LIVE UPDATES

Dështon mbledhja e Komisionit për Reformën Zgjedhore, socialistët lënë sallën, Alibeaj shmang përballjen

➤Ka dështuar mbledhja e sotme e Komisionit për Reformën Zgjedhore, për shkak se deputetët e grupimit Berisha-Bardhi bllokuan sallën në Kryesinë e Kuvendit. ➤Vendimi për bllokimin e kësaj mbledhje u mor nga grupi parlamentar që drejtohet nga Gazment Bardhi. ➤Damian Gjiknuri dhe deputetët e tjerë socialistë pas debateve me Flamur Nokën dhe Gazment Bardhin vendosën që të linin sallën e mbledhjeve. ➤Vetë Enkelejd Alibeaj vendosi që të mos shkonte në sallë, për të shmangur përballjen me kolegët e tij opozitarë. ➤Para mbledhjes, si bashkëkryetar, Enkelejd Alibeaj prezantoi dhe 4 propozimet e grupimit të Bashës për Zgjedhoren, që përfshinin listat e hapura, sistemin propocional kombëtar me një njësi, votimin e diasporës, dhe numërimin dhe votimin elektronik. ➤Deputeti i PD Oerd Bylykbashi, tha se duhet që të ruhet tradita 20-vjeçare e funksionimit të Komisionit të Reformës Zgjedhore. Ai bëri thirrje që të kthehet normaliteti konsensual, duke shtuar se kryeministri Edi Rama ka shkatërruar konsensusin politik.

7 artikuj për këtë temë.
1 VITE ME PARE

Nuk shkoi në mbledhjen për Reformën Zgjedhore, Alibeaj thirrje Nikollës: Merr masa

Dështon mbledhja e Komisionit për Reformën Zgjedhore,
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Bashkëkryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore Enkelejd Alibeaj, ka folur pas mbledhjes që dështoi ditën e sotme. Ai i ka bërë thirrje kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla, që të marrë masa që Komisioni të vijojë punën si normalisht, ndërsa tha se Reforma duhet të jetë prioritet i të gjithë opozitës.

“Jemi te bindur te vazhdojme rrugen tone per ti siguruar shqiptareve nje reforme zgjedhore, me lista te hapura, barazi vote, votim dhe numerim elektronik dhe voten e diaspores.

Sikunder e shohim qarte edhe ne bashke me shqiptaret se PS dhe segmente te opozites jane te interesuar ta mbajne peng kete proces. Te paret per te siguruar zgjatjen e pushtetit dhe te dytet duke bere lojera qe lidhen me interesa personale.

Kryetarja e Kuvendit duhet te siguroje mbarevajtjen e procesit. E dime shume mire qe shfaqje te tilla te shemtuara jane ne funksion te pushtetit dhe kryeministrit. Por eshte po kaq e qarte qe per kete funksion Edi Rama perdor nje pale qe me bllokimet ne kuvend nuk ka arritur asgje pervec te shtoje arrogancen dhe pushtetin e Edi Rames.

Ne jemi te vendosur per te bere reformen, nese palet e gjejne veten komode ne pengmarrjen qe i bejne shqiptareve ne kete teater te shemtuar e kane gabim. Sepse nuk mund te genjejne me askend me manovra te tilla. Kur banaliteti dhe shfaqjet e shemtuara kane vetem nje qellim. Mbajtjen sa me gjate te pushtetit te Rames dhe pandeshkueshmerise se tij.

Mos harroni: kjo eshte loja e tyre. Rames nuk i intereson ndryshimi i sistemit. Dhe shume kollaj i jepet mundesine t’a serviri sikur kete po e bllokon opozita.

Proceset demokratike te vendit nuk mund te mbesin peng disa njerezve qe vendosin interesat e tyre mbi ato te shqiptareve”, tha Alibeaj.

Mbledhja e sotme e Komisionit për Reformën Zgjedhore dështoi, për shkak se deputetët e grupimit Berisha-Bardhi bllokuan sallën në Kryesinë e Kuvendit. Vendimi për bllokimin e kësaj mbledhje u mor nga grupi parlamentar që drejtohet nga Gazment Bardhi. Damian Gjiknuri dhe deputetët e tjerë socialistë pas debateve me Flamur Nokën dhe Gazment Bardhin vendosën që të linin sallën e mbledhjeve. Vetë Enkelejd Alibeaj vendosi që të mos shkonte në sallë, për të shmangur përballjen me kolegët e tij opozitarë. Para mbledhjes, si bashkëkryetar, Enkelejd Alibeaj prezantoi dhe 4 propozimet e grupimit të Bashës për Zgjedhoren, që përfshinin listat e hapura, sistemin propocional kombëtar me një njësi, votimin e diasporës, dhe numërimin dhe votimin elektronik./ZËRI

1 VITE ME PARE

Dështimi i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Bylykbashi: T’i kthehemi normalitetit konsensual

Dështon mbledhja e Komisionit për Reformën Zgjedhore,
Oerd Bylykbashi

TIRANË - Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi, pas bllokimit të mbledhjes së Komisionit për Reformën Zgjedhore, mbajti fjalën e tij në një deklaratë për mediat. Ai bëri thirrje që puna në Komisione Hetimore të shkojë drejt normalitetit, ndërsa kritikoi kryeministrin Edi Rama.

“Edi Rama ka vendosur që këtë traditë 20-vjecare ta thyejë, pasi shkatërroi konsensusin politik. Sërish ka për qëllim që përmes një shumice numerikë të çojë para rregulla që shkatërrojnë zgjedhjet. Ne si opozitë e theksoj, pothuaj 50 deputetë kanë kërkuar që të rishikohet anëtarësia e komisionit dhe të kthehet tradita 20-vjeçare.

Në kërkojmë sërish që ta rikthejmë këtë traditë, pasi Reforma Zgjedhore është një nga reformat më kryesore pasi sjell stabilitet ose stabiliteti. Kërkojmë që Parlamenti të marrë në konsideratë kërkesën tonë që komisioni t’i kthehet normalitetit. Ky parlament do vazhdojë të mos jetë funksional pasi kërkesa e ngritje së komisioneve hetimore është një e drejtë thelbësorë.”, u shpreh Bylykbashi.

Mediu: Asnjë deputet i opozitës të mos bashkohet me farsën e maxhorancës

Anëtari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Fatmir Mediu, në fjalën e tij i bëri thirrje deputetëve të opozitës, që sipas tij, të mos bëhen pjesë e farsës së maxhorancës, për të shkatërruar zgjedhjet e lira dhe të ndershme. ‘Edi Rama nuk i ka 84 vota në parlament. Dua t’i bëj thirrje çdo deputeti të opozitës mos të bashkohet në një farsë për të shkatërruar zgjedhje të lirshme dhe të ndershme. Ky komision është bipartizan dhe në dy krahët ka pjesëmarrje. Kemi detyrime të krijojmë standard për zgjedhje të lira dhe të ndershme.’- tha Mediu. Ndërkohë, PD ka thënë sërish se nuk do ketë normalitet në parlament.

Dështon mbledhja e Komisionit për Reformën Zgjedhore,
Fatmir Mediu

Mbledhja e sotme e Komisionit për Reformën Zgjedhore dështoi, për shkak se deputetët e grupimit Berisha-Bardhi bllokuan sallën në Kryesinë e Kuvendit. Vendimi për bllokimin e kësaj mbledhje u mor nga grupi parlamentar që drejtohet nga Gazment Bardhi. Damian Gjiknuri dhe deputetët e tjerë socialistë pas debateve me Flamur Nokën dhe Gazment Bardhin vendosën që të linin sallën e mbledhjeve. Vetë Enkelejd Alibeaj vendosi që të mos shkonte në sallë, për të shmangur përballjen me kolegët e tij opozitarë. Para mbledhjes, si bashkëkryetar, Enkelejd Alibeaj prezantoi dhe 4 propozimet e grupimit të Bashës për Zgjedhoren, që përfshinin listat e hapura, sistemin propocional kombëtar me një njësi, votimin e diasporës, dhe numërimin dhe votimin elektronik./ZËRI/

1 VITE ME PARE

Bllokuan mbledhjen për Zgjedhoren, Bardhi: Nuk mund të kenë 7 deputetë 2/3 e anëtarëve që i takojnë opozitës

Dështon mbledhja e Komisionit për Reformën Zgjedhore,
gazment bardhi

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka folur për mediat pas aksionit të tyre për të bllokuar mbajtjen e Komisionit për Reformën Zgjedhore. Bardhi tha se është e papranueshme që opozita të përfaqësohet nga një grup prej 7 deputetësh, duke iu referuar grupimit të Lulzim Bashës, dhe shtoi se përbërja e tanishme e komisionit është e papranueshme. Bardhi tha më tej se grupi i tyre i ka gati propozimet për Reformën, por ato nuk mund të vihen në dispozicion të një farse, siç e quajti ai.

“Ishte premtuar një akt tjetër i farsës mes deputetëve të maxhorancës dhe me mandat opozitar për të bërë sikur kanë ndërmend të bëjnë reformën zgjedhore. Donin t’i hidhnin hi syve shqiptarë ve. Nëse do të donin që të mbyllin reformën zgjedhore, do të kishin bërë këtë gjë. Sot opozita nuk ka bllokuar komisionin, por maxhoranca. Edi Rama, nuk ka ndërmend të bëjë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ndaj nuk dëshiron përfaqësuesit e opozitës në komisionin e Reformës Zgjedhore. Opozita dëshiron që të marrë pjesë në komisionin e Reformës zgjedhore. Opozita dëshiron që të mbyllë këtë reformë, por ajo mbahet peng nga Edi Rama.

Ne i kemi gati propozimet tona të reformës zgjedhore, unë nuk mund të përfaqësohem nga deputetë që nuk e kanë besimin tim. Sa kohë që nuk kanë shumicën dërrmuese, ata nuk mund të jenë përfaqësuesit tanë. Ne po na thuhet që 7 deputetë do të kenë 2/3 e komisionit, dhe 50 deputetë të tjerë do të kenë 1/3 e komisionit që i takon opozitës. Kuvendi duhet të heqë dorë njëherë e përgjithmonë nga kjo farsë, që bëjmë sikur i kërkojmë asistencë ODHIRIT, dhe më pas harrojmë që ti kthejmë përgjigje kur na e ofrojnë. Këtë temë duan ta vazhdojnë ta varrosin, ashtu siç bënë në këto dy vite".

Mbledhja e sotme e Komisionit për Reformën Zgjedhore dështoi, për shkak se deputetët e grupimit Berisha-Bardhi bllokuan sallën në Kryesinë e Kuvendit. Vendimi për bllokimin e kësaj mbledhje u mor nga grupi parlamentar që drejtohet nga Gazment Bardhi. Damian Gjiknuri dhe deputetët e tjerë socialistë pas debateve me Flamur Nokën dhe Gazment Bardhin vendosën që të linin sallën e mbledhjeve. Vetë Enkelejd Alibeaj vendosi që të mos shkonte në sallë, për të shmangur përballjen me kolegët e tij opozitarë. Para mbledhjes, si bashkëkryetar, Enkelejd Alibeaj prezantoi dhe 4 propozimet e grupimit të Bashës për Zgjedhoren, që përfshinin listat e hapura, sistemin propocional kombëtar me një njësi, votimin e diasporës, dhe numërimin dhe votimin elektronik.

/ZËRI 

1 VITE ME PARE

“Ti mbajnë karriget”, PS braktis mbledhjen për Zgjedhoren, Gjiknuri: Reforma do çohet përpara

Dështon mbledhja e Komisionit për Reformën Zgjedhore,
Debatet ne Komision

TIRANË- Përplasje të forta në mbledhjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, për shkak se deputetët e grupimit Berisha-Bardhi kanë tentuar që të bllokojnë punimet.

Pas sherreve, deputetët e partisë socialiste kanë lënë sallën, i pari që u largua ishte deputeti Blendi Klosi i cili u shpreh: Ata nuk mund të ma zënë dot vendin mua, se ma ka dhënë populli. Karriget le ti mbajnë.

Ndërkohë që pas një debate me Flamur Nokën, nga salla u larguan dhe deputetët e tjerë socialistë me në krye bashkëkryetarin Damian Gjiknuri.

Në dalje nga salla ku ishte parashikuar që të mbahej mbledhja, Damian Gjiknuri u shpreh se opozita duhet të ishte më e interesuar për çuarjen përpara të Reformës Zgjedhore.

“Fatkeqësisht këtu edhe Bylykbashin nuk e kishin sjellë, edhe Alibeajn nuk e kishin lejuar të vijë ndoshta për shkak të akteve të tyre vandale. Opozita duhet të jetë e para e interesuar për të pasur një Reformë të tillë. Reforma do ecë përpara, edhe nëse opozita nuk do të bëhet pjesë do të gjendet mënyra për ta çuar përpara”, u shpreh Gjiknuri.

I pyetur nga gazetarët, nëse edhe mbledhja e Komisionit të Posaçëm për Zgjedhoren do të kalojë online, Gjiknuri u shpreh: “Do të njoftoheni për çdo gjë. Patjetër që reforma do të ecë përpara. Unë kam një mandat, siç ka edhe opozita, le të vijnë”. /ZËRI 

 

1 VITE ME PARE

VD/ Deputetët e PD bllokojnë Komisionin e Reformës Zgjedhore: Nuk hyn këtu as Gjiknuri e as Alibeaj

Dështon mbledhja e Komisionit për Reformën Zgjedhore,
Deputetet e PD hyjne ne Komisionin e Reformes Zgjedhore

TIRANË – Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi mblodhi sot grupin parlamentar të PD-së, pak para se të mbahej mbledhja e Komisionit për Reformën Zgjedhore. Në mbledhjen e organizuar, deputetët demokratë diskutuan edhe në lidhje me qëndrimin që do të marrin për Zgjedhoren.

Pas diskutimeve që patën, deputetët e PD-së vendosën që ta bojkotojnë Komisionin e Reformës Zgjedhore. Siç shihet në videon e siguruar nga ZËRI, deputetët e PD-së kanë hyrë në Komisionin e Reformës Zgjedhore dhe kanë penguar për pak kohë punën e këtij komisioni. Ata shprehën indinjatë, duke deklaruar se në “nuk hyn këtu as Alibeaj dhe as Gjiknuri”.

Në Komisionin e sotëm të Reformës Zgjedhore, i pranishëm ishte edhe bashkëkryetari Enkelejd Alibeaj. Ai ka parashtruar propozimet e PD-së së Lulzim Bashës në lidhje me ndryshimet në Reformën Zgjedhore. Alibeaj deklaroi se PD e Bashës kërkon lista të hapura, sistem proporcional kombëtar, numërim dhe votim elektronik si dhe votën e diasporës.

Opozita që nga tetori i vitit 2023 ka shkaktuar kaos në parlament dhe nuk ka lejuar vijimin normal të seancave prlamentare. /ZËRI/

1 VITE ME PARE

4 propozimet e Bashës për Zgjedhoren, nga listat e hapura te sistemi propocional kombëtar

Dështon mbledhja e Komisionit për Reformën Zgjedhore,
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore Enkelejd Alibeaj, ka dalë në konferencë për mediat, pak minuta para nisjes së mbledhjes së këtij komisioni, ku grupimi Berisha-Bardhi ka paralajmëruar se nuk do të jenë të pranishëm.

Alibeaj ka bërë me dije propozimet e PD-së së Lulzim Bashës, që janë: Listat e hapura, vota e diasporës, sistemi propocional kombëtar vetëm me një zonë zgjedhore, si edhe votimi dhe numërimi elektronik në të gjithë vendin.

Gjatë kësaj deklarate, Alibeaj bëri thirrje që në mbledhje të merrnin pjesë dhe kolegët e tjerë të tij në opozitë.

“E para çështje ka të bëjë me listat e hapura. Propozimi i PD përcakton se sistemi zgjedhor në Republikën e Shqipërisë duhet të jetë me lista të hapura. Do të jenë shqiptarët ata që caktojnë se kë të zgjedhin.

Sistem proporcional: Bazohen në barazinë e votës. Vota e çdo shqiptari në Tiranë, Kukës, Fier të ketë të njëjtën peshë. Është sistemi më i thjeshtë që garanton këtë barazi të votës. Kjo shkon në interesin e shqiptarëve.

E treta, ka të bëjë me votimin dhe numërimin elektronik. Shqiptarët në 2025 meritojnë të votojnë në mënyrë të qartë, të shpejtë, pa rrezikun se vota e tyre do të shpallet e pavlefshme. Garanton edhe nxjerrjen e rezultateve në një kohë të shpejtë.

E katërta, ka të bëjë me votën e diasporës. Ne kemi propozuar që çdo shqiptar që ndodhet jashtë territorit të Republikës ka të drejtë që në zgjedhjet parlamentare të votojë. Është një instrument për t’i bërë shqiptarët që ndodhen jashtë të interesohen për fatin e Shqipërisë.

Është interesi i opozitës, por edhe shqiptarëve. Duke qenë se në komision, janë të përfaqësuara të gjitha partitë opozitare, besoj se është detyrimi i të gjithëve ne të marrim pjesë në komision dhe të mbrojmë interesin e shqiptarëve. I bëj thirrje kolegëve të marrin pjesë. Ky është një nga instrumentet për t’u përballur me këtë regjim dhe me këtë kryeministër”, u shpreh Alibeaj.

Pavarësisht insistimit të gazetarëve, që e pyetën nëse ishte legjitime që ai të vijojë të mbajë postin e bashkëkryetarit, kur pjesa më e madhe e deputetëve kanë dalë kundër tij, Alibeaj nuk preferoi që të tërhiqej nga qëndrimi i mbajtur deri tani.

Pse nuk kërkoni votëbesim?

“Unë kam votëbesimin e PD, që sa kohë që Partia Demokratike, të mos ketë besimin te unë, ajo se çfarë është e rëndësishme nuk është votëbesimi, apo ndryshimet e shijeve që kemi me njëri tjetrin, por çfarë i ofrojmë ne shqiptarëve. Cila është oferta jonë për shqiptarët, ta ndëshkojnë ata këtë kastë politike, të votojnë mo si njerëz civil të 2024 të 2025, ky është testi i vërtetë i besimit. Nëse do të ketë ide, draft propozime, absolutisht po, tërhiqemi ne dhe pranojmë atë që thotë secili prej anëtarëve të opozitës. Edhe opozitat mund të kenë shije, mund të kenë preferenca, por një çështje mund dhe duhet të na bëjë bashkë, si tiu japim shqiptarëve forcën  për ti pasur aleatë përballë regjimit”, tha Alibeaj.

/ZËRI 

1 VITE ME PARE

Sot mblidhet Komisioni i Posaçëm për Zgjedhoren, grupi Berisha-Bardhi nuk merr pjesë

Dështon mbledhja e Komisionit për Reformën Zgjedhore,
oerd bylykbashi, damian gjiknuri dhe enkelejd alibeaj

TIRANË- Për herë të parë pas afro dy vitesh, këtë të premte do të mblidhet Komisioni për Reformën Zgjedhore, në kulmin e debatit në radhët e opozitës. Mbledhja e thirrur nga dy bashkëkryetarët Enkelejd Alibebaj dhe Damian Gjiknuri, në orën 11:00, pritet që të zhvillohet pa një pjesë të anëtarëve të Komisionit që i përkasin grupit të Rithemelimit.

Axhenda e mbledhjes nuk bëhet e ditur, ndërkohë që figuron ende anëtare e Komisionit ish-deputetja Grida Duma. Në një koment të shkurtër për ZËRIN, deputeti Oerd Bylykbashi tha se grupi Berisha-Bardhi nuk e njeh përbërjen aktuale të këtij komisioni, ndërsa gjatë ditës së sotme grupi parlamentar do të ketë një tjetër mbledhje, për të koordinuar kërkesat që ata do të kenë për Reformën.

“Komisioni me përbërjen aktuale është i papranueshën, ndaj ka edhe krizë. Çështjet e thelbit kërkojnë një tjetër trajtim”, tha Bylykbashi për ZËRIN, ndërsa refuzoi që të përgjigjej në lidhje me kërkesat konkrete që grupi i tij kërkon të ndërmerren në kuadër të Reformës.

Antëtarët nga PD në Komisionin për Reformën Zgjedhore

Enkelejd Alibeaj (bashkëkryetar)

Oerd Bylykbashi (anëtar)

Grida Duma (anëtar)

Dashnor Sula (anëtar)

Kreshnik Collaku (anëtar)

Lindita Metaliaj (anëtar)

Seladin Jakupllari (anëtar zëvendësues)

Ervin Salianji (anëtar zëvendësues)

Eralda Bano (anëtar zëvendësues)

Më herët, grupimi i Rithemelimit ka kërkuar ndryshimin e përbërjes së komisionit, duke vendosur në krye Oerd Bylykbashin. Kjo është dhe një nga shkaqet që opozita ka radikalizuar qëndrimin e saj në Kuvend prej datës 21 Tetor. Kërkesa e pjesës më të madhe të deputetëve të opozitës, për zëvendësimin e bashkëkryetarit u rrëzua nga mazhoranca, e cila ka zgjedhur vijimin e bashkëpunimit me grupin e Lulzim Bashës. Këta të fundit janë shprehur për ndryshimin e sistemit, për të cilin duhen më shumë se 90 vota, dhe për t’u realizuar kërkohet me doemos përfshirja e të gjitha faksioneve.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB