LIVE UPDATES

Përgjaket Kisha e Laçit! Bilanc lufte pranë vendit të shenjtë, 5 të plagosur, 2 të rinj luftojnë me vdekjen! Pranga 2 personave

➤Përgjaket rruga për në Kishën e Laçit! ➤ Dy grupe djemsh janë përplasur me njëri-tjetrin.➤ E gjitha ka nisur për një konflikt banal, një natë më parë dhe u "finalizua" sot me gjak dhe plumba. ➤ Policia ka vendosur në pranga dy të rinjtë që kanë përdorur armë zjarri. Në pranga kanë përfunduar Daniel Gjeloshi, 27 vjeç (një nga 5 të plagosurit) dhe Klevis Ndreca, 28-vjeç. Nga veprimet hetimore, rezulton se konflikti mes te rinjve ka nisur për shkak të një aksidenti rrugor me dëme shumë te vogla materiale dhe më pas ka agravuar në përdorimin e armëve të zjarrit. ➤ Një ka plumbat ka marrë në këmbë edhe një shitëse ambulante, Angjelina Gjezaj e cila fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. ➤ 4 të rinjtë, Amarildo Ndoj, Liridon Ismaili, Daniel Gjeloshi, Geri Bitri janë në spitalin e Traumës në Tiranë, ku dy prej tyre, Bitri dhe Ndoj po luftojnë për jetën. ➤ Por nuk dihen detaje të tjera për gjendjen e tyre shëndetësore.

10 artikuj për këtë temë.
1 MUAJ ME PARE

Plagosja e 5 personave në Laç, ata që qëlluan ishin 2, njëri ishte nga të plagosurit. Përfundojnë në pranga (EMRAT)

Përgjaket Kisha e Laçit! Bilanc lufte pranë vendit të
Pamje nga arrestimit

KURBIN- Zbardhet ngjarja e ndodhur mesditën e sotme në Laç, ku mbetën të plagosur me armë zjarri 5 persona. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, kanë arrestuar dy të rinjtë që kanë përdorur armë zjarri dhe kanë qëlluar ndaj të plagosurve. Në pranga kanë përfunduar Daniel Gjeloshi, 27 vjeç (një nga 5 të plagosurit) dhe Klevis Ndreca, 28-vjeç. Nga veprimet hetimore, rezulton se konflikti mes te rinjve ka nisur për shkak të një aksidenti rrugor me dëme shumë te vogla materiale dhe më pas ka agravuar në përdorimin e armëve të zjarrit. 

Nga këqyrja kamerave te sigurisë është mësuar se janë përdorur dy armë zjarri (pistoleta), një armë e ftohtë (përforcues grushti).

NJOFTIMI I POLICISË:

Zbardhet dinamika e ngjarjes së ndodhur mesditën e sotme në Laç. Vihen në pranga dy autorët që përdorën armët e zjarrit dhe për pasojë u plagosën 5 shtetas. Sekuestrohen dy armë zjarri pistoleta të përdorura nga autorët tashmë të arrestuar. Në vijim të informacionit të dhënë për ngjarjen e ndodhur më datë 03.05.2025, rreth orës 13.27, në Laç, ku si pasojë i një konflikti u plagosën me arme zjarri 5 shtetas, grupi hetimor intensifikoi veprimet ndërkohë që forcat operacionale vijuan kontrollet në terren për kapjen e autorit. Nga tërësia e veprime hetimore të kryera deri tani, rezulton se konflikti mes te rinjve ka nisur për motive te dobëta (aksident rrugor me dëme shumë te vogla materiale) dhe me pas ka vijuar mes palëve duke përdorur armët e zjarrit.

Nga këqyrja kamerave te sigurisë dhe në sajë të veprimeve hetimore të shpejta dhe profesionale, është bërë e mundur sqarimi i dinamikes së ngjarjes, ku është dokumentuar se janë përdorur dy arme zjarri (pistoleta), një arme e ftohtë (përforcues grushti), si dhe dy automjete, te cilat janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve Daniel Gjeloshi. 27 vjeç ( i cili mbeti i plagosur gjatë konflikti dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën) si dhe Klevis Ndreca 28 vjeç, të dyshuar si autore për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës se Juridiksionit te Përgjithshëm Lezhe, për veprime te tjera hetimore./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

U zunë mbrëmë, sot do HAKMERRESHIN! Përgjaket rruga e Kishës së Laçit

Përgjaket Kisha e Laçit! Bilanc lufte pranë vendit të
Pamje nga Laçi

KURBIN- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur shumë pranë Kishës së Laçit! Një konflikt banal, pranë vendit të shenjtë, ka lënë 5 persona të plagosur, mes tyre edhe një grua. Djemtë e plagosur dhe autori, i identifikuar si K.Kamberi janë konfliktuar me njëri-tjetrin një natë para. Sot, të rinjtë e plagosur kanë shkuar për t'u "hakmarrë" me të, duke marrë me vete edhe përforcues grushti. Kur ka parë personat me të cilët ishte zënë një ditë më parë, autori ka nxjerrë armën dhe i ka qëlluar. Në momentin që të dy palët kanë zbritur nga mjetet dhe kanë nisur konfliktin fizik, një shitëse ka ndërhyrë për t'i ndarë.

Por në momentin që autori ka nxjerrë armën e zjarrit, plumbat nuk e kanë kursyer atë. Një ka plumbate ka marrë në këmbë Angjelina Gjezajn, e cila fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. Amarildo Ndoj, Liridon Ismaili, Daniel Gjeloshi dhe Geri Bitri janë sjellë me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë, ku dy prej tyre, janë në sallën e operacionit në gjendje kritike për jetën./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Përplasja me armë në Laç/ Shitësja ambulante jashtë rrezikut për jetën, 2 nga 4 të rinjtë në rrezik për jetën

Përgjaket Kisha e Laçit! Bilanc lufte pranë vendit të
Foto ilustruese

KURBIN- Mësohen detaje të reja lidhur me gjendjen shëndetësore të 5 të plagsorve në Laç. Angjelina Gjezaj, shitësja ambulante, e cila mbeti e plagosur me armë zjarri aksidentalisht me armë zjarri është jashtë rrezikut për jetën. Ajo ka marrë vetëm një plumbë në këmbë.

Në spitalin e Traumës, janë 4 djemtë e plagosur. Në gjendje kritike mbeten Amarildo Ndoj dhe Geri Bitri, por nuk dihen detaje të tjera përveç faktit që po i nënshtrohen ndërhyrjeve kirurgjikale. Ndërsa dy 26-vjeçarët Liridon Ismaili dhe Daniel Gjeloshi janë në monitorim intensiv, por gjendja e tyre nga mjekët konsiderohet stabël.

Përveç armës së krimit, Policia ka gjetur edhe mjetin i autorit, i cili ishte djegur në Ballde. Deri më tani, janë shoqëruar në disa persona, ndërsa në ndihmë policisë së Kurbinit i kanë shkuar edhe Forcat Kombëtare të Sigurisë Njësia Shkodër për identifikimin dhe kapjen e autorit./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Plagosja e 5 personave në Laç, gjendet arma e krimit! Pistoleta ishte hedhur në një pellg me ujë

Përgjaket Kisha e Laçit! Bilanc lufte pranë vendit të
Arma e zjarrit

KURBIN- Gjendet pistoleta me të cilën u qëlluan 5 personat në Laç. Uniformat blu kanë gjetur armën, e cila ishte hedhur në një pellg me ujë, pranë një pallati në ndërtim. Godina ishte shumë pranë vendit ku edhe ndodhi plagosja e 5-fishtë, pasditen e sotme rrugës që të çon për tek Kisha e Laçit. Gjurmët e gishtave në armën e zjarrit mund të zbulojnë edhe identitetin e personit që është i përfshirë në ngjarjen e rëndë që tronditi Laçin.

Nga 5 të plagosurit, shitësja ambulante Angjelina Gjezaj është plagosur në këmbë. Ndërsa 4 të rinjtë, Amarildo Ndoj, Liridon Ismaili, Daniel Gjeloshi, Geri Bitri janë në spitalin e Traumës në Tiranë, ku një prej tyre po lufton për jetën. Përveç armës së krimit, Policia ka gjetur edhe mjetin i autorit, i cili ishte djegur në Ballde. Deri më tani, janë shoqëruar në disa persona, ndërsa në ndihmë policisë së Kurbinit i kanë shkuar edhe Forcat Kombëtare të Sigurisë Njësia Shkodër për identifikimin dhe kapjen e autorit./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

U zunë një natë më parë, sot do HAKMERRESHIN/ Përgjaket rruga e Kishës së Laçit, përplasen të rinjtë! 5 të plagosur, mes tyre shitësja që u fut t'i ndante

Përgjaket Kisha e Laçit! Bilanc lufte pranë vendit të
Pamje nga vendi i ngjarjes

KURBIN- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur shumë pranë Kishës së Laçit! Një konflikt banal, pranë vendit të shenjtë, ka lënë 5 persona të plagosur, mes tyre edhe një grua që kishte dalë si çdo ditë për të siguruar qindarka duke shitur qirinj për besimtarët që i drejtoheshin Kishës. Por pasditen e sotme iu rrezikua jeta kur dy mjete ishin duke ngjitur rrugën e Kishës, ironikisht shumë pranë spitalit të qytetit.

Si nisi përplasja?

Djemtë e plagosur dhe autori, i identifikuar si K.Kamberi janë konfliktuar me njëri-tjetrin një natë para. Sot, të rinjtë e plagosur kanë shkuar për t'u "hakmarrë" me të, duke marrë me vete edhe përforcues grushti. Kur ka parë personat me të cilët ishte zënë një ditë më parë, autori ka nxjerrë armën dhe i ka qëlluar. Në momentin që të dy palët kanë zbritur nga mjetet dhe kanë nisur konfliktin fizik, një shitëse ka ndërhyrë për t'i ndarë. Por në momentin që autori ka nxjerrë armën e zjarrit, plumbat nuk e kanë kursyer atë. Një ka plumbate  ka marrë në këmbë Angjelina Gjezajn, e cila fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. Por e njëjta gjë nuk mund të thuhet për të rinjtë e tjerë.

Amarildo Ndoj, Liridon Ismaili, Daniel Gjeloshi dhe Geri Bitri janë sjellë me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë, ku dy prej tyre, janë në sallën e operacionit në gjendje kritike për jetën. 

Ndërkohë që në zonë po kërkohet për autorin, blutë e Lezhës kanë gjetur në Balldre një makinë duke u shkrumbuar nga flakët. Mjeti dyshohet se i përket autorit të ngjarjes në Laç, megjithatë dyshimet ende nuk janë konfirmuar. Po ashtu, mbetet për t'u zbuluar nëse autori ka qenë i vetëm, apo i shoqëruar me persona të tjerë në makinë. Aktualisht, Policia ndodhet në zonë dhe po kërkon autorin e ngjarjes./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Plagosja me armë zjarri në Laç, gjendet e djegur makina e autorëve në Balldre

Përgjaket Kisha e Laçit! Bilanc lufte pranë vendit të
Pamje nga vendngjarja

LAÇ- Një automjet është gjetur i djegur në fshatin Balldre, i cili dyshohet se iu përket autorëve të plagosjes së 5 personave në Laç. Ngjarja ndodhi sot pranë Kishës së Laçit, ndërsa dyshohet se gjithçka ka nisur nga një konflikt i çastit mes disa personave.

Të plagosur kanë mbetur Amarildo Ndoj, Liridon Ismaili, Daniel Gjeloshi, Geri Bitri dhe Angjelina Gjezaj, e cila po shiste qirinj anës rrugës. Ata janë transportuar në spitalin e Traumës, ndërsa e moshuara është në gjendje të rëndë për jetën.

Deri më tani, janë shoqëruar në polici disa persona, ndërsa në ndihmë policisë së Kurbinit i kanë shkuar edhe Forcat Kombëtare të Sigurisë Njësia Shkodër. Policia po punon për kapjen e shtetasit që qëlloi me armë gjatë konfliktit të çastit, i cili është identifikuar./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

“Pse më sheh?”/ Si nisi sherri me 5 të plagosur në Laç, shitësja e qirinjve në gjendje të rëndë për jetën

Përgjaket Kisha e Laçit! Bilanc lufte pranë vendit të
Pamje nga sherri

LAÇ- Laçi u trondit sot pas një sulmi me armë zjarri ku mbetën të plagosur 5 persona. Sipas dyshimeve të para, sherri për motive të dobëta.

“Pse më sheh”, dyshohet se ka qenë shkaku i përdorimit të armëve.

Palët e përfshira në sherr fillimisht janë përplasur me fizikisht, teksa njëri prej tyre ka zbritur nga makina me dorezë hekuri. Ndërsa një person tjetër, ka nxjerrë armën e zjarrit dhe ka qëlluar duke plagosur pesë persona. Mes tyre edhe një e moshaur, e cila ishte shitësja e qirinjve. Të plagosurit janë dërguar drejt spitalit të Traumës, ndërsa e moshuara është në gjendje të rëndë për jetën./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Sulmi me armë zjarri pranë Kishës së Laçit, kush janë 5 të plagosurit

Përgjaket Kisha e Laçit! Bilanc lufte pranë vendit të
Pamje nga vendngjarja

LAÇ- Identifikohen 5 personat që mbeten të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Laç. Mes të plagosurve është dhe një e moshuar, Angjelina Gjezaj e cila është shitëse e qirinjve. Ajo është transportuar drejt spitalit të Traumës në gjendje të rëndë për jetën.

Katër të plagosurit e tjerë janë Amarildo Ndoj, Liridon Ismaili, Daniel Gjeloshi dhe Geri Bitri.

Emrat e të plagosurve

Angjelina Gjezaj

Amarildo Ndoj

Liridon Ismaili

Daniel Gjeloshi

Geri Bitri

"Rreth orës 13.30, pranë ish-Gjykatës së Kurbinit, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit midis disa personave, kanë mbetur të plagosur me armë zjarri shtetasit L. I., A. Gj., G. N., A. N, dhe D.Gj, të cilët janë dërguar menjëherë për ndihmë mjekësore më të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin ngjarjes, ku kanë bërë të mundur shoqërimin e disa personave dhe në ndihmë të Policisë Vendore kanë shkuar dhe Forcat Kombëtare të Sigurisë Njësia Shkodër.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e plote të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj, si dhe për kapjen e shtetasit që qëlloi me armë gjatë konfliktit të çastit, i cili është identifikuar nga ana jonë dhe vijon puna për kapjen e autorëve", njofton Policia./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Sulmi me armë zjarri në Laç, transportohen drejt Traumës 5 persona, plumbat nuk kursejnë të moshuarën

Përgjaket Kisha e Laçit! Bilanc lufte pranë vendit të
Pamje nga vendngjarja

LAÇ- Detaje të reja janë mësuar nga sulmi me armë zjarri këtë mesditë në hyrje të Kishës së Laçit. Bëhet me dije se është qëlluar me kallashnikov në drejtim të një automjeti, ku si pasojë janë plagosur 3 persona, deri më tani nuk ka informacione rreth identitetit të tyre, edhe një shitëse ambulatore. E moshuara ka marrë plagë në këmbë, teksa ishte duke shitur lule dhe qirinj.

Të plagosurit janë transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë, ndërsa një prej tyre është në gjendje të rëndë për jetën. Deri më tani nuk ka informacione rreth kësaj ngjarje të rëndë, ndërsa Policia ka mbërritur në vendngjarje./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Të shtëna me armë në Kishën e Laçit, disa të plagosur, mes tyre edhe shitësja e qirinjve

Përgjaket Kisha e Laçit! Bilanc lufte pranë vendit të
Pamje nga vendngjarja

LAÇ-  Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar këtë të shtunë në Laç. Ngjarja ka ndodhur te rruga që të çon në hyrje të Kishës së Laçit. Dyshohet se një konflikt i çastit ka çuar në përdorimin e armëve të zjarrit. Ndërsa raportohet se janë plagosur katër persona. Si pasojë e plumbave është plagosur rastësisht edhe shitësja e qirinjve.

Deri më tani nuk ka detaje rreth kësaj ngjarje të rëndë./ZËRI

Poll

MOS HUMB