Sulm ajror mbi shkollën e agjencisë së OKB-së në Gaza, 6 të vrarë

GAZA- Të paktën 6 persona kanë humbur jetën pas një sulmi ajror të forcave izraelite mbi godinën e një shkolle të përdorur nga UNRWA. Ndërkohë dhjetëra të tjerë dyshohet se kanë mbetur të plagosur.
“Të paktën 4,000 njerëz janë strehuar në këtë shkollë të UNRËA-s, e kthyer në strehë. Ata kishin dhe nuk kanë ku të shkojnë tjetër. Asnjë vend nuk është më i sigurt në Gaza, madje as në objektet e OKB-së,” tha OKB.
Një tjetër sulm i fuqishëm raportohet të jetë regjistruar në një një spital në Gaza ku kanë humbur jetën mbi 500 persona dhe plagosur qindra të tjerë. Ndërkohë spitalet në Rripin e Gzës kanë shpallur gjendjen e alarmit pasi mungesa e ujit dhe energjisë elektrike e bën të pamundur dhënien e ndihmës./Zëri.ai
Izraeli sulmon një spital në Gazë, raportohen mbi 500 të vrarë

GAZA- Të paktën 500 persona dyshohet se kanë humbur jetën në Gaza pasi ushtria izraelite ka bombarduar një spital. LaJmi është bërë me dije dhe nga Ministria e Shëndetësisë. Ndërkohë mediat e huaja shprehen se qindra njerëz kërkonin ndihmë pasi ishin të plagosur.
Nëse konfirmohet, atëherë ky do të jetë sulmi dukshëm më vdekjeprurës ajror nga Izraeli në pesë luftërat e deritanishme mes Izraelit dhe Hamasit që nga viti 2008. Shumë spitale në Qytetin Gaza janë shndërruar në kampe refugjatësh për qindra njerëz, të cilët shpresojnë se Izraeli do t’i kursejë nga bombardimet, raporton REL.
Më herët Ministria e Shëndetësisë deklaroi se deri më tani numri i viktimave ka arritur në mbi 3000, 1/3 prej të cilëve, fëmijë./Zëri.ai
Kreu i Inteligjencës izraelite: Unë përgjegjës për masakrën e Hamasit

TEV AVIV - Kreu i Drejtorisë së Inteligjencës Ushtarake të Izraelit Aharon Haliva thotë se ai mban përgjegjësi për dështimet e inteligjencës, që çuan në kryerjen e sulmit të befasishëm të Hamasit më 7 tetor.
“Në të gjitha vizitat e mia në njësitë e Drejtorisë së Inteligjencës Ushtarake në 11 ditët e fundit, u ula dhe theksova se fillimi i luftës ishte një dështim i inteligjencës”, tha gjeneralmajori Aharon Haliva.
“Drejtoria e Inteligjencës Ushtarake, nën komandën time, nuk arriti të paralajmëronte për sulmin terrorist të kryer nga Hamasi”, thotë Haliva.
“Ne dështuam në misionin tonë më të rëndësishëm dhe si drejtues i Drejtorisë së Inteligjencës Ushtarake, mbaj përgjegjësi të plotë për dështimin”, tha ai.
“Por, ne do ta hetojmë, në mënyrën më të thellë dhe më gjithëpërfshirëse, dhe do të nxjerrim përfundimet”, thotë ai. “Por tani, ka vetëm një detyrë, për të luftuar dhe për të fituar”, shtoi gjenerali izraelit.
Haliva është zyrtari i fundit i mbrojtjes që thotë se mban përgjegjësi për sulmin vdekjeprurës të kryer nga Hamasi, pasi kreu i agjencisë së sigurisë Shin Bet dhe shefi i shtabit të ushtrisë, bënë komente të ngjashme ditët e fundit.
Hamasi sulmoi Izraelin dhe Tev Avivi u përgjigj. Më tepër se 4400 persona kanë ndërruar jetë nga sulmet e përgjakshme./Zëri.ai/
Çfarë ndodhi sot në Izrael dhe Gaza?

RRIPI I GAZËS - Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se kishte nevojë urgjente për qasje në Rripin e Gazës për të ofruar furnizime mjekësore dhe ndihma, pasi të gjitha rrugët mbetën të mbyllura, duke përfshirë kalimin e Rafah me Egjiptin, në jug.
Qindra mijëra njerëz kanë mbërritur në Khan Younis në Gazën jugore, pasi Izraeli u tha të lëvizin, 1.1 milion njerëzve në jug, përpara një pushtimi të pritshëm tokësor.
Një zëdhënës i ushtrisë izraelite ka mohuar se ka një krizë humanitare, pavarësisht skenave të dëshpëruara në Gaza dhe paralajmërimeve nga OKB-ja, pasi Izraeli bllokon furnizimet me ushqim, ujë, karburant dhe energji elektrike.
Disa liderë botërorë kanë konfirmuar se po shkojnë në rajon - duke përfshirë presidentin e SHBA Joe Biden, i cili do të vizitojë Izraelin nesër, dhe Olaf Scholz i Gjermanisë, i cili ka shkuar sot në Izrael.
Ndërkohë, një vajzë 13-vjeçare britanike është konfirmuar se është vrarë nga militantët e Hamasit, kur ata sulmuan Kibbutz Be'eri më 7 tetor.
Ndërsa, Franca ka dënuar një video të pengjeve të realizuar nga Hamasi, ku shihet shtetasje izraelito-franceze Mia Shem, 21 vjeçe, ku ajo duket me një krah të lënduar dhe kërkon në hebraisht që t'i kthehet familjes së saj, sa më shpejt që të jetë e mundur./Zëri.ai/
U vranë gjatë bombardimeve, shuhet familja izraelite me 5 anëtarë! Mediat: U gjetën të përqafuar

IZRAEL- Një familje prej pesë anëtarësh, (Aviv Kuz, bashkëshortja e tij Livnat, vajza Rotem, dhe djemtë Yonatan dhe Yiftach) janë gjetur të vrarë në Izrael pas bombardimeve të militantëve të Hamasit. Lajmi është bërë me dije nga mediat vendase, të cilat raportojnë se në momentin që janë gjetur nga ekipet e emergjencave, ata ishin të përqafuar me njëri-tjetrin.
“Ata ishin të gjithë fëmijë të mrekullueshëm me zemra të mëdha. Ata kishin gjithë jetën e tyre përpara”, tha halla e tyre Adi Levy Salama për një media hebraike.
Salama tregoi se familja ishte kthyer në Kfar Aza pas disa vitesh në Boston.
“Ditën që u vranë, ne duhej t'i vizitonim. Aviv organizoi një festival vjetor të qifteve përgjatë gardhit me Gazën për t'u treguar atyre se ne thjesht duam të jetojmë në paqe, "tha ajo.
Livnat, e cila duhej të festonte ditëlindjen e saj të 50-të këtë muaj, lindi gjatë Luftës së Yom Kipur. Ajo ishte një dizajnere grafike që nisi një iniciativë edukative të quajtur Ëorkshop që integroi punimet e lashta me dorë në programet shkollore në rajonin Shaar Hanegev në jug të Izraelit.
Aviv ishte zëvendësdrejtor i një firme konsulence dhe gjithashtu merrej me punë bujqësore.
Vajza Rotem ishte një ushtare që trajnonte rekrutët e rinj. Djemtë Yonatan dhe Yiftach ishin studentë në shkollën me konvikt Kfar Hayarok në Ramat Hasharon dhe basketbollistë në programin e të rinjve Hapoel. Ata ëndërronin të shkonin profesionistë./Zëri.ai
Nëna e vajzës së marrë peng nga Hamasi: Bërtita që ishte gjallë, por e plagosur (Kur janë filmuar pamjet)

IZRAEL- "Unë bërtita kur pashë videon e Mia-s, sepse pashë që ajo ishte gjallë, por kur e pashë përsëri, pashë që ajo ishte e plagosur," thotë Keren Schem, nëna e Mia Schem, e cila u shfaq në një video të Hamasit nga Gaza e kaluar mbrëmë vonë.
Schem tha se kishin dëgjuar thashetheme se Mia ishte qëlluar në shpatull ose në këmbë, por mund të shihnin nga video se ajo u qëllua në shpatull dhe i ishte nënshtruar një operacioni.
"Unë shoh që ajo është shumë e tmerruar, me shumë dhimbje dhe mund të shoh që ajo po thotë atë që ata i thonë të thotë," thotë Schem. Ajo u kërkoi udhëheqësve botërorë të sillnin në shtëpi të gjithë robërit.
“Ne kemi pësuar një sulm terrorist të egër që mund të ndodhë nesër në Francë ose në SHBA. Armiku është i keq”, thotë Schem.
Ish-kreu i Shin Bet, Ya'akov Peri, gjithashtu i pranishëm në konferencën për shtyp, thotë: “Pamja e parë që Hamasi na dha si mesazh, do të thotë se njerëzit jetojnë, marrin frymë dhe kanë nevojë për ndihmë mjekësore, dhe ne e vendosim të gjithë përgjegjësinë mbi ta. Për mirëqenien e tyre personale dhe sjelljen e tyre në shtëpi.”
Analiza e meta të dhënave të videos e kryer nga The New York Times zbuloi se të paktën disa nga pamjet në videon e Schem ishin filmuar të paktën gjashtë ditë më parë.
OKB paralajmëron Izraelin: Mund të përballet me krime lufte

TEL AVIV - OKB-ja po kërkon sërish që agjencitë e ndihmave të kenë akses në Gaza dhe paralajmërojnë Izraelin se mund të përballet me krime lufte.
Ravina Shamdasani, zëdhënëse e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të drejtat e njeriut, thotë se organizata është e shqetësuar se kërkesa e ushtrisë izraelite, që palestinezët të lëvizin nga Gaza veriore në jug, mund të përbëjë transferim të dhunshëm të civilëve - në shkelje të ligjit ndërkombëtar.
Nëse një vend besohet se ka kryer një krim lufte gjatë konfliktit, çështja mund të shqyrtohet nga Gjykata Ndërkombëtare Kriminale.
Në një deklaratë, Shamdasani shton se sulmet ndaj civilëve – ndërsa tentojnë të largohen nga Gaza – duhet të hetohen në mënyrë të pavarur.
Ajo gjithashtu apelon për lirimin të menjëhershëm dhe të pakushtëzuar të të gjithë pengjeve hebre, me raportet e fundit izraelite që tregojnë se rreth 199 persona janë në ‘duart’ e Hamasit.
Organizata Hamas sulmoi Izraelin, ndërsa përgjigja nga Tev Avivi ishte e menjëhershme. Më shumë se 4100 persona kanë vdekur nga sulmet e përgjakshme./Zëri.ai/
Udhëheqësit myslimanë dhe hebrenj dënojnë vrasjet e civilëve

LONDËR - Në Londër, Kryepeshkopi i Canterbury-t ka mbledhur liderët e komunitetit mysliman dhe hebre në një përpjekje, për të dekurajuar çdo formë të dhunës apo përplasjeve etnike në Mbretërinë e Bashkuar.
Sheikh Ibrahim Mogra, një dijetar dhe imam nga Leicester, deklaroi se myslimanët dhe hebrenjtë në Londër jetojnë bashkë, janë fqinj dhe nuk ka arsye pse të kenë konflikte.
‘Myslimanët britanikë dhe hebrenjtë kanë shumë të përbashkëta dhe ka shumë lidhje personale mes nesh. Ne vijmë patjetër nga kultura të ndryshme, por jetojmë së bashku si fqinjë në paqe dhe harmoni, pa përdorur urrejtje apo dhunë", tha Magra.
Një udhëheqës hebre, deklaroi se izraelitët nuk kanë pse të jenë objektiv i krimeve të urrejtjes.
“Është për të ardhur keq dhe e gabuar që komuniteti ynë hebre këtu ka qenë objektiv i krimeve të urrejtjes. Unë lutem për fundin e kësaj lufte dhe të gjitha luftërave dhe për të pafajshmit që kanë pësuar nga kjo luftë”, deklaroi udhëheqësi hebre.
Jonathan Uittenberg, një rabin i lartë i Judaizmit Masorti, vlerësoi se komuniteti hebre ka dënuar prej kohësh dhe vazhdon të dënojë të gjitha format e racizmit të drejtuara kundër myslimanëve, ngado që vijnë.
“Ne pohojmë rëndësinë e ruajtjes së marrëdhënieve tona edhe, dhe veçanërisht, në kohë të trazuara si këto. Është thelbësore që ne të jetojmë së bashku, në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, si fqinjë dhe bashkëqytetarë në paqe dhe respekt për njëri-tjetrin.
Lutjet e mia gjithashtu janë me të gjithë njerëzit e pafajshëm që përjetojnë tmerre nga situate e vështirë. Jemi në anën e jetës dhe lutemi për një të ardhme më të mirë për të gjithë”, deklaroi Uitternberg.
Hamasi sulmoi Izraelin dhe Tel Avivi u përgjigj menjëherë. Nga sulmet, më shumë se 4100 persona kanë vdekur. Shumë vende, ku jetojnë myslimanë e hebrenj, kanë raportuar se janë rritur së tepërmi shifrat e krimeve të urrejtjes./Zëri.ai/
‘Fronti i rezistencës’, analiza e BBC: Irani bëri paralajmërimin më të fortë deri tani

GAZA- Ditët e fundit, Irani ka folur vazhdimisht për rrezikun e një përshkallëzimi në luftën Izrael-Hamas. Por komentet e ministrit të Jashtëm të vendit janë paralajmërimi më i fortë se luftimet mund të përhapen, duke e kthyer atë në një konflikt rajonal, analizon BBC.
Hossein Amirabdollahian tha se ‘fronti i rezistencës’ mund të kryejë një ‘aksion parandalues’ në orët e ardhshme- nëse ‘krimet e luftës kundër palestinezëve’ në Gaza nuk do të ndalen.
‘Fronti i rezistencës’ është një aleancë e forcave në rajon, që përfshin Hezbollahun, grupin e fuqishëm libanez të mbështetur nga Irani.
Javën e kaluar, Hezbollahu dhe ushtria izraelite kanë shkëmbyer zjarr përgjatë kufirit libanezo-izraelit, duke rritur frikën se ky mund të bëhet një tjetër front i luftës.
Hezbollahu ka një arsenal të madh armësh, me raketa të afta për të goditur thellë në territorin izraelit, si dhe dhjetëra mijëra luftëtarë të stërvitur mirë dhe të forcuar në beteja.
‘Fronti i rezistencës’ po ashtu përfshin grupe që Irani mbështet në Siri- e cila kufizohet me Izraelin- dhe Irak.
Vendet perëndimore kanë paralajmëruar Teheranin kundër përshkallëzimit të situatës dhe, deri më tani, dhuna ndërkufitare është frenuar. Por disa besojnë se kjo mund të ndryshojë nëse Izraeli vazhdon me një ofensivë tokësore në Gaza dhe militantët këtu vendosin se duhet të përgjigjen.
Pas Tiranës, Scholz niset në Izrael, i pari kryetar shteti që viziton Tel-Aviv nga nisja e luftës

GJERMANI- Kancelari gjerman, Scholz pas qëndrimit në samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë do të udhëtojë gjatë ditës së sotme në Izrael për të treguar solidaritetin e tij me këtë shtet. BE po planifikon një urë ajrore ndihme për civilët palestinezë.
“Për mua ka rëndësi të tregoj solidaritetin me Izraelin edhe thjesht praktikisht përmes vizitës sime”, deklaroi kancelari gjerman, Olaf Scholz. Kjo është e rëndësishme për këtë vend dhe popullin e tij. Sipas të dhënave, kancelari gjerman takohet me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahu, ku pritet të flitet për “çështje konkrete praktike”, si gjendja e sigurisë në Izrael dhe organizimi i ndihmës humanitare. Përveç kësaj do të diskutohet, se si mund të pengohet që konflikti të përhapet në rajone të tjera.
Kancelari Scholz është i parë kryetar qeverie që udhëton në Izrael pas sulmit masiv të organizatës terroriste palestineze të Hamasit më 7 tetor. Më pas Scholz shkon në Egjipt për të zhvilluar bisedime. Egjipti kufizohet me Rripin e Gazës të sunduar nga Hamasi terrorist. Të premten e kaluar ishte ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, e cila vizitoi Izraelin dhe u takua me pjesëtarë të familjeve të pengjeve gjermanë të Hamasit.
Sipas ministrit të Mbrojtjes së Izraelit, Joav Gallant, pritet një luftë e gjatë por e suksesshme kundër organizatës terroriste, Hamas. Gallant tha pas takimit me Sekretarin e Departamentit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken në Tel Aviv, se “kjo do të jetë një luftë e gjatë, çmimi do të jetë i lartë, por ne do të fitojmë, për Izraelin, për popullin hebre dhe për vlerat që ndajnë të dy vendet tona".
Blinken përforcoi qëndrimin e SHBA, se Izraeli ka të drejtën dhe madje “detyrimin” të mbrojë veten. Izraeli e ka mbështetjen e SHBA-së dhe do ta ketë gjithmonë, shtoi Blinken. Presidenti, Joe Biden udhëton të mërkurën në Izrael.
Hamas publikon një video
Organizata terroriste, Hamas publikoi ndërkohë një video me një të dyshuar si peng i saj. Aty shihet se si një gruaje të re i vendoset fasho në një plagë në krah, më pas ajo flet në kamera. “Jam 21 vjeç dhe vij nga Shoham”, thotë ajo në videon 1 minutëshe dhe shton se është aktualisht në Gaza dhe po trajtohet aty në një spital. “Më nxirrni që këtu sa më shpejt të jetë e mundur”, thotë ajo.
Nuk është e qartë, se në cilat rrethana është regjistruar kjo video. Sipas të dhënave të mediave, bëhet fjalë për një izraelite që ka edhe nënshtetësinë franceze. Ajo është shpallur e humbur pas masakrës së terroristëve të Hamasit në jug të Izraelit. Një zëdhënës i Hamasit kishte bërë të ditur, se janë rrëmbyer 250 vetë e janë në Gaza. Ata do të lirohen, “sapo të plotësohen kushtet aktuale”. Izraeli vetë kishte bërë fjalë për 199 pengje. Hamas kategorizohet nga Izraeli, SHBA, Gjermania dhe një sërë vendesh të tjera si organizatë terroriste.
BE planifikon urë ajrore ndihme për palestinezët
Ndërkohë Bashkimi Europian kërkon të krijojë një urë ajrore ndihme për të furnizuar me ushqime popullsinë civile në Gaza. “Palestinezët në Rripin e Gazës kanë nevojë për ndihmë humanitare”, deklaroi presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen. Avionët e parë me ndihma priten të zbarkojnë këtë javë në Egjipt. Furnizimet do të përmbajnë çadra për strehim, ilaçe dhe artikuj higjiene. Civilëve duhet t’i ofrohen edhe karburante, ujë dhe ushqime kërkoi komisioneri i BE për ndihmat humanitare, Janez Lenarcic. Për këtë duhet të hapet pika kufitare Rafah mes Egjiptit dhe Rripit të Gazës.
Edhe Kombet e Bashkuara kërkojnë hapjen e pikës kufitare të Rafahut për të dorëzuar ndihmat e nevojshme për mbijetesë për qindra mijëra vetë në pjesën jugore të Rripit të Gazës.
Izraeli mes dy zjarreve, vret me raketa 4 terroristë të dyshuar të Hezbollahut

IZRAEL- Shefi i Zëdhënësit të ushtrisë izraelite (IDF) Gjenerali Daniel Hagari është shprehur sot se IDF përdori sulme ajrore për të penguar një përpjekje të depërtimit të forcave të Hezbollahut në veri të Izraelit, duke vrarë katër nga terroristët.
IDF-ja goditi objektivat ushtarake që i përkisnin lëvizjes terroriste Hezbollah në Liban të hënën mbrëma, ndërsa Irani kërcënoi Izraelin me sulme nga Hezbollahu dhe grupe të tjera përfaqësuese në rajon.
Raportet fillestare treguan se një vend pranë Aitaroun në Libanin jugor, në veri të Avivimit, ishte në shënjestër të sulmeve, me një foto që thuhet se është marrë nga vendi i ngjarjes që tregonte një shtëllungë tymi që ngrihej nga zona.
צה"ל תקף מטרות צבאיות של ארגון הטרור חיזבאללה.
— צבא ההגנה לישראל (@idfonline) October 17, 2023
צה"ל תקף לפני זמן קצר מטרות צבאיות ששימשו להכוונת טרור ותשתיות טרור של ארגון חיזבאללה בשטח לבנון, בתגובה לירי לעבר שטח ישראל אתמול pic.twitter.com/pU84AtCqUk
IDF tha se vendet e synuara janë përdorur nga Hezbollahu për të drejtuar terrorizmin. Sulmet erdhën si përgjigje ndaj sulmeve të Hezbollahut kundër IDF të hënën.
Ndërsa mediat libaneze raportuan se fishekzjarrë dhe bomba me fosfor të bardhë u lëshuan nga IDF mbi zonat afër kufirit gjatë natës të hënën. Sipas gazetarit libanez Ali Shoeib, 100 predha u qëlluan në zonë brenda disa orësh gjatë natës.
Gazeta libaneze Nidaa Al-Watan raportoi të martën se Hezbollahu u kishte bërë thirrje banorëve të fshatit Shebaa, që ndodhet pranë një zone të kontestuar nga Izraeli dhe Libani, që të largohen nga shtëpitë e tyre dhe të shkojnë në zona më të sigurta në mes të një rritjeje të tensioneve në rajon.
Hezbollah njoftoi më herët të hënën se kishte shënjestruar pesë pozicione të IDF pranë kufirit si dhe një tank të IDF në zonë.
Rezoluta e Rusisë për situatën në Rripin e Gazës, SHBA kundër, Shqipëria abstenon

TIRANË- Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme njofton se ka abstenuar rezolutën e Rusisë në Mbledhjen e Këshillit të Sigurisë, e cila lidhej me situatën në Rripin e Gazës.
Përmes një njoftimi në platformën X, ministria shprehet se shkak është bërë mosfutja në rezolutën e çështjeve kritike, siç janë edhe sulmet e Hamasit ndaj Izraelit.
“Në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Sigurisë, Shqipëria abstenoi sa i përket projekt-rezolutës së paraqitur nga Rusia sepse teksti nuk arriti të trajtonte siç duhet të gjitha çështjet kritike, duke përfshirë dënimin e sulmeve terroriste nga Hamasi.
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara duhet të bëhet bashkë në dënimin e terrorizmit, në adresimin e shumë prej nevojave urgjente dhe kritike në terren, duke përfshirë situatën e rëndë humanitare në Gaza dhe mbrojtjen e civilëve kudo”, thuhet në reagim.
Vetëm katër vende iu bashkuan Rusisë në votimin për rezolutën, Kina, Emiratet e Bashkuara Arabe, Mozambiku dhe Gaboni. Katër vende votuan kundër, Shtetet e Bashkuara, Britania, Franca dhe Japonia. Gjashtë vendet e tjera abstenuan, mes tyre edhe Shqipëria.
Shpjegimi i votës nga ambasadori Ferit Hoxha: 7 tetori 2023 do të mbetet një ditë e errët jo vetëm për Izraelin dhe popullin e tij, por edhe për botën. Krimet e tmerrshme të Hamasit kanë traumatizuar izraelitët, ata kanë lënduar tmerrësisht dhe thellësisht një komb të tërë, ata kanë sfiduar ndërgjegjen njerëzore.
Ato janë dhe mbeten të pajustifikueshme dhe të papranueshme. Ata nuk do të përfaqësojnë asnjë komb apo fe, dhe nuk do dhe nuk mund të mbështesin asnjë kauzë..
Ne e njohim nevojën që Këshilli të reagojë dhe të veprojë në përmbushjen e përgjegjësisë së tij thelbësore, në shumë aspekte: në dënimin e fuqishëm të terrorizmit siç ka bërë gjithmonë; në njohjen e të drejtës së shteteve për t'u mbrojtur, siç parashikohet në Kartën e OKB-së; duke mbrojtur gjithmonë civilët.
Në mbështetjen e përpjekjeve humanitare, në shmangien e përkeqësimit të mëtejshëm dhe çdo përhapjeje të një situate tashmë të tensionuar, komplekse dhe të rrezikshme dhe në hartimin e një rruge të qartë për paqen, sigurinë, përparimin dhe dinjitetin për të gjithë, izraelitët dhe palestinezët.
Ne abstenuam sepse teksti i paraqitur nuk arriti të paraqiste tablonë e plotë dhe të përfshinte elemente thelbësore për çështje thelbësore. Ne mbetemi me shpresë se ka vend për të vazhduar të mbetemi të angazhuar në mënyrë aktive, me shpresën për të përdorur në rastin më të mirë kohën dhe energjitë tona për t'u bashkuar për t'iu përgjigjur nevojave të shumta urgjente dhe urgjente në terren.
Situata kritike nuk ka nevojë për konkurrencë mes teksteve, apo protagonizëm mes shteteve anëtare. Kërkon diplomaci aktive nga aktorët rajonalë dhe ndërkombëtarë, siç po ndodh; dhe këtu, në Këshill, angazhim nga të gjithë dhe në mirëbesim, të bashkohemi për t'iu përgjigjur në mënyrën më të mirë të mundshme nevojave kritike në terren./Zëri.ai
Hamas publikon videon e 21-vjeçares peng: Ju lutem më lironi sa më shpejt

GAZA- Në një video që pretendohet të jetë shpërndarë nga Hamasi, shihet një vajzë e re izraelite, e cila është marrë peng në nisje të luftës të shtunën e 7 Tetorit. Në videon që është publikuar në mediat ndërkombëtare, e reja kërkon që të lirohet sa më parë që të jetë e mundur, dhe të kthehet pranë familjes së saj.
“Unë quhem Maya Sham, jam 21 vjeçe dhe jam nga Shoham. Unë jam në Gaza tani”, shprehet ajo në video. Vajza izraelite, e cila gjithashtu ka nënshtetësi franceze, bën thirrje që të lirohet sa më shpejt. "Ju lutem, më lini të iki nga këtu sa më shpejt të jetë e mundur”.
“Të shtunën herët në mëngjes po kthehesha nga një festë në zonën e Sderotit, u plagosa rëndë në dorë, më çuan në Gaza dhe më çuan në spital për tre orë, u kujdesën për mua, më siguruan ilaçe. Ju kërkoj vetëm të më sillni në shtëpi sa më shpejt te familja ime, prindërit, vëllezërit e mi”, thotë e reja në video.
Hamas përgjatë këtyre ditëve ka pretenduar se nuk ka ushtruar dhunë mbi pengjet, ndërkohë që si kusht për lirimin e tyre ka vendosur ndërprerjen e bombardimeve të Izraelit.
BREAKING In first official proof of life of Israeli hostage, Hamas releases video of 21 years old Mia Shem from Shoham who was kidnapped from the party in Reim. Shem says in Hebrew “everything is ok”, that she received medical treatment for injuries and pleads for her release. pic.twitter.com/Do2f1m3Rm6
— Michael Shuval ????️???? (@MichaelShuval) October 16, 2023
Hamasi pretendon se ka marrë peng 250 persona, mes tyre izraelitë por edhe shtetas të kombësive të tjera. Ndërkohë që nga Izraeli është identifikuar një numër më i vogël pengjesh. Izraeli është zotuar të zhdukë Hamasin, grupin islamik që kontrollon Gazën, në përgjigje të sulmeve terroriste të 7 tetorit që vranë 1,400 njerëz.
Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi se Gaza përballet me një krizë "të afërt" të shëndetit publik, me furnizime të kufizuara me ujë për qindra mijëra njerëz të zhvendosur nga shtëpitë e tyre. Më shumë se 2,800 njerëz kanë vdekur në sulmet ajrore izraelite, tha ministria palestineze e shëndetësisë./Zëri.ai
Fund luftës? Biden niset drejt Izraelit, takime dhe me presidentin palestinez dhe egjiptian
SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, njoftoi pas një takimi me Kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, se Izraelin do ta vizitojë të mërkurën Presidenti amerikan Joe Biden, për të riafirmuar solidaritetin e Shteteve të Bashkuara për Izraelin. Sekretari Blinken njoftoi gjithashtu se ishte rënë dakort me Izraelin për një plan që do të mundësojë që furnizimet me ndihma humanitare të mbërrijnë tek civilët në Gaza.
Menjëherë pas këtij njoftimi, nga Uashingtoni zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby, informoi se Presidenti Biden do të udhëtojë edhe drejt Jordanisë për t'u takuar me Mbretin Abdullah, Presidentin egjiptian Abdel Fattah el-Sissi dhe me Presidentin palestinez Mahmoud Abbas.
Zyrtarët amerikanë patën thënë paraprakisht se Presidenti Joe Biden po shqyrtonte mundësinë e një vizite në Izrael, por nuk kishin njoftuar plane konkrete udhëtimi.
Presidenti Biden shprehu më herët mbështetje për përgjigjen e Izraelit ndaj Hamasit, duke thënë gjatë një interviste në emisionin “60 Minutes” të kanalit CBS se Izraeli do t’i kundërvihet “një grupi njerëzish që janë angazhuar në barbarizëm që është me po aq pasoja sa edhe Holokausti”.
Presidenti Biden tha se Izraeli do të bëjë “gjithçka të mundur për të shmangur vrasjen e civilëve të pafajshëm”.
Ai gjithashtu tha se do të ishte “një gabim i madh” nëse Izraeli do të pushtonte Rripin e Gazës.
Më herët gjatë ditës, Izraeli bëri sulme të reja me raketa ndaj Gazës, ndërsa u zotua të eliminojë kontrollin e Hamasit mbi territorin e ngushtë palestinez përgjatë Detit Mesdhe.
Me 300 mijë forca izraelite të dislokuara pranë kufirit me Gazën dhe të përgatitura për një sulm tokësor, Ministri i Mbrojtjes Yoav Galant i tha Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, se: “Kjo do të jetë një luftë e gjatë. Çmimi do të jetë i lartë, por ne do të fitojmë, për Izraelin, për popullin hebre dhe për vlerat në të cilat besojnë të dyja vendet tona”.
Kryediplomati amerikan e siguroi Ministrin Gallant për mbështetjen amerikane.
“E dini përkushtimin tonë të thellë për të drejtën e Izraelit, në të vërtetë detyrimin e tij, për të mbrojtur veten dhe popullin e tij”, tha Sekretari Blinken.
Qindra mijëra palestinezë kanë zbatuar urdhërat e dhëna nga Izraeli për të evakuar Gazën veriore, drejt pjesës jugore të këtij territori. Kriza humanitare po përshkallëzohet me shpejtësi ndërsa territori vazhdon të jetë nën rrethimin e plotë izraelit, pa furnizime të reja në ushqime, karburant, apo ujë që nga e hëna.
“Vazhdon të mos ketë ujë për shumicën dërrmuese të popullsisë në Gaza”, tha Juliette Touma, zëdhënëse e agjencisë së OKB-së që ndihmon palestinezët, UNRËA.
“Bëhet fjalë për 2 milionë njerëz në Rripin e Gazës që nuk kanë ujë, dhe uji po mbaron, uji është jetë, dhe jeta po mbaron në Gaza”.
UNRËA tha të hënën se nuk ka mjaftueshëm qefinë për të mbledhur trupat e të vdekurve në Gaza.
Zonja Touma tha se rreth 1 milion palestinezë kanë ikur drejt jugut dhe gati 400,000 prej tyre janë strehuar kryesisht në shkollat e UNRËA-s. Një grup po strehohet në një depo të UNRËA-s, për të cilën zonja Touma tha se nuk është e pajisur për të qenë strehim.
UNRËA ka vendosur një ekip fillestar në Egjipt për t'u përgatitur për hapjen e mundshme të një korridori humanitar për të sjellë furnizime me ndihma në Gaza.
Sekretari Blinken, i rikthyer në Izrael të hënën pasi vizitoi disa vende arabe në rajon, tha se Shtetet e Bashkuara po punojnë me Egjiptin, Izraelin dhe Kombet e Bashkuara për t’u siguruar se ndihmat do të hyjnë në Gaza për të arritur tek ata që kanë nevojë.
“Gjatë ditëve të fundit, kam udhëtuar në Izrael, Jordani, Bahrein, Katar, Emiratet e Bashkuara Arabe, në Arabinë Saudite dhe në Egjipt”, shkruajti të hënën Sekretari Blinken në rrjetin social X. “Ajo që kam dëgjuar nga secili partner është pikëpamja e përbashkët për të parandaluar përhapjen e konfliktit, për të ruajtur jetët e të pafajshmëve, dhe për t’i dërguar ndihma atyre që iu nevojiten në Gaza”.
OKB-ja njoftoi se drejtuesi për operacionet e ndihmave, Martin Griffiths, do të shkojë në Egjipt të martën për një vizitë disaditore dhe se planifikon të vizitojë edhe Izraelin
Ndërkohë, numri i të vdekurve nga sulmi i Hamasit në Izrael më 7 tetor dhe sulmet ndëshkuese të Izraelit në Gaza po rritet. Ministria e Shëndetësisë në Gaza tha se 2,750 palestinezë janë vrarë dhe 9,700 janë plagosur. Më shumë se 1,400 izraelitë janë vrarë dhe të paktën 199 të tjerë, përfshirë fëmijë, u kapën nga Hamasi dhe u morën si pengje në Gaza, sipas Izraelit.
"Përpjekjet për pengjet janë një përparësi kryesore kombëtare", tha zëdhënësi ushtarak, kundëradmirali Daniel Hagari. "Ushtria dhe Izraeli po punojnë gjatë gjithë kohës për t'i rikthyer ata".
Ekziston frika se luftimet mund të zgjerohen në kufirin e Izraelit me Libanin, ku grupi militant i mbështetur nga Irani, Hezbollah, tha se luftëtarët e tij goditën pesë poste izraelite përgjatë kufirit jugor të Libanit.
Duke folur në parlamentin izraelit të hënën, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu paralajmëroi Iranin dhe Hezbollahun: "Mos na testoni në veri. Mos bëni gabimin e së kaluarës. Sot, çmimi që do të paguani do të jetë shumë më i rëndë", tha ai, duke iu referuar luftës së Izraelit me Hezbollahun në vitin 2006.
Pas një serie sulmesh ndërkufitare në Izraelin verior nga militantët e Hezbollahut në Liban, Izraeli njoftoi të hënën evakuimin e banorëve nga 28 fshatra brenda një rrezeje prej dy kilometrave nga kufiri.
Kombet e Bashkuara kanë një mision paqeruajtës në Libanin jugor që monitoron kufirin me Izraelin. OKB tha të hënën se selia e saj në qytetin libanez Naqoura u godit dhe se nuk pati të lënduar. Një zëdhënës tha se OKB-ja po heton për të parë se kush e goditi objektin.