LIVE UPDATES

Vrasja e gjyqtarit Kalaja ‘ndez’ Kuvendin! Seanca mbyllet pas 2 orësh, socialistët kalojnë për votim rezolutat

➤Seanca e sotme në Kuvend është shoqëruar me debate të forta, ku opozita ka kërkuar përgjegjësi për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja. ➤PD kërkoi dorëheqjen e ministres së brendshme Albana Koçiu, ndërsa seanca u ndërpre për disa minuta për shkak se Flamur Noka e quajti ministrin e drejtësisë Besfort Lamallari ‘idiot’. ➤Edhe pas rinisjes së saj, PD këmbënguli për mungesën e llogaridhënies nga qeveria, ndërsa me kërkesë të socialistëve Peleshi kaloi për votim 4 projektrezolutat që ishin në rendin e ditës, edhe pse në Konferencën e Kryetarëve kishin rënë dakord për 10 orë debat.

8 artikuj për këtë temë.
7 MUAJ ME PARE

Ishin parashikuar 10 orë diskutime/ Mazhoranca voton 4 rezolutat e rendit të ditës, mbyllet seanca

Vrasja e gjyqtarit Kalaja ‘ndez’ Kuvendin! Seanca mbyllet pas 2
votimi i 4 rezolutave

TIRANË- Kuvendi ka mbyllur seancën plenare që ishte parashikuar të zgjaste 10 orë diskutime, duke kaluar në votim rendin e ditës më kërkesë të kreut të Grupit Parlamentar të PS-s, Taulant Balla. Kryeparlamentari Niko Peleshi kaloi për votim 4 raportet e institucioneve. 

4 raportet e institucioneve:

-Raportin e veprimtarisë së Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) për vitin 2024. 4
-Raportin e eprimtarisë së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (KDIMDP) për vitin 2024.
-Raportin e veprimtarisë vjetore të Entit Rregullator të Energjisë (ERE) për vitin 2024.
-Raportin e vjetor i veprimtarisë së Entit Rregullator të Ujit (ERRU) për vitin 2024.

Seanca plenare e kësaj të enjtje është zhvilluar mes tensioneve pasi opozita ka kundërshtuar të përfshihet në rendin e ditës, teksa ka vijuar me akuzat ndaj qeverisë lidhur me vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja. Kryeparlamentari Peleshi ka ndërprerë seancën me disa pausa të shkurtra, me qëllim uljen e tensioneve mes palëve./ZËRI

7 MUAJ ME PARE

Opozita refuzon kalimin në rendin e ditës, Balla kërkon votim të rezolutave, "negocion" Peleshi me 10 minuta pushim

Vrasja e gjyqtarit Kalaja ‘ndez’ Kuvendin! Seanca mbyllet pas 2
niko peleshi-taulant balla

TIRANË- Kuvendi është përfshirë nga debatet pasi opozita refuzon të përfshihet ne rendin e ditës, duke vijuar me akuzat për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja dhe duke bërë përgjegjës qeverinë. Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, kërkoi hedhjen në votim për 4 rezolutat e parashikuara në rendin e ditës. 

"Konstatoj që pjesa tjetër e sallës, nuk do që të hyjmë në rendin e ditës dhe propozoj kalimin në votim të katër pikave të rendit të ditës. Shqyrtimi i mocionit me debat të kalojë ne seancën pasardhëse. Hidheni në votim.", tha Balla.

Ndërkohë, kryeparlamentari Niko Peleshi kërkoi 10 minuta pushim me qëllim uljen e tenioneve dhe rikthimin e seancës në rendin e ditës. 

"Mbi bazën e Rregullores, 10 minuta pushim për të shpresuar rikthimin në normalitet. 10 minuta pushim.", kërkoi Peleshi. 

7 MUAJ ME PARE

PD kërkoi dorëheqjen e saj, Koçiu: S'më intimidoni duke më treguar me gisht, nëse do kishte një polic përgjegjës do ishte arrestuar

Vrasja e gjyqtarit Kalaja ‘ndez’ Kuvendin! Seanca mbyllet pas 2
albana kociu

TIRANË- Ministrja e Brendshme Albana Koçiu iu është përgjigjur akuzave të opozitës, që kërkuan dorëheqjen e saj pas vrasjes së gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja. Koçiu tha se në rast se do të kishte një efektiv policie përgjegjës për vrasjen e gjyqtarit ai do të ishte vënë në pranga.

Koçiu: Kush ka qenë nxitësi dhe bullizuesi më i madh. Nxitësi dhe urrejtësi dhe njeriu më i pështirë që mund të ekzistojë në këtë politikë parlamentar. Iu dëgjova të gjithëve dhe keni merakun sikur kam gënjyer dhe mashtruar. Ju e dini fare mirë, një pjesë e juaja janë juristë. Nëse do kishte përgjegjësi një polic, do ishte në arrest. Policia ka kryer veprimet e veta ligjore, mjafton të shihni bazën ligjore që ky Kuvend e ka miratuar që në vitin 2016. Jam e bindur që nuk u pëlqen deputetëve. Produkti i kësaj reforme janë ndarjet e qarta të gjithsecilit. Më vjen keq, nuk më intimidon duke më treguar me gisht. Jam një grua në detyrë, kjo gjuhë e juaja ka krijuar këtë ngarkesë. Mos e politizo situatën.

Peleshi: Z.Noka vërejtje

Koçiu: Turp të kesh, ktheji nga vetja të gjitha këto që thua.

Peleshi: Z. Noka iu heq të drejtën e fjalës ditën e sotme. 

E gjithë seanca e sotme është shoqëruar me debate të forta, për shkak se opozita ka bërë përgjegjëse qeverinë për vrasjen e gjyqtarit Kalaja në sallën e gjyqit. /ZËRI

7 MUAJ ME PARE

Flamur Noka quajti ministrin e drejtësisë “idiot”, Peleshi ndërpret për disa minuta seancën

Vrasja e gjyqtarit Kalaja ‘ndez’ Kuvendin! Seanca mbyllet pas 2
seanca plenare

TIRANË- Seanca e sotme në Kuvend, e cila nisi me debate të forta mes PD dhe PS-së pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, u ndërpre për disa minuta, me kërkesë të kreut të grupit parlamentar socialist Taulant Balla. Shkak për këtë u bë ndërhyrja e vazhdueshme e deputetëve të opozitës, gjatë fjalës së ministrit të drejtësisë Besfort Lamallari. Flamur Noka nga vendi e quajti ministrin në mënyrë të përsëritur me fjalën “idiot”.

Lamallari akuzoi opozitën për përdorim të gjuhës së urrejtjes ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve. “Ju duhet t’ju vijë turp”, tha ai. Ndërsa kreu i grupit të PD, Gazement Bardhi iu përgjigj ashpër Lamallarit, duke e quajtur atë “i pafytyrë”.

“U bë seanca e disatë radhazi, por sot po arrihet kulmi, kërkohet fjala për procedurë. Në procedurë kërkohet dorëheqja e një ministri. Në seriozitetin e një parlamenti, një grup parlamentar i disa deputetëve, nëse do të kishte dhembur shpirtin seriozisht, mund të kishin ardhur me kërkesë procedurale. Javën e ardhshme do të kemi një debat 12 orë e gjysmë për 5 institucionet e drejtësisë që do raportojnë.

Nuk mund të kryej më debat për një çështje, fyejmë familjen e të ndjerit. Presin distancim, që nga dera e gjykatës kërcënojnë prokurorë e gjyqtarë. Unë jam i shumicës, fjala për procedurë merret kur bëhet fjalë për rendin e ditës. Kemi bërë diskutim në Konferencën e Kryetarëve, sot tha njëri, nuk do kemi teatër. Ky njeri këtu nuk ka vend, i bërtiste ministrit ‘o idiot’. Ose t’i kërkojë ndjesë ministrit, ose zoti kryetar kërkoj 5 minuta pushim dhe ky person të dalë jashtë”, tha Taulant Balla./ZËRI 

7 MUAJ ME PARE

Bardhi kërkoi dorëheqjen e ministres së brendshme, Lamallari: Mos bëni politikë me vdekjen, nuk kanë kaluar të shtatat

Vrasja e gjyqtarit Kalaja ‘ndez’ Kuvendin! Seanca mbyllet pas 2
besfort lamallari

TIRANË- Ka nisur me debate dhe një minutë heshtje seanca e sotme parlamentare, ku deputetët e opozitës kërkuan llogari për mungesën e masave të sigurisë në gjykata. Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, kërkoi dorëheqjen e ministres së Brendshme, Albana Koçiu, që ditën e vrasjes së gjyqtarit tha se policia nuk ka përgjegjësi për sigurinë në gjykata.

Në përgjigje të kërkesës së Gazment Bardhit për dorëheqjen e ministres së Brendshme, foli, ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari i cili deklaroi se është e rëndë të bësh politikë mbi vrasjet. Lamallari akuzoi opozitën për përdorim të gjuhës së urrejtjes ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve. “Ju duhet t’ju vijë turp,” tha ai.

“Të bësh politikë me vrasjen dhe me një rast tragjik, të bësh retorikë politike mbi një ngjarje të tillë, është e rëndë. Ende nuk janë bërë të shtatë [ditët e zisë]. Keni përgjegjësi për gjithë gjuhën denigruese që keni përdorur — nga daljet në ballkon, nga sharjet dhe telendisjet ndaj SPAK dhe ‘SKRAP’, çdo të hënë, nga ‘Altin Dumanit’ te ‘Altin Troplini’. Këto janë akuzat dhe gjuha e urrejtjes që keni nxitur ndaj gjyqësorit. Keni ndërsyer militantët. Mos bëj zhurmë — unë flas këtu si përfaqësues i institucioneve të drejtësisë. Nuk keni lënë prokuror pa sulmuar, keni anatemuar partnerët strategjikë, ambasadorin e SHBA-së, të BE-së, vetëm sepse mbështesin reformën në drejtësi. Dhe sot keni gojë të flisni? Çfarë është kjo? S’keni turp! Prandaj ju kanë lënë shqiptarët aty ku ju kanë lënë,” tha Lamallari.

Bardhi iu përgjigj ashpër Lamallarit, duke e quajtur atë “i pafytyrë”.

Ndërsa kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, tha se Rregullorja e Kuvendit nuk parashikon mundësinë për të kërkuar dorëheqjen e një ministri ndërsa kërkoi largimin nga seanca të gazment Bardhit me arsyen se ka fyer Ministrin e Drejtësisë Lamallari.

7 MUAJ ME PARE

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Topalli: As në Ekuador nuk ka ndodhur kjo, nëse nuk reflektojmë na pret humnera

Vrasja e gjyqtarit Kalaja ‘ndez’ Kuvendin! Seanca mbyllet pas 2
jozefina topalli

TIRANË- Ka nisur me debate seanca e sotme parlamentare, ku deputetët e opozitës kërkuan një reagim të fortë pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, si dhe dorëheqjen e ministrit të drejtësisë Besfort Lamallari, dhe asaj të brendshme Albana Koçiu.

Deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, kërkoi reagimin e shtetit pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e Gjykatës së Apelit teksa po jepte një vendim, ndërsa tha se minuta e heshtjes e mbajtur në Kuvend ishte një hipokrizi.

“As në Ekuador nuk ka ndodhur që të vritet gjykatësi në sallën e gjyqit. As mafia italiane nuk e ka bërë një gjë të tillë. Kjo gjë ka ndodhur në vendin tonë. Kjo vrasje hoqi edhe një herë iluzionin se në këtë vend ka shtet. Nëse nuk reflektojmë, ky vend do të shkojë në humnerë”, shtoi Topalli.

Gjyqtari Astrit Kalaja u ekzekutua me armë zjarri të hënën, më 6 tetor, teksa po jepte një vendim për çështje pronësie. Autori Elvis Shkambi u arrestua nga policia. Një javë më pas, në sallën e gjyqit, Shkambi i kërkoi falje publike familjes së gjykatësit dhe tha se e kreu vrasjen për shkak të dështimit të institucioneve për të dhënë drejtësi për çështjen e tij.

7 MUAJ ME PARE

Enver Hoxha në listën e personaliteteve të lindur në muajin Tetor/ Niko Peleshi kërkon ndjesë

Vrasja e gjyqtarit Kalaja ‘ndez’ Kuvendin! Seanca mbyllet pas 2
niko peleshi

TIRANË- Kreu i Kuvendit Niko Peleshi e ka nisur seancën e sotme, me një kërkim ndjese, për përmendjen e Enver Hoxhës në listën e personaliteteve që kanë lindur në muajin Tetor. Në nisje të seancës plenare, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi kërkoi ndjesë për debatin e shkaktuar lidhur me nderimin e ish-diktatorit, Enver Hoxha.

Peleshi tha se teksti është nxjerrë pa interpretim nga fjalori enciklopedik i shkencave të Shqipërisë.

Ai theksoi se mënyra e prezantimit të këtij materiali ka krijuar perceptimin e gabuar dhe ka nxitur shqetësim, teksa nënvizoi se periudha e komunizmit nuk duhet të  kujtohet në mënyrë të kujdesshme.

Peleshi: Në emër të Kuvendit të Shqipërisë dua të shpreh keqardhjen edhe ndjesën për keqkuptimin dhe perceptimin e krijuar pavarësisht qëllimit të thjeshtë të këtij materiali, pa pasur parasysh të mbrojë apo të vlerësojë ndonjë figurë të veçantë, aq më tepër për Enver Hoxhën i cili është përmendur vetëm për shkak të vitit të lindjes.Teksti është nxjerrë pa interpretim nga fjalori enciklopedik i shkencave të Shqipërisë, por me sa rezultoi nga shërbimet përkatëse nuk është mbajtur siç duhet teksti.  Mënyra e prezantimi të këtij materiali ka krijuar perceptimin e gabuar dhe ka nxitur shqetësim. Ajo periudhë nuk duhet kujtuar në mënyrë të kujdesshme.

Për kreun e PD-së Sali Berisha, ndjesa e kërkuar nga Peleshi ishte hipokrite dhe jo e ndjerë.

Berisha: Por ti e hape parlamentin me një apologji hipokrite. Enver Hoxhën e fute ti me urdhër të Edi Ramës në axhendë. Kryexhelatin e shqiptarëve, Hitlerin e shqiptaërve e futët ju. Nuk është gabim, nuk është aberracion i librarisë.

Ka një ligj ky parlament të vitit 1992, që ndalon dhe dënon propagandën komuniste për Enver Hoxhën. Ka rezolutë parlamenti. Nuk është punë biblioteke kjo. Rezolutat e parlamentit janë të detyruara.

Imagjinoni ju se çfarë do ndodhte po të futej Hitleri në Bundestag. Ju do thoni nuk ishte Enver Hoxha në përmasat e Hitlerit. Unë u them ju këtu se në prill të vitit 1991, samiti i EDU e ka vlerësuar në deklaratën e tij Enver Hoxhën si Hitleri i pasluftës. Ka disa anologjira, infanticidi mes të tjerash./ZËRI 

7 MUAJ ME PARE

Sot Kuvend, seanca nis me një minutë heshtje për gjyqtarin Astrit Kalaja (RENDI I DITËS)

Vrasja e gjyqtarit Kalaja ‘ndez’ Kuvendin! Seanca mbyllet pas 2
kuvend

TIRANË- Kuvendi do të mblidhet sot për seancën plenare, në orën 10:00,  e cila do të nisë me një minutë heshtje në nderim të gjyqtarit të Apelit të Tiranës, Astrit Kalaja, i vrarë mesditën e së hënës në sallën e gjyqit. Në seancën e sotme parashikohet në rend dite të shqyrtohet raporti i veprimtarisë së Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) për vitin 2024. Ndërkohë, para fillimit të seancës, në orën 09:30, do të mbahet Konferenca e Kryetarëve, ku do të përcaktohet koha dhe mënyra e zhvillimit të debatit për raportimet e institucioneve.

Drejtuesi i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), Gentian Sala, do të hapë seancën plenare ku do të prezantojë raportin për veprimtarinë e këtij institucioni gjatë vitit 2024, me një kohëzgjatje prej 20 minutash. Më pas do të lexohen dhe votohet projektrezoluta e përgatitur nga Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm, së bashku me Komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale.

Gjithashtu, komisioneri Besnik Dervishi do të prezantojnë raportin e veprimtarisë së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (KDIMDP) për vitin 2024. Kuvendi më pas do të shqyrtojë raportin e veprimtarisë vjetore të Entit Rregullator të Energjisë (ERE) për vitin 2024. Petrit Ahmeti, kryetari i Entit Rregullator të Energjisë (ERE), do të raportojë për veprimtarinë e këtij institucioni gjatë vitit të kaluar. Pritet të shpaloset edhe raporti vjetor i Entit Rregullator të Ujit (ERRU) nga Kryetarja e Komisionit Rregullator, Gerta Lubonja.

Në seancën e kaluar të datës 29 shtator, demokratët kërkuan sërish zhvillimin e një debati në Kuvend për programin qeverisës, ndërsa deputetët e rinj të mazhorancës në Kuvend, kritikuan sjelljen e opozitës./ZËRI

Poll

MOS HUMB