LIVE UPDATES

Rikthehen zjarret në disa zona/ 'Ndizet' një vatër në Llaman të Himarës, ndërhyrje nga ajri në Bizë

♦Zjarret janë rikthyer. me disa vatra aktive në vend, pasi era e fortë favorizon përhapjen e flakëve. ♦Zjarri masiv në Gjirin e Lalzit që nisi gjatë mbrëmjes të së martës është shuar plotësisht pak pas mesnate, rreth orës 02:00 të mëngjesit. ♦Në pyllin e Bizës vijon të jetë aktive vatra e zjarrit, ku ka nisur edhe ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve, për shkak të terrenit të vështirë. ♦Mëngjesin e sotëm, një zjarr i madh ka përfshirë kodrat në Llaman të Himarës, i cili vijon të jetë aktiv me forcat zjarrfikëse që po punonë për shuarjen e flakëve. ♦Ndërkohë, në Fier, janë identifikuar 3 persona për zjarrvënie të qëllimshme, ku 2 prej tyre kanë përfunduar në pranga ndërsa një tjetër po procedohet në gjendje të lirë. 

3 artikuj për këtë temë.
2 ORE ME PARE

Zjarr në Llaman të Himarës, flakët po përhapen me shpejtësi për shkak të erës së fortë (VIDEO)

Rikthehen zjarret në disa zona/ 'Ndizet' një vatër
zjarri ne himare

HIMARË- Një zjarr masiv ka përfshirë kodrat mbi zonën e Llamanit, në Himarë, mëngjesin e sotëm. Raportohet e flakët janë shfaqur rreth orës 09:00 dhe janë përhapur me shpejtësi dhe vijojnë të jenë aktive në terren pasi favorizohen nga era e fortë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Zjarri vijon të jetë aktiv, duke djegur sipërfaqe me shkurre dhe pemë në këtë zonë. Ndërkohë, forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në terren dhe po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve. /ZËRI

3 ORE ME PARE

Ndezën zjarre në Fier, arrestohen 2 persona, 1 persona procedohet në gjendje të lirë (EMRAT)

Rikthehen zjarret në disa zona/ 'Ndizet' një vatër
foto nga zjarret ne fier

FIER- Dy persona janë arrestuar dhe një tjetër është proceduar në gjendje të lirë në Fier, pasi dyshohen për zjarrvënie të qëllimshme. Në pranga kanë rënë Pëllumb Zgurati, 66-vjeç dhe Durim Kapaj, 62-vjeç, ndërsa nën hetim është vendosur Dorian Muhametaj, 35-vjeç.

Sipas njoftimit të policisë, këta persona dyshohet se kanë ndezur zjarre në fshatrat Ade, Kashisht dhe Drizë. Nga përhapja e zjarreve që kanë ndezuar këta shtetas, janë shkaktuar dëme në sipërfaqe të pyllëzuara, toka bujqësore, pemë frutore dhe ullishte. 

Njoftimi: 

Ndezën zjarre që shkaktuan dëme në toka bujqësore dhe ullishte, identifikohen 3 shtetas.
Arrestohen 2 prej tyre, tjetri procedohet në gjendje të lirë.

Pas marrjes së njoftimeve për disa vatra zjarri në territorin e qarkut Fier, strukturat e Komisariatit të Policisë Fier, në bashkëpunim me strukturat e DVP Fier, pas veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, bënë të mundur identifikimin e 3 shtetasve të dyshuar si autorë të zjarrvënieve.

Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale, u arrestuan 2 prej tyre, shtetasit:
-P. Z., 66 vjeç, i dyshuar si autor i zjarrvënies në fshatin Ade, Fier;
-D. K., 62 vjeç, i dyshuar si autor i zjarrvënies në fshatin Kashisht, Fier.

Shtetasi D. M., 35 vjeç, u procedua penalisht në gjendje të lirë, si autor i dyshuar i zjarrvënies në fshatin Drizë, Fier.

Nga hetimet dyshohet se nga përhapja e zjarreve që kanë ndezur këta shtetas janë dëmtuar sipërfaqe të pyllëzuara, toka bujqësore, pemë frutore dhe ullishte, si dhe është krijuar rrezik për banesat dhe objektet pranë zonave të përfshira nga zjarri, kryesisht në Drizë dhe në zonën e Apolonisë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

5 ORE ME PARE

"Kërcënoi" kompleksin turistik dhe banesat, shuhet zjarri në Gjirin e Lalëit! Vatër aktive në Bizë

Rikthehen zjarret në disa zona/ 'Ndizet' një vatër
pamjet nga zjarri

LALZ- Zjarri që përfshiu mbrëmjen e djeshme Gjirin e Lalzit është shuar pas mesnate rreth orës 02:00, pas disa orësh përballje me flakët.

Flakët u afruan pranë një kompleksi turistik, duke bërë që pushuesit të largoheshin nga zona për sigurinë e tyre. Gjithashtu, flakët u afruan edhe banesave, por fatmirësisht asnjëra prej tyre nuk raportohet e dëmtuar. Pas shuarjes së vatrës në Gjirin e Lalëzit, forcat zjarrfikëse kanë vijuar qëndrimin në terren për të mbajtur nën vëzhgim zonën.

Situata mbetet më e vështirë në pyllin e Bizës, ku një tjetër vatër vijon të jetë aktive. Për shuarjen e zjarrit pritet ndërhyrja nga ajri për shkak të terrenit të vështirë./ZËRI

Poll

MOS HUMB