shofer se skom lek me e pagujt me ner familje… 30 euro kam ne xhep

HIIQJZ0: o Gzim, tkam shok tkam vlla me kupton mu apo jo….kaq me thuaj po ose jo kupton poziten time me kto o vlla…

8IS3CB: Ore nuk ja kemi bo me hile, shpjegoja situatën tamom

HIFQJ2: o lal kur sme kupton ti, as ai sme kupton me kupto qart…..

Në një tjetër episod mes Orges Mollës dhe Suel Elezit, ata komunikojnë lidhur me një sasi lënde narkotike rreth 2 kg kokainë. Molla dhe Elezi diskutojnë në lidhje me paratë.

Në datë 26.10.2020 në orën 13:30 e në vazhdim, përdoruesi i SkyECC H1IQJ2, i identifikuar si Orges Molla komunikon me përdoruesin e SkyECC 81OG3O i identifikuar si Sueld Elezi, në lidhje me pagesën që duhet bërë për faktin që shtetasi Sueld Elezi merr udhëzime dhe bën pagesat që do të bëjë për lëndë tjetër narkotike si dhe për “kuqe” heroinë:

H1IQJ2- Plako nga lekt e mallit që do vijë tani, 73 jepja shoferi… mbaj 4 mijë se duhen për transportin e të kuqes… të enjten… thuj atij jam kunoti Gesit rri pa merak, se ja ccon Gesi Landit në shpi… flasin vetë…arto thuji…

81OG3O- Ok plak se ja kishin bo gati 77

H1IQJ2- Të enjten do pagush transportin në Brindisi do i japësh 7 mij marinarit, 3 mijë të tjera do të them un ku do i marrësh vlla

81OG3O- ok vlla se flasim po të vijë ky.

H1IQJ2- Pa merak.

Në datë 28.10.2020 nga ora 16:36 e në vazhdim, përdoruesi i SkyECC 81OG3O, i identifikuar si Sueld Elezi komunikon me përdoruesin e SkyECC H1IQJ2, i identifikuar si Orges Molla, në lidhje me një përdorues të SkyECC ku del na përmendet emri i bashkëpunëtorit tjetër të këtij grupi Emri Hysenaj, që ka në përdorim edhe një tjetër SkyECC tjetër, biseda si vijon:

081OG3—Ma jep kodin ti shkruj atij emres kontaktin e ke ti

H1IQJ2—edhe ke u donte…a mos ja qi robt….pffff…me rob shpie….o plako…

Në datë 29.10.2020 në orën 10:51 e në vazhdim, përdoruesi i SkyECC H1IQJ2, i identifikuar si Orges Molla komunikon me përdoruesin e SkyECC 81OG3O, i identifikuar si Sueld Elezi, në lidhje me lekët që kanë për t’i dhënë për shkëmbimin e lëndës narkotike dhe konkretisht është i shqetësuar për vonesat gjithashtu thotë emrat e atyre që u ka dhënë lëndë narkotike ndër ta është edhe shtetasi Emri Hysenaj:

H1IQJ2—ore per kok te plakës jam tu u vra me robt…apo si ca me i thon mo…lek me pru tgjith….lek beldi…lek emre…lek genti…

081OG3—12:45 eshte busi….

H1IQJ2—lek flavio…janë 60 mij euro nxhiro…lek plumi o shok…s’te pret njeri moo….

Poll

MOS HUMB