"Unë duhet të isha i vdekur"/ Intervista e parë e Trump pas atentatit

SHBA- “Unë duhet të isha i vdekur,”-kështu tha ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pas atentatit ndaj tij, të cilin ai e përshkroi si një “përvojë shumë surreale”. Intervistën e tij të parë pas ngjares, Trump e dha për "New York Post" nga një avion që po e dërgonte në Milwaukee për të marrë pjesë në Konventën Kombëtare Republikane.
Trump mban një fashë të bardhë në veshin e djathtë, atje ku e shpi plumbi i atentatorit.
"Ishte një përvojë shumë surreale. Mjeku në spital tha se ai kurrë nuk kishte parë diçka të tillë, ai e quajti atë një mrekulli. Normalisht nuk duhet të isha këtu, duhet të isha i vdekur,”- tha Trump.
Trump tha se ndërsa agjentët e Shërbimit Sekret e larguan nga skena, ai ende donte të vazhdonte të fliste me mbështetësit e tij, por agjentët i thanë se nuk ishte e sigurtë dhe se duhej ta çonin në spital. Ai gjithashtu u mrekullua se sa shpejt vepruan agjentët sapo filluan të shtënat.
“Agjentët më tronditën aq shumë kur më hodhën në tokë...aq sa më ranë këpucët. Unë dhe këpucët e mia jemi të afërt me njëri-tjetrin"
Trump iu referua gjithashtu fotos që u bë virale fill pas ngjarjes, ku edhe u shfaq me grushtin e ngritur.
“Shumë njerëz thonë se kjo është fotografia më ikonike që kanë parë ndonjëherë. Kanë të drejtë. Unë nuk vdiqa. Zakonisht duhet të vdesësh për të pasur një imazh ikonik. Doja të vazhdoja të flisja, por thjesht u qëllova. Mjeku në spitalin lokal, i cili ka një qendër traume, më tha se kurrë nuk kishte parë dikë t'i mbijetonte një goditje me një AR-15,"-shtoi ai.
Nga të shtënat u plagos dhe ish-Presidenti Trump, i cili mori një plagë në veshin e djathtë, si dhe dy persona të tjerë të cilët ndodhen ende në spital, ndërsa autori Thomas Matthew Crooks u ekzekutua nga agjentët e shërbimit sekret./ZËRI
'O zot e qëlluan'/ Flet fotografi që shkrepi momentin kur Trump i kaloi plumbi pranë veshit

SHBA- Fotografi fitues i çmimit Pulitzer, Doug Mills ka dhënë një intervistë për "CNN", ku edhe tregoi sesi ka kapur foton që po bën xhiron e rrjetit pas atentatit të dështuar ndaj ish-presidentit Donald Trump. Bëhet fjalë për foton, ku Trumpit i kalon plumbi shumë pranë veshit në momentin që ai u qëllua në mitingun në Butler, Pensilvani.
Në rrëfimin e tij për CNN, Mills tregoi se thjesht kishte bërë detyrën e tij, duke rrezikuar edhe jetën në një moment.
"Po mundohesha që t'i kapja një foto mes flamurit dhe podiumit. Kur ai bëri djathtas dhe dëgjova zhurmat. Mendova se ishte ndonjë makineri. Kur e pashë që kapi veshin dhe u ul poshtë thashë 'O zot e qëlluan'. Po tentoja që të kapja një foto. Të gjithë po bërtisnin, ishte shumë kaotike. Nuk bëra gjënë më të sigurtë se vajta në skenë, por bëra atë që do bënin të gjithë fotografitë. Nuk dëgjuam asgjë, vetëm të bërititura. Sapo (Trump) u rrëzua, reagimi im i parë ishte të vrapoja, të shkoja anash dhe të përpiqesha të bëja një foto të tij ndërsa ishte në tokë. Megjithatë, në kohën kur arrita atje, ajo u mbulua plotësisht nga agjentët e Shërbimit Sekret. I gjithë stafi po bërtiste, Shërbimi Sekret po më bërtiste mua dhe të gjithë fotografët e tjerë, ishim katër veta në zonë.
Kur e pyetën nëse kishte dëgjuar se çfarë po ndodhte në atë kohë, rreth tij ai u përgjigj: “Kjo që po them më bën të dridhem, por nuk dëgjova asgjë. Gjithçka që dëgjuam ishin britmat, të qarat e një gruaje, pikërisht në fillim të sulmit. Pastaj, në një moment fillova të mendoj, a është ai gjallë? Çfarë po ndodh atje; Agjentët po e mbulonin qartë. Dhe pastaj mendova, në rregull, duhet të shkoj anash sepse mendoj se do ta zbresin nga shkallët. Ka gjithmonë një rrugëdalje për presidentin,"-tregoi ai në rrëfimin për CNN.
I pyetur në lidhje me foton e plumbit duke kaluar pranë kokës së Trump, ai thotë se nuk e kishte idenë se çfarë kishte bërë.
“Kur fillova të shikoja Sony-in tim për t'i dërguar fotografitë në zyrë, gjëja e parë që mendova ishte se duhet të merrja fotografitë e Trump që dilte nga skena dhe ngrinte grushtin. Këto janë fotot e para që dërgova. Kur presidenti u largua me fuoristradë për të shkuar në spital, na thanë: “Djema, të gjithë duhet të largoheni nga këtu. Është një skenë aktive krimi. Duhet të largohesh”. Duhet t'ju gjejmë një vend. Kështu na çuan në zonën që ka presidenti para se të dalë në skenë. Stafi ishte aty. Ata qanin, përqafoheshin me njëri-tjetrin. Të gjithë ishin shumë të mërzitur”.
Shumë më vonë, kur gjërat u qetësuan, fotot u analizuan nga New York Times dhe një agjent special i FBI-së.
Nga të shtënat u plagos dhe ish-Presidenti Trump, i cili mori një plagë në veshin e djathtë, si dhe dy persona të tjerë të cilët ndodhen ende në spital, ndërsa autori Thomas Matthew Crooks u ekzekutua nga agjentët e shërbimit sekret./ZËRI
Vdiq si një hero! Personi që u vra në atentatin ndaj Trump mbrojti me jetë gruan dhe vajzën e tij

SHBA- Personi që mbeti i vrarë në atentatin ndaj ish-presidentit amerikan Donald Trump në Butler, Pensilvani u identifikua si Corey Comperatore. Sipas raportimeve të stacionit lokal të lajmeve WPXI, Comperatore ishte një ish-shef i zjarrfikësve për Buffalo Township.
Ai u qëllua dhe u vra kur Thomas Matthew Crooks hapi zjarr ndaj Trump nga rreth 130 metra larg mitingut. Dy të tjerë u plagosën rëndë në sulm, thanë autoritetet.
Motra e viktimës, Dawn Comperatore Schafer, shkroi në një postim në Facebook se Corey “ishte një hero që mbrojti vajzat e tij”.
“Gruaja dhe vajzat e tij thjesht jetuan të pamendueshmen dhe të paimagjinueshmen. Vëllai im i vogël sapo mbushi 50 vjeç dhe i kishte mbetur shumë jetë për të përjetuar. Urrejtja nuk ka kufi dhe dashuria nuk ka kufi. Lutuni për ne pasi kjo ndihet si një makth i tmerrshëm, por ne e dimë se është realiteti ynë i dhimbshëm”, ka shkruar Schafer.
Ndërkohë që nga të shtënat u plagos dhe ish-Presidenti Trump, i cili mori një plagë në veshin e djathtë, si dhe dy persona të tjerë të cilët ndodhen ende në spital, ndërsa autori Thomas Matthew Crooks u ekzekutua nga agjentët e shërbimit sekret.