LIVE UPDATES

Tronditet Korça/ E ndoqi brenda pallatit dhe e ekzekutoi, autori ishte shok me 20-vjeçarin! "Blindohet" qyteti për kapjen e tij

♦Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen nr.14 të qytetit të Korçës, ku një 20-vjeçar u vra me armë zjarri. ♦20-vjeçari Joan Zuko, shërbente si ushtarak te Forcat e Armatosura. ♦Mësohet se 20-vjeçari ka tentuar të fshihet brenda një pallati, por autori dyshohet se e ka ndjekur dhe e ka qëlluar për vdekje brenda godinës. ♦Pas ngjarjes, autori i dyshuar është larguar nga vendi i krimit dhe vijon të jetë në kërkim nga policia. ♦Dyshohet se Zuko dhe autori kanë qenë shokë pasi janë rritur bashkë, ndërsa ky i fundit rezulton person me precedent penal. ♦Sipas burimeve, viktima dhe autori i dyshuar janë përfshirë në një konflikt pak para ngjarjes. pasi në dorën e 20-vjeçarit është gjetur një thikë. ♦Autori i dyshuar është identifikuar nga policia dhe po vijon puna për kapjen e tij, teksa disa zona janë ngritur edhe postoblloqe policie.

5 artikuj për këtë temë.
7 ORE ME PARE

Çfarë ndodhi para vrasjes? Autori dhe viktima u përfshinë në sherr, 20-vjeçarit i gjendet thika në dorë

Tronditet Korça/ E ndoqi brenda pallatit dhe e ekzekutoi, autori ishte
Viktima-vendngjarje

KORÇË- Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e 20-vjeçarit Johan Zuko në Korçë. Sipas informacioneve paraprake, i riu është përfshirë në një konflikt me autorin e dyshuar pak para se të qëllohej për vdekje.

Sipas raportimeve nga vendngjarja, në dorën e viktimës është gjetur një thikë, e cila është sekuestruar nga grupi hetimor dhe po trajtohet si provë materiale.

Hetuesit po përpiqen të rindërtojnë dinamikën e konfliktit dhe të përcaktojnë se si nisi përplasja mes dy të rinjve, të cilët ishin shokë, dhe çfarë ndodhi në momentet para të shtënave. 

Ndërkohë, autori i dyshuar është larguar nga vendngjarja dhe vijon të jetë në arrati. Policia ka intensifikuar kërkimet për kapjen e tij.

8 ORE ME PARE

E ndoqi dhe e vrau me kallashnikov...DETAJE nga vrasja në Korçë, viktima dhe autori ishin shokë

Tronditet Korça/ E ndoqi brenda pallatit dhe e ekzekutoi, autori ishte
viktima-vendngjarje

KORÇË- Detaje të reja dalin në dritë nga vrasja e 20-vjeçarit Johan Zuko në Korçë. Sipas burimeve, viktima dhe autori i dyshuar kanë qenë shokë dhe janë rritur së bashku.

Autori i dyshuar rezulton të ketë precedentë penalë, ndërsa më herët është përfshirë në ngjarje të lidhura me armëmbajtjen pa leje dhe plagosjen.

Megjithatë, ende mbetet i paqartë motivi që çoi në përplasjen mes dy të rinjve, të cilët njiheshin prej vitesh. Këto të dhëna e bëjnë edhe më kompleks hetimin për zbardhjen e plotë të rrethanave të vrasjes.

20-vjeçari dyshohet se u qëllua me armë zjarri nga autori, i cili e ka ndjekur deri në hyrjen e një pallati, ku kishte tentuar t'i fshihej. 

Pasi kreu krimin, autori është larguar nga vendi i ngjarjes dhe vijon të jetë në arrati. Policia ka arritur ta identifikojë dhe ka intensifikuar kontrollet në terren për lokalizimin dhe kapjen e tij. Ndërkohë, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e dinamikës së ngjarjes./ZËRI

8 ORE ME PARE

U qëllua me kallashnikov, ky është 20-vjeçari, pjesë e Forcave të Armatosura (FOTO)

Tronditet Korça/ E ndoqi brenda pallatit dhe e ekzekutoi, autori ishte
Johan Zuko

KORÇË- Ky është 20-vjeçari Johan Zuko, i cili mbeti i vrarë pasditen e sotme në lagjen nr. 14 të Korçës. Zuko mësohet të ketë qenë ushtarak dhe pjesë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

20-vjeçari dyshohet se u qëllua me armë zjarri nga autori, i cili e ka ndjekur deri në hyrjen e një pallati, ku kishte tentuar t'i fshihej. 

Pasi kreu krimin, autori është larguar nga vendi i ngjarjes dhe vijon të jetë në arrati. Policia ka arritur ta identifikojë dhe ka intensifikuar kontrollet në terren për lokalizimin dhe kapjen e tij. Ndërkohë, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e dinamikës së ngjarjes.

8 ORE ME PARE

Vrasja e 20-vjeçarit në Korçë, Policia identifikon autorin dhe ngre postoblloqe për kapjen e tij

Tronditet Korça/ E ndoqi brenda pallatit dhe e ekzekutoi, autori ishte
pamje nga vendngjarja

KORÇË- Korça është tronditur pasditen e sotme nga vrasja e 20-vjeçarit Johan Zuko, i cili dyshohet se u qëllua me armë zjarri në lagjen nr. 14 të qytetit.

Policia ka arritur të identifikojë autorin e dyshuar dhe ka intensifikuar kërkimet për lokalizimin dhe kapjen e tij. Në disa zona janë ngritur postblloqe, ndërsa efektivët po kontrollojnë akset rrugore dhe zonat përreth. Gjithashtu, Policia po sekuestron edhe kamerat e sigurisë të bizneseve dhe banesave në zonën ku ndodhi krimi, me qëllim rindërtimin e lëvizjeve të viktimës dhe autorit para dhe pas vrasjes.

20 vjeçari Johan Zuko, i cili mësohet të ketë qenë ushtarak dhe pjesë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, u vra pasditen e sotme në lagjen nr.14 të Korçës. Mësohet se i riu ishte fshehur në hyrjen e një apartamenti, ndërkohë që autori e ka ndjekur dhe më pas e ka qëlluar për vdekje me kallashnikov. Pas krimit, autori është larguar nga vendngjarja dhe vijon të jetë në kërkim. 

8 ORE ME PARE

Vritet me armë 20-vjeçari në Koçë, pjesë e Forcave të Armatosura! Viktima u fsheh, autori e ndoqi dhe e vrau (EMRI)

Tronditet Korça/ E ndoqi brenda pallatit dhe e ekzekutoi, autori ishte
pamje nga vendngjarja

KORÇË- Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e sotme në lagjen nr.14 në qytetin e Korçës, ku një 20-vjeçar ka mbetur i vrarë.

Viktima është identifikuar si Johan Zuko, i cili dyshohet se ishte pjesë e Forcave të Armatosura. Sipas informacioneve paraprake, është ndjekur nga autori i dyshuar, ndërsa në përpjekje për t’u shpëtuar të shtënave, është fshehur në hyrjen e një apartamenti. 

Autori dyshohet se e ka gjetur 20-vjeçarin dhe e ka qëlluar me kallashnikov. Pas ngjarjes, ai është larguar nga vendi i krimit dhe ndodhet në arrati.

Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe kanë nisur veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar. Ndërkohë, pritet njoftimi zyrtar i Policisë për të dhënë më shumë detaje mbi ngjarjen.

Poll

MOS HUMB