LIVE UPDATES

Kryemadhi pranon 'thyerjen' në marrëdhënien me Metën! Mohon vjedhjen në PL

➤ Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi ka pranuar këtë të enjte se ka një thyerje të fortë në marrëdhënien e saj politike me Ilir Metën. Sipas Kryemadhit djegia e mandateve është një justifikim. ➤ E ashpër Kryemadhi ka qenë me këshilltarët e Metës, të cilët i ka quajtur rrogtarë që gënjenjë Metën. ➤ Sa i përket akuzave të Metës se ka pasur një thyerje të sigurisë në Partinë e Lirisë dhe janë vjedhur serverat, Kryemadhi tha se kjo nuk është e vërtetë dhe se “rrogtarët” në PL kanë shpikur armiq imagjinarë dhe Meta i ka besuar. Por këtu nuk foli me emra konkretë. Ndërsa duket se Kryemadhi ka bërë hapa pas sa i përket pretendimeve të Metës se SPAK po tenton të marrë “peng”, PL. Sipas Kryemadhit Prokurorisë së Posaçme nuk ka çfarë ti duhet PL. ➤ Sa i përket garës për Presidente të Partisë së Lirisë, Kryemadhi tha se do të kandidojë me mendimet e saj.

4 artikuj për këtë temë.
2 VITE ME PARE

Kryemadhi e PRANON: Me Metën kemi raport të ngrirë për momentin! ZBULON dhe SHAKUN

Kryemadhi pranon 'thyerjen' në marrëdhënien me
Monika Kryemadhi

TIRANË- Deputeja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi ka pranuar këtë të enjte se ka një krizë në marrëdhënien bashkëshortore mes saj dhe kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta. Kryemadhi tha se raporti i tyre për momentin është i ngrirë dhe sipas saj, për të përkeqësuar këtë raport ka pasur ndërhyrje nga persona të tjerë. Këtu nuk thotë emra, por shprehet se ata që kanë ndërhyrë janë njerëz që mendojnë se duke shkatërruar lidhjet familjare mund të bëjnë karrierë politike. Por deputetja e PL u tregua e kujdesshme të theksojë se gjithçka lidhet me jetën e tyre politike por që reflektohet dhe në marrëdhënien e tyre bashkëshortore. 

Pyetja e fundit, është personale megjithëse zgjidhni ju të përgjigjeni apo jo. Si është raporti juaj bashkëshortor me Ilir Metën?

Monika Kryemadhi: Raporti im bashkëshortor me Metën është një raport për momentin i ngrirë për shkak të konfliktit në parti se sigurisht që brenda familjes tonë, familjes së vogël, ka ndërhyrë njerëz të cilët mendojnë që duke shkatërruar pozicionimet apo lidhjet familjare do të kenë karrierë politike. Mendoj që nuk është hera e parë që unë dhe Ilir Meta kemi këto konflikte. Ne nuk kemi këto konflikte parimore, morale midis njëri-tjetrit. Konfliktet tona janë vetëm konflikte politike.

Të cilat reflektohen edhe në jetën private.

Monika Kryemadhi: Patjetër që reflektohen sepse në qoftë se ne jemi dy njerëz të cilët punojmë nga mëngjesi deri në darkë në politikë, sigurisht që marrëdhënia është e përditshme edhe në familje. Ajo që mua më bën përshtypje dhe që e them gjithmonë, është që njeriu sa të rrojë do të mësojë. Mendjelehtësia më e madhe si te burrat, edhe te gratë qëndron kur mendojnë që lumturinë e tyre dhe pushtetin e tyre mund ta ndërtojnë duke rrënuar lumturinë dhe familjen e dikujt tjetër, por kjo nuk ndodh. Pse nuk ndodh? Nuk ndodh sepse marrëdhënia morale është shumë më e rëndësishme se marrëdhënia financiare.

/ZËRI

2 VITE ME PARE

Meta sulmon Dumanin, Kryemadhi KUNDËR: Pse mo beteja e Partisë së Lirisë është SPAK-u?

Kryemadhi pranon 'thyerjen' në marrëdhënien me
Monika Kryemadhi

TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi deklaroi këtë të enjte se Partia e Lirisë nuk duhet të jetë me SPAK. Sipas saj, Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nuk ka çfarë ti duhet Partia e Lirisë, ndërsa tregoi dhe një defekt të Metës. Ajo tha se ai u beson shumë njerëzve, duke "thumbuar" kështu këshilltarët e tij. Deklaratat i bëri në emision "Opinion". 

Monika Kryemadhi: Mua nuk më merr dot peng Ilir Meta, më merr Altin Dumani. Për qa i duhet Altin Dumanit PL? Beteja e PL është SPAK-u?. Zotin Meta e kam adhuruar për politikën e tij. Është një nga njerëzit më të drejtë por ka një problem më të madh se beson çdo njeri./ZËRI 

2 VITE ME PARE

A u vodhën serverat në PL? Kryemadhi: Absolutisht JO! Gënjyen Metën, do dalin si budallenj

Kryemadhi pranon 'thyerjen' në marrëdhënien me
Monika Kryemadhi

TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi ka hedhur poshtë akuzat e bashkëshortit të saj njëherëzi dhe kryetari i PL-së se serverat në PL janë vjedhur. Sipas saj, kjo është një alibi e njerëzve pranë Metës për të krijuar armikun imagjinar. Kryemadhi tha se Meta nuk ka qëndruar në zyrën e tij në seli pas zgjedhjeve të 14 majit ndërsa shton se nuk ka asnjë bisedë që është përgjuar Meta në seli. Këshilltarët dhe njerëzit pranë Metës i ka cilësuar si rrogtarë që erdhën nga Presidenca në PL. Deklaratat i bëri në "Opinion". 

Monika Kryemadhi: Asgjë nuk ka ndodhur, absolutisht, asgjë. Është gënjyer Ilir Meta, se kur mbledh njerëz rreth vetes njerëz që mendojnë se janë rrogtarë. Njerëzit që e kanë mendjen bosh, krijojnë armikun imagjinar. Ai material nuk është shkruar nga një profesionistë. Nuk ka ndodhur asgjë. Është një fantazi e një grupi njerëzish, që nga rrogtarë në presidencë erdhën në PL. Do vijë Prokuroria do i njerrë si budallenj. Ilir Meta nuk ka qenë në zyrë që pas zgjedhjeve të 14 majit. Ku është përgjuar? Kjo është një alibi që janë ngritur dhe në Presidencë. Kujt i shërben gjithë kjo histori?  

2 VITE ME PARE

Kryemadhi gjen FAJTORIN në marrëdhënien me Metën: Ka këshilltarët e gabuar! Zbardh debatin në Kryesi

Kryemadhi pranon 'thyerjen' në marrëdhënien me
Monika Kryemadhi

TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi ka deklaruar këtë të enjte se fajtorët në marrëdhënien e saj me Ilir Metën janë këshilltarët e tij. Sipas saj, Meta ka zgjedhur këshilltarët e gabuar, ndërsa ka shtuar se ka pasur diskutime të forta në mbledhjen e Kryesisë së Partisë së Lirisë, kjo sipas saj për shkak të situatës ku ndodhet sot PL. Deklaratat i bëri në "Opinion". 

Monika Kryemadhi: Sigurisht unë dëgjoj atë që thonë marrëdhënie ime politike me Ilir Meten eshte thyer, që pas djegies së mandateve. Ajo çfarë unë duhet të them, ajo që është e vërtetë në krah të Ilir Metës ke kolegë të mi që kemi ndarë aksionin opozitar. Kemi qenë bashkë në çdo betejë të aksionit opozitar, por ajo që dua të theksoj një pjesë vijon të jetë në krah të Ilir Metës, pra çështja e thyerjes nuk është thjeshtë kjo. Nuk mendoj se ka një thelb politik, ka një sjellje të ndryshme të këshilltarëve të gabuar që ka mbledhjur në PL. Mbledhja e Kryesisë nuk ka qenë e tensionuar, Monika nuk bën debat duke thënë shefi shefi, debati ka filluar me atë paçavuren që ka firmosur zoti Meta me serverat. Unë nuk mendoj që një parti politike është like dhe share në fb, sidomos për PL që nuk ëhstë një parti e madhe, por që ka pasur raportin e saj me njerëzit. Unë mendoj se nga fb duhet të shkosh në face to face./ZËRI

Poll

MOS HUMB