U godit për vdekje me thikë nga kolegu, ky është 34-vjeçari që u vra sot në 'Komunë'
TIRANË- Personi që shihni në foto është 34-vjeçari Indrit Ismaillari, i cili u vra me thikë nga kolegu i tij, Filip Shehu, në ambientet e lokalit ku punonin së bashku. Picieri Indrit Ismaillari 34-vjeç ka ndërruar jetë në spital pasi u qëllua me thikë nga kolegu i tij, kuzhinieri Filip Shehu 41-vjeç.
Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e sotme në zonën e Komunës së Parisit, në lokalin 'City Lounge'. Autori dhe viktima ishin pjesë e stafit, ndërsa sipas dëshmitarëve, teksa po punon në kuzhinë një debat mes ka nisur për tasin e proshutës. Konflikti mes tyre degradoi në përdorimin e thikës, ku 41-vjeçari ka goditur me thikë në qafë 34-vjeçarin, duke i shkaktuar vdekjen.
I riu nuk arriti t'u mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë në spital, ndërsa autori u arrestua menjëherë në vendngjarje./ZËRI
Detaje nga vrasja te “Komuna", sherri nisi për tasin e proshutës, autori mori thikën dhe...
TIRANË- Detaje tronditëse kanë dalë nga ngjarja që tronditi 'Komunën e Parisit'. 41-vjeçari Filip Shehu vrau me thikë kolegun, 34-vjeçarin Indrit Ismaillari, të dy pjesë e stafit në bar-restorantin “City Lounge”, për motive të dobëta. Mësohet se të dy kanë qenë duke gatuar, ndërsa debati ka nisur për shkak të tasin të proshutës.
E gjithë ngjarja ka ndodhur në sy të klientëve. Dëshmitarë të shumtë që kanë qenë prezent në momentin e ngjarjes, kanë rrëfyer autori ka marrë thikën e kuzhinës dhe goditur në qafë. Stafi i lokali kanë neutralizuar menjëherë autorin. Ndërsa 34-vjeçari mbeti fillimisht i plagosur dhe u dërgua me urgjencë në spital, ku ndërroi jetë nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë.
Megjithatë, bëhet me dije se konflikti mes tyre ka qenë i vazhdueshëm, pra kanë pasur mosmarrëveshje edhe më herët. Gjithashtu, edhe autori i ngjarjes ka rrëfyer pas arrestimit se ndihej vazhdimisht i bullizuar nga viktima. 41-vjeçari është arrestuar nga policia menjëherë pas ngjarjes./ZËRI
'Më bullizonte'/ Vrau kolegun me thikë te "Komuna e Parisit", çfarë tha autori pas arrestimit
TIRANË- Një sherr mes kolegësh në një lokal në Tiranë, në zonën e Komunës së Parisit, ka përfunduar në tragjedi. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në loklain 'City Lounge', ku një konflikti mes stafit ka degraduar në përdorimin e thikës. 34-vjeçari Indrit Ismaillari, picier në lokalin ku ndodhi ngjarja, ka mbetur viktimë pasi është goditur me thikë nga kolegu i tij, Filip Shehu 41-vjeç, i cili punonte si kuzhinier në këtë biznes.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta, ndërsa burime raportojnë se mes tyre ka pasur konflikte prej kohësh. Sipas burimeve, autori i dyshuar Filip Shehu është shprehur se është ndier i bullizuar dhe i fyer vazhdimisht nga viktima.
34-vjeçari nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në spital. Ndërkohë, 41-vjeçari është arrestuar menjëherë pas ngjarjes, ndërsa policia po grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të rastit./ZËRI
Sherri në lokal te ‘Komuna e Parisit’, ndërron jetë i plagosuri pas goditjes me thikë (EMRAT)
TIRANË- Picieri Indrit Ismaillari 34-vjeç ka ndërruar jetë pasi u qëllua me thikë nga kolegu i tij, kuzhinieri Filip Shehu 41-vjeç. Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e sotme, rreth orës 15:30 në zonën e Komunës së Parisit, në ambjentet e lokali 'City Lounge'. Mësohet pavarësisht ndërhyrjes mjekësore, i plagosuri nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në spital.
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 15:30, në zonën e Komunës së Parisit, në ambientet e një lokali, shtetasi F. Sh., rreth 41 vjeç, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasin I. I., rreth 34 vjeç, të dy punonjës të lokalit.
Shtetasi I. I. ka humbur jetën në spital, si pasojë e plagëve.
Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, autori i dyshuar, shtetasi F. Sh., është kapur dhe shoqëruar në Komisariat, menjëherë pas ngjarjes.
Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të rastit.
Autori u arrestua menjëherë nga forcat e policisë pas krimit, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./ZËRI
E rëndë! Picieri në 'Komunë' plagoset me thikë nga kolegu në sy të klientëve, arrestohet autori
TIRANË-Një plagosje me thikë raportohet të ketë ndodhur në Tiranë në lagjen 'Komuna e Parisit'. Ngjarja ka ndodhur në ambjentet e një lokali në zonë, ku stafi i 'City Lounge' janë konfliktuar me njëri-tjetrin. Klientët kanë parë gjithë skenën, ku për ZËRI-n rrëfejnë se autori e qëlloi me thikë në sy të tyre. Policia ka arrestuar autorin në zonë, ndërsa i plagosuri është dërguar me urgjencë në spital.
Visualizza questo post su Instagram
Visualizza questo post su Instagram