Socialistët do të shkojnë në zgjedhje të brendshme, para Kongresit të Qershorit

DURRËS- Në mbledhjen e sotme të Asamblesë së Partisë Socialiste, është vendosur data e zgjedhjeve brenda partisë, të cilat do të mbahen përpara Kongresit të Qershorit. Burime bëjnë me dije për ZËRIN se zgjedhjet e brendshme të PS-së do të mbahen në datën 12 Maj, ku pritet që të dalin dhe emrat e rinj të kryetarëve të PS-së në të gjitha bashkitë e vendit.
Gjatë mbledhjes së sotme të Asamblesë e cila u mbajt me dyer të mbyllura, përveç fjalës së Ramës, u diskutua mbi anëtarësimet e reja në parti, dhe nevojën e rienergjizimit të strukturave. Socialistët synojnë shtimin e anëtarësimeve të reja, që deri tani kanë qënë mbi 29 mijë, dhe para Kongresit të Qershorit, Rama kërkoi që të kenë shkuar 50 mijë.
Nga ana tjetër, vetë kryeministri foli për nevojën e hapjes së partisë, edhe për qytetarë që nuk kanë pasur përkatësi të majtë politike. Sekretari i përgjithshëm Blendi Klosi, teksa foli për mediat, tha se socialistët synojnë që të marrin më shumë mandate në zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm. /ZËRI
Zgjedhje të brendshme në PS/ Klosi: Riorganizim i të gjithë strukturës! Synimi jonë të fitojmë më thellë

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi në përfundim të Asamblesë Kombëtare të mbledhur sot në Gjirin e Lalëzit në Durrës, tha se në 12 maj PS do të shkojë në zgjedhje të brendshme për kryetaret e PS në bashkitë e vendit, duke pohuar se kjo është një mënyrë riorganizimi për të shkuar fituar më shumë mandate në zgjedhje e ardhme.
"Fillon nga sot faza e tretë e procesit të rienergjizimit. Çdo organizatë në PS do të jetë me bashkëkryetar nga një zonjë dhe një burrë. Do të kemi zgjedhje të brendshme të PS-së. Më 12 maj e gjithë PS do të thirret për votimin 1 anëtar 1 votë
Kemi shumë nevojë për anëtarë të rinj për të strukturuar strukturat tona, ka shumë mundësi që ky numër të shkojë deri në 50 mijë deri në qershor të këtij viti.
Kërkojmë të marrim më shumë mandate se në garën e fundit, dhe për këtë po punojmë. PS është një parti e madhe dhe synon çdo garë me fitore, dhe ka nevojë të riorganizojë qelizën e saj dhe gjithë strukturën. Synojmë të përmirësojmë në këtë fazë që jemi", tha ai.
Çfarë u diskutua në Asamblenë Kombëtare të PS-së?
Gjatë mbledhjes së sotme të Asamblesë e cila u mbajt me dyer të mbyllura, përveç fjalës së Ramës, u diskutua mbi anëtarësimet e reja në parti, dhe nevojën e rienergjizimit të strukturave. Socialistët synojnë shtimin e anëtarësimeve të reja, që deri tani kanë qënë mbi 29 mijë, dhe para Kongresit të Qershorit, Rama kërkoi që të kenë shkuar 50 mijë. Nga ana tjetër, vetë kryeministri foli për nevojën e hapjes së partisë, edhe për qytetarë që nuk kanë pasur përkatësi të majtë politike. /ZËRI
Dhëndri i Trump investon në Sazan, Rama: Unë që dola nga thesi i parave të Soros, ia dhashë ishullin kundërshtarit të tij

DURRËS- Kryeministri Edi Rama ka folur për projektin që do të ndërtohet në ishullin e Sazanit, nga dhëndri i Donald Trump, Jared Kushner. Sipas Ramës, Sazani ka qenë vetëm një zonë e mbrojtur nga ushtarët e Enver Hoxhës, dhe se investimi që do të bëhet nga Kushner është një nga më të rëndësishmit në fushën e turizmit.
Pa iu përgjigjur akuzave për procedurat që janë ndjekur në dhënien e këtij projekti, Rama ironizoi me opozitën, dhe për faktin që Trump është një prej kundërshtarëve më të mëdhenj të Soros, që flitet dhe si udhëheqësi i tij politik.
“Shikojeni se çfarë kemi arritur me turizmin, në një vend, ku deri përpara disa vitesh as që mund të gjendeshin 10 veta bashkë, që mos të të merrnin për të çmendur, po të imagjinoje se në Janar-Shkurt 2024 do të hynin në Shqipëri 1 milionë turistë të huaj. Nëse ky trend vazhdon atëherë 10 milionë turistët e vjetshëm, do të bëhen afro 14 milionë këtë vit. Dikur, për t’i bërë 1 milionë qeveria e mëparshme na numëronte edhe ne si turistë, sa herë hynim në Shqipëri pas daljeve jashtë shtetit. Po ata që numërojnë udhëtimet e mia me charter sot dhe bërtasin për miliona euro imagjinare të shpenzuara (edhe pse shpenzimet e mia për udhëtime i kushtojnë kryeministrisë më pak se sa ato të paraardhësit tim)kur ishin në qeveri, imagjinoni se sa turistë do kishin numëruar vetëm me vajtje-ardhjet e mija.
Këto ditë, Jared Kushner, një sipërmarrës i madh amerikan dhe dhëndrri i ish-Presidentit Trump, shpalli publikisht ambicien për të investuar në dy projekte të mëdha turistike në Shqipëri!
Po ata, që deri dje na tregonin Malin e Zi dhe Maqedoninë si shembuj të paarritshëm për zhvillimet në turizëm, e për investimet e huaja direkte, sot po flasin për rrezikun që i kanoset Sazanit nga kthimi në një xhevahir i kurorës së artë të turizmit në Mesdhe!
Delirojnë për rrezikun e shkatërrimit të një parku kombëtar imagjinar, të një zone të mbrojtur që e mbrojtur s’ka qenë kurrë përveçse nga ushtarët e Enver Hoxhës, që prisnin me dylbi zbarkimin e Flotës së Shtatë Amerikane në Shqipëri dhe zbulojnë me rregull treshi, se si doli në dritë arsyeja e errët për ndryshimet në ligjin e zonave të mbrojtura.
Hija e ish-Presidentit amerikan dhe frika provinciale nga zemërimi i tij, - ju kujtohet si thonin atëherë kur u zgjodh për mua, por ja ku jam sot- i pengon ata më gojështhurrurit ti bashkangjiten këtyre zërave të lëshojnë rrufetë e akuzave e të shpifjeve në këtë rast, për mua djalin e paudhë të dalë nga thesi i parave të Sorosit, që kam hyrë në një mega-aferë korruptive me djalin për shpirt të armikut më të betuar të Sorosit!
Shyqyr xhanëm, se balta e hedhur mbi ata që vijnë nga jashtë kufijve të Shqipërisë, për të kontribuar në Shqipëri me fondacione apo me investime, e bën Shqipërinë të duket padrejtësisht qesharake në sytë e botës, siç janë qesharake akuzat e shpifjet e tyre për ta!
Por e vërteta që ka rëndësi në këtë mes, nuk është se sa pa lidhje janë këto alarme, për rrezikun që i kanoset natyrës shqiptare nga ndryshimet e ligjit të zonave të mbrojtura apo nga zbarkimi në Sazan i firmës më prestigjoze të hotelerisë në botë, Aman Hotels&Resorts, e cila ka ndërtuar një duzinë strukturash në zona përrallore të UNESCO-s në Azi e në Lindjen e Mesme.
E vërteta që ka rëndësi në këtë mes është se Shqipëria, kampione e turizmit në rajon në 2030, nuk është një slogan për të ushqyer iluzionin e një të nesërmeje të ndritur, po një projekt gjeopolitik dhe ekonomik, që po formësohet me plane e masa konkrete, të cilat krijojnë hapësirën e mundur për këtë zhvillim historik. Sa për mbrojtjen e natyrës shqiptare, janë vetë njerëzit e zakonshëm të Shqipërisë, që e dinë më mirë se kushdo, se kush e mori në mbrojtje dhe kush e shkatërroi natyrën e vendit tonë, kush i ruan e i nxjerr në pah dita-ditës bukuritë e këtij vendi dhe kush e shëmtoi dhe mbuloi me plehra kudo që mundi trupin magjepsës të Shqipërisë’, tha Rama gjatë fjalës së tij.
Po ashtu sipas Ramës, kompania e Kushner ka eksperiencë në ndërtimet në zonat që janë trashëgimi e UNESCO-s, dhe se Shqipëria kampione e turizmit në Ballkan, në vitin 2030, nuk do të jetë thjeshtë një slogan.
/ZËRI
Arrestimi i Berberit, reagon indirekt Rama: Do lëmë drejtësinë të bëjë punën e saj me drurët e shtrëmbër

DURRËS- Në fjalën hapëse të Asamblesë së PS-së që është duke u mbajtur në Durrës, Rama ka folur për marrëveshjen me opozitën, për komisionet hetimore parlamentare, por edhe arrestimit e drejtorit të ARRSH-së Evis Berberi, të cilin e cilësoi indirekt një dru të shtrembët.
Rama: Duhet ta mësojnë njëherë e mirë të gjitha, atë që nuk ia marrin dot PS-së me zgjedhje të lira, nuk ia marrin dot në asnjë mënyrë tjetër. Ata dy komisione që u miratuan, do t’i kishim miratuar me kohë e me vakt, nëse do ti kishin sjellë brenda kornizës kushetetuese.
Halli i tyre nuk janë komisionet hetimore, sot nuk do të marrë kohë dhe as do të harxhoj fjalë të tjera, për të treguar se si e kanë hallin, dhe se kush është kush në atë mesele. Ne nuk kemi kohë për të humbur me vulat e tyre, ne do të lëmë drejtësinë që të bëjë punën e saj, dhe me drurët e shtrembët brenda radhëve tona. Asnjë nuk na pengon ne që të fitojmë sfidat e reja për Shqipërinë, se për to na duhet të fitojmë dhe zgjedhjet e reja.
/ZËRI
Asambleja e PS-së/ Rama: Pazaret me "non-gratën" janë broçkulla!

DURRËS- Në mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama i ka quajtur broçkulla, akuzat e kryetarit të PD-së Lulzim Basha, se PS, po bën ‘Pazar me non gratën’, Sali Berishën.
"U fol këto ditë për pazare dhe marrëveshje me non gratën, apo për trembje të socialistëve nga SPAK-u, të gjitha janë broçkulla që tregojnë sesa të vështirë e kanë një pjesë e bashkësisë sonë kombëtare, të kuptojë se PS e kësaj gjenerate po shkruan një kapitull të ri në historinë e marrëdhënieve të pushtetit politik me drejtësinë. Nëse nuk do donim drejtësi, do i kishim bërë të gjitha pazaret për ta ndaluar. Thonë e bëri SHBA, por e bëri PS, ishte në program që kur ishim në opozitë’- tha Rama", tha Rama.
Asambleja e PS-së, Rama: 50 mijë anëtarësime të reja deri në Qershor, hapim partinë

DURRËS- Ka nisur mbledhja e Asamblesë së Partisë Socialiste, në Gjirin e Lalzit në Durrës, ku fokusi u vendos në anëtarësimet e reja në këtë forcë politike. Prioriteti i parë i shpallur nga ana e Ramës ishte ai për 50 mijë anëtarësime të reja deri në Kongresin e Qershorit, ndërsa prioriteti i dytë është përfshirja në organizatat socialiste, të përfaqësuesve të të gjitha shtresave të shoqërisë, për të siguruar gjithëpërfshirje.
Pjesë nga fjala e Ramës:
Dua t’ju përgëzoj të gjithë për përfshirjen në të gjithë territorin e Shipërisë, për punën e bërë deri tash, në këtë proces të rienergjizimit të partisë, që ka prekur çdo organizatë socialiste. Dua të falenderoj Blendi Klosin, sekretarin e përgjithshëm, për frymën konkurruese mes qarqeve, për të kaluar objektivat bazë të regjistrimeve të reja. Janë plot 29 mijë anëtarësime të reja, ju ftoj që të mirëpresim me një duartrokitje të veçantë të gjithë anëtarët dhe anëtaret e reja.
Do të vendosim dy objektiva, 50 mijë anëtarësime deri në Kongresin e Qershorit, pra edhe 21 mijë anëtarësime të reja. Objektivat janë tejkaluar për një arsye të thjeshtë, se kemi shkuar ne te njerëzit. E dyta rishikimin e përbërjes së çdo organizate të PS. Burra e gra të çdo moshe, ne çdo grup ninteresi. Sa më e përfaqësuar të jetë zona, aq më e fortë do të jetë lidhja me Partinë Socialiste.
Ne jemi në këtë hapësirë për të marrë më shumë përgjegjësi për Shqipëreinë, na duhet një PS më e hapur dhe më gjithëpërfshirëse. Në këto vite ne kemi kaluar përmes maktheve, nga tërmetoi, te loufta në ukrainë, por ja kemi dalë që jo vetëm të fitojmë, por edhe ta ngjisim më lart këtë vend, duke e futur ekonominë në terma të qëndrueshme, duke shkëputur drejtësinë nga kthetrat e pushtetit.
Pakti me Rithemelimin/ Rama: Më vjen mirë që Kuvendi nuk do jetë më çmendina e muajve të fundit

DURRËS- Në Asamblenë Kombëtare të PS-së, kryeministri Edi Rama ka komentuar edhe për paktin e fundit në Kuvend me Rithemelimin. Rama thotë se i vjen mirë që më në fund Kuvendi nuk do të jetë më çmendina e muajve të fundit. Sipas tij rikthimi i fjalës do të krijojë hapësirë për të komunikuar.
"Më vjen mirë që Kuvendi nuk do jetë më çmendina e muajve të fundit dhe SPAKU dhe fjala do të rikthehet në vend të dhunimit të saj, i cili goditi më keq imazhin e Parlamentit. Mbase rikthimi i fjalës do të krijojë hapësirë për të komunikuar por sidoqoftë shumica jonë Kuvendore në tryezën e komisioneve të ligjeve një draft rezolutë për të nxitur një debat të madh publik. Lidhur me fisdat kombëtare të anëtarësimit në BE dhe reformat e masat e mëtejshme që Shqipëria duhet të ndërmarë pa humbur kohë. Bisedimet për anëtarsim nuk janë vetëm të qeverisë por të të trejave pushteteve Kushtetuese dhe të plotë 147 insticuicene mes te cilat të pavarura që ndërveprojnë drejtpërdrejtë me Komisinin Evropian", tha Rama.
Llogari për detyrat e lëna, Rama mbërrin në mbledhjen e Asamblesë së PS-së

DURRËS- Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në një resort në Gjirin e Lalzit, ku do të mbahet mbledhja e asamblesë së Parrisë Socialiste. Në mbledhjen e sotme të Asamblesë do të miratohet udhëzimi për zgjedhjet e përgjithshme në parti, si edhe udhëzimi mbi kriteret përzgjedhëse të kandidatëve për delegatë të Kongresit të Partisë dhe të gjitha strukturave të tjera partiake.
Rama pritet që të kërkojë llogari për detyrat e lëna në Asamblenë e PS që u mbajt në mesin e muajit Shkurt në Shkodër. /ZËRI
Zgjedhjet 2025/ Rama mbledh Asamblenë e PS-së në Gjirin e Lalzit

DURRËS- Kryeministri Edi Rama ka thirrur mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste, në Gjirin e Lalzit në Durrës. Kjo Asamble pritet që të nisë me fjalën e kryeministrit Edi Rama, ndërsa më pas do të jetë radha e sekretarit të përgjithshëm të PS-së Blendi Klosi, i cili do të paraqesë një raport “Mbi zbatimin e detyrave të Asamblesë për rienergjizimin e partisë dhe anëtarësimet e reja”.
Axhenda parashikon miratimin Projekt-Udhëzimeve “Mbi zgjedhjet e përgjithshme në parti” dhe ai mbi kriteret përzgjedhëse të kandidatëve për delegatë të Kongresit të partisë, bashkëkryetarët e degëve të PS dhe të organizatave socialiste.
Zgjedhjet në strukturat socialiste do të zgjasin deri më 15 Prill, ndërsa Kongresi i PS-së parashikohet të mblidhet në Qershor të këtij viti. Socialistët kanë aktivizuar motorët për fushatën e zgjedhjeve të vitit të ardhshëm.
AXHENDA
1.Fjala e Kryeministrit Rama
2.Blendi Klosi për zbatimin e detyrave të Asamblesë kombëtare të PS për rienerrgjizimin e partisë, korigjimin e mangësve të evidentuara në organizatat socialiste dhe anëtarësimet e reja
3.Raportime, diskutime nga anëtarët e AK për zbatimin e detyrave të ngarkuara
4.Miratimi i projekt udhëzimit "Mbi zgjedhjet e përgjithshme në parti"
5. Miratimi i projekt-udhëzimit "Kriteret përzgjedhëse të kandidatëve për delegatë të kongresit të partisë, bashkëkryetarët e OS dhe KS të NJA".
/ZËRI