LIVE UPDATES

5 orë terror në Durrës, Aleks Marku mban peng dy fëmijët e mitur dhe qëllon me breshëri, ndërhyn RENEA

➤Një ngjarje e rëndë nga ndodhur në qytetin e Durrësit, ku një 40-vjeçar nga Lezha mbante peng 2 fëmijët e tij të mitur, 6 dhe 11 vjeç, në një banesë që e kishte marrë me qera javore. ➤40-vjeçari Aleks Marku qëllonte me armë brenda banesës dhe të shtënat kanë alarmuar banorët e zonës, të cilët kanë njoftuar policinë. ➤Me ndërhyrjen e RENA-s, pas 5 orësh negociata, 2 fëmijët janë liruar dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa babai i tyre u vu në pranga. ➤Në banesë janë gjetur 18 gëzhoja, që janë qitur nga kallashnikovi.

13 artikuj për këtë temë.
1 VITE ME PARE

VIDEO-Djali i vogël tenton të qetësojë të atin që gjuan me armë: O babi të lutem ma jep mua automatikun!

5 orë terror në Durrës, Aleks Marku mban peng dy
Aleks Marku

DURRËS-Të tjera detaje hedhin dritë mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur orët e para të ditës së sotme, ku Aleks Marku mbajti peng dy fëmijët e mitur për disa orë. Në momentin që ka filluar të qëllojë me armë brenda shtëpisë, djali i madh 11 vjeç është përpjekur ta qetësojë të atin dhe ta mbajë larg vëllanë më të vogël.

Në pamjet e siguruara nga TopChannel, djali i lutet të atit ti dorëzojë armën, por 40-vjeçari nuk i përgjigjet dhe siç kuptohet nga pamjet nuk beson që është fëmija i tij. Në një moment djali teksa përpiqet ta qetësoje pasi i ati mendon se po e sulmojnë të panjohur, i drejtohet atij duk e siguruar se nuk ka njeri aty.

Biseda:

Djali: Babe, fale babën tim o burrë se falet çdo njeri. Mirë më thuaj po ose jo? Fale babin. Ti më mirë më thuaj po ose jo, mos rri duke folur aty. Ke me e fal? As me u afru këtu nuk ke punë fare. Për çfarë vjen këtu. Të jep babi besën, ma jep mua automatikun. Më fal.

Aleks Marku: Po vijnë brenda?!

Djali: Jo, jam unë këtu babi! Jam unë këtu o babi. Fale o Genc, fale o burrë. Në dorë ta jep automatikun. Vetëm fale...Jam unë o babi.

Aktualisht, 40-vjeçari ndodhet në ambientin e Komisiatit të Durrësit, ku po kryehen analizat për të përcaktuar nëse 40-vjeçari ka qenë në efektin e lëndëve psikotrope, ashtu siç pretendon edhe vetë duke theksuar disa herë se "nuk ka qenë i vetëdijshëm" në momentin kur ka qëlluar mbi efektivët e forcave RENEA. Marku portretizohet nga të afërmit e bashkëshortes si një person me probleme, që ushtronte edhe dhunë në familje, ndaj e shoqja kishte vendosur që të largohej drejt Italisë. Duke qenë se ajo është larguar, ai ka marrë fëmijët me forcë nga Lezha dhe është zhvendosur në Durrës. Probleme kishte edhe në Itali, ku ka qenë i dënuar për vjedhje./ZËRI

1 VITE ME PARE

Terrori në Durrës/ Pa veten në pasqyrë dhe u tremb, si nisi të qëllonte me kallash brenda në shtëpi Aleks Marku

5 orë terror në Durrës, Aleks Marku mban peng dy
pamje nga vendngjarja

DURRËS-Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Durrës, ku babai mbajti peng prej 5-orësh dy fëmijët e tij të mitur dhe nisi të qëllonte me breshëri brenda banesës. Siç raporton TCH bëhet me dije se në gjendje të dehur dhe nën efektin e lëndëve narkotikëve, Aleks Marku dyshohet se ka parë veten në pasqyrën e dhomës së gjumit dhe është trembur.

Sipas dëshmisë së fëmijëve në polici, Aleks Markut i është dukur se po e sulmojnë brenda në shtëpi dhe ka nisur të qëllojë me kallash. Djali i madh 11 vjeç është përpjekur ta qetësojë të atin dhe ta mbajë larg vëllanë më të vogël. 

“Kemi qenë në gjumë kur babai nisi të thërrasë se po sulmoheshin nga armiku.Ai thoshte armiku po vjen te dera dhe qëllonte me armë nga ballkoni.Edhe kur erdhi policia ai thërriste dhe qëllonte", kanë thënë fëmijët.

Aktualisht, 40-vjeçari ndodhet në ambientin e Komisiatit të Durrësit, ku po kryehen analizat për të përcaktuar nëse 40-vjeçari ka qenë në efektin e lëndëve psikotrope, ashtu siç pretendon edhe vetë duke theksuar disa herë se "nuk ka qenë i vetëdijshëm" në momentin kur ka qëlluar mbi efektivët e forcave RENEA. Marku portretizohet nga të afërmit e bashkëshortes si një person me probleme, që ushtronte edhe dhunë në familje, ndaj e shoqja kishte vendosur që të largohej drejt Italisë. Duke qenë se ajo është larguar, ai ka marrë fëmijët me forcë nga Lezha dhe është zhvendosur në Durrës. Probleme kishte edhe në Itali, ku ka qenë i dënuar për vjedhje./ZËRI

1 VITE ME PARE

Gruaja e Aleks Markut: Fëmijët nuk i ka marrë peng, kam bërë denoncime pasi pinte

5 orë terror në Durrës, Aleks Marku mban peng dy
Bardhe Marku

DURRËS- Bardhe Marku, nëna e fëmijëve që u mbajtën peng nga i ati, tregon se gjatë kohës kur ndodhi pengmarrja, ndodhej në Itali për të marrë disa dokumente. Ajo ka sqaruar se fëmijët nuk janë mbajtur peng nga babai i tyre pasi ka qenë me miratimin e të dyve që të jetojnë me të atin. Bardhe Marku ka treguar se nuk është ndarë nga bashkëshorti por kanë patur konflikte të vigla dhe e ka denoncuar pasi filloi të pinte për dhunë psikologjike.

Siç deklaron ajo bashkëshorti i saj kohët e fundit kishte filluar që të pinte. Ndër të tjera Bardhe Marku tregon se ka kërkuar urdhër mbrojtje për të dhe fëmijët pasi kanë frikë kur të dalë nga burgu.

‘Unë e mora vesh se më ka marrë policia e Durrësit sot në mëngjes ngaqë unë kam ardhur mbrëmë nga Italia, kam ardhur në orën 2. Mos të vija në rrezik fëmijët. Kisha llogaritur të vija ose nesër, ti thoja Aleks do mi sjellësh fëmijët ose të marrë policinë. Në mëngjes me ka marrë policia dhe më ka thënë hajde merr fëmijët. E para është shyqyr që më kanë shpëtuar fëmijët. Kam qenë në Itali me miratimin e Alkesit, nuk kemi qenë të ndarë, por kemi pasur konflikte të vogla. Kisha punët e mia në Itali prandaj kam shkuar. Do të kthehemi në Lezhë do të fus edhe fëmijët në shkollë në Lezhë. Kam bërë denoncime pasi pinte, kishim frikë duke dëgjuar edhe lajme të rënda, edhe nga frika kam bërë denoncim i kam thënë do të ndodhë ndonjë gjë ndonjë di. Fizikisht se më ka dhunuar, por psikologjikisht. Për momentin fëmijët janë mirë. Po u ofrohet ndihmë nga psikologë. U larguam nga problemet këtu. Vendosëm të jetonim në Durrës, të bëjmë jetën normale. Ka 2 javë që jemi në Durrës. Në sy tanë nuk ka konsumuar lëndë narkotike. Edhe mund të ketë konsumuar mbrëmë. Shumë pak flisja më fëmijët. Dy ditët e fundit fare. Nuk i nxirrte dhe nuk tregonte vendin ku është. Ai peng nuk i ka marrë, se fëmijët ju ka besuar qejfin, me dalë. Jo nuk e di po peng nuk i ka marrë peng, ka qenë me miratimin e të dyve. Unë mendoj nga pija. Unë kërkoj urdhër mbrojtje nga shteti. Kam frikë kur të dalë nga burgu.’- tha gruaja për Report.Tv.

Aktualisht, 40-vjeçari ndodhet në ambientin e Komisiatit të Durrësit, ku po kryehen analizat për të përcaktuar nëse 40-vjeçari ka qenë në efektin e lëndëve psikotrope, ashtu siç pretendon edhe vetë duke theksuar disa herë se "nuk ka qenë i vetëdijshëm" në momentin kur ka qëlluar mbi efektivët e forcave RENEA. Marku portretizohet nga të afërmit e bashkëshortes si një person me probleme, që ushtronte edhe dhunë në familje, ndaj e shoqja kishte vendosur që të largohej drejt Italisë. Duke qenë se ajo është larguar, ai ka marrë fëmijët me forcë nga Lezha dhe është zhvendosur në Durrës. Probleme kishte edhe në Itali, ku ka qenë i dënuar për vjedhje./ZËRI

1 VITE ME PARE

Mbajti peng fëmijët për disa orë në Durrës, fqinjët: Rrinte i droguar, në 1 të natës qëlloi me armë

5 orë terror në Durrës, Aleks Marku mban peng dy
Aleks Marku

DURRËS-Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Durrës, ku babai mbante peng dy fëmijët e tij të mitur. Një prej fqinjëve tregon se 40-vjeçai që mbajti peng fëmijët në Durrës ishte agresiv dhe i dhunshëm. Sipas tij, Aleks Marku ushtronte dhunë fizikë ndaj fëmijëve. Sipas tij Marku rrinte i droguar gjithë kohës. 

Fqinji ka treguar se ngjarja ka ndodhur në orën 1 e gjysëm të darkës dhe plumbi kishte kaluar mes një hoteli, por për fat të mirë nuk pati të lënduar.

 “Në orën 1 e gjysmë të darkës ndodhi kjo, ka lënë kalamanin jashtë në orën 1 e gjysmë dhe ka gjuajtur me armë dhe plumbi kishte kaluar mes hotelit të Qemalit që është këtu afër. Por, për fat të mirë e kapi  policia. Ai rrinte i droguar, pinte drogë. Kam pak ditë që e kam parë, punë ditësh. I keqtrajtonte fëmijët, i torturonte. Kishte një javë që rrinte këtu, se ishte ndarë dhe nga nusja. Unë me atë nuk kam muhabet, por thjesht i kam parë. Ishte agresiv, gjuajti me kallash në shtëpi. Ata që kishin shtëpitë afër e dëgjuan, ngelën pa gjumë gjithë natën”, tregon fqinji për Report.Tv

Aktualisht, 40-vjeçari ndodhet në ambientin e Komisiatit të Durrësit, ku po kryehen analizat për të përcaktuar nëse 40-vjeçari ka qenë në efektin e lëndëve psikotrope, ashtu siç pretendon edhe vetë duke theksuar disa herë se "nuk ka qenë i vetëdijshëm" në momentin kur ka qëlluar mbi efektivët e forcave RENEA. Marku portretizohet nga të afërmit e bashkëshortes si një person me probleme, që ushtronte edhe dhunë në familje, ndaj e shoqja kishte vendosur që të largohej drejt Italisë. Duke qenë se ajo është larguar, ai ka marrë fëmijët me forcë nga Lezha dhe është zhvendosur në Durrës. Probleme kishte edhe në Itali, ku ka qenë i dënuar për vjedhje./ZËRI

1 VITE ME PARE

U mbajtën peng nga babai në Durrës, dy fëmijët mbërrijnë në Lezhë! Nëna niset nga Italia

5 orë terror në Durrës, Aleks Marku mban peng dy
Aleks Marku

LEZHË- Dy fëmijët e mitur, të cilët u mbajtën peng nga babai i tyre në zonën e Shkëmbit të Kavajës në Durrës kanë mbërritur në Lezhë, pranë familjarëve të tjerë. Raportohet se atyre u është dhënë ndihmë mjekësore pasi kishin qenë sëmurë. Ndërkohë e ëma e fëmijëve Bardha Marku 32 vjeçe, deklarohet se është nisur nga Italia dhe pritet të mbërrijë pranë tyre.

Aktualisht, 40-vjeçari Aleks Marku ndodhet në ambientin e Komisariatit të Durrësit, ku po kryehen analizat për të përcaktuar nëse ka qenë në efektin e lëndëve psikotrope, ashtu siç pretendon edhe vetë duke theksuar disa herë se "nuk ka qenë i vetëdijshëm" në momentin kur ka qëlluar mbi efektivët e forcave RENEA. Marku portretizohet nga të afërmit e bashkëshortes si një person me probleme, që ushtronte edhe dhunë në familje, ndaj e shoqja kishte vendosur që të largohej drejt Italisë. Duke qenë se ajo është larguar, ai ka marrë fëmijët me forcë nga Lezha dhe është zhvendosur në Durrës. Probleme kishte edhe në Itali, ku ka qenë i dënuar për vjedhje. Për 5 orë banorët e pallatit që ndodhet në zonën e njohur si “Përroi i Agait”, kanë përjetuar orë tmerri nga të shtënat me armë zjarri. Po ashtu dhe fëmijët e mitur, 6 dhe 11 vjeç, të cilët mbaheshin me forcë brenda apartamentit dhe nën kërcënimin e kallashnikovit dhe krismave/ZËRI

1 VITE ME PARE

E RËNDË! qëllohet me armë zjarri kryeministri sllovak! PAMJE nga vendi i ngjarjes

5 orë terror në Durrës, Aleks Marku mban peng dy
Robert Fico dhe pamje nga vendi i ngjarjes

SLLOVAKI- Kryeministri sllovak Robert Fico është qëlluar me armë zjarri, sipas raporteve të mediave lokale. Fico u qëllua përpara një ndërtese në Handlova, ku u mbajt një mbledhje e qeverisë.

Sipas gazetarëve në vendngjarje janë dëgjuar disa të shtëna. Udhëheqësi sllovak është dërguar në spital dhe atentatori i tij i dyshuar është ndaluar nga policia. Handlova është rreth 180 km (112 milje) në veri-lindje të kryeqytetit Bratislavë.
Një video tregoi disa policë që nxitonin për të arrestuar të dyshuarin jashtë qendrës kulturore në Handlova.  Në reagimin e saj fillestar ndaj të shtënave, presidentja në largim e Sllovakisë Zuzana Caputova tha se ishte e tronditur nga sulmi "brutal dhe i pamëshirshëm" ndaj kryeministrit dhe i uroi atij forcë për t'u rikuperuar.

1 VITE ME PARE

“Rrihte gruan, fëmijët rrinin vetëm”/ Sulmoi sot me armë RENEA-t, 40-vjeçari, i dënuar edhe në Itali

5 orë terror në Durrës, Aleks Marku mban peng dy
Aleks Marku

DURRËS- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Durrës, ku babai mbante peng dy fëmijët e tij të mitur. Sipas të informacioneve që kanë dhënë fqinjët e të riut, Aleks Marku kishte disa ditë që ishte zhvendosur në lagjen e tyre, duke marrë me qera një apartament në zonën e njohur si "Shkëmbi i Kavajës". Por edhe pse e ka marrë me qera, nuk qëndronte gjatë në banesë, ndërsa fëmijët ishin për shumë kohë vetëm, pa kujdesin e prindërve. Marku ishte gjithë kohës nën ndikimin e alkoolit dhe të lëndëve narkotike, ndërsa e ëma e tyre ishte larguar për në Itali.

“Fëmijët kemi parë, kanë gati një muaj këtu, lër rroba këtu, lër rroba atje. Policinë nuk e kemi parë, fëmijët kemi parë, nuk dimë gjë,”-tha një prej fqinjëve për "Top Channel". Por fatmirësisht, edhe pse nuk kishin kujdesin e asnjërit prej prindërve, të dy të miturit janë në gjendje të mirë shëndetësore. 

Aktualisht, 40-vjeçari ndodhet në ambientin e Komisiatit të Durrësit, ku po kryehen analizat për të përcaktuar nëse 40-vjeçari ka qenë në efektin e lëndëve psikotrope, ashtu siç pretendon edhe vetë duke theksuar disa herë se "nuk ka qenë i vetëdijshëm" në momentin kur ka qëlluar mbi efektivët e forcave RENEA. 

“Kisha frikë se do më qëllonin,”-ka shtuar ai në dëshminë që ka dhënë në Polici. 

Marku portretizohet nga të afërmit e bashkëshortes si një person me probleme, që ushtronte edhe dhunë në familje, ndaj e shoqja kishte vendosur që të largohej drejt Italisë. Duke qenë se ajo është larguar, ai ka marrë fëmijët me forcë nga Lezha dhe është zhvendosur në Durrës. Probleme kishte edhe në Itali, ku ka qenë i dënuar për vjedhje./ZËRI

 

1 VITE ME PARE

Mori peng fëmijët e mitur, Policia e Durrësit: Bashkëshortja nuk u paraqit për urdhërin e mbrojtjes

5 orë terror në Durrës, Aleks Marku mban peng dy
Aleks Marku

DURRËS- Policia e Durrësit ka bërë një reagim të dytë për ngjarjen e rëndë, ku 40-vjeçari Aleks Marku mbajti peng dy fëmijët e tij të mitur, dhe qëlloi me armë zjarri kallashnikov. Policia thotë se bashkëshortja e tij ka kërkuar dy herë urdhër mbrojtje, por më pas nuk është paraqitur në seancën në Gjykatë. Pas verifikimeve të policisë, ka rezultuar se në Itali Marku, ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar për veprën penale “Vjedhja”.

Në drejtimin e Prokurorisë së Durrësit, grupi hetimor vijon hetimet dhe veprimet procedurale, për të përcaktuar nëse 40-vjeçari ka qenë në efektin e lëndëve psikotrope, gjatë ngjarjes, si dhe për të dokumentuar me prova të ligjshme, rrethanat e tjera të këtij rasti.

NJOFTIMI I POLICISË:

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur rreth orës 02:30, të datës 15.05.2024, në zonën e quajtur “Shkëmbi i Kavajës”, ku shtetasi A. M., 40 vjeç, banues në Lezhë, u neutralizua nga shërbimet “RENEA”, në bashkëpunim me ato të Policisë së Durrësit, pasi mbajti peng 2 fëmijët e tij të mitur (6 dhe 11 vjeç), në një apartament të marrë me qira, dhe qëlloi nga dritarja me armë zjarri kallashnikov, ju infomojmë se:

Pas shoqërimit të tij në ambientet e Policisë, u kryen veprimet procedurale dhe në përfundim të tyre u bë arrestimi në flagrancë i 40-vjeçarit, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shkatërrimi i pronës”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Në vijim, lidhur me rrethanat e kësaj ngjarjeje, ju informojmë se shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, më datat 14.12.2023 dhe 27.03.2024, kanë referuar në Prokurori, kërkesat për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes për bashkëshorten e shtetasit A. M., shtetasen B. M., 32 vjeçe. Në asnjërën nga seancat, 32-vjeçarja nuk është paraqitur në Gjykatë.

Gjithashtu, përsa i përket gjendjes penale të shtetasit A. M., ju informojmë se pas verifikimeve ka rezultuar se në Itali, ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar për veprën penale “Vjedhja”.

Në drejtimin e Prokurorisë së Durrësit, grupi hetimor vijon hetimet dhe veprimet procedurale, për të përcaktuar nëse 40-vjeçari ka qenë në efektin e lëndëve psikotrope, gjatë ngjarjes, si dhe për të dokumentuar me prova të ligjshme, rrethanat e tjera të këtij rasti.

/ZËRI 

1 VITE ME PARE

Mbajti peng fëmijët, Aleks Marku kishte thyer masën e arrestit të shtëpisë. Bashkëshortja me urdhër mbrojtje

5 orë terror në Durrës, Aleks Marku mban peng dy
Aleks marku

DURRËS- Aleks Marku, 40-vjeçari që mbajti peng për 5 orë dy fëmijët e tij të mitur, dhe qëlloi me kallashnikov, ka pasur konflikte të vazhdueshme me bashkëshorten e tij. Kjo e fundit ka qenë e pajisur me urdhër mbrojtje, për shkak të dhunës së Markut, i cili rezulton që të ketë thyer masën e arrestit të shtëpisë në Itali, pasi çifti jetonte në vendin fqinj.

Pas zënkave me bashkëshorten, ai ishte kthyer në Shqipëri, bashkë me dy fëmijët 6 dhe 11 vjeç, dhe kishte marrë një shtëpi me qera në Durrës, e cila u bë dhe skena e ngjarjes së rëndë. Mësohet se fqinjët janë alarmuar jo vetëm nga të shtënat me armë, por dhe nga të qarat e fëmijëve, që i kanë bërë thirrje vazhdimisht babait të tyre që të dorëzohej.

Sipas burimeve paraprake nga policia e Durrësit, ka dyshime se Marku ka qenë nën efektin e lëndëve narkotike, ndërsa ka qenë konfuz dhe në dëshminë që ka dhënë para grupit hetimor. Ai pretendon se ka qëlluar me armë për t’u vetëmbrojtur pasi persona të tjerë donin që ta vrisnin.

“Kisha frikë se do më sulmonin, kam qëlluar në ajër për t’i trembur”, ka thënë Marku, i cili në momentin e neutralizimit nga RENEA ka bërë qëndresë për disa orë. Ai pritet që ti nënshtrohet testeve toksikologjike, për të parë nëse ka qenë nën efektin e alkoolit. Në Shqipëri 40-vjeçari nuk rezulton që të ketë pasur precedent penalë.

Dhuna që ushtronte Marku është konfirmuar dhe nga familjarët e bashkëshortes së tij, të cilët thonë që ai ishte mjaft konfliktual, dhe mbante armë dhe drogë në banesë.

Fëmijët e çiftit, tashmë po asistohen nga psikologë, për shkak të tmerrit që kanë përjetuar.

Në banesën që Marku kishte marrë me qera, janë gjetur të paktën 18 gëzhoja, si dhe është sekuestruar arma tip kallashnikov.

/ZËRI 

1 VITE ME PARE

FOTO- Gruaja ishte larguar jashtë vendit, kush është Aleks Marku, mori peng fëmijët nën efektin e drogës

5 orë terror në Durrës, Aleks Marku mban peng dy
Aleks Marku

DURRËS- ZËRI ka siguruar foton e Aleks Markut, 40-vjeçarit nga Lezha që mori peng dy fëmijët e tij të mitur, dhe qëlloi për disa orë me armë në banesën që kishte marrë me qera javore në qytetin e Durrësit.

Sipas Policisë, Marku nuk ka pasur precendet të mëparshëm penal, dhe ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas konflikteve që ai ka pasur me bashkëshorten e tij. Kjo e fundit, dyshohet se ka qenë e pajisur me urdhër mbrojtje, dhe është larguar jashtë vendit.

Ndërkaq besohet se ishte nën efektin drogës dhe në gjendje të rënduar psikologjike, ndërsa banesën e kishte marrë me qira për 1 javë me Durrës.

Në deklarimet paraprake 40-vjeçari është shprehur se i ka marrë fëmijët për t’i mbrojtur, ndërsa policia po verifikon nëse ka pasur konflikte me bashkëshorten e tij gjë që e kanë çuar Markun në ndërmarrjen e një akti të tillë.

Marku është shprehur se qëllonte nga dritarja, pasi priste se do ta sulmonin njerëz të tjerë.

“Qëllova nga dritarja sepse prisja të më sulmonin disa njerëz”, ka deklaruar 40-vjeçari Aleks Marku.

Gjatë negociata me RENEA për t’u dorëzuar, fëmijët e mitur, 11 dhe 6 vjeç qanin dhe i thonin të dorëzohej. /ZËRI

1 VITE ME PARE

5 orë terror në Durrës, babai që mbante peng fëmijët bën shoshë me plumba shtëpinë, pamjet nga ndërhyrja e RENEA-s

5 orë terror në Durrës, Aleks Marku mban peng dy
Ballkoni i bere shoshe nga plumbat

DURRËS- Ka zgjatur për rreth 5 orë pengmarrja e dy fëmijëve nga babai i tij në qytetin e Durrësit, në një banesë që ishte marrë me qera javore prej tij. Të shtënat e para me armë janë regjistruar në orën 2 të mëngjesit, ndërsa neutralizimi i Aleks Markut është bërë vetëm në orën 7 të mëngjesit të sotëm.

Marku, 40-vjeç me origjinë nga qyteti i Lezhës, është babai që mori peng dy fëmijët e tij në qytetin e Durrësit, dhe qëlloi me breshëri arme.

Policia lokale e Durrësit, ka kërkuar ndërhyrjen e RENEA-s për neutralizimin e 40-vjeçarit, i cili kishte marrë me qera për një javë banesën ku ndodhi ngjarja.

Pas disa orësh negociata, nga Njësia e Negocimit e Repartit “RENEA”, dhe me ndërhyrjen e specializuar të njësive të RENEA-s, në bashkëveprim me strukturat e DVP Durrës, nën masa të larta sigurie, u bë i mundur neutralizimi dhe kapja e shtetasit Aleks Marku, të cilit në banesë iu gjet një armë zjarri kallashnikov, një krehër me fishekë, si dhe 18 gëzhoja në brendësi të banesës.

Siç shihet dhe nga pamjet, në momentin e arrestimit, 40 vjeçari ka qenë i zhveshur nga mesi e sipër, ndërsa në banesë u gjet arma e zjarrit tip kallashnikov, si dhe disa gëzhoja plumbash.


/ZËRI 

1 VITE ME PARE

EMRI/ Kush është lezhjani që mori peng fëmijët në Durrës, RENEA e gjen gjysmë të zhveshur në banesë

5 orë terror në Durrës, Aleks Marku mban peng dy
Pamjet nga arrestimi

DURRËS- Aleks Marku, 40-vjeç me origjinë nga qyteti i Lezhës, është babai që mori peng dy fëmijët e tij në qytetin e Durrësit, dhe qëlloi me breshëri arme.

Policia lokale e Durrësit, ka kërkuar ndërhyrjen e RENEA-s për neutralizimin e 40-vjeçarit, i cili kishte marrë me qera për një javë banesën ku ndodhi ngjarja.

Pas disa orësh negociata, nga Njësia e Negocimit e Repartit “RENEA”, dhe me ndërhyrjen e specializuar të njësive të RENEA-s, në bashkëveprim me strukturat e DVP Durrës, nën masa të larta sigurie, u bë i mundur neutralizimi dhe kapja e shtetasit Aleks Marku, të cilit në banesë iu gjet një armë zjarri kallashnikov, një krehër me fishekë, si dhe 18 gëzhoja në brendësi të banesës.

Siç shihet dhe nga pamjet, në momentin e arrestimit, 40 vjeçari ka qenë i zhveshur nga mesi e sipër, ndërsa në banesë u gjet arma e zjarrit tip kallashnikov, si dhe disa gëzhoja plumbash.


Fëmijet 6 dhe 11 vjeçar kanë qenë në gjendje të mirë shëndetësore, pa lëndime, dhe tashmë po iu jepet ndihma mjekësor. Nuk dihet ende arsyeja që e ka shtyrë Markun që të marrë peng dy fëmijët e tij, dhe më pas edhe pas thirrjeve të RENEAs ka bërë rezistencë dukë mos u dorëzuar.

40-vjeçari është shoqëruar në Polici, për veprime të mëtejshme procedurale./ZËRI 

1 VITE ME PARE

VD- Terror në Durrës, babai i armatosur mban peng fëmijët, ndërhyn RENEA

5 orë terror në Durrës, Aleks Marku mban peng dy
nDERHYRJA E RENEAS

DURRËS- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë natës në Durrës, ku një 40-vjeçar nga Lezha ka mbajtur peng dy fëmijët e tij, dhe më pas ka qëlluar me armë zjarri nga dritarja. Policia lokale e Durrësit, ka kërkuar ndërhyrjen e RENEA-s për neutralizimin e 40-vjeçarit, i cili kishte marrë me qera për një javë banesën ku ndodhi ngjarja.

Pas disa orësh negociata, nga Njësia e Negocimit e Repartit “RENEA”, dhe me ndërhyrjen e specializuar të njësive të RENEA-s, në bashkëveprim me strukturat e DVP Durrës, nën masa të larta sigurie, u bë i mundur neutralizimi dhe kapja e shtetasit Aleks Marku, të cilit në banesë iu gjet një armë zjarri kallashnikov, një krehër me fishekë, si dhe 18 gëzhoja në brendësi të banesës.


NJOFTIMI I POLICISË:

Qëlloi me armë zjarri, nga banesa ku mbante peng 2 fëmijët e tij të mitur, pas disa orësh negociata, RENEA hyri në banesë dhe liroi fëmijët.

Gjithashtu, RENEA vuri në pranga autorin dhe i sekuestroi armën e zjarrit kallashnikov.

Rreth orës 02:20, Policia e Durrësit është njoftuar se dëgjoheshin të shtëna me armë zjarri, në ambientet e një pallati, në një apartament të lëshuar me qira, pranë zonës së quajtur “Shkëmbi i Kavajës”.

Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe nga veprimet e para rezultoi se banesa nga ku qëllohej me armë zjarri, ishte marrë me qira javore, nga shtetasi A. M., 40 vjeç, banues në Lezhë dhe se dyshohej se brenda saj ky shtetas mbante peng 2 fëmijët e tij të mitur, 6 dhe 11 vjeç.

Policia e Durrësit kërkoi ndihmën e Repartit Special “RENEA”, pasi duhej ndërhyrje e specializuar për të mos rrezikuar jetën e fëmijëve në banesë dhe të punonjësve të Policisë.

Në vendngjarje shkoi Reparti Special “RENEA”, i cili i bëri thirrje 40-vjeçarit që të dorëzohej, por ai vijoi të qëllonte nga dritarja e apartamentit.

Pas disa orësh negociata, nga Njësia e Negocimit e Repartit “RENEA”, dhe me ndërhyrjen e specializuar të njësive të RENEA-s, në bashkëveprim me strukturat e DVP Durrës, nën masa të larta sigurie, u bë i mundur neutralizimi dhe kapja e shtetasit A. M., të cilit në banesë iu gjet një armë zjarri kallashnikov, një krehër me fishekë, si dhe 18 gëzhoja në brendësi të banesës.

Gjithashtu, Policia nxorri të 2 fëmijët, të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe po iu jepet asistencë me psikologë.

40-vjeçari është shoqëruar në Polici, për veprime të mëtejshme procedurale.

Për motivet që shtynë 40-vjeçarin në këtë ngjarje, do të japim informacion në vijim.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB