LIVE UPDATES

Tirana me një kryebashkiak në pranga! Kushtetuesja rrëzon Ramën dhe Begajn-VENDIMI

➤Erion Veliaj do të vijojë të jetë kryetar i Bashkisë së Tiranës! ➤Gjykata Kushtetuese doli me një vendim për çështjen e Erion Veliajt duke i dhënë të drejtë të vijojë detyrën si kryetar i Bashkisë së Tiranës. ➤Kushtetuesja ka vendosur në favor të Veliajt me 5 vota pro dhe 3 kundër. ➤Me vendimin e fundi shfuqizohet edhe dekreti i presidentit Bajram Begaj për shpalljen e zgjedhjeve në Tiranë. ➤ Gjykata ka vlerësuar se Këshilli Bashkiak dhe Qeveria kanë vepruar në shkelje të Kushtetutës kur shkarkuan Erion Veliajn me argumentin se nuk u paraqit 3 muaj në detyrë. ➤Kushtetuesja argumenton se shkarkimi i Veliajt mund të bëhet vetëm në bazë të nenit 115 të kushtetutës, pra vetëm për shkelje të rënda të Kushtetutës. ➤Gjykata arsyeton se Qeveria ka shkelur të drejtën kushtetuese të Veliajt për një proces të rregullt ligjor, pasi ai nuk është njoftuar dhe nuk është dëgjuar përpara vendimit për shkarkim.

5 artikuj për këtë temë.
7 MUAJ ME PARE

Veliaj kryebashkiak! Qori numëron arsyet: Përçarja brenda PS, do isha befasia e zgjedhjeve, u frikësuan

Tirana me një kryebashkiak në pranga! Kushtetuesja rrëzon
Erion Veliaj dhe Arlind Qori

TIRANË-Kryetari i Lëvizjes Bashkë dhe kandidati për Bashkinë e Tiranës, Arlind Qori ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që i dha të drejtë Erion Veliajt, duke e rikthyer atë në krye të Bashkisë Tiranë. Sipas tij ky vendim ka ardhur si pasojë e përçarjes brenda Partisë Socialiste, por edhe nga impakti që ka patur 'Lëvizja Bashkë' gjatë Fushatës dhe pushtetit të mazhorancës po i vinte fundi.

Qori u bëri thirrje qytetarëve të mos dorëzohen, duke paralajmëruar se Lëvizja Bashkë do të vijojë protestat dhe kërkesën për zgjedhje të reja lokale apo qendrore, si e vetmja alternativë përballë sistemit të korruptuar politik dhe ekonomik.

“Per turpin e vet, Gjykata Kushtetuese i dha te drejte Erion Veliajt. Mirepo une nuk mendoj se anetaret e saj gjykate, kane qene teresisht te lire per te vendosur ne kete rast. Besoj fort se ka qene Edi Rama ai qe e ka paracaktuar vendimin e GJKKO-se sepse me kalimin e javeve dhe diteve, eshte frikesuar se pushetit te tij ne Tirane po i vinte fundi. Per dy faktore: e para njehere, jane percarjet brenda PS-se, ku mesa duket, te gjithe ata qe rrezikohen me burg, Belinda Balluku, Erion Veliaj etj, e te tjere te pakenaqur te PS-se, po tentojne te hidhen sa me pare nga anija e pushtetit te deri me sotem.

E dyta ka te beje me impaktin e Levizjes Bashke. Edhe sondazhi i postuar ne nje televizion teresisht armiqesor ndaj Levizjes Bashke, e nxirrte LB ne bashkine e Tiranes me nje rezultat 12.5%. Une besoj fort dhe nga te dhena te tjera qe kam pasur, se rezultati yne ne Tirane sikur zgjedhjet te beheshin sot, rezultati do te ishte akoma dhe me i larte. Per te mos thene qe do te ishim befasia e jashtezakonshme e ketyre zgjedhjeve.

Gjithsesi, u bej thirrje qytetareve te Tiranes dhe te Shqiperise qe te mos merziten nga ky vendim. Ne do te jemi ne rruge perdite. Ne do te kerkojme medoemos zgjedhje. Edhe ne mos t’i kemi lokale t’ i kemi qendrore sepse ketij pushteti po i vjen fundi. Ky eshte nje pushtet i kalbur. Shqiperia ka nevoje per nje force te re, vitale, te guximshme qe e thote te verteten, qe lufton perbindeshat e politikes te korruptuar dhe oligarkise ekonomike. Dhe kjo alternative eshte Levizja Bashke. Ju ftoj te gjitheve te na bashkoheni ne aktivitetin tone, protestat qe do te mbajme dhe ne gjithcka per t’iu kundervene ketij sistemi fund e krye te kalbur te cilit i ka ardhur ora e fundit” – u shpreh Qori në një video mesazh në rrjetet sociale.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

Gjykata Kushtetuese doli sot me një vendim për çështjen e Erion Veliajt duke i dhënë të drejtë të vijojë detyrën si kryetar i Bashkisë së Tiranës. Kushtetuesja ka vendosur në favor të Veliajt me 5 vota pro dhe 3 kundër. Me vendimin e fundi shfuqizohet edhe dekretin e presidentit Bajram Begaj për shpalljen e zgjedhjeve në Tiranë./ZËRI

7 MUAJ ME PARE

Veliaj rikthehet në krye të Bashkisë Tiranë-Arsyetimi i Gjykatës Kushtetuese: Këshilli Bashkiak shkeli ligjin

Tirana me një kryebashkiak në pranga! Kushtetuesja rrëzon
Erion Veliaj

TIRANË- Erion Veliaj do të vijojë të jetë kryetar i Bashkisë së Tiranës! Kushtetuesja ka vendosur në favor të Veliajt me 5 vota pro dhe 3 kundër. Po, ashtu Kushtetuesja ka shfuqizuar edhe dekretin e presidentit Bajram Begaj për shpalljen e zgjedhjeve në Tiranë. Kushtetuesja argumenton se shkarkimi i Veliajt mund të bëhet vetëm në bazë të nenit 115 të kushtetutës, pra vetëm për shkelje të rënda të Kushtetutës. Konkretisht Gjykata ka vlerësuar se Këshilli Bashkiak dhe Qeveria kanë vepruar në shkelje të Kushtetutës kur shkarkuan Erion Veliajn me argumentin se nuk u paraqit 3 muaj në detyrë. Gjykata arsyeton se Qeveria ka shkelur të drejtën kushtetuese të Veliajt për një proces të rregullt ligjor, pasi ai nuk është njoftuar dhe nuk është dëgjuar përpara vendimit për shkarkim. Kundër ankimimit të kryebashkiakut për shkarkimin ka votuar edhe vetë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj.

Pro 

Sander Beci
Ilir Toska 
Fiona Papajorgji 
Marsida Xhaferllari 
Mariana Semini

Kundër 

Holta Zaçaj 
Sonila Bejtja 
Gent Ibrahimi

VENDIMI:

Gjykata Kushtetuese në datën 03.11.2025 mori në shqyrtim çështjen me kërkues Erion Veliaj, me objekt shfuqizimin e vendimit nr. 539/2025 të Këshillit të Ministrave për shkarkimin e tij nga detyra e kryetarit të Bashkisë Tiranë; shfuqizimin e dekretit nr. 350/2025, të Presidentit të Republikës për caktimin e datës së zgjedhjeve të pjesshme vendore për kryetar bashkie, për pjesën që cakton datën e zgjedhjeve vendore në Bashkinë Tiranë, si dhe pezullimin e efekteve të këtij dekreti.
Gjykata vlerësoi fillimisht, njëzëri, se ajo ka juridiksion për kontrollin e VKM-së nr. 539/2025, pasi neni 115, pika 2, i Kushtetutës i ka dhënë asaj kompetencën të shqyrtojë vendimin e shkarkimit të kryetarit të bashkisë si organ i zgjedhur drejtpërdrejt i qeverisjes vendore. Kjo kompetencë i është dhënë Gjykatës me qëllim mbrojtjen e parimit të autonomisë vendore dhe të së drejtës për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur.

Në kuptim të nenit 115, pika 1, të Kushtetutës shkarkimi nga detyra i organit të zgjedhur drejtpërdrejt të njësisë së qeverisjes vendore është një koncept kushtetues.

Gjykata theksoi, gjithashtu, se në jurisprudencën e saj të deritanishme ka përjashtuar nga juridiksioni kushtetues vetëm rastin e mbarimit të mandatit të kryetarit të bashkisë sipas neneve 6/1 dhe 179/1 të Kushtetutës (procesi i dekriminalizimit), ndërsa në të gjitha rastet e tjera të shkarkimit, sikurse në rastin konkret, ajo ka pranuar juridiksionin e saj për shqyrtimin e ankimeve kundër vendimeve të Këshillit të Ministrave për shkarkimin nga detyra të organeve të zgjedhura drejtpërdrejt të njësisë së qeverisjes vendore. Gjykata ritheksoi se atë që nuk ka dashur ta thotë Kushtetuta, nuk mund ta thotë ligji, sepse në të kundërt ekziston mundësia e kufizimit me ligj të garancive kushtetuese të organit të zgjedhur të qeverisjes vendore, çka, në thelb, kufizon vetë kompetencën e saj. Gjykata është organi që ka kompetencën për kontrollin e vendimit të Këshillit të Ministrave për shkarkimin e organit të zgjedhur drejtpërdrejt, bazueshmëria në Kushtetutë dhe ligj e të cilit vlerësohet vetëm nga kjo Gjykatë, e cila thotë fjalën e fundit.

Në lidhje me pretendimet e kërkuesit, Gjykata i shqyrtoi ato në themel në kuadër të procesit të rregullt të lidhur me masën e shkarkimit, me përjashtim të pretendimit për prezumimin e pafajësisë për të cilin ajo vendosi rrëzimin. Në këtë pikë, Gjykata vlerësoi të theksojë se shqyrtimi dhe vlerësimi i çështjes ka të bëjë vetëm me procesin e shkarkimit të kërkuesit nga detyra e kryetarit të Bashkisë Tiranë, pra jo me procesin penal të regjistruar në ngarkim të tij.

Në kushtet kur pranoi në juridiksionin kushtetues VKM-në nr. 539/2025, Gjykata, bazuar në jurisprudencën e saj, në lidhje me të drejtën për proces të rregullt i shqyrton rastet e shkarkimit të organit të zgjedhur të qeverisjes vendore si gjykim në themel të çështjes, duke vepruar si gjykatë fakti dhe ligji, duke analizuar kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë e procesit dhe të aktit. Në thelb, Gjykata shqyrton nëse shkaku i shkarkimit përbën shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe të ligjeve dhe nëse Këshilli i Ministrave ka respektuar procedurat për ta motivuar dhe arsyetuar plotësisht vendimin e shkarkimit.

Gjykata vlerësoi se neni 62 i ligjit nr. 139/2015 është detajim i nenit 115, pika 1, të Kushtetutës. Kjo normë kushtetuese nuk i ka deleguar ligjvënësit të zakonshëm parashikimin e rasteve të tjera për shkarkim përveç atyre të përcaktuara prej saj, të cilat kanë të bëjnë me shkeljen e rëndë të Kushtetutës dhe të ligjeve. Në lidhje me këtë, tre gjyqtarë mbajtën qëndrimin se të gjitha parashikimet e shkronjave “a”, “b” dhe “c” të nenit 62 të ligjit nr. 139/2015 janë miratuar nga ligjvënësi në kuptim të delegimit kushtetues të nenit 115 të Kushtetutës.

Gjykata, me shumicë votash, vlerësoi se procedura e ndjekur në rastin konkret nga këshilli bashkiak dhe më tej nga Këshilli i Ministrave, duke mos e njoftuar kërkuesin, nuk ka garantuar të drejtën e tij për proces të rregullt në aspektet e së drejtës për t’u dëgjuar dhe për t’u mbrojtur.

Gjykata theksoi se procesi i rregullt kërkon përmbushjen e garancive procedurale të individit, të cilat përbëjnë detyrim të organeve publike që realizojnë procesin dhe në asnjë rast nuk mund të zhvendoset barra nga këto organe te individi. Në këtë kuptim, vetëm marrja dijeni për datën e mbledhjes së këshillit bashkiak nuk çliron organin publik për të garantuar të gjitha detyrimet si më sipër.

Po kështu, Gjykata, vlerësoi, me shumicë votash, se Këshilli i Ministrave, teksa vendosi shkarkimin e kërkuesit nga detyra sipas nenit 62, shkronja “c”, të ligjit nr. 139/2015, nuk e ka justifikuar shkarkimin me shkeljen e rëndë të Kushtetutës dhe të ligjeve, për të cilat ai mund të mbahet përgjegjës. Në këtë pikë, Gjykata theksoi se mbrojtja e interesit publik për të garantuar të drejtën e zgjedhësve për t’u qeverisur nga një organ i zgjedhur drejtpërdrejt nuk mund të justifikojë cenimin e garancive kushtetuese.

Për këto arsye, Gjykata, me shumicë votash, vlerësoi se kërkuesit i është cenuar e drejta për proces të rregullt e lidhur me masën e shkarkimit, prandaj vendosi shfuqizimin e VKM-së nr. 539/2025.

Në lidhje me dekretin e Presidentit të Republikës, Gjykata theksoi se për sa kohë kontrolli i shkarkimit nga detyra të organit të qeverisjes vendore sipas nenit 115, pika 2, të Kushtetutës i përket juridiksionit kushtetues, edhe kontrolli i akteve të pushtetit publik të nxjerra si rrjedhojë dhe për shkak të vendimit të shkarkimit dhe krijimit të vakancës, siç është dekreti i Presidentit të Republikës, i përkasin po ashtu juridiksionit kushtetues. Për rrjedhojë, Gjykata vlerëson se nuk ka nevojë të ndiqen rregullat për shterimin e mjeteve në gjykatën administrative, sipas nenit 131, pika 1, shkronja “f” të Kushtetutës.

Duke qenë se shfuqizoi VKM-në nr. 539/2025, me qëllim riparimin e pasojave që vijnë nga dekreti i Presidentit të Republikës për caktimin e datës së zgjedhjeve në Bashkinë Tiranë, në konsideratë të nenit 115, pika 3, të Kushtetutës, Gjykata vendosi të shfuqizojë edhe këtë dekret pasi është një akt i nxjerrë për plotësimin e vakancës të krijuar nga VKM-ja për shkarkimin nga detyra të kërkuesit.

Në përfundim të shqyrtimit të kësaj çështjeje, për arsyet e mësipërme, Gjykata vendosi, me shumicë votash:

Pranimin e kërkesës.
Shfuqizimin e vendimit nr. 539, datë 25.09.2025 të Këshillit të Ministrave “Për shkarkimin nga detyra të kryetarit të Bashkisë Tiranë, z. Erion Veliaj”, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.
Shfuqizimin e dekretit të Presidentit të Republikës nr. 350, datë 01.10.2025 “Për caktimin e datës së zgjedhjeve të pjesshme vendore për kryetar bashkie, për disa njësi të qeverisjes vendore” për pjesën që cakton datën e zgjedhjeve vendore në Bashkinë Tiranë, si të papajtueshëm me paragrafët 2 dhe 3 të nenit 115 të Kushtetutës.
Vazhdimin e masës së pezullimit të dekretit të Presidentit të Republikës nr. 350, datë 01.10.2025 “Për caktimin e datës së zgjedhjeve të pjesshme vendore për kryetar bashkie, për disa njësi të qeverisjes vendore” për pjesën që cakton datën e zgjedhjeve vendore në Bashkinë Tiranë, deri në hyrjen në fuqi të këtij vendimi.

Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese.

Vendimi i Kushtetueses në favor të Veliajt vjen pas përballjes mbi 7 orë seancën publike të 31 tetorit, ku ishte i pranishëm edhe vetë kryebashkiaku i cili u përball me kryeministrinë dhe presidencën, njëra që firmosi shkarkimin e tij, e tjetra që dekretoi zgjedhje në kryeqytet./ZËRI

7 MUAJ ME PARE

“Unë do të kandidoj kurdo që të mbahen zgjedhjet”, Florjan Binaj reagon pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese

Tirana me një kryebashkiak në pranga! Kushtetuesja rrëzon
Florjan Binaj


TIRANË- Kandidati i pavarur, Florjan Binaj, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese ku u vendos rrëzimi i shkarkimit të kryebashkiakut të arrestuar, Erion Veliaj. Në një reagim në rrjetet sociale, Binaj konfirmon bindjen se Tirana ka nevojë për ndryshim. Ai sqaron se do të jetë kandidat për të drejtuar bashkinë, kurdoherë që zgjedhjet të zhvillohen.

REAGIMI I FLORJAN BINAJT:

Për mua dhe për qytetarët e Tiranës thelbi mbetet i njëjtë: Tirana ka nevojë për ndryshim.
Unë do të kandidoj për kryebashkiak të Tiranës kurdo që të mbahen zgjedhjet me të njëjtën bindje, përkushtim dhe energji për t’u shërbyer njerëzve me ndershmëri, përgjegjshmëri dhe transparencë.
Kjo nuk është garë për pushtet, por përpjekje për qytetin tonë, për ta bërë atë shtëpinë që duam t’u lëmë fëmijëve tanë.
Mbështetja, inkurajimi dhe besimi që më kanë dhënë mijëra qytetarë këto ditë më kanë bindur se së bashku ne do t’ja dalim. Rrugëtimi ynë vazhdon. Ndryshimin që duan qytetarët e Tiranës nuk do ta ndalë asgjë.

7 MUAJ ME PARE

Erion Veliaj mbetet kryebashkiak i Tiranës, fiton në Kushtetuese 5-3

Tirana me një kryebashkiak në pranga! Kushtetuesja rrëzon
Erion Veliaj

TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka pranuar ankimimin e Erion Veliajt për shkarkimin e tij nga post i kryebashkiakut të Tiranës. Vendimmarrja në trupën e gjyqtarëve ka qenë 5-3 në favor të rrëzimit të vendimit të Qeverisë që shkarkonte kryebashkiakun e Tiranës, pas propozimit që i kishte bërë Këshilli Bashkiak i Tiranës. Pro kërkesës së Erjon Veliaj kanë qenë 5 gjyqtarët: Marjana Semini, Ilir Toska, Sandër Beci, Marsida Xhaferllari dhe Fjona Papajorgji. Nga ana tjetër, Holta Zaçaj, Sonila Bejtja dhe Gent Ibrahimi votuan kundër. Me vendimin e fundit Veliaj rikthehet në detyrë edhe pse me pranga dhe zgjedhjet anulohen. 

Në vendim thuhet që Neni 115 i Kushtetutës qendron me lart se ligji per veteqevrisjen vendore dhe se kryetari i bashkisë mund te shkarkohet vetëm për shkelje te renda. Në vendim shtohet se Këshilli Bashkiak shkeli ligjin me vendimin për shkarkimin e Velijat.

Çfarë ndodhi?

Veliaj u shkarkua nga posti i kryetarit të Bashkisë së Tiranës më 25 shtator, me vendim të Këshillit të Ministrave me argumentin se nuk ishte paraqitur në detyrë për më shumë se tre muaj, që nga arrestimi më 10 shkurt. Me firmën e presidentit Bajram Begaj më 1 tetor u vendos që zgjedhjet e pjesshme vendore të mbahen më 9 nëntor. Por kryebashkiaku i shkarkuar, Erion Veliaj ankimoi në Gjykatën Kushtetutese vendimin e qeverisë për shkarkimin e tij. Vetë Kushtetuta sakëson se kur vendimi për shkarkim ankimohet në Gjykatën Kushtetutese, vendimi për shkarkim pezullohet. 

Rreth një javë më vonë, 'situata' u kthye përmbys me një vendim të Gjykatës Kushtetuese, e cila rrëzoi drekretin e Presidentit, Bajram Begaj për zgjedhjet e 9 Nëntorit. Në arsyetimin e vendimit, Kushtetuesja shpjegoi se nëse dekreti i Begajt për mbajtjen e zgjedhjeve në Tiranë do të qëndronte në fuqi, do të sillte pasoja të pariparueshme në adresë të Erion Veliajt, teksa vendimi për shkarkimin e tij ishte ende në shqyrtim.

Gjykatën Kushtetuese shqyrtoi në seancë publike më 31 tetor ankimimin e Erion Veliajt për shkarkimin nga detyra si kryebashkiak i Tiranës. Seanca nisi në orën 10:00 dhe i pranishëm ishte edhe kryebashkiaku Veliaj,  i cili u shfaq për herë të parë në publik që prej arrestimit më 10 shkurt.

Veliaj dhe mbrojtja e tij ligjore kërkuan anulimin e vendimit të qeverisë, duke hedhur akuza për një proces të motivuar politikisht. Këshilli i Ministrave dhe Presidenca theksuan se kanë vepruar brenda kuadrit ligjor dhe duke kërkuar në fund shpalljen e moskompetencës për ankimin e Veliajt.

Veliaj u arrestua më 10 shkurt pasi akuzohet se, së bashku me bashkëshorten Ajola Xoxa, ndërtuan një skemë komplekse korrupsioni dhe pastrimi parash, për të përfituar në mënyrë të paligjshme nga fondet e bashkisë së kryeqytetit dhe ryshfete nga biznesmenë, kontraktorë të saj, duke përdorur një rrjet kompanish dhe organizatash jofitimprurëse./ZËRI

7 MUAJ ME PARE

Kush do e drejtojë Bashkinë e Tiranës? Gjykata Kushtetuese vendos sot 'FATIN' e Veliajt

Tirana me një kryebashkiak në pranga! Kushtetuesja rrëzon
Erion Veliaj

TIRANË-Gjykata Kushtetuese do të dalë sot me një vendim në lidhje me ankimimin e Erion Veliajt për shkarkimin e tij nga posti i kryebashkiakut të Tiranës. Kryetarja e Gjykatës Holta Zaçaj do të ketë një komunikim me gazetarët në lidhje me vendimmarrjen e çështjes me kërkues Erion Veliaj, rreth orës 17:00.

Njoftimi:

Ju njoftoj se sot, ora 17:00, Kryetarja e Gjykatës znj. Holta Zaçaj do të ketë një komunikim me gazetarët në lidhje me vendimmarrjen e çështjes me kërkues Erion Veliaj me objekt “Shfuqizimi i vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 539, datë 25.09.2025 “Për shkarkimin nga detyra të Kryetarit të Bashkisë Tiranë, z. Erion Veliaj”, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë”. Shfuqizimi i dekretit të Presidentit të Republikës nr. 350, datë 1.10.2025 “Për caktimin e datës së zgjedhjeve të pjesshme vendore për Kryetar Bashkie, për disa njësi të qeverisjes vendore”, për pjesën që cakton datën e zgjedhjeve vendore në Bashkinë Tiranë, si i papajtueshëm me paragrafin 2 dhe 3 të nenit 115 të Kushtetutës. Pezullimi i efekteve juridike të dekretit të Presidentit të Republikës nr. 350, datë 1.10.2025 “Për caktimin e datës së zgjedhjeve të pjesshme vendore për Kryetar Bashkie, për disa njësi të qeverisjes vendore”, për pjesën që cakton datën e zgjedhjeve vendore në Bashkinë Tiranë, në zbatim të efekteve pezulluese që paragrafi 2 dhe 3 i nenit 115 i Kushtetutës i njeh ankimit kushtetues të Kryetarit të Bashkisë, ndaj vendimit të Këshillit të Ministrave për shkarkimin, deri në marrjen e vendimit nga Gjykata Kushtetuese”.

Në seancën Më 31 tetor, ku u shqyrtua ankimimi i Erion Veliajt për shkarkimin nga detyra si kryebashkiak i Tiranës dhe kërkesa për shfuqizimin e dekretit të Presidentit Begaj, kryebashkiaku i arrestuar u ballafaqua me qeverinë dhe me presidencën.

SKENARËT

1. Rrëzimi i kërkesës së Erion Veliajt, çka do të hapte rrugën për zgjedhje të pjesshme në Tiranë;
2. Pranimi i plotë i kërkesës, që do ta rikthente Veliajn në detyrë dhe do të anulonte zgjedhjet;
3. Pranimi i pjesshëm, por opsioni i tretë, është gati i pamundur, pasi dy kërkesat e Veliajt janë të lidhura me njëra-tjetrën.

Nëse pranohet plotësisht pretendimi i kryetarit të shkarkuar, Veliaj do të rikthehet në detyrë edhe pse me pranga dhe zgjedhjet do të anulohen. Nga ana tjetër, nëse gjyqtarët vendosin me shumicë votash apo njëzëri të rrëzojnë kërkesën e Erion Veliajt, në Tiranë do të zhvillohen zgjedhjet e pjesshme.

Veliaj u shkarkua nga posti i kryetarit të Bashkisë së Tiranës më 25 shtator, me vendim të Këshillit të Ministrave me argumentin se nuk ishte paraqitur në detyrë për më shumë se tre muaj, që nga arrestimi më 10 shkurt. Me firmën e presidentit Bajram Begaj më 1 tetor u vendos që zgjedhjet e pjesshme vendore të mbahen më 9 nëntor. Por kryebashkiaku i shkarkuar, Erion Veliaj ankimoi në Gjykatën Kushtetutese vendimin e qeverisë për shkarkimin e tij. Vetë Kushtetuta sakëson se kur vendimi për shkarkim ankimohet në Gjykatën Kushtetutese, vendimi për shkarkim pezullohet. 

Rreth një javë më vonë, 'situata' u kthye përmbys me një vendim të Gjykatës Kushtetuese, e cila rrëzoi drekretin e Presidentit, Bajram Begaj për zgjedhjet e 9 Nëntorit. Në arsyetimin e vendimit, Kushtetuesja shpjegoi se nëse dekreti i Begajt për mbajtjen e zgjedhjeve në Tiranë do të qëndronte në fuqi, do të sillte pasoja të pariparueshme në adresë të Erion Veliajt, teksa vendimi për shkarkimin e tij është ende në shqyrtim.

Veliaj u arrestua më 10 shkurt pasi akuzohet se, së bashku me bashkëshorten Ajola Xoxa, ndërtuan një skemë komplekse korrupsioni dhe pastrimi parash, për të përfituar në mënyrë të paligjshme nga fondet e bashkisë së kryeqytetit dhe ryshfete nga biznesmenë, kontraktorë të saj, duke përdorur një rrjet kompanish dhe organizatash jofitimprurëse./ZËRI

Poll

MOS HUMB