Shoqata Evropiane e Gjyqtarëve shpreh ngushëllimet për vrasjen e Astrit Kalasë: Si mund t’ju ndihmojmë?
TIRANË-Shoqata Europiane e Gjyqtarëve ka reaguar, lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi ditën e djeshme, më 6 tetor, ku mbeti i vrarë gjyqtari Astrit Kalaja pas një seance gjyqësore. Shoqata e konsideron të rëndë dhe në kufijtë e aktit terrorist, vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja. Në letërn drejtuar Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë, presidenti i EAJ, Mikael Sjoberg ofron gjithashtu mbështetjen e organizatës për kolegët shqiptarë.
Letra e Shoqtaës Evropiane të Gjyqtarëve:
Të dashur kolegë,
Sipas lajmeve, mësuam se një gjyqtar shqiptar është vrarë gjatë ushtrimit të detyrës së tij të hënën. Në emër të Bordit të EAJ, dëshiroj të shpreh ngushëllimet dhe tronditjen tonë për këtë ngjarje tragjike ndaj shoqatës shqiptare. Njëkohësisht, do të donim të dinim nga ju më shumë për atë që ka ndodhur dhe nëse EAJ mund të ofrojë ndonjë ndihmë.
Faleminderit për vëmendjen tuaj.
Me respekt,
Mikael Sjoberg
President i Shoqatës Evropiane të Gjyqtarëve.
Vrasja e Astrit Kalasë/ Gjyqtarët e Shqipërisë në mbledhje urgjente: Moment reflektimi, drejtësia do të vazhdojë
TIRANË-Pas vrasjes së gjykatësit Astrit Kalaja, Gjykata e Lartë ka thirrur një mbledhje urgjente me të gjithë gjyqtarët e Shqipërisë. Gjyqtarët e Republikës së Shqipërisë do të mbajnë një mbledhje të veçantë, e cila do të zhvillohet ditën e enjte, më datë 9 tetor 2025, ora 10:00, në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Gjykata e Lartë njofton se mbledhja do të shërbejë si reflektim dhe do të shprehë qartë se aktet e dhunës, kërcënimit, e presionit nuk do të ndalojnë gjyqtarin të kryejë detyrën.
Reagimi i Gjykatës së Lartë:
Ngjarja e rëndë dhe e dhimbshme e ndodhur së fundmi, që tronditi thellë sistemin gjyqësor dhe opinionin publik, ka nxjerrë në pah gjendjen e brishtë të sigurisë, por edhe rëndësinë e respektit që duhet të shoqërojë ushtrimin e funksionit gjyqësor.
Pas dakordësisë së shprehur nga të gjithë gjyqtarët e Gjykatës së Lartë dhe pas takimit të zhvilluar me zëvendëskryetarët e të gjitha gjykatave të vendit, është autorizuar Kryetari i Gjykatës së Lartë që, në ushtrim të përgjegjësive institucionale, të thërrasë të gjithë gjyqtarët e Republikës së Shqipërisë në një mbledhje të veçantë, e cila do të zhvillohet ditën e enjte, më datë 9 tetor 2025, ora 10:00, në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Kjo mbledhje përfaqëson një moment të rëndësishëm bashkimi, reflektimi dhe force morale për gjithë trupën gjyqësore të vendit, e cila do të shprehë qartë dhe me dinjitet se:
-asnjë akt dhune nuk do ta përkulë drejtësinë;
-asnjë kërcënim nuk do ta ndalë gjyqtarin të kryejë me ndershmëri detyrën;
-asnjë presion politik apo publik nuk do të cenojë pavarësinë e gjykimit.
Gjyqtarët e Republikës së Shqipërisë do të qëndrojnë të bashkuar, me kurajë dhe vendosmëri, për të mbrojtur jo vetëm jetën dhe dinjitetin e tyre, por edhe vetë të drejtën e qytetarëve për një drejtësi të paanshme dhe të pavarur.
Në këtë moment të ndjeshëm, trupa gjyqësore i drejtohet opinionit publik me besim dhe respekt, duke ftuar të gjithë të kuptojnë se drejtësia nuk është armike e askujt, por mburoja më e fortë e shoqërisë dhe e çdo qytetarindaj padrejtësisë dhe dhunës. Ky është një moment që kërkon forcë, qetësi dhe unitet. Drejtësia shqiptare do të vazhdojë misionin e saj me dinjitet, besim dhe vendosmëri.
Si ndodhi ngjarja?
Gjyqtari Astrit Kalaja humbi jetën ditën e djeshme, 6 tetor, gjatë një seanca gjyqësore. Ai po shyrtonte një çështje që kishte të bënte me një rast pronësie në qarkun e Shkodrës. Autori, Elvis Shkambi, ka pretenduar se ka qenë palë e dëmtuar në çështjen e pronësisë. Momenti fatal i të shtënave është regjistruar sapo gjyqtari Astrit Kalaja është çuar për të dhënë vendimin. Në atë moment, Shkambi ka nxjerrë pistoletën dhe e ka qëlluar gjyqtarin me 3 plumba në gjoks. Gjyqtari Astrit Kalaja nuk arriti t'i mbijetonte 3 plumbave në gjoks dhe humbi jetën rrugës për në spital. Ndërkohë, si pasojë e plumbave kanë mbetur të plagosur edhe 2 persona të tjerë (babë e bir) Rakip dhe Ervis Kurtaj, të cilët aktualisht ndodhen në spital. Në pranga kanë rënë autori, xhaxhai i tij Gjon Shkambi dhe roja e sigurisë, Banush Koxhaj, që e lejoi hyrjen e armatosur të autorit në ambientet e gjykatës, ku ndodhi krimi./ZËRI
Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja pezullon të gjitha proceset hetimore dhe gjyqësore
TIRANË-Ngjarja e rëndë ndodhur mesditën e djeshme ku, gjyqtari Astrit Kalaja u vra gjatë një seanca gjyqësore, nuk ka kaluar pa pasoja në procesin gjyqësor në vend. Pas vrasjes së Kalasë, Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë ka marrë vendimin të bojkotojë të gjitha proceset hetimore dhe ato gjyqësore penale, civile dhe administrative në të gjitha nivelet e gjykimit, për datat 9 dhe 10 tetor 2025.
Ky vendimi i tyre, është një thirrje drejtuar opinionit publik, politikës shqiptare, Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, si dhe të gjitha palëve të ndërgjegjshme, që të angazhohen me përgjegjësi maksimale për sigurimin e jetës dhe shëndetit të figurave të drejtësisë.
VENDIM- KOMITETI DREJTUES I DHOMËS SË AVOKATISË SË SHQIPËRISË
Komiteti Drejtues i Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë përcjell me shqetësim të thellë ngjarjen tragjike të vrasjes së gjyqtarit të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, z. Astrit Kalaja, si një nga ngjarjet më të rënda dhe të paprecedenta të ndodhura ndonjëherë në sistemin e drejtësisë.
Komiteti vendosi njëzëri të bojkotojë të gjitha proceset hetimore dhe ato gjyqësore — penale, civile dhe administrative — në të gjitha nivelet e gjykimit, për datat 9 dhe 10 tetor 2025.
Ky bojkot është një thirrje drejtuar opinionit publik, politikës shqiptare, Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, si dhe të gjitha palëve të ndërgjegjshme, që të angazhohen me përgjegjësi maksimale për sigurimin e jetës dhe shëndetit, si dhe të veprimtarisë e aktivitetit të gjyqtarëve, prokurorëve dhe avokatëve, në ushtrimin e detyrave të tyre për realizimin dhe funksionimin e drejtësisë.
Ky vendim nuk shtrin efektet e tij mbi masat e sigurimit në procesin penal.
Urdhërohen të gjithë kryetarët e dhomave vendore të avokatisë për ekzekutimin e këtij vendimi.
KRYETARI
Prof. Dr. Maksim Haxhia
Si ndodhi ngjarja?
Gjyqtari Astrit Kalaja humbi jetën ditën e djeshme, 6 tetor, gjatë një seanca gjyqësore. Ai po shyrtonte një çështje që kishte të bënte me një rast pronësie në qarkun e Shkodrës. Autori, Elvis Shkambi, ka pretenduar se ka qenë palë e dëmtuar në çështjen e pronësisë. Momenti fatal i të shtënave është regjistruar sapo gjyqtari Astrit Kalaja është çuar për të dhënë vendimin. Në atë moment, Shkambi ka nxjerrë pistoletën dhe e ka qëlluar gjyqtarin me 3 plumba në gjoks. Gjyqtari Astrit Kalaja nuk arriti t'i mbijetonte 3 plumbave në gjoks dhe humbi jetën rrugës për në spital. Ndërkohë, si pasojë e plumbave kanë mbetur të plagosur edhe 2 persona të tjerë (babë e bir) Rakip dhe Ervis Kurtaj, të cilët aktualisht ndodhen në spital. Në pranga kanë rënë autori, xhaxhai i tij Gjon Shkambi dhe roja e sigurisë, Banush Koxhaj, që e lejoi hyrjen e armatosur të autorit në ambientet e gjykatës, ku ndodhi krimi./ZËRI
Kush e ka fajin për vrasjen e gjyqtarit? KLGJ: I kërkuam mbrojtje Policisë, na thanë ‘s’kemi mjaftueshëm efektivë’
TIRANË- Këshilli i Lartë Gjyqësor në një deklaratë për mediat, është shprehur se prej kohësh ka kërkuar shtimin e punonjësve të policisë në sallat e gjyqit dhe në ambientet e gjykatave, për shkak të ngjarjeve që mund të sillnin pasoja në jetët e gjyqtarëve dhe personelit. Në një shkresë që i kanë drejtuar Policisë së Shtetit, në Nëntor të vitit 2023, këshilli ka kërkuar shtimin e efektivëve në sallë. Por në përgjigjen që kanë marrë në këmbim, Policia e Shtetit ka njoftuar se “aktualisht e kemi të pamundur shtimin dhe planifikimin e punonjësve të policisë për sigurimin e ambienteve të brendshme të gjykatave dhe gjatë zhvillimit të seancave gjyqësore, për shkak të limitit të kufizuar të personelit policor”.
Pas kësaj përgjigjeje, Këshilli i Lartë Gjyqësor, me shkresën nr. 5489/3 Prot., datë 15.12.2023, i është drejtuar zyrtarisht Ministrisë së Brendshme, duke kërkuar ndërhyrje urgjente: “Duke marrë shkas nga ngjarjet e fundit të kërcënimeve ndaj gjyqtarëve, si pasojë e ushtrimit të detyrës, kërkojmë marrjen e masave për shtimin e organikës dhe planifikimin e punonjësve të Policisë së Shtetit për sigurimin e ambienteve të brendshme të gjykatave dhe prezencën e tyre gjatë zhvillimit të seancave gjyqësore publike.”
DEKLARATA E PLOTË E KLGJ
Këshilli i Lartë Gjyqësor shpreh edhe njëherë dhimbjen më të thellë dhe indinjatën më të madhe për ngjarjen tragjike të ndodhur, ku në ushtrim të detyrës, gjyqtari Astrit Kalaja humbi jetën brenda sallës së gjyqit.
Ky akt i rëndë përbën një sulm ndaj vetë themeleve të drejtësisë, ndaj autoritetit të gjykatës dhe ndaj rendit kushtetues të Republikës së Shqipërisë.
Këshilli i Lartë Gjyqësor, në emër të gjithë trupës gjyqësore të vendit, shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes, kolegëve dhe komunitetit të gjyqtarëve, duke theksuar se drejtësia nuk mund të gjunjëzohet nga dhuna.
Në këtë situatë të rëndë, Këshilli i Lartë Gjyqësor u mblodh sot në Mbledhje të Jashtëzakonshme, për të shqyrtuar rrethanat e ngjarjes dhe për të analizuar masat aktuale të sigurisë në gjykata.
Në përfundim të mbledhjes, Këshilli vendosi të bëjë publike të gjitha shkresat dhe korrespondencën zyrtare që ka zhvilluar me institucionet përgjegjëse për garantimin e sigurisë në ambientet gjyqësore, me qëllim transparencën dhe informimin e publikut.
Këshilli i Lartë Gjyqësor informon se, në të gjitha gjykatat e Republikës së Shqipërisë, Policia e Shtetit aktualisht ofron shërbimin e saj vetëm me një punonjës në hyrjen kryesore ku lëvizin palët dhe publiku.
Në zbatim të pikës 2 të VKM Nr. 333, datë 28.04.2010, “Për ruajtjen dhe sigurinë e objekteve shtetërore”, gjykatat duhet të ruhen nga punonjës të Policisë së Shtetit, për të garantuar rendin dhe qetësinë gjatë seancave gjyqësore. Jashtë orarit zyrtar, ruajtja kryhet nga “Illyrian Guard”, e cila është një kompani shtetërore në varësi të Ministrisë së Brendshme.
Duke vlerësuar se gjykatat janë objekte të një rëndësie të veçantë, Këshilli ka paralajmëruar në mënyrë të përsëritur se mungesa e prezencës efektive të policisë në sallat e gjyqit krijon risk serioz për sigurinë e gjyqtarëve, stafit dhe publikut.
Me shkresën nr. 5489/1 Prot., datë 02.11.2023, drejtuar Policisë së Shtetit dhe për dijeni Ministrisë së Brendshme, Këshilli ka kërkuar shtimin e punonjësve të Policisë së Shtetit në ambientet e brendshme të gjykatave dhe sallave të gjykimit gjatë zhvillimit të seancave.
Në përgjigje, me shkresën nr. 9683/3 Prot., datë 11.12.2023, Policia e Shtetit ka njoftuar se “aktualisht e kemi të pamundur shtimin dhe planifikimin e punonjësve të policisë për sigurimin e ambienteve të brendshme të gjykatave dhe gjatë zhvillimit të seancave gjyqësore, për shkak të limitit të kufizuar të personelit policor”.
Pas kësaj përgjigjeje, Këshilli i Lartë Gjyqësor, me shkresën nr. 5489/3 Prot., datë 15.12.2023, i është drejtuar zyrtarisht Ministrisë së Brendshme, duke kërkuar ndërhyrje urgjente:
“Duke marrë shkas nga ngjarjet e fundit të kërcënimeve ndaj gjyqtarëve, si pasojë e ushtrimit të detyrës, kërkojmë marrjen e masave për shtimin e organikës dhe planifikimin e punonjësve të Policisë së Shtetit për sigurimin e ambienteve të brendshme të gjykatave dhe prezencën e tyre gjatë zhvillimit të seancave gjyqësore publike.”
Në këtë moment të rëndë për sistemin e drejtësisë, Këshilli i Lartë Gjyqësor apelon për përgjegjësi të menjëhershme institucionale nga organet ligjzbatuese dhe ekzekutive, për të garantuar sigurinë fizike të gjyqtarëve dhe të gjithë pjesëmarrësve në proceset gjyqësore.
Ngjarje të tilla nuk mund të trajtohen si raste të izoluara, ato kërkojnë reagim të fortë, sistematik dhe të koordinuar, në mënyrë që të mos përsëritet më kurrë një humbje jete në sallën e gjyqit, vendi ku drejtësia duhet të mbrohet, jo të rrëzohet.
Në një reagim pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, ministrja e brendshme Albana Koçiu deklaroi se policia e shtetit nuk ka përgjegjësi për sigurinë brenda sallës së gjyqit. Por tashmë KLGJ, ka nxjerrë shkresat e kërkesës së tyre për ndërhyrje nga Ministria e Brendshme, të cilat duket se nuk janë marrë parasysh./ZËRI
Kreu i policisë së Shtetit dhe i Tiranës mbërrijnë në Gjykatën e Apelit, mbledhje për kushtet e sigurisë
TIRANË- Kreu i Policisë së Shtetit Ilir Proda dhe kreu i Policisë Tiranë Elton Alushi kanë mbërritur në Gjykatën e Apelit, aty ku një ditë më parë u vra brenda sallës së gjyqit Astrit Kalaja.
Gjykata e Apelit është bosh dhe e rrethuar me forca të sigurisë, e kthyer në një skenë krimi pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja brenda në sallë të gjyqit gjatë kohës që po ushtronte detyrën e tij.
Çdo seancë e parashikuar në kalendarin e ditës së sotme është anuluar. Ndërsa në sallën ku gjyqtari u qëllua për vdekje, kolegë të tij kanë vendosur lule për të nderuar kujtimin e tij.
Flamuri që qëndron në fasadën e godinës së institucionit të drejtësisë, është ulur në gjysmështizë, në shenjë respekti për të kujtuar gjyqtarin e ndjerë, që humbi jetën në krye të detyrës./ZËRI
“Ai gjyqtar që dënon nipin tim do përballet me plumba”, shoqërohet në polici Gjovalin Shkambi
SHKODËR- Policia e Shkodrës ka shoqëruar në komisariat Gjovalin Shkambin, pas deklaratave të tij se çdo gjyqtar që do të dënonte nipin e tij Elvis Shkambi, do të përballej me fatin e të ndjerit Astrit Kalaja. Menjëherë pas publikimit në media të deklaratës së frikshme të tij, policia ka shoqëruar në komisariat Shkambin, i cili së bashku me 5 fëmijët e tij jeton në godinën që është bërë mollë sherri mes familjeve në Shkodër.
Çfarë deklaroi Gjovalin Shkambi
“Ai gjyqtar që dënon nipin tim do të përballet me të njëjtën gjë, do të përballet me plumba, ka të njëjtin shpërblim. Ka 13 vjet që i shkojmë kryeministrit e gjithë qeverisë, na jepni pronën se ua kemi blerë. Provat i dhamë. Ose të na çojnë në burg, nëse e kemi privatizuar gabimisht. Familjes së ndjerit gjyqtar i ulem në gjunjë dhe i kërkoj hallallin me kishë e xhami.
Por ai që dënon atë djalë, ai gjykohet sikur është gjykuar Astriti. Kemi blerë pronën me ligj me rregulla, jemi me borxh. Kush dënon atë djalë të njëjtën gjë ka, në qoftë edhe Donald Trump edhe Papa, s’ka lojë me ne më. Ne i kemi fituar të gjitha gjyqet, i kemi me certifikatë, të hetojë shteti, se ka 13 vjet që i shkruaj Edi Ramës, liromë pronën. Dhe s’ka lojë më me ne".
Gjyqtari Astrit Kalaja u vra ditën e djeshme, 6 tetor, gjatë një seance gjyqësore. Ai po shyrtonte një çështje që kishte të bënte me një rast pronësie në qarkun e Shkodrës. Dyshohet se autori tashmë i identifikuar, Elvis Shkambi, ka pretenduar se ka qenë palë e dëmtuar në çështjen e pronësisë. Momenti fatal i të shtënave është regjistruar sapo gjyqtari Astrit Kalaja është çuar për të dhënë vendimin. Në atë moment, Shkambi ka nxjerrë pistoletën dhe e ka qëlluar gjyqtarin me 3 plumba në gjoks.
Gjyqtari Astrit Kalaja nuk arriti t'i mbijetonte 3 plumbave në gjoks dhe humbi jetën rrugës për në spital. Ndërkohë, si pasojë e plumbave kanë mbetur të plagosur edhe 2 persona të tjerë (babë e bir) Rakip dhe Ervis Kurtaj, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
Elvis Shkambi është autori i ngjarjes, i cili u arrestua menjëherë pas krimit, ndërsa në pranga ka rënë edhe xhaxhai i tij, Gjon Shkambi. Gjithashtu në pranga ka rënë edhe një punonjës sigurie i Gjykatës së Apelit Tiranë, i cili lejuar hyrjen e armatosur të autorit në ambientet e gjykatës, ku ndodhi krimi. Gjykata e Apelit ka marrë një vendim drastik pas vrasjes në sallën e gjyqit të magjistratit Astrit Kalaja. Ditën e sotme do të pezullohen të gjitha gjyqet në Gjykatën e Apelit, dhe asnjë qytetar nuk do të jetë i pranishëm në ambientet e këtij institucioni. /ZËRI
“Vetë e kërkove”/ U plagosën në sallën e gjyqit, zbardhet dëshmia e babë e bir: Na drejtoi armën, por s'kishte më plumba
TIRANË- Rakip dhe Ervis Kurtaj (babë e bir), të cilët u plagosën brenda sallës së gjyqit, ku u qëllua për vdekje gjyqtari Astrit Kalaja, kanë lënë Spitalin e Traumës një ditë pas ngjarjes së rëndë të regjistruar pranë gjykatës. Mësohet se të plagosurit, babë e bir, janë në gjendje të qëndrueshme dhe jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, burime për mediat bëjnë me dije se Rakip dhe Ervis Kurtaj kanë dëshmuar përpara oficerëve të policisë gjyqësore në lidhje me ngjarjen, teksa kanë rrëfyer momentet e panikut që kanë përfshirë të pranishmit në sallë. Sipas dëshmisë së tyre, ngjarja ka ndodhur brenda pak sekondash. Ashtu sikurse u raportua edhe më herët, dëshmitarët kanë pohuar se pasi gjyqtari Kalaja lexoi vendimin që ishte kundër familjes Shkambi u duk se ishin të dy të pakënaqur. Më pas, në momentin që gjytari do dilte nga dhoma drejt koridorit, 30-vjeçari Elvis Shkambi nxori armën posht xhakete e mbushi me plumbat që kishte në xhep dhe qëlloi 3-4 herë drejt gjykatësit.
Mësohet se gjyqtari Kalaja është përpjekur të mbrohet por ka qenë e pamundur për shkak të ambientit të vogël. Bëhet fjalë për një nga sallat më të vogla të apelit, salla numër 3, ku autori ka qenë vetëm 5 hapa larg gjyqtarit. Pasi e ka qëlluar, autori i ka shkuar afër dhe i ka thënë "vetë e kërkove", ndërsa më tej i është drejtuar edhe të pranishmëve në sallë dhe sekretares, por nuk ka pasur më plumba në pistoletë.
"Ndonse Kalaja u përpoq të mbrohej ishte e pamundur edhe për shkak të ambinetit të vogël por edhe se Elvisi i shkoi shumë afër dhe e qëlloi duke thënë “vet e kërkove”. Më tej ai na u drejtua edhe ne por nuk kishte më plumba, pastaj doli i qetë dhe mesa pamë edhe atë zonjën që mbante shënim (sekretaren) iu drejtua po shyqyr arma s’kishte më plumba. Ne u përpoqëm të ndihmonin gjyqtarin por ai nuk përmendej. Për punë minutash erdhi policia dhe ambulanca na mori. Kur dolëm jashtë ishte plot me polica që e morën dhe armën ja kishte lënë një punonjësi aty te dera e pam kur dolëm, ishte një armë shumëne vogël. Na erdhi shumë keq për gjyqtarin, po kjo punë edhe pritej ata kanë vite që na kërcënojnë dhe ishin thuajse të bindur që do na nxirnin nga banesat tona. Do ju hedhim në rrugë na thoshin sa herë takoheshim qoftë dhe kur na binte rruga rastësisht. Na janë kthyer në tmerr”, mësohet të kenë dëshmuar dy të plagosurit babë e bir, Rakip dhe Ervis Kurtaj.
Si ndodhi ngjarja?
Gjyqtari Astrit Kalaja humbi jetën ditën e djeshme, 6 tetor, gjatë një seanca gjyqësore. Ai po shyrtonte një çështje që kishte të bënte me një rast pronësie në qarkun e Shkodrës. Autori, Elvis Shkambi, ka pretenduar se ka qenë palë e dëmtuar në çështjen e pronësisë. Momenti fatal i të shtënave është regjistruar sapo gjyqtari Astrit Kalaja është çuar për të dhënë vendimin. Në atë moment, Shkambi ka nxjerrë pistoletën dhe e ka qëlluar gjyqtarin me 3 plumba në gjoks. Gjyqtari Astrit Kalaja nuk arriti t'i mbijetonte 3 plumbave në gjoks dhe humbi jetën rrugës për në spital. Ndërkohë, si pasojë e plumbave kanë mbetur të plagosur edhe 2 persona të tjerë (babë e bir) Rakip dhe Ervis Kurtaj, të cilët aktualisht ndodhen në spital. Në pranga kanë rënë autori, xhaxhai i tij Gjon Shkambi dhe roja e sigurisë, Banush Koxhaj, që e lejoi hyrjen e armatosur të autorit në ambientet e gjykatës, ku ndodhi krimi./ZËRI
“Provat i dhamë, s’ka lojë me ne”, xhaxhai i Elvis Shkambit: Ai që dënon nipin tim do të përballet me plumbat
SHKODËR- Gjovalin Shkambi, xhaxhai i autorit të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, ka bërë një deklaratë të frikshme gjatë ditës së sotme. Ai është shprehur se cilido gjyqtar që do të dënojë nipin e tij, e pret i njëjti fat me të ndjerin Kalaja. Gjovalin Shkambi shprehet se familja e tij është prerë në besë nga shteti, dhe se nuk e gëzojnë pronën që e kanë blerë prej vitesh. Sipas tij për konfliktin e pronës kanë vënë në dijeni edhe kryeministrin Edi Rama përmes shkresave.
Gjovalin Shkambi: Ai që do të dënoj nipin tim, do të përballet me plumba, kemi 13 vite që i shkruajmë kryeministrit dhe tërë qeverisë, e kemi ble pronën. Ai gjyqtar që do e dënoj ka të njëjtin shpërblim, provat i dhamë se pronën e kemi blerë. Familjes së të ndjerit gjyqtar i ulem në gjunjë, por kemi 13 vite që e informojmë shtetin, se e kemi blerë pronën me ligj dhe me rregulla, ska lojë me ne ma. Të njëjtën gjë e pret atë gjyqtar, që do e dënojë atë djalë, kemi 13 vite që i shkruajmë Edi Ramës, se jemi deri në fut me borxhe. Nuk kemi qenë në dijeni të krimit që do të kryente nipi. Më ka pre në besë shteti, se ne ja kemi blerë shtetit atë pronë.
View this post on Instagram
Gjovalin Shkambi jeton në godinën për të cilën familja e tij vijon proceset gjyqësore prej vitesh. Frika është e madhe për vijimin e përplasjes me banorët e tjerë që janë në proces gjyqësor, dhe që aktualisht jetojnë në këtë godinë.
Gjyqtari Astrit Kalaja u vra ditën e djeshme, 6 tetor, gjatë një seance gjyqësore. Ai po shyrtonte një çështje që kishte të bënte me një rast pronësie në qarkun e Shkodrës. Dyshohet se autori tashmë i identifikuar, Elvis Shkambi, ka pretenduar se ka qenë palë e dëmtuar në çështjen e pronësisë. Momenti fatal i të shtënave është regjistruar sapo gjyqtari Astrit Kalaja është çuar për të dhënë vendimin. Në atë moment, Shkambi ka nxjerrë pistoletën dhe e ka qëlluar gjyqtarin me 3 plumba në gjoks.
Gjyqtari Astrit Kalaja nuk arriti t'i mbijetonte 3 plumbave në gjoks dhe humbi jetën rrugës për në spital. Ndërkohë, si pasojë e plumbave kanë mbetur të plagosur edhe 2 persona të tjerë (babë e bir) Rakip dhe Ervis Kurtaj, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
Elvis Shkambi është autori i ngjarjes, i cili u arrestua menjëherë pas krimit, ndërsa në pranga ka rënë edhe xhaxhai i tij, Gjon Shkambi. Gjithashtu në pranga ka rënë edhe një punonjës sigurie i Gjykatës së Apelit Tiranë, i cili lejuar hyrjen e armatosur të autorit në ambientet e gjykatës, ku ndodhi krimi. Gjykata e Apelit ka marrë një vendim drastik pas vrasjes në sallën e gjyqit të magjistratit Astrit Kalaja. Ditën e sotme do të pezullohen të gjitha gjyqet në Gjykatën e Apelit, dhe asnjë qytetar nuk do të jetë i pranishëm në ambientet e këtij institucioni. /ZËRI
“Do martoj vajzën, jam i lumtur”/ Zbulohet biseda e fundit e gjyqtarit Kalaja para se të vritej: Mezi pres…
TIRANË- Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja në krye të detyrës, brenda Gjykatës së Apelit, ka tronditur opinionin publik, ndërsa sistemit i drejtësisë ka marrë një goditje të fortë e të drejtëpërdrejtë. Teksa lexonte verdiktin në seancën e radhës për një çështje, të cilën po e shqyrtonte prej kohësh, gjyqtari Kalaja u qëllua me 3 plumba nga 30-vjeçari Elvis Shkambi.
Burime për mediat bëjnë me dije se gjyqtari që në nisje të seancës ishte shprehur me kolegët e tij, se kishte të bënte më një çështje të vështirë. Ndërkohë, një gjyqtar ka rrëfyer për gazetaren Anila Hoxha, edhe bisedën e fundit me Astrit Kalaja, para seancës që do të ishte e fundit për të.
“Martoj vajzën dhe jam i lumtur. Mezi e pres atë ditë”-ishin fjalët e gjyqtarit.
Si ndodhi ngjarja?
Gjyqtari Astrit Kalaja humbi jetën ditën e djeshme, 6 tetor, gjatë një seanca gjyqësore. Ai po shyrtonte një çështje që kishte të bënte me një rast pronësie në qarkun e Shkodrës. Autori, Elvis Shkambi, ka pretenduar se ka qenë palë e dëmtuar në çështjen e pronësisë. Momenti fatal i të shtënave është regjistruar sapo gjyqtari Astrit Kalaja është çuar për të dhënë vendimin. Në atë moment, Shkambi ka nxjerrë pistoletën dhe e ka qëlluar gjyqtarin me 3 plumba në gjoks. Gjyqtari Astrit Kalaja nuk arriti t'i mbijetonte 3 plumbave në gjoks dhe humbi jetën rrugës për në spital. Ndërkohë, si pasojë e plumbave kanë mbetur të plagosur edhe 2 persona të tjerë (babë e bir) Rakip dhe Ervis Kurtaj, të cilët aktualisht ndodhen në spital. Në pranga kanë rënë autori, xhaxhai i tij Gjon Shkambi dhe roja e sigurisë, Banush Koxhaj, që e lejoi hyrjen e armatosur të autorit në ambientet e gjykatës, ku ndodhi krimi./ZËRI
PAMJET- Me duar në xhepa i afrohet policit, momenti i vetëdorëzimit të Elvis Shkambit: Unë e vrava gjyqtarin
TIRANË- Kanë dalë pamjet e vetëdorëzimit të Elvis Shkambit, pasi i kishte marrë jetën gjyqtarit të Apelit Astrit Kalaja. Në pamje ai qëndron qetësisht në derën e jashtme të gjykatës, me duar në xhepa, dhe më pas i afrohet një efektivi të policisë, duke i thënë që ai ishte autori i vrasjes së Kalasë. Menjëherë pas këtij momenti, në pamje shihet një numër i madh i efektivëve të policisë, duke hyrë në oborrin e gjykatës, për të bërë më pas dhe prangosjen e 30-vjeçarit. Vetë Shkambi e ka pranuar krimin e rëndë dhe në dëshminë e tij paraprake është shprehur se i kishte ‘ardhur në majë të hundës’ me zvarritjen e sistemit të drejtësisë, për çështjen e pronës.
Gjyqtari Astrit Kalaja u vra ditën e djeshme, 6 tetor, gjatë një seance gjyqësore. Ai po shyrtonte një çështje që kishte të bënte me një rast pronësie në qarkun e Shkodrës. Dyshohet se autori tashmë i identifikuar, Elvis Shkambi, ka pretenduar se ka qenë palë e dëmtuar në çështjen e pronësisë. Momenti fatal i të shtënave është regjistruar sapo gjyqtari Astrit Kalaja është çuar për të dhënë vendimin. Në atë moment, Shkambi ka nxjerrë pistoletën dhe e ka qëlluar gjyqtarin me 3 plumba në gjoks.
Gjyqtari Astrit Kalaja nuk arriti t'i mbijetonte 3 plumbave në gjoks dhe humbi jetën rrugës për në spital. Ndërkohë, si pasojë e plumbave kanë mbetur të plagosur edhe 2 persona të tjerë (babë e bir) Rakip dhe Ervis Kurtaj, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
Elvis Shkambi është autori i ngjarjes, i cili u arrestua menjëherë pas krimit, ndërsa në pranga ka rënë edhe xhaxhai i tij, Gjon Shkambi. Gjithashtu në pranga ka rënë edhe një punonjës sigurie i Gjykatës së Apelit Tiranë, i cili lejuar hyrjen e armatosur të autorit në ambientet e gjykatës, ku ndodhi krimi. Gjykata e Apelit ka marrë një vendim drastik pas vrasjes në sallën e gjyqit të magjistratit Astrit Kalaja. Ditën e sotme do të pezullohen të gjitha gjyqet në Gjykatën e Apelit, dhe asnjë qytetar nuk do të jetë i pranishëm në ambientet e këtij institucioni. /ZËRI
U vra në sallën e gjyqit, nesër mbahen homazhe për gjyqtarin Astrit Kalaja
TIRANË- Ditën e nesërme, më 8 tetor, do të përcillet për në banesën e fundit gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili u vra me armë zjarri në sallën e gjyqit nga Elvis Shkëmbi, teksa po jepte verdiktin për një konflikt pronësie. Familja e gjyqtarit të ndjerë ka njoftuar gjithashtu se nesër, ora 9:00-11:00 në ambientet e Pallatit të Kongreseve, Tiranë do të mbahen homazhet në nder të të ndjerit. Ndërsa vizitat në qytetin e Shkodrës priten në shtëpinë funerale “Bushati”, ditën e mërkurë datë 8 tetor 2025 prej orës 14:00-16:00. Më pas trupi i tij do prehet në Shkodër.
“Vizita priten në shtëpinë funerale “Alba 2000”, Rruga e Durrësit, ish Ambasada Jugosllave, Tiranë, ditën e martë, datë 7 tetor 2025 prej orës 10:00-13:00 dhe 16:00-20:00.
Ditën e mërkurë, datë 8 tetor 2025, ora 9:00-11:00 ne ambientet e Pallatit të Kongreseve, Tiranë do të mbahen homazhet në nder të të ndjerit.
Vizitat në qytetin e Shkodrës priten në shtëpinë funerale “Bushati”, ditën e mërkurë datë 8 tetor 2025 prej orës 14:00-16:00.
Përcjellja për në banesën e fundit do të bëhet në orën 16:00 në Stom-Golem, Shkodër”, thuhet në njoftimin e familjes.
Si ndodhi ngjarja?
Gjyqtari Astrit Kalaja humbi jetën ditën e djeshme, 6 tetor, gjatë një seanca gjyqësore. Ai po shyrtonte një çështje që kishte të bënte me një rast pronësie në qarkun e Shkodrës. Dyshohet se autori tashmë i identifikuar, Elvis Shkambi, ka pretenduar se ka qenë palë e dëmtuar në çështjen e pronësisë. Momenti fatal i të shtënave është regjistruar sapo gjyqtari Astrit Kalaja është çuar për të dhënë vendimin. Në atë moment, Shkambi ka nxjerrë pistoletën dhe e ka qëlluar gjyqtarin me 3 plumba në gjoks. Gjyqtari Astrit Kalaja nuk arriti t'i mbijetonte 3 plumbave në gjoks dhe humbi jetën rrugës për në spital. Ndërkohë, si pasojë e plumbave kanë mbetur të plagosur edhe 2 persona të tjerë (babë e bir) Rakip dhe Ervis Kurtaj, të cilët aktualisht ndodhen në spital. Në pranga kanë rënë autori, xhaxhai i tij Gjon Shkambi dhe roja e sigurisë, Banush Koxhaj, që e lejoi hyrjen e armatosur të autorit në ambientet e gjykatës, ku ndodhi krimi./ZËRI/ZËRI
“Gjon Shkambi ishte në dijeni të planit të nipit”/ Vrasja e gjyqtarit Kalaja ishte e planifikuar? Zbardhen lëvizjet e autorit dhe xhaxhait
TIRANË- Detaje të reja janë zbuluar nga policia në lidhje me ekzekutimin e gjyqtarit Astrit Kalaja, brenda Gjykatës së Apelit. Nga hetimet rezulton se Gjon Shkambi, xhaxhai i autorit Elvis Shkambi, nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për të ndërprerë veprimet kriminale të nipit të tij. Kjo ngre dyshimet se ngjarje është e paramenduar dhe planifikuar. Dyshohet se Gjon Shkambi, në rolin rolin e shtytësit dhe/ose ndihmësit, ka qenë në dijeni të planitë të nipit të tij, për ekzekutimin e gjyqtarit të çështjes.
"Gjithashtu, nga hetimet ka rezultuar se shtetasi G. Sh. nuk ndërmerr asnjë veprim për të ndërprerë veprimet kriminale të nipit të tij, çka krijon dyshimin e arsyeshëm se ai ka qenë në dijeni të planit për ekzekutimin e gjyqtarit të çështjes, në rolin e shtytësit dhe/ose ndihmësit. Pas ngjarjes, shtetasi E. Sh. ka dalë nga salla dhe i ka dorëzuar armën shtetasit B. P., me detyrë nëpunës gjyqësor, për mbikëqyrjen dhe mbarëvajtjen e proceseve gjyqësore, në një tjetër sallë. Autori E. Sh., pas daljes në oborr, është neutralizuar dhe prangosur menjëherë nga punonjësit e Policisë.", thuhet në deklaratën zyrtare të policisë.
Ky konkluzion rezulton nga përfundimi i hetimeve për vrasjen që tronditi sistemin e drejtësisë, opinionin publik, Shqipërinë dhe përtej.
Autori i dyshuar, shtetasi Elivs Shkambi u arrestua në flagrancë menjëherë pas ngjarjes, ndërsa në pranga kanë rënë edhe dy persona të tjerë, xhaxhi i i tij Gjon Shkambi dhe roja i sigurisë se gjykatës shtetasi Banush Koxhaj.
Akuzat
Elvis Shkambi 30-vjeç, si i dyshuar për veprat penale të “Vrasja e funksionarëve publikë” e kryer në bashkëpunim, “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese kundër dy ose më shumë personave” e mbetur në tentativë dhe e kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;
Gjon Shkambi 56-vjeç, si i dyshuar për veprat penale të “Vrasja e funksionarëve publikë” e kryer në bashkëpunim dhe “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese kundër dy ose më shumë personave” e mbetur në tentativë dhe e kryer në bashkëpunim;
Banush Koxhaj 63-vjeç, si i dyshuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”;
Si ndodhi ngjarja?
Gjyqtari Astrit Kalaja humbi jetën ditën e djeshme, 6 tetor, gjatë një seanca gjyqësore. Ai po shyrtonte një çështje që kishte të bënte me një rast pronësie në qarkun e Shkodrës. Dyshohet se autori tashmë i identifikuar, Elvis Shkambi, ka pretenduar se ka qenë palë e dëmtuar në çështjen e pronësisë. Momenti fatal i të shtënave është regjistruar sapo gjyqtari Astrit Kalaja është çuar për të dhënë vendimin. Në atë moment, Shkambi ka nxjerrë pistoletën dhe e ka qëlluar gjyqtarin me 3 plumba në gjoks. Gjyqtari Astrit Kalaja nuk arriti t'i mbijetonte 3 plumbave në gjoks dhe humbi jetën rrugës për në spital. Ndërkohë, si pasojë e plumbave kanë mbetur të plagosur edhe 2 persona të tjerë (babë e bir) Rakip dhe Ervis Kurtaj, të cilët aktualisht ndodhen në spital. Në pranga kanë rënë autori, xhaxhai i tij Gjon Shkambi dhe roja e sigurisë, Banush Koxhaj, që e lejoi hyrjen e armatosur të autorit në ambientet e gjykatës, ku ndodhi krimi./ZËRI
Vrasja e gjyqtarit Kalaja/ Policia zbardh dinamikën: Detektori dha sinjal, por roja e neglizhoi
TIRANË- Policia ka zbardhur dinamikën e plotë të ngjarjes së rëndë të ndodhur në Gjykatën e Apelit Tiranë, ku u vra me armë zjarri gjyqtari Astrit Kalaja. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Tiranës, ngjarja ndodhi më 6 tetor, rreth orës 15:35, në sallën nr. 3 të gjykatës. Ndërsa në orën 13:42, autori Elvis Shkambi dhe xhaxhai i tij Gjon Shkambi kanë hyrë në ambientet e Gjykatës dhe kanë kaluar nga pajisja skaner (detektor), njëri pas tjetrit. Në ekranin e detektorit është sinjalizuar prezenca e metaleve duke ndezur dritat e kuqe, por punonjësi i sigurisë, shtetasi Banush Koxhaj nuk nuk kreu kontrollin fizik. Por, cili ishte momenti fatal i plumbave në drejtim të gjyqatarit? Blutë bëjnë me dije se në momentin kur gjyqtari dhe palët janë ngritur në këmbë për vendim, 31-vjeçari ka nxjerrë armën nga brezi dhe e qëlloi disa herë Astrit Kalanë, i cili ndërroi jetë gjatë transportit në spital. Njëkohësisht, pas këtij veprimi, Elvis Shkambi i drejton pistoletën dhe qëllon një herë në drejtim të palës kundërshtuese, ku mbetën të plagosur babë e bir.
Njoftimi:
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë/ Përmbyllen veprimet hetimore lidhur me ngjarjen e ndodhur më datë 06.10.2025, ku rreth orës 15:35, u vra me armë zjarri gjyqtari A. K., nga shtetasi E. Sh., brenda ambienteve të Gjykatës së Apelit, Tiranë, zbardhet i plotë mekanizmi i vrasjes.
Së bashku me autorin e vënë menjëherë në pranga pas ngjarjes, arrestohen edhe shtetasit G. Sh. dhe B. K.
Më datë 06.10.2025, rreth orës 15:38, është marrë njoftim në sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë se në ambientet e brendshme të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë është qëlluar me armë zjarri gjyqtari A. K., i cili po zhvillonte seancë gjyqësore me objekt “Kundërshtimin e veprimeve përmbarimore”, me palë paditëse shtetasin R. K, i shoqëruar nga djali i tij E. K., si dhe palë të paditur përmbaruesi gjyqësor T. M., Zyra Përmbarimore Shkodër, dhe palë të treta shtetasin G. Sh, i shoqëruar nga nipi i tij E. Sh.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbime të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje duke marrë masa për shoqërimin e autorit si dhe të gjithë shtetasve të dyshuar ose që kishin dijeni për ngjarjen.
Njëkohësisht, grupi hetimor i përbërë nga oficerë të Policisë Gjyqësore dhe ekspertë kriminalistë, nën drejtimin e Prokurorisë, kanë vijuar me veprimet hetimore si këqyrja e vendit të ngjarjes, administrimi dhe këqyrja paraprake e pamjeve filmike, marrja e deklarimeve nga dëshmitarët duke bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të dinamikës së kësaj ngjarjeje, si më poshtë:
Në orën 13:42, në ambientet e sallës së pritjes për publikun të Gjykatës janë futur dhe kanë kaluar nga pajisja skaner (detektor), njëri pas tjetrit, shtetasit E. Sh. dhe G. Sh. Në ekranin e detektorit është sinjalizuar prezenca e metaleve duke ndezur dritat e kuqe, por shtetasi B. K., me detyrë punonjës sigurie pranë Gjykatës së Apelit Tiranë, ka qëndruar i ulur në karrige dhe nuk ka kryer asnjë veprim për kontrollin fizik të këtyre shtetasve apo regjistrimin e tyre në librin e protokollit, ku duhet të evidentohen të gjithë personat që hyjnë dhe dalin nga ambientet e Gjykatës.
Të dy këta shtetas, E. Sh. dhe G. Sh., qëndrojnë në hollin e pritjes së Gjykatës deri rreth orës 15:29, dhe më pas futen në ambientet e sallës së zhvillimit të seancës gjyqësore (salla nr. 3). Në orën 15:35, palët ngrihen në këmbë dhe, menjëherë pasi gjyqtari A. K. shpall vendimin, shtetasi E. Sh., që ndodhej në sallë, nxjerr nga brezi një armë zjarri pistoletë dhe qëllon disa herë në drejtim të gjyqtarit A. K., i cili, si pasojë e dëmtimeve të marra dhe pas ndihmës së parë mjekësore, ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spital.
Njëkohësisht, pas këtij veprimi, shtetasi E. Sh. i drejton pistoletën dhe qëllon një herë në drejtim të shtetasve R. K. dhe E. K., duke i plagosur të dy, të cilët aktualisht ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.
Gjithashtu, nga hetimet ka rezultuar se shtetasi G. Sh. nuk ndërmerr asnjë veprim për të ndërprerë veprimet kriminale të nipit të tij, çka krijon dyshimin e arsyeshëm se ai ka qenë në dijeni të planit për ekzekutimin e gjyqtarit të çështjes, në rolin e shtytësit dhe/ose ndihmësit.
Pas ngjarjes, shtetasi E. Sh. ka dalë nga salla dhe i ka dorëzuar armën shtetasit B. P., me detyrë nëpunës gjyqësor, për mbikëqyrjen dhe mbarëvajtjen e proceseve gjyqësore, në një tjetër sallë. Autori E. Sh., pas daljes në oborr, është neutralizuar dhe prangosur menjëherë nga punonjësit e Policisë.
Në përfundim të të gjitha veprimeve proceduriale, u bë arrestimi në flagrancë sipas veprave penale si më poshtë:
• E. Sh., 30 vjeç, si i dyshuar për veprat penale të “Vrasja e funksionarëve publikë” e kryer në bashkëpunim, “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese kundër dy ose më shumë personave” e mbetur në tentativë dhe e kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;
• G. Sh., 56 vjeç, si i dyshuar për veprat penale të “Vrasja e funksionarëve publikë” e kryer në bashkëpunim dhe “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese kundër dy ose më shumë personave” e mbetur në tentativë dhe e kryer në bashkëpunim;
• B. K., 63 vjeç, si i dyshuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”;
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një armë zjarri pistoletë me tre fishekë, e përdorur nga autori, si dhe prova të tjera materiale të gjetura gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, që i shërbejnë dokumentimit të kësaj ngjarjeje.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Masakra që tronditi Tiranën/ Mediat e huaja i bëjnë jehonë vrasjes së gjyqtarit! Nga CNN, Al Jeezera, The Guadian, ja ç'shkruajnë...
TIRANË- Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja brenda sallës së gjyqit ditën e djeshme, 6 tetor, ka marrë jehonë të gjerë në mediat ndërkombëtare, duke tronditur opinionin publik përtej kufijve të Shqipërisë. Mediat si CNN, Al Jazeera apo edhe The Guardian e kanë raportuar gjarjen e rëndë e ndodhur në Gjykatën e Apelit në Tiranë, ku u vra në sallën e gjyqit gjyqtari Astrit Kalaja, si një ngjarje jashtëzakonisht e rrallë.
Ekzekutimin e gjyqtarit, CNN e ka lidhur me reformat e gjithanshme gjyqësore të nisura në vitin 2016 me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe SHBA-së. “Një person i armatosur arrestohet në Shqipëri pasi qëlloi dhe vrau gjyqtarin në sallën e gjyqit”, shkruan CNN në titull.
Shkrimi i CNN:
Një gjyqtar në gjykatën e apelit të Tiranës u qëllua për vdekje të hënën nga një burrë i përfshirë në një gjyq, tha policia në Shqipëri. Personi i armatosur iku nga vendi i ngjarjes, por u arrestua më vonë.
Gjyqtari Astrit Kalaja u qëllua brenda sallës së gjyqit nga një i dyshuar 30-vjeçar me inicialet E. Sh., sipas policisë. Kalaja vdiq ndërsa po transportohej në spital.
Policia tha se personi i armatosur qëlloi edhe dy persona të tjerë të përfshirë në seancë dëgjimore. Lëndimet e tyre nuk ishin kërcënuese për jetën.
Autoritetet nuk kanë dhënë detaje rreth motivit apo natyrës së çështjes që po dëgjohet. Çështja e gjetur në faqen e internetit të gjykatës i referohej një prone.
Policia më vonë arrestoi të dyshuarin, i cili iku me vrap pas të shtënave, dhe gjithashtu gjeti revolen që dyshohet se ai përdori.
Pas reformave të gjithanshme gjyqësore të nisura në vitin 2016 me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe SHBA-së, dhjetëra mijëra raste janë vonuar për vite me radhë.
Po ashtu, edhe Al Jeezera vë theksin te referomat e ndërmarra prej vitit 2026. Sipas medias, Shqipëria ka parë një grumbullim të madh të çështjeve të prapambetura në gjykata, me dhjetëra mijëra çështje të vonuara për vite me radhë. “Një burrë në gjyq në Shqipëri vret gjyqtarin dhe plagos dy të tjerë me armë zjarri”, shkruan Al Jeezera.
Shkrimi i Al Jazeera:
Një burrë në gjyq në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, dyshohet se ka qëlluar dhe vrarë kryetarin e trupit gjykues.
Gjyqtari i gjykatës së apelit, Astrit Kalaja, vdiq të hënën ndërsa po transportohej për në spital, tha policia shqiptare.
I dyshuari 30-vjeçar u largua nga vendi i ngjarjes, por u arrestua më vonë, dhe revolveri që besohet se ka përdorur u gjet gjithashtu, shtoi policia.
Personi i armatosur qëlloi gjithashtu një baba dhe një bir që ishin palë në gjyq. Të dy u dërguan me urgjencë në spital, ku plagët e tyre u konsideruan jo kërcënuese për jetën.
Shtypi shqiptar raportoi se çështja gjyqësore kishte të bënte me një mosmarrëveshje pronësie.
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama e përshkroi vdekjen e Kalajës si një “ngjarje tragjike”, duke thënë se kjo duhet të nxisë një “reflektim” mbi sistemin e sigurisë së brendshme të gjykatave.
Në një deklaratë të postuar në X, Rama bëri thirrje për dënime më të ashpra për krimet që lidhen me armët. Vrasësi i gjyqtarit duhet të përballet me “përgjigjen më ekstreme ligjore”, shkroi ai.
Ndërkohë, Presidenti Bajram Begaj e dënoi vrasjen si “një sulm të tmerrshëm kundër të gjithë sistemit të drejtësisë”.
Midis janarit dhe qershorit të këtij viti, në Shqipëri pati 213 incidente të lidhura me armë, sipas të dhënave nga Qendra e Informacionit për Evropën Juglindore dhe Lindore për Kontrollin e Armëve të Vogla dhe të Lehta.
Sipas ligjit shqiptar, posedimi i paligjshëm i armëve dënohet deri në tre vjet burg.
Që kur reformat gjithëpërfshirëse gjyqësore të mbështetura nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara u lançuan në Shqipëri në vitin 2016, vendi ka parë një grumbullim të madh të çështjeve të prapambetura në gjykata, me dhjetëra mijëra çështje të vonuara për vite me radhë.
The Guardian ka raportuar panoramën e përgjithëshme të ngjarjes. Që nga deklarata e policisë e deri te reagimet e krerëve të shtetit, të cilët e përshkruajnë krimin si një sulm ndaj drejtësisë. “Gjyqtar i vrarë nga të shtëna me armë në sallën e gjyqit në Shqipëri”., shkruan The Guardian.
Shkrimi i The Guardian:
Një burrë në gjyq hapi zjarr në një sallë gjyqi në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, duke vrarë gjyqtarin dhe duke plagosur dy persona të tjerë, tha policia.
Gjyqtari, Astrit Kalaja, po kryesonte seancën dëgjimore në gjykatën e apelit të hënën kur burri hapi zjarr, tha policia, duke shtuar se autori i të shtënave u arrestua menjëherë. “Gjyqtari u dërgua me urgjencë në spital, por ndërroi jetë rrugës për shkak të plagëve të marra”, thuhej në një deklaratë të policisë.
Pala tjetër në gjyq, një baba dhe bir, u qëlluan gjithashtu dhe u dërguan në spital, por ishin në gjendje të qëndrueshme. Sipas raporteve të shtypit lokal, çështja kishte të bënte me një mosmarrëveshje pronësie.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se ishte një “ngjarje tragjike” dhe bëri thirrje për dënime më të ashpra për krimet që lidhen me armët. Ai tha se krime të tilla meritojnë “përgjigjen më ekstreme ligjore kundër agresorit”.
Presidenti i vendit, Bajram Begaj, e dënoi të shtënat në një deklaratë, duke e përshkruar atë si "një sulm të tmerrshëm kundër të gjithë sistemit të drejtësisë".
Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, sot pezullohen të gjitha gjyqet në Gjykatën e Apelit
TIRANË- Gjykata e Apelit ka marrë një vendim drastik pas vrasjes në sallën e gjyqit të magjistratit Astrit Kalaja. Ditën e sotme do të pezullohen të gjitha gjyqet në Gjykatën e Apelit, dhe asnjë qytetar nuk do të jetë i pranishëm në ambientet e këtij institucioni. Ndërkohë, do të hidhet shorti vetëm për 12 masa sigurie, pasi mbaron afati. Për këto masa, ishte zgjedhur gjyqtari Astrit Kalaja.
Gjyqtari Astrit Kalaja u qëllua me 3 plumba nga 30-vjeçari Elvis Shkambi, ndërsa humbi jetën rrugës për te Trauma, pasi nuk u mbijetoi plagëve të marra. Në seancën gjyqësore mbetën të plagosur Ragip dhe Ervis Kurtaj babë e bir, palë në këtë proces, të cilët gjithashtu u qëlluan qëllimisht nga autori.
Menjëherë pas ngjarjes, autori është vetëdorëzuar tek uniformat blu pranë Gjykatës së Apelit. Tashmë në pranga ka rënë edhe xhaxhai i tij, Gjon Shkambi. Gjithashtu edhe roja e sigurisë së Gjykatës së Apelit, i cili lejoi hyrjen e armatosur të autorit në ambientet e gjykatës, ku ndodhi krimi. Megjithëse, burime pranë policisë kanë bërë me dije se autori arriti të hynte me armë, pasi prej ditësh detektori metalik që bën kontrollin për armë të ftohta apo zjarri, prej një muaji ishte jashtë funksionit./ZËRI
Vrasja e gjyqtarit Kalaja, arrestohet edhe xhaxhai i autorit! Në pranga roja e sigurisë së Gjykatës së Apelit
TIRANË- Tre persona janë arrestuar në lidhje me vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, ngjarje e rëndë që ndodhi brenda sallës së gjyqit në Gjykatën e Apelit, pasditen e djeshme. Elvis Shkambi është autori i ngjarjes, i cili u arrestua menjëherë pas krimit, ndërsa në pranga ka rënë edhe xhaxhai i tij, Gjon Shkëmbi.
Gjithashtu edhe në pranga ka rënë edhe një punonjës sigurie i Gjykatës së Apelit Tiranë, pasi dyshohet se ka neglizhuar në detyrë, duke lejuar hyrjen e armatosur të autorit në ambientet e gjykatës, ku ndodhi krimi.
Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme, rreth orës 15:40, ku autori 31-vjeçar Elvis Shkambi qëlloi me armë zjarri gjyqtarin Astrit Kalaja, brenda sallës së gjyqit. Të shtënat fatale u regjistruan në momentin kur gjyqtari Kalaja ka dhënë vendimin mbi çështjen e pronësisë që po shqyrtonte, ku familja Shkëmbi ishte në konflikt me disa familje të tjera në Shkodër. Autori qëlloi me armë edhe ndaj palës kundërshtare në gjyq, babë e bir, Ragip dhe Ervis Kurtaj.
Ndërkohë, plicia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje tronditëse dhe për të nxjerrë përgjegjësitë e çdo personi të përfshirë./ZËRI