GJKKO e dënoi me 1 vit burg/ Alma Kaçi 'thyen heshtjen': E padrejtë! Gjici i blen gjykatat me lek

TIRANË- Alma Kaçi ka reaguar për herë të parë pas vendimit të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila e dënoi me 1 vit burg për akuzën e “Prostitucionit”, pas videoskandalit të filmuar në zyrën e ish-kryebashkiakut të Kukësit Safet Gjici. Sipas Kaçit, ky vendim është i padrejtë, ndërsa akuzoi Safet Gjicin se i “blen gjykatat me lek”, referuar ndryshimit të akuzës nga SPAK, nga “Korrupsion” në “Shpërdorim detyre”.
Në një prononcim për Ora News, Kaçi shprehet se se ne jemi një vend maskilist ku mashkulli ka të drejtë të bëjë çfarëdolloj gjëje ndërsa femra është ajo që do goditet. Dënimin ndaj saj e ka cilësuar si një goditje ndaj më të dobëtit në këtë proces.
Alma Kaçi: Përshëndetje po jam alma pra u njoha me vendimin e gjykatës. Doja të thoja që është turp që i japin këtë akuzë e bëjnë të përdhosin emrin tim. Ndërkohë fare thjesht akuzën shpërdorim detyre mund t'ia kishin dhënë që në fillim zotërisë në fjalë, i cili e ritheksoi me plot gojë që blen gjykatat me lek. Ju bëj me dije, kam punuar në emisionin fiks fare investigativ prej 1 periudhe të gjatë kohore. Punët e mia janë të gjitha të njohura në youtube. U specifikoj ndër të tjera blerje armësh në Skrapar, blerje armësh në Durrës. Të gjitha këto të inskenuara nga emisioni fiks fare blerje fëmije që e shiste komuniteti rom e shumë e shumë të tjera blerime ta donin në Durrës e shumë e shumë të tjera, të cilat ritheksoj.
Këto janë youtube. Nëse unë do isha e tillë, nuk besoj që dhe zotëria që blenë me lekë e ritheksoi sërish gjykatat do merrej me 1 person me të tillë epitet. Oh për të vetmen arsye sepse video u dekonspirua gjatë rrugës nga 1 pakujdesi e imja i kanë hedhur poshtë të tëra faktet e mia, të cilat ndodhen në telefona që mua më ka sekuestruar. Spaku janë mesazhe qindra mesazhe mund të them me mijëra që unë kam komunikuar me periudhë të gjatë kohore me gazetarët e fiks fare për punët që kemi punuar së bashku. Por mund të them që është 1 televizion, ku është i politizuar është i Edi Ramës, blen çdo gjë me lek dhe mbi të gjitha hedh poshtë punonjësit e vet.
Nuk ka rëndësi se punonjësi i jashtëm apo i brendshëm. Unë kam 1 sërë punimesh me ta dhe të tillë etiketim as nuk e pranoi, as nuk do ta pranojë dhe është turp për drejtësinë shqiptare. Mendova se kishte drejtësi, por me thënë të drejtën. Nuk ka sepse jetojmë në 1 vend, ku çdo gjë blihet me lekë. I ka 4 vjet. Zotëria mori 2 vjet. Hodhën baltë mbi mua, sepse normalisht e ritheksoj, jemi në 1 vend ku jemi 1 vend maskilist ku mashkulli ka të drejtë të bëjë çfarëdolloj gjëje femra është ajo që do goditet është 1. Akuzë që është e mirëmenduar për të më bërë mua keq.
Madje unë kam dëgjuar në periudhën korrik, sepse video u shfaq në qershor. Nuk e mbaj mend datën ekzakte që nga goja e 1 gazetari që Alma, vëllai i Safet Gjicit, ty po të bën kurth që domethonë ki kujdes do të fusin në burg dhe aty do të helmojnë dhe do ta bëjnë sikur të ka ndodhur sikur kalon infrakt i mora. Qesharake bisedova me avokaten time këto janë gjëra që unë nuk doja të nxirrja. Por meqë ndodhi kjo? Më duken se këto gjëra janë 1.000 përqind të sakta. Sepse. Jo që kam frikë, unë jam 1, jam i luftarake por 1 vend ku shkelet e drejta e fëmijëve. Në rastin konkret flas për fëmijën tim. Domethënë që kur çdo gjë këtu është e shumëzuar me 0 të drejta për të jetuar e drejta e njeriut, pra me pak fjalë mos ta zgjas shumë u godit më i dobëti. Megjithatë unë do luftoj.
Togat e zeza kanë dënuar Gjicin me 3 vjet burg për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi ulet me 2 vjet. GJKKO ndryshoi akuzën për Gjicin, nga ajo e “Korrupsionit” në “Shpërdorim Detyre. Gjicit gjithashtu i hiqet edhe e drejta për të ushtruar funksione publike për pesë vjet. Ndërkohë Alma Kaçi, e cila dhe filmoi aktin seksual në zyrën e Gjicit është dënuar me 1 vit burg, duke e shpallur fajtore për akuzën e prostitucionit.
Gjatë seancës së sotme Safet Gjici është përlotur në sallën e gjyqit teksa u ka kërkuar falje familjarëve të tij për videoskandalin seksual që shkaktoi ‘furtunë’ në rrjet në momentin që u publikua në qershor të vitit 2023. Me lot në sy, Gjici tha në gjykatë se ai kishte marrë dënimin më të madh, atë moral dhe se ndihej fajtor për turpërimin që i kishte shkaktuar familjes./ZËRI
Safet Gjici dënohet me 2 vjet burg për shpërdorim detyre! Alma Kaçi me 1 vit

TIRANË- Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka marrë këtë të mërkurë vendimin për ish-kryebashkiakun e Kukësit Safet Gjici dhe Alma Kaçin. Togat e zeza kanë dënuar Gjicin me 3 vjet burg për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi ulet me 2 vjet. GJKKO ndryshoi akuzën për Gjicin, nga ajo e “Korrupsionit” në “Shpërdorim Detyre.
Gjicit gjithashtu i hiqet edhe e drejta për të ushtruar funksione publike për pesë vjet. Ndërkohë Alma Kaçi, e cila dhe filmoi aktin seksual në zyrën e Gjicit është dënuar me 1 vit burg, duke e shpallur fajtore për akuzën e prostitucionit.
Gjatë seancës së sotme Safet Gjici është përlotur në sallën e gjyqit teksa u ka kërkuar falje familjarëve të tij për videoskandalin seksual që shkaktoi ‘furtunë’ në rrjet në momentin që u publikua në qershor të vitit 2023. Me lot në sy, Gjici tha në gjykatë se ai kishte marrë dënimin më të madh, atë moral dhe se ndihej fajtor për turpërimin që i kishte shkaktuar familjes.
“Përplasja ime me Abedin Oruçin ka nisur që në vitin 2019 kur unë në cilësinë e kryetarit të bashkisë i hoqa atij rrethimin me kangjella hekuri te sheshi para bashkisë, sepse nuk ishte pronë e tij. Po kështu nuk kam lejuar që Abedin Oruçi të ndërtojë një objekt pa leje në afërsi të liqenit të Kukësit. Me Oruçin kam pasur dhe përplasje fizike ditën që ka qenë në Kukës Ambasadorja holandeze. Kam bërë kallëzim për të.Konflikti mes nesh ka qenë i hapur dhe ai pagoi Alma Kaçin në shenjë hakmarrje, pasi unë nuk e lashë të zaptonte pronat e bashkisë dhe të ndërtonte në mënyrë të paligjshme,"- ka thënë ai.
Në lidhje me videoskandalin ish-kryebashkiaku i Kukësit akuzoi drejtpërdrejt Abedin Oruçin për të cilin tha se përmes takimit me Alma Kaçin, kishin organizuar skenarin për ta futur kurth. Gjici tha se kjo që po i bëhet është një hakmarrje politike pasi Uruçi nuk ka marrë disa prona në bashkisë së Kukësit, që kanë qenë të zaptuara./ZËRI
Përlotet në gjyq Safet Gjici: I kërkoj falje familjes! Oruçi më futi në kurth

TIRANË- Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici është përlotur në sallën e gjyqit teksa u ka kërkuar falje familjarëve të tij për videoskandalin seksual që shkaktoi ‘furtunë’ në rrjet në momentin që u publikua në qershor të vitit 2023. Me lot në sy, Gjici tha në gjykatë se ai kishte marrë dënimin më të madh, atë moral dhe se ndihej fajtor për turpërimin që i kishte shkaktuar familjes.
Ish-kryebashkiaku i Kukësit akuzoi drejtpërdrejt Abedin Oruçin për të cilin tha se përmes takimit me Alma Kaçin, kishin organizuar skenarin për ta futur kurth. Gjici tha se kjo që po i bëhet është një hakmarrje politike pasi Uruçi nuk ka marrë disa prona në bashkisë së Kukësit, që kanë qenë të zaptuara. Ai shpjegoi dhe zanafillën e përplasjes me Uruçin.
“Përplasja ime me Abedin Oruçin ka nisur që në vitin 2019 kur unë në cilësinë e kryetarit të bashkisë i hoqa atij rrethimin me kangjella hekuri te sheshi para bashkisë, sepse nuk ishte pronë e tij. Po kështu nuk kam lejuar që Abedin Oruçi të ndërtojë një objekt pa leje në afërsi të liqenit të Kukësit. Me Oruçin kam pasur dhe përplasje fizike ditën që ka qenë në Kukës Ambasadorja holandeze. Kam bërë kallëzim për të.Konflikti mes nesh ka qenë i hapur dhe ai pagoi Alma Kaçin në shenjë hakmarrje, pasi unë nuk e lashë të zaptonte pronat e bashkisë dhe të ndërtonte në mënyrë të paligjshme,"- ka thënë ai.
Publikimi i videos, ku ai kryente marrëdhënie seksuale në zyrë me Alma Kaçin nuk i kushtoi Gjicit vetëm lënien e mandatit por dhe burgun. Nga ana tjetër, Kaçi është lënë në arrest shtëpie.
Përlotet Safet Gjici: I kërkoj falje familjes, më provokoi Alma. Më dha drogë

TIRANË – Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici është përlotur në sallën e gjyqit teksa u ka kërkuar falje familjarëve të tij për videoskandalin seksual që shkaktoi ‘furtunë’ në rrjet, në momentin që u publikua në qershor të vitit 2023.
Me lot në sy, Gjici tha në gjykatë se ai kishte marrë dënimin më të madh, atë moral dhe se ndihej fajtor për turpërimin që i kishte shkaktuar familjes. Ish-kryebashkiaku i Kukësit akuzoi drejtpërdrejt Abedin Oruçin, për të cilin tha se përmes takimit me Alma Kaçin, kishin organizuar skenarin për ta futur në kurth. Gjici tha se kjo që po i bëhet është një hakmarrje politike, pasi Uruçi nuk ka marrë disa prona në bashkisë së Kukësit, që kanë qenë të zaptuara. Ai shpjegoi dhe zanafillën e përplasjes me Uruçin.
“Përplasja ime me Abedin Oruçin ka nisur që në vitin 2019 kur unë në cilësinë e kryetarit të bashkisë i hoqa atij rrethimin me kangjella hekuri te sheshi para bashkisë, sepse nuk ishte pronë e tij. Po kështu nuk kam lejuar që Abedin Oruçi të ndërtojë një objekt pa leje në afërsi të liqenit të Kukësit. Me Oruçin kam pasur dhe përplasje fizike ditën që ka qenë në Kukës Ambasadorja holandeze. Kam bërë kallëzim për të.Konflikti mes nesh ka qenë i hapur dhe ai pagoi Alma Kaçin në shenjë hakmarrje, pasi unë nuk e lashë të zaptonte pronat e bashkisë dhe të ndërtonte në mënyrë të paligjshme.”
Publikimi i videos, ku ai kryente marrëdhënie seksuale në zyrë me Alma Kaçin nuk i kushtoi Gjicit vetëm lënien e mandatit por dhe burgun. Nga ana tjetër, Kaçi është lënë në arrest shtëpie.
Dëshmia e Safet Gjicit:
Kurthin m’a ngriti kundershtari Abedin Oruci. Kam disa gjëra shtesë për të thënë përpos atyre që tha avokati. Përplasja ime me Abedin Oruçin ka nisur që në vitin 2019 kur unë në cilësinë e kryetarit të bashkisë i hoqa atij rrethimin me kangjella hekuri te sheshi para bashkisë, sepse nuk ishte pronë e tij. Fakti që nuk ishte pronë e tij e provova në bazë të dokumenteve në kadastër. Bëhet fjalë për 9.3 dynym tokë.
Po kështu nuk kam lejuar që Abedin Oruçi të ndërtojë një objekt pa leje në afërsi të liqenit të Kukësit. Me Oruçin kam pasur dhe përplasje fizike ditën që ka qenë në Kukës Ambasadorja holandeze. Kam bërë kallëzim për Oruçin.
Pesë akuza ka pasur në ngarkim të tij në prokurorinë e Kukësit, por kanë arritur që t’i pushojnë. Konflikti mes nesh ka qenë i hapur dhe ai e paguajti Alma K. në shenjë hakmarrje, pse unë nuk e lashë të zaptonte pronat e bashkisë dhe të ndërtonte në mënyrë të paligjshme. Ai ka qenë 1 vit e ca në kërkim për çështjen e ndërtimeve pa leje.
Abedin Oruci më ka sulmuar për shkak të detyrës, që nga 2019 pasi unë s’kam pasur asgjë personale, kam bërë vetëm detyrën. Kush më ka dhënë substancë narkotike Alma K. me bashkëpuntorin e saj, pse këtë fakt nuk e heton prokuroria.
Pse Alma pasi bëri videon, ja dha Abedin Orucit, pse nuk është hetuar ky fakt, ndërkohe që une hetohem prej 6 muajsh, a thua se kam krijuar organizatë terroriste. Ku është premtimi që i kam bërë unë Alma K. për projektin se nga telefoni im nuk doli asgjë, nderkohë që ajo kishte komunikuar me Orucin. Unë i thashë shko tek zevendësi i Almës, por ajo as aty nuk e dorëzoi. Në buxhetin e 2023 ne nuk kishim të parashikur një gjë të tillë, fond për qentë. Ata më sulmuan, pse nuk i lejova të ndertojnë pa leje dhe të përvetesojnë tokën.
Unë kam marrë dënimin më të madh, denimi është moral, u kërkoj falje familjarëve të mi dhe qytetarëve të Kukësit. (u përlot). Oruci donte që të iki unë dhe të vinte në zbatim projektet e tij, shkoni në Kukës dhe shikoni si i kanë zbaptuar pronat e bashkisë. Abedin Oruci ndër vite ka pasur 25 çështje penale. Unë kërkoj pafajësi, sepse nuk kam shkelur asnjë ligj.
Safet Gjici u përfshi në një skandal seksual. Publikimi i videos, ku ai kryente marrëdhënie seksuale në zyrë me Alma Kaçin nuk i kushtoi Gjicit vetëm lënien e mandatit por dhe burgun, pasi po përballet me drejtësinë për akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës. Ndërkohë Kaçi është lënë në arrest shtëpie. Të dy kanë kërkuar në apelin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizaur masë më të butë sigurie por deri më tani, kërkesat e tyre janë refuzuar./ZËRI/