Rama: Komisioni Antikorrupsion do të vijojë me ose pa opozitën! Certifikohet nga BE dhe SHBA

TIRANË-Rama tha se nuk ka kohë për të humbur dhe se puna për komisionin Antikorrupsion duhet që të vijojë me ose pa opozitën. Kryeministri theksoi se do të ketë edhe një certifikim nga BE dhe SHBA.
“Ndërsa e vetmja pjesë e pa angazhuar e këtij procesi akoma që është pjesa që është në opozitë, e vendos vetë. E vendos vetë. Në çdo moment që do duan të ulen në atë tavolinë dhe t’i sjellin aty të gjitha idetë që kanë për si luftohet korrupsioni, të gjitha idetë për si luftohet krimi i organizuar, të gjitha idetë që kanë për si luftohet për ta bërë Shqipërinë më të sigurtë, më kompetitive, më europiane, t’i sjellin aty dhe pa asnjë paragjykim dhe pa asnjë diskutim çfarë është pozitive dhe çfarë është e dobishme dhe çfarë është e vlefshme do të qëndrojë aty sepse gjëja e mirë e kësaj pune është që kjo punë është një punë që kur të shkruhet në çdo kapitull të vetin, në çdo faqe të vetën do duhet të certifikohet nga partnerët tanë, nga Bashkimi Europian dhe patjetër dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kështu që nuk ka shans që nëse ka ide të mira, ne t’i lëmë jashtë vetë njëherë, por edhe nëse nuk ka besim tek ne janë edhe të tjerët që do t’i gjykojnë dhe patjetër që do t’i certifikojnë idetë e mira, por thelbi është që ne s’kemi shpikje të mëdha për të bërë, ne këtu i kemi gjërat pak a shumë gjërat e vendosura. Unë them se nuk kemi asnjë arsye që të humbasim fokusin, me ose pa ata ne këtë punë do ta bëjmë. Nuk mund të presim që të merremi vesh me ata që të vijë dhe të bëjnë detyrën e tyre. Të gjithë anëtarët tanë janë në punë, grupi i ekspertëve po ngrihet dhe puna do të vijojë. Nëse duan që të ulen në atë tavolinë dhe do të sjellin idetë se si luftohet krimi dhe korrupsioni dhe për ta bërë Shqipërinë më të sigurt ti sjellin dhe ca është e dobishme do të qëndrojë aty. Kjo punë në përfundim pasi të shkruhet do cerfitikohet nga BE dhe SHBA. Nëse ka ide të mira nuk ka shance që ne ti lëmë jashtë, janë edhe të tjerët që do ti gjykojnë”, tha ai.
Komisioni i Posaçëm Antikorrupsion u ngrit një ditë më parë vetëm me 74 votat e mazhorancës, ndërkohë që opozita bojkotoi procesin e votimit. Komisioni i Posaçëm anti-korrupsion do të ketë 11 anëtarë, me një afat fillestar 10 mujor, ndërsa drejtues pritet të jetë socialisti Fatmir Xhafaj. Objekti i komisionit, sipas projekt-vendimit do të jetë skanimi dhe reformimi i luftës ndaj korrupsionit dhe sundimi i ligjit në funksion të integrimit evropian të vendit./ZËRI
Opozita kundër 'Antikorrupsionit', Rama: Politikë kush jam unë apo ti, as vetë se besojnë që do jenë në pushtet

TIRANË- Komisioni i Posaçëm AntiKorrupsion është kundërshtuar nga opozita, sipas të cilës nuk ka si synimin luftën ndaj korrupsionit. Por në mbledhjen e grupit të Partisë Socialiste, Rama u bëri thirrje të marrin pjesë. Sipas tij ata që kërkojnë të jenë në pushtet duhet të jenë të interesuar të jenë pjesë e Komisionit.
Rama: Nuk bëhet politikë dite kush jam unë apo ti, por të gjithë që janë zgjedhur nga populli duhet të jenë pjesë, aq më tepër kur i dëgjon të vijnë në pushtet vitin tjetër. Duhet të jesh më interesuari të jesh pjesë e tryezës, qoftë edhe si një kurs parashkollor që kur të marrësh pushtetin të jesh gati. Por gjasat janë që askush nga ata që duan të jenë në pushtet as vetë se besojnë.
Komisioni i Posaçëm Antikorrupsion u ngrit një ditë më parë vetëm me 74 votat e mazhorancës, ndërkohë që opozita bojkotoi procesin e votimit. Komisioni i Posaçëm anti-korrupsion do të ketë 11 anëtarë, me një afat fillestar 10 mujor, ndërsa drejtues pritet të jetë socialisti Fatmir Xhafaj. Objekti i komisionit, sipas projekt-vendimit do të jetë skanimi dhe reformimi i luftës ndaj korrupsionit dhe sundimi i ligjit në funksion të integrimit evropian të vendit./ZËRI
Rama falenderon prokurorët e SPAK: Po zvogëlojnë pjesën e zezë të administratës publike

TIRANË-Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij gjatë mbledhjes së grupit të PS, ka falenderuar prokurorët e SPAK, të cilët po zvogëlojnë pjesën e zezë të administratës publike, që është një turp kombëtar. Ai ka theksuar se administrata publike ka dhe një pjesë të bardhë dhe i ka bërë krenarë të gjithë në Bruksel.
Rama: Në tryezën e negociatave, ne jemi Shqipëri të gjithë dhe kemi numra të ndryshëm në fanellat që përfaqësojmë. Nevojat për të pasur sukses, se cila është taktika, duhet bashkëveprimi. Shohim në Shqipëri se çfarë është bërë gjatë gjithë këtyre viteve kundër korrupsionit, sigurisht që ka dhe gjëra të tjera për të bërë antikorrupsionit. Këto nuk janë fjalë goje, i takon të tjerëve të ngrenë zërin dhe të kapen pas fjalëve të çdo rasti ku i shfaqen, nuk është puna jonë, është puna e tyre. Puna jonë është që së bashku të kontribuojmë në këtë makineri që Shqipëria duhet të ketë brenda këtij 10 vjeçari. Nuk është aspak rastësi, emri që ne i kemi vënë komisionit, kohë më përpara se ta shpjegonim. Ne i kemi ngritur vazhdimisht vetes pyetjes se si do të koordinohet shteti shqiptar dhe na ka dhënë shumë kuroja procesi screening. Shqipëria ka një administratë publike, që ka një pjesë të bardhë, ka dhe një pjesë të zezë, me të cilën sot merret drejtësia. Përfitoj nga rasti të falenderoj prokurorët e SPAK, të cilët po bëjnë ç’të munden për ta zvogëluar atë pjesën e zezë që është një turp kombëtar, turp shtetëror, turp popullor, turp për të gjithë. Në këtë proces është përfshirë një numër jashtëzakonisht i madh, 1746 persona të cilët nuk kanë shkuar në Bruksel se i kemi mbledhur ne, por se kanë përfaqësuar një pjesë të tyren. Që nga kryeministrat dhe zëvendësa të komisionit më kanë thënë ‘Uau, Shqipëria po na surprizon.
Rama: Mekanizmat shtetërorë i lenë hapësirë korrupsionit, është modernizim

TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm sot në mbledhjen e grupit të PS në ambjentet e Kuvendit. Rama e vendosi fokusin në Komisionin Antikorrupsion, i cili është bojkotuar nga opozita. Kreu i qeverisë hodhi poshtë akuzat se është një tentativë për të kapur reformën në drejtësi, ndërsa tha se vendi ka nevojë për një dallgë të re reformash. Ai tregoi se janë një sërë masash nga gjyqësorët tek mjedisi.
Rama u shpreh se ky proces nuk merret me ndëshikimin, por me adresimin e problematikës që kanë mekanizmat shtetërorë, të cilët me dobësitë që kanë i lenë hapësirë korrupsionit.
Rama: Kryeministra të BE më kanë thënë ‘Uau’, Shqipëria vërtet po na surprizon, kjo është një arsye shumë domethënëse të inkurajomë për mundësitë që kemi. 777 prezantime kanë pasur të bëjmë me ku jemi, tjetër koordinimi se çfarë duhet të bëjmë. Plani i veprimit duhet të shtrihet në 3 drejtime për të gjithë. Mirëqeverisja nuk është thjesht çështje e qeverisë, është mirëqeverisja e gjyqësore, që këshillat e Prokurorisë dhe të KLGJ që janë qeveria e gjyqësori të mirëqeverisin gjyqësorin,. Sa jemi të sigurtë që këto këshilla mund ta disponojnë të gjithë kapacitetin dhe sa mund të lihet kjo vetëm në thjesht çfarë mund të bëjmë në ato këshilla, në rast se Kuvendi nuk ka një sy, syrin e sovranit. Por ka dhe mirëqeverisje e Avokatit të Popullit etj. Në të gjitha masat po ti lexoni në detaje ka një rekomandim që është horizontal që shkon nga Gjyqësori tek mjedisi është antikorrupsioni. Lufta kundër korrupsionit të modernizimi. Detyrat janë të ndara. Ndëshkimin e bën drejtësia. Parlamenti dhe qeveria nuk merren me ndëshkimin, por me adresimin e problematikës që kanë mekanizmat shtetërore që ti lënë hapësirë korrupsionit. Modernizmi është një proces që bëhet hap pas hapi që kërkon kompleksitet veprimesh dhe kushtesh por besimi ynë që jemi në mes të Europës dhe kemi BE që e ka të gjithë dijen e nevojshme ta transferojë tek vendet që duan të bëhen anëtar të vetë. Ka raste të vendeve që kanë dalë nga diktatura të ngjashme me tonat. Kanë aspiruar demokraci kemi vajtur bashkë ushtarët amerikanë dhe i kemi premtuar afganëve demokraci dhe prosperitet. Ku është Afganistani sot? Nuk kanë BE-më pranë, një burim aq të thellë njohjeje si funksionin shteti siç e ka BE dhe nuk ka proces integrimi. Ku do integrohej Afganistani me kë rreth e rrotull? Ne e kemi këtë bekim. Për herë të parë, po bëhen reforma reale shtet formuese, jo privatizo këtu jo privatizo atje. I kanë bërë të tërë, në Amerikë Latine. Po ku i kanë standardet? Nuk i kanë. Sepse nuk kanë BE-në. Shqipëria e ka pasur Be afër prej 30 vitesh, por nuk ka pasur forcën e nevojshme për të qenë kundërpalë. Sot e ka, është forca këtu. Po të mbyllësh sytë, merrni këdo tjetër vëreni në këtë pozitë është njësoj si të çoje në Kampionatin Europian U 13 dhe të luante me Spanjën Italinë dhe Kroacinë. Po bëj krahasimin me U13, por janë si shpirt, të talentuar. Po futeni me Spanjën dhe është njësoj. Nëse shohim gjithë diagnozën, aty shohim dhe një të vërtetë, shumë të vërteta, por edhe një të vërtetë shumë të madhe; shohim çfarë është bërë në Shqipëri gjithë këto vite kundër korrupsionit. Ashtu sikundër shohim se sa nevojë ka akoma për të bërë, për të garantuar një shtet i cili është edhe një mekanizëm i harmonizuar në tërësinë e institucioneve të veta, antikorrupsion, vetë shteti, në mënyrë që antikorrupsioni të jetë i shtrirë në të gjitha segmentet e funksionimit të shtetit, në mënyrën e funksionimit të institucioneve dhe që subjektiviteti njerëzor të gjejë shumë më pak hapësirë për të ndërhyrë dhe për ta ofruar korrupsionin si alternativë, për ata që duan të marrin nga shteti shërbimin dhe të tjerat dhe këto nuk janë fjalë goje./ZËRI
'Komisioni i posaçëm parlamentar", Rama: Një sy në Kuvend, ngre antenat e atyre që nuk dinë çfarë flasin

TIRANË-Në fokus të fjalës së Ramës është komisioni ‘Antikorrupsion’, i cili është bojkotuar nga opozita. Rama e përshkruan Komisionin e posaçëm si një sy në Kuvend, i cili ngre antenat e atyre që nuk dinë çfarë flasin, duke iu referuar opozitës.
Rama: Komisioni i posaçëm parlamentar. Ngrihen menjëherë antenat e atyre që nuk dinë se çfarë flasin. 59% të punës sot që flasim. Shikoni reformën në drejtësi sa rekomandime ka nga ky process. 32 rekomandime, që nëse këtu lexohen si llogaridhënie, më tutje përkthehen në masa. Do të thotë që ky proces është jo thjesht i nevojshëm dhe vetëm fakti që e morrëm përsipër, askush nuk e kupton dhe e keqinterpreton. Duhet patur në Kuvendin e Shqipërisë një sy.
"Antikorrupsioni", Rama rendit kapitujt e procesit: U aludua si një përpjekje për të kapur drejtësinë

TIRANË-Partia Socialsite po zhvillon mbledhjen e grupit, ku i pranishëm është edhe kryeministri Edi Rama. Kreu i qeverisë në fjalën e tij ka vendosur në fokus komisionin e posaçëm parlamentar për “Antikorrupsionin”, i cili sipas tij u parapërfytyrua padrejtësisht si një përpjekje e socialistëve për të kontrolluar drejtësinë. Më tej Rama në ambientet e Kuvendit, prezantoi disa nga arritjet e qeverisë dhe institucioneve në kuadër të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Rama: Nuk dua të marr kohë duke u kthyer në çfarë u tha dhe sa u tha deri në momentin e ngritjes së këtij komisioni, i cili shumë padrejtësisht u parafytyrua si një përpjekje e Partisë Socialiste për të vënë në kontroll drejtësinë, por dua të shtjelloj pak më gjerë arsyet e mëdha për Pse-në e ngritjes së komisionit të Posaçëm Parlamentar dhe domosdoshmërinë e një dallge të re reformash, të cilat nuk lidhen vetëm dhe drejtpërdrejtë me qeverinë, por edhe me institucionet e pavarura. Dhe e gjithë lënda për të kuptuar nismën gjendet në dokumentet e formuluara gjatë dhe në fund të procesit të diagnostikimit të Shqipërisë pas hapjes së negociatave, një proces që në gjuhën e Bashkimit Europian quhet Screening, që mundëson leximin deri në qelizë të gjendjes së organizimit të shtetit dhe sigurisht pasohet nga recetat për të kuruar deri në fund atë organizëm, duke mundësuar që përgatitja për anëtarësimin e shtetit në këtë rast të Shqipërisë në Bashkimin Europian të përfundojë me një diagnozë plotësisht të qartë dhe të suksesshme. Ka qenë një proces që ka zgjatur për 14 muaj dhe në këtë janë përfshirë 157 institucione, sepse rëndom krijohet ideja e gabuar që negociatat e Shqipërisë me Bashkimin Europian janë negociatat e qeverisë me Bashkimin Europian.
Në fakt, qeveria udhëheq procesin, qeveria ka një pjesë të rëndësishme të punës për ta bërë vendin të gatshëm për anëtarësim, por Bashkimi Europian nuk negocion me qeverinë, Bashkimi Europian negocion me shtetin shqiptar dhe 157 institucione janë pjesë të gjithë përbërjes së skuadrës tonë kombëtare që negocion me Bashkimin Europian. Janë përfshirë në këtë listë dhe përfshihen në këtë proces 32 institucione të pavarura për të siguruar që diagnoza të shkojë deri në qelizë, procesi ka një numër të jashtëzakonshwm për nga intensiteti, takimesh mes palëve dhe janë takime të drejtpërdrejta shpjeguese. Janë bërë 67 të tilla në Bruksel, janë takime koordinuese 114 të tilla në harkun e 14 muajve, 777 prezantime janë bërë nga ana e Shqipërisë në tryezën e bisedimeve dhe 232 takime të grupeve ndërinstitucionale të punës. Pra, të gjitha këto shifra janë të nevojshme për të lexuar të gjithë panoramën dhe kjo panoramë është e nevojshme për të kuptuar më pas, Pse-në e këtij komisioni të Posaçëm Parlamentar.
Për të hyrë pak më tutje në përmbajtje, dua të prek një pjesë të prezantimeve thjeshtë me qëllimin që të gjithë të krijojmë një pamje të shtrirjes dhe thellësisë së procesit të diagnostikimit. Janë një sërë kapitujsh, duke filluar nga themelorët, ato që quhen themelorët dhe që kanë si tematika kryesore të transformuara në prezantime, politikat publike, antikorrupsionin, masat parandaluese dhe ndëshkuese dhe ndërgjegjësimin publik, parandalimin e korrupsionit në lidhje me deputetwt, gjyqtarët dhe prokurorët, deklarimin dhe kontrollin e aseteve, shërbimet publike, prokurimin publik, biznesin privat, sepse procesi i negociatave nënkupton, jo vetëm përfshirjen e drejtpërdrejtë të të gjithë shtetit në këtë cikël me raunde të pafundme bisedimesh, por edhe përfshirjen e të gjithë mënyrës së funksionimit të biznesit në një shtet në lupën e Komisionit Europian dhe masat përkatëse që shteti duhet të marrë në mënyrë që edhe biznesi të integrohet brenda kornizës së përgjithshme të funksionimit të një shteti anëtar të Bashkimit Europian, - hetimin financiar, rritjen e bashkëpunimit të organeve ligjzbatuese në luftën kundër krimit ekonomik dhe korrupsionit, shërbimin e koordinimit kundër mashtrimit, bashkëpunimin me OLAF-in që është struktura e Bashkimit Europian që merret me monitorimin e subvencioneve të bujqësisë, vazhdojmë më tutje me tregun e brendshëm, mbikqyrja e tregut, mbrojtja e konsumatorit, konkurueshmëria dhe ndihma shtetërore, akreditimi, standardizimi, procedurat e regjistrimit dhe licencimit të biznesit, pastrimi i parave, tregu financiar dhe ai i kapitaleve, tregu i punës dhe inspektoriatet, sigurimet shoqërore, sektorët postarë dhe të dërgesave, të drejtat e pronësisë industriale, më tutje janë temat e konkurueshmërisë me digjitalizimin e shërbimeve publike, me shërbimet doganore, me tatimet dhe këtu te tatimet ka një sërë aspektesh, me arsimin, shkencën, kërkimin shkencor, sistemin e kujdesit shëndetësor, aksesin në tregun e punës në politikën monetare dhe të tjera akoma.