Nipi i tyre vrau policin/ Flasin daja dhe halla e Azgan Mërnicës: Efektivi mund ta ketë sharë nga nëna

FIER- Daja i Azgan Mërnicës, autorit të vrasjes së efektivit të Shqiponjave, Novruz Cenalia, dy ditë më parë në Baltëz të Fierit, i bëri thirrje këtë të mërkurë nipit që të dorëzohet ndërsa shtoi se nëse do ta dinte se ku ndodhet do ta dorëzonte vetë në polici. Ai tha se po kërkojnë ngado, por nuk kanë arritur ta gjejnë. Po ashtu thotë se nuk e di se si e ka gjetur armën nipi i tij.
“Dua të shpreh ngushëllime për familjen, Zoti ju dhashtë forcë nuk dimë ça të themi. Motra ime me nipin po blinin ushqime. Motra ime është e pamundur për të four fare. Ka ndodhur çdo gjë shumë shpejt. Novruzin unë nuk e kam parë ndonjëherë. Ne nuk dimë asgjë. Po kërkojmë ku mund të jetë. I kam rënë telefonit nuk përgjigjet. I kam shkruar e nuk përgjigjet. Ne më shumë kemi marrë vesh ngjarjen nga televizori se sa nga motra. Nuk kisha dijeni nëse nipi lëvizte me armë. Nuk e dimë nga e mori armën. Kam komunikuar me të gjithë që njohim dhe po kërkojmë të gjithë bashkë. Kam fol me policinë, i kam thënë që do e dorëzojë nëse e gjejmë po ne nuk kemi asnjë të dhënë”-tha ai.
Po ashtu ai shtoi se sherri, i cili mund të ketë nisur në çast ka degraduar me përdorimin e armës, pasi viktima mund ta ketë sharë nga nëna. Kjo e fundit ka qenë në makinë me të në momentin e vrasjes.
“Ka qenë i qeshur dhe shumë i dashur. Nuk kemi vërejtur absolutisht asgjë te djali, mendojmë se ka qenë ndonjë ofendim i çastit, ka qenë me nënën, por pa folur me atë nuk mund të themi asgjë. Nuk ka pasur shqetësime më para, s’ka pasur kurrë konflikte as më të, as fare. Hera e parë që e shohim djalin, babanë po, e kam parë si fytyrë. Ndoshta më ka rastisur, po nuk më kujtohet. I lutemi shumë, ishallah e dëgjon këtë që themi; ku të jetë, në komisariatin më të afërt të mundshëm të dorëzohet”, tha ai.
Ndërsa halla e Azgan Mërnicës, tha se i bën thirrje shtetit të mos bëjë bëjë asnjë veprim pa praninë e familjes. Këtu i referohet një ekzekutimi të mundshëm nga forcat RENEA, nëse do të kishte një përballje me to. Daja dhe halla folën në një prononcim për “Euroness Albania”.
“E kam marrë vesh pas 5 orës. Ngushëllime familjes. Nuk kam fjalë për ta përshkruar. I bëjmë thirrje dhe djalit dhe shtetit për fëmijën tonë. Ju ka ikur djali po dhe ne të ikur e kemi. Ju lutem dhe shtetit pa praninë e familjes kudo që të jetë djali të mos bëjë asnjë veprim. Asnjë nënë nuk e dëshiron këtë. Ne jemi të bashkuar me atë familje. Unë si hallë dhe në emër të nënës që është shumë e shokuar, kudo që të jetë ai djalë të dalë para shtetit e para ligjit. Asnjë se dëshiron këtëgjë. Jemi të shokuar”, tha ajo.
Efektivi Cenalia, i cili ishte prej 4 vitesh pjesë e komisariatit të policisë në Fier, vetëm disa javë më parë kishte kurorëzuar martesën e tij, ndërsa bashkëshortja ështe sot pjesë e ceremonisë mortore. Mesditën e të hënës ai kishte veshur uniformët e “Shqiponjave” dhe po i drejtohej komisariatit për të marrë shërbimin. Rrrugës, në fshatin Baltëz automjeti i tij ndalon dhe nga një makinë përballë hapet zjarr. Novruz Cenalia merr një plumb në kokë dhe për pasojë humb jetën në vendin e ngjarjes. Që nga e marta, autori është ende në arrati./ZËRI
'Ishte e organizuar', të afërmit e Novruz Cenalisë, dyshime për vrasjen e policit: Nuk është rastësisht

FIER- Të afërmit e Novruz Cenalias, efektivit të vrarë dy ditë më parë nga Azgan Mernica mendojnë se ngjarja nuk ka ndodhur pas një konflikti të çastit, siç raporton dhe vetë Policia në njoftimin e saj zyrtar. Një prej familjarëve, i pranishëm në ceremoninë mortore ku iu dha lamtumira e fundit 28-vjeçarit, i cili shërbente si efektiv pranë repartit “Shqiponja”, tha se mendon se vrasja është e organizuar.
“Ndihem shumë i pikëlluar për këtë ngjarje. Kjo ka qenë një vaki që mund t’i ndodhte gjithkujt, por e planifikuar. Jo krejt i paqenë, nuk është rastësi për mendimin tim. Besoj që është e organizuar. Nuk është rastësisht. Për një sherr makine nuk vritet njeriu”, shprehet një i afërm për Tv Klan.
28-vjeçari Cenalia do të prehet në varrezat e fshatit Baltëz. Në nder të tij, këtë të mërkurë u mbajtën homazhe në hollin e Teatrit Bylis në Fier. Me lot në sy, kolegët e repartit “Shqiponja” i dhanë atij lamtumirën e fundit. Në homazhe mori pjesë mes të tjerëve edhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla i cili u shpreh se “gjaku i policisë është gjaku i shtetit”.
Efektivi Cenalia, i cili ishte prej 4 vitesh pjesë e komisariatit të policisë në Fier, vetëm disa javë më parë kishte kurorëzuar martesën e tij, ndërsa bashkëshortja ështe sot pjesë e ceremonisë mortore. Mesditën e të hënës ai kishte veshur uniformët e “Shqiponjave” dhe po i drejtohej komisariatit për të marrë shërbimin. Rrrugës, në fshatin Baltëz automjeti i tij ndalon dhe nga një makinë përballë hapet zjarr. Novruz Cenalia merr një plumb në kokë dhe për pasojë humb jetën në vendin e ngjarjes. Autori ëhstë ende në kërkim./ZËRI
Vrasja e efektivit të “Shqiponjave” në Fier/ Prokuroria ngre dy akuza ndaj autorit të krimit

FIER- Autoritet po vijojnë kërkimet për arrestimin e Azgan Mernicës, i cili vrau me armë zjarri efektivin e “Shqiponjave”, Novruz Cenalia. 23-vjeçari Asllan Mernica pasi qëlloi me një plumb në kokë policin në Fier u largua nga vendi i ngjarjes në drejtim të paditur.
Prokuroria e Fierit ka regjistruar procedimin penal dy ditë pas vrasjes së efektivit të “Shqiponjave”, Novruz Cenalia, 28 vjeç, ku autori i krimit 23-vjeçari Azgan Mërnica vazhdon të jetë ende në arrati. Prokuroria ka ngritur dy akuza ndaj Azgan Mërnicës, vepra penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armeve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Në njoftimin e Prokurorisë theksohet se autori i krimit u arrit të identifikohej pasi janë kryer veprime procedurale si, këqyrje e vendit të ngjarjes, sekuestrimit të provave materiale, sekuestrimit dhe këqyrjes së pamjeve filmike, pyetjes së shumë personave dhe veprime të tjera hetimore që lidhen me natyrën e ngjarjes.
Njoftimi:
Më datë 13.05.2024, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, mbi bazën e materialit të referuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier, ka regjistruar procedimin penal nr. 689, të vitit 2024, për veprat penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga neni 79/b dhe 278 parg. I i K.Penal.
Kjo çështje penale është regjistruar për ngjarjen e ndodhur në datë 13.05.2024, rreth orës 13:30, në fshatin Baltëz, Njësia Administrative Dërmenas, Bashkia Fier, ku është vrarë me armë zjarri punonjësi i policisë së shtetit N. C.
Nga ana e policisë gjyqësore, nën drejtimin e prokurorit të gatshëm, të pranishëm në vendin e ngjarjes, pasi janë kryer veprime procedurale si, këqyrje e vendit të ngjarjes, sekuestrimit të provave materiale, sekuestrimit dhe këqyrjes së pamjeve filmike, pyetjes së shumë personave dhe veprime të tjera hetimore që lidhen me natyrën e ngjarjes, është arritur të identifikohet autori i dyshuar, shtetasi A. M., i datëlindjes 15.06.2001, lindur në Fier dhe banues në Sulaj, Njësia Administrative Dërmenas, Bashkia Fier.
Me qëllim vënien e autorit të dyshuar para përgjegjësisë penale, nga ana e strukturave të Policisë së Shtetit po vijojnë në mënyrë të pandërprerë dhe intensive kërkimet për gjetjen e autorit të dyshuar.
Gjithashtu, nga ana e policisë gjyqësore, nën drejtimin e prokurorit të çështjes, po kryhen veprime procedurale me qëllim evidentimin e plotë të dinamikës së ngjarjes.
Mërnica, pasi ka qëlluar me plumb në kokë Cenalian, autori është larguar me një makinë ngjyrë blu, të cilën më pas e ka lënë tek shtëpia e dajës dhe është arratisur. Efektivi që mbeti i vrarë kishte rreth një muaj që ishte martuar, ndërsa momentin kur ndodhi ngjarja ishte duke ikur në punë pasi ishte turni i dytë. Deri më tani vrasja dyshohet të ketë ardhur pas një sherri të çastit për kalimin në një rrugë të ngushtë./ZËRI
Rrumbullaku zotohet para familjes Cenalia: Nuk do rreshtim derisa të vëmë para drejtësisë autorin

FIER- Është përcjellë për në banesën e fundit, efektivi i policisë Novruz Cenalia, i cili u vra nga 23-vjeçari Azgan Mërnica ditën e hënë, kur po shkonte në punë për të marrë shërbimin. Pjesë e homazheve dhe ceremonisë mortore, ka qenë dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku. Ai u zotua para familjes së Cenalisë nga varrezat ku do të prehet efektivi i ndjerë për kapjen e autorit të kësaj ngjarje dhe kushdo që do të cënojë uniformën e policit do të përballet me ligjin.
“Familja e madhe e Policisë së Shtetit ndjen dhimbje e keqardhje. Fjalët janë të vështira për këtë dhimbje të policit të ri, jeta e të cilit u pre në mes në lule të rinisë. Ai ishte një nga njerëzit më korrektë dhe punëtorë të policisë, i rritur në një familje ku uniforma e policisë ishte 20 vjet e pranishme. Zotohemi se Policia e Shtetit do të punojë për kapjen e autorit dhe se kushdo që cënon uniformën e policit do të përballet ashpër me ligjin.
Zotohem para familjes se do ta vendosim para ligjit autorin e krimit. Ne nuk do të rreshtim asnjë sekond derisa drejtësia të ketë në dorën e saj kriminelin që shkrepi armën ndaj Novruzit. Si Drejtor i Përgjithshëm dua të garantoj familjen Cenalia se organizata jonë do të jetë pranë jush. Besoni te Policia e Shtetit dhe në emër të policisë garantoj se do të lartësohet figura e Novruz Cenalisë”, tha ai.
28-vjeçari Cenalia do të prehet në varrezat e fshatit Baltëz. Në nder të tij, këtë të mërkurë u mbajtën homazhe në hollin e Teatrit Bylis në Fier. Me lot në sy, kolegët e repartit “Shqiponja” i dhanë atij lamtumirën e fundit. Në homazhe mori pjesë mes të tjerëve edhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla i cili u shpreh se “gjaku i policisë është gjaku i shtetit”.
/ZËRI
Të gjithë në zi dhe në lot, kryhen homazhe për efektivin Cenalia, ishte martuar vetëm 3 javë më parë

FIER- Janë kryer homazhe sot në hollin e Teatrit Bylis në Fier, në nderim të efektivit të polisë Novruz Cenalia, i cili u vra dy ditë më parë nga 23-vjeçari Azgan Mernica, i cili është ende në kërkim nga policia. Pjesë e homazheve ka qenë ministri i brendshëm Taulant Balla si dhe drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Muhamet Rrumbullaku.
Pjesë e homazheve kanë qenë gjithashtu dhe miq e kolegë të shumtë të efektivit Cenalia, i cili u vra dy ditë më parë pas një konflkti të çastit me 23-vjeçarin Azgan Mernica. Edhe pse prej dy ditësh vijojnë kërkimet intesive për kapjen e autorit, pjesë e të cilave kanë qenë dhe forcat RENEA, deri tani n uk është bërë e mundur arrestimi i tij.
Efektivi Cenalia, i cili ishte prej 4 vitesh pjesë e komisariatit të policisë në Fier, vetëm disa javë më parë kishte kurorëzuar martesën e tij, ndërsa bashkëshortja ështe sot pjesë e ceremonisë mortore.
Mesditën e të hënës ai kishte veshur uniformët e “Shqiponjave” dhe po i drejtohej komisariatit për të marrë shërbimin. Rrrugës, në fshatin Baltëz automjeti i tij ndalon dhe nga një makinë përballë hapet zjarr. Novruz Cenalia merr një plumb në kokë dhe për pasojë humb jetën në vendin e ngjarjes.
/ZËRI
Efektivi Cenalia përcillet sot për në banesën e fundit, zhvendosen kërkimet për autorin, policia: Nuk ka kaluar kufirin

FIER- Do të përcillet sot për në banesën e fundit, efektivi i forcave Shqiponja Novruz Cenalia, i cili u vra dy ditë më parë në fshatin Baltëz të Fierit, teksa ishte duke shkuar për të marrë shërbimin. Kur kanë kaluar pothuajse 48 orë nga ngjarja e rëndë, autori i vrasjes Azgan Mernica vijon të jetë ende në arrati, ndërsa kërkimet e policisë janë zhvendosur drejt Gjirokastrës, kur raportohet se është parë 23-vjeçari.
Por pavarësisht sinjaleve, se një person që kishte ngjashmëri të mëdha fizike me të vrasësit ishte parë në Gjirokastër, asnjë e dhënë tjetër nuk ka çuar në lokalizimin e tij.
Policia pretendon se Azgan Mërnica nuk ka dalë nga asnjë kufi shtetëror, duke iu referuar sistemit TIMS, ndonëse kalimet për në Greqi në fakt bëhen edhe jashtë pikave doganore e jo në një kalim të vetëm po nëpërmjet disa shtigjesh të shumta.
Grupi hetimor nka dyshime se Mernica mund të jetë fshehur në ndonjë banesë të braktisur në zonën mes Fierit dhe Gjirokastrës, por sa më shumë kalon koha, aq më shumë ulen shanset që 23-vjeçari të mund të lokalizohet.
Sipas dëshmisë që ka dhënë nëna e të riut, e cila ka qenë dëshmitare e vrasjes, djali e ka lënë atë në shtëpinë e vëllait të saj, duke braktisur makinën, dhe duke u larguar më pas me këmbë. Edhe nga të tjerë të afërm të Mernicës të cilët janë marrë në pyetje, nuk është bërë e mundur që të arrihet te 23-vjeçari, i cili ndodhet në arrati.
Novruz Cenalia do të përcillet ditën e sotme për në banesën e fundit ndërsa në orën 10:00 do të bëhen homazhe në nder të tij.
“Drejtoria Vendore e Policisë Fier, ju informon se më datë 15.05.2024, në orën 10:00, në Kinoteatrin e qytetit të Fierit, zhvillohet ceremonia homazh në përkujtim dhe mirënjohje të kolegut tonë që ndërroi jetë në moshën 28-vjeçare, Nevruz Cenalia”, thuhet në njoftimin e policies së Fierit.
/ZËRI