LIVE UPDATES

Telefonata, foto, video dhe materiale sekrete.../ 'Çelësi' që çoi SPAK-un te kreu i SHISH, Hyseni pranon komunikimet por jo takimet! Dalin MESAZHET

♦Drejtuesja e SHISH, Vlora Hyseni, ka pranuar komunkimet me biznesmenin Ergys Agasin, në cilësinë e bashkëpunëtorit, por ka mohuar çdo mundësi takimi fizik me të. ♦Hyseni ka deklaruar në SPAK, vetëm 5 ditë para se ndaj saj të komunikohej masa e sigurisë se, me Agasin ka komunikuar, por duket shtuar se SHISH punon gjithmonë me bashkëpunëtorë. ♦Por, nga ana tjetër, SPAK pretendon se ka foto dhe video mes tyre, që ngrejnë pikëpyetja të tjera. ♦Ndërkohë, në mesazhet e zbardhura dhe komunkimet mes tyre, të siguruara nga ZËRI, rezulton se mes shefes së SHISH dhe biznesmenit, mund të ketë një marrëshënie tjetër, personale, përtej asaj që pretendon Hyseni. ♦Hyseni dyshohet se është përfshirë në çështjen penale që lidhet me Ergys Agasin, madje ka shfaqur gatishmëri për ta ndihmuar Agasin, duke vënë në dispozicion edhe funksionin e saj zyrtar dhe kapacitetet institucionale që drejtonte. ♦Në dorën e SPAK kanë rënë disa materiale sekrete të SHISH, ku 9 prej tyre janë gjetur në makinën e Agasit, në kuadër të kontrolleve në “Equos Resort” më datë 22 korrik. ♦Rreth 500 komunikime mes tyre, që nga qershori dhe deri në momentin e arrestimit të Agasit, sipas SPAK, nënvizohet në materialet hetimore që ZËRI disponon, nuk kemi të bëjmë më një 'bashkëpunëtor'. ♦Hyseni e informonte Agasin për çdo zhvillim politik dhe jo vetëm, dhe në kohë reale. ♦Sipas SPAK, Agasi është personi që merr dhe dikton informacionin, ndërsa drejtuesja e SHISH nuk kishte vënë në dijeni instancat paralele apo edhe brenda institucionit.

8 artikuj për këtë temë.
1 DITE ME PARE

Komunikoi me Agasin si bashkëpunëtor? SPAK: Komunikonin në 'Signal', biznesmeni merr dhe dikton informacionin

Telefonata, foto, video dhe materiale sekrete.../ 'Çelësi'
agasi-hyseni

TIRANË- Drejtuesja e SHISH, Vlora Hyseni, ka deklaruar se komunikimi i saj me Ergys Agasin ka qenë në cilësinë e këtij të fundit si “bashkëpunëtor”. Por, nga të dhënat që ZËRI disponon, komunikimet mes tyre ngrenë pikëpyetje mbi këtë version.

Për më tepër, rezulton se komunikimi mes Hysenit dhe Agasit ka qenë periodik dhe i vazhdueshëm, në një periudhë kur ky i fundit ndodhej në kërkim nga drejtësia.

Për periudhën 28 qershor deri më 26 gusht 2026, në aplikacionin 'Signal' rezultojnë një numër i konsiderueshëm komunikimesh mes tyre, përfshirë telefonata audio dhe video, mes tyre disa thirrje të humbura dhe disa të realizuara. 

Në total rezultojnë se 508 forma komunikimi ndërmjet tyre, ku për më tepër, në të aushtuquajturin 'bashkëpunëtor', ky i fundit është ai që merr dhe dikton informacionin e marrë. SPAK thotë se drejtuesja e SHISH nuk e kishte vënë në dijeni instancat paralele apo edhe brenda institucionit./ZËRI

1 DITE ME PARE

"Sa shumë gjëra na kanë bërë, Agasi ndodhej në arrati, Hyseni i shkruante: O shpirt do ia hedhim...

Telefonata, foto, video dhe materiale sekrete.../ 'Çelësi'
hyseni-agasi

TIRANË- Një tjetër komunikim i zbardhur mes drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni, dhe biznesmenit në hetim, Ergys Agasi, ngre pikëpyetje për natyrën e marrëdhënies së tyre. 

Në materialet e siguruara nga ZËRI, rezulton se në një mesazh të datës 22 gusht të këtij viti, teksa Agasi ndodhej në arrati, Hyseni i shkruante: “Sa sh gjëra na kanë bërë ne... Të gjitha shpirt... O shpirt, kjo është një situatë që do ia hedhim... Problemi është koha... Sa konsistencë kemi...”

Bëhet fjalë për periudhën kur Agasi ndodhej në arrati, vetëm pak ditë para se të arrestohej. Mesazhet mes tyre duket sikur i referohen situatën në të cilën ndodhej Agasi, ndërsa Hyseni nga ana e saj, i përgjigjet me një gjuhë mbështetëse ndaj tij./ZËRI

1 DITE ME PARE

Zbardhja e komunikimeve, Hyseni "raportonte" te Agasi zhvillimet: Taulant Balla kryetar Kuvendi...Bela me Taon

Telefonata, foto, video dhe materiale sekrete.../ 'Çelësi'
foto ilustrim: agasi-balla-balluku-hyseni

TIRANË- Në vijim të komunikimeve të zbardhura, dalin edhe mesazhe të tjera mes drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni, dhe Ergys Agasit, person nën hetim.

Sipas materialeve të siguruara nga ZËRI, Hyseni i përcillte Agasit edhe informacione paraprake mbi zhvillimet politike dhe emra të rëndësishëm të politikës shqiptare.

Në një prej komunikimeve, Hyseni i shkruan Agasit: “Taulant Balla kryetar kuvendi... Kështu janë infot... Bela me Taon shoku.”

Në këtë komunikim, sipas kontekstit, bëhet fjalë për deputeten Belinda Balluku dhe kreun e Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla. /ZËRI

1 DITE ME PARE

Mesazhet BOMBË, Hyseni i tregonte Agasit për takimet me Ramën: Po më presin me shku te KM, jo mo zemër...

Telefonata, foto, video dhe materiale sekrete.../ 'Çelësi'
agasi-rama-hyseni

TIRANË- Komunikimet e zbardhura mes drejtueses së SHISH Vlora Hyseni dhe Ergys Agasi kanë zbuluar prapaskena tronditëse. 

Në disa prej komunkimeve të siguruara nga ZËRI, rezulton se Hyseni e informonte Agasin, në kohë reale edhe për takimet me kryeministrin Edi Rama. Sipas mesazheve, Hyseni i tregonte për orarin dhe natyrën e takimeve në Kryeministri.

“Po më presin me shku te KM... Jo mo zemër unë një orë nuk rri më shumë me atë”, shkruan Hyseni në një prej komunikimeve. Ndërsa në një tjetër, shkruan: “Nesër duhet ta takoj KM në 8:30”. 

Përmbajtja e këtyre komunikimeve ngre pikëpyetje mbi natyrën e marrëdhënies dhe nivelin e informacionit që shkëmbehej mes palëve./ZËRI

1 DITE ME PARE

"I lashë që t'i gjente SPAK"/ Materialet sekrete në makinën e Agasit, Prokuroria e Posaçme gjeti 9 faqe me...

Telefonata, foto, video dhe materiale sekrete.../ 'Çelësi'
ergys agasi-vlora hyseni

TIRANË- Telefonata, mesazhe dhe materiale të klasifikuara janë bërë pjesë e hetimit që çoi në arrestimin shtëpiak të drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni. 

Në kuadër të kontrolleve të SPAK në “Equos Resort” më datë 22 korrik, në makinën e Ergys Agasit janë gjetur 9 faqe word me diagrame, dokumente sekrete të Shërbimit Informativ Shtetëror. Por, gjatë seancës Agasi ka pranuar se dokumentet i përkisnin atij, duke deklaruar se i kishte lënë aty me qëllim që të zbuloheshin nga hetuesit e SPAK.

Hetuesit po analizojnë komunikimet për të përcaktuar nëse informacioni i klasifikuar është përdorur për t’u dhënë ndihmë personave nën hetim. 

Vlora Hyseni është pezulluar nga drejtimi i SHISH dhe ndaj saj është caktuar masa “arrest në shtëpi”. Ajo po hetohet për dyshime që lidhen me nxjerrjen e sekretit hetimor dhe përkrahjen e autorit të krimit. Sipas dyshimeve të hetimit, Hyseni mund të ketë përcjellë informacione të klasifikuara që kanë ndihmuar Ergys Agasin gjatë kohës kur ai ishte në kërkim./ZËRI

1 DITE ME PARE

Marrëdhënie personale apo...? Zbardhen MESAZHET mes Hysenit dhe Agasit: Zemër...do përfundojmë keq shpirt

Telefonata, foto, video dhe materiale sekrete.../ 'Çelësi'
vlora hyseni-ergys agasi

TIRANË- Drejtuesja e SHISH, Vlora Hyseni, kishte deklaruar pak ditë më parë në SPAK se kishte pasur komunikime me biznesmenin Ergys Agasi, të cilin e kishte konsideruar në cilësinë e bashkëpunëtorit të shërbimit. Por, sipas burimeve për ZËRI-n, komunikimet e zbardhura së fundmi ngrejnë dyshime të tjera mbi natyrën e marrëdhënies mes tyre.

SPAK dyshon se mes Hysenit dhe Agasit ka pasur një marrëdhënie personale dhe komunikime të vazhdueshme.

“Zemër, thjesht duhet të koncentrohemi te halli jot”, “Të gjithë ne” dhe “Do përfundojmë keq, shpirt”, janë disa prej mesazheve të zbardhura.

Ndërkohë, përtej dyshimeve për një marrëdhënie personale, sipas të dhënave nga hetimit, Vlora Hyseni dyshohet se është përfshirë në çështjen penale që lidhet me Ergys Agasin. Lidhur më këtë, Hyseni ka shfaqur gatishmëri për ta ndihmuar Agasin, duke vënë në dispozicion edhe funksionin e saj zyrtar dhe kapacitetet institucionale që drejtonte.

Gjithashtu, sipas informacioneve, në automjetin e sekuestruar të Ergys Agasit në “Equos Resort” janë gjetur edhe disa materiale që dyshohet se i përkasin Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH). Këto materiale janë pjesë e provave që po verifikohen nga hetuesit.

Mësohet se javën e kaluar, disa ditë para se të komunikohej masa ndaj saj, SPAK ka marrë në pyetje Vlora Hysenin, e cila ka pranuar se ka pasur komunikime me Ergys Agasin dhe se prej tij ka marrë informacione të lidhura me Shërbimin Informativ të Shtetit. Megjithatë, Hyseni ka mohuar të ketë takuar fizikisht Agasin apo të ketë bashkëpunuar me të në kuptimin që dyshohet nga organi i akuzës.

Nga ana tjetër, SPAK po vijon hetimet dhe verifikimet për të përcaktuar natyrën e marrëdhënies mes tyre dhe nëse komunkimet, mes tyre foto dhe video, materiale të sekuestruara kanë lidhje me çështjen penale që po hetohet. /ZËRI

1 DITE ME PARE

"Kam komunikuar me të si bashkëpunëtor i shërbimit"/ U mor në pyetje më herët, çfarë deklaroi Hyseni në SPAK për Agasin?

Telefonata, foto, video dhe materiale sekrete.../ 'Çelësi'
vlora hyseni-spak-ergys agasi

TIRANË- Drejtuesja e pezulluar e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, e cila është vendosur nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, rezulton se ka pasur komunikime të vazhdueshme me Ergys Agasin edhe gjatë periudhës kur ky i fundit ka qenë person në kërkim.

Madje, sipas burimeve, Hyseni është marrë në pyetje nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), 5 ditë përpara vendosjes së masës së sigurisë, në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e hetimit.  

Mësohet se gjatë marrjes në pyetje, Hyseni ka pretenduar se SHISH punon gjithmonë me bashkëpunëtorë. Hyseni ka pranuar komunikimet telefonike me Agasin, por ka mohuar të ketë zhvilluar takime fizike me të. Ndërkohë që SPAK ka dyshime të tjera, i cili po verifikon nëse mes tyre ka pasur takime të drejtëpërdrejta. 

Nga ana tjetër, në telefonin e sekuestruar të Agasit, rezultojnë disa telefonata mes tij dhe Hysenit. Përveç telefonatave, edhe foto e video që nuk janë në cilësinë e bashkëpunëtorit, të cilat sipas SPAK do të verifikohen për të përcaktuar natyrën dhe marrëdhënien mes Hysenit dhe Agasit.

Gjithashtu, mësohet se Prokuroria e Posaçme kishte 10 ditë që e kishte dorëzuar kërkesën për masën e sigurisë ndaj Vlora Hysenit në Gjykatën e Posaçme. Gjatë kësaj periudhe, sipas burimeve, janë kryer verifikime të mëtejshme mbi provat dhe rrethanat e çështjes.

1 DITE ME PARE

U ndalua në Morinë/ Nga informacionet sekrete te makina gjatë arratisë...Si dyshohet se e ndihmoi Vlora Hyseni Ergys Agasin?

Telefonata, foto, video dhe materiale sekrete.../ 'Çelësi'
vlora hyseni-ergys agasi

TIRANË- Drejtuesja e SHISH, Vlora Hyseni, u pezullua nga detyra dhe ndaj saj u caktua masa "arrest shtëpi", ndërsa disa orë më vonë, ajo u ndalua në pikën kufitare të Morinës, mes Kosovës dhe Shqipërisë. Në momentin që është bërë publik vendimi për masën e sigurisë, mësohet se Hyseni ndodhej në Prishtinë pas përfundimit të vizitës në Baku të Azerbajxhanit.

Sipas informacioneve, Hyseni është vetëdorëzuar tek autoritetet kosovare dhe më pas u është dorëzuar autoriteteve shqiptare për vijimin e procedurave ligjore. Rreth orës 19:00, ajo është marrë nga autoritetet shqiptare në Morinë të Kukësit.

Një ditë më parë, Gjykata e Posaçme caktoi ndaj Hysenit masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, si dhe pezullimin nga detyra si drejtoreshë e SHISH. Ajo akuzohet për“Përkrahje të autorit të krimit” dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”. Hyseni dyshohet se ka nxjerrë nformacione sekrete të shtetit duke ndihmuar në arrati Ergys Agasin, i akuzuar dhe i arrestuar në kuadër të hetimeve për AKSHI-n.

Nga të dhënat paraprake, mësohet se dyshimet e hetuesve janë ngritur mbi prova të siguruara nga të dhëna të administruara nga telefoni i Agasit në momentin e arrestimit, si dhe nga disa pamje filmike të sekuestruara në zyrën e tij.

Dyshimet janë se Hyseni ka informuar Agasin për lëvizjet e Policisë gjatë kohës që ai ishte në arrati. Lidhur më këtë, janë gjetur dhe sekuestruar dokumente të klasifikuara sekrete të SHISH gjatë kontrolleve në banesën e Agasit dhe ish-efektivit Uljan Shpatarakut. Madje, dyshohet se Hyseni mund t'i këtë vënë në dispozion Agasit edhe automjetet e saj për të lëvizur teksa ndodhej në arrati. 

Ndërkohë, përveç masës ndaj kreut të SHISH, dy masa të tjera sigurie janë dhënë edhe për drejtuesin në Laboratorin Shkencor të Policisë, Fatjon Kalluçi, si dhe për biznesmenin durrsak Embro Sulejmani. Ky i fundit, administratori dhe kryekamerieri i lokalit te rezidenca qeveritare në Durrës, dyshohet se ka fshirë kamerat e sigurisë pas arrestimit të Ergys Agasit për të fshehur gjurmët e tij në këto ambiente.

Ditë e djeshme, 22 shtator, SPAK dhe BKH ushtruan kontrolle edhe në banesën e ish-kreut të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, pasi dyshohet se emri i tij ka dalë nga 'zbërthimet' e telefonit të Agasit. Kontrollet u shtrinë deri në Shkozet të Durrësit, edhe në bazat e grupit të njohur si "Troplini" në Durrës, atje ku dyshohet se Ergys Agasi ka kaluar një pjesë të arratisë të tij. 

Megjithatë, deri më tani, nuk ka një informacion zyrtar mbi rrethanat konkrete të ndalimit dhe dorëzimit të Hysenit, teksa detaje të reja pritet të dalin në vijim./ZËRI

Poll

MOS HUMB