
Makina që shpërtheu
GRAMSH- Dy vëllezërve u ka shpërthye dinamiti brenda në makinë në Gramsh! Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:20, në lagjen “Xhile Liçi”, Gramsh. Të plagosur kanë mbetur dy vëllezër, Erald dhe Algert Mina. Erald Mina ka qenë pasagjer në mjet dhe ka marrë dëme më të shumta. Ai është transportuar me helikopter drejt Traumës, ndërsa Algert Mina është jashtë rrezikut për jetën. Fillimisht u raportua se bëhej fjalë për atentat me tritol, por veprimet hetimore zbuluan se dyshja ishin nisur për peshkim dhe në makinë kishin dinamit që ka shpërthyer.
Poll