LIVE UPDATES

"Foltorja 2" e opozitës përpara Kryeministrisë! Berisha-protestuesve: Vijojmë betejën, na mbështesin nga mbarë bota

➤Opozita ka mbajtur protestën e dytë të ashtuquajturën "Foltore 2" përpara Kryeministrisë. ➤Tubimi nisi që prej orës 18:00, ku mbështetësit u mblodhën para godinës së Kryeministrisë. ➤Kryedemokrati Sali Berisha ishte i fundit që mbajti fjalën në "Foltoren 2", nga ku u bëri thirrje mbështetësve që të vazhdojnë betejën. ➤Lideri demokrat siguroi se nuk janë vetëm, dhe se kanë mbështetjen nga shumë vende të botës. ➤Më herët, godina e Kryeministrisë u blindua pak orë para zhvillimit të protestës. ➤Policia e Tiranës gjithashtu ndërmori masa për mbarëvajtjen e aktivitetin, duke bllokuar disa akse kryesore të kryeqytetit. 

4 artikuj për këtë temë.
6 MUAJ ME PARE

"Vij sot nga Brazili, s'jemi vetëm"/ Berisha nga "Foltorja 2": Kemi mbështetje të fuqishme për ta vazhduar betejën!

"Foltorja 2" e opozitës përpara Kryeministrisë!
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha u ngjit i fundit në atë që quhet "Foltore 2" përpara Kryeministrisë, teksa në fjalën e tij bëri thirrje për ta vazhduar këtë betejë. Në nisje të fjalimit, Berisha shigjetoi qeverinë, duke e cilësuar si 'antishqiptare dhe më të korruptuarën në historinë e Shqipërisë'. Kreu i demokratëve theksoi për mbështetësit e opozitës se nuk janë vetëm, teksa u shpreh se sot kthehet nga Brazili, duke iu thënë se kanë mbështetës në mbarë botën në luftën kundër të keqes, siç e quajti ai qeverinë.

“Të dashur demokrate e demokrate që jeni sot këtu në këtë Foltore, një përshëndetje të përzemërt, të gjithë opozitarëve, shqiptarëve që me zemër dhe me shpirt dënojnë pa rezerva këtë qeveri, e cila do të shkruhet në muret e kohërave si qeveria më antishqiptare, më hajdute që ka njohur ndonjëherë kombi shqiptar. Unë ju sjell përshëndetjet më të përzemërta nga përfaqësues të 115 partive të djathtë nga të katër kontinentet. Vij sot nga San Paolo për t’ju garantuar që kemi më shumë miq se kurrë. Në betejën me të keqen që përballemi nuk jemi vetëm, por me mbështetje nga njerëzit e lirë. Nga njerëzit që duan lirinë dhe të vërtetën në mbarë botën. Ju shpreh mirënjohjen më të thellë të gjithëve ju këtu. Tre ditë në asamblenë e përgjithshme mund tu them se çështjet me kryesore natyrisht ishte Ukraina e para dhe shpreh solidaritet të plotë për kombin Ukrainës, u dënua me forcën më të madhe agresion rus. Dua të them se  Diktatori i Venezuelës njësoj si Ramaduro në Tiranë vidhte çdo zgjedhje”, tha Berisha.

/ZËRI

6 MUAJ ME PARE

PD protestë në 18:00, policia “blindon” Kryeministrinë

"Foltorja 2" e opozitës përpara Kryeministrisë!
kryeminitria

TIRANË- Protesta e radhës e opozitës do të mbahet në orën 18:00. Teksa na ndajnë më pak se dy orë nga tubimi, atë që opozita e quan “foltorja” para Kryeministrisë, ka nisur puna për vendosjen e perimetrit rrethues të godinës. Po ashtu, është blinduar edhe dera e Kryeministrisë. 

Më herët, policia e kryeqytetit njoftoi masat, të cilat kanë nisur të zbatohet që orës 14:00 me bllokimin e disa rrugëve kryesore. Makinat nuk lejohen të parkohen në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, sheshin “Nënë Tereza”, rrugën “Ismail Qemali”, segmentin nga Rruga e Elbasanit drejt “Ibrahim Rugovës”, në rrugën “Papa Gjon Pali II”, si dhe në bulevardet “Zhan D’Ark” dhe “Bajram Curri”. Nga ora 15:00 ka hyrë në fuqi edhe bllokimi i qarkullimit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga Ministria e Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.

Ky është tubimi i dytë i një angazhimi të tillë të opozitës, ndërsa aksioni është njoftuar se do të vijojë edhe ditë të tjera në vazhdim. Më17 nëntor, u zhvilluar protesta e parë, e cila zgjati më shumë se 90 minuta dhe përfshiu fjalime nga deputetë, figura të PD-së dhe qytetarë të thjeshtë. Lideri i PD-së, Sali Berisha, njoftoi se protestat do të jenë pjesë e një serie javore të quajtur “Foltore 2”, e cila synon të diskutojë çështjet që, sipas opozitës, refuzohen në Kuvend./ZËRI

6 MUAJ ME PARE

Sot, "Foltore 2" para Kryeministrisë! Policia merr masat, bllokohen disa rrugë

"Foltorja 2" e opozitës përpara Kryeministrisë!
berisha ne proteste

TIRANË- Partia Demokratike do të zhvillojë sot protestën e radhës para Kryeministrisë, ndërsa Policia e Shtetit ka njoftuar një plan masash me rrugët që do të bllokohen për garantimin e rendit, sigurisë dhe mbarëvajtjes së aktivitetit. Që prej orës 14:00 ka nisur bllokimi i rrugëve kryesore në kryeqytet, deri në përfundim të tubimi në orën 20:00. Ndërkohë, bëhet me dije se në varësi të zhvillimit të tubimit mund të ketë edhe akse të tjera rrugore që mund të bllokohen, teksa apelon qytetarët të shmangin lëvizjen me automjete në këto akse. 

Njoftimi:

Tiranë/ Në lidhje me tubimin e njoftuar nga Partia Demokratike e Shqipërisë, që do të zhvillohet sot nga ora 18:00 deri në 20:00 para Kryeministrisë, Policia e Tiranës ka marrë masat e nevojshme në zbatim të ligjit “Për tubimet”, me qëllim garantimin e rendit dhe mbarëvajtjes së aktivitetit, kokretisht:

-nga ora 14:00, nuk do të lejohen të parkohen automjetet në bulevardin ”Dëshmorët e Kombit”, në sheshin “Nënë Tereza, në rrugën “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rrugova”, në rrugën “Papa Gjon Pali II”, në bulevardin ”Zhan D’Ark” dhe bulevardin ”Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”;

-Nga ora 15:00 deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi afër Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.

Në varësi të zhvillimit të tubimit, mund të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve edhe në akse të tjera rrugore. Në rast bllokimi, për të ndihmuar qytetarët që do të qarkullojnë në këto akse, Policia e Tiranës ka marrë masa për të devijuar qarkullimin e automjeteve në rrugë alternative.

Policia e Tiranës apelon për qytetarët që të shmangin lëvizjen me automjete në akset rrugore që do të bllokohen dhe të përdorin rrugë alternative, për të mos penguar lëvizjen e lirë të pjesëmarrësve në tubim.

6 MUAJ ME PARE

“Jeni katandisur kashtë e k*qe”, PD proteston sërish sot përpara kryeministrisë, a do ketë pjesëmarrje masive?

"Foltorja 2" e opozitës përpara Kryeministrisë!
berisha ne proteste

TIRANË- Deputetë dhe mbështetës të Partisë Demokratike do të mblidhen sërish sot përpara kryeministrisë, ku kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës, dhe qeveri teknike deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja parlamentare.

Të gjithë demokratëve u kërkohet të marrin pjesë, në protestën që do të mbahet rreth orës 18:00. 

Ky veprim vjen një javë pas protestës së mëparshme më 17 nëntor, e cila zgjati më shumë se 90 minuta dhe përfshiu fjalime nga deputetë, figura të PD-së dhe qytetarë të thjeshtë.

Lideri i PD-së, Sali Berisha, njoftoi se protestat do të jenë pjesë e një serie javore të quajtur “Foltore 2”, e cila synon të diskutojë çështjet që, sipas opozitës, refuzohen në Kuvend.

Ai shtoi se qëllimi nuk është vetëm shpëtimi i opozitës, por i Shqipërisë nga krimi dhe korrupsioni, duke paralajmëruar se fundi i qeverisë do të vijë nga kjo betejë në shesh.

Protesta e radhës do të fokusohet te akuzat ndaj qeverisë për “heshtjen” e opozitës në parlament, korrupsionin dhe mungesën e votës së lirë.

Për sigurinë e qytetarëve dhe mbarëvajtjen e protestës, protestën e kaluar, Policia ka marrë masa duke rrethuar godinën e Kryeministrisë, ndërsa rrugët që çojnë drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” do të jenë të kufizuara për qarkullim.

Sa i takon pjesëmarrjes në protestën e kaluar, ajo u ironizua dhe nga kryeministri Edi Rama, gjatë fjalimit të së mërkurës në parlament. Rama tha se opozita është katandisur në kashtë e k*qe, ndërsa protesta e sotme vjen pas vendimit të Gjykatës së Posaçme për pezullimin nga detyra të numrit 2 të qeverisë, Belinda Balluku. 

“Sa i përket tunelit të Llogarasë 50 mln është si ai 450 mln i inceneratorëve, ndërkohë rrini fort ligjit andej. Ndërkohë natyrisht që sot pikërisht pse drejtësia është e pavarur, shqiptarët i referohen drejtësisë dhe jo atyre që duan të bëjnë prokurorin rrugëve dhe që pastaj kur dalin në rrugë mbeten kashtë e k*qe sic më thanë se kishit mbetur para dy netësh. E fundit që kam është kënga e mjerueshme e fondeve të bujqësisë", tha Rama në Kuvend. /ZËRI 

Poll

MOS HUMB