LIVE UPDATES

Asambleja e PS/ Rama: Kongresi mblidhet më 20 korrik, shtyhet turi me diasporën

➤ Partia Socialiste ka nisur punimet e Asamblesë së saj Kombëtare.➤ Takimi po zhvillohet online dhe i paraprin mbledhjes së Kongresit Kombëtar, i cili do të zhvillohet më 20 korrik. ➤ Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën hapëse, i cili tha se janë shtuar 32 mijë anëtarë të rinj. Rama u shpreh se janë 156 anëtarë të asamblesë kombëtare që do zgjidhen nga kongresi me votë të fshehtë. ➤ Kreu i qeverisë njoftoi se turi i rienergjizimit me diasporën do vijojë në shtator në Londër dhe Dyseldorf, ndërsa paralajmëroi edhe një takim në SHBA. ➤Në këtë mbledhje, do të miratohen edhe projektvendimet, përzgjedhja e kandidaturave për anëtarë të Asamblesë Kombëtare të PS-së, si edhe për anëtarë të Komisionit të Garancive Statutore e Etikës së PS-së.

3 artikuj për këtë temë.
1 VITE ME PARE

Rama: Në shtator rimarrim turin me diasporën në Gjermani, Britani edhe në SHBA

Asambleja e PS/ Rama: Kongresi mblidhet më 20 korrik, shtyhet turi me
Edi Rama

TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka mbledhur online Asamblenë Kombëtare me fokus riorganizimi i brendshëm dhe energjizimi i partisë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë njoftoi se takimet me emigrantët janë shtyrë në shtator. Rama u shpreh se turi i rienergjizimit me diasporën do vijojë në shtator në Londër dhe Dyseldorf, ndërsa paralajmëroi edhe një takim në SHBA.

Rama: Ka pasur një zhvillim pozitiv me organizimin e PS në emigracion. Kemi zhvilluar dy takimet e para të turit të dakordësuar për të takuar shqiptarët e Europës dhe jo vetëm. Dhe në Greqi dhe Itali takimi nuk ka qenë thjesht një qëllim në vetvete as thjesht një takim pa vazhdim por ka qenë edhe një trokitje në derën e shqiptarëve të Europës përtej mureve të sallës ku ka filluar një punë dmth për të rienergjizuar rrjetin e anëtarësisë dhe të simpatizantëve të PS. Turi do vazhdojë në shtator duke qenë për shkak të zgjedhjeve të parakohshme në Londër u bë një problem në vete marrja e sallës që kishim prenotuar më parë. Në një situatë zgjedhore është normale që të shmangnim një takim edhe pse nuk ka të bëjë me zgjedhjet është një takim politik. Po kështu duke qenë se parashikimi apo përgatitja për të bërë takimin tjetër të Dyseldorf në një moment  shumë afër me ndeshjen e kombëtares nuk donim të krijohej një ide e përzierjes së dy gjërave. Në shtator do rimarrim turin edhe do të zhvillojmë takimet e Gjermanisë dhe Britanisë dhe do përgatisim një takim në Shtetet e Bashkuara.

1 VITE ME PARE

Rama mbledh Asamblenë: Janë shtuar 32 mijë anëtarë, më 20 korrik mbahet Kongresi

Asambleja e PS/ Rama: Kongresi mblidhet më 20 korrik, shtyhet turi me
Edi Rama

TIRANË-Partia Socialiste ka nisur punimet e Asamblesë së saj Kombëtare me kryeministrin Edi Rama, njëherazi edhe kryetarin e kësaj force politike që ka mbajtur fjalën hapëse. 

Rama: Arsyeja kryesore e kësaj mbledhjeje është që pas përfundimit të procesit të zgjedhjeve për kongresin të miratojmë vendimin për thirrjen e Kongresit zgjedhor të PS në 20 korrik. Aktualisht mund të jemi të inkurajuar nga fakti që në këtë proces rienergjizimi të partisë kemi pasur një rritje domethënëse të anëtarësisë reale, që do të thotë anëtarësisë aktive, ndërkohë që kemi pasur po ashtu edhe një pjesëmarrje domethënëse në zgjedhjet që u zhvilluan me parimin një anëtar një votë për delegatët e kongresit të ardhshëm të PS. Kemi 93 mijë anëtarë të regjistruar dhe identifikuar si të tillë në territorin e Shqipërisë, pa llogaritur 7 mijë të tjerë që i janë bashkëngjitur PS pas mbylljes së këtij regjistrimi në funksion të zgjedhjeve për delegatët e Kongresit. Janë 93 mijë anëtarë. 78.6% e trupës së anëtarëve të regjistruar mori pjesë në zgjedhjet për delegatët e kongresit. Shifra më e lartë që kemi pasur. Janë shtuar 32 mijë anëtarë të rinj në të gjithë territorin. 11 mijë e 400 janë të rinj deri në moshën 30 vjeç. Nga i gjithë procesi i zgjedhjeve për kongres janë propozuar 10 mijë delegatë, prej të cilëve ka dalë numri i 1200 delegatëve të kongresit. I njëjti kriter dhe ambicje duhet të karakterizojë edhe zgjedhjen e anëtarëve të asamblesë së re të PS. Përsa u përket këtyre dua të theksoj se janë, 156 anëtarë që do të zgjidhen nga kongresi. Do zgjidhen me votë të fshehtë dhe ambicja e kthyer në kritet është që ¾ e tyre të jenë për herë të parë pjesë e asamblesë. 

1 VITE ME PARE

PS mbledh online Asamblenë Kombëtare, Rama jep porositë 1 vit para zgjedhjeve parlamentare (Axhenda)

Asambleja e PS/ Rama: Kongresi mblidhet më 20 korrik, shtyhet turi me
edi rama mbledh asamblene

TIRANË- Partia Socialiste do të mbledhë pasditen e sotme Asamblenë Kombëtare, ku në fokus do të jetë riorganizimi i brendshëm dhe energjizimi i partisë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Mbledhja do të zhvillohet online, në orën 17:00 dhe do të nisë me fjalën e kreut të socialistëve Edi Rama, i cili pritet që të japë porositë për vartësit e tij, pasi viti i ardhshëm pritet të jetë tepër i rëndësishëm, pasi përkon me zgjedhjet parlamentare.

Pas Ramës, radha do të jetë e sekretarit të përgjithshëm Blendi Klosi, i cili do të bëjë një raport të zgjedhjeve të brendshme në parti, por edhe të gjithë gjendjes së strukturave në bazë të partisë socialiste.

Kjo është hera e katërt që Rama mbledh Asamblenë brenda vitit, ndërsa në tre mbledhjet e kaluara, të zhvilluara në muajin shkurt dhe mars, ka kërkuar më shumë angazhim në terren nga anëtarët e asamblesë dhe rritje të aktivitetit të tyre në rrjetet sociale.

Gjithashtu, në këtë mbledhje, do të miratohen edhe projektvendimet, përzgjedhja e kandidaturave për anëtarë të Asamblesë Kombëtare të PS-së, si edhe për anëtarë të Komisionit të Garancive Statutore e Etikës së PS-së.

Agjenda e Asamblesë Kombëtare të PS

“Mbështetur në Statutin e PS, neni 37, pika 5, ju njoftoj se më datën 11.06.2024, ora 17:00, zhvillohet online mbledhja e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste me këtë rend dite:

Fjala e Kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama.

Mbi ecurinë e procesit të zgjedhjeve të përgjithshme në parti, Blendi Klosi.

Miratimi i Projekt Vendimit “Për thirrjen e Kongresit Zgjedhor të Partisë Socialiste”

Miratimi i Projekt Vendimit “Për propozimin dhe përgjedhjen e kandidaturave për anëtarë të Asamblesë Kombëtare të PS”.

Miratimi i Projekt Vendimit “Për propozimin dhe përzgjedhjen e kandidaturave për anëtarë të Komisionit të Garancive Statutore e Etikës të PS”.

Miratimi i Projekt Vendimit “Për zgjedhjen e anëtarëve të Përfaqësisë, të Komisionit të Verifikimit të Mandateve dhe të Komisioneve të Votimit e të Numërimit të Votave të Kongresit të PS.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB