"Më verbove"/ Dritat e gjata 'ndezën' sherrin, si u vra Edoardo Sarchi? Autori bëri pritë, arsyeja pse italiani ishte në vendngjarje…
TEPELENË- Detaje të reja janë zbuluar, duke zbardhur dinamikën e plotë të vrasjes së biznesmenit italian, Eduardo Sarchit, në Tepelenë, mbrëmjen e së premtes. Autori i dyshuar, Kamber Sulçaj, i cili u identifikua dhe u shpall sot në kërkim nga policia, ka qenë duke udhëtuar për tek stalla e bagëtive në pronësi të tij që ndodhej mes fshatrave Nivicë dhe Bolen. Nga ana tjetër, Gazmend Braçi me 3 shokët e tij, kishte marrë makinën e një çobani në zonë dhe kishin dalë për gjueti.
Mirëpo, në vendin e quajtur Llu, ata do të shkëmbeheshin me me Sulçaj, dhe aty ka nisur gjithçka. Teksa dy makinar janë shkëmbyer, dritat e gjatë kanë 'ndezur' konfliktitn. Mësohet se ata kanë debatuar ashpër dhe janë konfliktohen verbalisht për shkak se Braçe mbante drita të gjata në automjet.
“Më verbove, më hodhe në kanal”, mësohet se ka thënë Sulçaj, ndërsa më pas edhe i ka fyer.
Më pas 4 personat janë nisur në drejtim të Salarisë ku Gazmendi ka edhe banesën dhe në këtë moment autori i ka ndjekur nga pas. Afër fshatit Salari, në vendin e quajtur Qafa e Dilanit, makina që drejtonte Gazmend Braci ka pësuar defekt dhe ai bashkë me shokët ka mbetur në mes të rrugës.
Braçi ka telefonuar babain e tij Eqeremin dhe i ka kërkuar që të shkonte t’i merrte. Eqerem Braçi sipas hetuesve është nisur me makinën e tij, ndërsa biznesmeni Italian Sarchi është nisur me automjetin e tij. Kur ata janë afruar tek makina që kishte defekt, në drejtim të tyre është qëlluar me armë. Nga plumbat janë dëmtuar gomat e makinës, ndërsa italiani ka marrë vetëm një plumb në kofshë që rezultoi fatal.
Në vazhdim për më shumë se 15 minuta, Sulcaj ka qëlluar me armë në drejtim të tyre, duke mos iu dhënë asnjë mundësi të lëviznin. Më pas Sulcaj është larguar me makinën e tij dhe një zonë të thellë malore mes fshatrave Nivicë dhe Bolenë, ka fshehur automjetin dhe rrobat që dyshohet se janë përdorur gjatë krimit.
Gjatë kontrolleve shërbimet e Policisë gjetën të fshehura në një stan në një zonë të thellë malore midis fshatrave Nivicë dhe Bolenë, automjetin dhe veshjet që dyshohet se ka përdorur 48-vjeçari, gjatë kryerjes së krimit. Gjithashtu u gjet një çantë e hedhur në shkurre, në të cilën ishin 1 palë dylbi me rreze infra, 1 palë dylbi termike, 1 mbajtëse arme dhe 1 elektrik dore.
Më tej, gjatë kontrolleve të kryera në bashkëpunim me shërbimet e Policisë së Vlorës, në banesën e 48-vjeçarit dhe në banesat e familjarëve të tij, në fshatin Mesaplik dhe në Vlorë, u gjetën rreth 2 500 000 lekë (në valutat lekë dhe euro), 3 armë gjahu me municion luftarak (saçme dhe vjaska), 450 fara të dyshuara Cannabisi dhe 2 kasaforta (të mbyllura).
Mbi 48 vjeçarin Kamber Sulçaj rëndon akuza e “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, ” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ndëra vijon të jetë në kërkim nga autoritetet./ZËRI
Konflikt i çastit apo hesape biznesi?! Kush është Kamber Sulçaj që vrau biznesmenin italian, aksioner i një guroreje në Vlorë
TEPELENË- Kamber Sulçaj, autori i dyshuar i vrasjes së biznesmenit italian Edoardo Sarchi, nuk është një ermër i panjohur për drejtësinë. 48-vjeçari rezulton që të jetë aksioner në një gurore në Brataj të Selenicës në Vlorë, të quajtur ‘Stone Quramenga”.
Sulçaj është aksioner në këtë gurore me 25%, së bashku me babain e tij Delo Sulçaj i cili ka 20% të aksioneve dhe vëllain Akil alias Ermal Sulçaj me 15% të aksioneve. Në këtë gurore janë aksionerë edhe dy persona të tjerë, të cilët nuk kanë lidhje me familjen Sulçaj. Përpos aksioneve në gurore, Kamber Sulçaj posedon edhe një stan me bagëti.
Por, jo vetëm Kamber Sulçaj, familja e tij rezulton gjithashtu e njohur për drejtësinë. Në maj të vitit 2021, në Vlorë u arrestuan vëllai tjetër i Kamber Sulçajt, Gazmendi, së bashku me një kushëri të tyre Roel Sulçajn. Këta të dy u kapën me 2632 fara kanabisi të cilat do t’i shisnin me qëllim kultivimin.
Autoritet zbardhën ngjarjen dhe identifikuan dhe shpallën në kërkim autorin e vrasjes së biznesmenit italian, Edoardo Sarchi, në Tepelenë, pak pas mesnatës së 27 shtatorit. Kamber Sulçaj është i shpallur në kërkim nga policia për 3 vepra penale; vrasje në rrethana të tjera cilësuese në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, armëmbajtje pa leje dhe prodhim e shitje narkotikësh.
Dinamika e ngjarjes:
Ngjarja ndodhi pak pas mesnatës së 27 shtatorit, ku trupi i pajetë i biznesmenit italian u gjet në vendin e quajtur “Qafa e Dilanit”. 44-vjeçari italian të premten e 26 shtatorit, kishte qenë në shtëpinë e pushimit të dy miqëve shqitparë, Eqerem Braçit e dy djemve të tij, Gazmend e Daniel, në fshatin Salari. Vonë në mbrëmje dolën për gjueti me 2 automjete, ndëra rrugës, pranë mesnatës, u përballën me një tjetër automjet.
Nga hetimet dyshohet se 48-vjeçari është konfliktuar për motive të dobëta me italianin dhe me shtetasit që shoqëronin këtë të fundit. Sherri banal ka nisur për dritat e gjtë të makinës së automjetit që drejtonte Sarchi dhe tre miqtë e tij shqiptarë, ku autori i bezdisur nga dritat është hakmarrë duke i qëlluar me armë me vjaska. Grupi hetimor ka siguruar pamjet dhe prova të vlefshme për ngjarjen. Hetuesit përmes kamerave të sigurisë në segmente të ndryshme rrugore kanë mundur të dokumentojnë itinerarin e lëvizjes së 48-vjeçarit përmes makinës së tij ngjyrë të bardhë
Në vendngjarje janë sekuestruar automjetet e Edoardo Sarchit dhe shoqëruesve të tij, si dhe 2 armë gjahu. Gjatë kontrolleve shërbimet e Policisë gjetën të fshehura në një stan në një zonë të thellë malore midis fshatrave Nivicë dhe Bolenë, automjetin dhe veshjet që dyshohet se ka përdorur 48-vjeçari, gjatë kryerjes së krimit. Gjithashtu u gjet një çantë e hedhur në shkurre, në të cilën ishin 1 palë dylbi me rreze infra, 1 palë dylbi termike, 1 mbajtëse arme dhe 1 elektrik dore.
Më tej, gjatë kontrolleve të kryera në bashkëpunim me shërbimet e Policisë së Vlorës, në banesën e 48-vjeçarit dhe në banesat e familjarëve të tij, në fshatin Mesaplik dhe në Vlorë, u gjetën rreth 2 500 000 lekë (në valutat lekë dhe euro), 3 armë gjahu me municion luftarak (saçme dhe vjaska), 450 fara të dyshuara Cannabisi dhe 2 kasaforta (të mbyllura)./ZËRI
Dalin pamjet: Zbardhet vrasja e biznesmenit italian, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori (EMRI)
TEPELENË- Zbardhet vrasja e biznesmenit italian Edoardo Sarchi pak ditë më parë në Tepelenë, trupi i pajetë i të cilit u gjet në vendin e quajtur “Qafa e Dilanit”. Blutë e Gjirokastrës kanë identifikuar dhe shpallur kërkim autorin e dyshur të vrasjes, i cili është identifikuar me emrin, Kamber Sulçaj.
Nga hetimet dyshohet se 48-vjeçari është konfliktuar për motive të dobëta me italianin dhe me shtetasit që shoqëronin këtë të fundit. Sherri banal ka nisur për dritat e gjtë të makinës së automjetit që drejtonte Sarchi dhe tre miqtë e tij shqiptarë, ku autori i bezdisur nga dritat është hakmarrë duke i qëlluar me armë me vjaska. Grupi hetimor ka siguruar pamjet dhe prova të vlefshme për ngjarjen. Në vendngjarje janë sekuestruar automjetet e Edoardo Sarchit dhe shoqëruesve të tij, si dhe 2 armë gjahu. Gjatë kontrolleve shërbimet e Policisë gjetën të fshehura në një stan në një zonë të thellë malore midis fshatrave Nivicë dhe Bolenë, automjetin dhe veshjet që dyshohet se ka përdorur 48-vjeçari, gjatë kryerjes së krimit. Gjithashtu u gjet një çantë e hedhur në shkurre, në të cilën ishin 1 palë dylbi me rreze infra, 1 palë dylbi termike, 1 mbajtëse arme dhe 1 elektrik dore. Më tej, gjatë kontrolleve të kryera në bashkëpunim me shërbimet e Policisë së Vlorës, në banesën e 48-vjeçarit dhe në banesat e familjarëve të tij, në fshatin Mesaplik dhe në Vlorë, u gjetën rreth 2 500 000 lekë (në valutat lekë dhe euro), 3 armë gjahu me municion luftarak (saçme dhe vjaska), 450 fara të dyshuara Cannabisi dhe 2 kasaforta (të mbyllura).
Njoftimi:
Salari, Tepelenë/Hetimet e shpejta dhe profesionale çojnë në zbardhjen e autorësisë dhe dinamikës së vrasjes së shtetasit E. S., trupi i pajetë i të cilit u gjet në vendin e quajtur "Qafa e Dilanit", pas mesnatës së datës 26.09.2025.
Identifikohet dhe shpallet në kërkim një 48-vjeçar, autori i dyshuar i vrasjes.
Nga hetimet dyshohet se 48-vjeçari, pas një konflikti për motive të dobëta, ka qëlluar me armë, drejt shtetasit E. S., shtetasve që e shoqëronin atë dhe automjeve të tyre të ndaluara.
Nga të shtënat humbi jetën shtetasi E. S..
Sekuestrohen nga vendngjarja, automjetet e shtetasit E. S. dhe shoqëruesve të tij, si dhe 2 armë gjahu.
Gjithashtu, sekuestrohen automjeti dhe veshjet e përdorura gjatë krimit, si dhe 2 500 000 lekë (në valutat lekë dhe euro), 3 armë gjahu, municion për armë gjahu me saçme, municion për armë me vjaska, 450 fara të dyshuara Cannabisi dhe 2 kasaforta.
Si rezultat i hetimeve intensive të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, i përbërë nga ekspertë të strukturave hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër dhe nga ekspertë të Departamentit të Policisë Kriminale të DPPSh-së, të drejtuar nga Prokuroria e Gjirokastrës, ngritur menjëherë pas ngjarjes së ndodhur rreth mesnatës së datës 26.09.2025, në aksin rrugor “Nivicë-Salari”, ku u vra shtetasi italian E. S., 44 vjeç, u mundësua zbardhja e autorësisë dhe rrethanave të rastit.
Konkretisht, u identifikua autori i dyshuar i vrasjes, shtetasi K. S., 48 vjeç banues në fshatin Mesaplik, Vlorë, i cili u shpall në kërkim për veprat penale "Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit" dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".
Nga hetimet dyshohet se 48-vjeçari, fillimisht është konfliktuar verbalisht, për motive të dobëta, me shtetasin E. S. dhe me shtetasit që shoqëronin këtë të fundit. Më pas shtetasi K. S. dyshohet se ka qëlluar me armë me vjaska, në drejtim të këtyre shtetasve dhe automjeteve të tyre, në aksin “Nivicë-Salari”, ku si pasojë e të shtënave, humbi jetën 44-vjeçari.
-Gjatë veprimeve procedurale u sekuestruan nga vendngjarja, automjetet e përdorura nga shtetasi E. S. dhe shoqëruesit e tij, si dhe 2 armë gjahu.
-Gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura në një stan në një zonë të thellë malore midis fshatrave Nivicë dhe Bolenë, automjetin dhe veshjet që dyshohet se ka përdorur 48-vjeçari, gjatë kryerjes së krimit.
Gjithashtu në këtë zonë, u gjet e hedhur në shkurre, një çantë, në të cilën ishin 1 palë dylbi me rreze infra, 1 palë dylbi termike, 1 mbajtëse arme dhe 1 elektrik dore.
-Më tej, gjatë kontrolleve të kryera në bashkëpunim me shërbimet e Policisë së Vlorës, në banesën e 48-vjeçarit dhe në banesat e familjarëve të tij, në fshatin Mesaplik dhe në Vlorë, u gjetën rreth 2 500 000 lekë (në valutat lekë dhe euro), 3 armë gjahu me municion luftarak (saçme dhe vjaska), 450 fara të dyshuara Cannabisi dhe 2 kasaforta (të mbyllura).
Vijon puna intensive, në bashkëpunim me Policinë e Vlorës dhe me Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSh, me qëllim kapjen e shtetasit K. S..
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Misteri i vrasjes së biznesmenit italian, dëshmia e Braçit: U konfliktuam me një vlonjat, na tha ‘nuk pyes për njeri’
TIRANË- Detaje të reja kanë dalë në dritë, nga hetimet për vrasjen e biznesmenit italian, Edoardo Sarchi, e cila deri tani mbetet pa autor, ndërsa dyshimet qëndrojnë mbi ortakët e tij.
Përmes disa kamerave të bizneseve që ushtrojnë aktivitet tregtar buzë rrugës, policia e Gjirokastrës ka arritur të zbardhë emrin e personit të dyshuar për këtë ngjarje, por emri i tij ende nuk është bërë publik.
Prezencën e këtij personi me origjinë nga Vlora e ka dëshmuar dhe dëshmitari kryesor, Gazmend Braçi, shok dhe ortak me viktimën Edoardo Sarchi. Sipas dëshmisë së Braçit, ata së bashku me shtetasin italian dhe babain e tyre, ishin duke lëvizur me makinat e tyre në zonën e Salarisë, pasi në fundjavë kishin parashikuar një guidë gjuetie.
“…në ecje e sipër një automjet tjetër që lëvizte gjatë orëve të natës në rrugë, ka filluar të na i bëjë me drita të gjata duke na sjellë shqetësim. Ky persona na ka parakaluar më pas, duke na ofenduar rëndë. Jemi sharë me të, por ai na tha emrin e tij të cilin nuk e fiksuam dot, duke na u drejtuar me fjalët “…jam filani (na tregoi emrin) jam nga Vlora, nuk pyes për njeri…”, ka treguar Gazmend Braçi në policinë e Gjirokastrës.
Më tej ky person nga Vlora, ka vijuar rrugës duke zbritur për poshtë shpatit të malit. Ndërsa personat e tjerë që kishin dalë për gjah, kanë vijuar në ngjitje. Por njërës prej makinave i ka mbaruar karburanti dhe ata kanë qëndruar në mes të rrugës, duke dalë jashtë mjeteve dhe po qëndronin aty.
Gazetari Elton Qyno, ka mësuar se Gazmend Braçi ka marrë në telefon një person tjetër për të sjellë naftë. Ndërsa qëndronin aty në rrugë, tre të shtëna me armë kanë ardhur nga poshtë rrugës, ku një nga plumbat ka prekur shtetasin italian, ndërsa një tjetër njërën nga gomat e makinës.
Gazmend Braçi, ka telefonuar vëllain e tij, Danjel Braçin, që të vinte nga Vlora në drejtim të Salarisë, pasi i kishin gjuajtur me armë zjarri.
Danjeli, nuk ka qënë fare në vendin e ngjarjes kur kanë ndodhur të shtënat por ndodhej në Vlorë. Në Salari, ai ka shkuar vetëm pasi është telefonuar nga vëllai i tij, Gazmendi.
Policia ka sekuestruar disa pamje filmike të karburanteve në Tepelenë që tregojnë se Danjel Braçi, lëviz në mesnatë duke shkuar në vendgjarje.
Aktualisht kjo ngjarje e rëndë është duke u hetuar nga një grup oficerash të Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit dhe dy prokurorë të Gjirokastrës.
Ndërkohë ditën e djeshme prokuroria ka administruar në dosjen hetimore dhe aktin e ekspertimit mjeko-ligjor të përpiluar nga tre ekspertë, të cilët kanë dalë në konkluzionin se shkak i vdekjes së italianit Edoardi Sarchi, ka qënë hemoragjia e gjakut, pasi plumbi i ka këputur arterien kryesore të këmbës, duke sjellë gjakderdhje të menjëhershme.
Nga ana tjetër përgjatë ditës së djeshme disa oficerë policie kanë kontrolluar zonën me aparat metal kërkues, me shpresën e gjetjes së gozhojave të armës.
Ky proces ka sjellë vështirësi për shkak se anëtarët e grupit të hetimit por edhe vetë dëshmitarët nuk kanë qënë në gjëndje të përcaktojnë vendin e saktë nga është qëlluar me armë në drejtim të tyre.
MISTERI i vrasjes së biznesmenit në Tepelenë! I afërmi: Dyshoj për sherr me djemtë e ortakut
TEPELENË-Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e biznesmenit italian Edoardo Sarchi mesnatën e 27 shtatorit. Kushëriri i tij ka ngritur dyshimet se ngjarja ka ardhur si shkak i një grindjeje me djemtë e ortakut të biznezmenit, Eqerem Braçit.
Në një intervistë për La Repubblica, Riccardo Barbieri, i afërmi i 44-vjeçarit të ndjerë, shprehet se nuk e kuptojnë pse u vra Edoardo dhe shpreson që autoritetet shqiptare të zbardhin plotësisht situatën. Kushëriri i tij dyshon se vrasja ka ndodhur si shkak i një sherri mes biznesmenit italian dhe Gazmendi dhe Danieli Braçit, dy djemve të ortakut në Shqipëri.
"Lajmet që po marrim vijnë nga gazetat lokale. Lajmet në televizion, në këtë kohë, nuk po japin asnjë siguri për atë që ka ndodhur. Funerali do të jetë sot. Është një humbje e tmerrshme. Edoardo ishte i martuar dhe baba i dy fëmijëve. Ai ishte një person i bukur, i sinqertë dhe i butë. Diçka ka ndodhur me dy fëmijët e ortakut të tij; mendojmë se ishte një sherr. Por vetëm hetimi do të sqarojë gjithçka. Nuk mund ta kuptojmë pse u vra Edoardo; po presim motivet pas kësaj vrasjeje të tmerrshme. Si mundën t'ia bënin këtë kushëririt tim?"-shprehet Riccardo Barbieri.
Çfarë dihet deri tani
Ngjarja e rëndë ndodhi pas mesnatës së 27 shtatorit në fshatin Salari të Tepelenë, ku biznesmeni italiani mendohet se vdiq nga hemorragjia nga një plagë në këmbë, në arteriren kryesore. Edoardo Sarchi, administrator i një fabrike të madhe tullash në Tiranë që prej thuajse 20 vitesh jetonte në Shqipëri kishte dalë për gjah me katër persona. Biznesmeni dhe personat që e shoqëronin kishin udhëtuar me dy makina, një “Land Rover” dhe një “Volkswagen”. Mes tyre ishte ortaku i tij i biznesit, Eqrem Braçi dhe dy djemtë e tij, Gazmenti dhe Danieli, të cilët u shoqëruan në Polici dhe më pas u lanë të lirë, ndërsa identiteti i personit të katërt nuk eshte bere ende i ditur.
Para hetuesve ortaku i tij i biznesit, Eqrem Braçi dhe dy djemtë e tij, një herë kanë folur për persona që u dolën para dhe u bënë pritë duke i qëlluar me armë. Më tej kanë thënë se e gjetën italianin në rrugë të vdekur, e në një version tjetër, se e panë të plagosur dhe u vdiq në duar. 2 armë gjahu u gjetën në vendngjarje janë dërguar për ekzaminim nëse janë bërë qitje prej tyre apo jo. Ndërkohë janë gjetur edhe shenja gjaku pranë makinës Land Rover, që përshkojnë një pjesë të vogël të rrugës, duke treguar se italiani është lëvizur nga vendi ku është qëlluar me armë./ZËRI