LIVE UPDATES

'Kryeministri që nuk shërbeu kurrë një mandat të plotë dhe u burgos'! Nesër, Shqipëria 1 minutë heshtje në nder të Fatos Nanos

➤Fatos Nano, tre herë kryeministër i Shqipërisë, i cili nuk shërbeu kurrë një mandat të plotë dhe u burgos për korrupsion, u nda nga jeta më 31 tetor në moshën 73-vjeçare. ➤Data 2 nëntor është shpallur zi kombëtare pas vdekjes së ish-kryeministrit të Shqipërisë, Fatos Nano. ➤Më datë 2 nëntor, në Pallatin e Kongreseve do të mbahen homazhet në nderim të figurës së tij. ➤Nderimi nga personalitetet do të mbahen në orën 11:15 – 11:45. ➤Është parashikuar që në orën 12:05 të zhvillohet ceremonia funebre shtetërore e lamtumirës për ish kreun e PS dhe ish- kryeministrin. ➤Në orën 12:00, në nderim të tij, do të ndërpriten të gjitha veprimtaritë dhe do të mbahet një minutë heshtje në mbarë vendin. ➤ZËRI ka rikthyer dhe disa nga momentet kyçe në politikës, si debati historik i Fatos Nanos dhe Sali Berishës, apo mbledhja tre ditore në 2001, ku Nano akuzoi anëtarët e PS.

7 artikuj për këtë temë.
7 MUAJ ME PARE

Nesër, ditë zie për Fatos Nanon! Ish-kryeministri do të prehet në Sharrë...Kush pritet të marrë pjesë nga opozita në homazhe?

'Kryeministri që nuk shërbeu kurrë një mandat të
fatos nano

TIRANË- Shqipëria do t’i japë lamtumirën e fundit ish-kryeministrit Fatos Nano më 2 nëntor përmes një ceremonie shtetërore, ku pritet të marrin pjesë personalitete të rëndësishme të politikës dhe jo vetëm.

Ditën e djeshme, mesazhe ngushëllimi dhe vlerësimi për figurën e liderit historik të Partisë Socialiste, nuk kanë munguar as nga kampi kundërshtar. Madje, vetë kreydemokrati Sali Berisha teksa shprehu ngushëllimet e tij, ndeoi dhe kujtoi Nanon, duke i dhënë meritën e reformimit të PS.

Ndërkohë, dita e nesërme, do të jetë Zi Kombëtare në të gjithë vendin. Në homazhet që do të zhvillohen në Pallatin e Kongreseve, kryeministri Edi Rama do të mbajë një fjalim dhe të pranishëm do të jenë gjithë anëtarët e PS, bashkë me mbështetësit socialist. 

Ndërsa nga opozita, mendohet të jetë përfaqësues Flamur Noka, ndërsa nuk dihet ende nëse kreu i PD-së do të marrë pjesë në homazhet e nesërme. Gjithashtu, bëhet me dije se presidentja Vjosa Osmani nuk do të jetë e pranishme.

Në fund, me nderime, trupi i Nanos do të niset në orën 12:05 nga Pallati i Kongreseve për në banesën e fundit, që do të jetë në Sharrë. Familja ka kërkuar të kryejë në privatësi, në shtëpi edhe shërbesën e ritualit ortodoks për Fatos Nanon, i cili ishte i pagëzuar dhe i martuar me Xhoanën në Kishën Ortodokse Shqiptare.

Ish-kryeministri dhe një nga njerëzit më të rëndësishëm të politikës shqiptare, Fatos Nano, ka mbyllur sytë përgjithmonë ditën e premte, 31 Tetor 2025. Nano ndodhej prej 24 ditësh në reanimacion pas problemeve me mushkëritë, një prej spitaleve private në kryeqytet. Pjesa më e vështirë për mjekët ishte rizgjimi i trurit të Nanos, por nuk ia ka dalë të mbijetojë përpos trajtimit edhe nga një ekip i huaj specialistësh. Ai do të kujtohet si një figurë që la ndikim të fortë në jetën publike dhe në kulturën politike të vendit./ZËRI

7 MUAJ ME PARE

Ditë Zie Kombëtare për Fatos Nanon, FSHF shtyn ndeshjet e 2 nëntorit

'Kryeministri që nuk shërbeu kurrë një mandat të
Foto ilustruese

TIRANË- Dita e diel është shpallur Ditë Zie Kombëtare pas ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit Fatos Nano. Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije se më 2 nëntor ndeshjet e planifikuara në kampionatin Superligë, Kategorinë e Parë, Kategorinë e Dytë, Kategorinë e Tretë, kampionatin e vajzave dhe kampionatet e moshave do të shtyhen.

Në Superligë takimet e ditës së diel do të spostohen të hënën në të njëjtin orar, ndërsa ndeshjet që ishin planifikuar për të hënën do të luhen të martën në orën 16:00.

Superliga, java 10

Tirana – Bylis, 03.11.2025, 14:00

Dinamo City – Teuta, 03.11.2025, 17:00

Flamurtari – AF Elbasani, 03.11.2025, 17:00

FK Vora – Partizani, 04.11.2025, 16:00

Egnatia – Vllaznia, 04.11.2025, 16:00

Në Kategorinë e Parë, pesë ndeshjet që ishin planifikuar të luhej të dielën do të spostohen të hënën në orën 14:00. Të gjitha ndeshjet e javës së 10-të të Kategorisë së Parë do të zhvillohen të hënën.

Kategoria e Parë, java 10   

Iliria – Burreli 03.11.2025 14:00

Kukësi – Kastrioti  03.11.2025 14:00

AF Luftëtari – Besa  03.11.2025 14:00

Laçi – Lushnja  03.11.2025 14:00

Pogradeci – Apolonia 03.11.2025 14:00

Skënderbeu – Korabi 03.11.2025 17:00

Në Kategorinë e Dytë, ndeshjet e Grupit A do të luhen sipas programit të shtunës, ndërsa takimet e Grupit B, të planifikuara për të dielën, do të spostohen të hënën në orën 13:00.

Partizani B – Devina, 03.11.2025, 13:00

Oriku – Maliqi, 03.11.2025, 13:00

Butrinti – Tomori, 03.11.2025, 13:00

Këlcyra – Eagle Football, 03.11.2025, 13:00

Ashtu siç është bërë e ditur më parë, në të gjitha ndeshjet e kampionateve Superligë, Kategoria e Parë dhe Kategoria e Dytë do të mbahet një minutë heshtje në nder të kujtimit të Fatos Nanos.

Ish-kryeministri do përcillet të dielën (nesër) për në banesën e fundit me një ceremoni shtetërore.

7 MUAJ ME PARE

Nesër homazhet për të nderuar Fatos Nanon, kryeministri Rama do të mbajë fjalim në Pallatin e Kongreseve!

'Kryeministri që nuk shërbeu kurrë një mandat të
fatos nano

TIRANË- E diela do të jetë ditë zie kombëtare pas ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit dhe liderit historik të Partisë Socialiste, Fatos Nano, në respekt të kontributit të tij të çmuar në jetën publike dhe politike të vendit. Flamuri Kombëtar do të ulet gjysmë shtizë në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike, ndërsa në orën 12:00 do të ndërpriten të gjitha veprimtaritë dhe do të mbahet një minutë heshtje në mbarë vendin.

Më datë 2 nëntor, në Pallatin e Kongreseve do të mbahen homazhet në nderim të figurës së tij. Nga ora 08:30 deri në 11:00 do nisin zhvillohen homazhe publike, ndërsa prej orës 11:15 deri në 11:45 do të mbahen homazhe shtetërore. Mësohet se kryeministri i vendit Edi Rama, njëherësh edhe pasuesi i Nanos, do të mbajë një fjalim. Gjithashtu, fjalim do të mbajë edhe një pjesëtar i familjes së ish-kryeministrit. Ndërkohë që personalitete të politikës, edhe nga Kosova, janë ftuar të marrin pjesë në ceremoni.

Ish-kryeministri dhe një nga njerëzit më të rëndësishëm të politikës shqiptare, Fatos Nano, ka mbyllur sytë përgjithmonë ditën e premte, 31 Tetor 2025. Nano ndodhej prej 24 ditësh në reanimacion pas problemeve me mushkëritë, një prej spitaleve private në kryeqytet. Pjesa më e vështirë për mjekët ishte rizgjimi i trurit të Nanos, por nuk ia ka dalë të mbijetojë përpos trajtimit edhe nga një ekip i huaj specialistësh. Ai do të kujtohet si një figurë që la ndikim të fortë në jetën publike dhe në kulturën politike të vendit./ZËRI

7 MUAJ ME PARE

'Ballkani humbi zërin e arsyes'! Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, ngushëllimet nga vendet fqinje

'Kryeministri që nuk shërbeu kurrë një mandat të
Fatos Nano

TIRANË-Politikanë socialistë dhe demokratë, presidenti Begaj dhe figura të shumta të politikës dhe jo vetëm, shprehën ngushëllime dhe vlerësuan figurën e Fatos Nanos, ish-kryeministrit shqiptar i cili u nda nga jeta një ditë më parë më 31 tetor. Reagimet vijojnë edhe sot, ku sërish figura politike, por këtë herë të vendeve fqinje kanë shprehur ngushëllimet për familjarët. 

Një reagim ka rdhur nga ish-kryeministri i Greqisë, George Papandreou me një regaim të gjatë ka kujtuar kohën e bashkëpunimit me homologun e tij të ndjerë. Papandreou thekson se vendosmëria e Nanos për ta çuar vendin përpara, për të nxitur pajtimin dhe për të rikthyer besimin tek institucionet publike ishte e dukshme gjatë gjithë. Ai e përshkruan Fatos Nano si një njeri të mendimit dhe të bindjeve të thella.

Nga George A. Papandreou, ish-Kryeministër i Greqisë

Lajmi për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos më mbush me pikëllim dhe reflektim të thellë. Fatosi nuk ishte vetëm një udhëheqës politik me rëndësi historike për Shqipërinë, por edhe një mik personal, si dhe një socialdemokrat me të cilin ndanim bindjen se rajoni ynë mund të kapërcejë të kaluarën e dhimbshme dhe të ndërtojë së bashku një të ardhme demokratike dhe evropiane. E njoha Fatosin në fillim të viteve ’90, në një periudhë kur Shqipëria po dilte nga nata e gjatë e totalitarizmit. Ai i përkiste asaj gjenerate të parë, të guximshme reformatorësh që besonin se liria, demokracia dhe drejtësia sociale mund të zinin rrënjë në një shoqëri që kishte njohur vetëm izolim dhe shtypje. Fatos Nano i dha zë aspiratave demokratike dhe evropiane të popullit shqiptar, duke udhëhequr transformimin e ish-Partisë së Punës në Partinë Socialiste të Shqipërisë, e cila u bë forca kryesore e rilindjes së vendit.

Rrugët tona u kryqëzuan më fort gjatë një prej momenteve më të vështira të historisë moderne të Shqipërisë — gjatë krizës së vitit 1997, kur kolapsi i skemave piramidale e zhytën vendin në kaos. Ndërsa Fatos Nano ishte në burg gjatë pjesës më të madhe të kësaj periudhe të trazuar, ai u lirua pas zbutjes së dhunës dhe tronditjeve politike. Pas lirimit të tij në qershor 1997, ai mori detyrën e kryeministrit dhe luajti një rol vendimtar në rivendosjen e rendit demokratik dhe autoritetit shtetëror.

Në atë kohë, kur Greqia mbante Presidencën e Këshillit të Europës, unë (si Zëvendësministër i Jashtëm) bashkëpunova ngushtë me Nanon dhe institucionet shqiptare për të ndihmuar në konsolidimin e stabilitetit dhe shtetit të së drejtës. Isha dëshmitar i vendosmërisë së tij për të parandaluar rrëshqitjen e Shqipërisë në konflikt civil dhe i guximit të tij për të rivendosur autoritetin legjitim. Pak njerëz jashtë Shqipërisë mund të kuptojnë sa e madhe ishte ajo sfidë — dhe sa vendimtare ishte udhëheqja e tij për të mbajtur të gjallë kursin demokratik të vendit. Vendosmëria e tij për ta çuar vendin përpara, për të nxitur pajtimin dhe për të rikthyer besimin tek institucionet publike ishte e dukshme gjatë gjithë asaj periudhe të vështirë. Udhëheqja e tij, në një moment kur e ardhmja demokratike e Shqipërisë varej në fije të perit, u tregua vendimtare për ta mbajtur kombin në rrugën e rimëkëmbjes dhe reformave.

Fatos Nano ishte një njeri i mendimit dhe i bindjeve të thella. Me profesion ekonomist, ai kuptonte rrënjët strukturore të tranzicionit — nevojën për reforma, por edhe për mbrojtje sociale. Ai besonte se demokracia pa dinjitet është e paplotë. Më fliste shpesh për vizionin e tij për Shqipërinë si një demokraci moderne evropiane, të integruar në familjen evropiane dhe transatlantike, por të rrënjosur në traditat e saj të qëndrueshmërisë dhe krenarisë. Në këtë kuptim, ai ishte një socialdemokrat i vërtetë — duke ndërlidhur lirinë me solidaritetin.

Ai përjetoi përndjekje dhe burgosje pas ndryshimit të regjimit, por u rikthye në jetën publike jo me hidhërim, por me bindjen se pajtimi ishte i domosdoshëm për shërimin e kombit të tij. Karriera e tij e gjatë politike, me ngritjet dhe uljet e saj, pasqyron udhëtimin e trazuar të vetë popullit shqiptar: nga izolimi drejt hapjes, nga varfëria drejt shpresës, nga mosbesimi drejt bashkëpunimit. Nën drejtimin e tij, Shqipëria bëri hapa vendimtarë drejt Bashkimit Evropian, forcoi institucionet e saj dhe nisi procesin e reformave gjyqësore dhe administrative.

Miqësia jonë u ndërtua mbi një mirëkuptim të përbashkët: se paqja dhe përparimi në Ballkan varen nga dialogu, respekti i ndërsjellë dhe bashkëpunimi rajonal. Fatosi dhe unë punuam së bashku për ta promovuar këtë vizion — të një Ballkani që nuk shikon më me frikë brenda vetes, por me besim drejt botës. Ai besonte, ashtu si unë, se demokracia dhe drejtësia sociale janë të pandashme nga paqja dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë. Sot, ndërsa e kujtojmë, duhet të nderojmë edhe trashëgiminë e tij: guximin për të udhëhequr në kohë pasigurie, vullnetin për të bërë kompromis në emër të paqes dhe besimin se popujt tanë mund të kapërcejnë ndarjet e historisë. Shqipëria ka humbur një nga themeluesit e epokës së saj postkomuniste. Ballkani ka humbur një zë të maturisë dhe arsyes. Dhe unë kam humbur një mik të dashur. Qoftë i përjetshëm kujtimi i tij — dhe qoftë jeta e tij një kujtesë se edhe në kohët më të vështira, udhëheqja e udhëhequr nga parimet mund t’i ndihmojë kombet të gjejnë rrugën e tyre drejt demokracisë dhe shpresës.

Edhe ish-kryeministri i Rumanisë Adrian Nastase ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit Fatos Nano. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Nastase shkruan se Fatos Nano luajti një rol kyç në transformimin demokratik dhe modernizimin e Shqipërisë.

Adrian Nastase: Jemi takuar shumë herë gjatë viteve dhe e mbaj mend qartë takimin tonë të fundit në vitin 2003, gjatë mandatit tim si Kryeministër i Rumanisë. Gjatë gjithë jetës së tij publike, Fatos Nano luajti një rol kyç në transformimin demokratik dhe modernizimin e Shqipërisë. Përkushtimi dhe vizioni i tij do të kujtohen me mirënjohje nga të gjithë ata që e njohën dhe e respektuan. I shpreh ngushëllimet dhe dhembshurinë time të sinqertë familjes, miqve dhe kolegëve të tij në këto momente pikëllimi. U prehtë në paqe!

Ambasada Italiane në Shqipëri ka reaguar gjithashtu në lidhje me ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit Fatos Nano, i cili ndërroi jetë këtë të premte. Në një postim në rrjetet sociale, Ambasada Italiane shkruan se Nano u angazhua në modernizimin e Shqipërisë dhe kontributin e dhënë në çuarjen përpara të marrëdhënieve dypalëshe.

“Ka ndërruar jetë Fatos Nano, ekonomist, drejtues historik i Partisë Socialiste të Shqipërisë, disa herë Kryeministër dhe mik i Italisë. Duke kujtuar angazhimin e tij në modernizimin e Shqipërisë dhe kontributin e dhënë në çuarjen përpara të marrëdhënieve dypalëshe, Ambasada u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe të gjithë atyre që e kanë shoqëruar në jetën e tij politike”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Italiane.

7 MUAJ ME PARE

“Muçi – Naçi – Baçi”! Mbledhja historike e KPD-Nano 3 ditë debat me anëtarët e PS: 3 ministra dhanë dorëheqjen

'Kryeministri që nuk shërbeu kurrë një mandat të
Fatos Nano dhe Bashkim Fino

TIRANË-Fatos Nano, i cili u nda nga jeta një ditë më parë (31 tetor) do të kujtohet si një figurë që la ndikim të fortë në jetën publike dhe në kulturën politike të vendit.

Nano drejtoi jo përmes forcës së pushtetit, por u imponua përmes betejave të brendshme, duke u tërhequr, për t’u rikthyer në majë, me forcën e votës dhe mbështetjen e anëtarësisë. Kjo metodë mori kuptim edhe në mbledhjen e jashtëzakonshme të Komitetit të Përgjithshëm Drejtues të Partisë Socialiste, KPD në datat 3-5 dhjetor 2001, e cila do të mbahet mend si shembulli më i mirë i vërtetimit të luftës për pushtet brenda partive politike shqiptare. 

Ish-kryeministri Fatos Nano, asakohe kishte filluar që pas gushtit 2001 kur Ilir Meta u votëbesua sërish si kryeministër i Shqipërisë, të sulmonte ashpër kabinetin qeveritar “Meta 2” për korrupsion, shpërdorim detyre, lidhje me krimin e organizuar, etj. Në shënjestër kryesore, Nano vendosi Metën dhe disa udhëheqës të Partisë Socialiste. Një prej mbledhjeve e cila mund të konsiderohet historike për shkak dhe të akuzave dhe kundër akuzave të forta mes dy kampeve në Partinë Socialiste të vitit 2001 zgjati plot 3 ditë nga data 03 dhjetor deri me 5 dhjetor 2001. 

Në KPD-në e famshme të dhjetorit 2001 dhanë dorëheqjen tre ministrat e qeverisë Meta, e më konkretisht: Ministri i Financave Anastas Aangjeli; Ministri i Ekonomisë Publike dhe Privatizimit Mustafa Muçi; Ministri i Punëve Publike dhe Turizmit Bashkim Fino.

Fatos Nano: Kryeministri Ilir Meta, po e drejton qeverinë dhe Shqipërinë, në mënyrë fashiste, duke bërë lidhje vertikale direkte nga zyrat e tij në zyrën e agjensive të specializuara të shtetit, nga policia deri tek Gjykata apo Prokuroria, jashtë vëmendjes së drejtuesve të institucioneve që japin llogari para popullit dhe para ligjit”. Unë nuk do të lejoj, që qeverisja të shkatërohet e sundohet prej Ilir Metës, për shkak të presionit ekzekutiv dhe policor ndaj forumeve të partisë duke i diktuar të heshtin, me metodat që po ushtron Ilir Meta, po e përsëris, që po drejton në mënyrë fashiste.

Fatos Nano:  Ndërkaq ky largim i yni, ty Bashkim, ty Arben e shumë shokë të tjerë iu ndihmoi të dilni nga goditja e zjarrit të opozitës dhe të opozitës brenda partisë. Pra ne ia kemi marrë dorën ndryshimit të qeverive me kontribute të brendshme dhe pikërisht për shkak të rehabilitimit të imazhit tënd në rreth një vit që qëndruam jashtë qeverisë, ti u riktheve natyrshëm në qeveri, tani nuk është më faji im, as i ndonjë opozite brenda partisë, që ti je sërish mjaft sensibël në opinion politik në parti dhe në opinion publik që na voton. Unë nuk të ndihmoj dot më, aq më pak sot e tutje, se të kam këshilluar drejtpërdrejt largohu nga Miri i Xhikes se Miri i Xhikes nuk është shoku yt. 

"Shoku Fatos sulmon këtu Mirin e Xhikes. Po atje shkojë të gjithë me familjet tona, ku pushojmë e pijmë kafe”, tha Hajdaraga duke mbrojtur në mënyrë të hapur personazhin e përmendur nga Nano.

“Miri i Xhikes” është pseudonimi i shtetasit Fatmir Rama, i cilësuar si një nga të fortët e rrugës së elbasanit, por edhe si drejtues I një rrjeti trafiku droge. Gjithashtu biznesmen dhe pronar i ish-kartodromi në Tiranë. Mbeti i vrarë me 29 mars të vitit 2003. Për vrasjen e tij u dënua me burg Lavdrim Tufa.

Por kryetari i PS-së ishte në offensive dhe prej gojës së tij doli trioja deri përqeshëse “Muçi-Naçi-Baçi” *falë tre ç-ve), siç i quajti ai Mustafa Muçin, Anastas Angjelin dhe Bashkim Finon. Prej asaj dite, këto figura politike morën një goditje që kurrë nuk i ngriti dhe nuk iu dha mundësinë të rikuperonin reputacionin që mbanin deri atëherë.

7 MUAJ ME PARE

Rama, videokartolinë lamtumire për Fatos Nanon: Miku im i dikurshëm e i rigjetur sërish!

'Kryeministri që nuk shërbeu kurrë një mandat të
Fatos Nano dhe Edi Rama

TIRANË-Përmes një videoje, kryeministri Edi Rama ka sjellë momentet më të rëndësishme të Fatos Nanos, i cili u nda nga jeta një ditë më parë, nga themelimi i PS, trazirat e '97, burgosja e deri te largimi. Kryeministri shkruan se Fatos Nano u nda nga jeta pas një lufte sfilitëse me sëmundjen. Rama e konsideron Fatos Nanon si “mikun tim të dikurshëm e të rigjetur sërish”.

"Mirëmëngjes dhe me këtë videokartolinë lamtumire për liderin historik të socialistëve, mikun tim të dikurshëm e të rigjetur sërish, Fatos Nanon, i cili u nda nga jeta pas një lufte sfilitëse me sëmundjen, por që nuk do të ndahet asnjëherë nga kujtimet tona e nga vendi i nderit në historinë e familjes sonë të madhe, u përcjell të gjithë atyre që e patën kryetar, shok e mik, ngushëllimet e mia vëllazërore", ka shkruar Rama bashkangjitur pamjeve.

 

Nano u nda nga jeta në moshën 73-vjeçare. Ai ndodhej prej 24 ditësh në reanimacion, ku pësoi arrest kardiak dhe më pas vdekje klinike të trurit ndërsa gjendja e tij shëndetësore ishte e rënduar dhe pa përmirësim. Politikanë socialistë dhe demokratë, presidenti Begaj dhe figura të shumta të politikës dhe jo vetëm, shprehën ngushëllime dhe vlerësuan figurën e Nanos. Në nderim të ndarjes nga jeta të Fatos Nanos, Këshilli i Ministrave ka vendosur shpalljen Zi Kombëtare ditën e diel, më 2 nëntor 2025, ndërsa homazhet shtetërore do të mbahen po këtë ditë tek Pallati i Kongreseve./ZËRI

7 MUAJ ME PARE

I pari dhe i vetmi debat televiziv mes Nanos dhe Berishës, dy liderët historikë "rrahën" mendimet në përballjen e rrallë

'Kryeministri që nuk shërbeu kurrë një mandat të
sali berisha-fatos nano në opinion

TIRANË- Ndarja nga jeta e ish-kryeministrit Fatos Nano, ka sjellë reagime të shumta nga politika shqiptare si majtas dhe djathtas. Një mesazh ngushëllimi dhe vlersimi për figurën e liderit historik të PS-së, nuk mund të mungonte as nga kundërshtari politik prej dekadash, kreydemokrati Sali Berisha.

Dy liderë, dy kundërshtarë që udhëhoqën dy forcat më të mëdha politike, do të shënonin edhe një dalje të rrallë përballë njëri-tjetrit në vitin 2002 në “Opinion”. Përballja mes Sali Berishës dhe Fatos Nanos është një nga debatet më të famshme televizive i cili zgjati më shumë se dy orë, emision që u transmetua në atë kohë edhe në Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi.

Ky do të ishte debati i parë dhe i vetmi, ku dy liderët politikë të dy partive kryesore të vendit ballafaqoheshin në një përballje televizive. Ishte hera e parë që liderët politikë të dy partive kryesore të vendit ballafaqoheshin në një përballje televizive, në një kohë kur nuk kishte kaluar shumë nga viti i mbrapsht 1997. Filozofitë dhe mendimet e ndryshme politike që i ndanin ishin të mëdha, por në fund të emisionit që zgjati 2 orë, debati u mbyll me një shtrëngim duarsh Nano-Berisha.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

Pjesë nga DEBATI;

Fatos Nano: Unë besoj se po mësojmë në mënyrë të qëndrueshme, normale pas 10 vjet përvoje në demokraci, edhe ushtrimin demokratik të kapërcimit të krizave, të negociimit për zgjidhjen e tyre dhe natyrisht këtë radhë ushtrimesh për të krijuar një kabinet të ri të mazhorancës. Nuk është fare i ri, ka nuancat e veta si ushtrim demokratik, dhe nuk mund të mos i referohem në këtë moment, përvojës sonë edhe precedentëve, kur kjo maxhorancë është më cilësore, sesa legjislaturën e kaluar, ka ditur të aktivizojë përgjegjësinë, skemën dhe potencialin që ekzistojnë brenda saj për të kaluar në kabinete të vazhdimësisë, stabilitetit dhe të rritjes. Ne jemi të angazhuar për ta zgjidhur në mënyrën më të mirë të mundshme, edhe këtë herë çështjen dhe nuk besoj se do të çudisim njeri duke arritur konsensuset e duhura.

Blendi Fevziu: Zoti Berisha nuk e di nëse komenti juaj do të ishte i njëjtë me atë të kryeministrit Meta, megjithëse është një zhvillim i Partisë Demokratike, është një zhvillim që lidhet me gjithë politikën shqiptare.

Sali Berisha: Si rregull, një qeveri bie kur nuk qeveris, në këtë kontekst, sot pata kënaqësinë të dëgjoj ish-kryeministrin të pohojë se 3 muajt e fundit që nga Qershori, ai nuk ka qeverisur. Ç’ka do të thotë që kjo është një rënie shumë e vonuar, shkaqet e mosqeverisjes, janë aboslutisht në dhunimin e zgjedhjeve, dhunim i cili tashmë është bërë universalisht i pranueshëm, dhunim i cili vazhdoi në një mënyrë dhe i besueshëm edhe në PD. Deri në momentin që gjykatësi Mark Adia u mposht para dy ditësh. Pra, kryeministri Meta nuk mund të qeveriste, humbi votëbesimin në parlament, nuk fitoi votëbesimin, humbi dy ditë më parë edhe unë e kam përshëndetur pavarësisht se me shumë vonesë. Realisht duhet të jem i sinqertë, jo për të krijuar një aleancë me zotin Nano dhe grupin që mbështet, por për dinjitetin e qeverisjes së një vendi, do të bashkonim votat me një mocion për ta larguar. Me grupin tuaj, me ata deputetë të grupit tuaj, të cilët besojnë se vendi duhet të ketë një qeverisje me votëbesim.

Fatos Nano: Është 50 % e vërtetë. Jeni dhe ju dakord për këtë gjë.

Sali Berisha: Tani aq sa është unë them se e zgjidhi vetë, ai dha dorëheqjen, nuk lejoi të krijohej ky moment, i cili nuk është se nuk do të kishte ca rumore, në publicistikët dhe analistët shqiptarë, por do vinte në emër të interesit të një qeverisje. Tani, hymë sot në parlament, parlamenti ishte pa qeveri, s’kishte asnjë ministër, përveç Majkos që mund të ketë ca aspirata, të gjithë mungonin.

Blendi Fevziu-Nanos: S’besoj se kishe mbledhje me ministrat…

Fatos Nano: Kishte një kuorum të mjaftueshëm për të zgjedhur edhe zonjën Topalli, ministrat ishin në respekt të barazisë së palëve dhe kjo është elektronikisht e kontrollueshme. Po zoti Berisha më vjen mirë që s’do të shikojë mbrapa.

Sali Berisha: Në katër muaj pas zgjedhjeve, vendi nuk ka patur një qeveri, siç e pohoi edhe kryeministri që u largua. Zgjedhjet kanë ngjallur dyshime dhe diskutime të shumta, në të gjitha institucionet ndërkombëtare. Shqipëria sot kategorizohet në vendin e demokracive pa zgjedhje të lira, përkthyer ndryshe demokraturave. 

Sot mbas shumë vitesh dhe në ndarjen e tij nga jeta, Berisha e kujtoi Nanon, si një personalitet kryesor i të majtës shqiptare gjatë tranzicionit./ZËRI

Poll

MOS HUMB