LIVE UPDATES

Vrasja e Renato Hoxhajt/ Policia në gjurmët e autorëve! Publikohet fotoja e vrasësit të maskuar, në pranga personi që i siguroi makinën

➤ Hetimi i vrasjes së Renato Hoxhajt në Vlorë më 27 prill, ka hedhur dritë mbi ngjarjen. ➤ Autori i dyshuar i vrasjes së 58-vjeçarit është ‘kapur’ nga kamerat e sigurisë i maskuar me kapele dhe maskë në fytyrë. ➤ Në pranga është vendosur edhe personi që i siguroi mjetin autorit. ➤ Eris Mehmetaj dyshohet se ka ndihmuar autorin, duke i dhënë makinën për tu larguar nga vendngjarja. Automjetit gjithashtu rezulton se i ishin ndryshuar targat. ➤ Të arrestuarit i është sekuestruar një celular, brenda të cilit janë gjetur të dhëna të vlefshme për hetimin. ➤ Sipas burimeve të policisë, janë dy autorë për vrasjen, por njëri ka arritur të largohet jashtë vendit, konkretisht drejt Greqisë. ➤ Dyshohet se porosia për ekzekutimin Renato Hoxhajt mund të ketë ardhur nga Emiratet e Bashkuara.

3 artikuj për këtë temë.
1 MUAJ ME PARE

VD- Maskë silikoni dhe bark artificial, si autori i vrasjes së Renato Hoxhajt mashtroi autoritetet

Vrasja e Renato Hoxhajt/ Policia në gjurmët e autorëve!
Autori i vrasjes së Renato Hoxhajt

TIRANË- Personi që ekzekutoi Renato Hoxhajn në Vlorë kishte menduar mirë mënyrën se do të kamuflohej përpara kamerave që mund ta filmonin në momentin që do të kryente krimin. Sot është publikuar video e tij, e kapur nga pamjet filmike para kamerave të sigurisë, pak momente para kryerjes së vrasjes.

Por, përveç kapeles dhe maskës kirurgjikale, personi në fjalë kishte vendosur edhe një maskë silikoni për të mbuluar çdo tipar të mundshëm që mund të identifikonin çdo detaj rreth tij. Madje ai kishte vendosur edhe një bark artificial.

Sot është vënë në pranga Eris Mehmetaj, 37-vjeç, nga Tropoja, i cili dyshohet se i ka dhënë autorit automjetin me të cilin ai është larguar, të cilit i kishte ndryshuar edhe targat. Mehmetajt i është sekuestruar celulari, që pritet të zbardhë të dhëna për pjesëmarrësit në vrasje. Dyshimet e deritanishme janë se vrasja e Renato Hoxhajt është porositur nga Dubai dhe shkak dyshohet se është bërë fakti që ai nuk ka pranuar të japë tokën për ndërtim. Ekzekutori dyshohet se është arratisur drejt Greqisë./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Vrasja e Renato Hoxhajt/ Arrestohet miku i Roan Brahimit, i dha makinën autorit, Mehmetaj reklamonte jetën në Dubai

Vrasja e Renato Hoxhajt/ Policia në gjurmët e autorëve!
Eris Mehmetaj dhe Renato Hoxhaj

VLORË-Eris Mehmetaj është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi dyshohet se ka ndihmuar autorin e vrasjes se Renato Hoxhajt në Vlorë. Sipas informacioneve, Policia e Vlorës identifikoi makinën me të cilën lëvizi autori, ndërsa nga hetimet rezulton se këtë makinë ia kishte dorëzuar Mehmenti para krimit. Automjetit gjithashtu rezulton se i ishin ndryshuar targat.

Mehmeti nga Tropoja u ndalua pas hetimit të Policisë së Vlorës, e cila identifikoi makinën me të cilën lëvizi vrasësi. Mehmeti rezulton mik i Roan Brahimit, i cili u ekzekutua në maj 2024 në Greqi. Në cilësinë e provës materiale, të arrestuarit i është sekuestruar një celular, brenda të cilit janë gjetur të dhëna të vlefshme për hetimin, ku dyshohet se vrasja është porositur nga një grup kriminal nga Emiratet e Bashkuara.

Eris Mehmetaj në rrjetet sociale reklamon një jetë luksi, ku pjesën më të madhe të kohës, duket se e kalon nga Dubai, nga ku ka publikuar edhe foton e fundit më 4 Mars.

Vrasja e Renato Hoxhajt/ Policia në gjurmët e autorëve!
Eris Mehmetaj
Vrasja e Renato Hoxhajt/ Policia në gjurmët e autorëve!
Eris Mehmetaj
Vrasja e Renato Hoxhajt/ Policia në gjurmët e autorëve!
Eris Mehmetaj
Vrasja e Renato Hoxhajt/ Policia në gjurmët e autorëve!
Eris Mehmetaj

Renato Hoxhaj u ekzekutua me katër plumba mëngjesin e 27 prillit. Viktima ka marrë dy plumba në kokë dhe dy në trup. Partnerja e 58-vjeçarit, Klodiana Rakipaj ka deklaruar para grupit hetimor se nuk di që Hoxhaj të ketë pasur konflikte. Rakipaj ka dëshmuar para grupit hetimor se kishte dëgjuar disa të shtëna, por kishte menduar se janë fishekzjarre. Viktima nuk ka pasur precedentë të mëparshëm penalë, ndërsa në zonë njihej si njeri jo problematik./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

FOTO- Me kapele dhe maskë, kamerat e sigurisë "kapin" autorin e vrasjes së Renato Hoxhajt

Vrasja e Renato Hoxhajt/ Policia në gjurmët e autorëve!
Renato Hoxhaj dhe autori i dyshuar

VLORË-Personi në foto dyshohet të jetë autori i vrasjes së 58-vjeçarit Renato Hoxhaj në Vlorë mëngjesin e 27 prillit. Personi në fjalë i 'kapur' nga kamerat e sigurisë në zonë, shihet me një kapele në kokë dhe me një maskë kirurgjikale në fytyrë.

Vrasja e Renato Hoxhajt/ Policia në gjurmët e autorëve!
AUTORI I DYSHUAR

Imazhet priten të verifikohen, ndërsa nga ajo që u raportua më herët nga grupi hetimor, autori dyshohet se ka qenë ishte i maskuar dhe ka lëvizur në zonën e lagjes Hajro Çakërri ku u ekzekutua me tre plumba 58-vjeçari Renato Hoxhaj. Sipas burimeve të policisë, janë dy autorë për vrasjen, por njëri ka arritur t’i shpëtojë policisë dhe të largohet jashtë vendit, konkretisht drejt Greqisë.

Ndërkohë mbrëmjen e djeshme (29 prill) është arrestuar në Tiranë një nga autorët e dyshuar. Dyshimet janë se porosia për ekzekutimin e 58-vjeçarit të ketë ardhur nga jashtë vendit. Operacioni për arrestimin e personave të përfshirë në vrasje është përqëndruar edhe në rrethe të tjera të vendit. Renato Hoxhaj mund të ketë qenë pjesë e grupeve kriminale në Vlorë, ose mund të ketë pasur informacion për ndonjë ngjarje kriminale. 

Renato Hoxhaj u ekzekutua me katër plumba mëngjesin e 27 prillit. Viktima ka marrë dy plumba në kokë dhe dy në trup. Partnerja e 58-vjeçarit, Klodiana Rakipaj ka deklaruar para grupit hetimor se nuk di që Hoxhaj të ketë pasur konflikte. Rakipaj ka dëshmuar para grupit hetimor se kishte dëgjuar disa të shtëna, por kishte menduar se janë fishekzjarre. Viktima nuk ka pasur precedentë të mëparshëm penalë, ndërsa në zonë njihej si njeri jo problematik./ZËRI

Poll

MOS HUMB