Rënia e perandorisë “Boçi”/ Ishte përmendur nga trafikanti i kokainës Arbër Çekaj, asokohe Kristiani ortak me ish-deputetin e PS

TIRANË- Lajmi i sekuestrimit të pasurive të Kristian Boçit, gjatë ditës së sotme, nuk ka shkaktuar shumë surpriza, pasi emri i tij ka qenë i lakuar nga mediat edhe më herët për burimin e dyshimtë të parave, dhe jetës së luksit që ai reklamonte. Përveç lëvizjeve të dyshimta me bizneset, hapjen dhe mbylljen e tyre, Boçi është përmendur dhe nga biznesmeni i arrestuar Arbër Çekaj, të cilit iu kap një sasi prej 613 kilogramësh kokainë në kontejnerët me banane.
Gjatë dëshmisë së tij, të dhënë në vitin 2018 përpara Gjykatës, Çekaj e kishte përmendur emrin e Boçit, si të përfshirë në trafikun e kokainës, por avokatët e tij asokohe e kishin mohuar pretendimin e biznesmenit të bananeve. Boçi asokohe ishte një prej aksionerëve të kompanisë “TEA OIL ITALIA” SH.A, ku së bashku me ish-deputetin e PS Andis Harasani kishin blerë 40 për qind të aksioneve të kësaj kompanie nafte, me një çmim total të deklaruar prej 14 milionë lekë të vjetra.
Operacioni i sotëm për sekuestrimin e pasurive
Me urdhër të Prokurorisë së Tiranës, javë vënë nën masën e sekuestros pasuri me vlerë rreth 50 mln euro në pronësi të biznesmenëve kontrovers, Elman Abule dhe Kristian Boçi. Sipas prokurorisë këta persona janë dënuar në Belgjikë për trafikimin e lëndëve narkotike, dhe bizneset në Shqipëri janë përfituar përmes skemës së pastrimit të parave, pjesë e të cilës janë edhe familjarë të tyre. Nën sekuestro janë vënë 14 shoqëri tregtare dhe dy HEC-e, ndërkohë që Boçi pretendon se nuk është përfshirë në asnjë aktivitet kriminal në Shqipërio.
Pasuritë janë në pronësi të Elman Abules, Kristian Boçit, Drilona Boçit, Ender Boçit, Eliverta Boçit, Vladimir Avramit dhe Marisa Nitos, të gjithë persona të lidhur mes tyre, përmes rrethanave shoqërore dhe familjare. Kompanitë që i janë sekuestruar Elman Abules: ‘Metal Form’, ‘Fidalba’, ‘Ferro Chrome Holding’, ‘Metale Albania 2014’, ‘Ventus’, ‘Trital’ e ‘Rametal’, ‘Alfemet’. Janë sekuestruar sekuestruan shoqëritë ‘Dada Clean’ dhe ‘Sapientia’ të Marisa Nitos. U sekuestrua shoqëria e Vladimir Avramit, ‘Europa Bilding’. U sekuestruan shoqëritë e Kristian Boçit, ‘Mak-08’, ‘Dizi’, ‘Gloris Constuction’, dhe dy HEC-e ‘Hec Zall Xhuxhë’ dhe ‘Chris sh.p.k’. /ZËRI
250 mln lekë vetëm lule! Brenda "dasmës" së Kristian dhe Drilona Boçit, luksi i shfrenuar i çiftit që sot i përgjigjet drejtësisë

TIRANË- Drilona Doçi dhe bashkëshorti i saj Kristian Boçi tashmë janë subjekt i drejtësisë. Me urdhër të Prokurorisë së Tiranës, të dyve u janë sekuestruar pasuri me vlerë rreth 50 mln euro. Por për ata që kanë vite që e ndjekin çiftin në rrjetet sociale, e dinë që shfaqja e luksit nuk është diçka e re. Përveç udhëtimeve, mjeteve dhe banesave në Tiranë dhe në jug të vendit (në një zonë ekskluzive), çifti tërhoqi vëmendjen e mediave edhe teksa festonin përvjetorin e 10-të të martesës.
VIDEOJA E DASMËS:
Në ceremoninë që u mbaj në një prej ambienteve më luksoze të Tiranës ishin zgjedhur 30 mijë lule të freskëta natyrale më të cilat u dekorua i gjithë ambienti nga tavani në dysheme. Sipas burimeve të ZËRI-t, vetëm këto lule pa shtuar asnjë detaj tjetër kushtuan 250 milionë lekë të vjetra. Por jo vetëm kaq! Për të ftuarit ishin zgjedhur pjata argjendi, qëndisma të shtypura me lazer, lule, efekte skenike, fotografë, orkestra speciale, ekran Led 300 metra katrorë.
Edhe pecetat ishin të personalizuara me logon e infinitit dhe inicialet e çiftit... Në hyrjen e sallës së koktejit priteshe nga zëri i këngëtares Marsela Çibukajt, e pak më tutje kishte dhe një kënd për foto ku ishte shkruar "Eroma", emri me të cilin ka thirrur Drilona bashkëshortin e saj që në fillimet e historisë së tyre. Kuptimi i kësaj fjale duket se është anagrama e fjalës "Amore", pra dashuri.
Për të shtuar detajet e luksit, Drilona kishte zgjedhur një fustan bojëqielli "Dolce & Gabbana", të cilin e kishte shoqëruar me këpucë qelqi, për ta kthyer veten në një Hirushe. Dasma e bujshme kishte qindra të ftuar nga jeta e politikës, medias e showbiz, bëri që të flitej më së shumti për luksin e shfrenuar, sesa për dashurinë e tyre. Mes tyre, përmendim Bes Kallakun, Juliana Pashën, Kejsi Tolën, Olta Bokën, Valon Shehun, Xhensila Myrtezajn, Genën. Por luksi nuk përfundon këtu!
Në ekranet LED ndryshonin vazhdimisht efektet përrallore, binte borë, petale, shkëlqenin galaksitë, të komanduar nga një ekip prej tre personash, dy persona kujdeseshin për dritat e tavanit që ndryshonin vazhdimisht. Për të kapur të gjitha momentet e dasmës së tyre, çifti kishte marrë tre kameramanë dhe dy fotografët më në zë të momentit në Shqipëri, Endrit Mërtiri dhe Norik Uka.
Ëndërr pra!
"Unë kam bërë dasmë më para. Në fakt, eventi nuk ishte dasmë por festë 10-vjetori. Donim që të rikonfirmonim dashurinë tonë, të kënaqeshin fëmijët. Ku ka më mirë se të bësh një festë ku janë të pranishëm fëmijët e tu,"-rrëfeu Drilona tek "Rudina".
Por tani, për të gjitha këto shpenzime, çifti duhet që të japë llogari para drejtësisë./ZËRI
Nga kompanitë e metaleve, te ato të ndërtimit/ Shoqëritë që iu sekuestruan Elman Abules dhe Kristian Boçit (Dokument)

TIRANË- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga hetimi i prokurorisë së Tiranës, që çoi në sekuestrimin e pasurive me vlerë rreth 50 milionë euro, në pronësi të Elman Abule, Kristian Boçit, dhe personave të lidhur me ta.
Abule njësoj si edhe Doçi, njihen si biznesmenë kontrovers në Shqipëri, pasi dyshohet se janë pjesë e grupeve të trafikut të kokainës në Belgjikë. Paratë që dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti kriminal, janë investuar më tej në Shqipëri, përmes 14 shoqërive tregtare që janë sekuestruar me urdhër të Prokurorisë së Tiranës.
Pasuritë janë në pronësi të Elman Abules, Kristian Boçit, Drilona Boçit, Ender Boçit, Eliverta Boçit, Vladimir Avramit dhe Marisa Nitos, të gjithë persona të lidhur mes tyre, përmes rrethanave shoqërore dhe familjare.
Kompanitë që i janë sekuestruar Elman Abules: ‘Metal Form’, ‘Fidalba’, ‘Ferro Chrome Holding’, ‘Metale Albania 2014’, ‘Ventus’, ‘Trital’ e ‘Rametal’, ‘Alfemet’.
Janë sekuestruar sekuestruan shoqëritë ‘Dada Clean’ dhe ‘Sapientia’ të Marisa Nitos.
U sekuestrua shoqëria e Vladimir Avramit, ‘Europa Bilding’. U sekuestruan shoqëritë e Kristian Boçit, ‘Mak-08’, ‘Dizi’, ‘Gloris Constuction’, ‘Hec Zall Xhuxhë’ dhe ‘Chris sh.p.k’.
/ZËRI
Nga "Altari" në Prokurori/ Kush është Drilona Boçi, "ish-missi" që iu sekuestruan pasuritë. Bizneset, festat dhe...Xhensila Myrtezaj

TIRANË- "E durueshme, katalizator në situata të vështira dhe...studioj detajet,"-kështu e përshkruan Drilona Boçi veten si biznesmene në intervistën më të fundit të dhënë në media. Por tashmë, ajo dhe bashkëshorti i saj janë subjekt i Prokurorisë së Tiranës, pasi u janë sekuestruar pasuri me vlerë 50 milionë euro, të cilat dyshohet se janë vënë nga trafiku i drogës në Belgjikë. Në mesin e pasurive që janë sekuestruar janë dhe ato që i përkasin shtetasit Kristian Boçi dhe bashkëshortes së tij Drilona Boçi, të dy personazhë të njohur mediatikë në vendin tonë.

Në fakt, edhe pse të dy e kanë pëlqyer vëmendjen në media, më e pranishme ka qenë Drilona.
JETA SOCIALE
Emri i saj u bë i njohur fillimisht nga miqësia që ajo kishte me këngëtaren Xhensila Myrtezaj dhe tashmë ish-bashkëshortin e kësaj të fundit, aktorin Bes Kallaku. Të dyja vajzat ishin të pandara, madje i referoheshin njëra-tjetrës si motra. Në 2017, kur Besi dhe Xhensila lidhën kurorë, si Kristiani, ashtu edhe Drilona u kujdesën për të gjitha detajet. Drilona i organizoi festën surprizë të beqarisë Xhensilës në jaht, ndërsa Kristiani u kujdes që çdo gjë të shkonte "vaj" për mikun e tij të zemrës.
Por jo vetëm kaq, pas dasmës, kur çifti i mbylli ditët e gjata festive, ata u kanë dërguar një kuti të madhe në formë zemre mbushur me trëndafila të kuq në shtëpi.
Por diçka ndodhi mes tyre dhe miqësia u prish! Fill pas vitit 2018, dy çiftet nuk u panë më bashkë, të paktën në rrjetet sociale dhe më pas, nuk ndiqeshin më me njëri-tjetrin as në Instagram. "Kontaktin" e parë e patën në vitin 2022, pasi vajzat patën edhe një përplasje në rrjetet e tyre sociale. E gjitha për një palë gërsheta!
Të dyja kishin të njëjtin model flokësh, por Drilona postoi një foto duke i vendosur këngën "Copycat" me një tekst që pak a shumë thoshte: Kopjace, po përpiqesh të kopjosh stilin tim...
Përgjigjen e mori nga Drilona, e cila më pas postoi një foto ku dukej sikur po i bënte gërsheta flokët e të bijës, por "thumbi" ishte tek përshkrimi i fotot.
"Kur e vogla do të bëhet si e madhja. Come to mama të të mësojmë si bëhen gërshetat dhe ku t'i bëjmë."
Megjithatë sherri mori fund shpejt dhe nuk u komentuan më në rrjetet sociale. Derisa... Besi vendosi që të ndahej nga Xhensila, aty Kristian Boçi e ndjeu të nevojshme që të thoshte dhe ai fjalën e tij.
BISNESWOMAN
Në vitin 2017, Drilona Boçi bëhet pronari e një dyqani me emrin “ALTAR”, të cilin e hapi Elvana Gjata me objekt import, qepje e shitje fustane nusesh dhe aksesorë të tyre, të dizenjuara nga stilisti Valdrin Sahiti.
Gjata e shiti biznesin me vlerën investimit 1.2 milionë euro te mikesha e saj, ish-“Miss Albania”, Drilona Boçi.
Por përkushtimi ndaj këtij biznesi nuk zgjati shumë dhe në gusht të 2023, Drilona Boçi doli me një njoftim publik duke bërë me dije se nuk do të jetë më në drejtimin e "Altar".
10-VJETORI PËRRALLOR
Drilona Doçi dhe bashkëshorti i saj Kristian Boçi "pushtuan" mediat teksa festonin përvjetorin e 10-të të martesës në një dasmë madhështore që bëri pothuajse të gjithë të flasin për të. Për ceremoninë e tyre ishin zgjedhur 30 mijë lule të freskëta natyrale më të cilat u dekorua ambienti. Por jo vetëm kaq! Për të ftuarit ishin zgjedhur pjata argjendi, qëndisma të shtypura me lazer, lule, efekte skenike, fotografë, orkestra speciale, ekran Led 300 metra katrorë.
Por përralla ka një fund, e tashmë, të dy duhet që të japin llogari përballë drejtësisë për luksin dhe burimin e parave, që mesa duket vinte nga Belgjika...Një sqarim përciptaz e ka dhënë vetë Boçi sot në rrjetet e tij sociale, por tashmë duhet të bindë Prokurorinë se vendimi i marrë ndaj tij është i padrejtë./ZËRI
Kush është Kristian Boçi, 'filantropi' me kompani ‘fantazëm’ që ka 3 emra. Nga miqësia me Besin te sponsorizimi i boksierëve
TIRANË- Kristian Boçi, 47-vjeç, është një personazh i njohur në Shqipëri, për jetën e tij të luksit, që nuk nguron ta postojë në rrjetet sociale, e paralelisht me të shfaqet si bamirës, dhe besimtar praktikanë. Përtëj fotove me makina dhe me veshje të shtrenjta, duket se fshihet aktiviteti i tij i dyshimtë në fushën e biznesit, i lakuar shpesh në media, dhe i ‘damkosur’ sot nga Prokuroria e Tiranës, e cila përmes një njoftimi, deklaroi sekuestrimin e rreth 50 milionë eurove pasuri të Boçit, Elman Abule dhe 5 personave të tjerë të lidhur me ta.
Kristian Boçi ka dhe dy idenitete të tjerë që ka përdorur, ndërkohë që në emrin e tij rezultojnë një sërë biznesesh me aktivitet të dyshimtë, për shkak të ndryshimin të shpeshtë të statusit të tyre, nga aktiv në pasiv. Kristian dhe Drilona Boçi, hynë fuqishëm në tregun e “VIP”-ave në Shqipëri veçanërisht për dasmën e tyre luksoze që u mbajt në “Plaza” në qendër të Tiranës, dhe ku ishin të ftuar një sërë personazhet të botës së biznesit dhe të showbizzit në Shqipëri. Dasma e tyre vinte pas një raporti të gjatë 10-vjeçar mes tyre, ndërsa martesa ishte kurorëzuar me dy fëmijë.
Po ashtu çifti Boçi u bë i njohur për miqësinë që kishin me Bes Kallakun dhe Xhensila Myrtezajn, ndërsa këtyre të fundit iu organizuan edhe dasmën, derisa një ditë u bënë bllok në rrjetet sociale, dhe ndërprenë çdo kontakt mes tyre. Po ashtu Kristian Boçi, shfaqet në krahë të boksierëve më të rëndësishëm që Shqipëria ka pasur, duke organizuar ndeshje, si dhe duke qenë një sponsor i tyre.
Boçi dhe bashkëshortja e tij kanë blerë nga këngëtarja Elvana Gjata, biznesin e veshjeve Altar, ndërsa 47-vjeçari rezulton dhe pronar i dy HEC-eve në veri të vendit.
Kristian Boçi, i cili ka operuar me 3 emra të ndryshëm, është bashkëpronar me Ender Boçi i dy hidrocentraleve në Zall Xhuxhë, një investim miliona euro, kamufluar me një kompani me kapital 10 mijë lekë!
Bamirësi Kristian Boçi kontrollon 50 % të dy hidrocentraleve përmes kompanisë së ndërtimit Mak-08, me nipt K81313013K, themeluar në vitin 2008 me kapital 3 milionë lekë.
Mak-08 ka 50 % të aksioneve në kompaninë GLORIS CONSTRUCTION, me nipt K81629013H, me kapital 100 lekë. Shoqëria Gloris Construction është pronare e kompanisë së dy hidrocentraleve, Hec Xall Xhuxhë, me kapital 10 mijë lekë.
Përmes 3 kompanive me kapital 4.1 milionë lekë, Kristian Boçi ka bërë një investim me vlerë miliona euro, të cilat në njoftimin e prokurorisë thuhet se ishin të pajustifikuara. Po ashtu sipas dosjes hetimore, Boçi kishte bërë blerje fiktive, me qëllim justifikimin e transaksioneve bankare, dhe kredive që kishte marrë në një bankë të nivelit të dytë në Shqipëri.
Po ashtu, me anë të kompanisë Dizi, themeluar në 2015 me kapital 100 lekë, Boçi kontrollon disa biznese në Rrëshen me burim të dyshimtë, ku përfshihen servis, fast food, market dhe bar-kafe.
Kristian Boçi është pronar edhe i një kompanie të sigurisë fizike në Xhafzotaj të Durrësit, themeluar në 2008, me nipt K81515001D dhe kapital 4 milionë lekë. Tashmë 14 shoqëritë tregtare në emër të tij, dhe Abule janë vënë nën sekuestro, ndërkohë që të njëjtën fat kanë pasur edhe një sërë pronash të tjera të paluajtshme, sipërfaqe toke, si dhe llogari bankare pranë bankave të nivelit të dytë në Shqipëri./ZËRI
Prokuroria i sekuestroi 50 mln euro pasuri, Kristian Boçi: Kam ndarë dhe kafshatën e fundit me atë që nuk ka…

TIRANË- Biznesmeni Kristian Boçi ka reaguar për herë të parë pas njoftimit të Prokurorisë së Tiranës, për sekuestrimin e pasurive me vlerë 50 mln euro, në emër të tij dhe personave të lidhur me të. Në një status në rrjetet sociale, Boçi përmend aktivitetet e tij të bamirësisë, ku thotë se ka ndarë dhe kafshatën e fundit me atë që nuk ka mundësi ekonomike.
Postimi i Kristian Boçit:
Zoti nuk na sjelle rastesisht ne nje Komb.
Për 47 vite i kam dhënë më të mirën time, kam ndarë dhe kafshatën e fundit me atë që ska.
Kurrë si kam hy ne hak vëndit tim, as me vjedhje, as me tendera, as me krime, as me poste, as edhe me një llojë gjëjë që cenon ligjin e vëndit tim.
E dua Zotin dhe ai thotë respekto ligjin dhe ashtu te respektoj une ty.
Jam kalimtarë, në ketë jetë do testohemi me të mirën e të keqen me u përballë
Zoti e bekoftë vëndin tim dhe për sa të jetoj do bëj veç mirë
Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar pasuri me vlerë 50 mln euro të Krisjan Boçit, të dënuar për drogë në Belgjikë, Elman Abule dhe 5 persona të tjerë, pasi dyshohet se ishin përfshirë në skemën e pastrimit të parave në Shqipëri, ku rol kishin edhe bashkëshortet e tyre.
Mes pasurive të sekuestruara janë 14 njësi tregtare, llogari bankare, dyqane, garazhe, apartamente dhe një automjet me vlerë 117 mijë euro në pronësi të Kristjan Boçit.
Prokuroria e Tiranës informon se nga hetimet ka rezultuar se Elman Abule, i cili ka kryer dënimin për trafik droge në Belgjikë në kuadër të grupeve kriminale, ka themeluar një sërë shoqërish tregtare me qëllimin për të maskuar kryerjen e aktiviteteve të paligjshme nga ana e tij, me veprimtari të konsideruara si të ligjshme.
Raportohet se Elman Abule, nëpërmjet krijimit të një sërë kompanive, disa prej tyre nën administrimin Kristjan Boçit dhe shtetasit me iniciale V. A., kanë krijuar një skemë të mirëfilltë të pastrimit të parave./ZËRI
Nga 14 shoqëri tregtare, te kreditë e pajustifikuara në banka, sekuestrohen pasuritë e Kristian dhe Drilona Boçit. Plot 50 mln euro

TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar pasuri me vlerë 50 milionë euro, të cilat dyshohet se janë vënë nga trafiku i drogës në Belgjikë. Në mesin e pasurive që janë sekuestruar janë dhe ato që i përkasin shtetasit Kristian Boçi dhe bashkëshortes së tij Drilona Boçi, personazhe të njohura mediatike në vendin tonë.
Kristian Boçi në bashkëpunim me shtetasin Elman Abule, kanë pastruar në Shqipëri, paratë e përfituara nga aktiviteti kriminal që këta persona kanë pasur në Belgjikë. Sipas Prokurorisë së Tiranës, Boçi, Abule dhe personat e lidhur me ta, kanë marrë në një bankë të nivelit të dytë, shuma të mëdha kredish të pajustifikuara.
"Nga hetimi i kryer është konstatuar kryerja e disa veprime fiktive si p.sh.: shitje – blerje automjeti, ku në të njëjtën ditë është kryer anullimi i veprimit juridik, duke u shitur më tej mjeti me çmim shumë të lartë, marrja e kredive nga banka të nivelit të dytë, në nivele të pajustifikuara, ku vetë banka çuditësisht del edhe garant i shumave të dhëna, krijimi i shoqërive fiktive, të cilat është provuar se pavarësisht se nuk kanë kryer aktivitet financiar kanë pasur rritje të dukshme të kapitalit themeltar, dhënia e huave në shuma të konsiderueshme, por duke mos u justifikuar burimi i ligjshëm i krijimit të tyre, krijimi i shoqërivë me kuota të përbashkëta midis shtetasve E. A. dhe K. B., apo midis K. B. dhe E. B., duke u përcaktuar vlera të mëdha të kuotave, por të pashlyera nga ortakët respektivë, blerja e heceve me vlera të konsiderueshme, por të papërligjur burimi i të ardhurave, etj", thuhet mes të tjerave në njoftimin e Prokurorisë.
Në mesin e pasurive të sekuestruara janë 14 shoqëri tregtare, vila, ndërtesa, sipërfaqe të mëdha toke, mjete luksoze, si dhe llogaritë bankare që këta shtetas kanë pasur në një bankë të nivelit të dytë në Shqipëri.
NJOFTIMI I PROKURORISË SË TIRANËS
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë në bashkëpunim me Seksionin e Krimit Ekonimik në Drejtorinë e Përgjithshmë të Policisë së Shtetit dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Doganeve, Tatimeve, kërkoi vendosjen e sekuestros preventive ndaj pasurive në zotërim të shtetasve E. A., M. T., K. B., D. B., E. B., V. A., E. B. dhe pasurive të disa subjekteve tregtare të provuar si në administrimin e shtetasve të lartpërmendur, për veprën penale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale’, parashikuar nga neni 287, paragrafi i dytë i Kodit Penal. Nga vlerësimi paraprak rezulton se vlera e pasurive të jetë 50 milionë euro.
Nga hetimi i kryer, u siguruan prova të mjaftueshme që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se shtetasit E. A. në bashkëpunim me shtetasin K. B., E. B. etj., kanë konsumuar veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287, paragrafi i dytë i Kodit Penal dhe në këtë skemë dyshohet se janë përfshirë edhe bashkëshortet e tyre. Shtetasi E. A. rezulton i dënuar në Belgjikë, ku ka kryer edhe dënimin në kuadër të grupeve kriminale. Gjithashtu nga provat e administruara deri në këtë fazë të hetimit, ekziston dyshimi i arsyeshëm se ky shtetas ka konsumuar edhe veprën penale të “Kontrabanda me mallra të licencuara”, parashikuar nga neni 173 i Kodit Penal.
Në kuadër të veprimtarisë së tij të paligjshme, shtetasi E. A. ka themeluar një sërë shoqërish tregtare, me qëllimin të maskojë kryerjen e aktiviteteve të paligjshme nga ana e tij, me veprimtari të konsideruara si të ligjshme. Ky shtetas, nëpërmjet krijimit të një sërë kompanive, disa prej tyre nën administrimin edhe të shtetasve K. B. apo V. A., kanë krijuar një skemë të mirëfilltë të pastrimit të produkteve të veprës penale.
Nga hetimi i kryer është konstatuar kryerja e disa veprime fiktive si p.sh.: shitje – blerje automjeti, ku në të njëjtën ditë është kryer anullimi i veprimit juridik, duke u shitur më tej mjeti me çmim shumë të lartë, marrja e kredive nga banka të nivelit të dytë, në nivele të pajustifikuara, ku vetë banka çuditësisht del edhe garant i shumave të dhëna, krijimi i shoqërive fiktive, të cilat është provuar se pavarësisht se nuk kanë kryer aktivitet financiar kanë pasur rritje të dukshme të kapitalit themeltar, dhënia e huave në shuma të konsiderueshme, por duke mos u justifikuar burimi i ligjshëm i krijimit të tyre, krijimi i shoqërivë me kuota të përbashkëta midis shtetasve E. A. dhe K. B., apo midis K. B. dhe E. B., duke u përcaktuar vlera të mëdha të kuotave, por të pashlyera nga ortakët respektivë, blerja e heceve me vlera të konsiderueshme, por të papërligjur burimi i të ardhurave, etj.
Për këto arsye, në bazë të nenit 274 të Kodit të Procedurës Penale Prokuroria kërkoi:
Vendosjen e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro preventive” në total për 14 shoqëri tregëtare;
Vendosjen e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro preventive” tek pasuritë e shoqërisë “F.......” shpk:
- Pasuria e llojit “Arë”, me sipërfaqe totale 820 m2, me adresë Fshati Vrinë;
- Pasuria e llojit “ndërtesë”, me nr. Regjistrimi 00006769 datë 15.07.2021;
- Pasuria e llojit “ndërtesë”, me sip. totale 2,300 m2 ;
- Pasuria me nr. regjistrimi 00006769, datë 15.07.2021;
- Pasuria e llojit “ndërtesë”, me nr. pasurie 264/40ND1, sip. totale 276 m2;
- Pasuria me nr. regjistrimi 00006769, datë 15.07.2021 e llojit “truall”;
- Pasuria e llojit “arë”, me sip. totale 4,900 m2; dhe
- Pasuria e llojit “ndërtesë”, me nr. regjistrimi 00006769, datë 15.07.2021.
Vendosjen e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro preventive” tek pasuritë e regjistruar në emër të shtetasit K. B., si më poshtë:
- Pasuria e llojit “Njësi”, me çmim të blerjes 9,300,000 Lekë;
- Pasuria e llojit “Njësi”, me çmim i blerjes 600,000 Euro;
- Pasuria e llojit “Dyqan”, me sipërfaqe 222 m2;
- Pasuria e llojit “Dyqan” me sipërfaqe 220.8 m2 dhe verandë me sipërfaqe 285 m2;
- Pasuria “Apartament”, me sip 201.8 m2;
- Pasuria “Garazh” me sipërfaqe 18.9 m2;
- Pasuria “Garazh” me vlerë totale 25,000 Euro ose 3,425,000 lekë (secili 25,000 Euro); dhe
- Pasuria e llojit “Autoveturë”, të tipit “Mercedez Benz”, në shumën 117,000 Euro.
Vendosjen e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro preventive” tek pasuritë e regjistruara në emër të shtetasve E. A. dhe M. N., si më poshtë:
- Pasuria e llojit “Vilë” me sipërfaqe ndërtimi 171.6 m2 dhe sipërfaqe trualli 300.8 m2, me vlerë 370,000 euro;
- Pasuria e llojit “Truall” me çmimi i blerjes 370,000 euro; dhe
- Pasuria e llojit “Vilë Single A2”, sip. ndërtimi 334.2 m2 dhe sipërfaqe parcele 550 m2, me çmim blerje 480,000 euro.
Vendosja e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro preventive” ndaj llogarive bankare të subjekteve, pranë bankave të nivelit të dytë. /ZËRI
50 milionë euro/ Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e 7 personave, të dënuar në Belgjikë për drogë

TIRANË-Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë në bashkëpunim me Seksionin e Krimit Ekonimik në Drejtorinë e Përgjithshmë të Policisë së Shtetit dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Doganeve, Tatimeve, kërkoi vendosjen e sekuestros preventive ndaj pasurive në zotërim të shtetasve E. A., M. T., K. B., D. B., E. B., V. A., E. B. dhe pasurive të disa subjekteve tregtare të provuar si në administrimin e shtetasve të lartpërmendur, për veprën penale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale’, parashikuar nga neni 287, paragrafi i dytë i Kodit Penal. Nga vlerësimi paraprak rezulton se vlera e pasurive të jetë 50 milionë euro.
Nga hetimi i kryer, u siguruan prova të mjaftueshme që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se shtetasit E. A. në bashkëpunim me shtetasin K. B., E. B. etj., kanë konsumuar veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287, paragrafi i dytë i Kodit Penal dhe në këtë skemë dyshohet se janë përfshirë edhe bashkëshortet e tyre. Shtetasi E. A. rezulton i dënuar në Belgjikë, ku ka kryer edhe dënimin në kuadër të grupeve kriminale. Gjithashtu nga provat e administruara deri në këtë fazë të hetimit, ekziston dyshimi i arsyeshëm se ky shtetas ka konsumuar edhe veprën penale të “Kontrabanda me mallra të licencuara”, parashikuar nga neni 173 i Kodit Penal.
Në kuadër të veprimtarisë së tij të paligjshme, shtetasi E. A. ka themeluar një sërë shoqërish tregtare, me qëllimin të maskojë kryerjen e aktiviteteve të paligjshme nga ana e tij, me veprimtari të konsideruara si të ligjshme. Ky shtetas, nëpërmjet krijimit të një sërë kompanive, disa prej tyre nën administrimin edhe të shtetasve K. B. apo V. A., kanë krijuar një skemë të mirëfilltë të pastrimit të produkteve të veprës penale.
Nga hetimi i kryer është konstatuar kryerja e disa veprime fiktive si p.sh.: shitje – blerje automjeti, ku në të njëjtën ditë është kryer anullimi i veprimit juridik, duke u shitur më tej mjeti me çmim shumë të lartë, marrja e kredive nga banka të nivelit të dytë, në nivele të pajustifikuara, ku vetë banka çuditësisht del edhe garant i shumave të dhëna, krijimi i shoqërive fiktive, të cilat është provuar se pavarësisht se nuk kanë kryer aktivitet financiar kanë pasur rritje të dukshme të kapitalit themeltar, dhënia e huave në shuma të konsiderueshme, por duke mos u justifikuar burimi i ligjshëm i krijimit të tyre, krijimi i shoqërivë me kuota të përbashkëta midis shtetasve E. A. dhe K. B., apo midis K. B. dhe E. B., duke u përcaktuar vlera të mëdha të kuotave, por të pashlyera nga ortakët respektivë, blerja e heceve me vlera të konsiderueshme, por të papërligjur burimi i të ardhurave, etj.
Për këto arsye, në bazë të nenit 274 të Kodit të Procedurës Penale Prokuroria kërkoi:
Vendosjen e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro preventive” në total për 14 shoqëri tregëtare;
Vendosjen e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro preventive” tek pasuritë e shoqërisë “F.......” shpk:
- Pasuria e llojit “Arë”, me sipërfaqe totale 820 m2, me adresë Fshati Vrinë;
- Pasuria e llojit “ndërtesë”, me nr. Regjistrimi 00006769 datë 15.07.2021;
- Pasuria e llojit “ndërtesë”, me sip. totale 2,300 m2 ;
- Pasuria me nr. regjistrimi 00006769, datë 15.07.2021;
- Pasuria e llojit “ndërtesë”, me nr. pasurie 264/40ND1, sip. totale 276 m2;
- Pasuria me nr. regjistrimi 00006769, datë 15.07.2021 e llojit “truall”;
- Pasuria e llojit “arë”, me sip. totale 4,900 m2; dhe
- Pasuria e llojit “ndërtesë”, me nr. regjistrimi 00006769, datë 15.07.2021.
Vendosjen e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro preventive” tek pasuritë e regjistruar në emër të shtetasit K. B., si më poshtë:
- Pasuria e llojit “Njësi”, me çmim të blerjes 9,300,000 Lekë;
- Pasuria e llojit “Njësi”, me çmim i blerjes 600,000 Euro;
- Pasuria e llojit “Dyqan”, me sipërfaqe 222 m2;
- Pasuria e llojit “Dyqan” me sipërfaqe 220.8 m2 dhe verandë me sipërfaqe 285 m2;
- Pasuria “Apartament”, me sip 201.8 m2;
- Pasuria “Garazh” me sipërfaqe 18.9 m2;
- Pasuria “Garazh” me vlerë totale 25,000 Euro ose 3,425,000 lekë (secili 25,000 Euro); dhe
- Pasuria e llojit “Autoveturë”, të tipit “Mercedez Benz”, në shumën 117,000 Euro.
Vendosjen e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro preventive” tek pasuritë e regjistruara në emër të shtetasve E. A. dhe M. N., si më poshtë:
- Pasuria e llojit “Vilë” me sipërfaqe ndërtimi 171.6 m2 dhe sipërfaqe trualli 300.8 m2, me vlerë 370,000 euro;
- Pasuria e llojit “Truall” me çmimi i blerjes 370,000 euro; dhe
- Pasuria e llojit “Vilë Single A2”, sip. ndërtimi 334.2 m2 dhe sipërfaqe parcele 550 m2, me çmim blerje 480,000 euro.
Vendosja e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro preventive” ndaj llogarive bankare të subjekteve, pranë bankave të nivelit të dytë