Sërish Asani! Supergol ndaj Ukrainës, kuqezinjtë në avantazh (VIDEO)

PRAGË- Sërish Asani! Mesfushori i Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Jasir Asani ka shënuar golin e dytë ndaj Ukrainës, duke çuar kuqezinjtë në avantazh. Goli u shënua në minutën e 66-të duke e bërë të 5-in personal të Asanit në vetëm 17 ndeshje që ka luajtur me Kombëtaren.
MOMENTI I GOLIT:
Nuk vonon shumë! 4 minuta i mjaftojnë Shqipërisë për barazim, shënon Ismajli (VIDEO)

PRAGË- 4 minuta i janë dashur Shqipërisë për të barazuar shifrat me Ukrainën në Pragë. Pas golit të Konopias, ka qenë mbrojtësi i Shqipërisë, Ardian Ismajli për të shënuar golin e barazimit.
MOMENTI I GOLIT:
"Tundet" rrjeta! Shënon Ukraina (VIDEO)

PRAGË- "Tundet" rrjeta! Yukhym Konoplia ka shënuar gol për skuadrën e tij duke çuar në epërsi skuadrën e Ukrainës.
MOMENTI I GOLIT:
Nis aventura e Shqipërisë në Ligën e Kombeve, zbulohet formacioni zyrtar ndaj Ukrainës

TIRANË- Trajneri i Kombëtares, Sylvinho ka bërë me dije edhe formacionin zyrtar të ndeshjes në Ligën e Kombeve. Kuqezinjtë luajnë kundër Ukrainës sonte në ndeshjen që nis në 20:45 në stadiumin Epet Arena në Pragë të Çekisë.
Formacioni zyrtar: Strakosha, Mitaj, Kumbulla, Ismajli, Hysaj, Ramadani, Asllani, Asani, Bajrami, Laçi dhe në sulm Manaj