LIVE UPDATES

SPAK: Malltezi përfitoi 5 milionë euro nga ish-Partizani, si e ndihmoi Berisha përmes pushtetit si kryeministër

➤SPAK ka reaguar zyrtarisht për arrestimin e Malltezit dhe masën e detyrimit të paraqitjes për Berishën ➤Sipas Prokurorisë së posaçme Berisha ka ushtruar presion te vartësit në kohën kur ka qenë kryeministër që të përfitonte dhëndri i tij ➤Llogaritet që shuma e përfituar nga Malltezi është mbi 5 milionë euro ➤SPAK ka sekuestruar pasuritë e tij ➤Në dosjen e SPAK përmendet dhe Fatmir Mediu, i cili ka sqaruar pozicionin e tij ➤Në dosjen e SPAK të siguruar nga Zëri.ai thuhet se Berisha ka ndryshuar ligjet në mënyrë që të përshpejtohej kthimi i pronave te dhëndri i tij ➤Nga qeveria dhe PD zyrtare nuk ka asnjë reagim për ngjarjen në familjen Berisha ➤Zëri.ai zbardhi të plotë vendimin e Gjykatës për Berishën, masë sigurie ‘detyrim paraqitje’ dhe për ortakun e Malltezit Fatmir Bektashi ➤Berisha dhe Bektashi kanë përfituar masë më të lehtë sigurie për shkak të moshës së tyre ➤Ndalimi i Berishës për të dalë jashtë vendit, pa një vendim të dhënë nga Parlamenti është konsideruar nga opozita si shkelje e Kushtetutës, pasi ish-kryeministri gëzon imunitet ➤Vetë Berisha deklaroi pafajësëinë në lidhje me akuzat që SPAK i ka ngritur ➤Hetimet për privatizimin e ish-kompleksit Partizani kanë vijuar për 3 vite, pas një kallëzimi të bërë nga Taulant Balla, asokohe kreu i grupit parlamentar në PS ➤ Në mbarim të konferencës, në zyrën e Berishës mbërritën mbrëmjen e djeshme përfaqësues të Policisë së Shtetit dhe kërkuan që Berisha tu dorëzojë pasaportën. Edhe këtë, kreu i PD-së e konsideroi një lojë të kryeministrit Edi Rama ➤ Kryedemokrati i mbylli deklaratat duke thënë se nuk i trembet asgjëje dhe paralajmëroi se do të fliste për përfshirjen e gruas së kreut të qeverisë në aksionet e SPAK. Prokurorisë së Posaçme i bëri thirrje të nisë hetimin për vilën e Ramës, duke shtuar se mund tu dorëzojë edhe dokumente.

26 artikuj për këtë temë.
1 VITE ME PARE

Asnjë reagim për Berishën dhe Malltezin, Bardhi paralajmëron konferencë nesër

SPAK: Malltezi përfitoi 5 milionë euro nga ish-Partizani, si e ndihmoi
Gazment Bardhi

TIRANË- Gazment Bardhi, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, nesër ka paralajëmruar një deklaratë për shtyp. Njoftimi i tij vjen fill pasi me urdhër të SPAK u vendos në pranga dhëndri i kryedemokratit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, ndërsa një masë sigurie "detyrim paraqitje" është vendosur edhe për këtë të fundit. Ndaj dhe mendohet se konferenca e vendosur për nesër do të ketë lidhje me aksionin e SPAK.

“Nesër, datë 23.10.2023, ora 11:30 deklaratë për shtyp e Kryetarit të Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi, nga salla e Konferencave tek Kryesia e Kuvendit,"- thuhet në njoftim.

Jamarbër Malltezi u vu dje në pranga, ndërsa ndaj ish-kryeministrit Berisha është caktuar masa 'detyrim paraqitje' dhe ndalimi i daljes nga Shqipëria. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e hetoi Malltezin për pastrim parash, pas kallëzimit të bërë nga Taulant Balla. Balla, asokohe kreu i grupit parlamentar të PS, kallëzoi për shpërdorim detyre ish-kryeministrin Berisha, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe ish-ministri Arben Imami. Ata akuzohen në lidhje me privatizimin e rreth 10.000 m2 të ish-kompleksit sportiv “Partizani”, në qendër të Tiranës, truall i cili para vitit 2008 ishte në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes./Zëri.ai

1 VITE ME PARE

Ankesa në Kryeministri, trashgimtarët e 'Partizanit' në SPAK: S'e mbajmë mend fare

SPAK: Malltezi përfitoi 5 milionë euro nga ish-Partizani, si e ndihmoi
Sali Berisha

TIRANË- Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zbardhur një detaj të ri lidhur me dosjen e privatizimit të kompleksit sportiv "Partizani". Sipas dosjes që disponohet nga "Zëri.ai", përfaqësuesit e familjeve pronare Artan Alimehmeti, Ardian Llagami, Kreshnik Kaçurri, Igli Vaqari janë ankuar tek asokohe kryeministri Sali Berisha dhe i kanë dërguar një letër në Kryeministri ku ankoheshin për procesin e ndjekur për privatizimin. Por të pyetur nga SPAK, asnjë nuk e mban mend dërgimin e kësaj letre. Madje shprehen të kënaqur me pjesën që kanë marrë. 

PJESË NGA DOSJA: 

Artan Alimehmeti, Ardian Llagami, Kreshnik Kaçurri, Igli Vaqari

Në këtë shkresë/ankesë të dërguar tek Kryeministria, këta shtetas kanë pretenduar mbi një rast flagrant të keqpërdorimit të funksionit nga zyrtarë pranë Ministrisë së Mbrojtjes duke qenë në kundërshtim të ligjit dhe mbi baza të dyshimta korruptive. Parashtojnë se më shkresën nr.9549/3; datë 14.11.2005, Ministria e Mbrojtjes i shkruan METE ku kërkon miratimin e privatizimit të objekteve dhe terreneve të klubit të futbollit.

I pyetur më 22.11.2022 në lidhje me shkresën e sipërcituar, Ardian Llagami ka deklaruar se: Mesa shoh firma duket që është e imja, ajo që gjendet nën emrin tim, në shkresën që më tregoni, datë 30.03.2009 por nuk e kam idenë se për çfarë bëhet fjalë se kam firmosur letra në mirëbesim. Pasi e lexoj dhe e shoh me vëmendje këtë shkresë nuk më kujtohet të kem nënshkruar një shkresë të tillë pasi unë kam firmosur aty ku kanë qenë firma të të gjithë trashëgimtarëve dhe nuk mbaj mend të kem nënshkruar kështu më verë. Personat që tjetë kanë emrin shoh se është Igli Vaqarri të cilin e njoh se e kam kushëri. Artan Alimehmeti është personi që djali i Ramazanit i ka shitur tokën, por nuk e njoh personalisht, kurse Kreshnik Kaçurrin nuk e njoh dhe nuk e kam dëgjuar si emër. Nuk më kujtohet ta kem nënshkruar këtë shkresë por dua të theksoj se ndoshta kur më janë vënë para disa shkresa edhe mund të kem hedhur firmën pa e lexuar. Është e vërtetë që në atë kohë unë kisha atë lloj nënshkrimi që gjendet në shkresë por tani e kam ndryshuar. Dua të saktësoj se firma që bëri ndërtimin ishte ajo e Fatmir Bektashit, i cili është fis me ne dhe gjithashtu është trashëgimtar i familjes Vaqarri. Unë aktualisht kam marrë një apartament 2+1 me sip. 90-95 m2; 2 apartamente 1+1 nga 58 m2 dhe një garazh. Kjo është pjesë ime që kam marrë pasi kemi lidhur kontratën e shkëmbimit me ndërtuesin, Fatmir Bektashi.

Igli Vqarri: Nuk më kujtohet kjo shkresë fare. Firma në fund duket si e imja por nuk më kujtohet ta kem nënshkruar apo jo.

Kreshnik Kaçurri: E njoh vetëm si emër. Ardian Llami dhe artan Alimehmetin i njeh si pronarë në territorin ku shtrihet Sport Klub Partizani. Pyetjes nëse Igli vetë ose me të tjerë ka paraqitur ndonjë ankesë në Kryeministri, i përgjigjet: Nuk më kutohet.

Lidhur me shkresën e datës 30.03.2009 drejtuar shtetasit Sali Berisha, kryeministër me lëndë "njoftim për keqpërdorim funksionoi zyrtar", ai ka deklaruar: Nuk e di pasi nuk më kujtohet fare kjo shkresë.

Jamarbër Malltezi u vu dje në pranga, ndërsa ndaj ish-kryeministrit Berisha është caktuar masa 'detyrim paraqitje' dhe ndalimi i daljes nga Shqipëria. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e hetoi Malltezin për pastrim parash, pas kallëzimit të bërë nga Taulant Balla. Balla, asokohe kreu i grupit parlamentar të PS, kallëzoi për shpërdorim detyre ish-kryeministrin Berisha, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe ish-ministri Arben Imami. Ata akuzohen në lidhje me privatizimin e rreth 10.000 m2 të ish-kompleksit sportiv “Partizani”, në qendër të Tiranës, truall i cili para vitit 2008 ishte në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes./Zëri.ai

1 VITE ME PARE

"Partizani"/ Malltezin dhe Bektashin nesër në GJKKO, ende asnjë njoftim për Berishën

SPAK: Malltezi përfitoi 5 milionë euro nga ish-Partizani, si e ndihmoi
Sali Berisha, Fatmir Bektashi dhe Jamarbër Malltezi

TIRANË- Çështja e privatizimit të ish-kompleksit sportiv "Partizani" do të dalë nesër në GJKKO. Nesër, në orën 13:30, në seancën e parë gjyqësore sipas njoftimit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Seanca do të zhvillojë verfikimin e masës së sigurisë ndaj Jamarbër Malltezit dhe biznesemit Fatmir Bektashi në lidhje me akuzën e privatizimit në ish-kompleksin Partizani. Por deri më tani nuk dihet nëse ka një thirrje për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Jamarbër Malltezi u vu dje në pranga, ndërsa ndaj ish-kryeministrit Berisha është caktuar masa 'detyrim paraqitje' dhe ndalimi i daljes nga Shqipëria. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e hetoi Malltezin për pastrim parash, pas kallëzimit të bërë nga Taulant Balla. Balla, asokohe kreu i grupit parlamentar të PS, kallëzoi për shpërdorim detyre ish-kryeministrin Berisha, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe ish-ministri Arben Imami. Ata akuzohen në lidhje me privatizimin e rreth 10.000 m2 të ish-kompleksit sportiv “Partizani”, në qendër të Tiranës, truall i cili para vitit 2008 ishte në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes./Zëri.ai

1 VITE ME PARE

FOTO- Malltezi në burg! Fatmir Bektashi pikaset tek zyrat e "Kontakt"

SPAK: Malltezi përfitoi 5 milionë euro nga ish-Partizani, si e ndihmoi
Fatmir Bektashi

TIRANË- Jamarbër Malltezi është në burg, ndërsa Fatmir Bektashi është parë sot pranë zyrave të "Kontakt". Në foton e mëposhtme të publikuar nga "Vox", duket Bektashi që qarkullon pranë ambienteve të zyrave, ndërsa Gjykata e Posaçme kundër Kurrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka dhënë masën e sigurisë 'detyrim paraqitje" dhe sekuestrimit të pasaportës për të mos lëvizur jashtë shtetit.

SPAK: Malltezi përfitoi 5 milionë euro nga ish-Partizani, si e ndihmoi

"Kontakt" është kompania që SPAK pretendon se është përdorur nga Malltezi për përfitimin dhe fshehjen e pasurive miliona euro përmes ndërtimit të komplekseve të banimit, në zonën e ish-kompleksit "Partizani". 

Jamarbër Malltezi u vu dje në pranga, ndërsa ndaj ish-kryeministrit Berisha është caktuar masa 'detyrim paraqitje' dhe ndalimi i daljes nga Shqipëria. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e hetoi Malltezin për pastrim parash, pas kallëzimit të bërë nga Taulant Balla. Balla, asokohe kreu i grupit parlamentar të PS, kallëzoi për shpërdorim detyre ish-kryeministrin Berisha, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe ish-ministri Arben Imami. Ata akuzohen në lidhje me privatizimin e rreth 10.000 m2 të ish-kompleksit sportiv “Partizani”, në qendër të Tiranës, truall i cili para vitit 2008 ishte në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes./Zëri.ai

1 VITE ME PARE

Dosja 'Partizani'/ Dëshmia e Isa Tares: Më ofruan shtëpi, nuk e mbaj mend kush ishte

SPAK: Malltezi përfitoi 5 milionë euro nga ish-Partizani, si e ndihmoi
Isa Tare

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga dosja e SPAK, e cila është siguruar nga "Zëri.ai", lidhur me çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, që çoi në arrestimin e Jamarbër Malltezit. Në dosjen hetimore është edhe dëshmia e Isa Tares, ish-drejtorit të Klubit shumësportësh "Partizani" nga viti 1995-2005, i cili sipas përmbajtjes së dosjes u hoq nga detyra kur kryeministër u zgjodh, Sali Berisha. Po ashtu në dosje sqarohet se pronarët e tokës ishin dëmshpërblyer dhe më parë nga italianët. 

Tare ka deklaruar se një prej ish-pronarëve, emrin e të cilit nuk e mban mend, i ka premtuar një hyrje në pallatet që do të ndërtoheshin, në këmbim që ai të shprehte dakordësinë për projektin.

“Më datë 21.12.2022 është pyetur shtetasi Isa Tare i cili ka deklaruar se ka qenë drejtori i Klubit Shumesportesh Partizani nga viti 1995-2005, rreth muajve prill, maj. Gjithashtu ka qenë edhe inspektor për sportet bazë dhe sportist i Klubit Sportiv Partizani nga 1958-2005. Gjatë kohës që ka qenë drejtor është paguar nga Ministria e Mbrojtjes, kanë pasur 55 punonjës. Ekipi i futbollit u lidh me italianët dhe kaloi në varësi të italianëve. Besoj se kjo varësi u krijua nga vitit 1989. Pastaj Klubi i Futbollit u bë shoqëri aksionere me president Bert Xhani.

Pra financimi u hoq nga ministria e mbrojtjes dhe e bënte privatisht financimin Bert Xhani. Kur ka ardhur në pushtet shtetasi Sali Berisha në vitin 2005, Isain e kanë hequr nga puna, duke e shkarkuar, pas asnjë motivim si dhe dy çunat e tij, të quajtur Auron Tare drejtori i parkut kombëtar të Butrinit dhe Agron Tare që ishte kryetari i degës së pakicave kombëtare në Ministrinë e Jashtme. … disa vite para se ta pushonin nga puna kanë kaluar te Ministria e Kulturës, madje i kujtohet se e ka propozuar ai. I kujtohet që e ka thirrur një shefe e madhe në Kryeministri, e cila i sugjeroi që të bëheshin shoqëri aksionere. Isai nuk pranoi se nuk kishim ku t’i gjenin fondet pasi kishin rreth 300-400 sportista dhe 60 veta me rrogë mujore që paguheshin muaj për muaj nga ministria e Mbrojtjes, buxheti i shtetit.

Pak më përpara i çuan në varësi të Këshillit të Rrethit, tek ‘21 Dhjetori’ ka qenë, por më vonë Isai kërkoi që të shkonin tek Ministria e Kulturës. Mesa i kujtohet Bert Xhani kur mori klubin e futbollit Partizani, ka marrë vetëm hotelin rreth pesë kate me përkrahje të Ministrisë së Mbrojtjes kurse klub shumësportesh kishte palestrat, dy kate. I kujtohet që tek klubi shumësportesh ka qenë edhe një palestër e madhe e lojërave volejboll dhe basketboll dhe po në këtë godinë ishte palestër gjimnastike.

Gjithashtu kanë qenë dhomat e zhveshjes që në 1997 hyjnë njerëz që jetonin aty. Në dijeninë e tij, klubi shumësportesh bashkë me klubin e futbollit, pra gjithë territori aktualisht është zënë me ndërtime pallatesh. Në dijeninë e tij, ish pronarëve të cilëve u është dhënë kjo tokë, janë shpërblyer nga italianët shumë vite më parë dhe dokumentet janë në Firence. Në vitin 2005 kur e hoqën Isain nga puna e ka zëvendësuar Afrim Tole…

Në kohën që ishte Isai drejtor, po bëheshin përpjekje që klubi shumësportesh Partizani t’i dorëzohej ish pronarëve dhe Isait i është afruar njëri nga këta ish pronarë, emri i i cilit nuk po i kujtohet që i ka ofruar t’i jepte një hyrje në ndërtesat që do të bëheshin në atë territor, por me kusht që Isai të shprehte dakordësinë e tij që ta merrnin atë pronë ish-pronarët. Pjesë e klubit shumësportesh Partizani ka qenë edhe pishina me vendndodhje në Laprakë, saktësisht tek parku i veturave i Ministrisë së Mbrojtjes.

Orkestra frymore ka qenë ngjitur me pishinën, në Laprakë madje ka qenë edhe shkolla e muzikës për ushtarakët. Por ndërtesa e orkestrës frymore dhe pishina u prishën me kalimin e kohës dhe prandaj orkestra frymore gjatë kohës që Isai ishte drejtor i Klubit Shumësportesh Partizani, është sjellë tek ky i fundit. Konkretisht është ndërtuar një godinë kastile për orkestrën pas palestrës së lojërave me dorë, tek Klubi shumësportesh Partizani, pra afër klubit të futbollit Partizani në një godinë më vete,”- thuhet në dosje./Zëri.ai

1 VITE ME PARE

SPAK në familjen Berisha, Basha: Të korruptuarit duhet të japin llogari

SPAK: Malltezi përfitoi 5 milionë euro nga ish-Partizani, si e ndihmoi
Lulzim Basha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike (e ashtuquajtura PD e vulës), Lulzim Basha ka komentuar, ndonëse indirekt, aksionin e SPAK në familjen Berisha. Gjatë një takimi me qytetarë në Dibër, Basha shpërndau disa foto dhe një mesazh që lidhet me ndëshkueshmërinë. Megjithatë në asnjë moment nuk ka përmendur konkretisht çështjen e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe arrestimin e dhëndrit të këtij të fundit, Jamarbër Malltezi. 

"Të korruptuarit duhet të japin llogari para drejtësisë. Paratë që sot shkojnë në xhepat e pushtetarëve të kthehen në të mira për qytetarët,"-shkruan Basha në postime," - u shpreh kryetari i PD.

Statusi i plotë:

Sot isha në Dibër ku pash nga afër shqetësimet e tregtarëve për rritjen e çmimeve dhe rënien e fuqisë blerëse të qytetarë që, me buxhetin e vogël në dispozicion, nuk arrijnë të plotësojnë të gjitha nevojat e tyre. Ky është realiteti prej vitesh - thonë tregtarët. Kjo ka ndikuar në largimin masiv të rinisë duke pamundësuar edhe shfrytëzimin e sektorit të bujqësisë dhe blegtorisë në këtë zonë. Ata përballen me vështirësi të shumta, që nga mungesa e mbështetjes për shtresat e varfëra, për sektorin e bujqësisë e blegtorisë, mungesa e tregut dhe vendeve të punës, çka ka sjellë dhe rënie të fuqisë blerëse. Qytetarë të varfër, korrupsion i lartë. Ky është realitetit sot në Shqipëri që po detyron shqiptarët të largohen nga vendi. Prandaj sot është jetike t’i jepet fund pandëshkueshmërisë. Të korruptuarit duhet të japin llogari para drejtësisë e paratë që u kanë marrë shqiptarëve t’u kthehen mbrapsht. Paratë që sot shkojnë në xhepat e pushtetarëve të kthehen në të mira për qytetarët.

Jamarbër Malltezi u vu dje në pranga, ndërsa ndaj ish-kryeministrit Berisha është caktuar masa 'detyrim paraqitje' dhe ndalimi i daljes nga Shqipëria. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e hetoi Malltezin për pastrim parash, pas kallëzimit të bërë nga Taulant Balla. Balla, asokohe kreu i grupit parlamentar të PS, kallëzoi për shpërdorim detyre ish-kryeministrin Berisha, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe ish-ministri Arben Imami. Ata akuzohen në lidhje me privatizimin e rreth 10.000 m2 të ish-kompleksit sportiv “Partizani”, në qendër të Tiranës, truall i cili para vitit 2008 ishte në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes./Zëri.ai

1 VITE ME PARE

Dosja 'Partizani'/ Ku shkoi dokumenti? Familjet pronare të kompleksit i shkruan Berishës

SPAK: Malltezi përfitoi 5 milionë euro nga ish-Partizani, si e ndihmoi
Sali Berisha

TIRANË- Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zbardhur një detaj të ri lidhur me dosjen e privatizimit të kompleksit sportiv "Partizani". Sipas dosjes që disponohet nga "Zëri.ai", përfaqësuesit e familjeve pronare Artan Alimehmeti, Ardian Llagami, Kreshnik Kaçurri, Igli Vaqari kanë dërguar një letër në Kryeministri ku ankoheshin për procesin e ndjekur për privatizimin. Por ky dokument origjinal nuk është gjetur në protokoll, veç fotokopja. Sqarimin e mëtejshëm e ka dhënë Oerd Bylykbashi. 

PJESË NGA DOSJA: 

SPAK: Malltezi përfitoi 5 milionë euro nga ish-Partizani, si e ndihmoi

Në dosjen e SPAK thuhet ndër të tjera se në Kryeministri është gjendur një shkresë fotokopje, por jo origjinalja e datës 30.03.2009, drejtuar Sali Berisha, Kryeministër, me lëndë “Njoftim për keqpërdorim funksioni zyrtar” nënshkruar nga përfaqësuesit e familjeve pronare Artan Alimehmeti, Ardian Llagami, Kreshnik Kaçurri, Igli Vaqari.

“Megjithëse është kërkuar pranë Arkivës së Këshillit të Ministrave në Kryeministri shkresa origjinale e datës 30.03.2009 drejtuar Sali Berisha, Kryeministër, me lëndë “Njoftim për keqpërdorim funksioni zyrtar” nuk është arritur të gjendet”, thuhet në dosjen e SPAK.

I pyetur më datë 25.11.2022 Oerd Bylykbashi se cila ka qenë procedura e arkivimit të praktikës së denoncimit dhe nuk gjendet në origjinal dhe a e ka parë ai ndonjëherë origjinalin, ai ka deklaruar se: Ankesa së bashku me të gjithë praktikën e kontrollit arkivohej në arkivën e Kryeministrisë. Si rregull i përgjithshëm ankesa në Kryeministri duhet të vinte në origjinal pasi nuk pranoheshin fotokopje dhe ankesa anonime. Nuk e kujton nëse e ka parë ankesën origjinale apo jo. Pasi është arkivuar praktika nuk do të thotë se çfarë bërë me dokumentacionin. Nuk di të thotë përse nuk gjendet në origjinal.

Jamarbër Malltezi u vu dje në pranga, ndërsa ndaj ish-kryeministrit Berisha është caktuar masa 'detyrim paraqitje' dhe ndalimi i daljes nga Shqipëria. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e hetoi Malltezin për pastrim parash, pas kallëzimit të bërë nga Taulant Balla. Balla, asokohe kreu i grupit parlamentar të PS, kallëzoi për shpërdorim detyre ish-kryeministrin Berisha, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe ish-ministri Arben Imami. Ata akuzohen në lidhje me privatizimin e rreth 10.000 m2 të ish-kompleksit sportiv “Partizani”, në qendër të Tiranës, truall i cili para vitit 2008 ishte në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes./Zëri.ai

1 VITE ME PARE

'Partizani'/ “Më kërkuan të firmos ose...”, dëshmia e Komandatit të FA-së, ç'tha Oketa në SPAK

SPAK: Malltezi përfitoi 5 milionë euro nga ish-Partizani, si e ndihmoi
Gazmend Oketa

TIRANË- Zbulohen detaje të tjera nga dosja hetimore e SPAK për privatizimin e ish-kompleksit Partizani, e cila është e siguruar nga "Zëri.ai". Dëshmia e gjeneral-brigade Vladimir Qirjazi, i cili tregon komunikimin me ministrin e Mbrojtjes të asaj kohe, Gazment Oketa, i cili i ka kërkuar që të firmosë për dhënin e pronës, sepse edhe atij vetë ia kanë kërkuar. Në dosje është zbardhur komunikimi i tij me Ministrin e Mbrojtes së kohës Gazment Oketa, i cili i ka kërkuar që të firmosë për dhënien e pronës. Ose ndryshe do të ndëshkohej. 

“Une i thashë Ministrit Gazmend Oketa se nuk mund të firmosja dhe ai më tha se edhe atij po ia kërkonin që të firmosej. Më tha “Duhet firmosur” por nuk më sqaroi se kush ia kishte kërkuar firmosjen. Ministri Gazmend Oketa me tha se kjo gjë mund te shkonte deri ne mase se faktikisht ne raportin e komisionit te auditit Ministrit Oketa i kërkohej qe unë te ndëshkohesha me mase disiplinore…”, ka thënë komandanti Qirjazi.

I pyetur gjatë këtij hetimi, shtetasi Gazmend Oketa, nëse kishte dijeni nëse terrenet sportive dhe objektet e klubit të futbollit Partizani, shfrytëzoheshin nga ndonjë subjekt privat, deklaron se...: Kam qenë në dijeni që shfrytëzoheshin nga Klubi i Futbollit Partizani por nuk e di se në çfarë mënyre ishte vendosur kjo marrëdhënie me terrenet dhe objektet që ishin në administrim të Ministrisë së Mbrojtjes.

Por ka theksuar: Nuk kam dijeni më tepër!

PJESË NGA DOSJA:

36.Me shkresën Nr. 1858 Regj. datë 02.04.2009, Gjeneral Brigade Komandant Vladimir Qiriazi, ka informuar Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosuara, Gjeneral Brigade Maksim Malaj, në lidhje me takimet e zhvilluara me Ministrin e Mbrojtjes Z. Gazmed Oketa për çështjen e dorëzimit të pronës me Nr. 11, ku në përmbajtje të shkresës ka sqaruar se, …ka informuar dhe për raste të tjera që Ministria e Mbrojtjes kërkon ushtarakët për të firmosur ndërkohë që ka në dispozicion Drejtorinë e Menaxhimit të Instalimeve dhe Burimeve të Mbrojtjes.

Në këtë shkresë shtetasi Vladimir është shprehur se, Ministri i ka kërkuar Vladimirit që të firmoste pasi kjo gjë i kërkohej edhe atij.

Sqaron se, ka marrë takim me ministrin më datë 31.03.2009 në orën 18.15 dhe se eshte ballafaquar më datë 01.04.2009 rreth orës 13.00 me personelin e DMIBM shtetasit Ardian Shashaj, Roland Llazari dhe Erinda Ndroqi, Fiqiri Kupe dhe Besnik Dervishi.

37.1 pyetur përgjatë hetimit shtetasi Vladimir Qiriazi ka deklaruar se: … Une i thashë Ministrit Gazmend Oketa se nuk mund të firmosja dhe ai më tha se edhe atij po ia kërkonin që të firmosej. Më tha “Duhet firmosur” por nuk më sqaroi se kush ia kishte kërkuar firmosjen. Ministri Gazmend Oketa me tha se kjo gjë mund te shkonte deri ne mase se faktikisht ne raportin e komisionit te auditit Ministrit Oketa i kërkohej qe unë te ndëshkohesha me mase disiplinore….

38.Në Kryeministri, është gjendur një shkresë fotokopje (por jo origjinalja) e datës 30.03.2009, drejtuar z. Sali Berisha, Kryeministër, me lëndë “Njoftim për keqpërdorim funksioni zyrtar” nënshkruar nga përfaqësuesit e familjeve pronare Artan Alimehmeti, Ardian Llagami, Kreshnik Kaçurri, Igli Vaqari.

Megjithëse është kërkuar pranë Arkivës së Këshillit të Ministrave në Kryeministri shkresa origjinale e datës 30.03.2009 drejtuar z. Sali Berisha, Kryeministër, me lëndë “Njoftim për keqpërdorim funksioni zyrtar” nuk është arritur të gjendet. Gjithashtu nga këqyrja e regjistrit të korrespodencés Model Nr.1 në Kryeministri për periudhën 27.03.2009- 02.04.2009 nuk u konstatua as e regjistruar në protokoll hyrje e shkresës/ankesës date 30.03.2009.

39.Nga ana e Kryeministrisë ka patur reagim të menjëhershëm, kur me shkresën nr. 1161 prot datë 03.04.2009 të Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, shtetasit Gjergj Lezhja, konceptuar nga shtetasi Ilir Kadiu dhe miratuar nga shtetasi Oerd Bylykbashi, drejtuar Komandantit të Forcës Mbështetëse shtetasit Vladimir Qiriazi dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes, Fiqiri Kupe, është pasqyruar ndër të tjera se, është kryer një denoncim nga familjet Alimehmeti, Vaqarri, Saliaga, Begeja dhe Llagami, aktualisht pronarët ligjorë të truallit të klubit të futbollit Partizani.

40.Ministria e Mbrojtjes gjithashtu ka reaguar duke iu drejtuar me shkresën nr. 2084/2 prot datë 16.04.2009 të Drejtorisë së Menaxhimit të Instalimeve dhe Burimeve të Mbrojtjes, drejtori Ardian Shashaj, Komandes Mbështetëse dhe për dijeni ministrit Gazmend Oketa, sekretarit të përgjithshëm Fiqiri Kupe ku parashtron se Komanda Mbështetëse nuk ka zbatuar urdhërin….

41.Brenda të njëjtës ditë që rezulton se është përgatitur shkresa e mësipërme, duke u njoftuar Ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa, rezulton se ka një reagim të menjëhershëm më datë 16.04.2009 me urdhërin Nr. 1289 Prot, nga Kryeministri Sali Berisha, mbi kontrollin tematik në Ministrinë e Mbrojtjes, mbi zbatimin e procedurave ligjore dhe administrative për dorëzimin dhe nënshkrimin e kontratës së shitjes së pronës me Nr.11, në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Mbrojtjes.

Bashkëlidhur është programi i kontrollit i përgatitur nga drejtor Oerd Bylykbashi dhe i miratuar nga sekretari i përgjithshëm Gjergj Lezhja. Programi i kontrollit është koncept. nga Ilir Kadiu.

42.Me shkresën nr. prot (e palexueshme) datë 24.04.2009 shtetasi Gjergj Lezhja, Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, i ka kërkuar shtetasit Vladimir Qiriazit, të verë në dispozicion të grupit të kontrollit, fotokopje të njehsuar me origjinalin, të gjithë praktikës që kanë në lidhje me pronën, në kuadër të kontrollit, nga departamenti i kontrollit të brendshëm administrativ dhe antikorrupsion.

43.Shtetasi Ilir Kadiu, rezulton të jetë gjithashtu një anëtar i familjeve pronare, përfituese nga pronat e ndodhura në Klubin e Futbollit dhe Klubin Shumesportesh Partizani dhe në konflikt të hapur interesi në situatën e krijuar. Për më tepër, ai vetë ka zgjedhur në procedurat përkatëse në lidhje me pronat si përfaqësues shtetasin Jamarbër Malltezi.

44.Me shkresën nr. 2205/2 regj datë 24.04.2009 shtetasi Vladimir Qiriazi i është drejtuar Ministrit të Mbrojtjes Gazmend Oketa, ku e bën me dije se në zbatim të urdhër kontrollit të kryeministrit, Sali Berisha, nr. 1289 datë 16.04.2009, më datë 24.04.2009 në Komandën Mbështetëse janë paraqitur për të ushtruar kontroll shtetasit Ilir Kadiu dhe Saimir Struga. Vijon me parashtrimet që kjo pronë nuk është marrë në administrim nga Komanda Mbështetëse, nuk ka pasur përfaqësues në procedurat.

I pyetur gjatë këtij hetimi, shtetasi Gazmend Oketa, nëse kishte dijeni nëse terrenet sportive dhe objektet e klubit të futbollit Partizani, shfrytëzoheshin nga ndonjë subjekt privat, deklaron se...: Kam qenë në dijeni që shfrytëzoheshin nga Klubi i Futbollit Partizani por nuk e di se në çfarë mënyre ishte vendosur kjo marrëdhënie me terrenet dhe objektet që ishin në administrim të Ministrisë së Mbrojtjes.

I pyetur përse është urdhëruar Komanda Mbështetëse në urdhërin të kontratës së shitjes së pronës nr.11 (Partizani).

"Shkresa që nënshkruhet nga ministri ka kaluar fillimisht filtrat juridikë nga sektorët përkatës dhe bashkë me shkresën duhet të gjenit edhe praktikën mbi të cilën është mbështetur kjo shkresë. Nuk di të them më tepër."

Gjenral Brigade Vladimir Qiriazi i parashtron Ministrit tëmbrojtjes Gazmend Oketa senë vijim të zvatimit të urdhërit të ministrit. është zbuluar se pala dorëzuese asnjëherë nuk është paraqitur për t'ia dorëzuar Komandës Mbështetëse. Grupi i punës nuk është lejuar të futet brenda kësaj prone.

Maksim Malaj, në lidhje me takimet e zhvilluara me Ministrin e Mbrojtjes, Gazmend oketa për çështjen e dorëzimit të pronës, ku në përmbajtje të shkresës ka sqaruar se ka refuzuar të firmosi pa marrë më parë pronën në dorëzim. Në fund të kësaj shkresë ai ka informuar dhe për raste të tjera që Ministria e Mbrojtjes kërkon ushtarakët për të firmosur ndërkohë që ka në dispozicion në drejtorinë e Menaxhimit të Instalimeve dhe Burimeve të Mbrojtjes. Në këtë shkresë shtetasi Vladimir është shprehur se ministri i ka kërkuar Vladimirit që të firmoste pasi kjo gjë i kërkohej dhe atij sqaroj se ka marrë takim me ministrin me datë 31.03.2009 në orën 18.15 dhe se është ballafaquar më datë 01.04.2009 rreth orës 13.00 me personelin e DMIBM, Ardian Shashaj, Roland Llazari, Erinda Ndroqi, Fiqiri Kupe dhe Besnik Dervishi.

Gazmend Oketa, i pyetur përgjatë këtij hetimi, në lidhje me pretendimin e Vladimir Qirjazit se nga ana e Ministrit të Mbrojtjes i është kërkuar të firmoste pasi kjo gjë i kërkohej edhe atij: Takimi është bërë por deklarata se unë i kam kërkuar të firmoste pasi më kërkohej dhe mua është absolutisht e pavërtetë. Unë si ministër kam nxjerrë urdhër.

1 VITE ME PARE

Dosja 'Partizani'! Ish-shefi i FA-ve zbulon në SPAK: U pengova të ndiqja çështjen, presidenti e kishte kaluar

SPAK: Malltezi përfitoi 5 milionë euro nga ish-Partizani, si e ndihmoi
Maksim Malaj

TIRANË- Ish-shefi i i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Maksim Malaj ka treguar në SPAK parregullsitë që kishte vënë re në privatizimin e ish-kompleksit sportiv "Partizani". Në dosjen e SPAK, të siguruar nga 'Zëri.ai', Maksim Malaj tha se nga ana e Komandës ishte ngritur grupi i punës për marrjen në dorëzim të pronës. Por u zbulua se nga ana e Klubit nuk ishte ngritur ndonjë grup punë por edhe nuk ishin lejuar të futeshin në ambientet e pronës së klubit Partizani.

"Unë si shef i shtabit të Përgjithshëm kam shkruar bashkë me ministrin Gazmend Oketa tek Presidenti, i cili në atë kohë ka qenë Bamir Topi për të mbrojtur sugjerimet tona. Psh. ka pasur një rast që presidenti na ka bërë disa vërejtje për planin e përhapjes dhe më pas na u tha që plani ishte miratuar nga presidenti,"-është shprehur Malaj në deëshminë e tij. 

Më pas, shton se edhe pse ka dashur që të informohet sërish lidhur me procesin, rruga i është 'ndërprerë'.

"Dua të theksoj se përveç komunikimit me shkresa unë kam pasur edhe komunikime verbale me komandantin e forcës të quajtur Vladimir Qiriazi. Vladimiri më ka parashtruar problematikat dhe unë i kam thënë të ndiqte procedurat. Por që nga momenti që unë kam nënshkruar shkresën si më sipërcituar, nuk jam vënë më në dijeni në lidhje me këtë procedure,"-shton ai në dëshminë e tij para hetuesëve të SPAK.

PJESË NGA DOSJA:

Me shkresën nr.1996, prot. datë 20.02.2009, Drejtori i Drejtorisë së Administrit dhe shitjes së pronave publike, Urim Muja, i është drejtuar Ministrit të Mbrojtjes Gazmend Oketa duke kërkuar përfaqësuesin e kësaj ministrie me qëllim që të realizohet përfundimi i procedurave të privatizimit. Gjenerali Maksim Malaj, shef i Shtabit të Përgjithshëm (i emëruar më datë 25.07.2008 deri më datë 08.08.2011) me detyrë shef i shtabit të Përgjithshëm të FA-së i është drejtuar Ministrit të Mbrojtjes, Gazment Oketa. Drejtori i Drejtorisë së Menaxhimit të Instalimeve dhe Burimeve të Mbrojtjes në MM, nëpërmjet projektshkresës kërkon të autorizojë Komandën Mbështetëse të dorëzojë dhe të lidhë kontratën e shitjes për pronën nr.11 me emërim Klubi i Futbollit Partizani, Tiranë. Në memon që shoqëron këtë projekt shkresë, kërkesë edhe firma e shefit të shtabit të përgjithshëm. Për këtë arsye nëpërmjet drejtorive J-3 dhe J-4, ky shef ka kërkuar të informohet për statusin e kësaj prone si dhe detyrimet e Shtabit të Përgjithshme në këtë proces. Nga informaconi i marrë, rezulton se prona nr.11 nuk bën pjesë në planin e përhapjes së FA të miratuar nga presidenti me shkresat nr.638/2 dhe 638/4. Prona bën pjesë në listën e pronave në administrimin të MM në bazë të VKM 18.07.2003. Nga informacioni i marrë, rezulton se prona nr.11, nuk bën pjesë në planin e përhapjes së fA të miratuar nga presidenti. Kjo pronë duhet të merrej në administrim nga Komanda e mbështetjes logjistike, në zbatim të kësaj shkresë, Komanda me grup pune ka vajtur në vend për marrjen në administrim të kësaj prone, por pala dorëzuese, nuk është paraqitur në asnjë rast dhe për më tepër, grupi i punës nuk është lejuar të futej në objekt. DMIBM nuk i përgjigjet shqetësimit të KML për marrjen në administrim të kësaj prone, por kërkon kryerjen e veprimeve për aplikimin dhe regjistrimin e pronës pranë ZVRPP Tiranë. Me gjithë ndërhyrjet e herë pas herëshme pranë ZVRPP, nga kjo zyrë nuk është dhënë dokument pronësie me pretendimin se prona është me mbivendosje dhe në proces gjyqësor. KML ka kërkuar regjistrimin e pronës sipas inventarit të miratuar.

Maksim Malaj: Fillimisht dua të sqaroj se në periudhën 2008-2011 kam qenë shef i shtabit të Përgjithshëm. Më kujtohet se ka ardhur një shkesë nga një drejtori e instalimeve të burimeve të mbrojtjes një memo që thoshtë se kjo prona do të dorëzohej si pasojë e privatizimit. Unë nuk e kam ditur se klubi Partizani kishte dalë nga plani i përhapjes. Unë u vendosa pas Gërdecit si shef shtabi dhe stafi ishte i ri. Kur erdhi kjo për privatizimin, unë u habita se ç'ne që kjo drejtori më dërgon mua një shkresë të tillë dhe aty mora vesh se nga ana e ministrit ishte dërguar një urdhër në komandën e mbështetjes logjistike por unë nuk e kam parë urdhërin. Kam thirrur 2 drejtorët, Hysen Cekodhima dhe Perikli Tiko. U kam thënë më sqaroni për këtë punë se nuk kam dijeni. Atë të dy më sqaruan, më përgatitën edhe një material me shkrim. Ishte miratuar nga presidenti në vitin 2006. Këtë pronë me urdhër të shefit të shtabit duhej që komanda e mbështetjes logjistike ta merrte në administrim. Nga ana e komandës së mbështetjes logjistike është ngritur grupi i punës për marrjen në dorëzim të pronës. Në shkresën që komanda e mbështetjes logjistike i ka dërguar Në shkresë që komanda e mbështetjes ligjistike i ka dërguar Drejtorisë së Instalimeve dhe Burimeve të Mbrojtjes shprehet se jo vetëm nga ana e Klubit nuk ishte ngritur ndonjë grup punë por edhe nuk ishin lejuar të futeshin në ambientet e pronës së klubit Partizani. Nga ana e drejtorisë ju vu detyre e Komandës së Mbshtetjes logjistike të aplikonte për regjistrimin e pronës pranë ZVRPP-së. ZVRPP ktheu përgjigje me arysetimin se num mund të jepte certifikatën e pronës me arysen se kishte mbivendosje dhe se është në proces gjyqësor. Kështu që kjo pronë nuk u mor në administrim nga Komanda e Mbështetjes logjistike. Pra nuk ishte bërë e mundur që nga 2007 që të merrej në dorëzim. më pas, në dijeninë time ka dalë një urdhër i MM, a VKM nuk e mbaj mend mirë që për regjistrmin e pronave ngarkonte Drejtorinë e Menaxhimit të Instalimeve dhe Burimeve Mbrojtjes. I jam drejtuar me informacion ministrit. E kam informuar që klubi Partizani ka një përfaqësues të emëruar në Ministri, mbiemrin e ka pasur Tole por nuk jam i sigurtë për identifikimin e këtij personi dhe i kam thënë që komanda e mbështetjes logjistike duke mos e pasur në administrim nuk ka çfarë të dorëzojë si pasojë e privatizimit. Dua të theksoj se përveç komunikimit me shkresa unë kam pasur edhe komunikime verbale me komandantin e forcës të quajtur Vladimir Qiriazi. Vladimiri më ka parashtruar problematikat dhe unë i kam thënë të ndiqte procedurat. Por që nga momenti që unë kam nënshkruar shkresën si më sipërcituar, nuk jam vënë më në dijeni në lidhje me këtë procedure.

Në lidhje me planin e përhapjes sqaron se: ...Në varësi të ndryshimeve strukturore të FA, ndryshone edhe plani i përhapjes. Në lidhje me faktin se cilat prona gjykoheshin se i duheshin ende ushtrisë dhe cilat jo, këtë e vlerësonte shtabi i Përgjithshëm i FA dhe Ministria e Mbrojtjes. Shtabi përbëhej nga 9 drejtori dhe rolinkryesor e kishte J3 që është drejtoria e operacioneve dhe stërvitjes. Të gjithë këto drejtori jepnin mendimin e tyre mbi pronat që duhet të ishin apo jo në planin e përhapjhes. Përgatitej një material me shkrim, i cili adresohej Ministrit të Mbrojtjes dhe pastaj shkonte tek Presidenti për miratim. Unë si shef i shtabit të Përgjithshëm kam shkruar bashkë me ministrin tek Presidenti, i cili në atë kohë ka qenë Bamir Topi për të mbrojtur sugjerimet tona. Psh. ka pasur një rast që presidenti na ka bërë disa vërejtje për planin e përhapjes dhe më pas na u tha që plani ishte miratuar nga presidenti.

1 VITE ME PARE

DOSJA/ '20% me lekë dhe 80% me letra', diskutimet mes Berishës&Rulit për privatizimin e "Partizanit"

SPAK: Malltezi përfitoi 5 milionë euro nga ish-Partizani, si e ndihmoi
Ritvan Bode, Sali Berisha dhe Genc Ruli

TIRANË- Zëri.ai ka zbardhur detaje të tjera nga dosja e privatizimit të ish-kompleksit ‘Partizani’. Në dosje është zbardhur edhe një bisedë mes Genc Ruli, ministër Ekonomie asokohe, si dhe Sali Berishës, në lidhje me ndryshimin e akteve nënligjore për blerjen e pronave shtetërore nga ish-pronarët. Mbledhja e qeverisë është mbajtur më 17.12.2008, ndërsa ankandi ishte kryer dhe shitja kishte përfunduar. Por me metodologji ndryshe nga më parë. Më parë, blerja bëhej vetëm me lekë, por u ndryshua me 20% në lekë dhe 80% në bono privatizimi dhe letra me vlerë.

SPAK: Malltezi përfitoi 5 milionë euro nga ish-Partizani, si e ndihmoi

Pasi merr lajmin për ndryshimin e ligjit, Berisha shprehet i shqetësuar, për rritjen e vlerës së bonove. Por sqarohet nga ministrat Bode dhe Ruli. 

"Letrat me vlerë ua kemi borxh se nuk i kemi shpërndarë, duhet të gjejmë mënyrat që t'i ndihmojmë, t'i heqim këto letrat me vlerë. Këtë e kemi bërë shumë mirë, jam shumë dakord me ty, se nuk i marrim dorë, absolutisht. Jepe këtë lajm, është një lajm shumë i rëndësishëm, që u miratua, që 80% ta paguajmë me letra me vlerë vetëm pronarët. Ai borxh do të shlyhet qeveria ka borxh, ma gjej ti mua mënyrën sesi ta shlyejmë, unë me atë borxh nuk rri, unë do ta shlyej po qe se shqiptarët më japin mandatin e dytë, unë ta them se do t'ua shlyej borxhin. Unë atyre letrave do t'ju qëndroj se kanë një sens ato të shpërndarjes së pasurisë, kanë një bazë shumë morale, shumë të fuqishme, tjetër punë tani nuk po merret kush me këto në botë, por ne do të merremi, nuk kemi se çfarë të bëjmë,"-tha Berisha në mbledhje.

Përfundimisht Këshilli i Ministrave e miratoi projektvendimin!

PJESË nga DOSJA:

Më datë 25.08.2008, nga dega e Shoqërisë Civile është vendosur publikimi për privatizim i objektit "Klubi i Futbollit Partizani". Në njoftim është përcaktuar vlera fillestare e ankandit 10.109.000 lekë. Afati i publikimit fillon më datë 18.08.2008 dhe mbaron më datë 06.09.2008.

Bleraj e Klubit të Futbollit, rezulton se është marrë përsipër nga shoqëria "Kontakt". Me shkresën datë 04.09.2008, Bankka Credins i drejtohet drejtorisë së Administrimit dhe shitjes së pronave Publike, pranë Ministrisë së Financave, me garancinë nr.2810/04.09.2008, duke parashtruar se: Duke qenë se shoqëria Kontakt me administrator Fatmir Bektashi, ka marrë përsipër të realizojë blerjen e klubit të Futbollit Partizani, për llogari të ish-pronarëve të truallit dhe trashgimtarëve të familjeve: Mahmut dhe Xhemal Begeja, Rexhep Alimehmeti, Sabrije Llagami, Dylbere Vaqarri dhe Qamil Saliaga.

Më datë 17.12.2008 është mbajtur procerverbal P.2.27 i mbledhjes së Këshillit të Ministrave për projektvendimin, më poshtë është pasqyruar një pjesë e diskutimeve të mbledhjes në fjalë.

Sali Berisha: Ky projektvendim është propozuar nga Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës. Jemi dakord?

Genc Ruli (ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës): Për këtë mund të them një shpjegim se çfarë kemi bërë.

Sali Berisha: Po, e di, keni zgjidhur çështjen e ankandit.

Genc Ruli: Jo, ankandi është veç doktor por futëm 20% me lekë dhe 80% me letra me vlerë.

Sali Berisha: Bravo, jepe këtë njoftim, se edhe kjo përbën risi. Ma thuaj, si jua keni vlerësuar letrat me vlerë juve këtyre?  Unë do të mbroj pronarët, do të bëj avokatin e tyre. Dmth si t'ja bëjmë që t'i favorizojmë, t'i marrim ato, se ja ke mbajtur tjetrit, ti e ke shfrytëzuar.

Ritvan Bode (Ministër i Financave): Ne po ia lehtësojmë tani, ai e paguante 100% me para, tani po i themi do ta paguash me letra me vlerë.

Genc Ruli: 20% me lekë dhe 80% me letra me vlerë.

Sali Berisha: Vetëm se na del një problem këtu, na rrit kursin e letrave me vlerë shumë kjo pastaj.

Ridvan Bode: Oferta e letrave me vlerë është shumë e madhe në krahasim me këtë tjetrën.

Sali Berisha: Atëherë çfarë duhet të bëjmë ne me letrat me vlerë, se unë për letrat me vlerë po mendoj me çdo kusht që t'u qëndrojmë, por nuk mund t'i qëndrojmë 800 mijëshit, ajo ka qenë një gjë jashtëzakonisht e rëndë që na u imponua, për shkak të lekëve privatizimit të përndjekurve, kështu që ne do t'i etalonim me vlerë.

Ritvan Bode: I kemi etaluar është pjesë e vendimit, ky vendim i ka të gjitha brenda.

Sali Berisha: Letrat me vlerë ua kemi borxh se nuk i kemi shpërndarë, duhet të gjejmë mënyrat që t'i ndihmojmë, t'i heqim këto letrat me vlerë. Këtë e kemi bërë shumë mirë, jam shumë dakord me ty, se nuk i marrim dorë, absolutisht. Jepe këtë lajm, është një lajm shumë i rëndësishëm, që u miratua, që 80% ta paguajmë me letra me vlerë vetëm pronarët. Ai borxh do të shlyhet qeveria ka borxh, ma gjej ti mua mënyrën sesi ta shlyejmë, unë me atë borxh nuk rri, unë do ta shlyej po qe se shqiptarët më japin mandatin e dytë, unë ta them se do t'ua shlyej borxhin. Unë atyre letrave do t'ju qëndroj se kanë një sens ato të shpërndarjes së pasurisë, kanë një bazë shumë morale, shumë të fuqishme, tjetër punë tani nuk po merret kush me këto në botë, por ne do të merremi, nuk kemi se çfarë të bëjmë. Përfundimisht Këshilli i Ministrave e miratoi projektvendimin.

Jamarbër Malltezi u vu dje në pranga, ndërsa ndaj ish-kryeministrit Berisha është caktuar masa 'detyrim paraqitje' dhe ndalimi i daljes nga Shqipëria. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e hetoi Malltezin për pastrim parash, pas kallëzimit të bërë nga Taulant Balla. Balla, asokohe kreu i grupit parlamentar të PS, kallëzoi për shpërdorim detyre ish-kryeministrin Berisha, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe ish-ministri Arben Imami. Ata akuzohen në lidhje me privatizimin e rreth 10.000 m2 të ish-kompleksit sportiv “Partizani”, në qendër të Tiranës, truall i cili para vitit 2008 ishte në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes./Zëri.ai

1 VITE ME PARE

Dosja "Partizani"/ SPAK: Mbledhja në Kuvend, si u ndryshua ligji për komplekset sportive

SPAK: Malltezi përfitoi 5 milionë euro nga ish-Partizani, si e ndihmoi
Ish-kompleksi "Partizani"

TIRANË- Zbardhen detaje të tjera nga dosja e SPAK për privatizimin e kompleksit "Partizani". Në dosjen e siguruar nga Zëri.ai, shkruhet se në vitin 2008 është mbledhur një Komision për të shqyrtuar një projektligj që kishte lidhje me ambientet sportive. Sipas ligjit, ato mund t'i kalonin dhe të privatizoheshin nga pronarët e truallit...por me kusht që të mos u ndryshojë destinacioni. Por me ndryshimin që iu bë ligjit në vitin 2008, pjesa e fundit u hoq. Nuk kishte më asnjë kusht që kompleksi sportiv të ruante të njëjtat qëllime edhe nëse merrej nga ish-pronarët. 

"Pra në këndvështrim të leximit sips teknikës legjilative, interpretimi i kësaj dispozite është që objektet sportive privatizohen nga pronarët e truallit kur ka të tillë, pra i vendosur asnjë kufizim. Kurse, në rast se jepen me koncension, atyre duhet të mos u ndryshojnë legjislacioni. Ky konkluzion arrihet pikërisht pasur parasysh formuklimin e nenit 31 para ndryshimeve që ka pësuar ligji, objektet sportive jepen me koncension apo privatizohen me kusht që të mos u ndryshojnë destinacion në përputhje. Pra nëse qëllimi, që papritur qeveria vlerësoi se duhet të rikthehej, pra që edhe ish-pronarët mund të privatizonin objektet pa u ndryshuar destinacioni, atëherë formulimi i duhur për të thënë këtë gjë, ishte pikërisht parashikimi i para 2007. Por tashmë, në vitin 2008, qartësisht qëllimi që ish-pronarët që kryenin privatizimin të mos ndryshonin destinacionin është hequr,"-shkruhet në dosje. 

PJESË NGA DOSJA: 

16.07.2008 është dokumentuar mbledhja e komisionit ku e ftuar ka qenë ministrja e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, ku shfaqet si përfaqësuese Violeta Shqevi. Në ligjin në fuqi është parashikuar vetëm një mënyrë e dhënies në përdorim, me koncesion, të objekteve sportive. Në përputhje me politikën qeveritare, për zhvillimin e sportit, rritjen e shërbimit sportiv mund ta kryejnë funksionin edhe po t'u jepen në pronësi ish-pronarëve të truallit... Në raportin e mbajtur më datë 16.07.2008, në komisionin për edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik është shqyrtuar ky projektligj. Në këtë mbledhje ishin të pranishëm edhe përfaqësues të Ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Në relacon parashtrohet se ky projekt ligj është në vijim të përmirësimeve të njëpasnjëshme ligjore që i shërbejnë funksionimit sa më të mirë të federatave sportive dhe Komitetit olimpik Shqiptar për zhvillimin e sportit, me synim që sportistët shqiptarë të arrijnë nivele sa më të larta në të gjitha veprimtaritë sportive në vendin tonë e jashtë tij. Këtij qëlllimi i shërben angazhimi i ndjeshëm i pushtetit vendos për financimin e klubeve sportive që janë në juridiksionin e tyre etj. Në aspektin procedurial, projektligji vjen si nismë legjilative e Këshillit të Ministrave është depozituar në Kuvend dhe i është nënshtruar rregullave proceduriale të shqyrtimit e miratimin të projektligjeve sipas Rregullores së Kuvendit...

Relatorët janë shtetasit Gjok Vuksani dhe Alfred Dalipi dhe për komisionin n/kryetari Gëzim Karapici.

Pra sipas relatorëve në Komisionin për Edukimin dhe Mjeteve e informimit publik është se edhe mënyra e dhënies së objekteve sportive në pronësi ish-pronarëve kur ka të tillë i shërbim qëllimit të këtij projektligji që është zhvillimi i sportit. Edhe në relacionin për projektligjin është parashikuar shprehimisht se zhvillimi i sportit...mund ta kryejnë funksionin objektet sportive edhe po t'u jepen në pronësi ish-pronarëve të truallit.

Megjithatë risjellim në vëmendjen ndryshimin e propozuar dhe miratuar të nenit 31 të ligjit të sipërcituar:... Objektet sportive privatizohen nga pronarët e truallit, kur ka të tillë, në të kundërt jepen me koncesion, në përputhje me ligjin nr. 9663, me kusht që të mos u ndryshojë destinacioni. Pra në këndvështrim të leximit sips teknikës legjilative, interpretimi i kësaj dispozite është që objektet sportive privatizohen nga pronarët e truallit kur ka të tillë, pra i vendosur asnjë kufizim. Kurse, në rast se jepen me koncension, atyre duhet të mos u ndryshojnë legjislacioni. Ky konkluzion arrihet pikërisht pasur parasysh formuklimin e nenit 31 para ndryshimeve që ka pësuar ligji, objektet sportive jepen me koncension apo privatizohen me kusht që të mos u ndryshojnë destinacion në përputhje. pra nëse qëllimi, që papritur qeveria vlerësoi se duhet të rikthehej, pra që edhe ish-pronarët mund të privatizonin objektet pa u ndryshuar destinacioni, atëherë formulimi i duhur për të thënë këtë gjë, ishte pikërisht parashikimi i para 2007. Por tashmë, në vitin 2008, qartësisht qëllimi që ish-pronarët që kryenin privatizimin të mos ndryshonin destinacionin është hequr.

Jamarbër Malltezi u vu dje në pranga, ndërsa ndaj ish-kryeministrit Berisha është caktuar masa 'detyrim paraqitje' dhe ndalimi i daljes nga Shqipëria. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e hetoi Malltezin për pastrim parash, pas kallëzimit të bërë nga Taulant Balla. Balla, asokohe kreu i grupit parlamentar të PS, kallëzoi për shpërdorim detyre ish-kryeministrin Berisha, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe ish-ministri Arben Imami. Ata akuzohen në lidhje me privatizimin e rreth 10.000 m2 të ish-kompleksit sportiv “Partizani”, në qendër të Tiranës, truall i cili para vitit 2008 ishte në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes./Zëri.ai

1 VITE ME PARE

Dosja "Partizani"/ SPAK: Lulzim Basha dha leje për ndërtimin e 17 kullave të Malltezit

SPAK: Malltezi përfitoi 5 milionë euro nga ish-Partizani, si e ndihmoi
Foto ilustruese

TIRANË- Zëri.ai ka zbardhur detaje të tjera nga dosja e SPAK lidhur me çështjen e privatizimit të klubit "Partizani" nga Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha. Në dosjen e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar shkruhet se Bashkia e Tiranës, e drejtuar prej korrikut 2011 deri në korrik 2015 nga shtetasi Lulzim Basha, e ka pajisur me leje zhvillimore për ndërtimin e 17 kullave. Të gjitha të ngritura pikërisht në zonën e kompleksit sportiv. 

"Për këtë shkak ngrihen dyshime mbi ekzistencën e veprës penale të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm dhe korrupsionit. Sipas kallëzuesit, fakti që shtetasi Jamarbër Malltezi është lidhje e afërt e kryeministrit të kohës ka shkaktuart këtë lloj ecurie,"-shkruhet në dosje. Mirëpo është e paqartë se kush ka ndikuar tek kush. Ka qenë Berisha, ai që ka ndikuar tek Basha si kryebashkiak? Ky detaj nuk është i sqaruar më tej në dosje. 

PJESË NGA DOSJA E SPAK: 

SPAK: Malltezi përfitoi 5 milionë euro nga ish-Partizani, si e ndihmoi

Për një periudhë shumë të shkurtër, nga qershori 2008 kur është bërë raporti i vlerësimit të ekspertëve të objekteve të klubit të sportit Partizani dhe deri në dhjetor 2008, ka përfunduar procedura e njohjes dhe e kthimit fizik, vlerësimi financiar i objektit që i nënshtrohet parablerjes, dorëzimi nga organet e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë së Ekonomisë si dhe regjistrimi në regjistrat publike të kësaj sipërfaqe. Po kështu, Bashkia e Tiranës, e drejtuar prej korrikut 2011 deri në korrik 2015 nga shtetasi Lulzim Basha, e ka pajisur me leje zhvillimore për ndërtimin e 17 kullave, shoqërinë "Homeplan". Për këtë shkak ngrihen dyshime mbi ekzistencën e veprës penale të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm dhe korrupsionit. Sipas kallëzuesit, fakti që shtetasi Jamarbër Malltezi është lidhje e afërt e kryeministrit të kohës ka shkaktuart këtë lloj ecurie.

Jamarbër Malltezi u vu dje  në pranga, ndërsa ndaj ish-kryeministrit Berisha është caktuar masa 'detyrim paraqitje' dhe ndalimi i daljes nga Shqipëria. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e hetoi Malltezin për pastrim parash, pas kallëzimit të bërë nga Taulant Balla. Balla, asokohe kreu i grupit parlamentar të PS, kallëzoi për shpërdorim detyre ish-kryeministrin Berisha, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe ish-ministri Arben Imami. Ata akuzohen në lidhje me privatizimin e rreth 10.000 m2 të ish-kompleksit sportiv “Partizani”, në qendër të Tiranës, truall i cili para vitit 2008 ishte në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes./Zëri.ai

1 VITE ME PARE

Bleu aksionet për 35 mijë lekë, pse SPAK nxitoi në arrestimin e Malltezit: Tentoi zhdukjen e provave?

SPAK: Malltezi përfitoi 5 milionë euro nga ish-Partizani, si e ndihmoi
Jamarber Malltezi

TIRANË- 16 ditë përpara se të arrestohej, Jamarbër Malltezi kishte depozituar në Qendrën Kombëtare të Biznesit, kërkesën për kalimin e shoqerisë “Homeplan” më status likujdimi e sipër. Sipas SPAK dhe GJKKO kishte rrezik që të dyshuarit përmes kësaj veprimtarie të tentonin që të fshihnin provat, dhe për këtë shkak duket se është lëshuar dhe urdhërarresti ndaj Malltezit.

"Gjykata vlerëson se për shkak të rrethanave të faktit ka rrezik që të hetuarit më sipër të kryejnë krime të rënda ose të të njëjtit lloj me atë për të cilin po procedohen. Gjykata arrin në këtë konkluzion, duke marrë parasysh faktin se gjatë fazës së hetimeve, të dy të hetuarit kanë ndërmarrë veprime konkrete që kanë për qëllim likuidimin e shoqërisë Homeplan sh.p.k., e cila ka shërbyer ndër vite, si shoqëri për shpërndarjen e përfitimeve.

Kështu, më datë 04.10.2023 është depozituar pranë QKB-së vendimi i datës 03.10.2023 për kalimin e shoqërisë në status "likuidim e sipër" dhe caktim likuidatori. Pas depozitimit të këtij vendimi statusi i shoqërisë Homeplan sh.p.k ka kaluar nga "Aktiv" në "Shoqëri në likuidim e sipër". Duke u bazuar në veprimet e mësipërme të realizuara nga të hetuarit, gjykata çmon se ka rrezik që të hetuarit me sipër të kryejnë krime të rënda ose të njëjta të të njëjtit lloj me atë për të cilin po procedohen”, thuhet në dosjen e SPAK.

Kompania Homeplan u themelua në vitin 2008 me themelues dhe ortak të vetëm Fatmir Bektashin. Deri në vitin 2018, Bektashi rezultonte pronar i vetëm në kompani, por në këtë vit, një kontratë e vitit 2014 u regjistrua në Qendrën Kombëtare të Biznesit, në të cilën, Bektashi rezulton se ka shitur 60% të aksioneve. Kontrata e shitjes, e depozituar në Qendrën Kombëtare të Biznesit, tregon se Malltezi kishte blerë 35% të aksioneve të kompanisë përkundrejt vlerës nominale prej 35 mijë lekësh.

Kjo duket se ka shtyrë prokurorinë të konkludojë se përfitimi i miliona eurove nga kjo kompani nga ana e Malltezit përbën përfitim të paligjshëm ndërsa skema e shitjes së aksioneve me vlerë nominale përbën mekanizmin e përdorur për fshehjen e transaksionit për pagesën e përfitimit, pra mekanizmin e pastrimit të produkteve të veprës penale.

Kompania Homeplan ka vijuar shitjet deri në vitin 2020. Bilanci i saj tregon se vetëm përgjatë viteve 2019 dhe 2020 ka realizuar shitje me vlerë 2.75 miliardë lekë, me fitime neto prej 310 milionë lekësh. Ajo ka deklaruar bilanc zero për vitet në vijim ndërsa në tetor të këtij viti, aksionerët kanë vendosur likujdimin e saj.

Prokuroria vendosi sekuestro edhe për kompaninë Magnet IMO, e cila është nën pronësinë 100% të Jamarbër Malltezit, por ka zero të ardhura për vitet 2021 dhe 2022. Magnet IMO është pronare 50% e kompanisë KONTAKT SHPK & MAGNET IMO SHPK e cila është themeluar në vitin 2020 dhe është zhvilluese e disa pallateve të tjera në të njëjtën zonë.

1 VITE ME PARE

Dhanë firmën për privatizimin e ish-Partizanit, Ruli dhe Mediu: Nuk e dinim për Malltezin

SPAK: Malltezi përfitoi 5 milionë euro nga ish-Partizani, si e ndihmoi
Fatmir Mediu dhe Genc Ruli

TIRANË- Dy ish-ministra të qeverisë Berisha, të cilët kanë pasur lidhje direkte përmes rolit të tyre me privatizimin e ish-kompleksit sportiv Partizani, Genc Ruli dhe Fatmir Mediu, kanë deklaruar se nuk kanë qenë në dijeni se një prej përfituesve ishte Jamarbër Malltezi.

Ruli në cilësinë e Ministrisë së Ekonomisë, ka firmosur për privatizimin e Kompleksit, ndërkohë që Mediu ka dhënë ok, që prona në fjalë të hiqej nga lista e Forcave të Armatosura, që do i hapte më pas rrugë edhe ndryshimit të planit për zonën në fjalë.

Çfarë ka thënë Mediu në SPAK, në dëshminë e tij në datën 21 Shtator 2022

“I pyetur më datë 21.09.2022, shtetasi Fatmir Mediu deklaron se Komisioni i mësipërm, është ndërtuar mbi një bazë të akteve ligjore. Në kujtesën e tij, pas kaq kohësh, nuk ka dijeni se kush e ka përcaktuar përfaqësuesin e Ministrisë së Mbrojtjes. Praně Ministrisë së Mbrojtjes, ka pasur një drejtori dhe sektor përkatës e cila merrej me pronat dhe kombinonte bazuar në ligj me ministritë e tjera, dhe veçanërisht me METE-n.

I pyetur nëse i është kërkuar nga ndokush, qe te fillonte procedurat për privatizim ne lidhje me Klubin e Futbollit Partizani, për terrenet dhe objektet e tij, deklaron se, është bazuar vetëm mbi aktet shkresore dhe ligjore ne lidhje me veprimtarinë e tij, te korrespondencave te mëparshme dhe te kohës qe ka qene ministër. Nuk ka pasur dijeni që trashëgimtar një pjese te tokës ku shtriheshin terrenet sportive dhe objektet e Klubit te Futbollit Partizani, ka qene shtetasi Jamarbër Malltezi”.

Dëshmia e Rulit po në Shtator 2022

“11 pyetur me datë 27.09.2022 shtetasi Genc Ruli ka deklaruar: "...Pas vitit 2007 vijuam me procedurën e dytë që është vlerësimi dhe sipas ligjeve vlerësimi behej nga një komision i pavarur, me persona të licencuar dhe me një përfaqësues nga Ministria përkatëse. Përfaqësuesin e Ministrisë së Mbrojtjes e caktonte normalisht Ministria e Mbrojtjes. Ekspertet u zgjodhën nga një listë e miratuar."

I pyetur nëse i është kërkuar nga ndokush, përshpejtimi i procedurave të privatizimit në lidhje me këtë objekt, apo ndonjë ndërhyrje tjetër në lidhje me këtë privatizim, shtetasi Genc Ruli është shprehur se beson se pronarët kanë bërë disa letra kryesisht në vitet 2005, 2006 ku sqaronin gjendjen e pronësisë dhe për të përfituar sipas ligjit, të drejtën e parablerjes. Person tjetër nuk ka pasur. Deklaron se në atë kohë, nuk ka qenë në dijeni që një ndër trashëgimtarët e familjeve që kishin pronësi në këto territore ka qenë shtetasi Jamarbër Malltezi, por sot nga mediat e di këtë fakt. Ai e ka ditur që kanë qenë pronare katër-pesë familje, një ndër të cilat familja Begeja. Personat që nënshkruanin në emër të kësaj familje ishin kryesisht ose Fatmir ose Bashkim Begeja”.

SPAK: Malltezi përfitoi 5 milionë euro nga ish-Partizani, si e ndihmoi
Dëshmia e Rulit në SPAK
SPAK: Malltezi përfitoi 5 milionë euro nga ish-Partizani, si e ndihmoi
Dëshmia e Mediut në SPAK
1 VITE ME PARE

“U habita pak”, si e caktoi Berisha drejtoreshën e Kthimit dhe Kompesimit të Pronave

SPAK: Malltezi përfitoi 5 milionë euro nga ish-Partizani, si e ndihmoi
Sali Berisha dhe Justina Borici

TIRANË- Në dosjen voluminoze të SPAK për privatizimin e ish-kompleksit Partizani, zbërthehet me detaje dhe roli i ish-kryeministrit Sali Berisha në favorizimin e dhëndrit të tij. Sipas Prokurorisë së Posaçme, Berisha ka kryer një sërë ndryshimesh ligjore, dhe emërimesh në pozicione kyçe, në mënyrë që Malltezi të ishte përfitues i sipërfaqes së konsiderueshme të tokës, ku më pas u ngritën 17 pallate, ne vlerë fitimi miliona euro.

Në 21 Nëntor 2006, në mbledhjen e Këshillit të Rregullimit të Territorit, kryetari i saj Sali Berisha ka firmosur ndryshimin e destinacionit për zonën në rrugën Frosina Plaku, nga zonë sportive në zonë banimi, edhe pse në shkelje të ligjit sipas SPAK. Kjo i hapi rrugë Shoqërisë Kontakt që të niste dhe ndërtimin e pallateve disa vite më vonë.

Por nuk mbaron me kaq!

Pasi Berisha ka ndryshuar ligjin për kthimin dhe kompesimin e pronave në favor të rastit të ish-dhëndrit të tij. Sipas SPAK një sërë ndryshimesh janë kryer në ligj që ti shërbenin Malltezit dhe familjeve të tjera përfituese. Po ashtu sipas SPAK nën qeverisjen e Verishës është rritur roli që ka Këshilli i Ministrave në kthimin dhe kompesimin e pronave.

Berisha ka emëruar në krye të Agjensisë së Kthimit dhe Kompesimit të Pronave shtetasen Justina Boriçi, në Gusht të 2006-tës, e cila pranon se ka qenë anëtarë e Partisë Demokratike, dhe më herët ka mbajtur disa pozicione në Ministrinë e Bujqësisë.

Ajo ka deklaruar: Në gusht 2006, më kërkoi Sali Berisha. Më tha ministri i Bujqësisë Jemin Gjana se Berisha donte të më takonte. Më erdhi pak e habitshme. E kam takuar Berishën në zyrën e tij, dhe ai më bëri me dije se më kishte emëruar drejtoreshë në Agjensinë e Kthimit dhe Kompesimit të pronave.

Pas emërimit të Boriçit, sipas SPAK, një tjetër emër ka shkuar me ‘porosi’ nga lart për t’u marrë me kthimin e pronave te familja Begeja, është shtetasja Dhurata Hoxha, si dhe specialist Altin Ceni.

Këtu thotë SPAK ka nisur nga puna dhe për kthimin e pronave te familja Begeja, pasi Berisha kishte ndryshuar ligjin dhe kishte vënë persona të besuar në poste kyçe.

‘"Shtetësja Justina Boriçi emëron më pas drejtoreshën e Zyrës Rajonale të AKKP, shtetasen Dhurata Hoxha (Çela), me urdhrin nr. 203 datë 09.10.2006. Në deklarimin e datës 26.09.2023, shtetasja Justina Boriçi deklaron se: “…Unë nuk e njihja Dhurata Hoxhën dhe emërimi i saj mesa më kujtohet ka ardhur me rekomandim por nuk më kujtohet se kush saktësisht e ka rekomanduar. Përgjithësisht rekomandimet vinin nga lart që mund të ishte zëvendës kryeministri, por në rastin konkret nuk di të jap një përgjigje të saktë…”.

Gjithashtu nga shtetasja Justina Boriçi emërohen edhe punonjës të tjerë që kanë kryer veprime në përgatitjen dhe kthimin e pronës familjes Begeja dhe familjeve të tjera. Kështu rezulton se shtetasi Altin Ceni ka filluar punë sipas urdhrit nr. 246 datë 01.11.2006 “Për emërim në detyrë” të drejtorit të përgjithshëm Justina Boriçi, në detyrën e specialistit në Sektorin Juridik. Me urdhrin nr. 248 date 01.11.2006 “Për emërim në detyrë” të drejtorit të përgjithshëm Justina Boriçi, rezulton se është emëruar në detyrën përgjegjëse në sektorin juridik shtetasja Tetis Lubonja.”, thuhet mes të tjerash në dosjen e SPAK.

Kthimi përfundimtar i pronave te familja Begeja është bërë në 21 Mars të vitit 2007, dhe ka marrë formën e prerë në 7 Maj të së njëjtit vit. Po e njëjta procedurë është ndjekur dhe për pronat e familjes Saliaga, një tjetër prej përfituesve në proces.  

/Zëri.ai

1 VITE ME PARE

1 muaj nga zgjedhja e Berishës kryeministër, Malltezi nisi punën për marrjen e ish-Partizanit (DOSJA)

SPAK: Malltezi përfitoi 5 milionë euro nga ish-Partizani, si e ndihmoi
Malltezi, pjese nga dosja

TIRANË- Zëri.ai ka siguruar dosjen e plotë hetimore të SPAK, në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit Partizani, ku Jamarbër Malltezi ka pasur një rol kryesor në të gjithë kryerjen e procedurave, ku kjo sipërfaqe toke është hequr nga lista e pronave të Ministrisë së Mbrojtjes me një vendim të marrë nga ministri i kohës Fatmir Mediu, menjëherë pas ardhjes në pushtet të Sali Berishës. Në dosjen 200 faqe të Prokurorisë së Posaçme renditen të gjitha hapat që janë marrë drejt privatizimit, dhe roli e lidhja që ka pasur Malltezi me familjet që kanë qenë ish-pronare të tokës, te roli i Berishës si kryeministër. 

Gjithçka nis me një shkresë të Shtatorit 2005 (1 muaj nga marrja e detyrës), ku ministria që drejtohej nga Mediu i deklaronte Ministrisë së Ekonomisë, se ish-kompleksi Partizani nuk duhej të bënte më pjesë në listën e pronave të Forcave të Armatosura dhe se mund ti hapej rruga procedurave të tjera. Menjëherë pas kësaj ka nisur dhe interesimi i ish-pronarëve, të cilët kanë kërkuar dhe janë informuar nga ministrja e mbrojtjes, për heqjen e këtij trualli nga zonat e mbrojtura.

Në dosje thuhet se në Janar 2006: para noteres Ruko Sako, trashëgimtarët e Mahmut dhe Xhemal Begejas, konkretisht Haki Begeja Nimete Bekteshi, Nysret Kaçurri, Kreshnik Kaçurri, Ednand Begeja, Gëzim Begeja, Merita Begeja, Sanije Velo, etj, i japin të drejtë dhe kompetencë të plotë shtetasit Jamarbër Malltezi që ndër të tjera të lidhet me firma ndërtuese, të pëcaktojë përqindjen e ndërtimit, të nënshkruaj kontratën e parë që vë në dispozicion të firmës ndërtuese truallin e tyre. Të gjthë ata deklarojnë se vënë në dispiziocion të Malltezit një capital që fillon nga 3-5% të pasurisë së tyre të paluajtshme, për krijimin e një fondi rezervë.

I pyetur nga SPAK, se pse i dhanë prokurën Malltezit, një prej pronarëve, Gëzim Begeja është shprehur se shumica e përfituesve kanë qënë në moshë të thyer, dhe për këtë shkak kanë mandatuar Malltezin në kryerjen e procedurave.

Ai ka deklaruar se është fis me ta, dhe se gjyshja e Malltezit rridhte pikërisht nga kjo familje. Shumë prej ish-pronarëve sipas Gëzim Begesë jetonin jashtë vendit, ndërkohë që një tjetër sipas tij ishte me të meta mendore. Për 3-5 % që i kanë dhënë paraprakisht Malltezit, Begeja është shprehur se ajo ishte e nevojshme për shpenzimet që ai do të kryente sa i takon dokumentacionit.

Një tjetër përfitues, që është Xhimi Begeja, ka deklaruar përpara SPAK: “Ai ishte më i riu dhe më i shkolluari”.

Disa prej personave përfitues, familjarë të ish-pronarëve kanë deklaruar në SPAK se nuk ishin marrë fare me dokumentacionin, duke lënë të kuptohet se për këtë ishte kujdesur vetë Malltezi, i cili nisi nga puna për ndërtimin e 17 kullave në bashkëpunim dhe me një prej përfituesve të tjerë Fatmir Bektashi.  

Në dosjen e SPAK fillojnë që të zbulohen lidhjet e para të shtetit, dhe ndikimit të qeverisë në privatizimin e këtyre pronave. Një prej përfituesve është shtetasi Ilir Kadiu, i cili ka qenë i punësuar pranë Departamjentit Antikorrupsion në Këshillin e Ministrave, e madje është ngarkyuar për kryerjen e një kontrolli në komandën mbështetëse që kishte të bënte pikërisht me pronat e familjeve ku dhe vetë bënte pjesë.

Në Maj të vitit 2006 është lidhur kontrata mes ish-pronarëve të truallit, të përfaqësuar nga Malltezi, dhe shoqërisë që do të bënte ndërtimin, shoqëria Kontakt, e përfaqësuar nga Bektashi. Sipërfaqa që është vënë në dispozicion për ndërtimin është 6345 metra katrorë, ndërkohë që prona ishte kthyer pronarëve me destinacionin ndërtimin e ambienteve sportive dhe jo njësive të banimi.

Është pikërisht kompania Kontakt ajo që merr përsipër që të ndryshojë destinacionin e kësaj zone, brenda harkut kohor të 3 muajve nga nënshkrimi i kontratës. Ish-pronarët thuhet në kontratë se do të merrnin 22% të të gjithë sipërfaqes së ndërtimit, përfshirë këtu apartmente, njësi biznesi, apo poste parkimi.

Në 21 Nëntor 2006, në mbledhjen e Këshillit të Rregullimit të Territorit, kryetari i saj Sali Berisha ka firmosur ndryshimin e destinacionit për zonën në rrugën Frosina Plaku, nga zonë sportive në zonë banimi, edhe pse në shkelje të ligjit sipas SPAK.

Por nuk mbaron me kaq!

Pasi Berisha ka ndryshuar ligjin për kthimin dhe kompesimin e pronave në favor të rastit të ish-dhëndrit të tij. Sipas SPAK një sërë ndryshimesh janë kryer në ligj që ti shërbenin Malltezit dhe familjeve të tjera përfituese. Po ashtu sipas SPAK nën qeverisjen e Verishës është rritur roli që ka Këshilli i Ministrave në kthimin dhe kompesimin e pronave.

Berisha ka emëruar në krye të Agjensisë së Kthimit dhe Kompesimit të Pronave shtetasen Justina Boriçi, në Gusht të 2006-tës, e cila pranon se ka qenë anëtarë e Partisë Demokratike, dhe më herët ka mbajtur disa pozicione në Ministrinë e Bujqësisë.

Ajo ka deklaruar: Në gusht 2006, më kërkoi Sali Berisha. Më tha ministri i Bujqësisë Jemin Gjana se Berisha donte të më takonte. Më erdhi pak e habitshme. E kam takuar Berishën në zyrën e tij, dhe ai më bëri me dije se më kishte emëruar drejtoreshë në Agjensinë e Kthimit dhe Kompesimit të pronave.

Pas emërimit të Boriçit, sipas SPAK, një tjetër emër ka shkuar me ‘porosi’ nga lart për t’u marrë me kthimin e pronave te familja Begeja, është shtetasja Dhurata Hoxha, si dhe specialist Altin Ceni.

Këtu thotë SPAK ka nisur nga puna dhe për kthimin e pronave te familja Begeja, pasi Berisha kishte ndryshuar ligjin dhe kishte vënë persona të besuar në poste kyçe.

Kthimi përfundimtar i pronave te familja Begeja është bërë në 21 Mars të vitit 2007, dhe ka marrë formën e prerë në 7 Maj të së njëjtit vit. Po e njëjta procedurë është ndjekur dhe për pronat e familjes Saliaga, një tjetër prej përfituesve në proces.  

Një tjetër dëshmi interesante në dosje është edhe ajo e Isa Tares, ish-drejtorit të Klubit shumësportësh Partizani nga viti 1995-2005, për të cilin SPAK thekson se u pushua nga puna kur në pushtet erdhi Berisha. Po ashtu në dosje sqarohet se pronarët e tokës ishin dëmshpërblyer dhe më parë nga italianët. Tare ka deklaruar se një prej ish-pronarëve, emrin e të cilit nuk e mban mend, i ka premtuar një hyrje në pallatet që do të ndërtoheshin, në këmbim që ai të shprehte dakordësinë për projektin.

“Më datë 21.12.2022 është pyetur shtetasi Isa Tare i cili ka deklaruar se ka qenë drejtori i Klubit Shumesportesh Partizani nga viti 1995-2005, rreth muajve prill, maj. Gjithashtu ka qenë edhe inspektor për sportet bazë dhe sportist i Klubit Sportiv Partizani nga 1958-2005. Gjatë kohës që ka qenë drejtor është paguar nga Ministria e Mbrojtjes, kanë pasur 55 punonjës. Ekipi i futbollit u lidh me italianët dhe kaloi në varësi të italianëve. Besoj se kjo varësi u krijua nga vitit 1989. Pastaj Klubi i Futbollit u bë shoqëri aksionere me president Bert Xhani.

Pra financimi u hoq nga ministria e mbrojtjes dhe e bënte privatisht financimin Bert Xhani. Kur ka ardhur në pushtet shtetasi Sali Berisha në vitin 2005, Isain e kanë hequr nga puna, duke e shkarkuar, pas asnjë motivim si dhe dy çunat e tij, të quajtur Auron Tare drejtori i parkut kombëtar të Butrinit dhe Agron Tare që ishte kryetari i degës së pakicave kombëtare në Ministrinë e Jashtme. … disa vite para se ta pushonin nga puna kanë kaluar te Ministria e Kulturës, madje i kujtohet se e ka propozuar ai.

I kujtohet që e ka thirrur një shefe e madhe në Kryeministri, e cila i sugjeroi që të bëheshin shoqëri aksionere. Isai nuk pranoi se nuk kishim ku t’i gjenin fondet pasi kishin rreth 300-400 sportista dhe 60 veta me rrogë mujore që paguheshin muaj për muaj nga ministria e Mbrojtjes, buxheti i shtetit.

Pak më përpara i çuan në varësi të Këshillit të Rrethit, tek ‘21 Dhjetori’ ka qenë, por më vonë Isai kërkoi që të shkonin tek Ministria e Kulturës. Mesa i kujtohet Bert Xhani kur mori klubin e futbollit Partizani, ka marrë vetëm hotelin rreth pesë kate me përkrahje të Ministrisë së Mbrojtjes kurse klub shumësportesh kishte palestrat, dy kate. I kujtohet që tek klubi shumësportesh ka qenë edhe një palestër e madhe e lojërave volejboll dhe basketboll dhe po në këtë godinë ishte palestër gjimnastike.

Gjithashtu kanë qenë dhomat e zhveshjes që në 1997 hyjnë njerëz që jetonin aty. Në dijeninë e tij, klubi shumësportesh bashkë me klubin e futbollit, pra gjithë territori aktualisht është zënë me ndërtime pallatesh. Në dijeninë e tij, ish pronarëve të cilëve u është dhënë kjo tokë, janë shpërblyer nga italianët shumë vite më parë dhe dokumentet janë në Firence. Në vitin 2005 kur e hoqën Isain nga puna e ka zëvendësuar Afrim Tole…

Në kohën që ishte Isai drejtor, po bëheshin përpjekje që klubi shumësportesh Partizani t’i dorëzohej ish pronarëve dhe Isait i është afruar njëri nga këta ish pronarë, emri i i cilit nuk po i kujtohet që i ka ofruar t’i jepte një hyrje në ndërtesat që do të bëheshin në atë territor, por me kusht që Isai të shprehte dakordësinë e tij që ta merrnin atë pronë ish-pronarët. Pjesë e klubit shumësportesh Partizani ka qenë edhe pishina me vendndodhje në Laprakë, saktësisht tek parku i veturave i Ministrisë së Mbrojtjes.

Orkestra frymore ka qenë ngjitur me pishinën, në Laprakë madje ka qenë edhe shkolla e muzikës për ushtarakët. Por ndërtesa e orkestrës frymore dhe pishina u prishën me kalimin e kohës dhe prandaj orkestra frymore gjatë kohës që Isai ishte drejtor i Klubit Shumësportesh Partizani, është sjellë tek ky i fundit. Konkretisht është ndërtuar një godinë kastile për orkestrën pas palestrës së lojërave me dorë, tek Klubi shumësportesh Partizani, pra afër klubit të futbollit Partizani në një godinë më vete”, thuhet në dosje.

Pjesë e dosjes, siguruar nga Zëri.ai është edhe dëshmia e Afrim Toles, drejtor i Klubit Shumësportesh Partizani, në vitet 2006-2008.

“Më datë 22.12.2022 është pyetur shtetasi Afrim Tole, i cili ka deklaruar se ka qenë drejtor i Klubit Shumësportesh Partizani, në vitet 2006-2008…. Afrimi e ka gjetur Klubin shumësportesh kur e ka marrë jo në gjendje të mirë. Në kohën që ka qenë drejtor është rregulluar palestra e mundjes, duke u vendosur tapeti. Tapeti është financuar nga Met Malaj, i cili ka qenë president i mundjes. Investimi është bërë privatisht. Palestra e volejbollit është bërë me miqtë e Afrimit. Kanë pasur arritje edhe në fushën sportive. Për dy vjet Afrimi ka bërë shumë ndërkohë që nga paraardhësi i tij nuk ishin bërë këto gjëra. Në klubin shumësportesh sa kohë ka qenë Afrimi ka qenë një godinë kryesore ku ka qenë shtanga, mundja, karate, zyrat e punonjësve, radio amatorizëm. Godinë tjetër ku ka qenë basketboll, volejboll, gjimnastikë, ishin të lidhura bashkë mesa i kujtohet. Ka qenë edhe një magazinë e plaçkave. Gjithashtu ka qenë edhe një pishinë në Laprakë në varësi të klubit Partizani.
…Klubi i futbollit mesa i kujtohet ka pasur një godinë, katër katëshe ku kanë qenë dhomat e zhveshjes. Nuk i kujtohet të ketë pasur ndonjë godinë tjetër. Kurse një stacion meteorologjik, nuk i kujtohet nëse ka qenë apo jo pjesë e klubit shumësportesh.

Pra nga sa më sipër cituar, pavarësisht pretendimeve të Ministrisë së Mbrojtjes, rezulton e provuar se shoqëria Partizani sh.a. ka vijuar të jetë e regjistruar dhe të ushtrojë aktivitetin pikërisht në ambientet e Klubit të Futbollit Partizani ndërkohë që ky objekt ka qenë në administrim të Ministrisë së Mbrojtjes dhe kjo shoqëri madje ka marrë edhe miratimin e Federatës. Ndërkohë, Klubi Shumësportesh Partizani, ka vijuar të qëndrojë në varësinë e Ministrisë së Kulturës. Kërkesat për privatizim të paraqitura nga shoqëria Partizani”, thuhet më tej në dosjen e SPAK.

/Zëri.ai

1 VITE ME PARE

Momenti kur Malltezi vihet në pranga nga civilët

SPAK: Malltezi përfitoi 5 milionë euro nga ish-Partizani, si e ndihmoi
Pamje nga arrestimi i Malltezit

TIRANË- Zëri.ai publikon videon e momentit të arrestimit të Jamarbër Malltezit mbrëmjen e djeshme në Rinas.

Ai u arrestua nga punonjës civilë të Policisë së Shtetit teksa kishte dalë të priste gruan e tij Argita Malltezi që vinte nga Gjermania.

Tre oficerë të Policisë së Shtetit, të veshur si civilë, i kanë vendosur prangat Malltezit. Ky i fundit, siç duket edhe në pamje mban në kokë kapelen e tij. Pas procedurave ai u dërgua në bllokun e sigurisë në rrugën Mine Peza në Tiranë.

SPAK e akuzon atë për veprën penale të korrupsionit dhe pastrimit të parave. Ai dyshohet se ka përfituar më shumë se 5 milionë euro ngta privatizimi i ish kompleksit Partizani.

1 VITE ME PARE

Përfitoi mbi 5 mln euro! Pasuria që SPAK i sekuestroi Malltezit

SPAK: Malltezi përfitoi 5 milionë euro nga ish-Partizani, si e ndihmoi
Jamarber Malltezi

TIRANË- Më shumë se 5 milionë euro është përfitimi që ka marrë Jamarbër Malltezi nga privatizimi i ish-kompleksit Partizani.

Sipas SPAK ai ka përfituar në mënyrë të drejtpërdrejtë nga privatizimi në shumën e mbi 5 milionë eurove.

“Të gjitha përfitimet monetare, që ka marrë shtetasi Malltezi në cilësinë e investitorit nga shoqëria “Homeplan” sh.p.k., pa investuar tek kjo e fundit, përfitime të marra para se të deklarohej si bashkëshortak në këtë shoqëri, fitimet e akumuluara ndër vite të kësaj shoqërie si dhe ato të shpërndara në vijim, pas vitit 2018, të llogaritura në total në shumën 672 976 832 lek ose 5 420 345 euro”, thuhet në njoftimin e SPAK.

Për këtë SPAK ka sekuestruar dhe pasurinë e Malltezit, e cila përfshin: 16 (gjashtëmbëdhjetë) pasuri të paluajtshme në pronësi të tij, 6 (gjashtë) llogari bankare (në euro, dollarë dhe lek) po në emër të Malltezit, si dhe kuotat e kapitalit themeltar në pronësi të rij në shoqëritë “Homeplan” shpk (45% e kuotave), “Magnet IMO” shpk (100% e kuotave) dhe “Magnet Gym&Fit (60% e kuotave).

/Zëri.ai

1 VITE ME PARE

Ka bërë presion dhe ka dhënë urdhëra! SPAK reagon zyrtarisht për Berishën

SPAK: Malltezi përfitoi 5 milionë euro nga ish-Partizani, si e ndihmoi
Berisha, Malltezi dhe Bektashi

TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka reaguar zyrtarisht mbi arrestimin e Jamarbër Malltezit, dhe vënien nën masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’ të Sali Berishës. Në njoftimin e SPAK thuhet se Berisha, në cilësinë e tij si Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, ka kryer veprime konkrete dhe aktive, në miratim ligjesh apo aktesh nënligjore, me qëllim përshtatjen e tyre sipas nevojave që paraqiteshin për pesë familjet e njohura pronare, ku fitues i drejtëpërdrejtë ndër të tjerë, rezultonte të ishte bashkëshorti i vajzës së tij, Jamarbër Malltezi.

Në njoftimin e SPAK thuhet gjithashtu se Berisha ka ushtruar presion të vartësve të tij, me qëllim privatizimin e ish-kompleksit Partizani. Për këtë shkak SPAK ka kërkuar ndaj tij masën e detyrimit të paraqitjes, dhe ndalimit të daljes jashtë vendit.

Sa i takon Malltezit, sipas SPAK ai ka përfituar në mënyrë të drejtpërdrejtë nga privatizimi në shumën e mbi 5 milionë eurove.

“Të gjitha përfitimet monetare, që ka marrë shtetasi Malltezi në cilësinë e investitorit nga shoqëria “Homeplan” sh.p.k., pa investuar tek kjo e fundit, përfitime të marra para se të deklarohej si bashkëshortak në këtë shoqëri, fitimet e akumuluara ndër vite të kësaj shoqërie si dhe ato të shpërndara në vijim, pas vitit 2018, të llogaritura në total në shumën 672 976 832 lek ose 5 420 345 euro”, thuhet në njoftimin e SPAK.

Për këtë SPAK ka sekuestruar dhe pasurinë e Malltezit, e cila përfshin: 16 (gjashtëmbëdhjetë) pasuri të paluajtshme në pronësi të tij, 6 (gjashtë) llogari bankare (në euro, dollarë dhe lek) po në emër të Malltezit, si dhe kuotat e kapitalit themeltar në pronësi të rij në shoqëritë “Homeplan” shpk (45% e kuotave), “Magnet IMO” shpk (100% e kuotave) dhe “Magnet Gym&Fit (60% e kuotave).

SPAK pas 3 vitesh hetime deklaron gjithashtu se pjesë të administratës shtetërore janë vënë në shërbim të Malltezit, pikërisht dhëndrit të kryeministrit të kohës.

NJOFTIMI I PLOTË I SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka vijuar hetimet në kuadër të procedimit penal nr. 287 të vitit 2020, të rregjistruar për veprat penale të “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” kryer në bashkëpunim, “Korrupsionit aktiv të funksionarëve të lartë ose të zgjedhurve vendorë” dhe  “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 260 e 25, 245 e 287 paragrafi i dytë  i Kodit Penal.

Objekti i hetimit të këtij procedimi penal, janë veprimet e kryera nga funksionarë të lartë shtetërorë dhe persona të tjerë, për privatizimin e terreneve dhe objekteve sportive të “Klubit të Futbollit Partizani” dhe “Klubit Shumësportesh Partizani”. 

Në vijim të hetimit, është krijuar dyshimi i arsyeshëm, i mbështetur në prova se, nga:

Shtetasi S. B., është konsumuar vepra penale e “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim me shtetasin J. M., parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal.

Nga ana e shtetasit S. B., në cilësinë e tij si Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, jane kryer veprime konkrete dhe aktive, në miratim ligjesh apo aktesh nënligjore, me qëllim përshtatjen e tyre sipas nevojave që paraqiteshin për pesë familjet e njohura pronare, ku fitues i drejtëpërdrejtë ndër të tjerë, rezultonte të ishte bashkëshorti i vajzës së tij, shtetasi J. M.

Nga ana e shtetasit S. B., në cilësinë e tij si Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, janë kryer veprime aktive për kryerjen e kontrolleve administrative, me qëllimin e ushtrimit të presionit dhe dhënien e urdhërave konkrete, për konkludimin e procedurave të privatizimit, në favor ndër të tjerë, edhe të shtetasit J. M., bashkëshorti i vajzës së tij.

Nga ana e shtetasit S. B., në cilësinë e tij si Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, janë kryer veprime aktive në vendosjen në dispozicion të shtetasit J. M., bashkëshorti i vajzës së tij, të strukturave të ndryshme të administrates shtetërore për realizimin e procesit të privatizimit të pronës shtetërore.

Përfitimi i parregullt në favor të shtetasit J. M., në cilësinë e bashkëshortit të vajzës së Kryeministrit, shtetasit S. B., ekziston dyshimi i arsyeshëm, i mbështetur në prova, se është:

·       Privatizimi i terreneve dhe objekteve sportive, me qëllimin e vetëm për t’u shtënë në dorë, ndryshuar destinacioni dhe përdorur për përfitime materiale nga shtetasi J. M. 

Ndryshimet e kryera në lidhje me destinacionin e zonave nga sportive në të banimit, gjë që ka çuar në kryerje ndërtimesh, nga të cilat ka përfituar drejtëpërdrejtë shtetasi J. M.

Të gjitha përfitimet monetare, që ka marrë shtetasi J. M. në cilësinë e investitorit nga shoqëria “Homeplan” sh.p.k., pa investuar tek kjo e fundit, përfitime të marra para se të deklarohej si bashkëshortak në këtë shoqëri, fitimet e akumuluara ndër vite të kësaj shoqërie si dhe ato të shpërndara në vijim, pas vitit 2018, të llogaritura në total në shumën 672 976 832 lek ose 5 420 345 euro.

Shtetasi J. M. dyshohet se ka konsumuar veprën penale të “Korrupsioni pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim me shtetasin S. B., pasi në marrëveshje me këtë të fundit, duke shfrytëzuar pushtetin e ish Kryeministrit, ka arritur të marrë përfitimet e parregullta si më poshtë:

·       Privatizimi i terreneve dhe objekteve sportive, me qëllimin e vetëm për t’u shtënë në dorë, ndryshuar destinacioni dhe përdorur për përfitime materiale nga shtetasi J. M.

Ndryshimet e kryera në lidhje me destinacionin e zonave nga sportive në të banimit, gjë që ka çuar në kryerje ndërtimesh, nga të cilat ka përfituar drejtëpërdrejtë shtetasi J. M.

Të gjitha përfitimet monetare, që ka marrë shtetasi J. M. në cilësinë e investitorit nga shoqëria “Homeplan” sh.p.k., pa investuar tek kjo e fundit, përfitime të marra para se të deklarohej si bashkëshortak në këtë shoqëri, fitimet e akumuluara ndër vite të kësaj shoqërie si dhe ato të shpërndara në vijim, pas vitit 2018, të llogaritura në total në shumën 672 976 832 lek ose 5 420 345 euro.

Shtetasi J. M. dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin F. B., ka konsumuar veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal, duke u paraqitur si investitor në punimet për ndërtimin e bllokut të banesave, ndërkohë që nuk rezulton të ketë investuar, duke kryer veprime financiare, transaksione të copëzuara, apo në cash, për të fshehur origjinën dhe marrë përfitimin monetar në shumën 672 976 832 lek ose 5 420 345 euro, (përfitim i paligjshëm) duke e paraqitur si e ardhur e ligjshme e siguruar nga investimi në veprimtari në ekonomike.

Shtetasi F. B. dyshohet se ka konsumuar veprën penale të “Korrupsionit aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal, pasi është pikërisht ai që ka bashkëpunuar me shtetasin J. M. për arritjen e qëllimit, i cili ka qene shfrytëzimi i territoreve sportive për kryerje ndërtimesh. Nëpërmjet shoqërisë “Homeplan” sh.p.k. i ka siguruar shtetasit J. M., dhënien e përfitimeve të paligjshme në shumën totale 672 976 832 lek ose 5 420 345 euro.

Gjithashtu shtetasi F. B., dyshohet se ka konsumuar edhe vepren penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal në bashkëpunim me shtetasin J. M., pasi ka mundësuar nëpërmjet shoqërisë “Homeplan” sh.p.k. realizimin e fshehjes së origjines së vërtetë të përfitimeve monetare të parregullta të shtetasit J. M., duke i paraqitur ato si të ardhura te ligjshme nga biznesi.

Në kuadër të hetimeve të këtij procedimi penal, mbështetur në kërkesën datë 15.10.2023 të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, me vendimin me nr. 112 datë 20.10.2023, ka caktuar këto masa sigurimi:

 “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, e parashikuar nga neni 234 i Kodi Procedurës Penale dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit”, parashikuar nga neni 233 i Kodi Procedurës Penale, ndaj shtetasit nën hetim S. B.

“Arrest në burg”, e parashikuar nga neni 238 i Kodi Procedurës Penale ndaj shtetasit nën hetim J. M.

“Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, e parashikuar nga neni 234 i Kodi Procedurës Penale dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit”, parashikuar nga neni 233 i Kodi Procedurës Penale, ndaj shtetasit nën hetim F. B.

Mbështetur në kërkesën datë 15.10.2023 të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, me vendimin me nr. 410 datë 20.10.2023, ka vendosur masën e sigurimit pasuror “sekuestro preventive”, për 16 (gjashtëmbëdhjetë) pasuri të paluajtshme në pronësi të shtetasit J. M., 6 (gjashtë) llogari bankare (në euro, dollarë dhe lek) në emër të shtetasit J. M., si dhe kuotat e kapitalit themeltar në pronësi të shtetasit J. M. në shoqëritë “Homeplan” shpk (45% e kuotave), “Magnet IMO” shpk (100% e kuotave) dhe “Magnet Gym&Fit (60% e kuotave).

/Zëri.ai

1 VITE ME PARE

Kush e privatizoi ish-Partizanin? Këmbanat bien dhe për të, Mediu: Kishte nisur nga Angjeli dhe Klosi

SPAK: Malltezi përfitoi 5 milionë euro nga ish-Partizani, si e ndihmoi

TIRANË- Një ditë pas arrestimit të Jamarbër Malltezit, dhe vënies nën akuzë nga SPAK të Sali Berishës, Fatmir Mediu ka sqaruar pozicionin e tij, pasi përmendet në dosjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv Partizani. Terreni në fjalë ka qenë në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes, dhe sipas SPAK për privatizimin e saj ka pasur një letërkëmbim në vitin 2005 mes Mediut asokohe ministër i mbrojtjes, dhe Genc Rulit ministër ekonomie.

Sipas SPAK puna për privatizimin e truallit në fjalë ka nisur rreth një muaj nga ardhja në pushtet e qeverisë së Sali Berishës. Mirëpo Mediu në reagimin e tij dhënë sot për news 24 pretendon të kundërtën. Mediu shpjegon edhe faktin se pse ka dërguar shkresën ministrit Genc Ruli, një muaj pas marrjes së detyrës më 2005. Ai sqaron se kishte dërguar një përgjigje nga qeveria e meparshme.

“Unë s’i kam çuar letër Rulit, por përgjigje një shkresë të Anastas Angjelit ish-Ministër i Ekonomisë që së bashku me Blendi Klosin kërkonin privatizimin e Partizanit tek Majko rreth muajit korrik 2005. Angjeli u zëvendësua nga Ruli dhe unë zëvendësova Majkon”, sqaron Mediu, duke mbështetur edhe deklaratat e bëra mbrëmë nga Berisha, se lejen për privatizimin e ish-Partizanit e ka dhënë qeveria e Fatos Nanos, dhe ndërtimin e kullave qeveria e Edi Ramës. Megjithatë në dosjen e SPAK thueht se Ministria e Mbrojtjes që drejtohej nga Mediu i hapi rrugë heqjes së pronës nga lista e pronave të FA-ve.

Çfarë thuhet në dosje:

“Në vijim, lidhur me këtë pengesë, Ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, i Dekretuar nga Presidenti i Republikës më datë 07.09.2005 (Dekreti nr. 4646), një muaj pasi kishte marrë detyrën, me shkresën nr. 9549/1 prot date 12.10.2005, i drejtohet METE-s, ministrit Genc Rulitit, duke i bërë me dije se, Ministria e Mbrojtjes krahas pronësive të tjera të përcaktuara në VKM nr. 515 date 18.07.2003 ka në administrim edhe terrenet sportive ku është vendosur Klubi i Futbollit Partizani.

Nga studimi i bërë në Ministrinë e Mbrojtjes, baruar në strategjinë e zhvillimit te FA dhe në kuadër të ristrukturimit të tyre, është konkluduar se këto terrene të mos përfshihen në planet e përhapjes së FA-ve. Ne këto kushte gjykojnë të nevojshme që të merren hapa të mëtejshme për sa i përket mënyrës dhe përgjegjësisë së administrimit të kësaj pronësie. Për sa më sipër kërkojnë mendimin e METE për veprime të mëtejshme në lidhje me administrimin e kësaj prone”.

Në dokumentin në fjalë, thuhet se Mediu, përmes një shkresë kërkon sugjerime dhe nga ministri Ruli.

“Në vijim, me shkresën nr. 9549/3 prot date 14.11.2005, Ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, i parashtron Ministrit të Ekonomisë, Genc Ruli, se: Klubi i Futbollit ‘Partizani’ ne baze te VKM nr. 515 date 18.07.2003. eshte inventarizuar. Ne baze te VKM nr. 195 date 30.03.1998 ‘Për privatizimin e ndërmarrjeve qe nuk mund te transformohen’ propozojnë miratimin e privatizimit të objekteve dhe terreneve sportive të Klubit të Futbollit ‘Partizani’ duke mirëpritur sugjerimet e METE ne lidhje me forma të tjer.”, citohet në dosje.

Mediu është marrë në pyetje mbi rolin e tij në këtë privatizim në vitin 2022. /Zëri.ai

1 VITE ME PARE

Arrestimi i Malltezit dhe akuza për Berishën, Meta: Drejtësi me regji

SPAK: Malltezi përfitoi 5 milionë euro nga ish-Partizani, si e ndihmoi
Ilir Meta dhe Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, e ka konsideruar drejtësi me regji atë që po ndodh me familjen Berisha, pas arrestimit të dhëndrit, dhe akuzave për vetë ish-kryeministrin.

Sipas Metës, masa e sigurisë ndaj Berishës është bërë në shkelje të Kushtetutës, pasi për deputetët nuk mund të ketë masa kufizuese pa marrë më parë miratimin e parlamentit. Kreu i PL-së deklaron se kjo lëvizje ka për qëllim që të shantazhojë opozitën, dhe të tërheqë vëmendjen nga skandalet që kanë ndodhur në qeveri.

Reagimi i Metës:

Drejtësia me regji ka ndërmarrë veprimet e saj antikushtetuese dhe të paligjshme ndaj Kryetarit të Partisë Demokratike Prof. Dr. Sali Berisha me urdhër politik të Edi Ramës.

Këto veprime, që kanë shkelur me këmbë edhe Parlamentin e Shqipërisë kërkojnë shmangien e vëmendjes nga korrupsioni dhe përgjegjësitë shumë të rënda personale të Edi Ramës për aferën e inceneratorëve dhe mjaft aferave të tjerave qindra milionëshe.

Qëllimi politik i vetëm është shantazhi dhe intimidimi i opozitës, e cila po denoncon me këmbëngulje të vërtetat shumë të hidhura të korrupsionit mafioz të Qeverisë.

Jamarbër Malltezi u vu në pranga pasditen e djeshme në Rinas, ndërsa ndaj ish-kryeministrit Berisha është caktuar masa 'detyrim paraqitje' dhe ndalimi i daljes nga Shqipëria. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e hetoi Malltezin për pastrim parash, pas kallëzimit të bërë nga Taulant Balla, aktualisht ministri i Brendshëm.

Balla, asokohe kreu i grupit parlamentar të PS, kallëzoi për shpërdorim detyre ish-kryeministrin Berisha, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe ish-ministri Arben Imami. Ata akuzohen në lidhje me privatizimin e rreth 10.000 m2 të ish-kompleksit sportiv “Partizani”, në afërsi të zonës së 21 Dhjetorit, truall i cili para vitit 2008 ishte në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes.

Zëri.ai

1 VITE ME PARE

Prangat në familjen Berisha, heshtje nga PD zyrtare dhe qeveria. Topalli i del në mbrojtje

SPAK: Malltezi përfitoi 5 milionë euro nga ish-Partizani, si e ndihmoi
Basha, Berisha dhe Topalli

TIRANË- Arrestimi i Jamarbër Malltezit, dhe masa e sigurisë së detyrimit të paraqitjes për Sali Berishën, nën akuzën e korrupsionit dhe pastrimit të parave, duket se ka gjetur të papërgatitur dhe vetë opozitën. Menjëherë pas publikimit të lajmit gjatë ditës së djeshme, të vetmit që reaguan ishin një rreth i ngushtë i deputetëve besnikë të Berishës, ndërkohë që të tjerët në opozitë presin se si do të zhvillohen ngjarjet.

Kur kanë kaluar tashmë më shumë se 15 orë nga arrestimi i dhëndrit të Berishës, por edhe masës ndaj vetë ish-kryeministrit Sali Berisha, asnjë 'cicërimë' nuk ka në rrjetet sociale, as nga Lulzim Basha dhe as nga Gazment Bardhi. Në qetësi e kanë kaluar këtë lajm edhe ne qeveri, ku deri tani as ndonjë eksponent më me pak ndikim i saj nuk ka bërë reagim.

Ndër të vetmet që ka reaguar në krahë të Berishës, është ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli, e cila thotë se në rastin e Berishës është shkelur Kushtetuta, pasi nuk mund ti kufizohet lëvizja një deputeti pa marrë më parë miratimin e Kuvendit. Ish-kryeparlamentarja, i referohet nenit 73, pika 2 e Kushtetutës, sipas të cilit, nuk lejohet kufizimi i çfarëdollojshëm i lirisë së ligjvënësve pa marrë leje nga Kuvendi.

Ashtu si edhe vetë kreu i Rithemelimit gjatë një konference emergjente për mediat, Jozefina Topalli akuzon qeverinë se po përdor organet e drejtësisë për qëllime politike.

“Perdorimi i kercenimit, ndalimit, arrestimit apo ndalimit te levizjes ndaj kryetarit te opozites dhe familjes se tij eshte nje praktike ekstreme ,qe dhunon ne menyre ekstreme te drejtat e njeriut , minon demokracine dhe stabilitetin e nje shoqerie.Kjo praktike perdoret nga regjimet autoritare apo grupe ekstreme , qe kerkojne te shtypin opoziten politike te nje vendi.

Ne shtetin e prokuroreve qesharak, ndodh qe te urdherojne ndalimin e levizjes se depueteti, pa lejen e parlamentit, ne shkelje shume te rende te Kushtetutes , si nje kapercim i pafalshem i shtetit te se drejtes dhe si fakt i qarte i zbatimit te urdherve politik.

Perdorimi politik i drejtesise kundra opozites se nje vendi, e vecanerisht kundra kryetarit te opozites dhe familjareve te tij eshte hapi me i rrezikshem per stabilitetin e vendit, por mund te kthehet dhe si hap vendimtar per te ndryshuar situaten nga nje shtet i korruptuar dhe i kriminalizuar ne nje vend qe interesim publik e ka te shenjte.Regjimet mafioze duhen rrezuar bashke me drejtesine politke te tyre!”, shkruan Topalli në Facebook.

Ndaj ish-kryemiministrit është ngritur vetëm akuza e korrupsionit, dhe jo ajo e pastrimit të parave që u tha fillimisht. GJKKO ka caktuar për kreun e grupit të Rithemelimit masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje” dhe “ndalim daljeje jashtë shtetit” ndërsa dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi është vënë në pranga.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e hetoi Malltezin për pastrim parash, pas kallëzimit të bërë nga Taulant Balla, aktualisht ministri i Brendshëm.

Balla, asokohe kreu i grupit parlamentar të PS, kallëzoi për shpërdorim detyre ish-kryeministrin Berisha, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe ish-ministri Arben Imami. Ata akuzohen në lidhje me privatizimin e rreth 10.000 m2 të ish-kompleksit sportiv “Partizani”, në afërsi të zonës së 21 Dhjetorit, truall i cili para vitit 2008 ishte në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes./Zëri.ai 

1 VITE ME PARE

DOKUMENT/ Akuza e plotë për Berishën dhe Malltezin, GJKKO: Ish-kryeministri, i dyshuar për korrupsion

SPAK: Malltezi përfitoi 5 milionë euro nga ish-Partizani, si e ndihmoi
Gjyqtarja Irena Gjoka, prokurorja Millonai, Berisha dhe Malltezi

TIRANË- Zëri.ai ka siguruar vendimin e GJKKO për arrestimin e Jamarbër Malltezit, si dhe masën e detyrimit të paraqitjes për Sali Berishën nën akuzën e korrupsionit dhe të pastrimit të parave. Kërkesa e prokurores Enkeleda Millonai është miratuar nga gjyqtarja Irena Gjoka.

Zyrtarisht Malltezi është vënë në pranga si i dyshuar për kryerjen e veprave penale të "Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendore", kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal dhe "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale".

Berisha nga ana tjetër akuzohet për kryerjen e veprës penale "Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendore, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal.

Ortaku i Malltezit gjithashtu, Fatmir Bektashi është lënë nën masën e sigurisë së detyrimit të paraqitjes dhe i ndalohet dalja jashtë vendit, nën të njëjtat akuza si dhëndri i Berishës.

Bektashi akuzohet për kryerjen e veprave penale "Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendore", parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal dhe "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale", kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal.

VENDIMI:

1. Caktimin e masës se sigurimit personal shtrëngues "arrest ne burg" parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale: NDAJ PERSONIT NËN HETIM: Jamarbër Malltezi, i biri i Luan-it dhe Merxhane-s, i datelindjes 09.11.1972, lindur në Tiranë, me nr. personal H21109073R I DYSHUAR: Për kryerjen e veprave petale "Korrupsioni pasiv i funksionareve te larte shteterore ose te zgjedhurve vendore", kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal dhe "Pastrimi i produkteve te veprës penale ose veprimtarisë kriminale". kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal.

2. Caktimin e masës së sigurimit personal shtrëngues "Detyrim për t'u paraqitur në policinë gjyqesore" parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale dhe "Ndalimi daljes jashte shtetit parashikuar nga neni 233 i K.Pr.Penale: NDAJ PERSONIT NËN HETIM: Sali Berisha, i biri i Ram-es dhe i Shiqeres datëlindjes 15.10.1944, lindur në Tropojë, me nr. personal B40701031R I DYSHUAR: Për kryerjen e veprës penale "Korrupsioni pasiv i funksionarëve të larte shteterore ose te zgjedhurve vendore, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 e 25i Kodit Penal.

3. Caktimin e masës së sigurimit personal shtrëngues "Detyrim per t'u paraqitur në policinë gjyqësore" parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale dhe "Ndalim I daljes jashtë shtetit parashikuar nga neni 233 IK.Pr.Penale: NDAJ PERSONIT NËN HETIM: Fatmir Bektashi, i biri i Petrit-it dhe i Fitnete-s, i datëlindjes 24.11.1957, me nr. personal F74124001N.

I DYSHUAR: Për kryerjen e veprave penale "Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendore", parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal dhe "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale", kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal.

BAZA LIGJORE: Nenet 228, 229, 230, 232, 233, 234, 238, 244, 18 K.Pr.Penale. Gjykata, në dhomë këshillimi pasi shqyrtoi kërkesën, mori provat dhe aktet e paraqitura nga prokurorja, si dhe pasi vlerësoi çështjen në tërësi,

VEREN

Pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. në datë 16.10.2023, është paraqitur për gjykim kërkesa e Prokurorisë së Posaçme kunder Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me objekt caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues "arrest ne burg, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedures Penale, ndaj personit nën hetim Jamarbër Malltezi, i dyshuar për kryerjen e veprave penale "Korrupsioni pasiv (funksionareve te larte shtetërore ose të zgjedhurve vendore, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 + 25 i Kodit Penal dhe "Pastrimi i procedeve te veprës penale ose veprimtarisë kriminale", kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal;

Cakimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues "Detyrimi për t'u paraqitur në policin gjyqesore" parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale dhe "Ndalimi daljes jashtë shteri" parashikuar nga neni 233 i K.Pr.Penale, ndaj personit nën hetim Sali Berisha, dyshuar për kryerjen e veprës penale "Korrupsioni pariv funksionareve te larte shteterore ose zgjedhurve vendore, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal; Cakimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues "Detyrimi për t'u paraqitur në policinë gjyqesore" parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale dhe "Ndalimi daljes jashte shtetit parashikuar nga neni 233 1 K.Pr.Penale, ndaj personit nën hetim Fatmir Bektashi, i dyshuar për kryerjen e veprave penale "Korptioni pasiv i funksionareve te larte shteterore ose te zgjedhurve vendore", kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal dhe "Pastrimi produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale", kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal.

Gjykimi i kërkesës, bazuar në nenin 278 18 Kodit të Procedurës Penale (në lidhje me nenin 13 pika 2 gërma "a" te po këtij Kodi) si dhe në nenin 75/a të Kodi të Procedurës Penale, i ndryshuar me ligjin 35/2017, hyn në kompetencën e kësaj gjykate, pasi ndodhemi para nje kërkesë që i përket fazës së hetimeve paraprake dhe që lidhet me procedimin penal për një vepër penale, gjykimi i së cilës është në kompetencën e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Rrethanat e faktit dhe analiza e provave

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit te Organizuar dhe Korrupsionit, mbi bazën e kallëzimit të shtetasit Taulant Balla, ka rregjistruar procedimin penal nr. 287 të vitit 2020, për veprën penale "Pastrimi i produkteve te veprës penale apo veprimtarisë kriminale", parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

SPAK: Malltezi përfitoi 5 milionë euro nga ish-Partizani, si e ndihmoiSPAK: Malltezi përfitoi 5 milionë euro nga ish-Partizani, si e ndihmoi

/Zëri.ai

1 VITE ME PARE

Arrestimi i Malltezit dhe akuzat ndaj Berishës, jehonë dhe në mediat ndërkombëtare

SPAK: Malltezi përfitoi 5 milionë euro nga ish-Partizani, si e ndihmoi
Sali Berisha, foto e AP

TIRANË- Arrestimi i Jamarbër Malltezit dhe vënia nën akuzë e Sali Berishës për korrupsion dhe pastrim parash, ka qënë një nga zhvillimet më interesante që ka prodhuar aktualiteti politik dhe gjyqësor në muajt e fundit, ndërkohë që prej orësh është lajmi kryefjalë në mediat shqiptare dhe jo vetëm. Akuzat për Berishën janë pasqyruar dhe në disa prej mediave ndërkombëtare, siç është dhe Associated press, e cila shkruan se Berisha, 79 vjeç, tha se prokuroria e ngarkuar me çështjet kundër zyrtarëve të lartë apo çështjet kryesore, e urdhëroi atë të mos largohej nga vendi.

Berisha tha gjithashtu se dhëndri i tij, 50-vjeçari Jamarber Malltezi, u arrestua me të njëjtat akuza në aeroportin e Rinasit. Berisha tha se ai dhe Malltezi janë të pafajshëm, vazhdon shkrimin AP.

“Për këto akuza unë deklaroj se janë absolutisht pa asnjë bazë dhe akuza të pastra dhe tërësisht politike nga (kryeministri aktual) Edi Rama”, tha ai në një konferencë për shtyp të shtunën vonë. Rama nuk iu përgjigj menjëherë pretendimit të Berishës.

Shkrimi vijon:

“Zyra e Prokurorisë Speciale Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pretendon se dhëndri i Berishës ka shfrytëzuar pozicionin e Berishës si kryeministër për të privatizuar tokën në Tiranë në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes të vendit dhe ia ktheu pronarëve të saj të mëparshëm, të cilët e shitën menjëherë me një çmim të ulët. Përfituesi i saj ka qenë Malltezi, i cili ndërtoi apartamente në truall.

Akuzat vijnë tre vjet pasi ministri i Brendshëm Taulant Balla, në atë kohë kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste në pushtet, dërgoi në prokurori një dosje me akuza kundër Malltezit dhe Berishës. Berisha shërbeu si kryeministër i Shqipërisë nga 2005-2013 dhe si president nga 1992-1997. Ai u rizgjodh si ligjvënës i Partisë Demokratike në zgjedhjet parlamentare të prillit 2021.

Në maj të vitit 2021, qeveria amerikane ndaloi Berishën dhe familjen e tij të ngushtë të hynin në vend për shkak të përfshirjes së dyshuar në korrupsion. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se gjatë mandatit të Berishës si kryeministër 2005-2013, politikani ishte përfshirë në akte korruptive dhe kishte përdorur “pushtetin e tij për përfitimin e tij dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes së tij”.

Blinken akuzoi gjithashtu Berishën për ndërhyrje në “hetimet e pavarura, përpjekjet kundër korrupsionit dhe masat e llogaridhënies”. Ai tha se “aktet korruptive të Berishës minuan demokracinë në Shqipëri”. Që atëherë, Partia Demokratike e Berishës është në trazira me fraksione të ndryshme që luftojnë për udhëheqjen e partisë dhe regjistrimin ligjor.

Lufta kundër korrupsionit ka qenë thembra e Akilit e Shqipërisë postkomuniste, duke ndikuar fuqishëm në zhvillimin demokratik, ekonomik dhe social të vendit. Berisha ishte zyrtari i katërt i lartë shqiptar që iu ndalua hyrja në Shtetet e Bashkuara për shkak të përfshirjes së dyshuar në korrupsion". 

Edhe prestigjozja britanikeThe indipendent’, ka pasqyruar vënien nën akuzë të Berishës, teksa citon lajmin e AP.

Jamarbër Malltezi u vu në pranga pasditen e djeshme në Rinas, ndërsa ndaj ish-kryeministrit Berisha është caktuar masa 'detyrim paraqitje' dhe ndalimi i daljes nga Shqipëria. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e hetoi Malltezin për pastrim parash, pas kallëzimit të bërë nga Taulant Balla, aktualisht ministri i Brendshëm.

Balla, asokohe kreu i grupit parlamentar të PS, kallëzoi për shpërdorim detyre ish-kryeministrin Berisha, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe ish-ministri Arben Imami. Ata akuzohen në lidhje me privatizimin e rreth 10.000 m2 të ish-kompleksit sportiv “Partizani”, në afërsi të zonës së 21 Dhjetorit, truall i cili para vitit 2008 ishte në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes.

Zëri.ai

1 VITE ME PARE

Oficerët e Krimit Ekonomik në selinë blu, Berisha: S'i takova! I ka sjellë Edi Rama

SPAK: Malltezi përfitoi 5 milionë euro nga ish-Partizani, si e ndihmoi
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se nuk i ka takuar personalisht 2 oficerët e Krimit Ekonomik që shkuan sot në ambientet e selisë blu. Teksa largohej për në banesën e tij, Berisha ndaloi për të mbajtur një fjalë para mediave duke u shprehur se e gjitha është një lëvizje e kryeministrit Edi Rama kundër tij. Po ashtu, nuk e kursey as ironinë.

"Nuk i takova. Jo nuk pata asnjë takim personal. Do respektoj Kushtetutën. Kushtetuta prevalon. Ky ishte turpi i Edi Ramës. Unë nuk i takova fare, por nuk pranoj shkelmimin e Kushtetutës se do Edi Rama. Po ti pranoja në takim do i thosha që çojani Edi Ramës ta zjejë çaj. Ajo që ndodhi të enjten nuk ka kthim dhe nuk ka lidhje,"-tha para mediave Berisha.

Jamarbër Malltezi u vu sot në pranga, ndërsa ndaj ish-kryeministrit Berisha është caktuar masa 'detyrim paraqitje' dhe ndalimi i daljes nga Shqipëria. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e hetoi Malltezin për pastrim parash, pas kallëzimit të bërë nga Taulant Balla, aktualisht ministri i Brendshëm. Balla, asokohe kreu i grupit parlamentar të PS, kallëzoi për shpërdorim detyre ish-kryeministrin Berisha, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe ish-ministri Arben Imami. Ata akuzohen në lidhje me privatizimin e rreth 10.000 m2 të ish-kompleksit sportiv “Partizani”, në qendër të Tiranës, truall i cili para vitit 2008 ishte në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes. Mesa duket SPAK ka gjetur shkelje ligjore ndaj edhe ka "prerë" fletë-arrestin./Zëri.ai

1 VITE ME PARE

Bylykbashi: Masa e sigurisë ndaj Berishës, shkelje e Kushtetutës

SPAK: Malltezi përfitoi 5 milionë euro nga ish-Partizani, si e ndihmoi
Oerd Bylykbashi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka dhënë një deklaratë për mediat jashtë nga selia blu. Në fjalën e tij për mediat, Bylykbashi tha se SPAK po shkel Kushtetutën, duke i kufizuar lirinë Sali Berishës pa marrë më parë një autorizim nga Kuvendi i Shqipërisë. E po ashtu, ka theksuar se kryedemokrati Sali Berisha nuk ka firmosur asnjë akt që kanë dërguar në zyrën e tij oficerët e Policisë së Shtetit. 

“Pas akteve qartazi me një sfond politik nga një instrument gjoja i drejtësisë së re, i ngritur dhe i akuzuar që në fillimet kur është ndërtuar se po ndërtohet për t’u kapur dhe përdorur politikisht, pas asaj, në shkelje flagrante të Kushtetutës, SPAK dërgon Policinë e Shtetit, e cila në fakt është organ i zbatimit të ligjit dhe jo i urdhrave politikë të Edi Ramës, dërgon Policinë e Shtetit duke kërkuar ekzekutimin e një mase që kufizon lirinë e një deputeti të republikës, zotit Sali Berisha, deputet i Parlamentit të Shqipërisë, kryetar i PD.

Kufizon lirinë e tij në kundërshtim me Kushtetutën. Tashmë është praktikë e konsoliduar e parlamentit të Shqipërisë se prokuroria duhet të kërkojë leje nga Kuvendi, i cili duhet të japë autorizimin jo vetëm për arrestin, por dhe çdo lloj mase tjetër kufizimi të lirisë të çdo shtetasi shqiptar, që është deputet. Neni 38 i Kushtetutës përcakton lirinë absolute, të cënueshme vetëm nëpërmjet një vendimi gjykate, të shtetasve shqiptare, të lëvizin të lirë në çdo pjesë të territorit të Shqipërisë.

Urdhri për detyrim paraqitje të deputetit Sali Berisha kufizon pikërisht këtë liri Kushtetuese. Po ashtu me kërkesën e SPAK dhe vendim të gjykatës, në shkelje të Kushtetutës, përsëri kufizohet një e drejtë tjetër Kushtetuese. Përsëri në nenin 28, është e drejta e çdo shtetasi që lirisht të dalë nga territori i Shqipërisë. Sigurisht nëse do kishim një vendim gjykate për një shtetas të zakonshëm, kjo do ishte e mjaftueshme, por nenin 73 i Kushtetutës, detyron që në rast të arrestit apo të çdo lloj kufizimi në çdo formë të lirisë së një deputeti, duhet të kërkohet paraprakisht miratimi i parlamentit,”-tha në fjalën e tij Bylykbashi.

Jamarbër Malltezi u vu sot në pranga, ndërsa ndaj ish-kryeministrit Berisha është caktuar masa 'detyrim paraqitje' dhe ndalimi i daljes nga Shqipëria. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e hetoi Malltezin për pastrim parash, pas kallëzimit të bërë nga Taulant Balla, aktualisht ministri i Brendshëm. Balla, asokohe kreu i grupit parlamentar të PS, kallëzoi për shpërdorim detyre ish-kryeministrin Berisha, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe ish-ministri Arben Imami. Ata akuzohen në lidhje me privatizimin e rreth 10.000 m2 të ish-kompleksit sportiv “Partizani”, në qendër të Tiranës, truall i cili para vitit 2008 ishte në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes. Mesa duket SPAK ka gjetur shkelje ligjore ndaj edhe ka "prerë" fletë-arrestin./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB