Mbyllen homazhet në nderim të Gerti Bogdanit, trupi i tij niset drejt varrezave të Sharrës
TIRANË- Kanë përfunduar homazhet për ish-deputetin Gerti Bogdani, i cili humbi jetën si pasojë e një ataku kardiak. Në praninë e familjarëve dhe miqve ai po përcillet për në banesën e fundit. Homazhet u mbajtën në Sallën e Seancave Plenare të Parlamentit të Shqipërisë, dhe varrimi do të bëhet në varrezat e Sharrës sipas njoftimit të familjes.
View this post on Instagram
Gerti Bogdani ndërroi jetë në moshën 44-vjeçare. Ai ishte politikan dhe ish-deputet i Partisë Demokratike për dy mandate. Bogdani ka qenë deputet në një moshë fare të re, për dy legjislatura, ndërsa në vitin 2023 ishte pjesë e garës së primareve për të kandiduar nga radhët e PD-së për Bashkinë e Tiranës./ ZËRI
“Më the nuk jam mirë”, miku zbulon mesazhin e fundit të Bogdanit: Pak minuta më pas pashë emrin tënd në ekran, nuk iu besova syve

TIRANË- Me anë të një postimi në Facebook, Albert Gjoka, mik i ngushtë prej 20 vitesh i ish-deputetit ka zbuluar se ai ka qënë ndër personat e fundit qe Bogdani ka kontakuar. Ai rrëfen se e kishin lënë të takoheshin, por Bogdani i kishte shtyrë takimin pasi nuk ndihej mirë, gjithashtu ai tregon se pak minuta pas mesazhit që kishte shkëmbyer me Bogdanin, kishte parë në ekran lajmin e ndarjes së tij nga jeta.

"I dashur Gert!
E kishim lënë sot në orën 11.00 të takoheshim bashkërisht, por më dërgove një mesazh në prag të orarit se “e kishe të pamundur” dhe doje që të takoheshim një ditë tjetër. Të mirëkuptova si mik prej më shumë se 20 vitesh, por nuk po u besoja syve se vetëm pak minuta më pas, pashë në ekran lajmin e hidhur të ikjes tënde… Më shkruaje në fund të mesazhit se “nuk jam mirë” dhe këto fjalë i kam si gozhdë në mendjen time edhe tani. Mbase, këto mund të kenë qenë edhe fjalët e fundit….
Edhe sot e kishim lënë për të biseduar rreth librit të mikut tënd Rolf Mowatt – Larssen, “Midis CIA -s dhe Besimit” dhe shumë çështjeve të tjera që na bashkonin në bisedat që zgjasnin shumë. Ti ke qenë prej shumë vitesh në politikë, por nuk hoqe dorë kurrë nga përpjekja për ta bërë politikën më të moralshme, – më etike dhe më të mirë për njerëzit dhe për vendin. As për miqtë.
Të gjithë jemi vdekatarë, por soji i shumtë i politikanëve tanë janë matrapazë shpirtrash; e ti nuk ishe i tillë. Studiove jashtë, por u ktheve këtu dhe nuk e braktise vendin për asnjë çast, përkundrazi, – e provove veten pa u dorëzuar për asnjë çast: Ti hyre në politikë me shpresa dhe energji për të bërë ca gjëra më mirë se shumë të tjerë dhe nuk hoqe dorë deri në dekikën e fundit. Si pakkush u përpoqe ta bëje politikën dhe besimin bashkë, duke i dhënë vlerë të parës edhe përmes shembullit tënd. Për këtë arsye, e mbështete pa kusht edhe librin “Midis CIA-s dhe besimit”.
Sot ike beftë, duke na lënë të shokuar të gjithë ne, miqtë e tu. Ike, teksa ne nuk kemi fjalë për të ngushëlluar as mikeshën tonë dhe bashkëshorten tënde, Edlira dhe as dy engjëjt e tu. Ike me pengun se nuk u takuam sot dhe as do të takohemi më fizikisht, por, na ke lënë shenjën e spikatur të mikut të fisëm, prindit shembullor, politikanit ndryshe dhe njeriut që i do fort njerëzit, qytetin dhe vendin e vet. Besimi jot në Zot dhe mirësia jote të dhëntë jetën e pasosur në udhëtimin e përjetshëm që sapo ke nisur! Shën Maria të pastë në prehër përjetësisht! Besimi dhe shembulli jot mos u harrofshin kurrë, mik i dashur!
Unë dhe Dori Gjoka jemi pranë teje me zemër dhe shpirt, e dashur Edlira Çepani në këto momente të vështira", shkruan ai.
Gerti Bogdani ndërroi jetë në moshën 44-vjeçare si pasojë e një ataku kardiak. Ai ishte politikan dhe ish-deputet i Partisë Demokratike për dy mandate. Bogdani ka qenë deputet në një moshë fare të re, për dy legjislatura, ndërsa në vitin 2023 ishte pjesë e garës së primareve për të kandiduar nga radhët e PD-së për Bashkinë e Tiranës./ ZËRI
“Do e kujtoj gjithmonë buzëqeshjen e tij të ëmbël”, Topalli nuk i mban dot lotët: Gerti ishte i veçantë

TIRANË- Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli është shfaqur në lot, pas homazheve në nderim të ish-deputetit të Partisë Demokratike, Gerti Bogdani, i cili u nda nga jeta në moshën 44-vjeçari. Topalli u shpreh se Bogdani ishte një student ekselent, dhe një djalë xhentil, që nuk mërziti askënd me fjalët e tij.
“Gerti ishte… ne nuk presim kurrë që një njeri të ndahet nga jeta, kur kjo ndodh papritur… Gerti ishte iu veçantë, student me medalje ajri, unë do e kujtoj gjithmonë buzëqeshjen e tij të ëmbël dhe fjalën e tij të mirë”, u shpreh Topalli mes lotëve.
View this post on Instagram
Homazhet për Bogdanin kanë nisur prej orës 10:00 në hollin e Kuvendit, ndërsa radhë të gjata pjesëmarrësish janë vënë re në oborrin e Parlamentit. Fillimisht homazhe kryen deputetët e Partisë Demokratike, dhe më pas personalitete të tjera politike, presidenti Bajram Begaj, kryeparlamentarja Elisa Spiropali, si dhe grupi parlamentar socialist, dhe ministra të qeverisë Rama. Gerti Bogdani u nda nga jeta si pasojë e një arresti kardiak, ditën e mërkurë, 18 Shtator, në moshën 44-vjeçare. Ai ka shërbyer për dy mandate si deputet në Kuvendin e Shqipërisë, ndërsa ka qenë pjesë e rëndësishme e strukturave të Partisë Demokratike. /ZËRI
Në mungesë të kryeministrit, bashkëshortja e tij Linda Rama kryen homazhe për Gerti Bogdanin

TIRANË- Në mungesë të kryeministrit Edi Rama, i cili ndodhet në një vizitë pune në Bruksel, bashkëshortja e tij Linda Rama ka kryer homazhe në nderim të ish-deputetit të Partisë Demokratike, Gerti Bogdani. E vetme, Linda Rama ngushëlloi familjarët e Bogdanit, prindërit, bashkëshorten, Edlira Çepani si dhe të afërmit e politikanit të ndjerë.
Homazhet për Bogdanin kanë nisur prej orës 10:00 në hollin e Kuvendit, ndërsa radhë të gjata pjesëmarrësish janë vënë re në oborrin e Parlamentit.
View this post on Instagram
Fillimisht homazhe kryen deputetët e Partisë Demokratike, dhe më pas personalitete të tjera politike, presidenti Bajram Begaj, kryeparlamentarja Elisa Spiropali, si dhe grupi parlamentar socialist, dhe ministra të qeverisë Rama. Gerti Bogdani u nda nga jeta si pasojë e një arresti kardiak, ditën e mërkurë, 18 Shtator, në moshën 44-vjeçare. Ai ka shërbyer për dy mandate si deputet në Kuvendin e Shqipërisë, ndërsa ka qenë pjesë e rëndësishme e strukturave të Partisë Demokratike. /ZËRI
Berisha mungon, por në homazhe shkon familja! Argita dhe Liria i japin lamtumirën Gerti Bogdanit

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nuk ka mundur që të shkojë në homazhet që po mbahen në Kuvend për ish-deputetin Gerti Bogdani. Në 'emër' të familjes Berisha kanë shkuar bashkëshortja e tij, Liri Berisha dhe e bija, Argita Malltezi. Pas homazheve, Liri Berisha, ka folur për mediat, ku ka shprehur ngushëllime për vdekje e ish-deputetit demokrat Gerti Bogdani.
“Asgjë nuk ka vlerë në këto momente përveç jetës së tij që iku. Dua të shpreh ngushëllimin për prindërit e të ndjerit, të kalojnë momentet e vështira me Edlirën para të cilës dalin detyra të rënda. Shpreh ngushëllimet për miqtë dhe familjet. Do ta kujtojmë gjithmonë me shumë dashuri e respekt,"- u shpreh ajo.
Gerti Bogdani u nda nga jeta në moshën 44-vjeçare, ndërsa po zhvillonte një takim me disa miq të tij në një prej hoteleve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Ishte familja e Bogdanit, bashkëshortja e tij, aktivistja Edlira Çepani, ata që lajmëruan se ceremonia e lamtumirës për politikanin do të zhvillohet nga ora 10:00 deri në 12:00 dhe varrimi do të bëhet më pas në varrezat e Sharrës./ZËRI
Arresti kardiak te moshat e reja/ Kardiokirurgu Veshti: 4 hipotezat për rastin “Bogdani” dhe jo vetëm

TIRANË- Mjeku kardiolog Altin Veshti, i ftuar në studion e Opinion, foli në lidhje me arrestet kardiake në moshat e reja, referuar ndarjes së parakohshme nga jeta të ish-deputetit të Partisë Demokratike Gerti Bogdani. Veshti, i cili është dhe shefi i kardiokirurgjisë në QSUT, dha katër hipoteza se çfarë mund të ketë ndodhur me Bogdanin, ndërsa foli për domosdoshmërinë e aktivitetit fizik, dhe për stresin që njerëzit duhet të shmangin.
“Ekzistojnë 4 hipoteza që një person mund të pësojë vdekje kardiake. I pari që duhet të them është infarkti i miokardit, pra infarkti është mbyllja e njërës nga arteriet e zemrës dhe zemra ka 2 arterie dhe ajo zonë që nuk merr gjak praktikisht fillon e ul funksionin. Fakti që ai ka filluar të ketë marrje fryme, do të thotë që ana e majtë e zemrës, pra ventrikuli i majte, ka filluar të mos furnizohet mirë me gjak dhe ndërkohë ka ardhur duke u mbyllur në mënyrë totale.
Në momentin që mbyllet komplet arteria nuk është se ndalet zemra, siç mendon populli, por ndërhyn një aritmi malinje që bën që zemra mos të tkurret më, por vetëm bën një lëvizje që nuk arrin të pompojë. Kjo ndodh shumë e shpejt dhe është e vështirë të ndërhyet. Shpesh herë na ka ndodhur ne që edhe në repart të jesh nuk arrijmë dot t’i çojmë në sallë dhe t'i shpëtojmë.
E dyta është ajo që ne e quajmë diseksioni i aortës ose çarja e aortës. Por kjo jep një dhimbje të menjëhershme sikur të ngulet një thikë një gjoks.
I treti është tromboembolia pulmonare, pra që të mbushen mushkëritë me trombë, 2 arteriet e mëdha dhe mbushja në mënyrë masive e bën që të pamundur jetën e pacientit.
I katërti është një aritmi që ndodh tek futbollistët që nuk mendoj që është rasti i tij. Janë këto futbollistë që duke luajtur rrëzohen në që quhet aritmia e ventrikulit të djathtë”, tha mjeku në emisionin Opinion.
Ndërkohë i pyetur nga Blendi Fevziu, nëse rritja e problemeve me zemrën ka lidhje me vaksinat anticovid, Veshti tha se një gjë e tillë nuk është e provuar ende shkencërisht, edhe pse ka një indikacion për shtimin e rasteve të mpiksjes së gjakut. /ZËRI
U nda nga jeta në moshën 44-vjeçare, kolegët kryejnë homazhe në Kuvend për Gerti Bogdanin

TIRANË- Kanë nisur në hollin e Kuvendit, homazhet në nderim të ish-deputetit Gerti Bogdani, i cili u nda nga jeta në moshën 44-vjeçare, pas një arresti kardiak. Të parët që kanë kryer homazhe, kanë qenë deputetët e Partisë Demokratike, ndërkohë që nderimet do të vijojnë deri në orën 12:00, kur dhe trupi i të ndjerit do të përcillet për në banesën e fundit.
"12 vite më parë doktorët më thanë i ke ditët e numëruara", pengu i Arbër Çepanit për kunatin e tij

TIRANË- Kunati i Gerti Bogdanit, Arbër Çepani, ka bërë një tjetër status të ndjerë për ish-deputetin e Partisë Demokratike.
Çepani ka treguar një histori 12 vite më parë. Ai thotë se 12 vjet më parë, pas një skaneri që ka bërë, mjekët në Shqipëri i kanë thënë se i ka ditët e numëruara.
Në atë kohë, Gert Bogdani i ka sugjeruar që të shkojë në Maldive disa ditë, që të marrë rreze dielli e të shërohej.
Çepani thotë se fatkeqësisht sot nuk i tha dot të njëjtën gjë Gert Bogdanit tek dera e spitalit.
Postimi:
12 vite përpara, pas një skaneri që bëra, mjekët në Shqipëri më thanë i ke ditët ditët e numëruara...
Çdo gjë mu përmbys por ti ishe aty tek dera spitalit dhe gjëja parë që më the sapo më pe ishte: "Të të marrim një biletë Maldive, se ke thjesht nevoj të pushoh, të shëron dielli aty?"
Ishte i vetmi moment që qesha në ato orë të zeza.... Sot nuk të thash dot të njëjtën gjë tek dera spitalit unë ty o Gert...
Bogdani u nda nga jeta në moshën 44-vjeçare, ndërsa po zhvillonte një takim me disa miq të tij në një prej hoteleve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Ishte familja e Bogdanit, bashkëshortja e tij, aktivistja Edlira Çepani, ata që lajmëruan se ceremonia e lamtumirës për politikanin do të zhvillohet nga ora 10:00 deri në 12:00 dhe varrimi do të bëhet më pas në varrezat e Sharrës./ZËRI
Lamtumirë Gerti Bogdani! Kuvendi hap dyert për homazhe, nderime për ish-deputetin që ndërroi jetë në moshën 44-vjeçare

TIRANË- Familjarët dhe miqtë do t’i japin sot lamtumirën e fundit ish-deputetit Gerti Bogdani, i cili u nda nga jeta mesditën e djeshme, si pasojë e një arresti kardiak. Homazhet për Bogdanin do të mbahen në sallën e seancave plenare në Kuvend, i cili do të hapë dyert në nderim të ish-deputetit të Partisë Demokratike.
Bogdani u nda nga jeta në moshën 44-vjeçare, ndërsa po zhvillonte një takim me disa miq të tij në një prej hoteleve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Ishte familja e Bogdanit, bashkëshortja e tij, aktivistja Edlira Çepani, ata që lajmëruan se ceremonia e lamtumirës për politikanin do të zhvillohet nga ora 10:00 deri në 12:00 dhe varrimi do të bëhet më pas në varrezat e Sharrës.
“Homazhet dhe ceremonia e lamtumirës, do bëhen ditën e nesërme dt. 19 Shtator 2024, në Sallën e Seancave Plenare të Parlamentit të Shqipërisë, nga ora 10:00 deri në 12:00 dhe varrimi do të bëhet më pas në varrezat e Sharrës”, shkroi ajo.
Nga ana tjetër në nderim të figurës së ish-deputetit Gerti Bogdani, Partia Demokratike ka shpallur ditë zie këtë të enjte, ndërsa të gjitha aktivitetet politike do të pezullohennë të gjithë vendin.
“Të gjitha aktivitetet e Partisë Demokratike në datat 18 dhe 19 shtator në të gjithë territorin do të anulohen”, njofton PD.
Në të gjitha selitë e Partisë Demokratike flamuri kombëtar dhe flamuri i PD do të ulen në gjysmështizë dhe në orën 12.00 do të mbahet një minutë heshtje në të gjitha selitë e Partisë Demokratike.
Edhe pse u nda parakohe nga jeta, Gerti Bogdani arriti që të linte gjurmë në politikën shqiptare, veçanërisht për modelin e të riut eskelent, që zgjodhi të angazhohej dhe të jepte kontributin e tij në vendlindje, pas shkollimit jashtë vendit.
Bogdani ishte studenti ekselent, i cili braktisi Shtetet e Bashkuar të Amerikës për tu rikthyer në vitin 2005 në Shqipëri ku hodhi hapat e para të karrierës së tij politike pranë Partisë Demokratike.
Në 2007 ai fitoi garën e parë elektorale të tij në zgjedhjet e pjesshme vendore, ku u zgjodh kryetar i Minibashkisë numër 10 në Tiranë, e cila ishte dhe lagjja e tij ku u rrit.
Ai veshi për herë të parë xhaketën e deputetit në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit të 2009, mandat të cilin e rinovoi edhe në garën elektorale të 2013.
Paralelisht me mandatin e ligjvënësit ai drejtoi Forumin Rinor të Partisë Demokratike si dhe mbajti postin e sekretarit për Marrëdhëniet me Jashtë të PD-së, detyre nga e cila hoqi dorë në vitin 2019 pasi politika nuk ishte me ne planet e tij.
Gara e fundit elektorale për Gerti Bogdanin ishin primaret e Sali Berishës ku kërkoi te ishte kandidat për Bashkinë e Tiranës, por në sfidën e zhvilluar në 2022 në Partine Demokratike ai nuk fitoi dot.
Baba i dy vajzave dhe bashkëshort i aktivistet Edlira Çepani, Gerti Bogdani vitet e fundit ishte tërhequr nga politika aktive, për sfida të reja, të cilat u ndërprenë në mes për shkak se zemra e tij pushoi së rrahuri para kohe për nga një arrest kardiak./ZËRI